Edhe pse i pezulluar për një vit nga qeveria për shitje dhe afera me diplomat, dhe zyrtarisht ne hetim për këtë çeshtje, vete ministrat e qeverise Berisha shkojnë publikisht ne aktivitete te tij.

I sapoemëruari ne krye te shëndetësisë Vangjel Tavo dhe zv ministria e arsimit Nora Malaj, kane qene moderatore ne një konference shkencore organizuar ne universitetin Kristal. Numri 2 i ministrisë se arsimit Nora Malaj deklaron vlerat e këtij universiteti, duke anashkaluar abuzimet e madje edhe vendimin e qeverise dhe ministrisë ku ajo bën pjese. Edhe ministri i sapoemëruar i shëndetësisë Vangjel Tavo nuk ka hezituar te deklaroje mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij me sektorin privat. Nuk dihet nëse kjo mbeshtetje e hapur dhe publike ndaj universitetit Kristal është e qeverise, apo ministrave te LSI-se individualisht. Ne 23 maj qeveria mori vendimin për t'i pezulluar një vit licencën universitetit Kristal.

Per me shume Vizion Plus

15 Komente

Roger that, crystal clear.

Hehe e shikon qe you copy, kur te leverdise ty! smiley

Une do thosha qe peshku i ben reklame kristalit. kjo teme eshte futur tek "arsim"... smiley

 

Tjeter ben e tjeter thua ,qe te m'prishesh mendjen mua,

por une mendjen e kam te mbledhur ,se askush tjeter s'ma ka hedhursmiley

Zv ministrja e arsimit i ben reklame nje universiteti te cilit ministria e arsimit i ka pezulluar licencen. S'kishte faj ambasadori danez qe habitej c'popull idiot jemi.
PS. Lajm i ri i sigurte fare dhe kete here, bathorja dhe paskuqani do votojne xhelal mziun dhe sali berishen ne zgjedhjet e ardhshme

E para punes ambasadori danes nuk ka goje te flase sepse danimarka ka fatin te jete si veshka ne mes te dhjamit nga nje ane jane vellezrit skandinave "wikinget" e nga ana tjeter eshte tregu i pangopur gjerman.

Prapse prap kane si shoqeri shume gabime.

E dyta qe eshte dhe me kryesorja ne shqiperi nuk ka as ministra e as zv/ministra por ka vetem sherbetore qe zbatojne urdhra 100%.

 

Si ne shume fusha te jetes ne Shqiperi dhe ne kete drejtim jemi akoma ne transizion ...ministrat e zv/ministrat e vertete ne kuptimin e mirfillte te fjales nuk jane shfaqur akoma ne horizont.

Kristali ka per te pasur edhe me shume studente kete vit. Deri tani qarkullonin vetem llafe. Sot eshte e sigurte qe e merr diplomen pa shkuar. Gjithe cyryket e gjytrymet do marrin diplome tani me shpresen, jo krejt te pabaze, se do gjejne pune ne shtet. Pervec kesaj, nje pjese e kane te sigurte punen dhe u duhet vetem diploma. 

Celesi, si gjithmone ne kesi allishverishesh eshte LSI. Ajo ka per ta nxjerre edhe nga ky hall Kristalin. Do shihni qe do anullohet edhe vendimi i Min Arsimit, sepse keshtu i duhet LSI.

LSI u premton fakirave vend pune per voten, i con te Kristali per te marre diplome, i fut ne pune. Ne zgjedhjet e reja i qarkullon, ben premtime te tjereve, i con ne Kristal (ku edhe paguajne meqe ra fjala), i fut ne pune.

Me kete skeme, Likes i "lef qeni rate". Edhe s'leviz nga perqidja qe ka ne elektorat, edhe gerryen elektoratin e te medhenjve, po ben edhe ca leke se helbete do paguajne mavrinjte me mor diplome. Ben dhe ndonje nder per LRI (Kristali jep "bursa" qe per cudi i marrin 99% te rinjte e Levizjes Rinore per Integrim).

Prandaj mos e shihni kete si problem te sistemit arsimor. Thelbi i ketij problemi eshte se nje pakice (LSI me gjithe hallexhinje qe mbledh) i kane hypur ne kurriz pjeses me te madhe te shoqerise.

Ndjese gjithe LSI-stave kudo qe ndodhen, po s'rrija dot pa e thon. Gjithsesi, jo detyrimisht keto siper vlejne per ju. Ju pershendes! smiley

 

Më knoqe Tirons! Kisha ndërmend të thoja ndonjë gjëkafshë dhe unë për mullarin e m..... në arsim, por i ke thënë ti për bukuri. Së bashku me sarkazmën përzien të vërtetën. Madje, kjo është gjuha që duhet përdorur me racën e pështirë, tallja.

hahahaha fantastike video. Dhe mos e shani me Enverin ju bythlepiresat e Saliut dhe Ilirit se ju denon zoti pastaj. 

Ndjese gjithe LSI-stave kudo qe ndodhen, po s'rrija dot pa e thon. Gjithsesi, jo detyrimisht keto siper vlejne per ju. Ju pershendessmiley

hahahahaha Tironsi m'erdh haberi per kete kengen nga ky artikulli i Shqip "Enver Hoxha vs Sali Berisha - Beteja ne Youtube".  Nuk ma mbajti te youtuboja Liron, me mjaftoi leximi.  Po ti rrofsh per prurjen smiley.

Edhe kenga e Lulkes ishte c'ishte.  Per nga teksti se as per kete ncuq.  

Komandanti pastaj ... yll o, o qe shndrit m'planet. 

E lexova te gjithe ate artikullin e shqip-it. Jashtezakonisht i dobet. Duket sikur e ka shkruar student i vitit te pare se gazetarise. E ka ulur jashtezakonisht shume nivelin shqip-i e cka eshte me e cuditshme qe shkrimi gjendet ne kategorine "kulture"..oho ho

E po tani,t'ia zeme ne goje edhe meritat se nuk prishet keshtu per nje diplome fallso,reputacioni i nje universiteti qe ka diplomuar me mijera studente studioze..Apo si thote edhe nje thenie e vjeter akademike,nuk digjet jorgani per nje plesht...

nuk eshte mbyll akoma kristali????

hahahahhahahahhahah shtet leshi

sa gjynaf ai vend....

po kjo qe duket si gruja Shrekut...mos eshte i cik antikapate?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).