Afro 15 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar gjatë dy muajve të fundit muzeun "Gjergj Kastrioti" dhe atë mesjetar, që ndodhen në mjediset e kalasë mesjetare të Krujës.Burime zyrtare nga drejtoria e muzeve bënë të ditur se numri i turistëve pritet të rritet ndjeshëm gjatë muajve të verës, kur bashkë me turistët e huaj në kalanë e Krujës mbërrijnë mijra bashkëatdhetarë jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga Kosova e Maqedonia, të cilët jetojnë dhe punojnë në Evropën Perëndimore. 

Sipas të njejtit burim, gjatë këtij viti vendin e parë ndër vizitorët e huaj e zenë polakët, grupe të mëdha të të cilëve pasi vijnë për pushime në Malin e Zi e kalojnë një ditë në Krujë dhe në mjediset e tij muzeale. Turistët nga Çekia shprehin më shumë interes për muzeun etnografik, të vendosur në një banesë karakteristike të vitit 1760, ndërsa belgët dhe në përgjithësi vizitorët që vijnë nga vendet perëdimore, joshen nga figura e Skënderbeut dhe muzeu kushtuar heroit tonë kombëtar. 

Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet një rritje e numrit të turistëve nga Rusia, pas heqjes së regjimit të vizave mes dy vendeve, thanë burimet, që duke cituar burime nga ambasada e republikës së Rusisë në Tiranë shtuan se vizitat e tyre do të koordinohen nga agjenci të mirëfillta turistike. Që nga fillimi i këtij viti Muzetë e kalasë së Krujës janë vizituar nga 22.500 turistë vendas dhe të huaj.

6 Komente

E habitshme... c'fare mund te shikoj nje turist i huaj ne Kruje?

Sa here qe kam vajtur diku turist asnjehere nuk e kam cajtur koken per heroin lokal, por hajde, mbase polaket e ruset jane ndryshe.

ahahaha, muzeu i Krujes !! Muze qe ka vetem nje vlere : tregon se si kane qene muzenjte e socializmit shqiptar (pas viteve '60, kur komunistet u borgjezuan e s'kishin me nga t'ja mbanin, ju kthyen figurave te princeve mesjetare dhe i meshuan nacional-socializmit).

Ate qe ka te hatashme fare fare ky i Krujes eshte se nuk zoteron qofte dhe nje te vetem objekt autentik ! Mor po qofte dhe nje ! smiley  (me perjashtim, ndofta, te autoportretit te Pranvera Hoxhes)

Gjithsesi, i vetmi me objekte me vlere ne Shqiperi, eshte Muzeu Arkeologjik i Durresit (dhe qe eshte fort i mire biles !).

E solla ketu kete lajm te shkurter kryesisht sepse me beri pershtypje fakti i ardhjes se turisteve nga Europa lindore: polake, ceke, ruse (keta te fundit priten akoma, nuk i dihet smiley). Gazetari nuk ka dhene statistika te sakta per te huajt, por citon nje drejtori shteterore per shifrat e vizitoreve ne Kruje ne pergjithesi. Gjithsesi turistet lindore me duken zhvillim interesant. Ceket kane pasur ca histori te hidhura neper bjeshke, fatkeqesisht smiley.

Stalker: muzeu i Krujes mund te mos kete shume vlera muzeale, por besoj se pazari dhe godinat e dyqanet aty rrotull perbejne interes per te huajt. Disa here qe me eshte dhene rasti te coj vete te huaj atje, kam pare se u ka bere pershtypje sensi i historise ne ate vend si edhe sensi i egzotikes.

".... ndërsa belgët dhe në përgjithësi vizitorët që vijnë nga vendet perëdimore, joshen nga figura e Skënderbeut dhe muzeu kushtuar heroit tonë kombëtar..." 

  Me reklamen qe une i kam bere Skenderbeut si mbrojtes i Krishterimit dhe Europes smiley tek belgjit, kjo gje si duket ka ngjallur interesin e tyre smiley 

Skenderbeg is een albanese soldat van Kristus- thiri i ekzaltuar nje belg ne koncertin e tij smiley duke i lene spektatoret te pyesnin se kush eshte ky Skenderbeg smiley

Sa ben bileta per person per te vizituar kete muzeun ne Kruje?

Me pak se bileta shku e ardh Kanada Tirane,5 euro.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).