Ne kete fillim korriku, menjehere pas nje provimi dhe menjehere para nje tjetri, meqe kam pak kohe te lire, fillova e mendova. Zakonisht nuk e bej, pra nuk mendoj shpesh, edhe pse nuk e kam te nevojshme, kur per cdo gje, per cdo "problem" marr mendime te vyera nga peshqit e zgjuar, te cilet i kane kaluar me pare problemet ne te cilat ndeshem une. Opinioni i peshkut eshte opinioni i nje puliku, eshte edhe opinioni im; keshtu te pakten nuk harxhoj energji per te menduar.

Por dola per nje moment nga ky monotonizmi im, i te mos-menduarit dhe mendova.

Jemi ne nje kohe zhvillimesh te medha, te pakten krahasuar me ato te meparshmet, qe e quajme modernizem. Po mendoja se si ia benin njerezit per te matur presionin e gjakut para nja 40-50 vitesh! Po mendoja se si ia benin njerezit, para 15-20 vitesh, per te marre vesh se sa "sheqer" kishin ne gjak! Po mendoja gjera te tilla, por pastaj e nderpreva te menduarin bera nje pushim... dhe fillova prape; po njerezit e sotem si ia bejne?

Sot jemi te afte qe per gjera te tilla, qe i konsiderojme voglesira, te marrim pergjigje pa dale fare nga shteipa, apo edhe nga banja, nese jeni duke... Jemi te afte te masim presionin e gjakut, glicemine, po ashtu mund edhe te te marrim insulinen pa prenie e nje mjeku.

Sipas jush, peshq te nderuar, sa gjera te tjera te ketilla, te volgla, do te kemi ne njerezit ne dispoicion per t'u vetkujdesur, ne te ardhmen? Peshq, mos valle jemi, apo kemi qene duke rimodeluar mjekesine, ne nje pjese te vogel te saj? Si mendoni se do te jete e ardhmja e mjekesise, te pakten ne lidhje me keto gjerat e vogla!?

 

ps. do te deshiroja qe peshqit te mos futeshin ne teorira komplotesh, dhe qe te mos te thellohen ne teorite e komercializimit te shendetit, jo se ky nuk ekziston por eshte cik si teper i nderlikuar. Pra, mendoj se nese qendrojme tek persiatjet tona personale, dhe jo tek kopi-pesti i artikujve nga theshethemet e kesaj fushe, diskutimi, nese do te kete, do te jete me interesant.

15 Komente

''......Peshq, mos valle jemi, apo kemi qene duke rimodeluar mjekesine, ne nje pjese te vogel te saj?

keta rrine  rrine, dhe e nxjerrin koken..smiley   Kriskullo, po edhe ti me ''shqetesime te vogla''?!   se, kshu,  nga pamja e jashtme  deri  tani  me ishe dukur OK..smiley

Kriskull:

Per sezon provimesh rekomandohen:

- Limonate

- Peshk (jo varianti PPU, po peshk nga ai qe shitet i fresket ne treg)

- Te ruhesh nga stresi dhe te besh relax, etj.

Beji njehere keto, merr provimet me sukses, pastaj flasim.

smiley

vetargetimsmiley

Shpesh Belul? smiley

Seriozisht e ke me kete pyetje! Do vetkujdesimi ne vetshkujdesjen maksimale.Njeriut do filloje te lepije plaget e veta. Problemi qendron qe kjo do krijoj izolim dhe organizmi do pjelle te tjera shqetesime ku vetkujdesja s'do jete me e mjaftueshme.

këto që di të bëjë njeriu tani për veten janë kompetencë e asistentes së mjekut (një lloj sekretareje me ca njohuri bazë) dhe s'munden kurrë të zëvendësojnë mjekun, jo e jo, po as infermieren... biles leximi i tepërt mbi shëndetin në internet sjell më shumë ankth sesa zgjidh ndonjë gjë. njeriu duhet të ndalojë së kërkuari autarcinë, sepse s'është hiç efikase. humbet shumë kohë. ndarja e punës i sjell dobi gjithësecilit. kjo s'do me thënë që njeriu s'duhet të përpiqet të njohë veten e ti shërbejë asaj, po gjella me kripë dhe kripa me karar. hë xhan.

kjo s'do me thënë që njeriu s'duhet të përpiqet të njohë veten e ti shërbejë asaj, po gjella me kripë dhe kripa me karar.

problemi tjeter, jo i vetmi, eshte pikerisht ky. qe ne, pak nga pak me ndergjegjie ose jo, po modifikojme edhe konceptin e normalitetit. koncepti i normalitetit (apo mesatares), ne fushat mjekesiore, vendoset artificialisht nga mjeket, kjo ne baze te vleresimeve qe behen mbi shendetin e shoqerise.(psh niveli i kolesterolit ne gjak, i cili nga SHBA (220-240mg/dl) ne Europe (vlera max e "lejueshme" 200mg/dl) ka ndryshime, kryesisht per shkak te menyres se te ushqyerit)

keto kohet e fundit, koncepti i normalitetit, te pakten ne syte e opinionit publik, sikur nuk eshte me ne duart e mjekut; kjo per "probleme" si qendrimi nen diell, apo rrezatimi nen llampat uv... per marrjen e vitaminave pa recete, per marrjen e "mjekimeve" homeopatike etj etj.

sa jemi ne te ndergjegjshem per keto fenomene? per influncen qe ka moda dhe opinioni publik tek zgjedhjet qe bejme, edhe pse ndonjehere jane qartesisht jo te favorshme per ne?

"Jemi ne nje kohe zhvillimesh te medha, te pakten krahasuar me ato te meparshmet, qe e quajme modernizem. "

Per cfare studion kriskulli?

une, peshkollogji!

---

do te me "klasifikosh"? smiley

"nuk mendoj shpesh...Opinioni i peshkut eshte opinioni i nje puliku, eshte edhe opinioni im"

Ne nje "toke" te tille, fara e totalitarizmit do te ndihet gjithmone si ne shtepine e vet! 

smiley gudmorning  kriskull smiley   me shkriu ky postim, shume faleminderit!

smileysmiley

Vetem i zoti di ta nxjerr catine nga balta ku i pikon gomari.

 

ps. do te deshiroja qe peshqit te mos futeshin ne teorira komplotesh, dhe qe te mos te thellohen ne teorite e komercializimit te shendetit, jo se ky nuk ekziston por eshte cik si teper i nderlikuar. Pra, mendoj se nese qendrojme tek persiatjet tona personale, dhe jo tek kopi-pesti i artikujve nga theshethemet e kesaj fushe, diskutimi, nese do te kete, do te jete me interesant.

 

me mire futi nje limonate, thom un, per te perballuar vapen.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).