Kryeministri kosovar dhe kreu i demokratëve serbë kanë shtrënguar duart fort me njëri-tjetrin, duke shënuar kështu rastin e parë të një takimi mes përfaqësuesëve serbë dhe kosovarë në të tilla nivele.

Samiti i Dubrovnikut ka patur surprizën më të madhe të ndodhur në ndonjë konferencë ndërkombëtare. Ashtu siç ishte paralajmëruar, në samit ishin prezent kryeministri Thaçi, Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku, por edhe ish-presidenti demokrat i Serbisë, Boris Tadiç.

Kryeministri kosovar dhe kreu i demokratëve serbë kanë shtrënguar duart fort me njëri-tjetrin, duke shënuar kështu rastin e parë të një takimi mes përfaqësuesëve serbë dhe kosovarë në të tilla nivele. Lajmi është bërë i ditur nga portali kroat i lajmeve, Vecernji.hr, e cila ka shpërndarë edhe një video me momentin kur janë shtrënguar duart e Thaçit dhe Tadiç.

Bëhet e ditur se dy liderët kanë këmbyer edhe disa fjalë, të cilat për shkak të cilësisë së dobët të videos nuk mund të dëgjohen. Pas kësaj, Hashim Thaçi ka takuar kryeministrin shqiptar, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në samit.

Ky veprim lë shumë për të dyshuar, për vetë faktin se Boris Tadiç nuk e ka bërë kur ishte president këtë xhest.

http://medialajm.al/

5 Komente

Historike.

Thaci ka morr 1 cik hije esnafi. Leviz me zhdervjellsi.

Tadic kah ana tjeter e ka pas edhe me te veshtire. 

Megjithate  paqja ne letra ka ma shume shanse te ndermerret kur te takohen Thaci me Radikalet/ Socialstet. DC e Tadic-it kishte shume me pak vend per manovrim.

parashikimi im

Nikoliq ose Dacic takohet me Thacin, brenda 2-3 viteve, (nqs vorraxhiu osht akoma president). Masanej te puth halla n'dy faqe.

1cik si puna e Nixon-it kur u taku me Maon

 

Thyhet leshi... kush i ve keta tituj mer aman?

E para, Tadic nuk ka funksion shteteror, e per pasoje, as autoritet vendimmarres.

E dyta, kush e pa videon, duhet ta dije qe shtrengimi i duarve ishte nje moment qe zgjati 3 sekonda. shkembime dy-tre fjalesh, dhe Thaci shkon direkt te Berisha. Ne fakt, duket qe eshte Thaci ai qe e perbuz dhe i largohet. - Jo pa te drejte...

Ky takim nuk ka absolutisht asnje lloj rendesie. Thyhet. leshi.

Kjo po qe qenkerka arritje.

Ca rastesie. Se edhe une me i komshi ktu qe rrojshim dere me dere qe pese vjet sot u takum per here te pare. Njisoj kshu shpejt e shpejt e vazhdum secili ne hall tvet, duket heret nmjes e do kemi qene hala si pergjumshem.

Është verë, periudhë pushimesh, për më tepër nxehtë. Institucionet janë mbyllur, shkollat gjithashtu e nuk ka gjasa që kjo klimë e kohë të të krijojë lajme, të cilat, po t'i linin paparacët, do filmonin poshtë çarçfëve, ku më së shumti tani ka inflacion lajmesh. Mirpo gazetat do dalin përditë, TV-të gjithashtu do transmetojnë pandërprerje. Dhe ja këtu del raca e re gazetarve që s'dalin kurrëëë në terren. Një shtrëngim duarsh formal, në ecje e sipër, të detyruar për të mos u sjellë si kafshë, të mos duken si gomarë, të shtrënguar për të kryer një rit mirësjellje për shkak se rasti e solli të ndeshen në holl pa dashur, ata, gazetarët, e shndrrojnë në lajm. Po çfarë lajmi se, "Thyhet akulli Kosovë-Serbi". Ay/ajo gazetari i medialajm.al s'të lë të mendosh tjetër përpos se "të kripsha mëndjen"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).