Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nëpërmjet avokatëve të tij, ka depozituar në Gjykatën Komunale në Prishtinë një padi kundër gazetës “Zëri”, ndaj së cilës pretendon 100 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe shkaktim dëmi moral.

Në njoftim për media të avokatëve të Shkëlzen Berishës thuhet se padia është ngritur kundër gazetës “Zëri”, kryeredaktorit të saj Astrit Gashi dhe gazetarit Enis Veliu dhe përvec kompensimit financiar për dëmin moral, kërkohet edhe heqja e artikullit nga faqja në internet e gazetës “Zëri”.

Më datë 16 prill të këtij viti, gazeta “Zëri” në Kosovë publikoi një artikull me titull “Sali Berisha me ‘mafinë’ serbe kundër Kosovës” dhe në brendi flitej për një takim të djalit të kryeministri shqiptar me biznesmenin serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. Gazeta shkruan se biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha parash tek instancat e larta shtetërore në Shqipëri për të penguar ndërtimin e linjës së intekonjeksionit mes dy vendeve duke bërë që Serbia të sigurojë monopolin e furnizimit me energji për Kosovën, pasi kjo e fundit të vetmen rrugë importi, ka aktualisht vetëm fqinjin verior. 

Gjatë muajit qershor Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë, kishte hedhur poshtë ankesën e Shkëlzen Berishës, i cili kishte kërkuara të përgënjeshtrohet pjesa e artikullit ku thuhet se ai është takuar me këta biznesmenë dhe të kërkojë ndjesë ndaj tij. Nga ana e saj gazeta “Zëri” thotë se zotëron provat dhe faktet e nevojshme që vërtetojnë të gjitha ato që janë shkruajtur në artikullin e datës 16 prill. 

19 Komente

Keshtu bohen leket 80 Milion Tahiri dhe nja 100 kjo Gazeta " zeri" plus ah harrova prej Meros nuk duan leke,kane qejf vetem me e shkep ne Dru.smiley

Me duhet te korrigjoj. Gjykata e ka denuar Sajmir Tahirin me 50 milion, pra fatkeqesisht 30 milion me pak.

Paska harruar ta brumose dhe cunin me fryme antimediapaditese krieministri liripakufimediadashes.

Lol

Ky eshte e pjella e dashnorit te fjales se lire?... Harron ky pjella "e dashnorit" qe nuk ka imunitet "ateror" mbi republiken e EULEXit?... smiley

Ja dhe per ty:  e pashe dhe ate kapakun. Teper e rende. Mese normale nje padi ne gjykate. Nese gazeta e verteton me 1+1=2 qe Berisha ashtu e keshtu, nje udhe e dy pune : edhe fiton gjyqin (shpeton lekat), por edhe Shqiptaret i shpeton nga nje tradhtar. Nese s'mundet, atehere te paguaje lekat. Jo se jam kunder gazetave ne vetvete, por kam qejf qe kur ta shkruajne diçka, t'i dalin per zot. Se nuk do behemi te gjithe Mero Baze, de ! Nje edhe e durojme, por imagjino nje bote te mbushur me Mero Baze, s'merret vesh kush ben çfare.      

Fjalet qe i kisha une ne mendje i ka thene Hurbi diku tjeter, me ka kursyer kohe.smiley

Eh...Nese e fiton me gjyq...Ne fakt gjyqi eshte thjeshte nje arene gladiatoresh ku fiton ai i cili eshte armatosur me mire me zarfe dhe valixhe... "Faktet jane relative" dhe me teper kur behet fjale per nje gjyq "alla" shqiptar.

Trupi Gjykues vendosi:

  1. Kaseta ishte e fallsifikuar dhe materjali me nje urdher te posacem duhet te shkaterrohet menjehere sipas udhezimeve te traktatit evropjan te ACTA-s(per luften kunder piraterise )

 

  1. Viktima ishte fajtor sepse doli perpara plumbit rikoshet, qe si pasoje i solli nje dem te pallogaritshem imazhit te shtetit. Te akuzuarit i akordohet shuma 100.000Euro per shkak te demit psikologjit te shkaktuar nga aktakuza. Keto fonde duhet te paguhen nga familja e viktimes brenda nje afati kohor 3mujor.

Une nuk e di sa perqind eshte e vertete ne shkrimet e kohes, por me peleqen qe e paskan shqetesuar te birin e shshunjes keto shkrime.

Mos harro se gjyqi i bije te behet ne republiken e EULEXIT,smiley

Po ne Republiken e Eulexit, po gjyqtaret a do jene shqiptare?.Nuk e di se sa vemendje do ti kushtoje Eulexi kesaj ceshtje..

Atyre me teper ju interson nonje peshk aty ne pellgun e tyre

Në Shqipëri eksiston ligji antimafja  dhe askush nga prokuroria a policija gjygjsore nuk i bëjnë përshtypje të ardhurat e Shkëlzenit të pa bazuara në profesion dhe as mënyra e jetesës së tij.Si ligji duhanit me nji fjalë.

Disa gjoja njohës së ligjit  e kanë kollaj gazeta shpifi në gjygj nëvend ti kërkojnë llogari prokurorisë pse s'ka nisur hetime mbi kto që thotë gazeta faktet dhe shenjat që ka gazeta duke i thelluar hetimet përputhur kjo dhe me të ardhurat e paspjegueshme të bijve të babs kryeministr.Apo për kta dashnorë të ligjit të Francs prokuroria duhet të hetojë veç për gazetart se kujt i shërbejnë.. 

Te ardhurat vjetore te Shkerdhenit = me ato te 4 Bashkive te Rrepublikes

Sherbimi qe i behet njerezve me keto lloj padishe eshte shume civil.Ndihmon qe te pergjegjesohen mediat e gazetaret .Jo te flasin badiava sic.Me pelqen shume kjo tendence

Po Felliqi, miku I families dhe njeriu me I fuqishem ne SHqiperi sipas vete kryeministrit ka thene gje? Fakti qe kjo gazete qe ne fillim e ka refuzuar presionin dhe ka refuzuar absolutisht te pergenjeshtroje lajmin duke thene se ka prova dmth qe lajmi ka shume mundesi te jete I vertete, aq me teper qe eshte shume i besueshem duke pare realitetin dhe fjalet e vete kryeministrit.

Mirepresim komentet e deputetucit Saimir Tahiri!

Oulld njuuz.
cfare ndodh kur ben te njejtin eksperiment, ne kushte identike, 2 here?

dikush ka thene qe kur historia perseritet cmimi rritet.

ca ka per tu tallur ketu.................kjo eshte nje nga menyrat per t'iu hapur syte.po qorrat me deshire qorra le te rrine.kjo seshte dicka me sh se ajo qe ndodhi me tahirin.menyra me inteligjente per te mbledhur edhe ca lek,ti gjen nje gje kunder meje un te akuzoj per shpifje dhe kerkoj aq sh para se ti te mos kesh me mundesi te besh inteligjentin edhe te kekrosh me sh rreth meje sepse un te fundos.kjo ska te beje me trimerine apo me ofendime,kjo nenkupton pamundesine e te vertetes ne lidhje me familjen e kryeministrit tone dhe te ardhurave te tyre.eshte per te pasur frike sepse asgje nga keto skandale atij nuk i bejne asgje thjesht i rrisin te ardhurat e juve edhe me kavie.vazhdoni kshu se sh mire jeni

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).