Zv.kryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, njëkohësisht ministre për Tregtinë dhe Industrinë, zbardhi dje shkaqet e bllokimit të çimentos shqiptare. Ajo pranoi se, vendimi për të rritur taksën e çimentos me Shqipërinë ka ardhur pas premtimit të kushtëzuar të Greqisë për të votuar në favor të një ndihme për Kosovën nga BERZH-i, si dhe anëtarësimit të vendit në këtë organizatë. Pohimet konfidenciale të Kusari Lilës, kanë ardhur gjatë seancës së pyetjeve në Komisionin Parlamentar për Ekonominë. Ministrja prej kohësh është vënë në qendër të shumë kritikave për vendimin e saj dhe akuzohet se ka monopolizuar tregun e çimentos në Kosovë, ndërsa dëmtimi më i madh shkon për ekonominë shqiptare nga ku ndërtuesit dhe tregtarët kosovarë importonin sasinë më të madhe. Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, ka akuzuar ministren se, me këtë vendim ka favorizuar kompaninë greke “Titan”, që është pronare e fabrikës së çimentos së Sharrcemit.

E.K. 

45 Komente

Shume bukur. Vendim shume i zgjuar. E kam thene gjithmone : ne çeshtje politike, ne kulture demokratike e shteterore, Shqiptaret e Kosoves jane ku e ku me lart se Shqiptaret e Shqiperise.

Dometheniet :

1. Shteti i Kosoves ka interesa ekonomike te vetat, ai vepron ne baze te tyre.

2. Shteti i Kosoves ka perparesi te tjera ne lidhje me marredheniet me jashte, ka problemin e njohjes dhe funksionimit si shtet i pavarur.

3. Shqiperia duhet te heqe dore nga njefare qendrim paternalist, i tipit : oh ju vogelushat e Kosoves, neve jemi mema e ju jeni çunat. Me kete vendim, i dergohet nje sinjal Shqiperise se keto lajle-lulerat s'pine uje.

4. Edhe ne rast te nje bashkimi me Shqiperine, Kosovaret dergojne sinjalin se ata s'do te jene kurre nje bisht i Tiranes, por do te kene nje pavaresi mendimesh dhe idesh qe mund te çojne ne krijimin e nje Federate Shqiperi-Kosove, dhe jo ne nje shtet te centralizuar ku Tirana do te tallte leshte me Kosovaret.

5. Edhe nese ne (Kosovaret, dmth) e kemi ndermend te bashkohemi me ju, kjo s'do te behet me kete nivel politike dhe kulture politike qe keni ju ne Tirane. Them se Kosovaret jane duke iu thene Shqiptareve se i kane bere hesapet pa hanxhine, dhe se e vetmja zgjidhje e qendrueshme eshte bashkimi si dy pjese te barabarta, dhe aspak ne nje raport meme-bije.

6. Ne syte e nderkombetareve, Kosovaret shfaqen si te pavarur ne marrjen e vendimeve, duke i qetesuar skeptiket qe mendojne se Kosova eshte thjesht shtojce e Shqiperise. Kjo iu shton Kosovareve nje argument ne lidhje me aftesine e tyre per te mirembajtur nje shtet.

7. Ne lidhje me Greqine, sinjali eshte qe ne kemi interes te shkojme mire ketu ndermjet nesh. Terthorazi, Greket marrin mesazhin se edhe minoritaret e tyre kane se pari interesa ekonomike, dhe mbase s'e çajne koken as per skulpturat e tyre, e as per pese shkolla te qelbura.

Kaqë. 

Hurbinek,

Shqipja jote duket teper e paster per te qene nga Kosova:

5. Edhe nese ne (Kosovaret, dmth)...

Ose mbase thenien e mesiperme e ke ne kuadrin e listimit te argumentave, por nuk perfaqeson origjinen tende, gjithsesi nuk kam asnje paragjykim per kete.

Sa per kulturen shteterore te shtetit te Kosoves, qe ne kendveshtrimin tend:

Shqiptaret e Kosoves jane ku e ku me lart se Shqiptaret e Shqiperise

me mbetet vec ta kundershtoj. Ne kemi 100 vjet shtet, dhe ne keto 100 vjet i kemi provuar te gjitha. Shteti i Kosoves eshte akoma ne fazat e hershme te shtetformimit, ku secili sipas postit qe mban ka bajrakun e vet qe ia ka lene baba ose e ka fituar nga lufta. Eshte nje shtet disfunksional, i korruptuar gjer ne detaj, i lodhshem me rregulla, ku e drejta eshte ceshtje opinioni. Ah po, eshte edhe nje shtet pa ushtri, pa ekonomi, pa monedhe te veten. Sa per pavaresine e opinionit te Kosoves, jam i gatshem ta respektoj nqs politikanet e ketij vendi jane te zotet t'i shkojne deri ne fund dhe t'i dalin per zot pavaresise se tyre. Nqs mban mend, nja dy muaj para se Kosova te shpallte pavaresine, Serbia u be gati per lufte dhe filloi provokimet rendshem ne kufi. Situata u qetesua kur ministri i mbrojtjes se Shqiperise (Mediu) deklaroi se Republika e Shqiperise do t'i shpallte lufte Serbise ne rast se nje plumb i vetem do te qellohej ne drejtim te Kosoves!!

Pra ose je i pavarur, ose nuk je. Vellezerit tane kosovare duhet ta ndajne mendjen.

Eshte acaruese te shohesh ne tregun e Kosoves te shiten vetem mallra serbe, kur te njejtat mallra prodhohen e tregtohen ne Shqiperi (p.sh.Coca Cola). Tani ministria ka vendosur t'i shtoje edhe ca mallra greke menuse se bashkeqytetareve te saj. OK, enjoy!!

Sa per rolin e politikaneve te Kosoves ne nje bashkim eventual (!), me duket pak heret per te folur. Po te me pyesnin mua, nqs do i hynim asaj rruge, nje deputet i Prizrenit do te kishte aq pavaresi opinioni sa nje deputet i Kukesit, jo me shume as me pak.

 

Goldman, ti qe jeton ne Shqiperi, me siguri te ka rene te shohesh shpesh debatet kosovare. Them se je ne nje mendje me mua persa i perket kultures se shprehjes, menyres se percjelljes se debatit, etj. Ne kete pike, nese ne te Shqiperise jemi me kulture, ata (kosovaret) jane baballaret e kultures. Ndryshe s'na del formula.

Tjeter : ne lidhje me proceset zgjedhore : per kuvend, per president, per komuna, per gjithçka : jane tejet te edukuar dhe te pergjegjshem. Perjashtime ka, kuptohet, por e pergjithshmja eshte teper mire. Ne lidhje me vendosjen e rendit : nuk eshte thjesht rreptesia e policeve te Kosoves, por njefare kulture qytetare apo edukate shteterore qe bie menjehere ne sy.

Tjater : per nga ana e kultures se punes : jane shume me teper punetore se ne Shqiptaret kendej kufirit. Nuk pertojne ne asgje. Une kam biseduar me Franceze qe kane pare edhe Bosnjen, edhe Kosoven, dhe dallimi eshte si nata me diten : ne Kosove, edhe pak vite dhe s'do merret vesh a ka pasur lufte ndonjehere, e a ka pasur djegie. Po u zhduken fotot dhe filmat, rrezik te thote Serbia se ska ndodhur asgje : ndertime, pune gjithandej.

Tjater : kam pershtypjen se edhe Shqiperia s'eshte treguar "fair play" me ta. Dhe mendoj se sinjali kosovar eshte : mjaft me, se s'jemi shtojca juaj te na çani menderen me perralla "mema e nana e plaka" shqiptare. Ka pune, ka respekt te dyanshem, dhe jo hile.

Sa per punen e Greqise, per mua eshte levizje e mire, tipike diplomatike : me jep diçka, te te jap diçka. Nuk i plas askujt per bukurine e syve te Kosovareve (qe jane edhe te bukura, madje), por ne shtet me shtet, ka reciprocitet dhe peshim interesash.

Ne fakt ne fakt, une jetoj ne Kosove... qysh prej ca vitesh.

Proceset zgjedhore: po ben hajgare (shaka) do te thoshte ndonje i Kosoves. Ne te Shqiperise mund te jemi me te zeshem dhe konfliktuale kur kemi probleme, po, come on, ne zgjedhjet e fundit ne Kosove, ne "stronghold-in" e Thacit (Drenice) komisioneret kane grisur masivisht flete votimi. Pa folur per metoda me te rafinuara blerje e manipulimi te zgjedhjeve.

Kulturen e punes: prape nuk bie dakord. Une kam punuar edhe ne Tirane per shume vite, dhe kete ma konfirmojne edhe te tjere qe i kane pare te dyja tregjet. Ne Shqiperi njerezit punojne me shume, dhe me mire, per nje page me te vogel. Nqs do eksperta ne Kosove, pergjithesisht i merr nga Tirana. E anasjellta nuk para ndodh.

Per punen e debateve televizive, ka dy aspekte. Per nga menyra se si zhvillohet debati, te jap te drejte, mund ta degjosh me qetesisht nje debat ne Kosove. Po per sa i perket interesit te temave, pikpamjeve, ideve etj, prape "come on". Te gjithe koleget e mi kosovare ndjekin "Opinionin" e Fevziut, dhe "Top Story" te Balles me shume se cdo emision tjeter te Kosoves.

goldman,
sa per kuriozitet, meqe banon ne Kosove. Sa shitet nje thes çimento atje? Ketej eshte 8 mije leke me duket.

As nuk e kam idene, do pyes e te them.

Gabohesh dhe gabohesh rende Hurbinek. Mbiemri i beqarise se ministres ironikishte eshte nje tregues shume i mire i situates ne Kosove dhe lepuri ka rrezik fle tjeter kund kur vjen puna te ky vendim.  

Sa per keto pikat do te thoja vecse, pavaresia e Kosoves (nqftse arrihet, se tani eshte ende nje protektorat i OKB-BE-KFORit ku 1/3 e territorit eshte nen kontroll serb) per cdo shqiptar qe eshte i vetedijshem qe eshte i tille, s'eshte vecse nje hap ndermjetesor drejt bashkimit te Kosoves me RSH-ne. 

A thua te jete agjente greke kjo? Ja te presim.

Eh jo de, se nuk pranohet liberizmi vetem me nje kahje.

"Ajo pranoi se, vendimi për të rritur taksën e çimentos me Shqipërinë ka ardhur pas premtimit të kushtëzuar të Greqisë për të votuar në favor të një ndihme për Kosovën nga BERZH-i, si dhe anëtarësimit të vendit në këtë organizatë. "

 

Gabim...
Thene shqip e thjesht, hoqem breket dhe caplyem kembet per nje thes cimento.
ps: para grekut.
ps 2: pse vetem shqiperia kurve e greqise? S'ka asgje te keqe t'i knoqe te dyja motrat pimpi pa dhembe jugor.

jo jo kjo eshte per ata atdhetaret e fandaksur qe te cpojne veren se jemi nje komb e nje shtet,po ore po aty mbaheni,ju i doni ata ju perdorin,po kur ka qene ndonjehere kosovari kaq i mire.gjithsesi bravo ju qofte.nxini mend nje kosovar te kete nevoj vu ne shqiptaret nje shqiptar te kete nevoje kosovari ben paraqitjen edhe kaq mbaron,as qe ja ben per ty.

Ne nje TV nga Kosova sapo u njoftua qe njeriu fle 8 ore.

Ve bast se kjo teme çimenti do te perfundoje ne shkuljen e zanores ë nga vendi. Dhe si gjithmone, do te mbyllet me vjershen e famshme te Nolit "ne e daç kosovar e ne daç kurvar", e bjeri t'i biem, ec daje aty, peshkupauje ne gjurmet e vetadministrimit jugosllav dhe te tufezave dhe arezave ramizaliane.

N.q.f.t se ky vendim mbron me verte interesat e ekonomise Kosovare them vendet e punes dhe ekulibrat dhe te drejtat konsumatore te tregut ndertimor ne Kosove athere eshte vetem per tu pershendetur.

Por sic kam lexuar dhe nga informacione te ndryshme kam pershtypjen se dhe kosovaret po bejne lojen e sales njehere e nje kohe qe kush ve klecka perpara nuk ka problem se te jap dicka te mire (pazari!!!)... dhe kjo do te ishte me verte shume fatale jo vetem per Kosoven por per te gjithe shqiptaret.

Nuk është kaq e thjeshtë me greqi  e hopa .Lila është e detyruar të mbrojë prodhimin vendas .Dhe ajo çimentoja që vjen nga shqipëria nuk është i gjithë prodhim shqiptar.

Ps: jo kosovar por shqiptar i kosovës se ka dhe serb etj atje Kosova është shtet multietnik.  

Nuk është kaq e thjeshtë me greqi  e hopa .Lila është e detyruar të mbrojë prodhimin vendas .Dhe ajo çimentoja që vjen nga shqipëria nuk është i gjithë prodhim shqiptar.

Nese e ke fjalen per kontrabanden eshte tjeter gje. Dmth raportohet sikur vjen nga jashte e kalon tranzit neper Shqiperi, nderkohe qe prodhohet ne Shqiperi. 

Po te jesh nga Kukesi ose nga Hasi nuk e kupton kete. smiley

Titan ka nje fabrike prodhimi cimentoje ne Fushe Kruje. Eshte shume e thjeshte, po shume e thjeshte fare.

Supozoj qe jemi ne kulmin e sezonit te ndertimit ne Kosove, pra dhe te konsumit te rritur te saj, atehere, levizja e kesaj copes se mishit eshte e mirellogaritur. Ne funksion te konsumit , pra dhe te parave qe jane ne dispozicion per ndertime publike apo jo, levizja permbush qellimim qe eshte me pasoja.

Veprim i paster mafioz bllokimi i importeve te cimentos nga Shqiperia dhe duket sheshit qe nuk ka dore kjo debilja. Tjeter, dore, tjeter.

E njejta llogjike eshte dhe me hekurin. 

E qartë Titan do të përfitojë nga të dyja krahët por Lila doganën nuk e ka veç për atë që vjen nga Shqipëria .Kontrabanda por dhe forma të tjera që çimento importi paraqitet si prodhim vendas. Masat e Lilës sikur ishte vetëm për 20 ditë sa për të kthjelluar pamjen e përgjithshme apo është vendosur për kohë pa kufi? 

Hmmm,

konsumi i cimetos eshte pikerisht ne keto kohe. Nuk duhet cimento ne Dimer kur temperaturat jane te ulta dhe ritmet e ndertimit bien.

Kjo Kusari mire qe eshte vete debile, por kujton se dhe te tjeret jane si ajo. 

Etja eshte ne vere, Prizren, ne vere dhe kjo ka bllokuar ujin e burimit. Data 6 Korrik sot.

Cer zhvillimi pritet te kete ne Kosove? A i perballon nevojat prodhimi vendas? A eshte cmimi vendas konkurues me ate qe vjen nga Shqiperia?

Eshte skeme shume njohur kjo Prizren. Njelloj si skema e grurit ne Shqiperi. Po nuk kam cer pres une nga nje me mbiemer Kusari. smiley

 

Për mu kanë bërë zgjedhje të mirë, cilësore. Titan është markë e respektuar çimentoje.

 

urbineku na i paska shtjellu me pika plan konspekti se pse kjo gje e shpifur me berzhe (o llah) nuk na qeka e shpifme. pale ato mesazhet qe iu cokan gerqis, mu si ato sinjalet me pasqyra te adoleshenteve te fshatit nji here vaktit... ato s'kane te pagume. ja pra, kjo eshte pamja e visores se komenteve, u be klishe tani, si me qen naj vule veterineri mbi copen e mishit ne shitje...

Follow my finger ----------------> now google translate : Hurbinek t'emmerde.

smiley

smiley

kujdes baluken e majte... me peshtyme sikur thame.

"anija me cimento na la shendene.......

.smiley

derziu une... vajti letra smiley

Ata te kerkojne ne brime te miut dhe ti shetit poshte hundes se tyre. Une nuk jam frikacak zoti Mali.

@ emo

Gjynah ne fakt ta mendosh qe ky burri, megjithe keto esse ironie qe lexon, te jete ne kete nivel humori dhe ironie. Dhe imagjino qe 2/3 e jetes i ka harxhuar ollredi. Si i pashprese me duket mu. Po ty?

well, them qe reaksioni eshte i pakthyeshem. Preciptim* + uje. Kam aq kampione ne kohe, sa qe sigurine e kam (pothuaj) absolute.

*ne shqip kete e kane sjelle si "funderri", por mua nuk me ka pelqyer kurre ai shqiperim. Sado i sakte te jete.

llum e di une. Apo qo eshte fjale e huaj?

jo eshte tjeter, se llumin e sjell prurja psh, ke parasysh, ca kanale andej nga Vjose levan fier... behej si llurb najher... kurse kjo eshte rezultat i reaksionit. meqe kriperat jane praktikisht te patretshme dhe me te renda se uji, bien ne fund te epruvetes. precipitojne, me llaf te huaj. edhe me te shkrujtme reaksionin kjo shenjohet me nje shigjete kokeposhte (dmth qe bi per fund) .. nga kjo i thane shqip funderri, por thashe, s'ma ka mush menien, dmth si pune e atij dyrrotakut smiley

harrova syte, pamjeen dhe floket/ po mbi te gjithaaa , zgjodha Greqineee.

Di gje Kreshnik Spahiu?

hahahahahaha......

Kusari, omen nomen (paralajmerimi fatit ne emer)
Kusarí ne dem te konsumatorit, i cili ne emer te mbrojtjes te produktit vendas detyrohet te paguaje me shtrenjte çimenton. Edhe tek ne para disa ditesh doli pronari grek i nje fabrike çimento dhe u ankua, duke kerkuar mbrojtje nga qeveria. Motivi? Çimento italiane na demton shitjet, sepse kushton me lire (!) Rrofte shteti. Maskarenj kusar.

Po kekun sa e shiten bre ? smiley

Eshte veshtire te depertohet ne qarkun mental te gazetarve te Shekullit,bashke me disa "tebdile" te peshkut,te cilet Kosoven e perjetojne si treg eksporti e assesi importi.

Ku ishin reagimet kur patatje kosovare tatimohej me trefishin e çmimit te saj?Sa per ilustrim,patatja serbe tatimohej me 8 cent,patatja malazeze me 10 cent,ndersa kosovarja me 24 cent per kilogram!Natyrisht, kjo reference u hoq vetem atehere kur patatet e Kosoves u kalben dhe u hodhen ne lume.

Votat e "patatexhinjeve" korçare ,ne mbrotje te te cilave u vendos me perkushtueshmeri z.Ridvan Bode,i kushtuan Shqiperise me shume se  ajo qe flitet ne media.Kontrolli i hapsires ajrore te Kosoves dhe ndertimi hidrocentraleve te  planifikuara te Kuksit(natyrisht,me uje nga Kosova) jane vetem disa nga aspiratat qe Shqiperine e lan "me gishta ne goje".

Cka u be me Portin e Shengjinit qe i eshte premtuar Kosoves?

Nejse!Kryesore eshte qe z.Berisha eshte lideri spiritual i te gjithe shqiptarve(sic).

Edhe diçka tjeter per fund.Mos e lasht Zoti Kosoven pa eksperte te tipit "goldman" se, kushedi ku kishim perfunduar smiley

 

 

Jakove, serbi hedh kolo pa teklif ne mes te Tiranes vlla por dhe Thaci me kusaret e tij nuk eshte mbrapa nga ky aspekt (sic e di mire vete).

Kosova ashtu si Shqiperia eshte anetare e CEFTA. Ka nje klauzole qe i referohet Organizates Boterore Tregtise qe quhet Most-favoured-nation (MFN), dmth qe Shqiperia ashtu si cdo anetar tjeter, nese garanton kushte me te favorshme nje shteti te organizates ath. sipas MFN duhet t'ja garantoje njesoj te gjitheve. Per kete arsye rritja tatimit mbi importin e cimentos vlen per te gjithe. Ne rastin e patates kosovare qe tatohej me shume ne doganen shqiptare, duhet shikuar nese per produktin ne fjale
ekzistonte marreveshja.
Ne kete mes (flas per rritjen doganes per cimento) humbesi i pare eshte konsumatori kosovar, i cili do ta paguaje me shtrenjte. Fitues jane prodhuesit vendas (dhe politikanet e korruptuar qe aprovojne ligjet) qe shesin me shtrenjte se cmimi konkurrences dhe qeveria kosovare, e cila duke vjelur me shume taksa nga importi, ka me shume para ne dispozicion per te paguar 13 (13?) zv kryeministrat. Por kujdes, keto nuk jane para qe ja merr tregtarit, por qytetarit kosovar, sepse ne fund te zinxhirit, kjo rritje i faturohet atij.

Meqe me permende, kam te drejten e replikes.

Une nuk jam ekspert i ceshtjeve te Kosoves, ekspertiza ime shtrihet ne nje fushe tjeter.

Bazuar ne ekspertizen time, shoh qe me siper ke bere nje gabim (mbase nga padija).

Nuk tatimohej me 24 cent patatja e Kosoves, por 24 cent ishte cmimi i references, dhe mbi kete baze llogariten tarifa doganore (zero) dhe TVSH (20% ose 4.8 cent). Sipas njohjes time te kodit doganor te RSH, nuk eshte e mundur te aplikosh cmime te ndryshme reference per te njejtin mall per shkak te origjines, prandaj e gjithe historia qe patatja e serbit tatohet me pak eshte legjende urbane e fshatareve te Vushtrrise.

Arsyeja pse aplikohen cmimet e references mund te jete e debatueshme, po shkaku kryesor eshte qe tregtaret pergjithesisht preferojne t'i sajojne letrat ne menyre qe te paguajne sa me pak taksa shtetit.

Nuk u lodh q'aj greki duke futun percamje dhe ndasi mes shqyptarve! smiley

O Janullatos o qen!!

duket ashiqari paaftesia organizuese e shqiptareve.sherr midis tyre per interesat greke.edhe fabrika e f.krujes edhe ajo e kosoves jane ne pronesi greke ,bile te se njejtes firme-titan. d.m.th sido qe te veje muhabeti greku fiton edhe ekonomikisht edhe diplomatikisht sepse i ve pengesa projektit me ogurzi per greqine ,atij te nje shteti shqiptar ne ballkan. sic duket thacin e kane hedhur ne dore me te ''konsullit'' berisha

+1

Pse te mos e zgjidhni / keni Hymnin tuaj,flamurin tuaj,domethene qe jeni shtet vete dhe keni te drejte te zgjidhni ke te doni.smiley

S'ka rrob me oportunist se Ms. Kusari. Vetem se si rioshe e politikes, nuk arrin te kuptoj se t'i zesh besen grekut per te tilla premtime duhet te jesh shume e lodhur nga trute.

E njeh personalisht ti?

çdo shtet ka te drejten e vet, brenda marrveshjeve, te ndryshoje ose jo taksat doganore. Nese marrveshja thote se taksat per X mallra hiqen definivisht, do te thote se qeverite nenshkruese, nuk mund ta ndryshojne, por nese marrveshja thote se hiqen taksat doganore provizorisht, athere çdo qeveri mund ti ndryshoje, duke lajmeruar disa dite perpara, aq saç e permban marrveshja. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).