Arrihet konsensusi mes paleve per Reformen Zgjedhore. Ne limitet e kohes se lene ne dispozicion nga Kuvendi per finalizmin e saj, palet kane gjetur gjuhen e perbashket per kete reforme te rendesishme.

Drafti final i Reformes Zgjedhore pritet te behet publik rreth ores 17.00 te pasdites se sotme.

Sipas te dhenave te para mesohet se eshte rene dakord per ato qe u quajten ceshtje te nxehta.

Keshtu KQZ do te riformatohet ne mbyllje te mandatit, diku nga muaj shtator. Dy nga anetaret e KQZ kane te drejte te kerkojne transparence, nderkohe qe kreu i KQZ do te zgjidhet me me konkurs me mandat katërvjeçar. Gjithkush që mendon se plotëson kriteret e mëposhtme, do të dërgojë kandidaturën e tij në Komisionin e Ligjeve. Ky i fundit do të përzgjedhë dy kandidatura me shumicë të cilësuar. Të dy kandidaturat do të shkojnë në Kuvend. Aty emri do të votohet me shumicë të thjeshtë.

Gjashte anëtarët e tjerë do të jenë propozime politike, 3 nga mazhoranca dhe tre nga opozita do të kenë mandate 6- vjeçar, kreu i KQZ-së do të ketë mandat 4 vjeçar por që të gjithë anëtarët dhe kryetari kanë të drejtë rizgjedhje.

Në bazë të draftit kryetari i KQZ-së , zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së. Lista e kandidiatëve për postin e kreut të KQZ-së i kalon komisionit të çështjeve ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve.

Sipas draftit është rënë dakord që përdorimi i teknologjisë për identifikimin e kartave të identitetit do të përdoret në qarkun e Tiranës, ndërsa numërimi elektronik do të realizohet në qarkun e Fierit.

17 Komente

Me Konkurs ? Domethene zgjidhet Ristani perseri,e kush na qenkerka ai Konkursian qe do beje xhingla?

ristani iku per lesh, sipas ketij artikullit komisioni i ligjeve i zgjedh dy kandidaturat me shumice te cilesuar, qe dmth i duhen dhe vota nga anetaret e ps-se ne komision.

Pune e modhe,fitoren e kemi te sigurte.

Po pse nuk paska ristane te tjere shqiperia? Shqiperia eshte e mbushur me ristane, sic jane rendom edhe ne kete blog. Ristanet jane bythelepiresit e regjimit, jane kriminelet e te ardhmes se ketij vendi dhe kesaj popullsie.

Une them te shpallim 11 Korrkun diten e konsensusit. Feste pagane tipike shqiptare. Nje rast i mire qe Pesiste e Pedhiste te ulen tog e pine kafe bashke.

P.S. mos ecni ca me talane e ca me mini se do shkoj kafja per ters... smiley

Alibia "na vjedhin" nuk ka me. Ne fakt nuk ka pasur asnjehere.

Hapja e kutive me kerkese te dy anetareve i jep rruge cdo teorie mbi "vjedhjen" e votes. Ne fakt, eshte nje fitore (ndonese e tepert) e Rames, pasi e garanton dhe per te pakten kater vjet ne krye te partise, sidoqe te vejne zgjedhjet.

shiko kur ta fitoje konkursin Ristani....smiley 

pse mos ta fitoi? Punon me pasion.smiley

Kur vjen puna per kodin PD-PS nuk e kane pas problem ndonjehere marrveshjen. 

Di gje njeri se kush jane ata te fotos ketu, se artikulli nuk thote gje per pjesmarresit. Nese jane PD e PS aty, kjo tregon s'e nuk eshte bere gje. Ku jane perfaqesuesit, zeri i partive te vogla, i juristeve, avokateve dhe eksperteve te tjere. Persa kohe nuk ndigjohet zeri i tyre, çdo "zgjidhje" nga PD e PS per KQZ, eshte anormal. 

te fitoje me i miri !  smiley

Perfaqsuesit e Peshkut pa Uje rane dakort me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Ky eshte nje hap i madh perpara ne implementimin e konsolidimin e nje demokracie me funksionale ne Shqiperi.

Dakordesia peshkpaujse per reformat politike shqiptare eshte pika nr 3 ne listen e  12 kushteve per pranimin e Shqiperise ne BE.

Per mendimin tim asgje thelbesore nuk ka ndryshuar, eshte p-erfundimisht ceshtje vullneti, them se od na japin statusin me kusht zgjehdjet. 

2013-2015 . Hap kutite ose largohu . Kush do prenotohet smiley ??

Pse Elsa Lila s'eshte me e disponueshme? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).