...Lezhës, Laçit, Krujës e Tiranës.

Çfarë duhet të vizitojnë medoemos dy të rinj, për të cilët emri i qytetit të Laçit (Lak smiley ) bëhet shak për të shkuar në Shqipëri e për të vizituar me këtë rast edhe Shkodrën, Lezhën e me radhë?

Me t'u kthyer në Gjermani, dy djemtë do të mbajnë një referat rreth kësaj vizite, ndaj edhe mendova të pyes e të pres këshillat, mendimet e idetë e kujt i njeh mirë, kujt ka jetuar apo jeton ende në një nga këto qytete. 

32 Komente

jo ne Lazarat ksaj rradhe? smiley

Po c'kerkojne ne Lak djemuria?! Ne Lak o te zene ne gracke, o, s'ke nga ia mban! 

Epo, jo gjithnje te njejtin itinerar de smiley Per n'Tirane shkohet edhe nga Shkodra. Le qe, Laçi eshte paresori.

Ne Lak duan me çupë. Po ne Lak demek te hidhkan lakun e gjalmit e te mberthekan e? smiley

Po atje ne Lac eshte nje Kishe,ne vend tjeter ske ku i con,po ti kudo qe te shkosh thuaju atyne qe ketu ka kalu Skenderbeu.

 

Po Skenderbeu ka kaluar andej, ne fakt. Duhet te jete nje vend qe quhet Torvjoll, ku eshte gjurma e thundres se kalit te Skenderbeut! 

E sheh ti ? rrofsh e mesova dhe nje gje te re smiley

Po s'te leme te vdesesh injorant, jo. pa merak smiley

Mire.

Mire. 

Shih EZEL - in tani se ti mbaron per keta filmat me " Bosa Mafia -sh"

hahaha, qe kur mbarokam une per keta e nuk e ditkam?

Cke ti,ta them une,nuk te le shoqeria te vdesesh e paditur smiley

Torvjolli eshte nga Peshkopia ne mos gaboj...

Te shkojne ne Patok, ka peshk shume te mire. Gjithashtu ishull Lezhe, Shengjin, Shiroke, Velipoje, Rodon.

ti gjejme i lokal te mire ne Patok dhe ne Laç mos hyjne fare. sidomos po nuk paten revolvera me vete smiley

Bedrana,duan ne Lac dhe vetem ne Lac se njeh koken e Gjermoneve ti.

epo rruga mare athere, t'shkojne ke kisha , ta nezin nji QÍRI smiley

Shetiti neper rruetore smiley

Ne Kruje, te shkojne nga pazari i vjeter, tek kalaja, tek muzeu etnografik, po deshen te zbresin poshte deri ne qytet, gjithesesi s'eshte ndonje bukuri, po eshte qytet i qete. 

Per te tjeret, nuk i njof e as du t'i njof. smiley

Fototeka Marubbi - menyra ma e shpejte dhe e kjarte per te kriju nji ide per 150-vitet e fundit te Shkodres dhe jo vetem. Nuk do te kete vend e as nevoje per shume fjale, edhe pse varzat e djelmt qi punojne aty flasin 2-3g'juhe perveç shqipes.

Une do sugjeroja dhe nje vizite punishtes te maskave te karnevaleve. Vete nuk e kam vizituar akoma dhe fatkeqesisht nuk e kam as adresen e faqes se internetit, por po te kerkosh per edmond angoni mund te gjesh. Me duket se eshte folur dhe ketu ne PPU per te.

 

Historinë më të hershme të Shkodrës e shpreh kështjella: përveç pamjes së saj mesjetare, ndodhet dhe ndonjë ekstrakt që tregon për lashtësinë e saj. Kështjella ka edhe një muze.
Te fototeka “Marubi” nuk ka shumë gjëra për t’u parë. Janë vetëm disa foto nëpër mure, ndërsa filmat prej xhami nuk është praktike që të vizitohen. Historiku i saj, sigurisht është e rëndësishme që të njihet.
Mu pranë fototekës “Marubi” ndodhet galeria e arteve, e cila përmbledh vepra që nga Idromeno e deri te periudha e realizmit socialist, i cili mund të përbëjë një kuriozitet për perëndimorët.
Muzeu historik është një tjetër objekt që mund të përbëjë interes. Godina është e vogël, por karakteristike, kështu që ka disa gjëra për t’u parë.
Lagjet e dikurshme tregtare sigurisht që bien vetë në sy.
Një udhëtim me tragetin e Komanit, në grykat e Drinit, ndoshta do të ishte një tjetër kuriozitet.

Çunat nuk vijne thjesht si turista, u duhet te pergatisin nje referat. E ne kete rast, nje kerkues trajtohet ndryshe nga nje turist. Kontaktimi i perfaqesuesve te fototekes, paraprakisht, mendoj se eshte i domosdoshem. Luçjan Bedeni eshte drejtori aktual i fototekes, djale i ri i edukuar e i shetitur, mendoj se do jete i disponueshem dhe i kuptueshm.

hoppa,

e njoh mire fenomenin sepse kam punuar gjate diku aty

Faleminderit djema smiley Me rrofshi e me qofshi! smiley

Keta per fat te keq nuk i shoqeroj dot, se kam plan ta ndez gjetke qiririn tim, edhe pse do kisha pas shume deshire te shihja me kete rast Shkodren, fototeken Marubi atje, por edhe Lacin. Mbi te gjitha edhe t'i ndihmoja sa te mundesha. Megjithate, me ndihmen tuaj, do u bej nje liste me vendet ku do te benin mire te shkonin. Nje nga hallet e tyre kryesore ish ai per parkimet private ne Lac, smiley meqe ne Poloni ua kishin zgrapur makinen e jane me frike.

Ah, patjeter do u them edhe qe te shkojne te heqin nje tegel per vetem ca cent ne Shkoder. smiley

 

Cfare makine kane?

VW pra. smiley

Pa merak,Lacianet nuk i preferojne VW,po i ke merak te shkojne tek Universi,eshte nje Hotel shume u mire pa hyre ne Lac dhe pronari di Gjermanisht se e kena ne Munchen plus qe mund ti veje njeri qe ti shoqeroje.

Kete u thashe edhe une: "S'i hy n'sy kujt kjo juaja!" smiley

Keshtu po u them. Shume faleminderit Brad. Sa per merak, si te te them. Ata vete au iu jane, por po shkojne ne vendin tim se smiley 

Jo une te kuptoj shume mire dhe ti ben shume mire qe i ndihmon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).