Ftesë për peshqit e duhur ooops dashur :) !

Nga Inida Gjata ZHAKU dhe Christian Kreuz a.k.a. Dakar (   http://www.youtube.com/watch?v=QIA1DzAFYXc  )
 
Të dashur peshq, Në dt 18 Korrik 21.00 , në Tirana Express bëhet prezantimi i parë në Tiranë, i disa prej këngëve të albumit tonë muzikor " Shakull " si dhe prezantohet edhe projekti ynë i madh i 30 Gushtit tek Piramida. Nëse vini në dt 18 tek Tirana Ekspres , do të merrni pjesë në një shfaqje shumë të veçantë artistike ku  do të ngacmoheni dhe njoftoheni mbi ngjarjen e 30 Gushtit tek Piramida. Më poshtë keni një link ku mund të dëgjoni vetëm një pjesë nga këngët tona që synojnë edhe të publikohen në Europë kështu, shqip, siç janë. Meqë Shqipja është thesari ynë . 

http://soundcloud.com/shakull/shakull-origjinalitet

43 Komente

hallall!smiley

cti bej qe nuk jam ne Tirane, perndryshe patjeter do merrja pjese...

kur thoni: ''nje pjese nga kenget tona synojne te publikohen ne Europe..''  si, ne cvende te Europes.. dmth, si mund ti ndjekim ne qe jetojme ne Evrope?

ça kuptohet ne shqipen e sotme do te ngacmoheni??

Ka qene edhe me shqipen e vjeter, kur s'te rri mendja vetem tek gjerat e keqija. Abababa, c'paske qene dhe ti.

Belulo , faleminderit per interesimin . Mund te na ndjekesh online . Faqja jone eshte ende duke u ndertuar keshtuqe do ta postoj here tjeter. Gjithsesi, ne do te vijme dhe ne Europe por besoj vitin tjeter. Zana, nuk e kuptova mire pyetjen tende.

suksese !

C'eshte ky "projekti ynë i madh i 30 Gushtit tek Piramida"?

Mbetshin shakull te duhurit e te dashurit! smiley Suksese!

Ne 30 Gusht, tek Piramida, do te zhvillohet nje koncert, panair dhe mbledhje fondesh me qellim krijimin e nje studioje video dhe fotoreportazhesh, per komunitetin e personave qe nuk degjojne dhe nuk flasin. Me partneritetin e Bashkise, e cila do te na  ofroje vendin si dhe me kismet te shohim kush tjeter do te na perkrahe, sikurse dhe me fondin qe do te jete krijuar gjate manifestimit te 30 Gushtit, ne ankandin qe do te zhvillohet e ku do te shiten veshjet e personazheve publik te Shqiperise dhe Kosoves, do te celim nje kurs nje vjecar per keta persona qe kane nje pamundesi te jashtezakonshme te punesohen dhe integrohen ne shoqerine tone. Ne kete kurs, te gjithe ata qe do te regjistrohen do te mesojne se si te realizojne video dhe voto reportazhe. Duke dokumentuar realitetin e personave te tjere te paperkrahur ne Shqiperi e Kosove. Ne kete menyre, krijohet nje burim i pavarur dhe tejet origjinal informacioni mbi komunitetet ne nevoje dhe realitetin e tyre te veshtire si dhe personat qe nuk degjojne dhe nuk flasin do te kene mundesi te mesojne nje zanat te cilin mund ta shnderrojne ne fitimprures, madje edhe mund te punesohen ne dymilione mediat qe kemi verdalle. Kjo pak a shume por ne detaje pastaj ka shume shume te tjera qe do ti tregojme neper koncerte te vogla promovuese deri ne 30 Gusht.

qe ta kuptoj me mire une kete, me perkrahjen e bashkise dhe te donatoreve te tjere do paguani njerez qe te kendojne qe te mblidhen njerez qe te blejne rrobat e atyre qe kendojne qe me leket e mbledhura te paguani kurset?

Do shiten gje tangat e Ciljetes?

Jo aspak. Perkundrazi. Njerezit qe kendojne jam une, producenti i albumit Dakar,mund te jete Rona Nishliu, etj. Te gjithe do vijne pa pagese , madje do sjellin dhe veshjet e tyre per ti shitur , me qellim qe te grumbullohen sa me shume lek. Per realizimin teksnin te manifestimit, dmth drita, skena, foni etj etj do te kete ( shpresoj shume) sponsor. Dhe po spati do ta bejme si do ta bejme. 

Po shiti Rona ndonje fustan do vij tja blej une per nje shoqen time qe e pelqen shume stilin e Rones,seriozisht smiley

suksese,  mund te ftojme dhe nje grup jazz nga Shkupi  por a mund te gjeni  ndonje menyre apo sponsor per akomodimin e tyre?

Nderkohe ka dhe fondacione apo kompani qe kane programet e tyre te financimit te ketyre projekteve dhe mund te behete qe nepermjet kontributit te tyre te gjejme pajisjet. Nderkohe, ka te interesuar , si UNDP; etj... Ne 30 Gusht te gjithe anetaret e cdo komuniteti do te kene mundesi te shpernajne mesazhet e tyre e ta trajtojne si nje aktivitet te perbashket . Bashkia ka ofruar partneritet duke na vene ne dispozicion nje qender per te zhvilluar kurset. Nje kompani gjithashtu eshte ofruar te bleje pajisjet etje

Alidea , pjesa muzikore e manifestimit eshte mbyllur tashme. Por mund te na postosh ndonje link te tyre gjithsesi per ta dit per here tjeter. Ne kete manifestim do te promovohet gjithashtu albumi " Shakull" dhe krijimtaria muzikore e imja dhe e Dakar. po te doni hidhini nje vesh linkeve . dhe artistet e ftuar do te interpretojne kenge apo muzike te realizuar bashke me ne.

Urime Zhaku, nuk besoj te jem ne Shqiperi ne ate date por nese do jem do vij patjeter. Nderkohe ju uroj suksese ( sa per linkun e grupit ne fjale  nuk kam dicka ne duar tani, por kete bande e kam pare live ne Shkup dhe me ka bere shume pershtypje me talentin qe transmetonin, kur te gjej dicka do te ta nis) 

thanks qe me krijuat mundesine per te degjuar disa kenge tuajat dhe aranxhimin e tyre se perndryshe do te kisha ardhur.  

Me cilin vesh i degjove kuazimodo? me ate me daulle apo me ate pa daulle?

Sinqerisht vura edhe kufjet (i kam shume cilesore) por muzika ishte komplet jashte shijeve te mia. Nuk them gje per tekstet se fjalet megjithese ne shqip nuk kuptoheshin mire. Nese me krijoni mundesine ti lexoj tekset me kenaqesi do te jepja edhe ndonje vleresim per to.

po mire ti jetoke dhe ne shqiperi, cte keqe ka te vish e ti degjosh ne koncert. mbase te pelqejne . jep dhe kontributin tend me ket rast. komenti yt ishte arrogant sidoqofte. 

Gjete dhe ti,ate e ka zene fryka me kohe nga grumbullimet smiley

pa ho iher?

hahahahahahahahaha, po pse edhe neper koncerte keni ndermend te sillni garden e saliut?

mua nuk me intereson! pike.

---

peshku ka filluar dhe reklamon "evente"??? smiley

 

peshku nuk ka filluar te reklamoje evente. Peshku, si nje blog nga une shume i dashur prej shume vitesh, ku ndodhen disa komentues per te cilet kam shume respekt me ndihmoi ti ftoja dhe ti njoftoaj mbi projektin ne fjale, peshqit e duhur dhe te dashur. Jo ty qe ste njoh fare.

 

Ore qe ta dime dhe te mos perzihemi kot ketu,a hyj une tek te duhurit dhe te dashurit ?

Jo per noj gjo vlla por qe te te mos merzisim kot dhe ty smiley

Brado pse e paragjykon ti Shakull-in. Po sikur te jete moter? 

une thjesht pyeta! mos u merzite gje ti/ju?

pyeta sepse kam edhe une nja ca kenge, i kam ne bashkepunime me nje italo-ruse. po nuk kam para per te bere publicitet, ndaj edhe pyeta.

do kisha shfrytezuar rastin e "liberalizimit" te publicitetit tek peshku!

kshu! smiley

Po na dergo ndonje link dhe ti ndegjojme, mbase me pelqejne dhe bisedojme.

Ti o Brado e kape i fustan shpare smiley do dhe nai pale te brendshme tani? smiley 

 

smiley zhaku ? smiley

Urime Zhaku! Suksese.

Faleminderit Blendi .

Ju lumte ,per sensisibilitetin ,seriozisht.Ju bej thirrje peshqve qe gjenden ne ato ane te shkojne ne kete aktivitet.Na ban ma dite se si shkoi.

Po shume mire. Bravo!

sa inat........po ne qe sjemi.....e mire do ju ndjekim me 30.shume suksese zhaku......

Urime e suksese!

Kete Christian Kreuz-in e kisha degjuar, por klipin nuk ia kisha pare ndonjehere.

Urime per kengen! Kush e ka kompozuar?

Faleminderit shume per urimet tuaja smiley Fee keto kenget jane te krijuara nga une dhe te orkestruara dhe prodhuara nga Christian 

Awww Zhaku ene kengeshkruse smiley

bukur

skam kohe ti nigjoj tashti ca jane kto, por suksese anyways

rock-e pyramiden !

wtf?

veji ë-t mor burre se nuk po marrim vesh ca po thu

Poshte Paret motra !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).