Pretendimet e qeverisë se cmimin e ulët më të cilin po shet Lotarinë Kombëtare do ta kompensojë përmes taksave të lartë mbi kompaninë fituese vihen seriozisht në dyshim nëse krahasohen me barrën fiskale mbi lojrat e fatit në vendet e tjera.

Qeveria thotë se përvec taksave të zakonshme kompania që do fitojë Lotarinë Kombëtare do të paguajë dhe një tatim shtesë mbi xhiron prej 10 përqindësh. Por si taksohet ky aktivitet në vendet e tjera?

  • Qeveria e Irlandës e cila po planifikon të hedhë në tender licencën e Lotarisë Kombëtare ka vendosur paraprakisht se fituesi do të paguajë në shtet 30 përqind.
  • Në Afrikën e Jugut, kompania që ka licencën e Lotarisë Kombëtare paguan 35 përqind.
  • Në Austri shifra është 15 përqind dhe madje licenca është monopol shtetëror i dhënë tek privati vetëm për administrim.
  • Në Maltë që është një nga vendet, ku licenca sapo u tenderua, fituesi paguan në shtet 20 përqind taksë. 

Krahasimet nxjerrin se Shqipëria po ofron privilegje për privatin që do fitojë Lotarinë Kombëtare jo vetëm tek barra fiskale por edhe cmimi i shitjes së licencës:

  • Në Irlandë një shtet me 4.4 milionë banorë cmimi i shitjes së licencës paraprakisht po përflitet nga 400 deri në 600 milionë euro. 
  • Qeveria greke po ashtu e shiti licencën për dhjetë vjetë me një cmim prej 400 milionë eurosh.
  • Në Turqi kompania fituese e pagoi licencën 2 miliardë euro.
  • Për Maltën, një vend me rreth 400 mijë banorë, shifra me të cilën u shit e drejta e lotarisë tashmë është e njohur për publikun, rreth 39 milionë euro.

Ndërsa në Shqipëri një vend me 2.8 milionë banorë, sipas censusit të fundit, qeveria po e shet licencën me cmimin simbolik 3.5 milionë euro. 

21 Komente

O Mark heretiku, po ket e ka bere ndonje m'koke te vet se Berisha s'eshte tip. 

Te pakten ta kishin hequr ate presjen, nga 3,5 te behej 35 milion euro. 

3,5 milion euro per nje vend me 2.5 milion banore eshte cmim i Lire ?

Perderisa malta me 400.000 banore e ka shitur 39 milione euro, irlanda me 4.4 milione 600 milione euro. beji llogarite vete

Aman dhe ju, na cmendet me keto shkencat egzakte. Berisha eshte i paster si kristali, kaq duhet te mjaftoje. Injoranta! 

Nuk ka rendesi hic sa e shesin te tjeret.
Britania para 2 vjetesh nxorri ne shitje grupin 'Camelot' per 170 miljon £. Nxhironderkohe qe Richard Branson ofroi ta organizonte FALAS.
NUK U SHPIK NE SHQIPERI KORRUPSIONI!
Camelot xhiron me shume leke se GDPja shqiptare.

Ehu, keta shiten OSSH-ne per 102 milione euro, proporcionalisht i bie qe kesaj firmes qe fitoi tenderin ti japin leke qe e mori llotarine.

Lajm i sigurte, bathorja dhe paskuqani do votojne per xhelal mziun dhe sali berishen ne zgjedhjet e ardhshme

Kjo kompania Austriake eshte nje kompani shume serioze qe nuk ka as qefin e as takatin te humbe emrin e mire qe gezon ne mbare boten duke bere pazare jo te denja me njerzit e sales ne Tirane e them kete duke pasur parsysh ketu cmimin e lire te blerjes se licenses.

Jam mese i bindur se ata do te kene lidhur kontrata dhe per kuperime ne fusha te ndryshme te jetes ne Shqiperi.

Te presim njehere se cdo te ndodhe ...

Presidenti i asaj kompanise ishte keshilltari i Bodes per kete ceshtje. Ai e kishte sugjeruar cmimin. lol Por Bode mohoi cdo lidhje dhe tha qe s'kishte folur fare me presidentin, por me sekretaren e tij. 

po qe se ty te duket Siemens-i kompani jo serioze dhe qe s'gezon emer te mire .... ok

thashe une gje per simens?

nga ana tjeter dhe simens nuk eshte aq e paster sa duket  ... ka plot procese gjygjsore hapur per kartel  smiley

e kisha llafin qe per te fitu kontrata kane pagu ryshfete edhe kompani me te famshme se kjo e llotos, dmth nuk eshte ndonje gje e pabesueshme

jena bo si çiflig i vogel i katunareve te Austrise

smiley

S'vonove fare, te dogji smiley.

S'behet or jo smiley

Në vitin 2010 "Austrian Lottery" raportoi se të ardhurat bruto nga shitja e biletave dhe organizimi i Lotarisë Kombëtare ishin 2 miliardë e 642 milionë euro. Por nga gjithë kjo shumë kompani fitoi vetëm 34.99 milionë euro ose 1.3 për qind. Pjesa tjetër është shpërndarë si fitim për lojtarët, është paguar për pagat e punonjësve dhe shpenzimet e tjera administrative, ose ka shkuar për të financuar aktivitete sociale dhe sportive. 

Të dhënat e publikuara nga vetë shoqëria austriake tregojnë se edhe në vitet e tjera, pjesa që shkon në arkat e saj nga organizimi i Lotarisë Kombëtare në Austri është luhatur nga 1.4 deri në 1.7 për qind e totalit të të ardhurave duke ja rikthyer pjesën tjetër publikut ose qeverisë austriake. Lotaria Kombëtare nuk është si lojrat e rëndomta të fatit, ndaj qeveritë e mbajnë atë shtetërore ose edhe kur ua transferojnë privatëve e bëjnë këtë kundrejt përfitimeve të kufizuara për këta të fundit. Qeveria shqiptare thotë se ajo veç taksave të zakonshme ka përcaktuar për kompaninë që do fitojë licencën e Lotarisë një taksë shtesë prej 10 për qind mbi të ardhurat bruto.

Pyetja që shtrohet është a do të mjaftojë kjo që shteti dhe qytetarët të marrin sërish mbrapsht 98 apo 99 për qind të të ardhurave që mbledh llotaria, ashtu siç ndodh në Austri, apo licensa do të jetë thjesht një burim fitimesh të majme për privatin që pritet ta fitojë atë. 

Ej, 35 milione euro fitim nga nje biznes qe s'ka nevoje per investime ne asete jane ... nuk po e them shprehjen qe kam nder mend, po jane shume vallai. Perqindja mbi xhiron mund te jete goxha e vogel po ROI eshte ... q*** nonen (se s'po e mbaja dot) smiley

Te zura me dru, mos thuaj banalitete smiley

Kuçedra ka shume koka dhe te gjitha duan te hane.Po ça jane 3,5 milion per nje barkderr qe i eshte ngjit b... tek sedilia Benz-it? Ja ashtu i veshur me tuta firmato dhe qe i japin me shume hijen e nje speci te mbush, mbasi ka zhveshur me sy "lulen" e rradhes krekoset me personazhet e tjere te tavolines per arritjet e tij seksuale. Njeri nga personazhet medioker te tavolinej hidhet: Shi shi qeveria shiska llotarine kombetare per 3,5 milion euro dhe barderri ja pret: E blej una re per 3,5 milion...dhe prek organet e tij gjenitale (dhe "ushtaret" ja plasin se qeshures sa me duar e sa me kembe)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).