Organizatat jo qeveritare në Shqipëri vazhdojnë të mbeten peng i presioneve të politikës, trysnisë së organeve tatimore si dhe pamundësisë financiare për të mbijetuar. 

Indeksi i publikuar nga Agjencia për Ndihmë Ndërkombëtare e Sheteve të Bashkuara të Amerikës, USAID për vitin 2011 që i referohet qëndrueshmërisë së organizatave joqeveritare në Europën Qendrore, Lindore dhe Euroazinë e rendit Shqipqrinq mes vendeve me qqndrueshmqri jo pozitive. 

Pikat me negative të raportit lidhen me krizën politike dhe mungesën e dialogut midis qeverisë dhe opozitës gjatë vitit 2011, ku mjedisi konfliktual nuk kurseu as shoqërinë civile, e cila u duk e pazonja për të ndikuar tek vendimarrësit. 

Vec presionit politik në rritje gjendja e përkeqësuar e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri lidhet edhe me fondet gjithnjë e më të pakta si dhe largimin e donatorëve nga projekte të rëndësishme. 

Gjatë prezantimit të raportit të USAID, organizatat jo qeveritare kanë fajësuar qeverinë se ushtron presion të vazhdueshëm politik mbi to, duke keqpërdorur ligjet që kanë hyrë në fuqi në vitin 2010, për inspektimet financiare, menaxhimin dhe kontrollin financiar, duke gjobitur disa OJQ. 

Raporti i USAID mbi indeksin e qendrueshmërisë së OJQ-ve për Europën Qendrore, Lindore si dhe Euroazinë ka analizuar progresin e sektorit të organizatave të shoqërisë civile në 29 vende përgjatë viteve të fundit. 

Vetëm gjatë vitit 2010 në Shqipëri figurojnë rreth 1651 organizata jo fitiprurese të regjistruara në organet tatimore. 
(e.m/News24/BalkanWeb) 

Burimi

8 Komente

''Vetëm gjatë vitit 2010 në Shqipëri figurojnë rreth 1651 organizata jo fitiprurese të regjistruara në organet tatimore.

woow.. mire, goxha.  kshu per nga sasia jo keq...   cilesia pastaj.smiley

Numri i organizatave qenka vertet i stermadh smiley por megjithate tatimoret s'kane pune me keto shoqata se jane te çliruara nga taksat, sikunder dhe shteti s'ka te drejte te nderhyje vend e pa vend. 

3 meleon popullzziona pjestuar per imij e gjashteqin e pesedhit e nji kamiona i bie qi cdo 1817 veta ne Shypni (perfshi plaka, pleq, foshnja dhe burra te martuar qi kane nga dy dashnore) kane nga nje shoqate jo qeveritare, pa permendur partite, plus dhe nje universitet privat per cdo 51 plaka dhe 43 pleq ne cdo lagje dhe katund t'memdheut.

But seriously, wtf do they do, gjithe keta, me ca merren, per ca paguhen, dhe si qindron puna qi Amerika po i leviz rrogozin, apo thjesht nga fakti se numri 1651 ju duk pak si shume per nje vend ku shoqeria civile eshte pothuaj inegzistente?

si e nxorre kete qe kane nga dy dashnore mor burre?

pse dhe ata me nje dashnore kane ojq-ra? smiley

keta me 1 quhen Shoqeria Civile,keshtu ja kane vone emrin.

shoqiria gilivile

Shoqeria civile ka rol aty ku e lene te kete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).