Policia fillon ndjekje penale ndaj argjendarit ne Fier per shkak te publikimit te videos se grabitjes te argjendarise se tij. 

Fillimi i procedimit penal ndaj Kabucit u bë si i dyshuar për veprën penale “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, pasi ka rezultuar se filmimet e brendshme të vidiove të regjistrimit të vjedhjes me armë te argjendarisë, ia ka dhënë nëpërmjet një USB-je, pak kohë pas ndodhjes së ngjarjes më 05 korrik, personave të pa autorizuar.

Xhirimi ne pronen private te argjendarit qenka sekret shteteror?!

32 Komente

hahaha....car ligji

Uroj qe mos te jesh duke e krahasu me rrepubliken e shqipnise. Kemi te njejten gdp. E kongon, dhe kemi pupullsi 20 e ca here me te vogel. Kemi kryminister Salen, jo ErVeline. smiley

Ne fakt bej gabim qe krahasoj se Kongoja ka rrezik ka shpresa me te forta per tu bere shtet me plot kuptimin e fjales ndonjehere.  Kur ne sic the ti, do kalojme nga Sala te ErVeliaj.

Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit-!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ku eshte sekreti shteteror ketu ?!!!smiley ky eshte shtet sume! 

Me siguri qe keto vjedhje i bejne vete policet. Kur vjedh dhe grabit kreu i qeverise cfare duhet te bejne policet? Sehir? Jo, duhet te vjedhin pikerisht ato objekte qe duhet ti ruajne. 

kesaj i thone futja kot... video eshte prone e te zotit te dyqanit.. o zot.. pak se shteti nuk ishte i zoti ta mbronte kete qytetar- i ashtequajtur biznesmen  ( i cili duhet te kete paguar taksat vit per vit ) por tani na dilka qe paska nxjerre sekret shteteror,,,,,,, o tmerr o tmerr o tmerr...

Ska me asnje shprese... nuk behet Shqiperia..

po te jap edhe nje detaj: keto dyqane jane te pajisura edhe me nje buton qe sinjalizon menjehere rajonin me te afert te policixse. Butoni eshte shtypur menjehere ne kohen e grabitjes por policia i ka shkuar mbas 2 oresh. Kaq!

Shume mire qe e kane paditur. Duke pa videon hajdutet ose 

1) Do te largohen ne drejtim te paditur tani, ose

2) Ndonje mund ti njofi dhe policia do te duhet ti arrestoje pastaj 

Dhe meqe kuota e zbulimit te krimeve eshte e ulet, duhet te mbetet akoma e tille per force zakoni smiley 

Temë shumë e qëlluar. Gjetje inteligjente.  Kështu si ide pse ekziston ky ligji e ka njeri apo hajde mo vari teneqen.

smiley

dhe kete se kisha nigju nojhere.

Çfarë ka për të qeshur? Që në momentin që ai material sekuestrohet nga policia konsiderohet Konfidencial dhe i pa-disponueshëm për persona të paautorizuar. Pra edhe shpërndarja përbën precedent penal. 

Si spaska per te qeshur,ne vendngjarje paska shkuar me perpara Media se sa Policia.

Kalove degë tjetër më duket. Po diskutohet për ligjin jo për shpejtësinë e policisë. Pastaj media arrin para policisë edhe në shtetet me policinë më efiçente. E ka për zanat.

Po pse deget kot qenkan atehere? Po nga shpejtesia pra po varet sekuestrimi i videos ne kete muhabet. Ah nqs e ka per zanat mire,po Policia cfare zanati ka ?

Që në momentin që ndodh grabitja daje, materiali filmik dhe zona rreth krimit nuk duhet prekur. Ndryshe akuzohesh për prishje të provave dhe sabotim të hetimeve.

Ska asnje ligj ne rastin konkret,video ka qene private dhe jo e lidhur apo me sistem alarmi me rajonin e policise.

Edhe sikur xhirimi të ishte me celular ligji është njëlloj. Çdo material duhet t'i kalojë hetuesisë. Madje po nuk e dorëzove mund të akuzohesh për fshehje të provave.

Në këto raste ligji i jep prioritet Sigurisë Publike dhe jo "pronës private". Kështuqë është e kotë të përmendet "pronësia" e xhirimit. 

Lere fare,nuk e zgjidhim dot,keshtu qe rrijme ti me mendjen tende une me timen.

Jo, ligji në punë të vet e ti në punë tate. smiley

edhe keshtu s'eshte keq   smiley

lol, po mire po videot e Priftit pse nuk i moren per prove? Biles i thane edhe se kishte shkelur privatesine. Kur na doli tani qe video eshte prove? Apo kur ju iontereson e quajne prove biles edhe te arestojne se i ke publikuar proven, dhe kur nuk ju intereson thone qe video nuk perben prove.  

Unë tregova ligjin dhe pse është ky ligj. Hollësitë kërkoja përfaqësuesve të D.P.D.P.P.U.

(Departamentit të P.D. në PPU).

berber jo cdo prove pranohet nga gjykata. Nqs prova eshte mare ilegalisht sic ishte mare ajo e Pritfit atehere nuk pranohet,logjike. Nuk ka ktu vend per politike, ligji eshte ligj.
Arsyet pse ajo prove u quajt e paligjshme kerkoja gjykatesit, dhe ai do te pergjigjet : interpretim sovran i gjykatesit! Me pak fjale hec e pirdhu se e di une at muhabet.

plako me termend e ke? a e ke pare ndonjehere ate mutkanalin ABC ku gazetari hyn ne vendin e krimit (me guante/ doreza ose edhe pa to) dhe fillon ne sy te gjithe policise te pershkruaj vendin e krimit dhe evidencat materiale te policise hetimore si te tregonte enet e guzhines se shpise se vet?

Me siguri, duhet te jene polica qe u ka ngexur ora me 1990 smiley

Ne fakt si mbas lajmit nuk thote qe personi po ndiqet penalisht per sabotim hetimi apo prishje provash, por tekstualishte "per tregim sekreti shtetror".  Pra Brado ti je mese ne rregull.

ai akuzohet per thyerje te sekretit hetimor, eshte fare normale. Kur policia kryen nje hetim dhe informacione qe kane te bejne me hetimin rrjedhin, atehere ka shkelje te sekretit dhe kompromentim te hetimit. Ca ka ktu per tu cuditur?
Apo roli i naivit ju shkon per shtat?

mua ne fakt mu duk e cuditshme qe e kishin len videon te publikohej sepse u jepte idera gjith "te fortve"

Kavo, 

zakonisht ne raste tilla videot i qet direktamonte pulicia, si mjet alternativ per te marre info mbi kriminelet. Aty bohet e kunderta? Ose ka ndonje detaj qe policia nuk do ta bej publik per momentin, ose pulicia nuk do qe kalashnikovisti te gjendet.

Bame, çdo detaj i dosjes hetimore (video, gjurmë etj) konsiderohet "sekret". Për ndonjërin fjala "sekret" duket gallatë se fjalën "sekret" e lidh vetëm me armet "sekrete" të 007 dhe të Ethan Hantit. 

Prandaj çdo e dhënë (video, foto apo informacion) bëhet publike vetëm nga institucionet përkatëse. Dmth ata kanë veton duhet apo nuk duhet transmetuar video.

Se transmetimi i videos mund të ndihmojë policinë, por mund të ndihmojë edhe kriminelin. Psh nqs në video shfaqet një gjurmë apo një shenjë që identifikon kriminelin. Krimineli sheh videon dhe zhduk gjurmën. Dmth jo gjithmonë "fiton policia".

Unë nuk jam jurist, por kam bërë trajnime me specialistë për këtë punë.

Qeveri e fort kjo e kap leprin me qere..smiley .. kjo eshte nje mini TragjiKomedi ne albanistan. Kur i vodhen dyqanin , kuptuan qe kishin lene edhe ca florinje pa vjedhur.. ja hoppaa tani .. Tregimi i sekretit smiley e fusin brenda dhe i marrin edhe ato qe i kishin mbetur. ... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).