Kam një apel drejtuar prindërve, të bëjnë kujdes me fëmijët dhe t’i mbajnë nën kontroll, por apelin më të fortë e kam ndaj shtetit. Ai duhet të veprojë me forcën e ligjit. Ligji është ai që duhet të veprojë ndaj vrasësve të nipit tim. Madje me forcë, me dënimin me vdekje. Nuk ka ç’më duhet Europa mua, me ligjet e saj, kur më humbet njeriu i dashur që nuk ka bërë asgjë dhe që po kalonte kohën e lirë në lagjen e tij.

Selfo Lamaj

4 Komente

Pak ligj, pak ndershmeri, pak korrektese, pak ndihme, keto gjera kerkojne te gjithe, mirpo keto nuk realizohen me pushtetare qe jane te zene vetem me pushtetin e tyre, vetem me firmat e tyre, vetem me fitimet e tyre, vetem me babezitjen e tyre politike dhe financiare.  

Babai i 13-vjeçarit që vrau shokun: Me fat po të më vrisnin mua e të falnin djalin

Flet Xhemal Kamaj, i ngujuar, në pritje të gjakmarrjes.

Babai i 13-vjeçarit që vrau shokun: Yzeiri ende s’e di që Xheviti ka vdekur.

E quan veten fajtor dhe vetëofrohet për gjakmarrje, edhe pse është i biri minoren që vrau shokun e klasës dhe të lojës. Xhemal Kamaj, babai i Yzeirit 13 vjeç dhe Edisonit 21 vjeç, dy djemve të arrestuar për vrasjen e Xhevit Lamajt 13 vjeç, ku i pari është i dyshuar si autor dhe i dyti si bashkëpunëtor, “dorëzohet” para familjes së viktimës. “U ulem në gjunjë për mëshirë dhe u shtrij dorën për falje, pasi djali im akoma nuk e di se çfarë ka bërë. Kujton që vetëm e ka plagosur Xhevitin dhe ndodhet në spital. Madje, duke qarë thotë që është penduar dhe se kërkon që ta ketë prapë shok. Por, edhe nëse nuk duan ta falin djalin tim, familjen time, sërish i kuptoj. Janë të lirë të më vrasin mua, apo edhe tim bir”, thotë Xhemal Kamaj, i cili që prej dy ditësh është ngujuar në shtëpinë e tij, në fshatin Usoj, që ndodhet më pak se një kilometër larg qytetit të Ballshit. Burri rreth të 50-tave, me një fizik të fortë, shfaqet krejt i dobët dhe shpërthen në lot, teksa e pyesim lidhur me ngjarjen tragjike…

Panorama

Kjo llafja e ketij Selfos (s´ka c´me duhet Europa, por me vrisni vrasesin e nipit), si edhe ai reportazhi i Ben Andonit per ate fshatin qe kishte 6 vjet pa drita, sikur ta jep me shpulle surratit dhe te sjell ne vete, duke te kujtuar qe hendeku Shqiperi - Europe nuk perbehet thjesht nga mosplotesim 12 kriteresh.

Po s´ka gje! Ne dyQIN vjetorin e hicvaresise ka per tu bere me mire.

Ky Selfo Lamaj qenka nje kokerr katunari qe i perket kategorise "mire ja bene" ne hale te veje!

Keshtu sic flet ky idiot,i bie qe ta pyesim personalisht se qysh-si-tek e do te jete shteti ne forme e permbajtje!. Hapjani Menyne te zgjedhe cfare te doje: Me ligj kanuni, me sharia apo talebance? - ta pyesim njehere qe mos mundohet kot nje popull 3 milion e kur te vije puna per BE te na e dhjesi ky me veto.

Hajde injorance hajde! "cme duhet mua Evropa kur me iku djali"!??? Po pse ore po te bien me anije kozmike ne Evrope me zor e po te luten do sdo ti?

O Zot, Katunaritet i gjalle! Kot nuk ndodhin keto gjera aty ku injoranca zhvillohet tradicionalisjht me shumice. Me keto mend qe ka baba ashtu e ka marr edhe edukaten ai femija qe iku.

Ky nuk kerkon Ligj se ligji po funksionon, Ky do hak me vra per te kenaqur primitivitetin e tije asgje tjeter! Per kesiso rracash qe ne emer te ligjit kerkojne te vrasin e hakmerren kafsherishce (jashtligjore) sme vjen keq hic!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).