Isha ne nje dasem para ca kohesh. Kosovar dhondri. 

Ngrehen dy-tre pleq t'vjeter, dhe kercejne nje valle, zejbek i thane. 

Une, tani, e di ca eshte zejbeku, zejbekcja nga vjen, ku shkoi etj.

Po nder shqiptare s'e kisha has! 

Kush m'kallxon me shume per ket' nder ne shqiptaret?

 

30 Komente

Ke hapur nje teme Mrroklla, qe sikur te grrish 2 turq, 2,5 grek, nja cerek hungarez e 4 shqiptar, e gjitha kjo e servirus me nje pjate kaukazo-ballkaniko-hitite ,s'behet as sa per nje qofte. Sdq vallja eshte shume e bukur.

Gjembi s'eshte dhe aq e thjeshte sa duket.Faktikisht ne turqisht as nuk ekziston nje fjale e tille. Vallja mendohet qe eshte kercyer nga komit qe mbronin fshatet, te cilet imitojne fajkojte dhe shqiponjat, por ka shume histori ne tesmiley-

Ate e lexova edhe une, po thone qe Zejbeket paskan qene fis/popullsi qe luftetaresh qe jetonin ne Anadoll. Sigurisht qe edhe ata Shqiptare do dalin smiley

shiko Zejbeket s'ishin popullsismiley eshte thjeshte emri i grupit te luftetareve( ex: grupi Shqiponjatsmiley   ) po nevermind, se do dalim fare nga pyetja e Mroklles, qe do me dite pozicionin e valles ne Shqiperi.

zejbetikat perdoren rendom ne greqi dhe duket qe kane nje prejardhje lindore.jane ne pergjithesi valle trimerie.

Po i kemi dhe ne vallet e luftes.

Mrroklla, te beri pershtypje qe me muzike zejbetike, kercehej zejbetikshe, apo kercehej shqiptarce?

Kercehej shqiptarce, bicim "dyshe krutane" ose cdo dyshe tjeter, muzika ishte tip malsurce me buri dhe me tupan, po kur i pyeta si quhet, thane "zejbek"! 

Ritem i parregullt (per veshet e mi t'patrajnume)-gati gati n'dore te daullexhiut! 

 

 

Mrroklla eshte nje lloj valleje zebekshe qe perdoret ne zonen e Matit dhe Kosove por nuk ka asnje ngjashmeri me zeymbek-in tradicjonal turk

A relation to Turkish influence can be found in the dance from the Mati region called “Zebekshe”, translated as the dance of the freedom fighters, referring to the Turkish Zeybek fighters. The dance however has no characteristics in common with the Zeybek dances of western Turkey.

Rrofsh Art Changed....! 

As Zeybeku i Turqise nuk ka lidhje (te dukshme) muzikore me Zejbekun tjeter me te famshem.

Po emri i perbashket m'boni kurioz!

Flm edhe i' here per linkun qe vune dhe per pergjigjen.

"A zeybek is, or used to be, a dashing young Turk of the mountain country fringing the Maeander valley, dressed in an exaggerated native style, with an armoury of lethal weapons displayed on his person and in his hands or waistbelt".

 

"Asianic Elements in Greek civilization" Sir William Ramsay

Turk ne sensin Myslyman ,Art.

Aspak, lexoje me kujdes Dora.. Turk i zones se Rafshines se Meander ne territorin e Turqise smiley

Jo se dua te kundershtoj apo dua te nxjerr ndonje teori shqiptaro-centrike, por ne perandorine Osmane, koncepti turk perdorej per te dalluar myslymanet. Ka nje ndarje reale ndermjet popullsise se Turqise se sotme dhe mongoleve qe migruan ne jug. Shpeshhere kjo keqkuptohet. Etnikisht ( sipas percaktimeve te sotme, keta zeybeket mund te kene qene cfare te duan; kurt, turq te sotem, shqiptar, boshnjak, grek te konvertuar, cifut devshirmeje etj etj) por nga ana fetare ishin myslyman.

Mrroklle, une nuk e kam degjuar t'i thone zejbekcja.  Por ne Tropoje eshte vallja e burrave dhe/ose vallja e shpatave.  

Vallja e burrave ne Tropoje "hiqet" nen tingullin e tupanit.  Zeimpekiko grek nen tingullin e buzukut. 

Zejbekun turk nuk e njoh.

Zeimpekiko grek ne fakt eshte valle turke, kete e shprehin hapur vete greket

Thashe ne kuptimin qe s'e kam pare, jo per origjinen a etimologjine smiley.

Monde, une i thashe zejbekce. Ato i thane zejbek.  

Gjithsesi, "Vallja e shpatave" tingellon shume "festivali folklorik i gjirokestres"! smiley

Emri i vjeter s'besoj se ka qene ashtu! 

 

Ne dasem ne US e kercenin me kostum popullor e me shpata smiley.  

Tashi qe me rremove kujtesen mbaj mend nje liber lexuar ne kohe te qepes qe personazhi, nje "english warrior" shpjegonte kercimin paralelisht me dy-luftimin.

Per nje ide se kujt i them valle burrash kjo video deri ne min 1:01.  

Edhe burrneshat e kercejne anipse jo ne video smiley.

 

Kjo eshte interesante. Origjina e valles se shpatave i ka rrenjet thelle ne vallen antike Pirrike (Pyrric Dance) sipas Robert Elsie & Janice Mathie-Heck ne librin Songs of the frontier warriors‘ (Kenget e kreshnikeve)

 

 

 

 

Flm Art, se mua s'me beson mrroklla smiley

Vec Shqiptaret e kane patur vallen e shpatave?

Jo kjo vallja e shpatave perdoret ne Mal te Zi(te cilet jane shqiptare te sllavizuar)

Skocezet kane nje valle shpatash te quajtur "Gillie Callum" te cilen e kercenin kryesisht perpara betejave

Une kam degjuar qe e kane edhe kultura te tjera, p.sh. Indi, Kine, Skoci, etj.

Po, kjo eshte valle e lashte sa vete njerezimi dhe ka lidhje me demostrimet qe benin burrat perpara betejes. Vallja Pirrike eshte po kaq e lashte sa dhe vete popujt  PaleoBallkanit(shqiptaret dhe greket)

Mua s'ma mban te ndaj gje me shpate ne Ballkan.  

Merr vallen e Rugoves psh, eshte tepke vallja susta - soysta e Qipros vetem se ndryshon nga ritmi.  Vallja e Qipros eshte e shpejte kurse vallja e Rugoves eshte e shtruar.  

Ne Qipro, pjesa turke zihet me pjesen greke, jo e jona e jo e juaja.  Serbet nga ana tjeter Rugovska e jona e jo e juaja.  

Po me mire do ishte ta kercenim kete muhabet se me i gjet fillin. 

Ça më bëre ore më le te faqja e MusicofEpirus smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).