Etapa e radhës në kampionatin kombëtar të çiklizmit në Shqipëri, ka regjistruar një aksident për njërin nga protagonistët, por që fatmirësisht nuk ka rrezikuar shëndetin e sportistit.

Aksidenti u regjistrua në etapën e nisur në Manëz për kronometër individual, shumë pak metra larg finishit, kur një mjet tip Volksvagen Golf përplasi një ciklist të Tiranës duke e dëmtuar.

Ciklisti i lënduar mori menjëherë ndihmën mjekësore ndërsa kjo ngjarje nuk e cënoi rivalitetin e etapës së gjatë 24 kilometra për kategorinë elitë. Në fundin e garës, në vendin e parë u rendit ciklisti Erges Zhupa, ndërsa pak sekonda pas tij doli Ylber Sefa i skuadrës së Tiranës.

Shpat Karaj u rendit në shkallën më të ulët të podiumit në etapën e radhës në kampionatin kombëtar.

8 Komente

Me pelqen sporti i ciklizmit. E ndiqja shpesh Tour de France, Pantani, Ullrich me vone Armstrong. Eshte sport i cili per vete natyren e tij, e ka ruajtur aspektin human, pa teknologji, pa taktike, pa strategji. Vetem nje biciklete, muskuj, vullnet. Me kalimin e kohes mu shpif nga skandalet e doping.

Ne lidhje me temen, nje foto aksidenti llahtari

http://4.bp.blogspot.com/_TWSXjbMsLe8/SnEgtpvGLwI/AAAAAAAAAF8/FvtxbhOTxpc/s400/cyclist-crash-3.jpg

hunter,  edhe ne sportin e ciklizmit ka taktike e strategji!

ndersa ajo puna e dopingut eshte relative..,  varet si e shikon.  po, eshte sport i ''infektuar'' e vazhdimisht kapen ciklist  te dopuar... bile edhe pas shume vitesh..  pooor,  nga ana tjeter eshte ndofta sporti  me   kontrollet  me te rrepta dhe e me te  shpeshta   antidoping.., prandaj kapen vazhdimisht ciklista te dopuar.smiley

imagjino sikur kontrolle te tilla, sic behet ne ciklizem,   te ushtroheshin   ne futboll, not, atletike  etj etj...

Ka strategji e taktike, por ne fund mbizoteron gjithmone aspekti njerezor. Psh ne maloret e Pireneut, organizoju sa te duash me skuadren, qe te marrin koken e grupit me radhe, por aha kur nis malorja e i del gjuha shokut te skuadres s'ke çfare ben. Dhe aty te del Pantani, Ullrich, Armstrong. S'ka me taktike dhe strategji. Vetem muskuj, djerse, vullnet. Jo me kot ne Tour de France, fituesi percaktohet ne garat me kronometer dhe malore.

Aksidenti mund te shmangej ne qoftese do te kishte nje kontroll te mire te trafikut ne rruge ku zhvillohet aktiviteti. Pra, faji eshte  komplet i organizatoreve te ketyre aktiviteteve  qe nuk kane bashkepunuar me Policine Rrugore. Ciklistin e ka shpetuar fati!

 titulli: Kampionati kombëtar, aksidentohet çiklisti

 

rubrika: Argetim.smiley

aaa, tani sapo lexova pershkrimin.. nuk paska vdekur ciklisti.. epo mire pastaj, ne rregull, te rubrika ''Argetim''  hyn  artikulli.smiley

 

Siguria e ciklisteve ktu te ne esh LOL,trafiku nuk kontrollohet fare,para 2 vjetesh ka qen nji gare ne Tirane ku ishte finishi para Raiffainsen bank dhe nji femer zuri komplet rrugen dhe nuk levizi me fare ne momentin ku i pari po hynte tek pjesa qe te conte drejt finishit, te gjithe kaluan ne trotuar per te bere kthesen e fundit,garen e fitoi nji Bullgar ai qe kryesonte, po pozicionet e tjera u ndryshuan shume per shkak te asaj,komedi totale.

Un e pelqej ciklizmin por esh sport shume lodhes ne vetvete sidomos ne pjese te gjata te drejta,merr shume por nuk te shperblen aq.

Prandaj jane mjetet e motorrizuara smiley

Hajde Top hajde,a ka emer ky Ciklist a ska,a ka moshe ky Ciklist,nejse,Sherim te shpejte Ciklistit,bicikleten ja sjell Daja prape sic e ka qejf ai smiley

Brado, pse nipcja jot qenka ky ciklisti?  te shkuara!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).