Përveç reformës zgjedhore, heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë të shtetit është një nga rekomandimet që Shqipëria duhet të përmbushë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Te dyja palet publikisht jane shprehur dakord per ta ndermarre kete nisme, por vetem tani eshte kaluar nga fjalet tek veprat. Gjate mesdites deputetet e Partise Demokratike dhe aleatet e saj dorezuan ne Kuvendin e Shqiperise nismen per ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve.

Drafti i dorezuar nga mazhoranca permban 5 nene dhe nismetaret thone se kane pershtatur ne shqip nje material qe edhe socialistet e kane pranuar. Behet fjale per dokumentin e EURALIUS-it, misionit te Bashkimit Europian per drejtesine dhe PACE-s, projektit te Keshillit te Europes per luften kunder korrupsionit. Keto dy projekte te diskutuara publikisht ne tetor te vitit te kaluar zhveshin nga imuniteti kryeministrin, ministrat, deputetet, anetaret e Gjykates Kushtetuese, të gjithë gjyqtaret, Avokatin e Popullit, kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit.

Aktualisht ne Kushtetute deputeti dhe ministrat nuk mund te ndiqen penalisht pa marre me pare autorizimin e Kuvendit. Sipas propozimit të mazhorancës, ky nen shfuqizohet sipas propozimit te mazhorances. Deputetet dhe ministrat kane vetem nje mbrojtje. Atyre mund t'u kthehet imuniteti, nese gjykohet se me veprimet ndaj nje deputeti te caktuar po cenohet ndjeshem funksionimi i kuvendit.

Ne nismen e mazhorances eshte hequr imuniteti edhe per te gjithe rangun e gjyqtareve, te cilet me pare mbroheshin nga ndjekja penale nga organet eprore te tyre ose nga vete Gjykata Kushtetuese, ne rastin e anetareve te saj.

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi beson se kjo nisme do te nise shqyrtimin javen e ardhshme ne parlament per t'u miratuar sa me shpejt ne seance plenare perpara mbylljes se ketij sesioni. Qe Kushtetuta te ndryshohet duhen 93 vota deputetesh, pra, detyrimisht kekrohet edhe konsensusi i opozites. Per kete arsye Partia Demokratike ftoi Partine Socialiste t'i bashkohet kesaj nisme per heqjen e imuniteteve dhe ta miratojne se bashku sa me shpejt për të permbushur nje nga detyrimet e procesit per integrimin europian të Shqipërisë.

48 Komente

Lefto, heqja e imunitetit te ketyre, eshte detyrim, apo rekomandim i BE?

 "Atyre mund t'u kthehet imuniteti, nese gjykohet se me veprimet ndaj nje deputeti te caktuar po cenohet ndjeshem funksionimi i kuvendit".

 

...gjithsesi unë do të jem këtu edhe nja pesë a gjashtë muaj. M'u lut vetë prefekti. Ashtu i ka ca punë.

......,dmth: te gezohen ata qe ste duan dhe e hidherohen ata qe te duan... apo e kunderta?smiley

p.s " e kush do ta marr vesh , ne lumin e madh te politikes, se sa uje do sjell prroi (Baki Branices) i nje deputeti....

Si e ka pas emrin ai deputeti i PS-se qe e vrane ne Roskovec, ne prag te shtepise?

Po ai Gjykatesi i Larte qe e plagosen si e ka pas emrin?

Po ai Gjykatesi nga Vlora qe e hodhen ne havada ne mes te dites, ne mes te Vlores, si e ka pas emrin?

Ata qe kane bere vrasjet jane paemer dhe te pakapur.

Pse duhet imuniteti? 

P.S. Si thoni sikur te behet Fahri* Balliu shef i SHISH-it?

* Fytyrbitha ne variantin me tosk te shqipes.

Fitirbitha -variant çam

Jo di, po dy, o kokëqip.

Belul: Ta jep vllai ty çelësin. Atë pra që të hap gjthë dyert.

frika e socialisteve miliardere eshte paranoje e pajustifikuar sepse rregullat e lojes do jene te njejta per te gjithe, pa harruar qe prokuroria si institucion eshte komplet komunit.
Por aq te krimbur jane ata palo deputete sa dhe lavirja e bulevardit si shpeton dot,jo mo imuniteti.
Kulmi kurr brace thoshte dje se berisha me kte levizje do te beje grusht shteti ne parlament. Lol!

lavirja e sat'eme dhe e memes se berishes! me falni ju te tjeret!

preka nje pike te ndjeshme?! Hahahahaha!
Lere plaken time atje ku eshte se spo tben gje!pfff

Mbaje veten Finis,je shume rende.

Per cfare ta mbaj veten? Pse ta mbaj veten? Para kujt? Ju s'keni as din as imam as respekt per grate as cipe. I thote vetes kryeminister tjetri dhe vjen edhe ky ketu e na e perserit ne vend se ta fshehe e ta mohoje. Rrugeçër! Edhe halabaket e lagjes sime ishin me te respektuar nje here e nje kohe! smiley 

Mos u merzit,keshtu e kane keto pune," rrugecer" smiley

respekt per grate ne fakt kishte Fatos Nano qe keni veneruar gjithe kto vite. Edi Rama qe rreh sistematikisht grate e veta, qe i shkaterroi jeten mamase se femijes se tij.
Po thuaj kur flet ''pasioni''(politik) erret logjika e sidomos kujtesa.

Ore, meqe je vete "i partise" ti dhe keshtu na kujton te gjitheve, a si?! Pse e dridhni kaq shume o burre? C'pune kam une me cfare ben Nano a Rama? Plus qe c'eshte ky nivelim i vetes me gjerat me te uleta?

boll bete si te pafajshem e indiferente. Te kritikosh vetem ne nje kah dhe me pas te quash veten mbi palet militante me nje neveri te dukshme nuk shkon. Prano ate qe je dhe mos ki frike, nuk ka as mish as peshk.

aaaahhh Inaaaaaaa smiley

mire kunguj po keta jane dhe pa fara fare. nje cd te kryetarit brenda kungullit. 

Sa shume rriten kungujt aty, spiritus... ne knej plasem, hidh uje, e hidh pleh e meazallah... kopshti dobet fare ket vit.

Do ti qe ketu ne Angli qershite japin prodhim nje here ne dy vjet? Vitin qe s'japin, kurorat mbushen me lule, normalisht... kur vjen koha per kokrra, bien te gjitha pa u formuar hic. A thua ka te beje varieteti?

A e ke llafin per qershite e tua apo te botes? smiley

E kam fjalen per qershite qe rriten ne peme. smiley une nuk kam peme vete. Me ka habitur, jo se bejne kokrra nje here ne dy vjet, por se vitin qe nuk bejne, i rrezojne 1 jave pas petaleve te luleve...

nuk behen qershite pa muzike, zoto... veru ndonje CD neper dege smiley... e kam nga nje profesionist kete keshille.

CD aplikohet per kungujt, jo per qershite. smiley

t'u luaj kete kengen... te bejne qershi nga 4-5 here ne vit???

ate s'e di, po me kete e ke te sigurt.

e provova... se c'ndodhi nuk e mora vesh... po ja:

ti mire qe do qershi, po i do dhe te kuqe mor vlla smiley get used to it. Nejse, ti leme shakate, qershia, por dhe kungujt, zoto, duan sherbim. Po ndenje ne ppu gjithe diten, kupton vete ti... smiley

jo ore, ky eshte avazi per rritjen e kungujve me CD.smiley

Av, nuk eshte vetem plehu, eshte edhe lloji fares dhe klima qe ndihmon mbareshtimin e kungujve tane.Ketu eshte shpikur edhe nje pilule qe  e shperndan shefi fermes dhe kungujt harlisen per bukuri. Ka kunguj qe thirren ne sherbim , ka dhe kunguj vullnetare.Por ajo qe u jep zemer kungujve eshte sistemi.Sa me gungull i devotshem, aq me lart ngjitesh ne piramiden e plehut. 

Asnje nga keta faktore qe ti permend nuk i kam ketu: fara, cfare gjej ne supermarket; klima nuk ndihmon kurre, pilulat jane te ndaluara me ligj per kete nahije... Well, kur s'ecen, s'ecen.. 

E ndegjuat mo ? Ne Mallakaster nje kusheri vrau kusheririn per nje gardh 20 metersh !

Nje 24 vjeçar ne Ballsh vrau nje femije 13 vjeç !

Do na hapni ndonje teme nashti, Monden ku e kemi, e ta bejme ate Kanunin pleh per pula ta bejme. Jo po s'rrime kot ketu.

Lefty, dije prej meje.Ina Rama eshte nje grua zonje ne te gjitha aspektet.Do nderohej e krenohej cilido mashkull ne se do ta kishte ne krah.Flas si njeri, si grua, si bashkeshorte dhe si intelektuale.Por te beshe rolin e prokurorit te nje shteit ku eshte mafja qe qeverris, do te duhet te jeshe krejt. I marre....per te punuar me nje te marre si Sali Berisha.Kéto ti them si mik...

Normal,Bamiri kot se zgjodhi smiley

hear hear!!!

iiiiinaaa smiley

boll bete si te pafajshem e indiferente. Te kritikosh vetem ne nje kah dhe me pas te quash veten mbi palet militante me nje neveri te dukshme nuk shkon. Prano ate qe je dhe mos ki frike, nuk ka as mish as peshk.

boll bete si te pafajshem e indiferente. Te kritikosh vetem ne nje kah dhe me pas te quash veten mbi palet militante me nje neveri te dukshme nuk shkon. Prano ate qe je dhe mos ki frike, nuk ka as mish as peshk.

ok, but you said that already

rrotullohet CD, kot lodhesh, eshte  e programuar smiley

ishte problem interneti ne celular,asgje per tu ngazelluarsmiley

Ka fruta ... apo... smiley
Ps: cfare eshte kungulli lefto, mish apo peshk? Konsultohu njehere me enciklopedine berishike ... smiley

Te kalosh ti prane Qershise dhe te beje kokrra ajo ? smiley

Shhhhhht se mos na deklaroje nja 2 miljon rrenje qershi... smiley

albano ky ishte krahasim i bukur! Po nuk jam two times shyqyr zotit, duke pat parasysh dhe si perfundoi ai i shkreti ne fund! Thjesht nje bug me celularin mbremesmiley

Heqja e imuniteteve është thjesht një farsë ngandonjëherë dhe e dëmshme pasi krijon përshtypjen se "ja s'ka pasur krisma".

Problemi kryesor në Shqipëri është moszbatimi i ligjit dhe krijimi i një monopoli a karteli pushtet- para -drejtsi .Mos vallë imuniteti e mbrojti Lulzim Bashën , Mehdiun, gardistët, Zenin e lirisë, argitën , Fazlliçin ose Ballën, Baren , Doshin e famshëm pa imunitet sot.Vendimet e Kolegjit zgjedhor a të KQZ imuniteti i mbrojti apo eksistenca e ktij karteli të pathyeshëm.Le ta heqin se si të jetë si të mos jetë njëlloj është të paktën gjykata e prokuroria s'kanë pse qahen e justifikohen.Por imuniteti politik duhet të mbetet.

Mendoj se imuniteti i gjykatsve dhe prokurorve është i domosdoshëm ka forma të tjera për ta për sa i përket korrupsionit dhe zbatimit të ligjit.

Kush e pengon prokurorinë e gjykatën të zbatojë ligjin antimafja mbi të afëmit e politikës e më gjërë imuniteti a mungesa e përgjegjsisë ligjore si dhe pandëshkueshmëria që zbatohet për antarëte kartelit mafioz pushtet-pare -shdrejtsi. 

Kush ngren  iluzione mbi imunitetin është naiv e sylesh.  

 

Braçe: Berisha do të na arrestojë

 Erjon Braçe ,   Partia Socialiste ka reaguar dje ashpër pas depozitimit në Parlament të nismës së maxhorancës për ndryshimin e Kushtetutës. Ai i quajti amendamentet si grusht shteti dhe bëri thirrje për rrëzimin e tyre. “Sali Berisha tenton ‘grusht shteti’ në Kuvend. Propozon ndryshime kushtetuese dhe i jep të drejtë vetes tashmë: të arrestojë deputetë të Kuvendit, me votim të hapur të maxhorancës së tij politike në Kuvend. Nëse këto ndryshime miratohen, atëherë nuk ka më Kuvend. Nuk ka më as demokraci”, thuhet në deklaratën e Braçes. Sipas tij, “ka vetëm një parti që ka Presidentin – që emëron prokurorin dhe gjykatësit e lartë (këta akuzojnë dhe gjykojnë deputetët); ka Kryeministrin – që emëron ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit (ky është organi që ekzekuton urdhër arrestet); ka kryetarin e Kuvendit – që drejton maxhorancën politike (kjo shumicë lejon arrestimin me votë të hapur në kuvend). Kjo është skema e grushtit të shtetit qyshkur partia u bë njësh me shtetin. Kjo duhet të ndalet me çdo kusht. Ndryshe nuk ka më demokraci e parlamentarizëm”. Interpretimi i draftit Duke u ndalur në interpretimin e dy prej propozimeve të draftit të paraqitur nga maxhoranca, nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist thotë se më parë kërkohej leja e Kuvendit për heqjen e imunitetit, ndërsa tani procedimi penal mund të bëhet pa leje dhe e njëjta gjë ndodh edhe për arrestimin. “Shihini ndryshimet në nene: deputeti nuk mund të ndiqej penalisht e as të arrestohej pa leje të Kuvendit. Kërkohej që: leja e Kuvendit për procedimin penal të shfuqizohej për veprat penale të korrupsionit. PD heq: lejen e Kuvendit për procedim penal pa kufi; lejen për arrestimin e deputetit po përsëri pa kufi”, thekson Braçe në deklaratën e tij. Sipas deputetit socialist, “deputeti mund të arrestohej në kushtet e flagrancës, por kur Kuvendi konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos me votim të fshehtë heqjen e masës së arrestit. PD heq tërësisht: konceptin e ‘arrestit në flagrancë’, për të deputeti mund të arrestohet lirshëm kurdo; Kuvendi mund të kërkojë zbatimin e imunitetit vetëm nëse vëren që cenohet rëndë funksionimi i tij; këtë e vendos maxhoranca politike me votim të hapur! Prej këtu demokracia është formale! Ky është ‘putinizmi’ dhe ky duhet luftuar”.

Berisha “Unë e ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama, i cili është përcaktuar në mënyrën më të përsëritur këto muajt e fundit të mos e dëgjojë më këshillin e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë, të mos dëgjojë më nënkryetarin në hije të PS që mbron pasuritë e tij dhe aspak interesat e qytetarëve shqiptarë. Pasuritë e tij le t’i mbrojë në mënyrë ligjore, por jo me imunitetin e të tjerëve. Të bëjë zgjidhjen zoti Rama midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet pas tij dhe që është jo një, por qindra mijëra”.

Rama Pas ftesës së Kryeministrit Sali Berisha drejtuar opozitës për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, reagoi kreu i Partisë Socialiste nëpërmjet një statusi në faqen sociale “Twitter”. “Këshilli i miliarderëve në PS nuk do heqjen e imunitetit vijon KM! Ligësi e gjallë, PS ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht, edhe për veten”, thuhet në një tjetër mesazh të Ramës. Kreu i PS tha se Kryeministri përgojon ligësisht deputetët e Partisë Socialiste, duke theksuar se është gënjeshtër që heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi, pasi sipas Ramës, Doshi është pa imunitet me votën e tij dhe tonën.

Atehere s'paskan aresye pse te mos e votojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).