Tash kah fundi duket se maraku i gegnishtes po i han shumë edhe politikanët shqiptarë që bajnë sikur po qeverisin vendin por në fakt mbarështojnë vetëm pasunitë. Në ketë rast e them pa frikë se gjuha shqipe nuk ban pjesë në inventarin e pasunive të tyne.

Vite ma parë kur në shtypin e shkruem shqiptar përbante nji blasfemi botimi edhe i nji shkrimi të vetëm gegnisht, më pat ardhë në ndihmë shkrimtari Ismail Kadare, i cili ndërhyni pranë kryeredaktorit të nji prej përkohshmeve ma të mëdha shqiptare, asokohe ndër ma të lexuemet, tue i thanë se s’kishte asnji të keqe në qoftë se do të botonin shkrime gegnisht. Muri i madh dogmatik u ça disi dhe pata nisë me botue herë mbas here shkrime, në disa prej të cilave mbroja idenë që raporti i standardit me gegnishten duhet të rishikohej për të mirën e vetë gjuhës shqipe.
Duhet thanë se asokohe kishte fletushka partiake që botonin pa problem shkrime gegnisht, por siç kuptova ma vonë prania e shkrimeve të tilla në gazeta totalisht të komprometueme provokonte efektin e kundërt dhe e reduktonte çeshtjen e gegnishtes në nji problem politik, zgjidhja e të cilit mvarej prej vullnetit të nji partie të caktueme.
Kam vijue me shkrue tue respektue sa ma shumë drejtshkrimin e gegnishtes letrare të vitit 1964, të aprovuem në Kosovë. Në lavrimin e gegnishtes kam pasë gjithnji parasysh mjeshtra të gjuhës si Koliqin e periudhës sëShêjzave, Camajn, Pipën, Át Zef Pllumin etj.
Ideja asht se gegnishtja, në të gjitha tonalitetet e veta, mbahet gjallë prej nji numri të madh shqipfolësish prej rretheve të Elbasanit e deri në luginën e Preshevës, ka nji letërsi zâmadhe e nji numër të madh veprash moderne, prandaj mundet dhe duhet ta ketë të drejtën e qytetarisë edhe në kushtet e sotme.
Në këto dy dekada anarkie politike dhe kulturore, misët e dikurshëm të Kongresit të 1972 dhe idhtarët e tyne janë tregue tejet dogmatikë dhe të shurdhët tue mos pranue asnji mundësi dialogu në ketë drejtim. Ndërkaq edhe ndonji prej gjuhëtarëve gegë, që edhe pse vijonte me na dhurue banalitetet e veta në standard, bante kinse po mbronte gegnishten, nuk kishte as aftësinë dhe as ekuilibrin me u paraqit si bashkëbisedues i besueshëm për nji debat serioz rreth gegnishtes.
Koha kalonte dhe flukset migratore të mbrendshme të popullsisë prej nji rajoni në tjetrin sillnin me vete de facto shkërmoqjen e standardit nën shtysën e nji mase që sillte me vete pasuninë e vetme që kishte: gjuhën. Në keto 20 vjetë zhvillimet sociologjike kanë qenë themelore në gjuhën shqipe e kjo gja ka ba që në jetën e përditshme, në televizion, radio dhe në shtyp të hynin fillimisht të ndrojtuna e ma vonë ma natyrshëm forma të reja me prejardhje gege.
Sot idea ma e përhapun asht se standardi asht ba i pamjaftueshëm dhe se gegnishtja përfaqson oksigjenin e nevojshëm që do të ushqente jo vetëm nji sintezë të re por mbi të gjitha nji gjuhë dinamike që do të përmbushte detyrat e shqipes përballë sfidave të globalizimit.
Kohët e fundit ka pasë ndonji përpjekje gjysëm institucionale për me ngjallë debatin rreth gegnishtes. Asnji sukses, pse mbas saj s’kishte asnji platforme logjike e shkencore. Nga ana tjetër un jam i primë mos i besue atyne që me fjalë e mbrojnë gegnishten por shkruejnë në nji standard me dopiopet të mbërthyem deri në fyt.
Tash kah fundi duket se maraku i gegnishtes po i han shumë edhe politikanët shqiptarë që bajnë sikur po qeverisin vendin por në fakt mbarështojnë vetëm pasunitë e veta. Në ketë rast e them pa frikë se gjuha shqipe nuk ban pjesë në inventarin e pasunive të tyne.
Për pasojë ditët e fundit gjuhëtari Kolec Topalli, i cili ka ndjekë gjithnji rrugën e moderacionit dhe të pritjes, doli me tezën e disa ndryshimeve në përdorimin e zanores -ë- në nji tipologji të caktueme fjalësh.
Entiteti i ndërhymjes ishte krejtsisht i papërfillshëm në kandvështrimin e nevojave që paraqet sot standardi, por i mjaftueshëm me heq vemendjen prej problemeve urgjente politike që kemi dhe sidomos për me shtërngue rradhët e nji elektorati të lodhun e të zhgënjyem veriorësh që e kanë pa tashma dështimin total të politikës së Berishës.
Ajo që asht shqetsuese për fatet e gegnishtes asht lidhja që disa po përpiqen me ba mes stigmatizimit që i bahet të folmes së Berishës apo Topallit dhe nevojës për nji standard të ri që t’i afrohet asaj të folme. Po të pranohet edhe hipotetikisht nji gja e tillë do t’i binte që po të kishim mbas 20 vjetësh nji kryeministër prej katundeve të Labërisë apo Devollit duhet të rishikonim standardin për me ba që të mos dukej qesharak në publik!
Problemi pse Berisha apo Topalli herë mbas here bahen krejt qesharakë në ligjërim nuk asht gegnishtja e tyne e mangët e nëndialektore, me të cilën kah ana tjetër komunikojnë me sa duket pa probleme edhe shqiptarë të tjerë, por thelbi i diskursit të tyne, ma së shumti alogjik, i vrazhdë, kontradiktor, i cektë dhe i pakuptimtë.
Debati rreth gegnishtes nuk asht debat për me i dhanë pashaportizimin shkodranishtes apo tropojançes, por gegnishtes letrare, të cilën as Berisha dhe as Topalli s’e njohin dhe s’e lavrojnë dot.
Kuptohet që çështja e përbuzjes ndaj dikujt për shkak të folmes që përdor shumë shpesh përmban edhe komponenta subjektive. Do të ketë gjithnji prej atyne që do të shtrembnojnë buzët përpara hundoreve të nji shkodrani, përpara zanoreve të hapuna si sheshe të nji korçari, apo përpara inflacionit të ë-ve në të folunën e nji labi, por këto janë qëndrime që nuk meritojnë vemendje tjetër përveç asaj të ndonji gaztori imitues.
Në qoftë se nuk duem me përsërit 1972-shin, çeshtja e gegnishtes nuk mund të lidhet kurrsesi me politikën por me të ardhmen e shqipes, e cila ka dy flatra: tosknishten dhe gegnishten. Dialektet nuk kanë resht së ekzistuemi mbas vitit 1972, ato mbeten burim ushqimi e sot të gjithë gjuhëtarët kanë për detyrë me gjetë konvergjencat e duhuna dhe zgjidhjet optimale për me shkue drejt nji sinteze ma të mirë, tue respektue parimin morfologjik i cili asht edhe parimi i gegnishtes letrare.

86 Komente

O MY GOD

O lordi ollmajti

Nuk e ka keq!

ik o daku se nuk mundet nje grusht prifterinjsh katolike te shkaterrojne gjuhen kombetare shqipe.meqe (me duket) je i "internuar" ne vatikan perpiqu te shkruash  napoletancen  e te marrin edhe italianet me shqelma.  don kishot

Tani o shqiptar i vjeter, une jam mysliman por te akuzosh prifterinjte katolike se duan te shkaterrojne gjuhen shqipe eshte pak e tepert (sipas mendimit tim).

E din historine e zhvillimit te gjuhes shqipe.

hera e pare e dokumentuar e gjuhes shqipe eshte Formula e Pagezimit, Meshari i Gjon Buzukut, etj.

Prifterinjte kane pasur figura te ndritura te kombit Shqiptar:

Pjeter Bogdani, Gjergj Fishta, etj.

 

kur kane shkruajtur ato figura nuk ka pasur as shtet shqiptar as gjuhe kombetare.keta ndecet e sotem nuk kane asnje lidhje me ato figura .keta jane pipa-xhinj.keta e duan kombin shqiptar te ndare.nuk kane hallin e ''padrejtesive'' sic thone por vilajetizimin e metejshem te kombit shqiptar .por nga ana tjeter bejne mire sepse ka disa qe besojne se shtysa e tyre eshte ''antikomunizmi''.  antishqiptarizmi i tyre po del gjithnje e me shume hapur.keta duan ta paraqesin veten si perfaqsues te ''veriut'' por ndikimi i tyre eshte vetem ne ndonje komune te shkodres apo tek ndonje pro-serb si h.matoshi ne kosove.perfundimisht besoj se shqiptaret do kene aq mend sa tu tregojne vendin ketyre bollanove te ''xhozit''.

Po si ore s'ka patur gjuhe kombetare? smiley

kane shkruar. smiley

Ou ti vetem nick "shqiptar" nuk ke te drejte ta mbash. Kush je ti qe jep drejtes vetes te flasesh ne kete menyre? Nuk kam ndonje ide apo opinion per ceshtjes e temes, por rob si puna jote, nuk jane shqiptar.

Le qe edhe po ta marrim holle holle, me thuaj pak nga cila zona te rezulton te kene nderruar emrin shqiptaret nga Muharrem ne Anastas? Apo fene? Apo kombesine? Nga cila zone jane homogjenet? smiley Si nuk u be maqedonas, serb, megjithe varferine skajshme, ato njerezit qe ti i quan te "vilajete"?

p.s. po kur vini ketej me makina. Gjithe pordhe, mendjemedhenj. Xhironi gomat, hapeni si trima (kujdes mos i prekni telat ndonjerit ama smiley. Ju be zbor greku atje, as shqip nuk ju mban bytha te flisni ne autobuz. As shqip nuk ju mban apo ju vjen zor te flitni, e po na ben ti si patriot i madh. pfff

Ti e ke fjalen per ato vajzat nga  malsia qe martohen me serbe germuq pleq dhe te piset??????smiley

Edhe? Ndonje e shkrete qe nga injoranca, mosha e vitet qe kalojne, martohen se duan familje. Sa jane? Mi numero pak? Sa? Po sa Muharrem apo Jorgji (shqiptar puro Jorgji) te homo-gjenizuar ke? Sa dhjetra mijra duhet te kete, per ta quajtur fenomen social degjenerimi? smiley

Nuk kame ndonje satistike per muhamete te kthyer ne jorgji apo per vajza nga malsia qe martohen me beqare te stazhionuar serb. Ajo qe di eshte qe BBC world shfaqi nje dokumentar kohet e fundit (jo me shume se nje muaj me pare me duket) .Ne kete dokumentar tregohej historia e 3 vellezerve serb ne nje fshat te humbur . dhe njeri (njeri me te pist dhe injorant nuk beher /pershtypja ime kjo) kerkonte nuse ne shkoder me ane te nje agjencie martesash e ngritur enkas per kete pune   :martonte serb te medhenj ne moshe me vajza shqiptar nga malesia.paguante 300 euro vetem per takimin dhe Pleqte Serbe zgjidhnin vajzat dhe jo anasjelltas . I vetemi kriter i baballareve dhe vellezerve te vajzave qe i shoqeronin ishte te largoheshin nga ky vend i mallkuar. Pleqte serbe erdhen me autobuz special nga beogradi (aty mblidheshin qe te vinin ne menyre te organizuar) dhe autobuzi ka afersisht 50 pleq. dhe kjo gje behej nje here ne muaj.

Nga sa te pershkrova me larte une kete e quaj fenomen social. 

Atehere ti ke nje problem me kuptimin e fjales "fenomen social" Raste te izoluar te marteses te disa shqiptareve pertej moshe martese (qe mes te tjerash kjo vete ta shpif si kuptim) dhe qe nuk shihen si shembull pozitiv per tu imituar nga te tjeret, nuk perben fenomen social. Fenomen social eshte kur dhjetra mijra persona te nje zone gjeografike nderrojne fe, emer, kombesi (per interesa) e pranojne, influencojne dhe e stimulojne njeri-tjetrin kete lloj sjellje, atehere po, ky perben fenomen social.

ore je vete ti apo jo .kush te tha ty qe jam pertej moshesmiley!??.ne se je ngaterruar nga nofka i ''vjeter'',ajo ka beje me prejardhjen kombetare dhe jo me moshen. dhe sa per dijeni ka me mijera shqiptare ketu me keto pikpamje.pra perben dukuri shoqerore.

lol po flisja me galile. smiley e ke kuptuar gabim gjithe komentin

 

atje ku ke te drejte ,ke.nuk e pashe qe iu pergjigje komentit tjeter.smiley

Dhjetra- mijra ???? (pas dhjetshes vijne qindshet) Une NUK besoje se jane ne MIJRA ata qe jane homogjenizuar (ne nje hetim qe u be ne gjendjet civile ne sarande ,korce,fier, gjirokaster,berat. kur kreshnik spahiu ishte  nen kryetar i keshillit te larte te drejtesise ai deklaronte se numri ishte midis 350-500 vete. Qe te falsesh per Mijra duhet te jene te pakten dymije. Dhe numri i sjelle nga ju : dhjetra -mijra .(po marr kete te fundit mijra) eshte shume i ekzagjeruar. ne rastin tjeter :50 pleq ne muaj x 12 muaj =600. pra numrat jane perafersishte te krahasueshem. Ne kete rast nuk mund te quash te parin fenomen dhe te dytin rastesi.(standart i dyfishte)smiley

lol vetem homogjen qe marrin pension jane 20.000. Pra 20mije te aprovuar. Sa te tjere te pa aprovuar? Llogarit, keto qe marrin pension jane 20mije (mes te tjerash, kjo cmenduri greke, nder arsyet pse po ikin per lesh). Po sa te tjere me te rinj ne moshe?

600 ne vit x 20 vite =12 000. dhe mos harro kalamajte qe do lindin dhe do ta quajne vete serb 100% (puro).

degjo ajo qe po mundohem te te them eshte : qe njeriu ka nen lekur instiktin e mbijeteses dhe ate e shpreh ne menyra te ndryshme ne varesi te kushteve ne te cilen gjendet. Te dyja rastet jane  nje  misherim i gjendjes ,Ekonomike,Sociale,shoqerore,Politike /rrumpalle  keto 22 vjet shkerdhatokraci .

 

Aha ok. Nqs per ty matematika eshte opinion, terhiqem smiley

i vetmi person qe ka sjell shifra (afersisht te besueshme duke treguar edhe burimin e tyrje jame une) shifra qe ke sjelle ti 20 mije kerkon shpjegime te metejshme.

P.S  Redaktova pergjigjen time me lart (shtova dicka)smiley

Burimi? Mjafton google: pensione + grek + homogjen. Psh ky Tetor 2011

Ky thote 17.000 qe kane riplotesuar dokumentacionin, por ne raste tjera perpara deklarohej 20.000, Kujdes, po flasim per pensione, pra njerez ne njefare moshe. Sa te tjere pa pension ka?

Tani po: 17 000 .. qe eshte e krahasueshme me nje preventiv qe une te kam sjell :50 pleq ne muaj x 12 muaj ne vit x 22 vjete =12 000  17000/12000=1.4 koeficenti. pra numrat jane perafersisht te krahasueshem. Nejse..... po e perseris veten per ti vene kok muhabetit. 

keto fenomene jane pasqyre e plote e gjendjes .shpirterore.shoqerore.EKONOMIKE.politike te gjasmedemokracise shqiptare.

po avashni o njerez me keto llogari/shifra. edhe pak do na dalin sikur ne malesi jetojne 1.000.000 banore. E keni pare regjistrimin e fundit te popullsise sa dolen?!

Nese vine cdo muaj 50 serb!!!! te gjejne nuse ne Shqiperi nuk eshte e thene qe te 50 do martohen (ska 100% ne asgje).

Shume femra qe martohen me te huaj o jane te shkuara ne moshe (sipas konceptit te kalimit te moshes se marteses ne zakonet Shqiptare) ose te ndara/veja, qe skane mundesi tjeter per venien ne rregull te jetes se tyre. Djemte Shqiptare nuk i duan me ato katundaret/fshataret/maloket, i duan nuset me qytetare (e drejte e gjthsecilit te zgjedhe ca eshte me mire per te) dhe keshtu ato vendosin os eme mire vendosin per to qe te martohen ne vende te tjera.

ne gjithe kete diskutim qe ke bere, gjithe qasjen e ke te gabuar.

lol ..ndoshta.. qasja ime : ne jug fenomen: behu gjasme  grek-merr pension-jeto me mire.

ne veri:martohu me serb(plak)-largohu nga mjerimi i pergjithshem-jeto me mire.

e rendesishme per keta njerez nuk eshte rruga (shiti shpirtin grekut. martohu me nje injorant serb) por perfundimi: jeto me mire. Pastaj jane kaq apo kaq jane e lagu se lagu... ajo qe debatova me hunter ishte eshte apo jo fenomen shoqeror vetem te themi ndryshimi i fese ne jug dhe jo martesa e vajzave shqiptare me beqar te stazhionuar serb. kaq . ndoshta me pas muhabeti degjeneroi ne e lagu se lagu. Per mua fenomen shoqeror eshte kur nje ngjarje perserit veten e vete dhe behet e kapshme dhe e dukeshme.

Une ne fakt ate komentin e kisha per hunterin, po meqe formati i vjeter i peshkut kishte shume probleme - se nuk kuptohej pse i pergjigjeshim njeri-tjetrit, bosat vendosen ta rregullojne kete difekt e ta bejne qe te mos merret vesh se me ke po flasim pas pergjigjes se 2-te apo 3-te. 

si puna e temave te reja qe zene myk edhe pse moderatoret gelojne verdalle... e si i thone, e vleresojne me te mundshme te ngrene IQ-ne e debatit me kesi temash idjote...

ok smiley

o gjuetar i partise.nga ajo zona zona qe duan te nderrojne gjuhen i cojne vajzat nuse per burrat e vranjes dhe leskovacit.

sa per punen e gjuhes do kesh takuar ndonje fshatarin tend ose ndonje bollanist.

une fola per nje grup prifrinjsh katolike dhe jo gjithe banoret e veriut.megjithate po te vesh ne mal te zi ,do shikosh plot ''malazeze'' myslimane me mbiemra shqiptare me ç nga pas.sa per greqine ''jorgaqe'' ka nga te gjitha zonat .me shqiptare kane ngelur ata me origjine nga laberia.  ai brezi i vjeter i militanteve te pd-ps qe kishte frik te fliste shqip eshte zvogeluar.pastaj c'ne qe keni frike nga patriotizmi  ju !jeni dhe te ''djathte'' internacionaliste.

Jo vetem je injorant, por je injorant maskara, sepse shqiptar mysliman malazez me viç prapa eshte rezultat i diskriminimit politikes dhe praktikave diskriminuese, qe shqiptaret kur i regjistruan ne regjistra, ja nderruan me zor emrin.

Patriot ti? Pff e di, e di, sa patriot jeni. Qe nderroni fe, emer e kombesi. Qe femive nuk i flitni shqip e ne autobuza andej nuk guxoni te hapni gojen e te flitni shqip. Pastaj sa kaloni kufirin ooooo. Idem per patriotizmin si anonim interneti.

une si anonim interneti mund te beja edhe si globalist ,ca me pengon? apo nuk eshte edhe trendy!te beja si sala ,si lubonja ,si rama. he si thua ca me shtyn?  une ta thashe edhe me lart nuk e mohoj qe ka ''jorgaqe'' sa te duash .por shumica e tyre jane produkt i frymes antikombetare alias ''integruese'' qe vjen nga shqiperia.dhe ne fund te fundit sa per veten time ,femijet e mi ,te lindur ne greqi e dine shqipen me mire se ty.edhe emrat i kane puro shqiptar.

por shumica e tyre jane produkt i frymes antikombetare alias ''integruese'' qe vjen nga shqiperia.

Me pelqeni ju majtistat, sepse perhere, gjithmone, ne cdo moment, fajin e kane te tjeret, jo bq-lleku personal, individual.

''integrimsat'' jane te majte si ai serbi yt

Biznesi eshte biznes. Por identiteti, dinjiteti, eshte tjeter gje.

jo valla, ketu ka te drejte shqiptari. 

Po fillimisht, ka patur politike diskriminuese, kjo nuk mohoet. Por ne mal te zi nuk ka qene aq keq si ne kosove. Edhe sot e kesaj dite keta 'muslimanet' e m**it i thone vetes malazi kur dalin jashte. Shqiptaret qe duan te mbeten shqiptare i kan mbajtur emrat pa VIC ose te pakten i kane hequr vicat keto 20 vjetet e fundit. Shume skutha te tjere vine verdalle me dy flamura ne xhep nje shqiptar nje malazes. 

Po nejse mos u zini kot kush eshte me shqiptar se tjetri.

Tani te lutem ma shpjego pak kete Nickun tend???!!! se edhe Shqiptar i vjeter edhe kur keta kane shkruar nuk ka pasur gjuhe shqipe jane ne nje kontrakdite te fortee. po te forteeeeeee ama.

Per mua gjuha Shqipe ekziston qe ne kohen e pellazgeve, eshte farketuar dhe lemuar nga ajo periudhe e deri tani. Nga kjo histori e saj nder shekuj kemi gjuhen e sotme Shqipe dhe per kete kane luajtur nje rol te vecante (s'dua te them paresor) per ruajtjen dhe dokumentin e saj, prifterinjte e zones se Shkodres.

 

AFRIM

gjuhe shqipe kombetare thashe ,jo dialekte.pastaj, edhe une e vleresoj f.bardhin me shoke.disa nga keta prifterinjte e sotem duan ta kthejne kombin shqiptar ne kohen e principatave.pra ka ndryshim te madh.gjithe evropa te ciles i referohen ore e minute ka gjuhe kombetare te njesuara.tani ne qofte se ti do qe edhe ne te kemi ''basket'' tane ,bujrum.

Vetem sa per sqarim, Basket nuk e shikojne veten si Spanjolle. Gjuha Baske eshte gjuhe e vecante dhe nuk futet tek teoria e gjuhet indoeuropiane/familjeve gjuhesore tek asnje familje, ashtu si Shqipja.

Une jam per gjuhe standarde dhe mundohem ta ushtroj/ ta perdor (aq sa mundem), ashtu sic eshte e vertete qe gjuha nuk eshte nje formule matematikore qe s'mund te ndryshohet/korrigjohet ne asnje rast. Vete konteksti kur eshte vene gjuha standarde dhe numri i larte i popullsise, i cili kerkon te jete me i perfaqesuar ne gjuhen standarde jane argumente qe flasin per rishikimin/nderhyrjet ne gjuhen Shqipe.  

p.sh amtar = shkruhet pa ë

      anëtar = shkruhet me ë

Persa i perket nocionit "KOMB", atehere i bie qe historia eshte shume e re, sepse nocioni KOMB eshte shume i vonshem ne krahasim me historine e njerezit dhe rracave te ndryshme.

Napoletancja eshte si Tironcja, dialekt jevgjish me nje llaf. Ndersa Gegnishtja eshte nje gjuhe ne te cilen jane shkruar vepra me vlere.  Prandaj u djeg shkodraneve e sidomos prifterinjve katolik ky muhabet, sepse ne ket gjuhe bazohet edhe nje pjese e kultures se tyre. Kosovaret nga ana tjeter nuk e rrujne shume biles ndiejne nje afinitet me shqipen zyrtare;  ngaqe kosovaret flasin thjesht nje dialekt te gegnishtes, dmth nuk i dine as rregullat e drejshkrimit e gramatikes jo me te shkruajne dicka me vlere ne te.

 

 

maraku

inventarin

totalisht të komprometueme provokonte efektin ... reduktonte

aprovuem

tonalitetet

moderne

dekada anarkie politike dhe kulturore

dialogu

banalitetet

ekuilibrin

flukset migratore

rajoni

de facto

sociologjike

sintezë

gjuhë dinamike që do të përmbushte detyrat e shqipes përballë sfidave të globalizimit.

platforme logjike e shkencore

dopiopet

gjuhëtari Kolec Topalli

moderacionit

Entiteti

elektorati

stigmatizimit

hipotetikisht

diskursit

alogjik

kontradiktor

komponenta subjektive

inflacionit

ekzistuemi

konvergjencat

optimale

+~~~

Qa thu he burr i lleut... ku ja nin gegnishtes sa t'ket shkencatar si toj.

mas izet vjetve si ka marr za shoqi yt, qyre qfar i bahet "guhs"... imagjinoje mas izet vjetve t'tjera qfar ka m'i noll. 

Ene mos ta dush nryshimin e standartit... po si do ta kuptojn poplli diskursin tan? Si do shuhet etja per dije e ktij poplli injorant kur t'mos kuptojn toj?

 

Ke te drejte. Edhe une kur e lexova, nuk pashe shume gegnishte aty, pervec ndonje zevendesimi te ë-së me a, apo një me nji. Me shume pashe fjale te huaja, qe nuk jane hic as ne gegnisht e as ne toskerisht e shqip. P.sh. nuk besoj se ka ndonje shqiptar qe flet dialekt gege qe thote--aprovuem...thone--miratuem apo miratum. Apo fjala sociologjike, te gjithe qe flasin gegnisht thone--shoqnore. 

E prishi dhe kete teme copa e mishit.

Mua me duket se debati shqiptar eshte duke u thare dita-dites. Pavaresisht perpjekjeve te mia titaneske per ta rigjalleruar, druaj se jemi pa shpetim. OK, pas ketij çasti te shkurter alla pjer, le t'i rikthehemi debatit.

Ka nje diçka ne debatet tona : nisemi nga nje ide e madhe, e qarte, tek e cila duam te arrijme. Por nuk dime si te shkojme : s'kemi ura, as derrasa. Atehere fillojme ta shquajme idene nga larg, e i sillemi e mbeshtillemi pa e rrokur asnjehere. Si njeri thellesisht praktik qe jam, kam menduar dhe rrugezgjidhjen : me nje moratorium gazetaresk 5 vjeçar, te mos botohet asnje lloj teksti polemik apo debatues. Thjesht : sot ne Gjirokaster Kristua theri Maqon, dhe ne Tropoje Hajdari vrau Micin. Nderkohe ne Librazhd, kusheriri vrau kusheriren, per arsye dashurie. Ne Tirane, u grabit banka TPKR, dhe pike.

Gjate ketyre 5 vjeteve, vetem perkthime debatesh nga gazetat me te mira te botes : me kryefjale e kallezues, me kundrinor e me gjithçka. Madje, per nje qasje me te mire pedagogjike, te zhvarrosen dhe ca fjalime te mykura francezesh apo anglezesh me paruke ne koke, te shek. 17-18-19.

Kur debatuesit tane t'i kene perpire formulat, fjalet, menyrat, idete, kyltyren, edukaten, moralin, etj, atehere t'ia fillojne qe nga dita e fundit e moratoriumit. Kaq duhet qe nje brez te pastrohet mire e mire.

Kjo qe them une, ka nje ngjashmeri te vockel me "mbylljen e gojes" qe na bente diktatura. Por faji i kesaj te fundit, eshte se nuk e shoqeronte kete mbyllje goje me nje bombardim letersie apo muzike klasike alla Mozart e kompani. Por na linte me budalliqet e Rita Markos.

Shqyrtojeni njehere, s'do t'ju bjere keq. Deri atehere, e sigurte qe dasmat tona do te ngjajne me auiu te fuqishme marokenesh, qe e dridhin llapen ne goje me nje shpejtesi prej Monike Lewinsky. OK.

Nuk bene mire qe fyen Pjerin!!!!

"S'behet shteti me servila" Roniiii, ka thene ai shkodrani.

S'eshte hera e pare qe e ben! Thellohu, ka thene mjeshtri.

 

"Kam vijue me shkrue tue respektue sa ma shumë drejtshkrimin e gegnishtes letrare të vitit 1964, të aprovuem në Kosovë. Në lavrimin e gegnishtes kam pasë gjithnji parasysh mjeshtra të gjuhës si Koliqin e periudhës sëShêjzave, Camajn, Pipën, Át Zef Pllumin etj."

Ne 64 keto fjalet e jashtme duhet te jene njohur si te shqiperuara qysh atehere.

 

Ka ardhe' koha me e thone troc: 

Ai njeri le e rrit n'Shqipni, qe refuzon t'shkruje gjuhen standarde ne shkrime joletrare t'botume  (ose t'nisme per botim) neper media komtare eshte separatist kulturor!

As terci as verci! 

Noshta kane mbeshtetje ke dhe rrotull tbanit t'vet, nuk e di. Po nqs s'kane, jo per mungese t'perpjekjeve t'ktynve!

Kshu, kshu!!

 

P.S.

Meleq Frasheri, t'u bofte shpirti drite, aty ku ke ra! 

drejtshkrimin e gegnishtes letrare të vitit 1964, të aprovuem në Kosovë ...

Ne cilen Kosovë ??? Sikur në 74 e fitoi statusin e Krahinës Autonome , se deri ne 68 e sundonte Rankovici ?

Në lavrimin e gegnishtes kam pasë gjithnji parasysh mjeshtra të gjuhës si Koliqin e periudhës së Shêjzave, Camajn, Pipën, Át Zef Pllumin etj.

Na i përafro pak LAVRIMIN e gegnishtes tek "mjeshtrat e gjuhes" te pakten Pipa - Camaj ???

Po të pranohet edhe hipotetikisht nji gja e tillë do t’i binte që po të kishim mbas 20 vjetësh nji kryeministër prej katundeve të Labërisë apo Devollit duhet të rishikonim standardin për me ba që të mos dukej qesharak në publik!

"Gjuha vete tek dhëmb dhëmbi " pavarësisht se cili Dialekt e shqipton ma bukureze , kjo fjalë e URTE shekullore e dalë që me dhimbjen e dhëmbëve pa dialekt , mbetet nje përcaktim tepër i saktë edhe per këtë me NRECË . Perfundimi i parashikimit se çfarë ndodh me nderhyrjet Politike e thjesht MALOKORE më sipër , është I vetmi perfundim Logjjik i mësymjes së xhandermërisë Dialektikore te Babasqapit i sterholluar nga Nrecërit e Merqerit .

Po shkruj o Burrë Ghegënisht . Kush të ndaloi të përplasësh flatrën tënde të Shqipes ????? Me këto ndërhyrje si "bythe e zgjuar " po i bëni një shërbim të paçmuar Injorancës Pushtetare e Politikanëve të Sotëm si përçarësit më të mëdhej të Shqiptarëve ..... SOT

Po me standartin e Gjuhës Shqipe ç'ke që na ben si i fënçur ??? ...Çfarë do të thuash ti ????? ...ja një paragraf më se i QARTË se çfarë mendon Realisht ti në TUFË dhe cila qe shtysa dhe do MBETET shtysë edhe më tej ne këtë fushë Karieristësh me Kompleks Inferioroteti si Nrecërat e Standartit

Në këto dy dekada anarkie politike dhe kulturore, misët e dikurshëm të Kongresit të 1972 dhe idhtarët e tyne janë tregue tejet dogmatikë dhe të shurdhët tue mos pranue asnji mundësi dialogu në ketë drejtim.

 

+1 smiley

Ne cilen Kosovë ??? Sikur në 74 e fitoi statusin e Krahinës Autonome , se deri ne 68 e sundonte Rankovici ?

Po nje Kosove ka patur, me c'di une, ka qindra vjet a me teper. Ata fjalet pararendese (Krahine, Republike) shkojne e vijne. Ti sa Vlora njeh? Se une vec nje njoh.

Shume mire e ka Z. Ndreca , thelbeissht po thtoe qe ceshtja eshte gjuhesore e nuk udhet te politizohet;

 per ata qe i kane veshet me dylle, ashtu do i kene gjithmone per kete ceshtje.

Nuk e kuptoj pse diksuh qe shkruan ne dialket i irriton njerezit , akoma!!!

Sepse te shkruash ne dialekt dmth te dhjesesh mbi gjuhen standarte. Le te bejne letersi e poezi ne toskerisht e gegerisht sa te duan se eshte dhe me bukur ne fakt, bile per mua le te dublojne dhe filmat ku kadri roshi luan role verioresh e ndoshta ndrek luca role jugoresh se vetem mire i bejne. Por nuk eshte aspak normale qe ne media te lexosh artikuj me dialekt. gurra popullore levrohet aty ku ka vendin e jo ne media, kryeministri e parlament.
Une vete nuk i lexoj asnje shkrim ketij tipit, sinqerisht. Marr vesh pak a shume c'ka thene nga komentet e te tjereve, dhe te betohem po njesoj nuk do lexoja as dike qe do shkruante artikuj toskerisht. Kam pyet dhe njehere tjeter po s'ka pas ndonje reagim, a ka pare njeri neper media te huaja artikuj me dialekt?
Por nganjehere perpiqem dhe t'ju mirekuptoj, se kur ceshtja e gjuhes shqipe ka ngel ne dore te ish-shkruesit te fjalimeve te berishes dhe argumentin e mban gjalle naim cili ... s'ke c'pret tjeter ... ndjesine qe me shkakton mund ta shpreh me nje varg gegnisht "o moj shqypni e mjera shqypni"

Nuk e kuptoj cfare problemi ka ky diskutim, nuk me duket se ka ndonje problem , le te shtrohet ne rrethe shkencore nese eshte e mundur te permiresohet gjuha, pse te mos behet?

Céshte ky patriotizem dyleksh qe demek ca gjera, ku hyn edhe standardi i gjuhes"jane te shenjta e te paprekshme? 

Jemi vend i lire , cdo njeri mund te shkruaje cfare te doje. 

Altin

Nese diskutimi behet ne tryeza profesionistesh nga ku mund te dalin dhe konkluzione per levrimin e shqipes atehere cdo nisme per permiresimin e standartit do ishte e mirepritur pasi vinte nga nje rreth profesionistesh te cilet mbas nje marredhenie konstruktive arrijne ne konkluzione qe permend me siper.

Por, kur nga qarqe te caktuara politike, ikurajohen vazhdimisht qe debati shkencor te kthehet ne nje debat publik atehere per mendimin tim, zeri i shkencetarit/profesionistit ka pushuar se qeni vendimtar. Kjo pasi, eshte nje turme jo e vogel, e shoqerise qe jeton nen nje frustim te perhershem, situate kjo e krijuar me se shumti nga vete ata, njerez me komplekse e te ceket njekohesisht sa i perket kultures se shtetformimit.

Bashkohem me shqetesimin e swed-it kur thote qe ne asnje vend te botes nuk mundohet te denigrohet gjuha zyrtare nga kreret e institucioneve te larta te vendit. Eshte fatkeqesi per kete shtet 100 vjecar qe disa syresh kane arritur qe jo vetem ta instrumentalizojne dialektin ne institucionet me te larta te shtetit (ndiq me vemendje zhurmuesit e fundit mbi standartin e gjuhes shqipe) ne por dhe te krijojne nje ndarje jashtezakonisht te rrezikshme ne shoqeri. 

 

Po mua me duket se artikulli me siper po thote pikerishte te njejten gje, qe debati per gjuhne nuk duhet te degjenerohet nga politika por duhet mbajtur ne tryeza profesionistesh. Por me duket se nje pjese ketu as kaq nuk e pranojne, filluan menjehere biografine e autorit. 

Debati per gjuhen duhet bere ne gjuhen zyrtare persa kohe e kemi nje te tille

Hajt me qe ke qejf edhe ti te ndihesh smiley , si kandidat për ti zënë vëndin asaj me numra mbrapa që po roit pak e nga pak ,  po ka akoma ca fara . Motua e saj është   mirë mulli me erë po nuk kuptohet  nga i Vjen UJI smiley Dhe për qejf tat , me që je në hapat e parë dhe don me kuptue , Duhet me mësue se , qe te KUPTOSH duhet te kesh dicka brenda kafkes . Dmth të gjithë i thonë Nrecrave ...... Shkruj si të dojë Palla në çdo Dialekt e Nëndialekt që të duash .Shkruj Letrarisht , fjalimet e Jozefperckes  e te Babasqapit mi redakto ne Ghegenisht ,me i paraqitun si ta kete  kandja tye o NRECE !

Po me Standartin e Gjuhës SHQIPE çfarë ke ?

Kush e gjen këtë gjëagjëzë (e njëjta, në variante të ndryshme)?

 

Kur e shti, e shti në okë,

kur e nxjerr, e nxjerr me copë. (Sulovë - Elbasan)

 

Ç'është një kazan valon pa zjarr?  (Korçë)

 

Hidhet derri e tundet dosa,

kulme-kulme na vjen ckorsa. (Vlorë)

 

Ç'asht nji gjaz e gjazë:

janë nja tre qen qi llapin m'i lugë? (Shingjergj - Tiranë)

 

 

 

ne fakt duhet nje ligj drejtshkrimi, nese jo per gje tjeter se paku qe te mos lejoje mediat idiote te botojne artikuj ne dialekt.

Po sikur te kete dy standarte a nuk do te jete me mire? Edhe flamuri i Arnautistanit eshte nje shqiponje me dy koka, ashtu sic e ka edhe Mali i Zi, por vetem se malazezet e kane shqiponjen me ngjyre prej ari.

Sikur eshte edhe si fjale e urte "nje shqiptar, dy mendje". Keshtu me dy standarte eshte me kollaj edhe askujt nuk i mbetet qejfi. Letersia mund te shkruhet ne nje standard, edhe pastaj te perkthehet ne standardin tjetrin, dhe keshtu anje pale nuk do te mbese ne erresire. keshtu secili mund te zgjedhe standardin e vet, me kusht qe zgjedhjet e standardit te mos vidhen.

Ndersa se fundi, me e mira eshte sikur te vihet edhe nje kufi aty ku ndahen geget dhe tosket, me duket se lumi Shkumbin sherben si nje kufi natyror i kesaj ndarjeje, dhe mund te perpiqen qe te jene fqinje te mire me njeri-tjetrin. A nuk thuhet se Shqiperia eshte i vetmi vend qe rrethohet nga kufinjte me shqiptare te tjere? C'do te behet sikur te shtohet edhe nje kufi tjeter. Nuk prish shume pune, nje kufi me shume, apo nje kufi me pal.

 

Personalisht jam i mendimit se zanati i gjuhetarit eshte nje nder profesionet me te deshtuara tek ne.

Nese vertet nuk ka ndonje marreveshje nder eksperte te gjuhes,atehere kot me pyet fare:

C'ka ka mangu Norvegjia qe i ka dy dialekte zyrtare?

 

Shkrimi i Adrianit ketu ishte nje gegenishte e kuptueshme, dhe une mendoj se nese autore, shkrimtar, gazetar etj te ndryshem shkruajne keshtu, kjo nuk ka problem per çdo shqiptar, qofte edhe nga jugu, se fjalet ishin te kuptueshme per cilindo. Nga fundi i shkrimit, Adriani, mu duk se e perdorte fare pak dialektin gege, mu duk gjuha qe perdorim ne ketu, apo gjuha qe perdorim te gjithe ne shqiptaret, me perjashtim te germave N dhe A qe ne te gjithe e zevendesojme me R dhe E (ban-ber) .   

Ej, "lavroj" ?  smiley

Meqe t'tjeret i thone "levroj" ky zevendesoi e-ne me a dhe kryu? 

Po eshte ne gegnisht me e eshte moj Fatbordha nga Zocke e Zeze!!

Si ka pas thone dhe berberi i lagjes, tu mshi karrigen me peshqir (e-ja me dy kacurrela ciper) dhe tu pa prej xhomi?

Shif u rrit 'ne kjo goca e kurves! Ka fillu me i levri zogu!! 

Nejse, te mos behemi kritizere! 

Right!! 

Ok then. Mah bad!

Kjo teoria e "ebonics" shqip u dukka interesante.

Jam kurioz se c'mund t'bojne me te robt qe (ndryshe nga mu) nuk i shofin dot me sy "ata" e jo mo t'i qasin n'sofert!

Ah, sostanca e muziks asht si uji mdoke.

Kciucsh aa cyo fiaal "sostanca"?  

Nuc e cuptoy!

p.s.

Kush i ka shku l'tinit mrapa ka qa mo shum se cdo tjeter!!

When it is not necessary to change, it is necessary not to change.

 

Falkland, Lucius C.

Source: LUCIUS CARY, VISCOUNT FALKLAND, A Speech Concerning Episcopacy, delivered in 1641.Falkland, A Discourse of Infallibility, p. 3 .While the exact date and audience of this speech are uncertain, the speech is known to deal with the Root and Branch Petition, which proposed doing away with bishops in the church . Some historians consider this issue as the beginning of the definition of parties in Parliament.J. A. R. Marriott, The Life and Times of Lucius Cary, Viscount Falkland, pp. 17980 . 

Mrroklle,

ne nje Tv periferik, ky fytyrmeiti, Koleci Topall, e tha tulle , po tulle fare : Standarti nuk u vendos me 1972 por qysh kur tosket fituan luften.

Kur gazetati e pyeti , po mire aty ( me 1972 ) kishte dhe dijetare kosovare , ai u pergjigj : kosovaret ishin nen presioin serb ndaj e pranuan standartin.

dmth nuk qeka thjesht legen me titull, por qenef me titull?!

Une personalisht nuk kam pasur ndonje here dyshim per kete. Per kete tipin asnje here te vetme nuk me eshte lekund mendimi qe ky eshte vemje.

"....Qe kurse tosket fituan luften"...!
Shyqyr Zotit, qe me ka mbrojtur veshet prej kesaj ideje "brilante" dhe "Akademike"te Topallit"
"......................

Ka te persekutuar qe lodhen shume per tu bere te besuar se Enveri nuk i ka futur hic........ kot ne burg.Ky qenka egzemplari.

Shqetesues eshte ky debat. Qe te nderhyhet ne standard kerkon shume, shume kujdes dhe profesionalizem.

E adhuroj gegnishten kur degjoj qe e flasin geget apo kur lexoj ndonje tekst letrar. Por nderhyrja dhe rishikimi i strukurave te foljes apo dicka tjeter me rol themelor ne gjuhe tingellon si nje kthim ne kohe qe nuk e di sesa me vend eshte ne vitin 2012, 40 vjet pas kongresit te drejtshkrimit.

Per mire ose per keq, historia e modernizimit te shqiptareve kaloi nga komunizmi dhe gjuha e reflekton kete. Cfare do bejme tani, do kthejme mbrapsht rroten e historise?

Merluc, po reflekton ekzaktesiht modernitetin ne e menduar sikur ka nje hierarki vlerash ku vlerat e toskerishtes jane siper e ato te gegnishtes ne nje stad me te ulet, dhe per kete arsye nuk kthehemi dot prapa.

E pse qenka kthim prapa, njerezit qe e mbrojne tezen thone se eshte ecje para.

NUk mendoj se debati eshte shqetesues, shqetesues eshte shqetesimi per kete debat. 

Ho mer plak, ça bo mer plak!!!? smiley

qe ti biem shkurt, gegnishtja eshte me e c'rregullt, ka shume shkurtime dhe nuk e ka qartesine dhe rregullsine e toskerishtes. 

fatkeqesisht gjithmone e me teper po mendoj se toskeria si krahine do te ishte shume me mire me vete.

Po ne qofte se Toskeria behet me vete si krahine e pavarur, ku do te hane dhe pijne qyl gjytyrymet e gegnise?

 

jps , dy gjera te vogela, ne se nuk te mbetet  hatri.Se pari, Gjuha Standarte nuk eshte thellesisht dhe vetem toskerishte.Perkundrazi eshte gjuha jone Akademike, themelet  e te ciles i ka hedhur kollosi yne kombetar,  Fan Noli.Eshte ligesi dhe urrejtje,  e nxitur nga qarqe antishqiptare, qe duan ta quajne toskerishte te paster.Pse eshte  antishqiptare? Sepse sajimi dhe  nxitja e nje konflikti  gjuhesor shpie ne konflikt , ne ndarje te shoqerise tone  unike.

Ku  pa dashur arrini  dhe Ju. Pa lexoje me qetesi  si shpreheni!  

"....fatkeqesisht gjithmone e me teper po mendoj se toskeria si krahine do te ishte shume me mire me vete."?

Si me vehte? Dmth e ndare! Jo mik, jo! Kjo shpie uje atje ku  duan te na shpien serbet, greket dhe te  gjithe ustashet  e tyre  ne gjirin tone.Shqiperia eshte  e duhet  te  mbetet NJE...!E me e para e atyre qe e mbajne te lidhur ne nje  eshte  GJUHA.Ne se nuk themi te miren apo ne se na nxisin per te mos e thene ate, duhet  te kursejme shume te keqen, mbi  kombin, gjuhen. mbi vehten..

Edhe...  duke i shtrenguar dhembet.

habitem prej mendsise te disave e cilla mund te perkufizohet vetem si "mendim ne bunker" per me vazhdu prap njifar lufte te "kllases". per kto qe jetojne ne tirane asht perdite e ma e qarte se gjuha standarte jo vetem qe s'perdoret po as nuk rrespektohet ma. perdite e ma shum media po perdorin fjale te huaja ne shfaqjet e tyne. ene ne nji emisjon me botues thojshin me qindra fjaleve jo shqip ene selektoj e fjale te tjera tansisht te pa nevojshme.

asht detyre e menjehershme me pasuru fjalorin me fjale te reja shqip aty ku ato mund te gjehen(ma shume fjale shqip do te vijne prej gegnishtes per vete faktin se ne krijimin e fjalorit jane lane jashte shume fjale prej ketij dialekti).

sa per ato qe thone se aj qe flet per gjuhen asht armik agjent i forcave imperjaliste jugosllave dhe i monarko-fashistave grek ja tu qu uje vete ke mullini i fqinje tone.

   Po, e ke gjet qyshs mengjes heret, se aty  po  rref çekani, bash ku po thoni Ju....Ke shtesa e disa fjaleve ne fjalor...E as nuk ka fare lidhje perdorimi  i gjuhes standarte me  disa qe perdorin fjale te huaja..."prej dijes se madhe".Jo ai qe flet, per gjuhen por ai domthene ato pake kokrra, qe e urrejn gjuhen standarte, u sherben duke  u shpene e jo tuj u ..."qu", prej bunkerit.. ne mulli atyre, qe je duke thene, marre hua.Gjuhen standarte  e flasin shqiptaret dhe e kane mesuar shume mire...pa asnji  "pse".Don,..... apo nuk duan disa. 

Ore unë nuk e kuptoj kush po i ben rezistence gegërishtes qe po ankohen perdoruesit e këtij dialekti? Kush po e ndalon atë te afirmohet ?

- Hapni nje televizion dhe flisni gegërisht. Aty e merrni vesh sa telespektatore do ketë dhe sa do ndiqet.

- Nxirrni e botoni nje gazetë në dialektin gegërisht dhe do shikoni se sa do të shitet.

- Shkruani libra e romane gegërisht dhe do shikoni se sa do blihen e sa do të lexohen.

- Hapni shkolla e universitete qe pedorin gegërisht dhe do shihni sa do të frekuentohen.

 Ka 20 e kusur vjet që diktatura "ka rëne". Merrni ne dore fatet e gegnishtes, perdoreni dhe perpiquni që ta pasuroni e ta afirmoni, por mos u ankoni se s'u ka me faj njeri. Ne qoftë se këtë të keqe në dëm të gegërishtes e beri diktatura e aso kohe, ju doni te merrni demshperblimin sot ne kurriz te toskërishtes? Kjo do të sjellë sipas jush shpëtimin e gegërishtes??? Enderr në sirtar...

- Nxirrni e botoni nje gazetë në dialektin gegërisht dhe do shikoni se sa do të shitet...

Pohim i sinqertë po JO Real , dmth i tjetërsuar në praktikë .. E tregoi 97 qe babasqapi i ka Gati falangat e lincimit .Te kujtohet se si i BLENIN te gjithë Kopjet e "Koha Jona" ...dhe pastaj i Digjnin !!!!!!që t; mos i leonte njeri . Me këtë Rast falangat e krimit do bëjnë të njëjtën gjë . Do i blejne te gjithë kopjet e Gazetave të tjera dhe do lënë në Shitje vetëm këtë të Nrecërve me keta Dervishët e Teqeve  që vijnë rrotull ketu si rrënjas P , dmth që e njohin me rrënjë problemin po s' ke ç'ti bësh  se kane kaluar shume vjet ?????. Çfar lloj lloj debilësh nuk lexon tek PPU .

Grava te kisha shkruar gjate por e fshiva . Nuk eshte Antishqiptar nje REAGIM MJAFT i Forte ndaj ketij SULMI te EGER Antishqiptar te Kryepercaresit te Shqipetarve Sali Berisha me Banditet e tij . Ai eshte nje frikacak dhe nje Lepur qe se ka shokun . Se cfare ishte ai fare TRIMI qe perplasi Doren ne Tavoline para Studenteve te VLORES plot arrogance me nentekstin ua tregoj Une Jue "  e tregoi 97 . Ate e flaku si Sargji me gjithe banditet e Regjimin e tij Bandit , nje Zan Caushi e jo me nje Inteligjence Patriote dhe shume vyer e Krahinave te JUGUT e JUGLINDJES qe me cdo KUSHT duhet ti thote NDAL ketij perdorimi teTermit TOSK per ta poshteruar . Ndal NDYRESIRE  ..dhe le tja lexojne dhe njehere Vjershen e Flamurit te D.A !

Aha...

Nuk mjafton driso. Le te bleje sa te doje gazetat baba sqapi, nuk mbulohet dielli me shoshe.

Ketu ku jam une (Quebec) politika provinciale sovraniste ben ç'eshte e mundur qe te bejne te triumfoje frengjishtja mbi anglishten por pa rezultat.

Nuk mjaftojne miliardat qe shpenzojne dhe padrejtesite ne dem te anglishtes.

Ajo perparon dhe dominon; dhe e di pse? 

- Sepse te gjitha fijet ekonomike jane te lidhura me Ameriken.

- Sepse shkenca flet anglisht dhe me kryesorja,

- Sepse anglishtja perdoret nga pjesa me e shkolluar, e cila eshte lokomotiva e shoqerise.  E njejta gje dhe ne Shqiperi....

Une e kuptoj qe Ju udhehiqeni nga Logjika Bubi , dhe keni te Drejte . Askush nuk e fillon Problemin se cila eshte Mundesia ( mundesite )  OBJEKTIVE qe i Imponohet INTEGRIMIT dhe MPLEKSJES se perdorimit te Gjuhes Standarte me Fjale te Reja te cdo Fushe e te cdo Krahine  .Ketu behet Fjale per nje PROVINCE Barbaresh , Nje Shoqeri pa Interesa te gjera me Inteligjence Kriminale e Servile qe pranon gjith Lumturi emrin Kolec Topalli AKADEMIK .... smiley Nje funderrine e Funderinave , nje Vemje servile pa piken e Autoritetit ne Fushen e Gjuhesise , nje mesues nga me te zakonshmit ne ISH armaten  QINDRAMIJESHE  te mesuesve  . I varfer jo vetem Ekonomikisht qe nuk i krijon asnje Mundesi per Studime te Thelluara por per me teper i VARFER Shirterisht e Menderisht . Nje  I PERZENE nga rrethet Gjuhesore te KOHES si Plagjiat e I pa Afte i lloit Balliu Dumre =Duam Re  , pa Pike Kontributi Shkencor i Imponohet Gjuhetareve me te drejten e PUSHTETIT  ...ashtu si me pare kerkonte te afirmohej me LETRA Amkese Udheheqjes se partise !!!!!!!!......

Dhe ky lloj Frymori pa asnje CILESI kerkon te Imponohet me "Argumente " smiley dhe KU ..... Perse duhet Nderhyre ne Integrimin e Gjuhes Standarte me Problemet e KOHES tek ë Ë ë Ë -ja TOSKE !!!!!! ?????? Kaq besoj se e ben diferencen midis Lefqenise ose ish Shqiperise me Kanadane !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).