Edhe punimet e reja të bustit të Ismail Qemalit nuk nxorën gjë në dritë në konkursin e shpallur nga Galeria Kombëtare e Arteve. Tetë bocete të reja i janë propozuar jurisë - Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakëllbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica Kuka – e cila e gjendur ngushtë i ka dhënë karar të pranojë njërin prej tyre, por pa e shpallur se cilit është fituesi.

Niveli i ulët artistik, moskuptimi i figurës së Ismail Qemalit dhe mungesa të theksuar e shumë detajeve që shoqërojnë figurën e patriotit që vuri gurin e parë të themelit në pavarësinë e Shqipërisë janë shfaqur edhe në këtë prurje të dytë duke ligjëruar skepticizmim e të gjithëve se edhe me shtyrjen prej një muaji i gjysëm të afateve, vështirë të arrihej gjë nga skuptorët që synonin fitoren. Kështu pra Ismail Qemali është ekspozuar po aq i mjerë sa në fazën e parë të konkurimit. Ilirjan Shima, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori (Pjerin Kolnikaj është tërhequr) kanë sjellë secili dy variante të monumentit: një shtatore dhe një Ismail Qemali të ulur. Por edhe kësaj here skuptorët vështirë ta kenë parë me vëmendje fotografinë e plakut të urtë të Vlorës, përderisa në asnjë prej boceteve nuk e gjen përfytyriumin e kërkuar të tij. Vështirë t'i përafrohen imazhit të Qemalit edhe bocetet ku ai shfaqet ulur, çka me siguri duhet ta ketë vënë akoma më shumë në vështirësi jurinë përzgjedhëse.

Por ç’do të ndodhë më tej?

Meqë tanimë nuk ka kohë për të shtyrë edhe një herë afatet, nga Galeria ka dalë lajmi se sido të jetë, njëri prej këtyre punimeve do të shpallet fitues dhe skuptura do të vihet në një nga sheshet e Tiranës. Vetëm se për ta hequr barrën nga vetja vendimi nuk do të bëhet publik, por do t'i përcillet Komisionit Shtetëror për Festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Pra le ta mbajnë ata topin në derë dhe pse jo, të shpallin edhe argumentat në mbrojtje të fituesit. Galeria e hoqi barrën nga vetja. Si edhe të tjerëve, kështu i shkoi fati konkursit të skupturës dhe nuk do të ishte çudi që deri tek sheshi figura e Ismail Qemalit të ndryshojë edhe disa herë të tjera. Ndoshta edhe emri i autorit ...

Alida Cenaj 

106 Komente

ore ky skulptori duhet te jet miop,ndryshe ska mundesi... ose eshte ngateruar, ka dash te bej Ismail beun, po i ka dale Haxhi Qamili me jelek antiplumb.smiley

Nuk eshte skulptor fare o Belul...Amator qe mund ta kete te kristalizuar ate diplomen...Se nje profesjonist nuk do denjonte te turperonte veten me nje pune te tille...Nejse se eshte humbje kohe ti besh kritike arti nje boceti si ky lart

Nuk e di sa do ta kete cmimin monumenti i Ismailit...Aty qendron thelbi i ceshtjes per keta skulptoret

Ky ka skicuar I.Qemalin apo ka pozuar Berisha? Ne kerkim te nje skulptori monumentalist. Mire do ishte ti benin nje ftese O.Paskalit.

Kjo eshte nje kopje diletante e monumentit se Linkoln ne SHBA

 

Kjo ketu (nuk po hyj ne gabimet trashanike propocjnalo-anatomike) por qenka per tu vendosur perpara ambasades pink

 

Ky ketu e ka paraqitur si Lenini (por me breke te mbushura) i cili sapo del nga dera e azilit

 

Kjo sikur eshte punuar nga nje student te vitit te pare te liceut per skulpture

ky i ngjaka më shumë Princit të vogël sesa I. Qemalit...

Para ca kohesh kishim nje debat mbi menyren e te berit te gjerave ne Shqiperi.

http://www.peshkupauje.com/2012/04/monum...

Behet akoma me e rende situata kur shteti ne kete vit jubilar vjen krejt i papergatitur dhe ben gjithcka ne momentin e fundit dhe me minimumin e profesionalizmit artistik. Po te shihet me vemendje asnje nga artistet me nje autoritet nuk mori pjese, ose me mire ata pak qe moren pjese shpejt u terhoqen...dhe kjo jo vetem per shkak te kohes tejet te limituar dhe dhe situates kryesisht rrumpalle ne rrafsh institucional.

Eshte per te ardhur keq, qe ky vit kaq sinjifikativ, nuk ka ndryshuar asgje ne mendesine shtetformuese te shqiptarit. I njejti mentalitet,e njejta mizerie shteterore, e njejta rrumpalle ne rang te lart shteteror, e njejta fatkeqesi per popullin si ndjekes qorr i ketyre legenave...me kostume firmato.

Eeee, arti do bythe, ka pas thone nje profesor i Liceut dikur. Po jo nga ajo e Ambasades Pink. Se per skulptura konceptuale me leter alumini te cajne ballin te gjithe. Po kur te duhet te kapesh dalten ne dore dhe te cash gurin per te nxjerre karakterin, atje duket ustalliku. Nejse mo. Per 200 vjetor edhe me mire do jete. Ketu do jemi e do e shohim.

Rrnoft' Komsioni Organizus!

Reprezantime figurative bustesh e portretesh ka plote Shqiperia, mendoj dicka konceptuale do ishte me bukur dhe besoj nuk ka rendesi dalta e guri (mediumi), se sa koncepti i pavaresise dhe roli i Ismail Qemalit.

A nuk jeni lodhur duke pare se sa plake ishte Nene Tereza ne te gjitha bustet ne Shqiperi? A nuk mundet dikush te pakten te lejoje monumente simbolike, e jo vetem personifikime, per vlerat qe kane njerezit ne Shqiperi?!

 

Cimo, une po flas per perpjekjet e deshtuara te ketyre skulptoreve per te bere nje monument te nje personi historik. Zakonisht keto persona punohen me realizem. Edhe nene Tereza eshte plake ne bustet ne Shqiperi, se tek ajo kane pare vetem pleqerine, jo forcen e brendeshme. Ketu eshte edhe madheshtia e artit. Kjo jo se jam kunder artit konceptual, apo modern. Po kur ai vjen nga talenti. Si puna e ketij xhaxhit ketu

Epo shyqyr qe i paska dhene karar Suzana Varvarica Kuka. Boceti i punuar prej Ali Osekut, cili eshte? 

Ore, nuk   ka ndonje, prej ketyre qe kane kerryer keto, .... qe te kete mbaruar per skulpture e jo per prodhim gogolash,  xhanem ? Di gje ai Komshoni Organizue?

Mjaft me Galerine e te njejtat fytyra kuratoresh, drejtoresh, jurish qe perhapin lajme se s'ka cilesi ne keto konkurse! Nuk ka artiste qe duan te bashkepunojne me kete grup shushunjash, qe te fusin berrylin pasi te marrin punet, vlerat e kreditin per cdo gje!

Ka shume artiste me ide, dhe ju lumte qe nuk merrni pjese ne keto konkurse, pra nuk mbeshtesin kete sistem te kalbur plot me hipokrite!!!

Shihni ca keto bocetet per mbretin Zog... smiley

 

nga kane dale keta lloj "artistesh" mer jahu??? per gure te lanes kane konkurruar? cfare kombi idjot!

Obobobo, e para sec ka nje hije kermilli smiley. Ose jashtetokesori (minuta e dyte) smiley.

te gjitha karikatura ne 3d! smiley

Me thene te drejten, mua kjo e fundit me duket shume interesante, ngacmuese... te jep ndjesina te perzjera, nje kolorit fashist i kokes mbreterore, pakez pendim, perulje, melankoli e moshes smiley, pishmanllek per cfare ka pas ne lobin e pasem trunor por qe ska mujt me e realizu. Mendoj se skulptori eshte nje son of the gun, shume i zgjuar dhe i mprehte. Vota jeme shkon per kete variant. pa shaka.

"pishmanllek per cfare ka pas ne lobin e pasem trunor por qe ska mujt me e realizu"

ai ashtu si kanal, shenje e lobotomise me nje llaf? smiley 

ose thjesht ndonje motiv folklorik nga kostumografia e krahines.

motiv folklorik the?    urdhero, me kostum popullor..smiley

smiley nga i gjen keto?

aaaa, kush kerkon, gjen..smiley  

po ja,  kur shoh  ne Google apo nga miqte e FB  foto, apo materiale interesante ne pergjithsi , copeza nga historia e Shqiperise,  i save..smiley

kam edhe nje tjeter, ku anetaret e qeverise se Zogut jane veshur me fustanella..

bukur, bukur... me pelqejne fotot me teper se videot. fotoja te le kohe dhe mundesi per nje reflektim me te forte. thanks.

 

Te tere tosq keta o Belul smiley

jo, shikoje me kujdes... jane kujdesur qe uniforma folklorike  te jete gjithperfshirese..smiley

kemi fustanellen toske ,   xhoken gege.. ndersa qeleshja duket si e Shqiperise se mesme..smiley

jokingsmiley gjithsesi ngjajne bukur.

sa mire do ish te visheshin dhe keta te sotshmit keshtu smiley

ide shume e bukur..smiley  p.sh  me rastin e 100 vjetorit te Pavarsise.smiley  

ci gjeti  politikanet skocez,  qe  ndonjehere, rast feste kombetare,  perdorin veshje tradicionale..

Për Zotin e imagjinon dot Berishën me fustanellë? smiley

Shejtani flë, ti vete e xgjuan!

pse  ca ka?smiley  

ja me qeleshe labe, pershembull.smiley

.smiley

Qeleshja nuk është gjë hiç. Po kur i ngritën edhe këngë labçe. A Nazif, a Nazif, për një vit labçja m'u çpif. smiley

Ate hurin t'ja kishin kompozu Vertikalisht kishte me shume domethenie !

Vazhdojne perlat,...Nese keni ende nerva

 

ç'paske qene dhe ti moo smiley

Sa ve re smiley

E shpjegova Rushi..Per ata qe kane nerva dhe zemer te forte..

Imazhet e siperme jane me permbajte grafike

elektrik blu kekan smiley

O Arto, a nuk ta heq petllen kur lexon tek baza e statujes "Ismail Qemali"??? smiley

Po mire qe e ka shkruar, por si e ka shkruajtur, stil i llahtarshem fare..(lexohet si Umall Gemall) smiley

mbase ka vene adresen e emailit... gmail gmaili

se qe ata te gjithe jane ismalinj qemeler, kjo nuk ka dyshim... vec me qen qorr...

gmail.

Mua me pelqeka modeli "el tigre" (i pari) me koken me te madhe se trupi. Mire qe s'i paskan ngritur gishtin tjeter.

gjemb, mua me shume nga te gjitha me pelqeu kjo bocete... me shume per nga sinqeriteti i ''artistit''.smiley    ky i ka vene emrin: Ismail Qemali..  kush e di thote, mos e ngaterrojne me ndonje tjeter..smiley

 

smiley

Te pakten ksaj nuk ja paskan bere cicin te kembet pa u bere ende statuje prej verteti. Ose ndoshta artisti/ja e ka bere qe te tregohet sa me realist si do duket pas 1 jave ne lulishte.

Si na e paskerkan sklupturuar Naltmadhnine e Tij, Zogjin e I dordolec mer jahu? Shtatorja e tij duhet te sintetizoje matjanin dinak , burrin e shtetit, mbretin reformator dhe qendrestarin me opinga qe ju ngjit malit me luftue ...Cfare birbosh jane o Zot.Nje shtet surrogato ku mungon serioziteti minimal.Punet duhej te kishin filluar 4-5 vjet me pare dhe nuk lihen per minuten e fundit.Kam pershtypje se ndonje skulptor i vertete si M.Dhrami as ka denjuar te perfshihet ne kete kllounade. Te tjeret jane skulptore te tipit Koci.

Cme pelqejne komentet per mbretin, qe kane akoma frymen e PPSH-se.

Une per vete nuk jam me te dhe kam votuar per Republike ne 1997 ne referndum,por dhe kjo propogande bajate kunder tij eshte qesharake.

Kujtoja se batutat e filmave te kinostudios Shqiperia e Re ishin vetem batuta,por ato paskan hyre dhe ne mentalitetin e disa njerezve ketu.

Kot nuk hidhte Enveri gjithe ato pare per filma dhe propogande.

Ja dhe produkti ne komentin e spiritus!

Spiritus, a thua eshte nje sabotim i qellimshem, se tallje po e po... EdRama me duket se i kurdis keto pune.

Baca Ismail me qeleshe Ballisti smiley Pa "antenën: e Labit  .Besoj gjithpërfshirëse . Nga agjensia Nano nuk ka ndonjë koment për përdhosjen e i QIN ( tm pf ) Vjetuerit të të Pamvartunës Skypnie nga "deshtaku " Berisha smiley me dordolecet qe praqit si Skylptyra ? Sikur deklaroj qe moti "prapa i vjen Historia "para se te riciklonte Plehren e Plehrave te Shqiperise Sali Babasqap Vucidol Berishen !

Zogja me Smail beun, si don Kojotja y Sanco Panca.. 

I bini kot m'qaf' artist've! Ata thjesht i jan' p'rshtat koh's.

Un' s'e marr vesh pse nuk iu p'lqen ai boceti ku I.Q. del si "motra". Fundja emancipim tregon. Komunizma emanciponte grat' i b'nte si burra, sot emancipohen burrat. 

Me-qi ra llafi, Zogjin e kishin b' si Marko Ruvina: I holl', i gjat', me pak kurriz t' dal'.

Po ato musteqet ia kishin rritur. Zogji i ka pas musteqet alla-Çaplin, jo alla-Stalin.

''Me-qi ra llafi, Zogjin e kishin b' si Marko Ruvina:

 

'' ju njoftoj se shtata  punon te ndermarrja Fitorja dhe nuk ka pesuar asnje ndryshim!.smiley

''Gaforrja''.smiley

Gjallë?!

pooo... sami amenin do e njihja ne mes te njemije vetave une... foooool!

''fol vogelush, fol..smiley

Pse vet'm mustakun the? Po balluken? Vec i gjo smora vesh, p'rse duart proporcionalisht m' t' m'dha se kom't? Ca dun' me thon' me ato kom't e vogla, eeeee? Mos ja kan' b'r' matjet princit t' ri ene kane nxjerr' p'rmasat p'r skulptur'n me an' t' transpozimeve gjenetike, eeeeeee?

Aty ka shum n'n kuptime o cmir'zi. (Nuk 'sht' ashtu kot q' thua ti). 

E para k'mb't e vogla tregojn' q' ai nuk vraponte dot...pra bie propaganda e kuqe q' gjoja Zogji IA MBATHI VRAPIT n' 6 prill.

E dyta: Po duart pse i ke kaq t'm'dhaja - pyeti K'sulkuqi  (e kuqja iu del me shpirtin juve). 

Po si i b'ri gjith' ato vepra t'm'dhaja Zogji? Me duar t' m'dhaja dhe t' gjata, deri n' Bari e Selanik...ku vrau armiqt' e Shqipnis'.

p.s Belul/Emo: Pseudonimi juaj n' qend'r 'sht' PERLA!

 

kodi penal... ka nje ligj shume interesant per ata qe humbasin dokumenta me rendesi shteterore. 25 vjet burg!

Një ditë...dhelpra dinake po ecte nëpër fushë duke fërshëllyer. smiley

Me mire ne burg se ne rrugen ku doni te me shtyni ju.. Mos mendoni te...

Deri dje kjo grua kishte një shqetësim të madh. Kurse tani iu kthye qetësia. -tha sigurimsi smiley

"Leri keto Sami Hameni.."  Tha Rajersoni pasi i kontrolloi vizen ne aeroport. smiley

smiley 

 

Tha Rajersoni pasi i kontrolloi vizen ne aeroport.  

Thënie shekullore ...nuk po embaj dot te qeshuren e panderprerë

''shoqa Besa, mos harroni...  ju keni nje djale te vogel si engjell...

Nje aksident, nje helmim..

Njerëzit e mi do t'ju ndjekin pas, si hije!

ej po gaforrja, nduk e mos u duk, ' ? smiley 

Po gjithmonë kishte një armik që fshihej, se po të kapeshin të gjithë qysh do bënin filmin tjetër pastaj. smiley

tjeter ndukje thac' smiley 

Na futi xixat dhe u çduk smiley

' tru gjent'llmen nev'r tells..

te ky film, per here te pare  shohim  burrin modern shqiptar... emancipimi ne shkallen me te larte...

Skenderi, burri i shoqes Besa,  pasi ishte kujdesur per djalin, kishte pergatitur darken, kishte shtruar tavolinen.  nderkohe i serviri pjaten se shoqes qe ishte e lodhur nga puna.smiley

bile kur sh Besa hyri ne shtepi,  Skenderi  e ndihmoi te hiqte pallton  dhe  u kujdes ta varte ne kremastar...smiley  sweet e..smiley

I pari është Kapedani or t'u mbylltë e mëndjes, t'u mbylltë. Bert Nderika që qëronte peshk. 

Po këto, ti i ke bërë edhe këto?  

P.S. Po i madh ka qenë Skënderbeu:

Mamicë. unë e di që ti dhe Pali duheni..... që në shekullin e XV biri i botës, në Krujë përgëzonte princeshën që "plugohej" me Palin. smileysmiley

mire mire, Berti ndihmonte... kurse Skenderi ishte tuti completi.smiley  i bente te gjitha...

Komisioni qe eshte marre me festimet e 100 vjetorit eshte krijuar para 3 vjetesh.
Atehere kur u krijua po ne kete faqe ka pasur kritikat me te medha,te tipit ka dhe 3 vjet,cfare budallalleqesh flet qeveria,apo Berisha do te fshehe problemet qe ka me kremtimin e 100 vjetorit.

Sa per skulpturat,mbreti nuk duket keq ne skulpturen ne shigjete.Po te shohesh dhe skulpturat e mbreterve te tjere ne Europa jane kopje si kjo.

Ismaili ne kolltuk, thote dikush,eshte kopje e presidentit Linkoln.
Po Kristoforidhi ne Elbasan kopje e Linkolnit eshte?

Kopje mor kopje jane...Po e shoh se njohurite e tua te artit anojne andej nga seksjoni i BBF...

 

E tmerrshme! 

Tani ne katnare kemi qene dhe jemi,por kur e dokumentojme me krenari dhe ne  nje skulpture eshte cik e rende per t'u pranuar.Keto skulptura e paraqesin Ismail beun ,jo si burre shteti ,por si katnar myzeqeje te cilit i mungon kopeja.

s'kane pike shije qytetarie keta skulptoret tane,dhe jo vetem ata.smiley

Te tere praktiken ne Kamez e kane bere keta?

Jo ne fakt kane dale nga shkollat e idhullit tend se bashku me kryetarin tend piktor.

tani me bindesmiley

Po lexoju CV dhe besoj se do te bindesh.
Edi Rama psh mbaroi Institutin e Larte te Arteve ne 1987 etj etj.

Epo ,ata kane qene dhe pedagoget e tu.smiley

ne çfar katrahure po shenderrohet vendi yn ne te gjithe jemi deshmitare,kjo rrokullime  ka nisur qe ne 1945 tani po ecen me shpejtsi edhe me te madhe,

zoti na ruajte se ku da na katandise kjo rrokullime e pandaleshme,

u mbars demokracia dhe polli nje...mut cobani per 100 vjetorin e pavaresise.

Po c`u duhet ketyre te bejne ismail`ra kur Ismail Qemali eshte per mrekulli ne Vlore, i teri dhe i beri!

Sikur ato para te shkonin per te restauruar apo modifikuar me ndonje shtese ambienti Monumentin e Panvarsise, do te kishte qene 100 here me vlefshme se sa keto pordh`jekete!

Por kur s`ke takat per arte figurative publike  ja keshtu do te ndodh te qesh dynjaja! 

Ja psh nje statuje e shemtuar e dhime! 

A eshte Ismail beu ky burri ne qender? Dhe nese po, what else in a world you people are looking for? Kush eshte autori? Dhe a nuk kopjojne dot a mesojne prej tij? Pse dmth gjithnje ne rruge te pashkelura...

 

Monumenti kushtuar ditës së Pavarsisë.jpg

 

 

Kush eshte autori?

Edhe ket muhabet kishim manget smiley.

epo dhe njehere qe e mora Vloren seriozisht, nuk me eci smiley

Ne na merr seriozisht Presidenti, na mjafton. Se e kemi me dokument tani e ne valen e re te korrigjimit te shqipes, qyteti duhet te permendet vetem me fjalen perkatese.

smiley.

PS: Baba i ciceruesit.   

eshte treshe autoresia. ose trio, se treshe tingellon janglleç smiley

Po se ketu duket fryma komuniste... stilistika komuniste... ku burrat duhej te pasqyroheshin si burra. 

Sot nderkohe, meqenese kemi dhe Arvizun mik ne shtepi, qe te mos ofendohet LGBTja dhe ambasada pinq, burrat e dikurshem duhet te dalin ose uniseks ose te pasqyrojne tolerancen seksuale te shqiptareve... qe te mos u lendohen ndjenjat lgbtve. kupton? e ndoshta shumica e pjesemarresve jane thirrur nga keto shoqata.

Ke te drejte Zot,por fryma komuniste ishte aq e forte sa u mori mendjen artisteve qe po pasqyronin edhe grate si burra pastaj.

Ndoshta artistet qe atehere po mendonin per biseksualitetin.

Si nuk e ka vene re njeri kete,se per Mujin e Halilin apo Gjergj Elez Aline u shqye PPu nga komentet qe Gjergji me te motren ishin dashnore apo Muji dhe Halili ishin homo.

Tek monumenti i panvarsise ne vlore Ismaili nga pikepamja  e bashkimit , nuk eshte vetem!  eshte i plotsuar simbolikisht ; libri arma pushka grushti shikimi etj  

... kurse Ismail beu simbas projektit te qeveriut eshte (1). i vetmuar (2).  pa vizion ( 3) i depersonalizuar, mund ti shikosh kembet dhe qendrimin e trupit ..duket si kaush! smiley

i politizuar ketu edhe debati per "dy grumbuj balte", nejse.

p.s.

sheh edi rama nje femije  te vogel skaj rruges teksa po luante me moot (sorry my french), dhe e pyet: c'po ben ashtu te keqen xhaxhi, mos se nuk eshte mire? Po ja o xhaxhi, gjeta nje cope moot dhe po bej skulpturen e sali berishes! Ashtuu, u cudit edi, po pse zgjodhe te sali berishes e jo te edi rames? Nuk me mjafton mooti, duhen dy copa. smiley

Hahahahaha!

+1

Njera me shemtuar se tjetra. Te Ali Osekut kam pare disa piktura dhe me kane pelqyer. Po nder keto skulpturat asnjera nuk me pelqen.

Sikur te kishte gishtin e mesit te ngritur  do te ishte nje kryeveper kuptimplote.

Ajo e Zogollit, mbretit karragjoz nga Mati, me pelqen shume.

Lexova dicka ne media per sheshet ku do vendosen. Ishin te gjitha sheshet, "sajesa" te momentit...e aspak te pranueshme per rendesine e disa figurave historike.

Me parlamentin e ri dhe stadiumin e ri kombetare, dini gje si ecin punimet?!

Para pak kohesh z.Shima deklaronte ne media se jane perzgjedhur artistet per bocetet fituese edhe pse ata nuk permushnin kriteret (cilesore) artistike. Pyetja qe une ngre eshte.

Si eshte e mundur qe Drejtori i Galerise Kombetare, si pergjegjes per perzgjedhjen artistike te boceteve fituese, te beje nje kompromis kaq ordiner per nje eveniment jashtezakonisht te rendesishem?!

A nuk do ishte ne dinjitetin e tij te dorehiqej nga kjo detyre/pergjegjesi, per te mos e marre persiper mediokritetin e punimeve artistike?

Pse pune kaq te rendesishme behen, shkel e shko..?! S'kane dreqin, piken e integritetit moral?

Per parlamentin pritet te levrohet kredia se projekti fitues eshte shpallur.

Per stadiumin parate varen nga UEFA qe ka goxha burokraci,por do te behet.

E kqeja eshte se deri dje akoheshit perse duhet bere parlamenti apo stadiumi,sot ankoheni perse nuk jane bere.

Jeni bere si kalamajte e vegjel.Smerret vesh cfare doni.

Vetem pyetjen per parlamentin e stadiumin lexove/kuptove nga gjithe komenti im?!

Sa thua per parlamentin, ose dezinformon qellimisht ose nuk ja ke haberin se ku qendron problemi, real. Gjithashtu, dhe per stadiumin. Nuk eshte e vertete qe Uefa ka premtuar konkretisht fonde.

Pastaj, ti or shqiptar prej amerike. A si te duket qe tempulli superluksoz i demokracise te ndertohet me para borxh? Po stadiumi kombetar, krenaria dhe imazhi i sportit shqiptar te ngrihet me donatore(shih variantin shqiptar te fjales, lemoshe)?

Jemi ne 2012, o njeri, jemi i vetmi vend ne europe qe nuk jemi prek nga kriza financiare. E kupton? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).