Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, iu përgjigj të hënën akuzave të opozitës lidhur me vendimmarrjen e këtij institucioni, duke theksuar se "KQZ ka zbatuar vetëm ligjin dhe se kriter i punës së saj është shteti ligjor".

"Kriter i vlerësimit të punës së KQZ-së është shteti ligjor dhe jo konferenca e radhës për shtyp e kujtdo partie politike në vend. Në mënyrë konsekuente ne kemi zbatuar ligjin dhe se kriter i vlerësimit është shteti ligjor",- deklaroi Ristani. 

Ai theksoi se për punën e KQZ-së kanë folur gjykatat dhe arbitri ndërkombëtar, OSBE dhe ODIHR, ndërsa sa i takon zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, mandati i Komisionit mbaron në muajin shkurt 2013. 

Nisur nga akuzat që opozita ka bërë në adresë të tij, Ristani tha se "nuk merret me politikë" , ndërsa i pyetur nëse do të jetë në krye të KQZ-së, nëse propozohet sërish, ai u përgjigj se "puna që bëj është puna që dua dhe që pëlqej". 

Deklarata e Arben Ristanit u bë pas punimeve të konferencës "Trashëgimia zgjedhore evropiane: 10 vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore", e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni i Venecias. 

22 Komente

Beni jetes, sherbetor i denje i Republikes! njish!!

Mo qete Lefto, se e leshove veten fare. Mos e trego kaq ashiqare vleresimin per sherbimin e Ristanit

I ♥ Punën?

Ashtu si:

I ♥ Çamerinë?

Me rase apo pa rase?...

"Artikulli" ose puna e Ristanit eshte nen seksionin "pa kategori", thene ndryshe, ose nder te tjerash, pa rase smiley.

Oqei. smiley Gomari vetem udhen lakon.

Zotni! smiley

I madhsmiley

po pse te mos e doje punen ky birboja.... rroga po rroge, pune tre muaj ne dy vjet, benefitet, po benefite, truproje dhe eskorte po ashtu, jetesen e ka rregulluar, femijet familjen po ashtu... nai konto te hapme e ka, po edhe ndonje vend ne listebn e deputeteve per '13 po e ka siguru. .......atehere perse te mos bertase .....Rrnofte naltmadhnija e tij...... marrte dite nga diitet e mija....(se pa ate do ta kishin ngrene krimbat tanii.....)

Jan me qindra mijra mer Alidems ata qe do te hanin krimbat po te mos ish Naltmadhnia. 

Eshte kthy administrata si vendpushim Ostrogotesh. Lukuni barabare qe nuk ka mur e ushtri qe i ben balle. Pale kur i thot Naltmadhnija qe "do ju rris rrogat" u hipen gjaku si jenicerve kur therriste Sulltani "Yxhym". E ke parasysh ate skenen te filmi Skenderbeu, kur bertet ai turku "Na prit o Itali" keshtu edhe barbaret e Saliut sa shofin Ristanin ne TV bertasin "Na prit o 2013"! 

Ah cju ka gjet juve te shkretve!!!!!

Njesh smiley

Kur vjen nga biruca cdo pune tjeter e merr me dashuri... ka te drejte.

 

 

Dmth ,s'e benka legen Berisha kete,por qenka vete i tille.

Te duash nje pune te tille, ku ndan torten e politikes dhe pushtetit, duhet te jesh nje pelivan, per te mos thene nje gagster me kollare. 

Une per veten time, me ato kushte aty, trysni aty, s'do ta beja kurre nje pune te tille. 

Frika, ose u jep krahë këmbëve, ose i mbërthen në tokë. Kjo e dyta i ka ndodhur gjyqtarit që blinte (a shiste... se di mirë... lutem, pyesni për më shumë Lorenc Vangjelin) vizë greke. Frikën e njeh mirë nga koha e burgut që bëri, por shumë më mirë njeh shërbesën, edhe kjo e diktuar, e kultivuar dhe e përsosur nga frika.

Hallall.

Shikoni se e keni gabim qe e keni kaq inat Ristanin. Mos degjoni Ramen se ai kerkon te ja u hedhe. KQZ-ja eshte e balancuar dhe vepron ne baze te ligjit. Nuk ishte Ristani qe e mundi Ramen ne Tirane por nji ai burri i forte Lul Basha qe mblodhi vota me shume se Rama (kur Rama ne zgjedhjet paraardhese kishte 25 mije vota me shume se kundershtari). Rama nuk mund te fitonte me 10 vota diference kunder Bashes kur ky i fundit kishte shume here me teper vota te vlefshme por ne kutine e gabuar. Pra si votues, si njerez, si qytetare te Tiranes Basha kishte me shume se Rama. S'ka kuti qe ndalon vullnetin e qytetareve.

Mos u merrni me Ramen se ai gjithmone keshtu ben. Sa here qe humbet nuk pranon rezultatin.

 ....ndërsa sa i takon zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, mandati i Komisionit mbaron në muajin shkurt 2013. 

... po Ristani qoka ene i qut mer daj.Mase e ka na menjen me e lo detyren next time, ku i dihet.Mire  Rama qe nuk ka kohe me lexu ligjin e KQZ(edhe peshqit nuk kane ndonje detyrim ta dine ne hollesi) po ata keshilltaret juridik pse e lon me dale kaq klluf gjithe kohen,i paska kaqola fare o burre.Mgja eshte ene varianti tjeter me  fillu heret fushaten per nje kryetar te ri konsesual te KQZ...boje  nje mundim kryetar se si dihet... se njehere ne njemije vjete thone fluturon ene pata  e  pjekun...  

dolen groupie-t e Ristanit...dhe ja ca citime:

Lefti - "Ristani e ka lapidar"

Hoppa - "Ja kom pa vet, sa te madh qe e ka.."

Hunter - "Kerkes/Oferta...pranej i osht rrit Oferta, se kemi shum kerkes ne"

Boisa - "Une ja kom prek!!!"

Espioni - "Mos e kundershtoni kot forcen e te Ristanit...ja, me pyet mua"

Bradi - "Hallall"

 

nosh-io! Pa pyt nj'her, ka kush prej tyne me m'shit ndonj çadr' automatik, a dro noj thik' me helm. Jam tuj pague mir'. Mos druani, i due per koleksion.

I love punen qe bej! Mee toosmiley Problemi eshte qe ky personi ka ngaterruar qejfin me hallin. Ne kete rast thone kercen prifti nga belaja. Sikur ta kishte kollaren me te liruar tek qafa do kishte mundesi te lodronte i lire neper fusha si shoqet e tijsmiley

Mos harro tek " pa censure" shkruaj dicka vetem aty ske thene gje.

Kam pershtypjen e ky Ristani,

po te ishte Koha e Enverit,

do te ishte bere :

ose hetues,

ose oficer sigurimi,

ose drejtor burgu ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).