Plot 60 vepra arti janë grabitur nga Galeria e Arteve në qytetin e Korçës. 30 prej veprave të artit të zhdukura dyshohet se janë punët e piktorit Vangjush Mio. Situata ka alarmuar drejtuesit e Galerisë së Arteve, të cilet kanë ngritur një grup pune për inventarizimin e veprave. Sotiraq Gega, i cili ka administruar veprat per 10 vite me radhë, ne periudhen 2001-2011, pohon se nuk ka mbajtur inventar dhe se nuk është në dijeni të situatës. “Unë nuk kam dijeni për këtë gjë. Unë nuk kam mbajtur inventar!”, shprehet ai i revoltuar.

marrë nga Balkanweb

64 Komente

Fin, e more vesh ti që Elvisi (ai që pati atë skandalin me "rrëmbimin e gruas" që Erioni tha që kishte dorë qeveria) i ka thënë Spiropalit (asaj që iku duke përplasur derën e FRESSHI-t se u zu me Erionin, atë që akuzoi qeverinë për rrëmbimin e gruas se Elvisit): Qepe mi zhabë, se ta shqyj  gojën!

Apo s'të vjen zëri për këto ty dhe i bën bisht muhabetit se gjoja t'u bë vonë për veprat e Vangjush Mios?

Kështu jeni ju socialistat, avulloni kur plasin skandalet e liderave tuaj. Po kur ka ndonjë keqkuptim të vockël te partia jonë nuk ju mbyllet goja. Kurse  tani ndërroni me vrap muhabetin.

 

Rri, se te moren seriozisht! smiley 

Po unë serioz jam. Dhe nuk jam vetëm unë serioz këtu. Ka edhe të tjerë.

Kam pare ne familjen e nje profesionisti shqiptar ne Lodi dy punime te Vangjush Mios.Mburreshin me to.Kur pyeta per menyren se si i kane pasur ndrruan teme e u pertypen.

He, edhe keto pauri "barbart" jua kane bere? smiley

P.S.: 'pauri' eshte nje lokalizem, nje fjale ketej nga ana perendimore e Shqiperise. Dicka si "zullum".

Une nuk kam njerez nga ana perendimore, por te mijte e perdornin "pauri" !

Lokalizmi, mos eshte gje nga Fieri ?

Koh rrompalle

Gjithë Shqipëria është pa inventar, ndaj mendoj se rasti i zhdukjes të x-pikturave nga fondi i asaj galerie, duhet kaluar pa u vënë re. Ja kanë lënë pa inventar në të shkuarën, e mori pa inventar në të tashmen, do e lërë pa inventar në të ardhmen. Në të tre kohët e analizuar, gjejmë kokat bosh të militantve politikë të Saliut dhe Fatosit që administruan Shqipërinë në këta dy dhjetëvjeçarë, thjesht duke firmosur në bordero. Qershia mbi tortë është vjedhja e thesarit të shtetit, rast unikal në planetin Tokë (ku thuhet se vijmë për suksese, të parët ose të dytët) ari i të cilit nuk u gjet kurrë, pa llogaritur disa kg që ju gjetën rastësisht atij katundarit nga Peza. Nuk e kuptoj se pse Hollivudi ende nuk e ka realizuar si film.

Të na marrin të keqen pikturat e Gurit dhe të Vangjushit. Zana duhet të kish bërë ndonjë foto, atje tek banesa në Lodi, ashtu si për kujtim, ku në sfond të dukeshin pikturat e vjedhura, nuk dihet se kur, se s'është bërë inventar asnjëherë. Në demokraci inventaret, si forma socialiste të shtypjes së iniciativës së lirë, nuk u përdorën më. Edhe Presidenca e kryeministria kështu u lanë në ndrrimin e kuajve. Pas 1997-ës, tregu i Tiranës u mbush plot me dekoratat e Presidencës, që shiteshin për asgjë nga ish mercenarët që ruanin Saliun, se të tjerët, ushtria dhe policia, e lanë vetëm.

Kavir dhe Petro: po ju drejtohem pasi te dy e keni bere lidhjen mes ketij lajmi dhe partive/shtetit. (Kavir duket se e ka me qesendi/ironi, por ai e ka theksuar nja dy here qe e ka seriozisht. Nejse.). Edhe vete ne komentin tim me lart e kam cuar fjalen me ironi tek ata qe ia hedhin fajin nje krahine a nje zakoni diku jashte qytetit ku ata rrojne. Por nuk ka te beje as krahina, as partia, as shteti. Ka te beje njeriu vete. Ne, te gjithe ne.

Ja kam nje pyetje: kur do vije ajo dite qe ne Shqiperi njerezit ta bejne nje pune, apo ta ruajne nje gje qe puna ua beson, jo pse eshte apo nuk eshte e shtetit ajo pune, por sepse ashtu duhet? Pra, jo sepse i detyron njeri apo se kane frike, por sepse e kane per zakon qe te mos te marrin ate qe nuk eshte e vetja?

Jam krejt koshient se tingellon naive si pyetje. E ndoshta na duhet naivitet. Por kam pare boll situata ketej nga jetoj ne te cilat njerezit ne pune nuk bejne dicka sepse po i sheh a s'po i sheh njeri. I bejne gjerat sepse ashtu duhen bere. Ajo eshte procedura, ashtu behet inventari, ka s'ka drejtor neper kembe, puna behet ashtu sic duhet bere.

Atehere ne rastin ne fjale: kuratori i galerise se arteve eshte pergjegjes teresisht pse nuk ka mbajtur inventar gjithe keto vite. Ai dhe vetem ai eshte pergjegjes. Jo shteti, jo partia, jo krahina a qyteti, por ai vete. Eshte nje zero me xhufke i cili nuk do a nuk di te punoje, a don qe aty te vidhet, a dreqi e di se pse. Por ai eshte pergjegjesi per kete pune. Pike.

Sinqerisht nuk do behet kurre shtet ne ate vend nese njerezit nuk kane nje ndergjegje minimale. Mos e prek ate qe nuk eshte e jotja, mos e neglizho punen, mos humb vlerat e asgjeje qe ke ne dore. Keto gjera jane me elementaret ne bote. Me thoni ju mua: pse jane kaq te veshtira per t'u pranuar dhe per t'u zbatuar nga njeriu shqiptar? E ka fajin shteti apo e ka fajin njeriu?

  

Me fal te te bej nje pyetje: shteti cfare funksioni ka ne nje shoqeri? Formimi, ndeshkimi, kolektiviteti, a kane ndonje rol, apo shoqeria eshte thjesht nje grumbull individesh qe u dashkeshin gjykuar secili per formime dhe faje qe i kane prej vetes?

"kam pare boll situata ketej nga jetoj ne te cilat njerezit ne pune nuk bejne dicka sepse po i sheh a s'po i sheh njeri. I bejne gjerat sepse ashtu duhen bere"

Shpresoj nuk mendon qe nje ndergjegje e tille ne pune na vjen qysh kur jemi ne bark te memes, apo si vokacion hyjnor.

Finisterre: Pyetja qe ke bere eshte thuajse retorike. Pergjigja eshte lehtesisht e marrshme me mend. Shteti, institucionet, shoqeria jane ato qe na mbajne gjalle ne kolektivitet. Per mua ceshtja duhet shtruar: nga do t'ia nisim? Pasi mund te presim edhe deri ne dyqind vjetorin e pavaresise (se njeqinden e arritem) qe shteti dhe institucionet te bien nga qielli dhe mund te gjejme se jemi pak a shume aty ku e nisem. Shteti, partite, institucionet nga vijne? A nuk vijne nga njerezit? Atehere ndryshimi i individit, i individeve, duhet te sjelle nje permiresim te institucioneve qe keta individe popullojne. Argumenti im eshte qe individet ne Shqiperi te marrin pergjegjesine per veprimet e tyre dhe per pasojat e veprimeve.

Ne rast se do vazhdojme ta presim zgjidhjen nga lart e kemi thjeshtuar njeriun shqiptar ne nje femije i cili nuk ben dot vete dallimin e se mires nga e keqja dhe i duhet patjeter 'prindi'-shtet qe t'i tregoje udhen. Dhe ky tregim i udhes ndodh me disipline e ndeshkim, gje e cila sjell ndermend menyren si u mbruajt morali socialist nepermjet strukturave prej dore te hekurt te shtetit. Besoj se eshte e tepert te thuhet se kjo nuk mund te mbante perjete. Nuk po hy fare ceshtjes nese socializmi beri mire a keq (ka tema plot ketej rrotull ku rrihen me zjarr e me hekur debate te tilla!). Thjesht po them qe nje moral dhe nje strukture e tere shoqerore qe u ngrit me disipline e ndeshkim erdhi dita qe te vuaje kunderreagimin e pashmangshem.

A eshte pa vend te flasim per 'moral'? Per 'etike pune'? Per 'ndergjegje'? A jane keto fjale aq te dala boje saqe te na vije edhe turp prej tyre? Serish po them se jam krejt koshient qe fjale te tilla mund t'i bejne njerezit per te qeshur! E megjithate nuk di se a ka shoqeri ne toke qe te mos kete nje kod moral, nje etike shoqerore e cila nuk eshte e shkruar si ligj shteteror, por qe eshte e pranuar dhe e kultivuar nga shumica derrmuese e nje komuniteti. Mund te kete moral socialist, borgjez, kristian, mysliman, fisnor, te korruptuar... mund te jete i cdo forme, por morali egziston. Pyetja qe une ngre eshte, cfare morali kemi? Nga e marrim? S imund ta perpunojme pak nga pak qe ne te ardhmen te kemi nje permiresim te jetes? Sepse besoj vertet qe shteti dhe te gjithe mekanizmat e tjera kolektive jane vendimtare, por se ato kurrsesi nuk funksionojne ne nje vakum. Ligjet dhe aplikimi i ligjeve burojne nga njerezit. Cfare kualiteti moral/etik kane keta njerez? A jane keta pergjegjes per gjendjen e vet morale/etike, per veprimet e veta? Pergjigja ime, per sa me takon, esht 'po'. Pergjegjesi e plote per veten. Askush nuk ta ka fajin perfundimtar (verej 'perfundimtar' - 'ultimately', jo se forcat jashte vetes nuk luajne rol!). Ti e ke veten ne dore.

Anesore kjo, keshtu 'sidenote': ate punen e 'vokacionit hyjnor' qe ke permendur nuk do ta hidhja aq lehte poshte si konsiderate. Nuk e di si eshte puna nese jemi te lindur a jo, me duket debat pa fryt ky, por qe besimi ka qene nje nga burimet e moralit per shoqeri te tera njerezore kjo dihet. Madje Max Weber i ka kushtuar kesaj temes se moralit, shtetit, dhe zhvillimit nje studim madhor, "Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit". Mbetet dhe sot e kesaj dite nje nga sociologet me me influence ne histori dhe ky liber nga me te cituarit ne shkencat sociale.

"Dhe ky tregim i udhes ndodh me disipline e ndeshkim, gje e cila sjell ndermend menyren si u mbruajt morali socialist nepermjet strukturave prej dore te hekurt te shtetit."

Shteti ta luan fene edhe ketej nese nis e vjedh pronen publike apo private. S'besoj se kam nevoje ta them kete.

Tashti te vijme nje cike tek morali qe thua ti. Nje nga problemet me te medha qe ka shoqeria shqiptare eshte pikerisht (mos)respekti per pronen e te gjitheve, timen, te atij tjetrit, te femijeve te tu, te sterniperve te atij tjetrit. Ideologjikisht mund te pohoj qe shqiptaret po kalojne nje periudhe te kapitalizmit foshnjor, ku asgje tjeter pervec prones private (as edhe jeta vete) s'eshte e rendesishme. Pergjegjesite per kete jane individuale dhe kolektive: im ate, edhe pasi ra regjimi - pra kercenimi per ndeshkim te sigurt per te cilin me flet ti - nuk u sul te vinte gardhin atje ku ishte prona e te gjitheve. Nga ana tjeter, shteti jo vetem qe nuk ndeshkoi ata qe perfituan me pa-te-drejte, por e ngriti vjedhjen dhe pervetesimin ne logjike qeverisese e status-simbol te nje morali te ri. Ne kete atmosfere dhe per kete moral te ri, i zgjuari, i zoti, i vleresuari, i respektuari, eshte ai qe perfiton. Sistemi, me moralin e vet dominues, indukton dhe stimulon pikerisht sjellje te tilla, qe ty te duken thjesht individuale. Ne nje atmosfere te ketille individit te ndergjegjshem minimumi i vjen nje ulçer stomaku, maksimumi zihet me gure nga familjaret dhe rrethi shoqeror, te cilet edhe keta jane pjese e kercenimit sistemik me varferi e mosrespektim. Nje rruge tjeter eshte largimi nga vendi. Mes shqiptareve ka edhe emigrante morale.

P.s. Kavir, flm qe s'i kurseve ato minutat.

Po mirë aty te ai shteti me ylla ku jeton ti ka polici, gjykata, prokurorë, hetues, guvernatorë, inspektorë? Ka polici federale, gardë kombëtare? Apo keni arritur tek ëndrra e shokut Enver, tek Njeriu i Ri që vepron nga ndërgjegjja dhe jo me detyrim?

Po sikur tek ai shteti jot të vejë rroga $300 në muaj, dhe psh guvernatori të filmohet me bllokun e përqindjeve në dorë dhe të dalë i pafajshëm me vendim gjykate.....si do vepronte ai "njeriu i ndërgjegjshëm" që njeh ti? Sa të ndërgjegjshëm ka patur psh andej nga vitet '20-'40. Andej nga koha e prohibicionit kur ishin në pushtet "danoçët", dmth "burrat e zakonit" (sipas mentalitetit amerikan dmth)?

Për më tepër në veçanti tek ai vendi ku ti jeton "Ndërgjegjja" është quajtur "element i paqëndrueshëm" sepse njeriu konsiderohet qenie egoiste, prandaj i mëshohet Ligjit.

Dhe ajo "ironia" jote është bajate. Nqs në një zonë X shfaqet një fenomen negativ nuk e kritikon njeri nga "racizmi" por për ta dënuar atë fenomen. Ndonjëherë edhe teprohet, por fundja këtu teprohet me llafe, andej në "terren' po e teprojnë me vepra.

Shëndet, se shumë u zgjata.

p.s. Tani e pashë komentin tënd Fin. Do kisha kursyer ca minuta të mira po ta kisha parë në fillim. Natën, Fin. 

Kavir: me vjen te te falenderoj per komentin tend, aq me teper kur shoh nje lloj pishmanlleku qe ke shprehur ne fund te tij, sipas te cilit thua se ke harxhuar disa minuta te cmuara. Nese je vertet pishman qe po e zgjasim kete bisede, atehere mend per here tjeter, kur i thone.

Ne komentin tim ku te jam drejtuar, Ameriken e permenda si ilustrim. Vetem si nje shembull per te ilustruar ate qe besoj, jo si burimin e asaj teze. Ndoshta do ishte me mire te mos kisha sjelle asnje shembull nga "shteti me ylla" pasi aq keq sa c'ndiheni ju ne Shqiperi kjo tingellon si nje loj mungese ndjeshmerie nga ana jone ketej oqeanit! Nje lloj mosrespekti per vuajtjen e tjetrit.

Pra, le te mbetemi tek teza ne fjale: nga do t'ia nisim? Nga shteti i forte, serioz, qe te del zot nuk ia nisim dot pasi nuk eshte i tille. Une mund te them 'shteti gjithsesi po perpiqet', ti mund te gresh zerin opozitar e te thuash 'ky shtet s'ben nje lek'. Por sidoqofte mund te biem te dy dakord, pavaresisht preferencave politike a partiake, se shqiptari sot per sot nuk pret dot permiresim rrenjesor te jetes nga shteti, sepse nuk ka per t'i ardhe andej. Atehere? Une them fillon nga vetja. Fillon nga cdo individ. Nga morali dhe nga etika.

Shkurt, Kavir, shtetin e bejne njerezit. Cdo popull meriton qeverisjen qe ka nxjerre vete, 'nga gjiri i tij'. Sipas kokes, festen.

@Merluc, përshëndetje! Në formën se si i shikoni ju shoqërinë dhe njeriun, ata ekzistonin në prehistori. Kur njeriu doli nga pylli dhe ndërtoi jetesën në komunitet, ju kufizua liria e veprimit nga shteti, duke e detyruar njeriun të mos urinonte atje ku i vinte. Edhe inventaret janë rregulla të detyrueshme që shteti ka vendosur për të të kufizuar ty dhe mua lirinë e marrjes e përvetësimit të pronës së shtetit, pra të të gjithë shoqërisë; pra të na pengojë neve lakminë, ndonëse rasti e ka sjellë të jem përgjegjesi i atyre pikturave. Qazim Mulletja i "Prefektit" është me atë qylimin e zyrës që e çoi në shtepi, sot më i pranishëm se kurrë.

 Kur inventaret nuk kryhen, do të thotë se shteti nuk funksionon dhe kur them "shteti", për rastin kam parasysh Ministrinë që mbulon institucionin, organin e emërtesës, Kontrollin e Lartë të Shtetit, policinë, antikrimi ekonomik në Shërbimin Informativ, e ku di unë tjetër. Ndërkohë, dihet se legjislacioni Shqiptar i Financave detyron që inventaret të bëhen minimumi 1 herë në vit, me komisione të ngritura enkas. As që më ha meraku për t'i lidhur temat me politikën dhe qeverisjen, por vetiu shkon gjuha tek dhëmbi i krimbur i administratës shtetërore. Troç muhabeti, kjo është rrumpallë dhe brënda kësaj rrumpalle vëndin e nderit e kanë nëpunësit e shtetit që jo vetëm nuk bëjnë detyrën, jo që nuk dinë ta bëjnë, por dhe nuk duan ta bëjnë...Lere fare, se prap te politika do kthehem .

Barbaret jane ulur kembekryq ! 

Eshte mendesia barbare. C`na duhet Mio, kur kemi Alush Shimen?

Je pa lidhje Koth. Je duke folur krejtesisht pa lidhje. Ajo qe thua nuk ka te beje fare me kete lajm. Seriozisht qe nuk ka asnje lloj mundesie ky skenar konspirativ qe ti nenkupton.

Na lidhjen tani :

Kur isha une femije, na conin me detyrim te shikonim pikturat e Mios. Me thane te drejten pejsazhet na tregonin, jo nudot qe paska pas Vangjushi.

Beheshin konkurse mbi artet figurative ( dhe jo vetem ) ne te gjithe shkollat e Republikes, per te bere minimumin. Te mos beheshim barbare.

Botoheshin albume me pikturat me te mira.

Botoheshin kartolina pa fund me pejsazhet e Mios. Shume , po shume te pelqyera ato per rrugicat e Korces.

....

Tani une nuk e di ku ke qene ti me 1992 - 1996, por pastaj kur ra shteti nje vit me vone te gjithe bene te habiturin . Si na ndodhi kjo keshtu ?

Ai , maskarai qe ben propagande antikomuniste e ka gati pergjigjen, por une nuk bie dakort.

 

ne france jane bere revolucione me keq se ne shqiperi, jane prere koka mbreterish e ka marre rruga  20 here pushtetin, jane vra te pafajshem me qindra bile mijera, po nuk e kan vjedh gje xhakonden e leonardos qe gjendej ne luver. 

jo per gje po, po gjerat me vlere i meçef vete drejtori i muzeut, (ose e ruan me pushke dora vete) kur behet kaos dhe i nxjerr kur qetesohet perseri gjendja e vendoset rregulli. se ka njerez te pasionuar bota qe artin e vleresojne me shume se çdo gje, edhe se lirine personale. 

Koth: besoj se te kuptova tani qe ke dhene nje shpjegim per ate se cfare lidhje kishte a nuk kishte. Por nuk mund te rri pa te te thene Koth se ne kete shpjegim qe ti ke dhene per gjerat une gjej nje vizion teresisht te pashprese. Nuk ka ne ato rreshta Koth as edhe nje sugjerim sado te vogel per ndonje rrugezgjidhje. Sepse cfare do te bejme? Do kthehemi ne vitet para '90? Te kthehemi ne shtetezimin total te dikurshem ne menyre qe cdo gje te vije ne vije? Jo, pervec nje toni prej ofshame dhe prej oi-je, nuk gjej asgje tjeter ne shpjegimin tend.

Ndoshta pergjigja jote me e shkurter dhe e shpejte do te ishte fitore e kundershtareve te Berishes ne zgjedhjet e ardhshme. Nuk e di a eshte kjo zgjidhja me 'Z' te madhe Koth. Nese eshte, u befte me e mira. Por sic kam shkruar ne ca komente me lart, puna e ketij pushteti a atij pushteti me duket si nje lloj arnimi i nje rrobeje tejet te zhubrosur e te grisur, qe eshte rrobja e jetes se njerezve ne ate vend.

Uroj qe te kete nje rruge Koth. Per te mire te popullit. Pa shaka.

Do kthehemi ne vitet para '90? Te kthehemi ne shtetezimin total te dikurshem ne menyre qe cdo gje te vije ne vije? 

Keto te paskan ardh ndermend kur i je avit kesaj teme?

Mirushkrofshim ne tema te tjera bashke !

 

Nese aty tek ky institucion punonjesit nuk jane nderuar ashtu sic ndodh rendom mbas cdo ndrimi pushtetesh, pergjegjesia per keto mungesa del shpejt. Por nese edhe ne kete institucion eshte bere rumpalle si ne shume institucione te tjera me ndrime punonjesish thjesht sepse fitoi partia zemres, mundesia qe te kapet e te denohen hajdutet e vertete eshte shume e paket. UJku mjegull do. Kete e dine shume mire qeveritaret e sotem. 

konkluzioni im: kjo tregon qe piktura eshte arti me me vlera, nga te tjeret.

si shume i madh ky llafi 'grabitur'

se mos u be inventari i ndonje institucioni qeveritar per te pare ku kane perfunduar pasurite e tyre.

ja kshu, kane humbur , rruges, qe nga pikturat e mihos, tek jataganet e kinostudios shqiperia sot, luget dhe pirunjte e cmuar te pallatit te brigadave.

por une ngelem besimplote se shumica gjinden prape ne duar patriotesh  a.k.a  pasaniket e rinj shqiptare  smiley

Shyqyr qe na qetsove icik smiley

 amon vetem shpaten e skenderbeut mos e vidhni se kemi 100 vjetorin e shtetit dhe na prishet imazhi i shtetit pastaj! Lajmet thon se Kry/m po bo muabet me i sjell prej Viene! smiley

Mbiemri i ish-pergjegjesit 10-vjet ne detyre eshte shtypur gabim ne artikull. Lajmin   e pashe me tim ate ne TCH. I dhembi, por nuk u habit sa degjoi emrin e ketij. Nuk e di sec permendi "elif matrak" dhe dicka si "hajdut penelash qemoti" a "melcite ne qafe", por dhe mund ta kem degjuar gabim se u perqendrova te lajmi pasues ku nje gjuhetar po shpjegonte se si nga kot rrjedh kotesi, e te tjera gjera te tilla importante. 

smiley Po per kotnasikoti a tha gje, se e kam merak si ben ne veten e cquar, njejes.

Ne rasen kushtore jokalimtare ben kot fare. Ne korcarce te pazgjedhuar pastaj, me duket behet kotke. smiley

Epo pe koti do jete e zgjedhuara pastaj. Kushurira e pe leshit (Pandit medemek).

E di ti qe kot-orr i thone te voglit te buallices? smiley

Te jete ajo Pe-ja treguese gjithmone thua? Ja, psh. c'te themi per Pilon - Peristeri...po te tjere mbiemra tipike korcare si Pepellashi, Pelivani, Perestrojka? smiley

T'emen! Kete Perestrojken se kisha degjuar. smiley

Livadhis, livadhis edhe ca kohe me ate te paren sa nuk t'i kane hequr "e"-te me kokorithka, se vetem "Tmn", "ttm" do thuash pastaj. smiley

Naten.smiley

Sala e ka fajin smiley

E ka Mio apo Miho? Te sqarohemi njehere per mbiemrin ne fillim.

Barbar..e shkuar Barbarve!! Keto muhabetet si duhet te ishte dhe pse nuk eshte..e kane nje pergjigje..shqiperia e shqiptaret nuk eshte se nuk kane patur ndonjeher shtet,apo nuk dine te bejne shtet..p.sh une kam jetuar ne nje shtet shqiptar ku me dridheshin leqet e kembeve kur me fliste drejtori i shkolles ne zyre...kontrollet e shtetit i linin njerzit pa gjume me dite...dhe mjaftonte vetem fjala minister qe burrat me mustaqe te dridheshin me keq se femijet.Kam shume nostalgji per ate shtet,dhe mendoj se kthimi sa me i shpejte aty duke nderuar kokat qe drejtojne ate vend si shkaktaret kryesor te shkaterimit e barbarizmit,do te ishte rruga me e mire per zhvillimin e emancipimin e shoqerise!!! p.s. prego...fatemi il piacere...mos na permendni komunizma e socializma..nuk i permenda!

Ke te drejte!

Bile do te shtoja je qe je meqe ke nostalgji,eja ktheju dhe shko ne fshatin e lindjes dhe puno token.Fillo nga vetja,jep shembullin personal.

Une psh nuk kam fare nostalgji per ate shtet me njerez me pantallona doku te arnuara.Ceshtje mentaliteti kjo!Ca duan te jene skllever se ashtu kane lindur.Edhe ca nga sklleverit e liruar ne Amerike kishin nostalgji per gjellen e pronarit dhe krevatin prej druri.Bile disa arriten deri aty sa te vazhdonin te punonin per ish pronaret zemerbardhe,se e ndjenin veten te sigurte,ne Jug se sa te merrnin rrugen e mergimit ne Veri qe ishin te lire.Edhe ata ashtu thoshin,kur i bertiste pronari apo kryetari i bashkise Xhekut skishte burreri me te,ja ashtu duhet.

Nejse pikturat u gjeten nga policia e ketij shteti barbar.

Hajde pi ca ilace qe te flesh gjume nga ky lajmi keq qe te dhashe.

Nejse pikturat u gjeten nga policia e ketij shteti barbar.

U gjeten piktura, nuk dihet ende nese jane ato qe kane humbur apo jo.

Jane gjetur 1000 piktura.Edhe ato aty do te jene.

Ok,ok ke te drejte,le te fleje rehat sot,se neser kur te dale lajmi qe pikturat u gjeten ka gjithe diten ta shuaje hidherimin.

Sec kam nje mendim qe grabitsi i pikturave eshte ne mesin e piktoreve! Vetem ata e njohin pikturen dhe vleren e saj! Por ceshtja nuk eshte vetem tek pikturat dhe vlerat e artit te Mihos tek nje vjedhje. Aty po vidhet e gjithe Shqi[peria ane e kend! Vetm vjedhje degjohet nga media, Canabis kativa, vrasje vet vrasje,dhe... rritje pensionesh dhe rrogash ! smiley

Sec kam nje mendim qe grabitsi i pikturave eshte ne mesin e piktoreve! Vetem ata e njohin pikturen dhe vleren e saj!

smiley

e mo se ne shpi i paska patur, thame se cfare smiley

keshtu ka per te thene ai tashti:  i mbajta ne shtepi  ti mbroja nga vjedhesit.. ishin te pasigurta ne galeri..smiley    bile ka per te kerkuar shperblim  ose te pakten ndonje dekurate nga presidenti, me motivacionin:  ka mbrojtur artin kombetar!smiley

normal,

u ka dale pikturave per ZOT smiley

 

Qenka edhe ai zotdales dmth?

..dalzots..smiley

Ah, me fal, ke te drejte. Nuk e di pse u ngaterrova smiley

Sigurisht! smiley  

Ec e mos ia degjo llafin babit po deshe..smiley "Hajdut penelash" pra e cilesoi, dmth. s'eshte se nuk njihej per c'ishte ky Raqka ne Korce.Tani, une dua te di kush ishte ai mendjendritur qe e ka emeruar kete, kur djem te talentuar e me dashuri per artin (kujto  ate Ilirin te dokumentari) enden pa shprese pune qytetit. 

pse Raqke  u thoni ju Sotiraqeve me perkedheli..smiley  une thashe se u thonit: Tirka.. teto Ollga..smiley

Kur e ka vetem Sotir - Tirke, kur ka dhe ate aq-in prapa, me shpesh thirren Raqke. smiley

aaaa, e kuptova.  prapashtesa aqi.smiley  beka diferencen...

Per nje aq qe ti s'e ve..smiley 

Nejse, rendesi ka qe i gjeten pikturat. 1000 cope o iu mbyllte e mendjes...me shume se vete Galeria se atja nja 800 vepra jane gjithsej. 

ne cilin muze ka qene pergjegjes Raqka para se te behej pergjegjes i galerise?  atje do ti kete perlare ato 200 te tjerat qe dalin teper..smiley

Po c'pergjegjes mo aman! Piktor ne qendren ekonomike ka qene (me te mesme smiley)..dmth. bente parulla qemoti. VQ dmth. 

dizenjator, domethene.smiley

nejse, ika une se u be vone...

''bona no-te!smiley

Dizenjatoret kane bere kariere te pakten ne shqiperi. Sot i ke ne krye te shtetit.

Naten.smiley

VQ dmth.

Dmth ky e paska bere kopertinen e librit te famshem? smiley

Duhet pyetur mjeshtri. smiley

Po dhe Vangjushi kujt paska gjet me ja lone Pikturat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).