Një tjetër film i ciklit "Rrathë" është "Shqipëria nën gërshërë", një film plotë me humor që na çon në disa berberane, në Shkodër e gjetkë, për të parë si duken Shqipëria dhe shqiptarët të parë nga brenda dritares së një "institucioni" popullor si berberana, ku shkojnë të falen njerëz të të gjitha feve.

61 Komente

Bravo Mirel, fantastik!

hahahahaha!

Tema fantastike dhe shume origjinale! Meshkujt kane berberanen,femrat parukerine si qender smiley.Puuu,sa thashetheme meson aty!

Pse shkodranet me titra,kurse beratesit jo ?smiley

E meritojne shkodranet smiley 

Pse keshtu,jane te jashtem a ?smiley

Si tha ai? Selam Aleku kur hyri ne berberane, dhe andej nga fundi ja futi me birra smiley

Mos ka qene emri ndonjerit aty Selam Alekusmiley

beratsi mu duk goxha filozofsmiley

".......me kosore te del veshi ne asistence,te pret veshin ,qe ta dije kumbulla se kush eshte konflikti mes njeri-tjetrit,kumbulla nuk merr vesh........"smiley

Si tha ai shkodrani ne kohe te Enverit te masnin mire nja pese vjet per nga niveli e meritoje apo jo te banoje ne nje qytet si Shkodra.smiley

Ky beratsi njeri me probleme lumadhi, me duket nga ata nihilistet qe dine  vetem te shohin negativen tek shqiptaret, jo ne keshtu jo ne ashtu....rri o vlla meso nga shkodranet aty (qytetaret e Shkodres) qe te jetosh jeten, merre me pak humor se je dhe nga qytet i lashte.smiley

Ky program me duket po merr formen e emisionit te FR3, ne France, "Striptize". Zakonisht jepej nga mesi i nates, shume i kendshem, njiheshe me lloj-lloj cepi te Frances e me lloj-lloj tipi. Per shembull, ate Beratasin s'do ta leshonin me kanalet franceze, do te kalonte per çdo vit te ri mu ne oren 12 te nates.

Ajo mbyllja e Cekes II : "ja, ky eshte kyçi i Otrantos" ishte legjendare.

Hahah,

sa kam qesh me Beratin dhe popullin e misrit (7:20)!

Sh i kendshem reportazhi. smiley

"S'behet shteti me servila." - Shkodra. Madheshtore.

"S'behet shteti me servila." - Shkodra

thenia e muajit!!

shkodranet kshu??????

Shkodranet, meqe ai qe e tha me sa duket ishte nga Shkodra, dhe Une!

ishte ironi e imja!!!

mire.

Tipike e shqiptareve (dhe ca italianeve) qe vetem ankohen nga vetja.

 

pse i shikon sh ndryshe shqiptaret dhe italianet ti???

vici dhe lopa eshte thjeshtesimi i se vertetes.sa per misrin sndodh vetem me ne shqiptaret qe jemi rrit me buke misri

5+...ja çfare me mban lidhur me ate vend!!..p.s. a ben te me qethesh pa lek?...kam 7 djem,te gjithe ne itali..8 edhe nipin...hej ty te ruajte zoti,se s'paske djem hiç..Kryeveper!!!!

smiley

"Me kosore del veshi ne asistenc.  Te pret veshin. Ta marr vesh kumbulla ..." smiley

_______

Jo shume origjinale si ide, por e lezetcme.  Kolona zanore a cfare ishte nuk shkonte. 

 

Kjo ishte me e bukura der tani nga te treja qe ka sjelle Blendi.

E bukur se sjell bruto njerezit e thjeshte. Berberhanen si institucion socializimi. Nuk ka asnje ze qumeshtores qe ben pyetje idiote, jane berberet DOC qe nuk ua ndien fare per kameren, jane 100% natyrale. 

Gente de core!!! 

Per kompozimin kam rezerva, pasi nuk eshte marre fare mundimi te luhet me kameren, po te eksperimentohej me kameren do kishim nje tabllo me dinamike. 

... neser do kemi dokumentar me kafe te ndryshme smiley

He sa te lezetshem shkodranet. "Humorin nuk e ban leku, e ban shpirti" hehehe... Xhaxhi nga Berati ishte kritik, me te drejte xhanem, por s'kishte humor. Ndersa ai kolegu i tij e kishte zgjidh muhabetin... postera neper mure, ec plako smiley

Urime autorit! Me duket djale me talent.

hahah sa e madhe teoria e misrit smiley

e, ai beratsi kishte nje dell prej filozofi, ca mendime i kishte mire.. por nga pamja si berber fshati dukej, pale kur bente  teori per misrin!..per vete asnje dhemb nuk kishte ne goje, kush e di sa miser ka ngrene ne jeten e vet.smiley

 shkodranet kishin humor te lezetshem..me pelqyen! 

Dobet.  Shqiperia nen gershere? Shkodra dhe Berati nen gershere.  Titrimi i shkodraneve pastaj, komplet palidhje.

Film studentesh eshte. Shume i mire biles. Ne filma dokumentar pjesa me e rendesishme eshte sjella e xhiruesit ndaj subjekteve dhe pyetjet. Mendoj ja ka arrit qellimit ky cuni, mbi te gjitha i ka bere te ndihen lirshem qe s'eshte gje dhe aq e lehte.

Kontrast i madh midis berbereve shkodran dhe beratas. Shkodranet profesioniste, me perparese te bardha dhe zotnillek. Keta beratsit si cobane qe po qethnin dele.  Bah.

A nuk vlejne qyfyret e peshqve tek tema "pa diçiture" (por fundja, dhe ne tema te tjera) sa dhe qyfyret e berbereve ?? "S'behet shteti me servila" shume mire mund ta kish shkruar (ne mos e ka shkruar) ndonje peshk tek ppu, apo jo ? Misioni i nje filmi baraz me ate te ppu-se ?

Pergjigja : keshtu eshte kur ben nga ato qe quhen 'filma ilustrative', filma per te habitur publikun. Une i njihja dhe me pare, edhe berberin shkdran, edhe ate beratas. Ju jo ??? Ata kane shkrujt vazhdimisht tek peshku

2.0 (dysh me i fjale)

 

ps: qe te mos keqkuptohemi : problem nuk eshte fakti se eshte filmuar berberi shkodran apo beratas, problem nuk jane as ato qe thote njeri apo tjetri. Problem eshte se pse jane filmuar, me ç'qellim, ç'eshte bere me ato qe thone, ç'vlere ka qe ti pershfaqesh permes imazheve, qofte dhe ne nje film 12 minutesh. Perndryshe, nje kamera e fshehte ne lokalet e berberhaneve, a nuk do ta kryente njesoj punen ??

"S'behet shteti me servila" shume mire mund ta kish shkruar (ne mos e ka shkruar) ndonje peshk tek ppu, apo jo ?

Thene me nje njerzillek te atille? Bah!

 

edhe une kete pershtypje kam ; dobet.  titulli Shqiperia nen geresheret..dhe briskut te berberit!!!!!smiley 

kosovaret me ate shprehjen lapidare, do ti thoshin regjizorit : po ban interesantin a ?

kurse une me ate shprehjen lapidare do te thoja mendoke se je i zgjuar zotrote

Bukur. smiley

Personalisht e shoh si nje pune te mire. E paperkryer, por e lavderueshme. Me le nje ndjesi te mire kur filmi mbaron. Dhe sjell humorin, ndoshta substancen e vetme qe e ben jeten te jetueshme edhe kur mezi perballohet. Kjo cilesi, e kultures sone, dhe e filmit, pra humori, per mua vlen shume. Edhe ky film me ri-siguron se e kemi. Personazhet jane gjetur. Dhe jo nje por dy a tre, qe ne 12 minuta na prezantohen, nisim t'i njohim, e ndoshta nisim edhe krijojme ndonje emocion ndaj tyre. Do e kisha pi me qejf nje birre me ata shkodrant.

Mendoj se vlera e filmit qendron ne faktin se na mundeson ta shohim boten permes syve te tjere, qe nuk jane tanet. Transportohemi jo vetem gjeografikisht, por edhe ne mendesi, qasje. Mendoj se kjo vlen. 

 llogje berberhonesh aman.

Nje here ne muaj nga keto llogje degjojme, c'vlere ka ti besh film dokumentar.

E vetmja gjo qe mesova eshte qe paska dhe berebere qe qethin me nje mije leke..

Më në fund pashë një dokumentar shqiptar me një gjuhë kinematografike të përditësuar. Larg efekteve grafike apo dramaturgjike. Gjetja e idesë, gjetja e personazheve, krijimi i besimit gjatë filmimit, montazhi - të gjitha këto janë meritë e regjisorit dhe quhen thjesht regjisurë - e janë shprehje e talentit. Bravo! 

Vetëm një bemol të vogël : Titulli është shumë pompoz. Nuk shkon me frymën e filmit. Një titull i tillë si "Rru e qeth" (duke patur parasysh dhe nënkuptimin e kësaj shprehje)), do të ishte më i mirë. 

YD

titulli eshte alla top-channel. Po i ke parasysh titujt e Top-it; shqiperia nen uje, shqiperia voton, shqiperia tjeter etj..

Me sa duket endrra ne sirtar e autorit eshte te punoje ke Topi, vetem kjo

Ps. se me lindi dhe pyetja. Mos kane konkuruar keto vepra tek projekti i Top Medias "Dritan Hoxha" a sesi e kishte ai konkurimi per kesi reportazhesh

Nuk e di se ku dëshëron ai që të punojë, por me aq sa kam parë, asnjë nga televizionet shqiptare nuk e njeh këtë gjuhë kinematografike. Në kanalet televizive shqiptare kemi një përzirje mes të vjetërve që janë me gjithmend të vjetëruar në koncepte, dhe të disa çerrave të rinj të paformuar si duhet. Do të ishte gjynah që ky djali të uniformizohet me shijet e kanaleve televizive që egzistojnë në Shqipëri e ti nënshtrohet interesave politike të shefave. 

ca gjuhe aman. Ndoshta montazhi dhe kalimi gjeografik nga njera berberhane ke tjetra del pak jashte kuadrit televiziv, por kjo me teper eshte coroditese sesa tregon ndonje gje. Ne fund koncepti televiziv mbetet

Ajo rruajtja me dy berbere ishte e papame. Dy berbere ne nje dere.

Lezetchem. M'pelqeu!

Ai beratsi filozof, tamam filxhan i ciflosur!! smiley

 

shkodrani thote : tre hajna ka pas shkodra, nji pi hotit (nje prej Hotit), nji pi shllakut (nje prej Shllakut) dhe nji nuk dihet prej nga ka kene (tjetri nuk dihet nga ç'vend ka qene). 

ne film perkthehet : nipi i hotit, nipi i shllakut etj, etj. 

tani po kuptoj sepse jugoret jane kundra ndryshimit te shqipes. sepse ata kane veshtire t'i kuptojne verioret. 

Ky nuk eshte dokumentar, apo jo? Besoj te gjithe biem dakort per kete para se te futemi ne diskutime te tjera teknike. Ky eshte 12 minuta vox pop. Material bruto.

asnje nga tre filmat qe jane paraqitur tek peshku nuk eshte dokumentar. jane thjesht reportazhe.

Cfare raporton ky ketu psh. Se reportazh me sa di une ndertohet mbi pese pyetje

1-Ku?

2- Kush?

3- Kur?

4- Cfare?

5- Pse?

idea > tregon se çfare llomotisin berberet, si e presin me gershere realitetin shqiptar. e shjegon qarte qe ne titull te reportazhit.

1. Ku? > ne shqiperi.

2. Kush? > berberet

3. Kur? > ne kohen e sotme

4. Çfare? > llomotitjet e tyre, deri ne pothuaj marrezi.

5. Pse? > per te marre pjese ne konkurs. 

 

Kjo duhet te jete ndonje shkolle franceze e re e lajmit, se une nuk e kam has neper literatura. smiley

po na e ben reportazhin si me qen, teatri grek i epokes. qe na paska nevoje per pika se ndryshe nuk quhet.  

Reportazhin nuk e kam bere une, po e gjeta ne mes tuaj. Dhe percaktohej ne literaturen profesionale brenda ketyre termave. Dhe po, jashte ketyre konditave, nuk quhej. Do thuash ti qe edhe merimanga mund te behet insekt gjashtekembesh po i hoqe dy kembe cdo merimange te botes. Po edhe mundet xhanem. Se mos e provoi njeri!

smiley bukur, me pelqeu, veç e vetma verejtje do te ishte qe nentitulli shqip qe jepej per fjalet e berberve, te jepej per te gjithe, jo vetem per ata nga Shkodra, sepse te gjithe flisnin o me dialekt (shkodranet) o me akcent (beratsit) . 

se nuk e kupton rinia e sotme, dialektin geg. ai dhe vete ka bere gabime ne transkriptim. 

beratasi flet gjuhen (variantin e saj) zyrtare. abstrakte ka vetem idete. 

sipas teje çfare e ben kete dokumentar dhe jo reportazh ? ku ndryshon ky film nga keta te propozuar ketu ?

Intensiteti dhe cilesia e mesazhit, si viziv ashtu edhe gazetaresk. Reportazhi eshte nje lloj artizanati i mire, rrobaqepesi. Kjo ketu eshte Haute couture.

une them se ideja e fillimit (qe ne tru, perpara realizimit te filmit). e kap gjere problemin Pazolini megjithese vetem me disa minuta e realizon filmin ne kete rast. 

ai do me mberthy njeriun, kerkon te shpjegoje shtyllat te cilat e mbajne kete peshe, jo vetem se ça llomotisin dy berbera ose endrat e dy kalamajve matjane (pra dukuri te pervetshme te zanatit ose moshes). 

pastaj eshte dhe ajo qe thu ti, eshte artist tjetri nuk eshte gazetar. nje qyp me bo, e bo per muze artisti. 

Hahaha.Ky berberi i Beratit qenka vertet fantastik.Sidomos ajo puna e fshatarit,vicit dhe kofshave te pules.

smiley

 

Doni një humor shkodran të ditëve të fundit?

Hoxha i Shkodrës, është katolik nga nëna. Dhe shkodrani myslimon i thotë shkodranit katolik:

Ju katolikët edhe hoxhën na e keni kompromentu. Se sa herë që vete të hapë derën e xhamisë, ngec çelësi dhe nga inati i thotë "Ça Krisht ke që s'hapesh?".

Hahaha ça s'ndien njiri. Duhet te jete fjala per Imamin e shkodres (djalin e kangtares shkodrane, Violeta Zefi). 

Po mendoja : deri tani, dy nga tre filmat ne fjale perdorin pershpejtimin e imazhit (Time-lapse photography). Sigurisht, eshte shenje e manisë per te pershfaqur sa me shume gjera ("o bo bo, kam vetem 10 minuta, e o burra te vë 100 gjera ne film !" smiley ) nderkohe qe ne kinematografine e mire, e mira eshte qe nje regjizor te pershfaqe sa më pak, qe të mund të lërë spektatorin te imagjinoje sa me shume, pra te ndjelle kureshtje dhe interes.

Ndofta metri mates i cilesise se videove ne vijim do jete perdorimi ose jo i pershpejtimit (acceleration) smiley

Ka te beje me manine qe ka kapur shqiptaret, qe duan te flasin e te flasin, vetem flasin pra nuk e koncentrojne dot idene. Kjo piksepari eshte mangesi e shkolles qe nuk formon mendimin. 

Pa dashur te perseris nje koment te meparshem me vjen vertet keq qe keta studente nuk studiojne, te studiojne dhe eksperimentojne me ato qe shohin. Fritz Lang eksperimentonte me kamera 1 kuintalshe, George Melis eksperimentoi me cdo gje qe kish mundesi me kamerat e para "prehistorike" me ngjyrat me efektet speciale.

Nuk e marr vesh faresmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).