shkëputur nga "Chez les fous" (Tek të çmendurit)

Ja ku jam !

Ishte një vajzë e re e freskët si pafajësia vetë. Kishte vrapuar në majë të gishtave për t’iu afruar doktorit në bluzë të bardhë. Ishte e qartë se në këtë « Ja ku jam », ajo kishte përmbledhur shumë gjëra, ndër të tjera : « Po ju prisja që nga mëngjesi. Shkoja derë më derë. Mbaja vesh. Ju keni hyrë nga kurti A, ndërkohë që ju prisja nga kurti B.

Kjo vajzë e këndshme e beson veten si bashkëshorte të këtij doktori.

– Pa shiko ! thotë një murgeshë, zonjushë Suzana që gjeti të shoqin !

– Po, tim shoq !

Ajo e mbështjell doktorin me një vështrim përgjërues dhe ia përkëdhel krahun me dorë.

– Lëre tani ! ia bën doktori.

Znj. Suzana nuk fyhet. E di fort mirë se një bashkëshorte duhet të dijë t’ia durojë të shoqit tekat e humorit. I dorëzon tre letra të shkruara dje dhe sot në mëngjes, enkas për doktorin, të mbushura plot me lëvdata. Ky i fundit i merr letrat e dashura ku shkrimi, nga kapërcimi i anëzave të bardha të fletës, duket si vetë imazhi i dashurisë së pakufizuar të kësaj zonjushe, dhe i gris ngadalë duke më folur për diçka krejt tjetër.

Përulësisht e nënshtruar, Znj. Suzana sheh palëvizur shkatërrimin e letrave të dashurisë.

– Doktor, ia bën ajo, kur do të më merrni ? Jam bashkëshortja juaj e dashur dhe besnike.

Është shumë e bukur, kjo Znj. Suzana. Hiri dhe ëmbëlsia janë dy shenjat e jashtme të çmendurisë së saj. Duket qartë se kërkon diçka. Nuk është zemra, atë e ka gjetur, por është streha.

– Oh ! më merrni me vete, doktor.

– Hë tani, ia bën murgesha, duke shkëputur nga krahu i doktorit dorën aq nënkuptuese të kësaj të fejuare të bukur vullnetare.

Në një koridor të gjatë ku ecim, fëmija na ndjek tre hapa më pas, si gratë e Orientit. Kjo vajzë e re, them unë, më duket se s’vuan nga gjë tjetër veçse nga çmenduria e pranverës dhe rinisë. Kjo e keqe, a nuk është një prej atyre që shërohen thjesht me mirënjohje ?

– Po, për të rilindur menjëherë më pas, thotë doktori. Sidoqoftë, s’është misioni im ky…

Mbërrijmë tek dera. Për çdo mëngjes, në këtë vend, zhvillohet skena e ndarjes. Doktori duhet ta lerë në azil të dashuruarën që i flet me nënkuptimet e një vështrimi tepër të kthjelltë. Ajo ngulmon, por ska ç’të bëjë, s’është më e forta aty. Më në fund, doktori ka dalë nga rreziku.

Atëherë Znj. Suzana shkon të ulet në një stol. Qëndron aty gjatë e palëvizshme, e mbytur në zhgënjim. Nga fundi nxjerr lapsin dhe fillon të shkruajë letrat e ditës, e që të nesërmen në mëngjes, mosmirënjohësi do t’ia grisë pa iu hedhur qoftë dhe një sy. […]

 

© un, Hurbinek, 2012, për përkthimin shqip

____________

 

Albert Londres (1884-1932) njihet si një ndër themeluesit e gazetarisë moderne, sidomos të reportazhit. Ai ka lënë këtë përkufizim të gazetarit :

« Mbetem i bindur se një gazetar nuk është një fëmijë kori i kishës dhe se roli i tij nuk qëndron në paraprirjen e shërbesave fetare, me dorën të zhytur në një shportë petalesh trëndafilash. Zanati ynë nuk është që të sjellë kënaqësi, as të shkaktojë dhimbje, por që ta prekë plagën me pendë. »

____________

Ne Shqiperi, kuptohet se Alfons Gurashi (ndjese paste) eshte babai i te gjithe reportereve tane te moshes se djeshme dhe dites se sotme, mornicat e pershkrimeve te tij gjate vizitave te shokut Enver jane te paharrueshme dhe te gjithe ne i kemi te gjalla e te gdhendura ne kujtesen e lekures. Ndersa per gazetaret e moshes se sotme te dites se sotme, kemi legjendarin, heroikun, fantastikun, te jashtezakonshmin Pipooo Baaaaauudoooooooooo.

6 Komente

 murgesha u be xheloze e kishte qef per vete Suzanen smiley

Boo sa demode qe je mer burre! Era valixhe druri vjen. Seriozisht.

e pse i bi m'qafe antikes?

Ta provoj edhe njehere kete formulen, se ne nje rast me ka dhene rezultat :

Follow my finger --------------> now google translate : je vous emmerde.

Haaaa! Kjo ishte madheshtore. As vete Perendia e Mutit nuk do e kishte bere me me elegance levizjen e gishtit.  smiley

Nje pyetje kisha une. E ke te mesuar kete punen e te dhjeres, apo ke lindur ne hale?

Shume i qelluar krahasimi, Peter : azilit te vogel te te çmendurve (çmendines, megjithese kjo merr nje ngjyrese teper negative) i pergjigjet azili i madh i te fandaksurve te Shqiperise. Megjithate, krahasimi eshte asimetrik : butesise se embel te te çmendurve (vajza e re e cila s'eshte as agresive, as gje, thjesht i eshte fiksuar doktori), perballe vrazhdesise se ashper te "normaleve" te Shqiperise. Kush eshte me e çmendur, ne fakt ? Vajza e re (ca e trazuar) tek e cila flet dashuria, apo bashkeshortja qe ndan shtratin me ate te cilit i deshiron shkaterrimin nepermjet nje instance absurde siç ishte diktatura ?

  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).