Rektori Dhori Kule ka abuzuar me paratë e dietave. Kështu thuhet në raportin e KLSH-së për auditimin e Universiteti të Tiranës. Në raport thuhet se më datë 13 tetor 2009 janë paguar shpenzime në shumën 835 euro për pesë ditë shërbimi për zotin Dhori Kule dhe një prej drejtorëve të tjerë të Rektoratit.

Sipas raportit të KLSH në shpenzimet e udhëtimit përveç dietës zoti Kule ka përfituar më shumë para dukei shakatuar shtetit një dëm ekonomik. Këtyre abuzimeve i shtohet edhe ato me pagesat jashtë orarit.

‘Në vitin 2008, në 17 raste, në shumën 6.1 milionë lekë të reja, janë kryer pagesa për orët jashtë orarit në kundërshtim me dispozitat ligjore, ku bashkëlidhur nuk ka kërkesë dhe urdhër për kryerjen e këtyre orëve suplementare nga punonjësit dhe epërorët e tyre, por janë vetëm urdhrat e titullarit për pagesë’- përmblidhet raporti ku shtohene dhe abuzimet me tenderat e rikonstruksionit të godinave si dhe me blerjen e automjeteve për universitetet.

‘Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kryer shkelje në lidhje me tenderat. Ky është konstatimi i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një kontrolli të kryer nga viti 2008 deri në vitin 2009… ka patur abuzime të shumta me prokurimet publike, dhe shkelje të procedurave duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar’.

Vetëm për shka të shkeljeve në tenderin e ndërtimit të godinës së re për Fakultetin e Infermierisë shteti ka patur një humbje prej rreth 30. 2 milionë lekë të reja.

Shkelje ka patur edhe në Fakultetin e Mjekësisë pasi kompania fituese për ndërtimin e godinës së re të lëndëve paraklinike është shpallur 19 ditë me vonesë, ndërkohë që ajo duhej të shpallej brenda 5 ditëve sipas rregullores.

Në përfundim të këtij raporti KLSH ka kërkuar nga Universiteti i Tiranës do bëjë zhdëmtimin ndaj shtetit, ndërsa do të aplikohen dhe gjoba.

10 Komente

Paska vu Dhori Kulja dor` dhe n`mall t`bots.

O Dhori, o legen ! O geni !

Kur do dalin thagmat e pedeve t`fakulteteve tani? 

epo  telenovele e pare shpesh kjo...edhe intelektualet shqiptar do bejne te tyren per te shkaterruar akoma me shume shqiperine...

Koh krize, edhe kendej kane filluar kontrrollet per mbishpenzimet qe bejne institucione te ndryshme. 

Kujt i rruhet per mbishpenzime institucionesh me. E ma mend ate kengen:

Jari, Jari eja ti

ma jep doren me kalu 

se dashnorja mka tradhtu...

Ramo. smiley

ps. M'fal.

smiley Bo na ka zone skleroza. Nejse Ramo, Jari aty aty jane. Tamom tamom e kisha fjalen per Bujarin.

Cfare timingsmiley

po da haje nai gjo nanjoni apo kto jane si medalje..

Te pushkatohet!

Ne cfare menyre i ka ra ky "ne qafe" Sales ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).