Pjesë nga intervista e ambasadorit danez: Projekti Big për Xhaminë dhe Qendrën Kulturore, Sheshi Skënderbej

Kjo qe ai thote eshte teper skandaloze. Si durojne shqiptaret, aq me teper votojne e duartrokisin nje regjim te tille eshte nje shembull papergjegjesie monumentale ndaj vetes e se ardhmes te vendit.

[...]Jeni shprehur në intervistën tonë të fundit, se sheshi Skënderbej ju dukej si një ngërdheshje. A i qendroni sërish këtij mendimi?

Jam i sigurtë se çdokush do të ishte dakord që sheshi “Skënderbej” sot është një vend shumë më i mirë, sesa ishte vitin e kaluar. Megjithatë mendoj se disa e keqkuptuan çështjen e përgjithshme që u mundova të ngrija. E përdora sheshin “Skënderbej” kryesisht për të shpjeguar sesi duhet të silleni në mënyrë të përgjegjshme kur merrni një dhuratë, nëse do të dëshironit të merrni edhe një tjetër.

Arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë bënë një projekt të klasit botëror për sheshin. Kuvajti me bujari pranoi të paguajë. Sikurse fatkeqësisht nuk është e pazakontë në sjelljen shqiptare, lidershipi i ri në Tiranë vendosi të ndryshojë çdo gjë, sipas informacioneve të mia, pa ndonjë konsultim ose analizë dhe me një kosto të madhe për Tiranën dhe taksapaguesit e saj. Nëse është e vërtetë, kjo është një lloj sjelljeje që pritet vetëm nga shoqëritë me të cilat Shqipëria nuk dëshiron të krahasohet.

Cilado të jetë e vërteta, pasoja trishtuese është se shumë nga emrat e arkitekturës ndërkombëtare, që tani e tutje, ka të ngjarë t’u qëndrojnë larg projekteve shqiptare. A do të mendonte një Mikelanxhelo modern të ofronte talentin e tij, nëse rrezikohej që kryeveprat e veta të prisheshin apo më keq: të shpërfytyroheshin nga amatorët? A ka të ngjarë që qeveri të huaja të rreshtohen për t’i dhuruar Shqipërisë në këto rrethana?

Por sheshi nuk është shembulli i vetëm. Projekti i ri për të kombinuar Xhaminë me Qendrën Kulturore, i projektuar brenda mundësive që mund të përballonte Tirana, gjithashtu u braktis. Ishte projektuar nga BIG, një firmë arkitekturore daneze e klasit ndërkombëtar. Kur një firmë e tillë i ka duart e zëna me projektimin e ndërtesave në vendet më prestigjioze të botës, zgjedh t’i dhurojë talentin e saj unik të ardhmes së Shqiptërisë, shumica do ta pranonte këtë dhuratë me mirënjohje e përulje. Ka të ngjarë që Tirana kurrë nuk do të jetë në gjendje të tërheqë apo të paguajë tarifat e një kompanie të tillë si BIG. Realizimi i projektit do të garantonte një numër të jashtëzakonshëm turistësh nga e gjithë bota jo vetëm se ai është projetktuar nga BIG, por edhe për bukurinë e tij. Por projekti u hodh menjëherë poshtë. Nuk kam dëgjuar apo parë dikë që të ketë idenë më të vogël për vlerën që u hodh në koshin e plehrave të Bashkisë. A ka gjasa që një kompani e një kalibri të tillë të ”harxhojë” kohën e saj të çmuar për Shqipërinë përsëri?!

Nuk po përpiqem të kapem me lidershipin e Tiranës në veçanti, edhe pse për mua është jashtëzakonisht trishtuese kjo që ka ndodhur, sepse Tirana në shumë kuptime është edhe fytyra e Shqipërisë jashtë. Mund të gjeni shembuj të ngjashëm në qeveri apo në bashki të tjera, me lloje të tjera ndihmash apo grantesh të huaja, të cilat nuk u shfrytëzuan për atë që ishin destinuar apo shpresohej të përdoreshin.

Megjithatë e kuptoj vështirësinë e të diskutuarit se “ju nuk e dini se çfarë keni humbur”, kur ajo që keni marrë është shumë më e mirë nga ajo që kishit. Fatkeqësisht ky është kuptimi i shumë mundësive të humbura gjatë këtyre 20 viteve. Shqiptarët panë përparimin që nuk i afrohet fare progresit që ata meritojnë, apo që mund të kishin patur, nëse politikanët e tyre do të kishin vepruar në interes të popullit e kombit të tyre.

Tani pasuritë e shqiptarëve po shterojnë. Dhuratat janë më të pakta e më të vogla. Ekonomia publike, e cila virtualisht ishte pa borxhe, kur unë mbërrita 4 vite të shkuara, tashmë është mes vendeve të rajonit që janë të zhytur në borxhe. Arka e shtetit po boshatiset dhe Shqipëria duhet t’i drejtohet vendeve shumë të largëta për të kërkuar kredi dhe grante. Duke e vazhduar politikën e vjetër, vetëm sa shpejtohet një prirje e cila ka marrë shpejtësi vitet e fundit. Fatkeqësisht populli shqiptar do të jetë ai që do të vuajë i pari dhe më shumë pasojat. Shumica e shqiptarëve tashmë i ndjejnë vështirësitë e kohëve të ndryshuara.

18 Komente

Interesante. Mendoj se Rama i dha shume fryme Tiranes kur u be kryetar bashkie, dhe qe mbase ne politikanet e pare qe kerkojti votat ne baze te projekteve te tija. Nga ana tjeter ama plani i sheshit nuk qe gje dhe kishte ngelur nje katrahure e hapur qe ne kohen e Rames. Problemi eshte qe qyteti ka njehere nje funksion, dhe pastaj ka astetik, dhe plani i Rames per Skenderbeun hiqte c'do lloje funksioni. Ne nje vend qe vuan nga trafiku i larte, nuk heq nyjen kryesore pa ndertuar njehere alternativen (qe ne rastin e Tiranes, nuk mendoj se ka alternativ dhe me unazen e vogel).

Sonte sheshi per here te pare, minimalishte, ngjane si nje shesh normal.

Ne lidhje me projektin BIG. Me habit pse ky ambasador flet sikur eshte antropolog i 1880 (se me vone nuk flisnin ashtu) ose sikur ne jemi femij. Shiko, meqenese ne ndryshuam planet, tezja daneze nuk do na sjelli me dhurata ne form granti apo kredije. Gjithashtu, mikelanxholot e BIG-ut nuk do nderdhin me talentin. O hu zoti ambasador, shumica e projekteve te BIG-ut, dhe te arkitekteve te tjere ne ate klas, nuk ndertohen ndonjehere. Hidhi nje sy projektit te BIG ne Vancouver dhe vonesat, apo projektit te Nouvel ne NYC. Duan kohe dhe para ne vende te zhvilluara, ne qytete si New Yorku, shume here nuk realizohen ne qytete si New Yorku, dhe keshtu nuk mendoj se BIG-u habitet kur projekti i tyre avant gard nuk realizohet ne shqiperi.

Mua per vete me pelqejti projekti i BIG-ut, por thjesht nuk eshte ashtu sic thote ambasadori. Gjithashtu projekti nuk ndertohet nga mungesa e fondeve, jo se bashkia e ka ndaluar, te pakten me sa kam lexuar une.

Sonte sheshi per here te pare, minimalishte, ngjane si nje shesh normal.

Akoma i merzitur ky qe nuk i dhane me ndertuar Xhamine e Tiranes ? deshi dhe ky me u bo Milioner ketu gjasme,shko re pall.

Hu dhe fak iz this person? Ki kaco e lui? 

Nuk e di por ambasadori i ka rene pikes. Do te me pelqente qe te gjithe ambasadoret te jene po kaq te drejtperdrejte. Politika e konkurseve boshe duhet te mare fund njehere e pergjithmone. Grantet duhet te respektohen dhe te shkojne ne destinacionin e planifikuar dhe jo te luhet me donatoret.  Po ashtu edhe prishja e projektit per inat te kundershtarit politik. Dhe kjo vlen per te dyja krahet. Per mua edhe njehere ambasadori danez i ka rene pikes dhe godet me nje gure shume zogj. Faleminderit zoti ambasador. Na duhen me shume kritika konkrete dhe jo lajka per hire te nje paqe qe sjell vetem mjerim ne ate vend. Qendrueshmeria dhe vazhdimesia e politikave eshte nje nga gjerat me kryesore ne zhvillimin e nje vendi. Shprehja e tij "se ju nuk e dini se ckeni humbur" vlen jo vetem per projektet por edhe per keto 21 vite tranzicioni.

Une do te thoja se vendi eshte ne duart  krimineleve dhe jo te debileve. 

O administrator mos bej policin e katunit kot shiko ketu

Me habit pse ky ambasador flet sikur eshte antropolog i 1880

Mua per vete me pelqejti projekti i BIG-ut

qe nuk i dhane me ndertuar Xhamine e Tiranes ? deshi dhe ky me u bo

 

Ndersa bradi do mu konvertu ne tironc po ja ben muuuu qe eshte tironc prej Puke.

Ca pret nga keta te komentojne, keta jane subjekti i shkrimit, te pakten te kishin aq inteligjence sa te kuptonin qe ketu te heshtnin. po si i thone asaj: Ku di dhia ca eshte tagjia.

Ose dhe nje korrigjim per ty : Ku di dhia c'eshte tagjia.

Arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë bënë një projekt të klasit botëror për sheshin. Kuvajti me bujari pranoi të paguajë.Ishte projektuar nga BIG, një firmë arkitekturore daneze e klasit ndërkombëtar

 .. ketu duket qarte qe eshte thjesht nje  interes personal ekonomik i ambasadorit  si Lobisti kryesor i projektit te pare.Ai eshte ne te drejten e tij ta shfryje  zemerimin  me ket gjuhe ordinere pasi   sic duket  ka humbur nje dore te mire paresh nga bujaria e Kuvajtit .

Sa here do vije ketu tek peshku intervista e ketij ambasadorit. Hidhini nje sy postimeve te meparshme para se te beni interesantin.

i kemi qejf ambasadoret ne. une kerkova ketu te peshku "ambazadori danez" fap 771 rezultate per 0.24 sekonda. kerkova "arvizu" fap 12.500 rezultate per 0.15 sekonda. i kemi qejf

mos kerko "berisha" apo "rama" se te bllokohet kompjuteri. Nje here mu desh ta instaloja mozillen nga e para.

Ik o pirdhu dhe ti smiley

smiley

E ka thene fare qarte ky ambasador serioz dhe i drejtperdrejte.".....Me kriminele nuk mund te shkohet ne Evrope"....Nuk duhet degjuar karagjozet e mercenaret se gjoja ky ambasador qenka i merzitur se nuk ju dha projekti i xhamise...e prandaj e cilesoi direkt kriminel prijesin ete gjitha paudhesive dhe mjeshtrin e madh te kusarise qeverrisese...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).