Berisha u ndje i lumtur kur foli për shkatërrimin e Parkut Kombëtar të liqenit për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit. Shkak u bë fakti se sipas Berishës, firma e kontraktuar për të shkatërruar Parkun qenka e një deputeti të PS.

“Zhurma, shkarja e saj në antiglobalizëm është humbje e madhe për shtetin dhe shoqërinë. Tjetër është antiglobalizmi dhe tjetër ambientalizmi dhe mbrojtja e mjedisit. Ne sërish e mbajmë dialogun me ta.

Nuk mund të mos them se nuk kishte të drejtë Fatos Lubonja, kur thoshte për rrugën e Elbasanit që tenderin e fitoi deputeti i PS-së. Ai nuk është deputet, por ishte firma e tij. Dhe ata shkuan dhe luftuan me fadromat e tij. Kjo duhet të shmanget dhe të mos krijohet asnjë përshtypjeje e tillë, pasi edhe unë po të isha veprimtar i shoqërisë civile do të kisha dyshime. Nuk mund t’ua mohojmë, kur kanë të drejtë. Batërdinë ia dhanë për ta bërë kompanisë së një socialisti. Unë nuk kam dyshim se transparenca e tenderit është, por e vërteta është se ngjashmëria u jep shumë të drejtë të shprehin dyshim. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm të mos krijojmë ngjashmëri që rrisin shkallën e dyshimit,” tha Berisha.

“Ne ruajmë me shoqërinë civile një dialog të pandërprerë, pavarësisht se ka prej tyre që kalojnë në pozita ekstreme. Por ne nuk humbasim durim e respektin për ta. Shoqëria civile e kësaj fushe ka dhënë kontribute shumë të mëdha, ka folur për mjedisin në një kohë, kur nuk fliste askush dhe ka bërë avokatinë e mjedisit në një kohë, kur të tjerët bënin batërdinë e mjedisit. Ndaj ne ruajmë respekt shumë të madh për ta,” vijoi kryeministri.

30 Komente

ELLESDI, hell'vadrag!

 

Keni rastisur ndonjëherë të takoni persona afër Berishës? Të thonë të gjithë të njëjtën gjë, sapo konstatojnë se kanë përballë një person kritik me të. “Si? Po ti nuk e ke takuar kurrë Doktorin? Takoje, njëherë takoje... Ooo, shumë i këndshëm, shumë shakaxhi”. Me siguri e kanë fjalën për momente të tilla si ai sot në mbledhjen e qeverisë, ku kryeministri S.Berisha iu rikthye çështjes së prerjes së egër të pemëve në Parkun Kombëtar pranë rrugës së Elbasanit.

9 ditë më parë, në 2 korrik, në mbledhjen e një  Komiteti Ndërministror të Planifikimit të Strategjive, S.Berisha tha:  “...Qeveria nuk mund të mos investojë për ndërtimin e rrugës së Elbasanit, sepse kjo përbën një domosdoshmëri të madhe për faktin se Farka po shndërrohet në një nga qytetet e mëdha të vendit. Jam i bindur se ata qytetarë që e kanë të domosdoshme rrugën e gjerë, të përshtatshme për të ardhur në qendër të Tiranës, do të votonin jo një herë, por shumë herë për zgjerimin e rrugës”.

Deri në këtë ditë, banorët e Farkës nuk e dinin as vetë që ishin ata shkaku i prerjes së pemëve (pas kësaj deklarate, me siguri e dinë).  Vetë kryeministri ua krijoi, ua shpalli dhe ua dorëzoi “të drejtën” në emër të nevojave të tyre urbane, zgjerimit të rrugës. Dhe “e drejta” (paçka se e sajuar kësisoj) është me ta në këtë rast, - prapë sipas kryeministrit.

Por sot, në mbledhjen e qeverisë, shpërdarësi i të drejtave i dha bujarisht të drejtë edhe...Lubonjës (!) që kundërshtoi fort prerjen e këtyre pemëve. Dhe sot na del se gjëja më e rëndësishme në këtë batërdi është që...fadromat janë të një ish-deputeti të PS.

“Nuk mund të mos them që kishte të drejtë Lubonja për atë që i ndodhi në Rrugën e Elbasanit, e fitoi firma e ish-deputetit të PS-së. Shkuan bënë luftë me fadromat e tij. Shoqëria civile e kësaj fushe ka dhënë kontribute të mëdha...” - tha sot Berisha.

Pyetja 1: A mund të kenë të drejtë njëkohësisht edhe banorët e Farkës edhe Lubonja? Pyetja 2: Po se të kujt janë fadromat ç’lidhje ka me atë që ndodhi? Pyetja 3: Shaka është kjo?

Në fakt është tallje. Jo vetëm me Lubonjën. Me të gjithë.

shvejk ! Berisha ka 20 vjet që tallet me shqiptarêt dhe Shqipërinë. ai është nga ata tipa me pushtet që mendon se shqiptarët jo vetëm janë të trashë por ai ka fuqinë ti bindë që e zeza është e bardhë e anasjelltas . për të s'ka rëndësi se çfarë thotë e bên mjafton ti shërbejë atij pasi ai e ka kuptuar që në 92 (zgjedhjet lokale) që me votë ai nuk rrinte më në pushtet dhe zgjodhi vjedhjen dhe shitjen e pasurisê së shqiptarve.Ai e njeh mentalitetin tonë të hajdutit dhe e shfrytzon atë për të gjitha .Pse berisha kërkon të rehabilitojë figura politike tê dyshimta e tradhtare  për të qetsuar veten se ai e di që është i ngjashëm me zmadhim me ata e me shpresë se dhe ai do rehabilitohet.

Berisha ka 20 vjet që tallet me shqiptarêt dhe Shqipërinë...

Në zemër të sezonit turistik të këtij viti, në Durrës është inaguruar terminali i ri i portit të Durrësit, një investim rreth 21milion euro, ndër më të rëndësishmit e qeverisë shqiptare dhe një nga veprat më madhore infrastruktorore të ngritura vitet e fundit. Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka prerë shiritin e përurimit të këtij terminali. 

Qeveria nga 2005 deri sot ka ndërtuar mbi 400 km rrugë në qarkun e dr 62 shkolla, 107 ambulanca. Brenda pak javësh do inaugurojmë impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, kolektorin e madh të lidhur me të”, deklaroi ai. 

Këto investime në vendin tonë, theksoi Kryeministri, bëhen ndërkohë që vendet e tjera të Evropës kanë njohur krizë, rënie të ekonomisë dhe thellim të borxhit kombëtar.

Po ben Propogande "murat". E pa besueshme 21Milion dollaresmiley dhe vete dora vete kryeministri qe ta inaguroje smiley  shif kur ta inaguroje prape perpara zgjedhjevesmiley .Kaposh qe te ta ve ne prespektive. qe ta kuptosh me mire c'do te thote 21Milion dollare. NJE  STACION I RIPARIMINT TE TRENAVE NE TTC (TORONTO) tenderi u fitua me 282 milion dollare. nje Community Centre ne St.catharein u fitua me 46 million dollare . zgjatiimi i subway line per ne York University (Toronto) 1 billion dollare. Shko ne TCA(Toronto construction association) te shikosh se sa tendera te tille behen ne MUAJ. or trim. ne nje investim 21 million dollar nuk eshte rinovimi i nje librarie ketu smiley   E kupton dot differencen 

Mesazhi eshte qe kur duam ne, dmth Naltmadhnija,ja hedhim dhe Socialisteve nga nje kocke.dhe me kete kocken merret gjithe kohen.

Ngado qe te veni po rrotull Berishes do mbeteni. I thoni vetes inteligjent!? Ka faj Berisha pastaj qe me dy llafe ju jeni gati te harxhoni gjithe diten tuaj. Berishen e hyjnizoni ju me zor. Duket sikur mezi prisni deklaraten e rradhes nga Berisha per te shtyer kohen tuaj dembele....

smiley

smileysmiley Ekzaktesisht te dy kane shume per te provuar. smiley  dhe menderisht nuk jane larg njeri tjetrit

Jam kurioz, cilat jane alternativat e atyre qe e kundershtojne zgjerimin e rruges?

1. Te mos zgjerohet fare, e mos gjendet rruge alternative;

2. Te mos zgjerohet aq shume;

3. te gjendet ndonje rruge alternative.

 

rruga alternative

Nga duhet te kaloje?

Siper ose poshte pemeve

Tani përgjigjen me shakara plot kripë alla-Duçe e more, por ec po ta japim edhe një përgjigje kështu pa ironi të hollë, të gjatë dhe me pak kurriz të dalë.

E para unë nuk besoj se ka marrë njeri mundimin të shqyrtojë mundësinë e ndonjë rruge alternative pa prishur pemë, ose për minimizimin e prerjeve. E dyta nëse u prenë X pemë a thua ka ndonjë projekt për mbjelljen e X pemëve në një zonë tjetër? Nuk kanë marrë mundimin as të gënjejnë që do i mbjellin, jo më t'i mbjellin. 

Tirana është praktikisht jashtë çdo lloj standarti jetese (ndotje ambjenti, ajri dhe akustike) tani po e hanë pjesë pjesë edhe Parkun. Mbetet vetëm lulishtja para Parlamentit...kur nuk ka seanca parlamentare kur mbushet me X5, ML e Tuareg.

 

M'a corre masken smiley

Po ta kesh maskë, ta bëj hallall.

Cfare s'me ben hallall?

Ke të drejtë. Edhe sikur të mos e kesh maskë, prapë hallall ta bëj. 

Faleminderit smiley

Të lutem, e meriton.

Der ke filologjiku u zgjerua, ok, po pastaj ku vazhdon zgjerimi, nuk do hyjne po ne nje rruge te ngushte der ke rruga Elbasanit? Apo e kam gabim? Dmth nese kjo eshte zgjidhja, si u lehtesua trafiku ne kete rast?

Tironco ti perpiqesh ta kufizosh  arsyen e atyre qe e kundershtojne zgjerimin e rruges ne tre pika. Kete e ben sepse aq di apo aq te ka thene partia(pd) kjo ngelet per te pare ,megjithate ne te dyja rastet ti paragjykon.

Problemi qe kane njerzit me ate zgjerim jane:

1-nuk kane besim tek qeveria/bashkia qe behet per ato motive qe thuhet: zgjerim rruge. sepse ne c'do projeket (me ligj) duhet te publikohet ne vend te dukshem(tabele) ku te shkruhet : Emri i projektit. Data e miratimit. kom​pania qe realizon projektin.  Kjo quhet transparence. per te mos folur pastaj qe te marrin edhe mendimin e publikut qe i influencohet jeta nga ky projekt.

2-edhe sikur te behet per :zgjerim rruge.  Nje njeri me inteligjence normale e kupton qe eshte absurde te zgjerosh nje pjese te rruges (tek rruga e elbasanit) dhe mos ta besh kete ne te gjithe gjatesine. Kjo quhet fenomeni : gryka e shishes. kur te gjitha makinat le te themi nga nje rruge me 4 korsi duhet te futen te gjitha ne nje rruge me 1 korsi

3-dikush tjeter e tha shume bukur ketu: Pse duhet te shkaterroheshin pemet? kur fare mire mund te merreshin bashke me dheun rretheqark dhe te mbilleshin ne nje vend tjeter.

une tani nuk e kam parasysh planin urbanistik te tiranes por do te thoja ose nga jug-lindja (qyteti studenti siper )ose nga jug-perendimi (kur shkon poshte nga kombinati ) pra rreth e qark tiranes  sidoqoft informacionet me rezerva sepse nuk e kam te qarte shume se si eshte zhwilluar tirana ne ato zona  do te thoja une sa per shpejt e shpejt

ose rruga e tanishme te zgjerohej por jo ne ate zonen e pyllit por pak me siper pylli me murin nuk duhej te prekej

 

lol, nuk ke cfare plani te kesh parasysh o Gjon se plan nuk ka. Se po te kishte plan zbatohej dhe pike. Po keta jane si katunaret kur ndertojne shtepine qe e fillojne me mend e te dale ku te dale. Shpellaret na kane rrethuar e rrethimit i shpetohet vetem duke u larguar nga vendi ku lindem.

Ndertohet e hapen rruge edhe ne vende te tjera te botes, si p.sh. ne vendet e BE-se. Por ketej, kur duhet te hiqen pemet, vijne firma me punetore te specializuar ne ate pune, qe fillojne e krasisin deget e medha te pemes, fillojne ta germojne anash e anash, e pastaj me vinc e shkulin me gjithe rrenje, e fusin ne nje thes, dhe e cojne per ta mbjellur diku tjeter. Kam pare duke zhvendosur keshtu edhe peme gjigande, qe nuk ta merr mendja se shkulen. Dhe pasi jane rimbjelle, pemet kane vazhduar te rriten normalisht, pasi pjesa me e madhe e rrenjeve nuk u ishte shkulur. 

Pse mos te behet e njejta gje dhe ne Tirane? Pse duhet te priten pemet e jo te rimbillen? 

Mesazhi eshte kriptik smiley por kush e njeh kodin, di ta kuptoje smiley

Buall Mavria sikur s'ka qene dhe kaq i zgjuar kur ishte President smiley Nga viti ne vit ai po tregon rritje te efiçenses mendore smiley

Une kam pas nje super kosovar. 

Sa here i thojsha qe ky Sala eshte komplet idiot, dhe flet pa lidhje, ky qeshte dhe thonte: S'e merr vesh cfare thote? Ai flet "me rrotlla"! Neper oda t'Rrafshit flitet kshu."

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).