Tre vjet më parë Dilaver Koçi ka dalë në pension si minator, por me ato para nuk ia dilte dot për të rritur tre fëmijët. Kështu, nxjerrja e kromit ishte e vetmja mundësi. Në mënyrë ilegale ai është punësuar në një prej kompanive të shumta që nxjerrin krom në minierën e Bulqizës. Deri dje, me krahët e tij të plakur arrinte të siguronte bukën e përditshme.

Mëngjesin e së hënës është futur nën dhe për mos dalë më i gjallë që aty. Në mesditë, teksa po gërmonte kromin, një pjesë e galerisë është shembur. Pikërisht galeria në hyrje të minierës së Bulqizës, e cila është nxjerrë jashtë funksionimit prej vitesh, është shembur për të mbuluar të gjallë minatorin. Për orë të tëra minatorët kanë kërkuar në rrënoja për të gjetur trupin e pa jetë të Dilaver Koçit. Vetëm në mbrëmje, pas mbërritjes së forcave të kërkim shpëtimit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerra mbi tokë e trupit të masakruar. Minatorët e Bulqizës thanë dje se po kaq të rrezikuar kanë qenë edhe pjesa tjetër e brigadës. 

Shekulli

17 Komente

Nje bashk-peshk do thoshte "This is Bullshit! Asht njisoj si me dale Al Jazeera me ba nji reportazh per ..." *

*s'kam fantazi ta coj me tej. 

Baje CNN- main deths..

Baje CNN- ojell rig deaths..

Baje CNN- Hai Rais deths..

E perbashketa? Faull pllei n'tana...

 

...p'r f'mijt jetim nga bombat e taleban've!

Ndersa une po them thjesht "Gjynah!". Por po them edhe se nuk ma merr mendja se nje plak i ka pase femijet nga 2-3vjeca. Ça i duhet babes tem plak me u fute ne miniere per me me mbajt mu me buk nderkohe qe krahet e i kam per me punu vete e me mbajt baben e nanen nqs kane nevoje; a mundesh me me ndriçu paksa ne dijen tuej te pafundme e socialiste?

Ndersa une po them thjesht "Gjynah!"

- Zotni ...

-Zoti t'dhashte

- Me fal ... te dhashte Zoti shendet...

- Hajt! Zoti te dhashte!
Por ... e di se c'domethane "Zoti te dhashte": Mos me pas kurr, mos me ngran kurr. Prandej me ma teper fuqi i bie deres. E tash permrenda asht zani ma i rrepte:
- Hajt more! Zoti te dhashte! A merr vesht?

Monde moj! smiley Meqe ma kujtove, mrambe me ndodhi diçka per her te pare n'jete teme. Diçka e papame dhe e pandime kund. Diçka qi m'ka ba me fole me vedi. Nuk po zgjatem ketu me tregime e historina sepse spo du me u ba i bezdishem, por thjeshte me ka ba me kene edhe ma kundra politikave sociale per t'ndihmu kend, ne vecanti zezakte e spanjollt. Prandaj, nuk ma lviz hiç me keto pasazhe. 

Tu nejt shtremt e tu fol drejt, them se kjo asht nji nga mnxyrat, me fal, mnyrat e qeveris me ul papunsin bulqizse

Talebanizimi i shqiperise po behet c'do dite dhe me evident. e pa besueshme . dhe sa do mbajne keta njerez... 

... te pakten ishin bere tre arrestime per kete ngjarje.

Te cilat nuk permenden ktu ne peshk apo ne gazetat e kokdhimit.

Shkrimi i shekullit asht jo i sakte. Nqs 53vjeçi ash plak, po ca peshq qe kemi ketu ça i bike te jene? smiley

 E kuptoj mire se fjala "plak" apo "duar te plakura" zmadhon impaktin tek lexuesi dhe e ben me teper tragjike, edhe pse me tragjike nuk ka se si te jete. 

Keto vdekjet ne galerite e Bulqizes, u bene kaq te zakonshme, sa qe njerzit po mesohen me to, fatkeqesisht. 

Cfare do behet me keta te mjere? Edhe sa vete duhet te humbin jeten qe dikush ti ktheje syte tek ta?

Asgje nuk do behet, ka reagime sa per sy e faqe ose nuk ka fare..   

Kto aksidente tmersisht tragjike, (varroset persegjalli njeriu) per ket shtet vampir,jane kthy ne bezdisje procedurash dhe kaq.Te mjeret ! smiley

Shumica prej nesh gjeti zgjidhjen me te shpejte, largimin nga ai vend. Disa te tjere ose nuk munden ose nuk deshen. Kam pershtypjen qe njeri nga ata qe nuk munden ishte Dilaveri.

Nga ai vend, ku buka eshte motivi i luftes se perhershme per mbijetese te asaj gjenerate qe ne menyre makabre eshte shfrytezuar nga "dy" sistemet, ne ate vend ku rinia nuk ka asnje vizion per te ardhmen, ne ate vend ku antivlera te imponohet perdite si vlere e shtuar e shoqerise...u largua nje tjeter njeri i thjeshte. smiley

I lehte i qofte dheu..

Rrofte Sala.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).