Me regji nga Erion Cuku, skenar të Eriona Çamit dhe kamera/montazh të Elton Baxhakut vjen "Xheku i Krinës". Ky film na njeh me një plak simpatik nga fshati Krinë i Gjirokastrës. Edhe ky fim është pjesë e konkursit "Rrathë" të organizuar dhe financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

47 Komente

Plak simpatik qerratai po nuk e tha i llaf t'mir per ate rrugen xham qe ja ka ndertuar qeveriu me B.  eh kshtu eshte kur sta di per nder... te mos cuditet pra qe Zoti ka marre arratine nga Kisha duke ja bere muret bajga.

Nje tjeter gje me beri pershtypje; Ata vertete jane 20 shtepi por paskan djem e vajza qe paskan shkuar ne Kurbet. Pra njerez qe jane te afte per pune. Ajo Kisha ortodokse e rrenuar nuk eshte rrenuar sot por mot per mot. Ne sfond dukesh nje shtepi e re. Lind pyetja: Perse nuk u bene mbare ata djem e vajza te kurbetit te vene nje dore ne ate Kishe kur hedhin here pas here syte nga fshati lindjes? Shtepia ndertokan ata, cudi se jane edhe ne Greqi ku Kisha ka rendesi... nejse

Plaku vertet simpatik por edhe mania per te kritikuar cdo gje perkon me Kishen copa copa. Edhe taksa spaguan edhe filozofi politike bejne...   "Kur te le edhe Kisha mos permend me Bisha" -fjale e urte nga kev per ate plakun simpatik smiley

O kev thuaj ndonjë fjalë për dokumentarin se për qeveriun t'a thotë Xheku që e paguajmë apo ti mendon se nuk merr rrogë qeveriu jot( falenderimi i xhekut) Dhe për kishën ai thotë se po përpiqen ta rregullojnë e s'po të kërkon ndihmë ty. Ke dhënë ndonjëherë lekë për ndonjë kishë a xhami ti Kev?

prizi nikes,

nuk behet fjale per dokumentar por per tallje publike duke e bere ate te gjorin epiqender habites. Sarkazem e ulet dhe me amatorizem me te dobet se amatorizmi i zakonshem.

Per Kishe kam dhene e jap leke cdo muaj. E kam per nder sepse i sherbej boshtit te kultures perendimore qe sot perfaqesohet e indentifikohet Bota e perparuar. Per xhami nuk do te jepja kurre sepse i perbuz si trashegimi prehistorikesh e injorantesh. Qarte?

 

P.S. Ti prizi je i fese Injorante apo ke kulture ?

 

Ou për cilën kishë paguan ?Ah për rindërtimin e Katedrales së Këlnit.O kev kisha është boshti i kulturës  perêndimore veç për të paditurit se për tê diturit si puna jote êshtê inkuzicion e turrë drush. Megjithatê ke të drejtë që s'jep për xhami arabët kanê pare me shumicë dhe i japin dhe idhullit tat për ta kthyer në eunuk siç të ka kthyer ty idhulli jot apo se di që baba i ka thënë të mos e lejë pa shkue në Mekë për Haxh.

Feja ime është shqiptaria dhe se rruj as për kisha a xhamia po i nderoj dhe po të mundem i ndihmoj ata që përpiqen për pavarsinë e kishës dhe xhamisë shqiptare

feja ime eshte me e bukur se jotja.. zoti im e hedh shuuurren me larg se zoti yt. krishti i ka mustaqet me te medhaja se te muahmetinsmiley

ehe, e nisa ta shikoja te Topi kete (ne fakt te Topi i kam pare te tera keto unesmiley) dhe me erdhi shume gjynah ,qe bashkefshataret e tij nuk iu bashkangjiten deshires se tij, per t'ua  prezantuar fshatin me problemet e tyre teleshikuesve.

kushedi c'i kane punuar femijet kur e kane pare ne televizion.smiley

Sikur te kishte me pak interviste dhe te zgjatej me shume ajo pjesa kur shkon dere me dere dhe njerezit s'dalin, efekti i vetmise do kish qene me i ndjeshem. Ndoshta eshte puna me lirike qe kam pare nder keto te paraqiturat deri tani.

Ose : ja prova e rradhes qe konfirmon se kinematografia (filmi) nuk eshte çeshtje permbajtjeje (historie, intrige... etj etj sinonime), por çeshtje forme (pikeshikimi, mizaskene, regjizure, method of approach... etj etj sinonime).

3.0

 

ps: eshte gallate e madhe me kete punen e permbajtjes, intriges. A thua se njerezia ka frike se mos nuk ka më histori, story. Po ku te shkoje historia aman, aty eshte : sa te kete njerez do kete dhe story. Puna eshte tek forma. Sepse, ça eshte forma ? Po permbajtje eshte (njerezit qe nuk dalin nga shtepia, ndjenja e vetmise se heroit etj etj) , ç'te jete tjeter smiley

hahahaha sa i lezetshem qenke more

Sipas meje s'ka asgje qe te mos jete ceshtje permbajtjeje, edhe forma vete eshte ceshtje permbajtjeje. Ndoshta ti e ke fjalen per tematiken, shtjellimin, zgjedhjen e subjektit, fabulen... Aty te jap te drejte.

Mire keq te gjithe e kane marre nga nje aparat ne dore dhe kane mesuar te inkuadrojne, me kalimin e kohes ia marrin doren edhe me. Cfare e dallon amatorin nga artisti s'eshte profesionaliteti, gjithnje sipas meje. Ose s'eshte vetem profesionaliteti. Ka regjizore shume profesionale, qe s'arrijne kurre ta kapercejne nje lartesi te litarit, nderkohe qe edhe punet e para e plot "gabime profesionale" te disa te tjereve djersijne art e largpamshmeri konceptuale.

Lirizmi per te cilin flisja besoj se vjen nga intuita e regjizorit te ri, i cili megjitheqe ne menyre te ndergjegjshme s'e ka kuptuar ku e kishte piken e rendeses personazhi, te pakten e ka ndier. Ajo pjesa kur ben persheshin e dhise pasi s'ia kane hapur deren, diku nga fundi, me preku per shembull.

Cfare e dallon amatorin nga artisti s'eshte profesionaliteti, gjithnje sipas meje. Ose s'eshte vetem profesionaliteti.

Serge Daney (ndjese paste), pasi e lodhi mendjen per vite e dekada, e quajti ate diferencen (ate dallimin) : moral.

Une jam me të

Serge Daney (ndjese paste), pasi e lodhi mendjen per vite e dekada, e quajti ate diferencen (ate dallimin) : moral.

Dicka per t'u mbajtur mend mire.

jo morali po leku. 

profesionisti punon per lek, c'est tout ! amatori per qejf, me kalu kohen.

edhe keto reportazhet qe po shfaqen ketu, nuk jane reportazhe amatore, por profesioniste, sepse jane te FINANCUAR (e kane qe ne hapje organin qe i ka financuar), nuk jane bere gje per qejf. 

drugu mesele pastaj niveli i tyre. jo çdo profesionist ka nivel te larte pune, kjo varet nga eksperienca dhe kryesisht talenti i tij.

Dobët. Të filmuarit është si të shkruarit. Çdo fjalë, fjali, presje, pikë, tre pika, etj., duhet të ketë vendin saj. Ndryshe, kemi të bëjmë me një montazh (shkrim) të keq që prish ritmin. Po ashtu dhe kollona zanore. E varfër. Kur shkohet në "shesh të xhirimit" hapen sytë por dhe veshët.

Personazhit të zgjedhur i kërkohen shumë gjëra nga ana e regjisorit : historia e fshatit, historia e kishës, mendimin për politikanët, dëshira për të mbledhur fshatin, të luajë rolin e gazetarit, etj. Kjo e gazetarit është mjaft artificiale dhe e padobishme. Nuk shton asgjë. Mbetet letërsi. Duke i kërkuar të gjitha këto gjëra, të gjitha mbetën të palëvruara. 

Kabatë me klarinetë që ilustrojnë pejsazhet është lirizëm amatorësh. 

 

 

me fal ti stalker paske shume tendenca filozofike vlla kto jane disa filma te thjeshte,dhe te realizuar mire per qellimin qe kane,ndersa ti e shihke si konkurim per oskar

larg qofte per oskar ! Ato (oskar) fitoji vete po deshe ! (seriozisht kjo smiley )

Film i thjeshte, film i nderlikuar, filmi duhet te pershfaqe (kamera duhet te filmoje) te padukshmen (ato qe propozon finisterre : njerezit qe s'dalin, vetmine e heroit tone...). Sa per te dukshmen (Xhekun e Krinës dhe ekzibicionizmin e tij) e filmon kamera edicionit te lajmeve te top-channel apo tvKlanit.  

 

dhe te realizuar mire per qellimin qe kane

Po dhe une, per qellimin e kisha fjalen : pershfaqjen e vetmise se Xhekut, ne perpjekjet e tij. Gje qe nuk eshte arritur (sepse nuk eshte menduar; ne vend te saj, eshte menduar folklorizmi, ekzibicionizmi i Xhekut). 

 

kaq mire sa i analizoke duhet te jesh nje regjisor shume i mire po pse sta kemi degjuar emrin, analiza jote nuk perkon fare me idene e filmit, nuk perkon madje as me qellimin qe jane vene ne kte faqe, jane filma shume te thjeshte dhe nuk kane vend per diskutime aq te thella sa ben ti dhe kjo eshte vene re ne te gjithe filmat i ke share,se di a ke ti vete ndonje film me te mire se keta besoj se jo.

ahahahaha, zbrite poshte brezit ë ? (dmth më the : "nxirre dhe ti filmin tend"). Do ta nxjerr une do ta nxjerr, mos ki merak smiley

po po e kam parasysh sa do nxjeresh film,me keto ide qe ke ske si i ben imazhe po nejse ndoshta smerr aq vesh thjesht ke lexu disa materiale aty kety ne net dhe vjen ben kinematografin.

Kur lexova titullin-Xheku i Krinës-mendova se kisha te beja me nje dokumentar per jeten e ndonje gangsteri...

Pak a shume e njejta gje. Home video. Nuk shoh ndonje gjurme pune profesionale. Gazetari qe ndikon (mbase duhet fjale tjeter)  mbi personazhin e filmuar duke i dhene baxhen e "gazetarit" e ul edhe me shume nivelin e gjese.

Mendoj se si dhe tjetri që kam parë duan më shumë punë si regjia ,skenari ashtu dhe kamera.

Ps : këta janë studentë , gazetarë apo amatorë ? 

eh ,si xheku ka qene dikur edhe gjysma e greqise se sotme!

keta te agjit-prop-it paskan qene njerezit me legena

Si film mund te mos jete gje, por nga  portreti i Xhekut ne kuptojme se niveli i tij politk kulturor vizionar per shume probleme te jetes se perditshme te komunitetit te tij,  eshte disa 10 ra here me i larte se ai i politikaneve qe drejtojne sot shtetin shqiptar ! Makar pjeses qe sot kane administrimin e qendrave te ndrysheme shqiptare lokale dhe qendrore! 

Ajo qe konstatoi ky`gazetar`,  por qe si Xheku e kane konstatuar pjesa me e madhe e popullit qe, jeton si Xheku, me shume veshtirsi per te mbijetuar, eshte se, qeveritaret vjedhin fondet! 

Ai producenti student cameraman  qe ka bere kete filmim, amator apo profesionist per mua nuk ka rendesi. Ajo qe ka rendesi eshte qe ky kameramani nuk shkon te intervistoj apo te bej nje film reportazh, tek nje POLITIKAN por shkon tek nje `kolegu` i vet sic eshte Xheku, me nje barr mend dhe eksperience jete  i cili i perciell nepermjet mesazheve, si fjala vjen me ate drurin e drejte qe i bie spata sepse eshte i drejte. Kjo po ndodh edhe ne jeten sociale ne Shqiperi. Mesazhi tjeter eshte aji i deputetit, i cili merr nje rroge te mire, pikerisht se Xheku i ka dhene voten, dmth nje RROGE TE MAJME, por qe se rruan bithen fare per nje fshat, se si jetojne dhe si mbijetojne keta njerez, sepse askush nuk i kerkon llogari deputetit se cbehet me fondet, ka fonde publike ky komunetet apo jo.

Nga vota e Xhekut sot, deputetet, qeveritaret jane bere shtrese e pasur me vila me toka, biznese milioner me kollaro ! une kete lexova nga Xheku  "gazetar" Te pakten nja 3-4 milon lek te vjetra per ndertimin e kishes ku te vene koken keta njeres  nuk paskan keta milioner?!! Si tha frengu, (danezi ) natyren e keni te mire te bukur te mrekullueshme por njerzit.. keta milioneret i keni si mos me keq, nuk shkohet ne BE me kriminel!!smiley

 

Here e dyte qe pyes te njejten gje: Cfare problemi social trajton dokumentari?

Ca problem leshi. Merr nje kamera ne krah dhe yxhym andej nga malet. Ti pret te trajtohen probleme sociale nga studentet ne Shqiperi?

 

 

ato dokumentare qe ne presim, si perkthehet ne shqip investigative journalism prej verteti do te mund te realizoheshin vetem ne menyre anonime nga ana e publikuesit, gje qe esht e veshtire jo vetem nga ana atyre qe u shkel ne kallo, por dhe nga ne peshqit qe me njefar te drejte do kerkonim evidencen e fakteve me the te thash

une nuk pres gje nga ky lloji qe thu ti. nikun tat merr per teme, dmth (na) trego qe je njesh, ne nje film si keta, po tregoje me LEZET ama, festivalin e kanes fiton. 

nuk kemi nevoje per mistere, na mjaftojne gjona te thjeshta po te tregume me lezet.

------Kurreshtar - 11 Korrik 2012 - 18:51

une nuk pres gje nga ky lloji qe thu ti. nikun tat merr per teme, dmth (na) trego qe je njesh, ne nje film si keta, po tregoje me LEZET ama, festivalin e kanes fiton. 

nuk kemi nevoje per mistere, na mjaftojne gjona te thjeshta po te tregume me lezet.-----

 

 kureshtar un smarr vesh nga detajet e realizimit te nje dokumentari por, IMO ky xheku dhe fshati i tij, lol ajo vajza qe u fsheh.. nuk dal aty jam e shpifur tha me goditi me ciltersine e saj.. pra me pelqeu jasht mase dhe personalisht mu duk shum i arrire duke marr parasysh qe ke te besh me student, buxhet filmi nuk ka etj ..

 Tashi tek misteri, per mendimin tim gazetaret qe merren me ekspozimin e krimeve dhe pislleqeve sidomos te qeveritareve ne pozite kan zemer dhe u heq kapelen.. sidomos kur nuk kane interes financiar apo me the te thash por e bejn sepse e ndjejn per detyre. Ndonjehere te tjeret duke perfshire dhe veten perfundojme tek komentet.. "emo dhe ky patriot i flakte"

U zgjata shum, UnjamNJESH e zgjodha gjoja per te kritikuar kete mentalitetin pordhac qe nuk han pyka dhe duan tju dali gjithmon e tyrja pamvarsisht se kan apo skan te drejte. hajt mo se kjo tem esht ezauruar disa here. Tashti mqs me kerkove te sjell dicka dhe te shpjegoj perse unjamnjesh, po e bej gati temen dhe jam 100% i sigurt qe do me falenderosh. Mbase esht informacion qe ti je ne dijeni  por kam bindjen qe ka per ti vlere dikujt. Po ti shkruaj meposhte linqet dhe pershkrimin se perse behet fjale ne rast se admin vendos te mos ti postoje si teme.. ------->

 Chemerical -- http://www.youtube.com/watch?v=4KTUZZp0m_0 - trailer. Ky film ndjek nje projekt "te gjelber" shtepiak te nje familje simpatike amerikane. Nqs nuk ke kohe apo mundesi ta ndjekesh behet fjale per nje rrezik qe iu kanoset sidomos familjeve me femije te mitur qe ekspozohen nga kimikatet e ndryshme jo vetem jasht por dhe brenda ne shtepi. Un u bera me dhimbje koke ne fund te filmit dhe si perfundim po zbatoj vetem minimalen e keshillave qe jepen aty.. e di qe do e rishikoj perseri kur te behem tate, por tashi per tashi po zbatoj vetem: larjen e eneve me sa me pak detergjent, dhe qe prodhohet nga Bimet.. psh Palmolive dhe ca gjera te tjera te vogla qe ste vrasin kohen,  Po te rrish te gjurmosh gjith burimet dhe menyrat e hyrjes se lendeve toksike ne trup te dhjefsha jeten pastaj por kush ka kalamaqer ose nena qe jan ose presin te lindin se shpejti ky esht informacion super important. Me nivelin e lart intelektual te peshqve ky esht informacion jo shum i ri por ca here duhen perseritur gjerat qe te zene vend. Ah po dhe nje keshille tjeter aty qe skushton gje eshte mbajta e hapur sa me shpesh te dritareve, pra ventilimi i mir i vendit ku jeton. ...

Filmi tjeter qe te rekomandoj esht ky --> The beautiful truth --http://www.youtube.com/watch?v=wvzDHGLEUyw&feature=watch-now-button&wide=1  ktu esht full movie. Si c'duhet te jesh gjithmone informacionet qe kan te bejn me ceshtje shum sensitive jete/vdekje si psh kanceri apo kurat alternative duhen mare me shum skepticizm.. Ne kete film presupozohet qe kurat per kancerin egzistojne por njesoj sic egzistojn prototipet e makinave qe nxjerrin 200 milje per gallon, ato jo vetem qe nuk perdoren por dhe luftohen nga Establishment. Nuk jam shum i habitur nga kjo pasi ketu ne Amerike mjekesia patjeter qe ka arritur majat por esht ber dhe biznes dhe nje pordhe te besh te jep doktori recete per ilace. Kur permend teori konspirative shtremberojn vetullat shumica por konspiracy theory doli dhe vrasja e kenedit, konspiracy theory doli lufta ne vietnam, irak etj etj...Un dhe shum te tjere ishim ata qe ishim pro luftes ne Irak... brainwashed nga media. A nuk esht e mundur qe te jemi dhe aktualisht brainwashed dhe padashje kokonspiratore smiley. Kur shkruan kaq gjate duhet te jesh mjeshter, dhe edhe nqs mund te kesh te drejte, kur shkruan rrapa zhdrapa e humbasin vleren ato qe do te transmetosh. Shpresoj qe na gjith kjo pacavure te te futet ne pune ndonje informacion, jo per gje po mqs me kerkove te sjell dicka. Kanen po ja le Xhekut se ishte personazh.. tashi deshte dhe ai ca fonde per kishen po s'kishte ndonje gje te keqe nga te pieturit. Dhe tha tamam me vend Xheku... Deklaroni o qeveritare nga ku si i bete kto leke, Do i ktheje gje njeri pergjigje.. S'ma ha mendja.
 

 

me knoqi Xheku me etiketen e varur te gazetarit...shume pragmatik me ate thjeshtesine e vete. I vetmi qe pranoi te fliste per hallet e fshatit

tashi mu kujtua nje pasazh i ketij reportazhi ( thenia me druret e drejte e te shtrember) qe i ben reklame Topi.

Muzika e laver bariut emocionon me cfare do lloj filmimi qe ta vesh, por ne kete rast flet vetem muzika jo filmi.

Muzika e laver bariut emocionon me cfare do lloj filmimi qe ta vesh, por ne kete rast flet vetem muzika jo filmi.

 

Më kujtove nje kritik kinemaje para nja 4-5 vitesh qe, lene menjane shpjegimin nepermjet hiçit niçean te suksesit komercial te filmave debilizues hollywoodian, gjithsesi perpiqej ti jepte nje shpjegim faktit pse nje film i keq francez si ai "La Vie en rose" (me ate debilen Marillon Cotillard qe majmunizon Edit Piafin, pra ben si ajo, por nuk eshte ajo) tehoqi aq shume spektatorë. Ne fakt, po ta shikosh filmin, ai eshte i strukturuar ekzaktesisht si nje CD, dhe per kete arsye, ne menyre pothuaj inkoshiente, njerezia shkonte tufa-tufa per te 'parë' muziken, dhe jo filmin. Ose, nese do perifrazoja frazen tende duke vendosur Piafin ne vend te Laver Bariut, do thoshim : "Muzika e Piafit emociononte me cfaredo lloj filmimi qe ta vije, por ne kete rast fliste vetem muzika, e jo filmi".
Doemos, perderisa kinematografi(film) s'kishte ne ate mender-film ! smiley
 

clidhje kishte gjithe kjo histori,cvlere i jep kjo muzike koti sa te krahasosh me piaf

Plaku, dukej njeri i mire, popullor, tha nje fjale me men, kontrroll financiar kur merr karrigen dhe kur e le, i qante shpirti per kishen e renuar, dhe me erdhi keq kur bashk-fshatari i tij (qe po e theriste) nuk ia vari fare. Kjo tregon se, njerzit jane akoma te mbyllur, jane akoma ne pozicione lufte dhe jo paqedashese, sepse vet fakti qe nuk i afrohesh shokut tend, pse aty eshte kamera, tregon se te ka ngecur ora shum vite me para, vitet e paragjykimit, pozicionit te luftes dhe konsiderimit te tjetrit si i huaj. 

Personazhit të zgjedhur i kërkohen shumë gjëra nga ana e regjisorit : historia e fshatit, historia e kishës, mendimin për politikanët, dëshira për të mbledhur fshatin, të luajë rolin e gazetarit, etj. Kjo e gazetarit është mjaft artificiale dhe e padobishme

..si ide nuk mund te jete gabim por personi i zgjedhun per te ralizu ket ide eshte komplet deshtim dhe per kete ka faj edhe profesori qe drejton projektin e studentit.Ajo pjesa e dokumentarit ku Xheku qendron te porta e fqinjit per disa minuta duke ju lutur atij te vije per te biseduar dhe ai i pergjet nga brenda shtepise se nuk ka cfare te bisedoj....eshte shume dmth-se per nje fshat me 10 shtepi.Asnje skene  mardhenije me bashkefshataret, naivitet e mangesi  nga studenti por edhe pergjegjesi e profesorit.Ajo provon se te gjitha ato qe Xheku kishte thene me pare  per mardhenjet e fshatit ishin te pa verteta dhe  ky paraqitet  thjesht si  nje birbo i ngelur vetem pa perkrahje ne fshat.Nje tjeter mangesi eshte se nuk thuhet asgje as per te kaluaren e Xhekut,....  shume shume dobet .

Djali se vetem ty te lexova. Ti e ke idene e turpit te shqiptareve qe vijne nga fshati ndaj kameres. Ky plaku s'ka genjyer as dhe nje germesmileyMadje rrezik eshte bere teme diten per gjithe fshatin pas dokumetarin. 

qenka i mbushur peshku pa uje me nje tufe kritikesh qe skane vepra ne dore por jane vetem te afte te kritikojne filma studentesh,shihni si bejne analiza te gjata,te shkretet njerez te rinj edhe pse mund mos te kene filma kushedi se cfare nuk meritojne te fyen

Ti ke ndonje mendim tendin per filmat?

po kam mendim timin, jane filma qe stregojne ndonje gje kushedi se cfare,kane probleme te medha dhe mbi te gjitha jane realizuar per nje qellim te caktuar qe dmth ti sherbejne atij fondacioni me kushtet e projektit te tij.ktu lind problemi me ty dhe shume filozofe peshku te tjere qe juve kritikoni ca filma qe nuk permbushin fare qellimin qe mendoni ju,dmth skane vend per kritika te gjata pasi nuk kane permbajtje te thelle.ndersa juve gjeni nje mundesi te tregoni sa shume gjera permendesh dini rreth kinemase e eme gjere,por insistoj qe secilin prej filmave sdo e kishit realizuar me mire 

por insistoj qe secilin prej filmave sdo e kishit realizuar me mire

une per vete jo vetem qe nuk do ti kisha realizuar me mire, por nuk do ti kisha realizaur fare. Po fare ama smiley

ti e kuptoj ngaqe mban dhe nickname besoj filmin jot i pare do jete si stalker hahahahaha vetem se sbesoj te jesh i afte fare

harroje : "stalker" nuk ribëhet më ! Eshte si puna e asaj shprehjes : "nuk bo nona mo nga ata burra" e qe ne fakt, konfirmon edhe nje here tjeter se filmat jane vertet si njerezit : disa, vetem nje here i ben nona 

ore, e di ti qe ka dhe njerez jo pretentious ne planetin toke ?   

Stalker pershendetje. Pa dashur te dal nga tema, meqe merr vesh nga kinematografia. Kam pare serish kohet e fundit nje film te Visconti  "La caduta degli dei" (Perendimi i Perendive shqip) Boooo sa i rende mo.

eeeeee, i rende thote ky ! Po a thame qe nje film s'eshte punë tematike (subjekti) ? smiley

Visconti futet tek ai rreth fare fare fare i nguuuuushte  kineastësh qe kane bere vetem filma te shkelqyer

Po me ben xheloz : kam kohe pa pare ndonje Viscont !

Flori flori qenka plaku.Suksese atij qe e ka bere dokumentarin.

Atmosfere e kendshme.

Fantastik Xheku!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).