Populli, Aleanca Kuq e Zi, të persekutuarit politikë, shoqëria civile, FRD dhe forcat e tjera opozitare duhet të bashkohen për t’i dhënë ndëshkimin e merituar mazhorancës që këtë vit, pa pritur 2013-n.

Problemet e vazhdueshme me zgjedhjet në Shqipëri, që nga viti 1996 e deri më sot, kanë qenë shkak që edhe unë, si shumë shqiptarë të tjerë të cilëve u dhemb vendi i tyre, të publikoj shumë artikuj dhe të dërgoj në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore propozime e sugjerime konkrete për Kodin Zgjedhor. Por meqenëse unë në këto sugjerime nisem nga çfarë është mirë për Shqipërinë dhe jo vetëm për partitë, këto sugjerime dhe opinione pothuajse kanë rënë në vesh të shurdhër. Ashtu siç nuk po dëgjohen sot as sugjerimet e dy ish-presidentëve të nderuar, Meidani e Moisiu, as propozimet e disa përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe forcave të reja politike. Kërkesat e partive të vogla duket se mund të mbeten thjesht në letër dhe nëpërkëmben si në vitin 2008. Veçse këtë radhë partitë e vogla parlamentare që kanë mekanizmin e detyrimit të PD-së dhe nuk e përdorin atë, duhet thënë se e meritojnë humbjen e thellë që mund të pësojnë në zgjedhjet e ardhshme edhe për shkak të Kodit Zgjedhor me autorë PD-PS.

 Meqenëse Komisioni i Reformës Zgjedhore është në fund të mandatit të tij, dua të jap edhe njëherë disa sugjerime për çështjet e fundit që po shqyrton ky komision me dëshirën për ta ndihmuar atë. 1.   KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE KQZ-ja nuk duhet të jetë komision partiak, aq më tepër dy apo trepartiak. Vetëm ata që vodhën zgjedhjet dhe që synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme janë të interesuar dhe do të bëjnë gjithçka që të ruajnë KQZ-në siç është sot, në strukturë dhe përbërje. Ka më se dy dekada që KQZ-ja dhe komisionet e tjera zgjedhore kanë qenë partiake, me militantë partish e jo mbrojtës e respektues të ligjit. Prandaj, edhe zgjedhjet kanë qenë gjithnjë me probleme. Për fat të keq, PD-PS po insistojnë që t’i mbajnë po partiake KQZ-në dhe komisionet e tjera pa menduar se mbase shumë shpejt mund ta pësojnë edhe vetë nga kjo zgjidhje, siç e pësoi PS-ja dhe partitë e tjera edhe në dy zgjedhjet e fundit. Sugjeroj që zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së të bëhet nga disa subjekte. KQZ-ja të ketë 7 anëtarë dhe zgjedhja e tyre të bëhet nga 7 subjekte të ndryshme: Avokati i Popullit, shoqëria civile, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, mazhoranca, opozita, Presidenti, Gjykata e Lartë (ose Konferenca Kombëtare Gjyqësore, apo shoqatat e gjyqtarëve) zgjedhin nga 1 anëtar. Kryetar i KQZ-së të zgjidhet njëri nga 7 anëtarët, me votim të fshehtë dhe me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, për një afat trevjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje. Kodi Zgjedhor duhet të përcaktojë kritere të larta arsimore, profesionale e morale për kandidatët për anëtarë të KQZ-së. Edhe komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet e numërimit nuk duhet të jenë partiake si deri më sot, por të formohen me qytetarë që duhen trajnuar nga KQZ-ja gjatë gjithë vitit dhe kur ka zgjedhje thirren për të shërbyer në komisione. 2. KOLEGJI ZGJEDHOR DUHET SUPRIMUAR Ankimimet për çështjet lidhur me zgjedhjet duhet të bëhen në gjykatë, ndërsa Kolegji Zgjedhor duhet suprimuar si institucion i dështuar. Koha ka provuar se Kolegji Zgjedhor nuk ka asgjë të përbashkët me një gjykatë të pavarur, ai është një mekanizëm partiak, i nënshtruar dhe i komanduar nga pushteti, madje edhe i akuzuar nga opinioni publik dhe opozita edhe për korrupsion e mungesë integriteti. Edhe mohimi i së drejtës së apelimit ndaj vendimeve të Kolegjit Zgjedhor ka qenë antikushtetues. Ankesat kundër vendimeve të komisioneve të qendrave të votimit dhe numërimit duhet të bëhen në gjykatën e rrethit gjyqësor ku ndodhet komisioni përkatës, ndërsa ankesat kundër vendimeve të KQZ-së të bëhen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Palët duhet të kenë të drejtë të ankimojnë vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor në Gjykatën e Apelit përkatës dhe vendimin e kësaj të fundit në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu palët duhet të kenë të drejtë të bëjnë rekurs në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatat e të gjitha niveleve detyrohen të gjykojnë çështjen dhe të marrin e shpallin vendimin e tyre brenda 10 ditësh nga mbërritja e ankimit ose apelimit në atë gjykatë. Pra çështjet që lidhen me zgjedhjet gjykohen me procedurë të veçantë e të përshpejtuar. Afatet e gjykimit të tyre caktohen në Kodin Zgjedhor dhe këto afate (pra jo ato të kodeve të tjera) janë detyruese për të gjitha gjykatat. 3.   SISTEMI ZGJEDHOR Sistemi zgjedhor aktual duhet ndryshuar patjetër, sepse është antikushtetues, dhunon pluralizmin politik, shkel barazinë e votës dhe deformon vullnetin e zgjedhësve. Një sistem proporcional kombëtar, apo sistem i pastër mazhoritar, mendoj se ishte sistemi më i mirë për vendin tonë. 4.   NUMËRIMI DHE VOTIMI ELEKTRONIK Kodi duhet të parashikojë numërimin elektronik të votave, dhe si një opsion edhe votimin elektronik. Numërimi elektronik është shumë më i lehtë për t’u realizuar në praktikë dhe nuk duhet harxhuar kohë me këshillat frenuese e dështake të OSBE-së për projekte pilot, që do i shërbejnë OSBE-së për të mjelë ca fonde për veten e saj dhe për ta tërhequr edhe për shumë kohë zvarrë Shqipërinë. Dihet se numërimi elektronik është çështje teknike dhe nuk ka të bëjë aspak me OSBE-në, por me kompanitë e teknologjisë elektronike. Nëse plotësohen kushtet teknike (pajisjet, energjia elektrike dhe stafi i kualifikuar që përdor pajisjet) kjo mënyrë realizohet. Me sa kam lexuar, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka pasur konsulentë të disa kompanive të huaja private me eksperiencë në numërimin elektronik. Si fillim pajisjet nuk kanë nevojë të blihen, por mund të lidhet kontratë me kompani të huaja që kryejnë këtë shërbim edhe në zgjedhjet në vendet e tyre. Edhe vlera e kontratës për këtë shërbim nuk do të jetë e madhe, sepse numërimi zgjat vetëm disa orë. Natyrisht që në rast defekti teknik, apo dyshimi për gabime teknike, Kodi lejon numërimin dhe rinumërimin manual (me dorë) të votave. Realizimi i votimit elektronik i përket së ardhmes, por Kodi e parashikon si një opsion. Edhe këtu në Amerikë, kur votuesi shkon në qendrën e votimit, pyetet se si do të votojë: me fletë votimi apo me kompjuter. Nëse votuesi zgjedh të votojë me kompjuter, i demonstrohet se si bëhet votimi (nëse e kërkon këtë gjë) dhe pastaj futet në dhomën e fshehtë. Faktet po dëshmojnë se Berisha nuk e do reformën zgjedhore dhe bën gjithçka për ta sabotuar atë. Nëse nuk do të bëhet reforma zgjedhore në të mirë të vendit dhe demokracisë, atëherë ka vetëm një zgjidhje: Populli, Aleanca Kuq e Zi, të persekutuarit politikë, shoqëria civile, FRD dhe forcat e tjera opozitare duhet të bashkohen për t’i dhënë ndëshkimin e merituar mazhorancës që këtë vit, pa pritur 2013-n. Mposhteni frikën! Aq sa e fortë duket diktatura berishiane, aq e pafuqishme do të jetë përballë ortekut të urrejtjes dhe revoltës popullore. Dhe as që do të guxojnë të bëjnë një 21 janar të dytë, sepse fundi i tyre mund të jetë si ai i diktatorëve të vendeve arabe në këto dy vitet e fundit. Së fundi, dua të përshëndes takimin e Forumit Civil, që mësova se është mbajtur para disa ditësh në Tiranë. Veçanërisht mbështes fort vërejtjet dhe kritikat plotësisht të merituara që i janë bërë OSBE/ODIHR-it. Është fakt se OSBE-ja, pas vitit 1996, sidomos me gjysmë të vërtetat që deklaronte, u ka bërë dëme të mëdha zgjedhjeve të lira dhe demokracisë në Shqipëri. Disa mund të më thonë se po e rëndoj padrejtësisht OSBE-në. Por faktet mbështesin opinionin tim të mësipërm. Unë kam qenë dhe mbetem i mendimit se Shqipërinë duhet dhe mund e do ta bëjnë vetë shqiptarët dhe jo huajt, qofshin këta dhe miqtë më të mirë të vendit tonë. Edhe zgjedhjet, të lira e të ndershme, apo të manipuluara e të vjedhura i bëjnë vetë shqiptarët e jo të huajt. Zgjedhjet e 1992-shit dhe referendumin e 1994-s që konsiderohen si më të lirat dhe të ndershmet në këto 20 vjet, u bënë nga vetë shqiptarët pa angazhimin e OSBE-së. Të huajt, pra edhe OSBE-ja, luajnë rol që mund të jetë pozitiv ose negativ. OSBE-ja, në të gjitha zgjedhjet që janë bërë në Shqipëri pas 1996-s, ka mbajtur qëndrime dyfytyrëshe që kanë ndihmuar vjedhësit e zgjedhjeve. Ajo, edhe në raportet e saj për zgjedhjet, mundohet ta kënaqë shumë pushtetin që manipulon zgjedhjet dhe sadopak edhe opozitën. OSBE-ja ka quajtur zgjedhjet e vjedhura e të manipuluara si “një hap para, por që nuk u arritën të gjitha standardet”. Kështu bëri edhe në dy zgjedhjet e fundit, më 2009-n dhe 2011-n. Kurrë nuk tha të vërtetën e plotë, atë që pa me sytë e saj dhe që u denoncua publikisht me prova nga media, shtypi dhe opozita: Të vërtetën që pushteti i vodhi zgjedhjet. Përkundrazi, përfaqësuesit e OSBE-së u turrën për të uruar dhe puthur pushtetarët që vodhën zgjedhjet. OSBE-ja bekoi e lavdëroi Kodin Zgjedhor më antidemokratik të 2008-s. Për më tepër, në qershor 2012, OSBE-ja i bëri shërbimin tjetër Berishës, duke sabotuar numërimin elektronik kur komisioni e kishte miratuar këtë. Uroj që ky të jetë edhe akti i fundit i OSBE-së në Shqipëri në mbështetje të diktaturës. Jam i bindur se zgjedhjet pa vëzhgues të OSBE-së mund të jenë ose më të mira ose të njëjta, por të paktën edhe nëse manipulohen, pushteti nuk do ta ketë më bekimin e vjedhjes së zgjedhjeve nga OSBE-ja. Edhe vetëm kjo gjë do të mjaftojë që populli të ngrihet për të mbrojtur votën e tij, sepse nuk do të ketë më zjarrfikës si OSBE-ja e ndonjë ndërkombëtar tjetër, shërbëtorë të qeverisë Berisha a të kujtdo qoftë. Është koha që vërtet sovrani popull të marrë në dorë fatet e tij dhe jo t’ua lërë në dorë pazarllëqeve mes PD-PS, as OSBE-së e të huajve të tjerë që bëjnë sikur përvëlohen nga dashuria për Shqipërinë, por në fakt as që e vrasin mendjen për vuajtjet e shumicës së popullit shqiptar dhe revanshin e pandalshëm e terrorizues që ka marrë sot DIKTATURA.  Gazeta "Shqip"  

88 Komente

Du grand n'importe quoi !

Pa e zgjatur :

- ku e ka fjalen ky me kete "ndeshkimin pa pritur 2013-en" ? TEK DHUNA ?

- a ka mundesi ti njeriu i ligjit te mos flasesh ne terma krejt te papershtatshem per nje jurist, pra per POPULL ?

- dhe e fundit : nje nder poshtersite me te medha qe degjoj lart e poshte, kjo eshte : Shqiperia jetoka ne DIKTATURE ! Nese eshte keshtu, atehere ti zotni gjeji emrin periudhes 1945-1990.

_____

Per ta mbyllur : kete vend po e shkaterron "llafazaneria politike", "llomotitja shtepiake", dhe "papergjegjshmeria monumentale". Si dhe, kuptohet, nje shtyp i denje per vende afrikane.

Bravo Zef Brozi.smiley

Me ne fund dikush qe i sheh gjerat qarte. Dokumenti baze i nje shoqerie, i nje bashkesie fisnore e identitare, shteterore e kombetare fillon me "NE, POPULLI".  Dhuna e popullit mbi PLEHRAT eshte e justifikuar edhe kur askush nuk mban pergjegjesi per vjedhjen e qofte NJE VOTE TE VETME. Qe nga ai moment pallavramenti dhe pushteti jane ilegjitim dhe nuk perfaqesojne popullin shqiptar dhe rrjedhimisht nuk punojne per interes te popullit shqiptar dhe Shqiperise.

Bravo Zef Brozi dhe qe me ne fund dikush foli publikisht per dy kollonat e te njejtes ngrehine. PD-PS.

Nje tjeter "amerikan" qe nga kompjuteri i shtepise se tij, ben thirrje per lufte civile. Me kujtoi kohet e pas 8maj 2011tes ne Shqiperi. Gjithnje e me shume po bindem qe emigracioni i ngerdhesh njerezit. 

Interesante kjo pjese...KQZ-ja të ketë 7 anëtarë dhe zgjedhja e tyre të bëhet nga 7 subjekte të ndryshme: Avokati i Popullit, shoqëria civile, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, mazhoranca, opozita, Presidenti, Gjykata e Lartë (ose Konferenca Kombëtare Gjyqësore, apo shoqatat e gjyqtarëve) zgjedhin nga 1 anëtar...

do kerkoja qe edhe Peshku pa uje te zgjedhe nje anetar. Do krenoheshim dhe ne me Zefin tone ne KQZ.

Mjafton te lexosh rreshtimin e fjales "popull" ne nje nivel me partite e shoqatat dhe kaq mjafton per tja lexuar e dhjere kungulleshken e Zef Brocit.

"Populli, Aleanca Kuq e Zi, të persekutuarit politikë, shoqëria civile, FRD dhe forcat e tjera opozitare duhet të bashkohen për t’i dhënë ndëshkimin e merituar mazhorancës që këtë vit, pa pritur 2013-n."

Mos mor!!!

Na mbyten sharlatanet qe e perdorin fjalen "popull" vend e pavend si lecke qe fshin cimenton!

Lind pyetja: Po ata mbeshtetesit e votuesit e kesaj maxhorance te sotme cfare jane kur "populli" qenka ne anen e kundert dhe prone e opozites? Po FRD-ja, Aleanza, Shoqeria civile, te Persekutuarit cfare jane atehere kur qenkan subjekt tjeter nga populli qe permendet vecas e ne nje nivel barazie? Te huaj?

PS. I syrgjeroj cdo antari te peshkutpatru qe nuk i ka ikur truri akoma nga keto badallalliqe qe shkruhen poshte e larte ne emer te popullit, te distancohet sa me pare se rrezikon budallepsjen e pandreqshme ose imazhin e skizofrenit Ramist si semundje ngjitese.

kev

.E o servil i Berishes ashtu eshte po e ke degjuar ti Berishen qe ka 20 vjet qe flet ne emer te popullit?!

 Habitet bota qe elktorati shqiptar ( servilat) vazhdojne te zgjedhin te njejtet njerez! Pse ndodh keshtu ? Sepse ai "popull" i mazhorances, ka ne gen servilizmin! Kete mzhorance e do vetem kjo kaste Servilat! 

Nuk besoj se ndonjë popull tjetër evropian do të pranonte në heshtje që mjedisi i tij të shkatërrohej për shkak të përfitimit dhe lakmisë personale. Por më e habitshme është se elektorati shqiptar, herë pas here, vazhdon të zgjedhë të njëjtët njerëz, të cilët nuk e gëzojnë aspak respektin e tij.(Danezi)

 

Ilir-jani,

mire qe citon ate karagjozin Danez se aq ta pret por me thuaj pakez se ku e gjete fjalen "maxhorance" ne ate tekst sepse une lexoj pergjithesimin qe i ben ai te gjithe politikaneve qe ka zgjedhur ai populli deri me sot. Te ka shkuar ndonjehere ne mendje se zgjedhesit e popullit jane edhe ata "servilet" e Rames qe i perdor si cimka hyj-dil e gati tu! apo te rroje urretja per Berishen?

E sa per djeni: Une jam servil i bindjeve te mia, po te nisesh nga truri yt i bie qe ne nje sistem demokratik te jete 50% + 1 e popullit servil gjithnje.

kev

 

 

`Populli` tek ajo kuota qe ke shkeputur ti, ka nje presje, ku vijne disa emra percaktues me pas. Eshte shume e qarte se nuk flitet per `popull` ne pergjithsi.

 tjeter, fajala vjen ; Mazhoranca dhe jo maxhoranca sic e ke shkruar ti dhe une perserita fjalen tende!

Ti me pas vazhdon me teorine e popullit,  dhe  jep udhezimet per te drejten e perdorimit te kesaj fjale! smiley

Ti thua qe ai danezi eshte karagjoz!! Ne fakt ky opinioni jot eshte komplet karagjoz!

Dhe nje te fundit per karagjozllikun. Je i vetmi ketu tek peshku qe firmos komentin me, KEV. E ku ka me karagjozllik se ky ? smiley 

Presjet jane pas cdo subjekti. Te keshilloj nje pale gjyslyke.

P.S. Ta tha Danezi kete punen e firmes Kev apo e kuptove me forcat e tua?

 

Firmen aga, firmen! smiley e ke harruar! 

Ishin zef brozat qe filluan athere te paret si babezi duke bere vilat e tyre ne bllok qe e tronditen besimin dhe shpresen popullit te thjeshte qe besonte aq shume ne nje demokraci dhe jete te re. 

 

zef brozi e ka fillu n'amerike (dhe kte e di mire) t'u la pjata.po t'e dote me ba vilat n'bllok,i thoshte s.berishes, tune ti komonen qe m'ke vare n'qafe,e une po vazhdoje me vilat.

Je ne vete ore apo ja fut kot?

Zefi duke lare pjata?

Po Zefi vetem kur u martua beri dasem me 1000 te ftuar dhe ti me thua ka nisur ne SHBA duke lare pjata.

Por eksponentet si e lobit grek e priten krahehapur ketu ore dhe jetoi ca kohe ne Boston pa kokecarje.Ti me thua ka lare pjata!

Po tallesh apo e ke me te vertete.

Neser rrezik do te degjojme qe Zefi ka qene ndihmes-kamariar tek lokali i Antoni Athanasit.Budallalleqet qe shkruhen ne kete blog jane te forta fare.

O hu,s'te mush menjen ty une.Asht sikur tham une dhe pike.Ket Zefin e njof pak ma mire se ti dhe gjanat per tâ, i di pak ma mire.

Ke te drejte,ka punuar tek Anthoni Athanasi dhe ka lare pjata.Ashtu e leme.

Zefi asht martue ne Amerike? 

Ik o pirdhu, hahaha.

kjo mire qe s'shet shalqinjsmiley

Pse jo,Bomi ngel pa pune tani.

Poplli t'marre ne dore germen "e" me dy kaqurrela perciper, se po ja hupin Zefat, Ndocnat dhe Dodat! smiley

 

Zef Brozi: Populli te marr ne dore Shqiperine

Ketu keni nje interviste te Brozit. Nje cike e gjate, por eshte nje version per cfare ka perjetuar Shqiperia nga '92-'95. 

Nuk e di por ndoshta kjo interviste eshte bere per te rinjte qe nuk e mbajne mend kohen.

Di vetem nje gje qe edhe sot sistemi i drejtesise eshte i mbushur me "eksperte" te ish nomaklatures komuniste dhe jo me ne 1992 kur ata e kishin sistemin e drejtesise.

Ne kete kontekt,kerkesa e PD-se per te larguar kriminelet qe kishin denuar njerez te pafajshem,ishte e drejte ndersa Zefi as e levizi menderen qe te hiqte qofte dhe nje kriminel nga ajo gjykate.

Ndersa burgimi i Fatos Nanos ka qene i drejte gjithashtu.E pame Fatosin sa "i pakorruptueshem ishte" ne vitet 1997-2005.

E keqja eshte se rasti lirimit te Fatosit,krijoi nje precedent te papare ne polotiken shqiptare.Nese je lider partie nuk mund te futesh ne burg dhe ne krijimin e ketij precendeti ka dhene goxha ndihme dhe zoti Brozi.

Ndersa per gjykimin e minoritareve nuk ja vlen te flasesh,pasi provat qe u paraqiten ishin aq te medha sa edhe i perledheluri i lobit grek,zoti Brozi u deryrua ti shpallte fajtore,por ti lironte!!!!

Nuk e dini qe zoti Brozi u prit si hero ne SHBA nga eksponentet e lobit grek,qe u kujdesen ta sistemonin"armikun e Berishes"?

 

 

Keto prapaskenat s'i di une, por di qe e kam jetuar me mend ne koke ate periudhe, dhe di edhe qe kam marre pjese ne konferencat e shtypit te z. Brozi.

Po ja me thuaj ti e konfarencave,si ishin monoritaret te fajshem apo jo?

Se provat qe u paraqiten ishn qe i kishin kapur me presh ne dore disa here duke pire kafe me shefat e Asfalies te Greqise.

Kur i pyeste prokurori se si u gjend me shefin e Asfalies ne nje tavoline duke pire kafe njeri nga ata moniritaret,ai tha ja e takova shok pas shoku.Hahahaha!

Dhe Zefi i hengri keto brockulla dhe ju tha,ok e teperuat kete rradhe,mos e beni me.Dilni nga burgu.

Minoritaret duheshin denuar sipas ligjeve dhe gjykata e shkalles se pare dhe te dyte i gjeten fajtore.Zefi nuk duhej te bente rolin e politikanit ai duhej ti shpallte fajtore ata birbot.

Nese i falte Presidenti apo jo,pastaj ishte pune e politikes dhe jo e gjykatave.

 

Edhe me kaq u vendos qe paska qene agjent i grekeve?! 

Cfare mund te te them personalisht eshte qe politika e asaj kohe i njihte ende idealistet mes politikaneve. Madje edhe midis gazetareve. Dora-dores pastaj mesuan nga mjeshtrat. Edhe Berisha vete mesoi nga vetja e vet me e keqe.

Une nuk them qe eshte agjent i grekeve,por lirimi i minoritareve nuk ishte gje e mire,nga ana e gjykates.

Me provat qe u paraqiten ata duhej te ishin fajtore dhe te rrinin ne burg.

Dy gjykata te shkalleve me te uleta i kishin shpallur fajtore dhe denura me burg.

Zefi i la te lire megjithese provat, qe u paraqiten me fotografi dhe tragonin minoritaret duke darkuar me shqfat e Asfalias,ishim te pakundeshtueshme dhe ja benin muuu.

Nuk ishte detyra e Zefit tu qante hallin emigranteve.Kishte KM dhe President Shqiperia pare ate gje.

Zefi duhej ti shpallte fajtore dhe ti denonte me burg sic bene gjykatat e shkalleve me te uleta.

Berisha pastaj mund ti falte dhe ti nxirrte,se ai e kishte kete te drejte.Apo e kam gabim!

Dhe per hir te se vertetes ndonese nuk ka  simpati per Gazideden,ka pasur shume te drejte te jete i revoltuar,pasi puna qe beri SHIK-u me minoritaret ka qene e mrekullueshme,dhe u hodh si lerter higjenike nga Zefi i Brocajve.

Une nuk e di se kush je ti qe mund ti japesh te drejten vehetes qe te gjykosh nese gjyqi karshi minoritatereve ishte i drejte apo jo? Po ashtu edhe per Fatos Nanon. Di te te them se gjyqi i minoratireve ka pasur nje nga efektet me shkaterruese ne politiken e jashtme te Berishes. Gjyqi politikisht ishte fryrje muskujsh me greqine dhe me ameriken. Dacka qe hengri ishte kaq e forte sa sic mund ta kesh vene re dhe vete, tani  behet mik me Bollanon, i fale det grekut, i puth doren Janullatosit (qe donte ta hiqte me referendum ne 94 ) per cdo Pashke dhe Vitri, etj, etj. Po ashtu mund ta shikosh se sa leke hedh lart e poshte per lobime ne Amerike, per te fikur e ndezur dritat ne Nasdaq e keshtu me rradhe. Jam i sigurte gjithashtu se sikur ta pyesje Berishen nese do te donte ta riperseriste gjyqin karshi minoritareve, pergjigja do te ish : jo jo jo! Nuk eshte nga ato Shaqo Bregu. smiley

Trimeria merr kala, zgjuarsia fort e mba, ka thene Gazidede nga kryeqyteti i larget i Sirise asikohe.

...Di te te them se gjyqi i minoratireve ka pasur nje nga efektet me shkaterruese ne politiken e jashtme te Berishes....

Kete e pranoj,por nuk do te thote qe minoritaret ishin te pafajshem.Edhe Zefi i shpalli fajtore....

...Gjyqi politikisht ishte fryrje muskujsh me greqine dhe me ameriken...

Jo gjyqi ishte nje kunderpergjigje ndaj Greqise,per aktin e Peshkepise ku u vrane 2 ushtare shqiptare te pafajshem(nese te kujtohet,bile njeri ishte ortodoks nga Fieri) me Greqine dhe jo Ameriken se deri ne 1994 dhe me vone deri ne 1996 me Ameriken ishin punet fjolle.

Sa per ato qe thua me pas per Berishen me greket te jap te drejte.Ne fund te fundit kush do ta parkrahte Berishen ne nje rast acarimi me Greqine,psh per problemin cam apo per uzurpimin e KOASH-it nga greke?

Ti jo njehere.

Shqiptar, gjyqi i minoritareve u organizua si kunderpergjigje politike dhe deshtoi ne menyren me te turpshme me deme te medha per politiken e kohes shqiptare. Faji apo pafajsia e miniritareve dhe rrezikshmeria e tyre publike ishte e dores se 14-mbedhjete.

Nuk di nese e ke parasysh Timeline te ngjarjes se Peshkopise, po dhe ajo ka qene nje tjeter fiasko spektakolare e politikes se Berishes. Doli i pare per te caktuar fajin, pastaj doli zedhenesi per te thene qe zeri ishte nxituar pak, pastaj doli prape vete zeri per te thene qe e kishte gabim, pastaj doli ministri i luftes qe tha ne jemi per paqen, pastaj dolen ca zera qe zune te qeshin, pastaj zeri qe u nxef... Ne fundpastaj, Berisha doli tek ajo teoria e grekeve te vjeter qe kur ti e tejkalon denimin e fajtorit kthehesh vete ne fajtor dhe ndeshja mbaroi 6-1 per Greqine vetem ne saje te budallallekut te tij personal.

Ehu, teater kukllash ka qene ajo kohe smiley

Sa per marredheniet e shkelqyera me Ameriken deri ne 96, besoj e ke futur sa per presion. Me nje llaf, po e hengri mire, po se hengri pune e madhe.

 

Ok,ok e leme sic thua ti.

Berisha fajtor,greket te pafajshem te parrezikshem.

Xhanem,kam pere ndonje koment tendin ku graket jane te fajshem?Nuk me kujtohet.Ata jane gjithmone engjej,dhe ne djaj me brire.

Me gjej nje vend ku te thashe qe greket ishin te pafajshem dhe do te te jap te drejte per te gjitha c'thua.

...dhe rrezikshmeria e tyre publike ishte e dores se 14-mbedhjete....

Nje sekond. Kjo eshte pjese e nje te tere. Pra, krahasuar me gjestin politik, rrezikshmeria e tyre ishte e dores se 14. Pra une nuk thashe se ishin te pafajshem, ashtu sic edhe nuk them qe ishin fajtore. Se kjo pune tashma eshte e mbyllur legalisht dhe une nuk kam ndermend te rihap hetime.

Pergjigje e gabuar. Try again!

Pf, mbaj mend dikur më dhe këshilla "Po ç'merresh me X-in?'. Pse ke filluar e shkel këto kohët e fundit (ti dhe Emo)?

Nejse mo, njeriu e nderron nje muhabet. Po (pa lidhje me Shqiptarin) uji i peshkut eshte bere shume acid keto kohet e fundit dhe une e di pse. Po ti? smiley

Jo, por jam kurioz ta di. Po u bëre xhumert... 

Ka hy krapi kinez. Ai qe hudhet siper e nu te le as me kalu lumin per qejf tat...

 

Nuk e kuptoj se pse duhet me thene fryrje muskujsh ?

Grekt vine te vrasin e te ngrejn zgupthi ne shtepine tende dhe ti nuk ke takat ti besh asnje gje apo nuk duhet ti besh asnje gje ??? nuk arri te kuptoj se ku do te dalesh me kete ?

Fakt eshte se athere shqiptaret nuk dinin te benin politike te jashtme i mnungonte orientimi dhe kordinimi ka qene me poshte se zero. Si perhere lufta midis llojit ka qene shume me e rendesishme se sa lufta midis te huajt karaktere tipike te aliaj_milos_bollanove sipas asaj fjale te urte nga inati sime vjerre shkoj e fle me mullixhine.

Po ta kishte mbajtur ate linje sala do te ishte shume me i rendesishem sot ne arenen nderkombetare. 

Gjon, e ka thene koth me poshte,Tenet drejtor i CIA ne ate kohe, Sala shyqyr si ka shpetuar gjalle?

Tafuti, e di qe Tenet ka qene minoritar nga Himara sepse kam lexuar nje interviste te tijen ne gjermanisht kur tregonte se si prinderit e tij ishin larguar nga Himara me ndihmen e anglezve ne nje nendetse mbas L2B ne mos gabohem ... por prapseprap qendroj tek ajo qe them se pa "levat e brendeshme"  te huajt nuk kan se cte bejne.

Muhabet i gjate shume ky me Tenet e Lilo e lob grek e lob shqiptar

Te bejne gjemen Gjon. Aq e ke takatin ji patriot sa te duash, kur nuk ke nga ja mban do puthesh doren e janulles. Si i thone atij llafit me mire mut se sa i vogel.

E drejte kjo qe po thu ti por sic po e tregojne dhe bathet aq te vegjel sa duan te na shohin dhe te na bejne armiqt tone nuk qenkemi sepse per ndryshe do na kishin fshi me kohe e me vakt nga kjo bote apo jo?

Shqiptar, e di mire se kush nderhyri per lirimin e minoritareve apo...? Fol per gjera qe i di ose qe i kujton si te degjuara...Nderhyrja ishte direkte e Shtepise Bardhe...

Xhorxh Tenet ishte minoritar nga Himara.

 

Nuk eshte tamam keshtu si e thua ti. 

Zefi, liroi nje trafikant grek nga burgu, i arrestuar me droge ne flagrance. Avokat i grekut ishte ish-prokurori i pergjithshem, Maks Haxhia.

 

 

Kete nuk e di,ose ne fakt me kujtohet pak, por di qe per minoritaret mori rolin e politikanit,gje qe nuk i takonte se ishte gjyqtar.

 

Mua me kujtohet turbullt nje justifikim i Brozit, i cili thoshte qe canabis sativa kultivohet ne vazo edhe per efekte dekorative smiley.

P.s. Sidoqofte intervisten e solla, sic e thashe, per nje version te historise se kohes nga njeri prej protagonisteve.

FRD ka lindur pa marre fryme.

Nje parti qe pret dike te mbaroje mandatin e presidentit per ta vene kryetar dhe qe quhet partia e Bamir Topit,sikur te ishte prone private,nuk ka ndonje ndryshim nga Partia e Saliut apo partia e Edit.

nuk e lexova komplet por per ket OSBE ka te drejte. ca leshin kane qe nuk e mbeshtesin numerimin elektronik. eshte i vetmi qe ben pune.  numerimi dhe kutite e materialeve zgjedhore , keto te dyja ta japin ne dore.

OSBE leshi arsye leshi, lesh kacurel. makinat nuk mashtrojne dot. ca fut te nxjerrin.  edhe sikur te prishen qe, nuk ka gjasa te prishen , ke ristanin gati qe ti numeroje me dore :-D

ska nevoje as per trajnim, e as per noi shkence tjeter. jane komplet automatike.  

OSBE lesh .  

e vetmja gje qe me bind n'qendrimin e osbe eshte arsyeja e forces, ata i japin dore gjithmone atij qe eshte me i forte. ne 2005 berisha ishte agresiv bindes e i forte ,e ligji u be sic donte sala, ne 2007 rama ish me i forte u ndryshua certifikata e famshme , ishin dakord te dy palet ne 2009 pervec metes, e drodhi osbe nje here tha pro metes pastaj e ndrroi , tani sic duket sala qenka me i forte , dhe osbe ka per ti shku pas fillit . vetem kjo llogjike e forces ma prish mendjen .  OSBE leshi

Poplli yne trim er Zef shume shume mund te marre ne dore pallen e vet dhe ta ferkoje (t'i bjeri me dore dmth) sic e ka tradite, mo shum s'bo dot.

Duhet te bejme se pari ketu ne blog e me andej nje ligj te pashkruar: te mos ju japim hapesire te mllefosurve, njerezve qe gjykimin ja u ka mbytur urrejtja mbi baza personale e jo politike, ideologjike, vlerash a parimesh. Zef Brozin e kam pare edhe ne intervista, fliste duke u dridhur, zverdhej ne fytyre, nxirrte peshtyme nga goja ngaqe nuk kontrollonte veten kur fliste per Berishen e PD-ne. Ky ishte njeriu TOP i drejtesise, por ngaqe ne kundershtim me ligjet e interesat kombetare lironte nga burgu njerez qe po punonin kunder Shqiperise, ky u shkarkua dhe me ndihmen e lobit grek perfundoi ne Amerike duke mos ja harruar kurre Berishes kete. Prandaj cdo gje qe thote ky eshte vetem nje shkarkim mllefi, nje reagim emocional ndaj Berishes e qeverise aktuale, pa kurrfare objektiviteti e te vertete.

ore po megjithemend e keni qe lirimi apo burgimi i grekeve ishte ne dore te drejtesise? pse, ka patur ndonjehere drejtesi te pavarur (qofte edhe relative) ne shqiperi?s.berisha qe nga ajo kohe u kthye ne mbeshtesin me te madh te interesave greke.   seeeee e kuptoi qe kush i ben gojore grekut mban pushtetin.

çibuqi sikur i kane pase thene nga greqia smiley

çibuku ne shqip vazhdon ta ruaje funksionin paresor,keshtu qe ç,faj kane çibukperdoresitsmiley

pastaj vazhdon embargua ndaj greqishtes

Bukur, me vjen mire qe Zefi vjen tek mendimet e mia ku perfaqesimi i KQZ  te ishte me i gjere, ku te merrnin pjese edhe parti te tjera, organizata e shoqeria civile, veç une e kisha propozuar numrin e tyre ne 9 dhe jo 7 siç eshte. Administratoret mund te me ndihmojne ta sjellim ketu komentin tim ku kam shprehur kete propozim para disa muajsh.

Me pelqeu thirja e Zefit per tu organizuar ter partite e vogla, shoqeria civile dhe ish te perndjekurit, per t'a thyer "ligjin" dhe "regullin" e KQZ te  vendosur nga dy krokodilet e politikes shqiptare.  

Si me 7 si me 9 si me 19 njesoj eshte.

Puna eshte se kultura politike tek ne le akoma per te deshiruar,prandaj shohim ato cirqet ne KQZ.

Rritja e numurit,thjesht do te shtoje Ristanet dhe Subashet.

PF, Koth a dini per ndonje liber per historite e kesaj periudhe qe ia vlen te blihet e lexohet?

Jam une liber i gjalle. smiley Me thene te drejten, pak me intereson. Per ndonje muhabet ketu e atje. Por asgje  nuk e pershkruan me mire ngjarjen se shtypi i kohes.

Hehe PF, a do mbash ndonje fireside chat ku te na tregosh tere historite? Shtypin e kohes s'e kam lexuar se isha kalama dhe aq me bente per politiken, por tani jam me kurioz. Thashe mos njihje ndonje permbledhje me vlere...

Dor, me thene te drejten jane histori qe perpiqem ti harroj se kane qene goxha traumatike dhe nuk te bejne mire per shendetin. Aq me teper qe politika shqiptare nuk ben pjese me tek interesat paresore te miat. Them se ne jete ka gjera shume me interesante sesa studimi historik i marrezirave te politikes shqiptare. Aq me teper kur nuk nxjerr prej tyre nje perfitim te drejtperdrejte.

Gjithsesi nuk di ndonje liber te mire te te rekomandoj per ate periudhe. Por gjithmone kam qene i idese qe njeriu i interesuar duhet ti qemtoje vete faktet dhe te nxjerre konkluzionet ne baze te tyre. 

Po eshte nje liber Dori:

"Realitete shqiptaro-amerikane" shkruar nga Mero Baze.

Meqë u hap ky muhabet (se unë jam me mendjen tate, shtypi i asaj kohe duhet ribotuar i tëri), por për mua ka qenë interesant ai libri i Petifer-Vicker. Dmth jo për situatën e përmrençme se atë e di më mirë se të huajt, por më shumë për anën ndërkombëtare. Se shumë gjëra i mbajmë mend, po shumë gjëra edhe harrohen (ose ca gjëra edhe s'i kam dëgjuar as atëhere se nuk është se rrija gjthë ditën të dëgjoja DW apo VoA).

Lexo librin e Vicker dhe njesoj si te lexosh gazeten Koha Jone ne vitet 92-97.

Komplet i njeanshem.

Lexo librin Realitete shqiptaro-amerikane te Mero bazes,sikur lexon RD e atyre viteve.

E verteta?Diku ne mes.

atëherë ka vetëm një zgjidhje: Populli, Aleanca Kuq e Zi, të persekutuarit politikë, shoqëria civile, FRD dhe forcat e tjera opozitare duhet të bashkohen për t’i dhënë ndëshkimin e merituar mazhorancës që këtë vit, pa pritur 2013-n. Mposhteni frikën! Aq sa e fortë duket diktatura berishiane, aq e pafuqishme do të jetë përballë ortekut të urrejtjes dhe revoltës popullore. Dhe as që do të guxojnë të bëjnë një 21 janar të dytë, sepse fundi i tyre mund të jetë si ai i diktatorëve të vendeve arabe në këto dy vitet e fundit.

Dengla! Dengla me shumice bile.

Ku eshte zgjidhja aty? Apo te fillojme te perserisim te gjithe gjera qe jane thene dhe sterthene dhe me pare.

Nuk mjafton kjo. Demagoget gjithnje harrojne gjene me te rendesishme: "SI"-ne. Si do bashkohet populli? SI? SI? SI? Apo thjesht... duhet... smiley

Edhe vetëm kjo gjë do të mjaftojë që populli të ngrihet për të mbrojtur votën e tij, sepse nuk do të ketë më zjarrfikës si OSBE-ja e ndonjë ndërkombëtar tjetër, shërbëtorë të qeverisë Berisha a të kujtdo qoftë. Është koha që vërtet sovrani popull të marrë në dorë fatet e tij dhe jo t’ua lërë në dorë pazarllëqeve mes PD-PS

Si arrihet kjo pra? SI?

........

Zoti Brozi, ishit qe ishit dhe thate cfare thate; i permendet qe i permendet zgjedhjet e 92, pse harruat te thoni qe PD-ja EDHE ATO ZGJEDHJE I KA VJEDHUR?

KQZ-ja të ketë 7 anëtarë dhe zgjedhja e tyre të bëhet nga 7 subjekte të ndryshme: Avokati i Popullit, shoqëria civile, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, mazhoranca, opozita, Presidenti, Gjykata e Lartë (ose Konferenca Kombëtare Gjyqësore, apo shoqatat e gjyqtarëve) zgjedhin nga 1 anëtar. Kryetar i KQZ-së të zgjidhet njëri nga 7 anëtarët, me votim të fshehtë dhe me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, për një afat trevjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje.

Te gjithe te PD-se, me nje fjale (por edhe nga opozita; psh FRD).

C'ja fut kot ti ndonjehere.

Ku per shembull? Konkretisht dmth pliz.

Tjetri ben nje artikull nuk po shpalos manifeston e revolucionit, qe ti te dish me detaje si-te...

Per cdo gje qe ka thene ka te drejte, e kemi thene edhe ne ketu, une te pakten po, shume here. Populli ngrihet ashtu sic eshte ngritur gjithmone. Natyrisht nuk do ngrihen te gjith, do ngrihen vetem ata qe kan ndjenje qytetarie dhe atdhedashurie. 

Ndjenja e atdhetarise se njerit mund te jete rrezimi I berishes (per rastin konkret) ndersa per tjetrin eshte mbrojtja e berishes.
ne rast se nuk ke gje konkrete, per cfare ja kam futur kot? A nuk eshte ky artikull IDENTIK me cfare ngjirej se bertituri nje tjeter kurvice e berishes - Ngjela?
vetem nje gje I ben shterpe partite politike ne Shqiperi: mungesa e "SI"-ve. Ne rast se nuk egzistojne "SI"-te, atehere wtf are we talking about?
"Si"-ja eshte programi; "duhet" - eshte identifikimi I problemit. E sic e thote dhe kaposhi poshte, Brozi (jo titoja) ka qene pjese e problemit. (Si Ngjela,qe tani eshte nje nga zerat me "...." te opozites)

+1

Populli, Aleanca Kuq e Zi, të persekutuarit politikë...

....si ka kurajo dhe ze ne goje  te persekutuarit ky telendari? 

Kur ky ishte kryetar i Gjykatës së Kasacionit ( të Lartë) të Shqipërisë, në kohën e "regjimit" të Berishëssmiley, dërgonte shkresa administrative nëpër gjykata që të pengohej kthimi i pronave pronarëve të tyre të ligjshëm që ishin sekuestruar padrejtësisht nga diktatura komuniste dhe po ky Zefi ka përpunuar vendimin juridik që nëpërmjet Gjykatës të shpallej e paligjëshme greva e të përndjekurve politikë në gusht të vitit 1994 dhe të hapej rruga  per përdorimin e dhunës policore për të nxjerrë grevistët e urisë nga greva. Brozi (Zefi, jo Josipi) është “babai juridik” i kësaj praktike gjyqësore anti-ligjore, anti-njerëzore në Shqipëri.

Cheers dude. smiley

I thoni Brozit që populli është në duar të sigurta. 

Një përshëndetje, sidomos për Hurin:

 

Këngë për Sali Berishën

 

Dul një yll o shndrit n’planet

në fund shekullit aty 20

për shqiptarët e çan errsirën

komunistit or ja kthyn shpinën

Si ante o n’ball të stuhisë

me i dhan jetë o demokracis

në qiellin blu o e lir t’jet shqipja

prin në ball o Sali Berisha

 

***

Si një lule rrit nër pisha,

emri tij Sali Berisha,

burr Tropoje t’paskan thanë,

sot po je për në Tiranë,

po n’Tropoj zemrën ke lanë

 

Shumë njerëz t’kan inatin,

ty 12 po t’rrin sahati,

kudo t’shkosh që t’shkeli kama,

burr ma t’zgjut o se bën nana

 

Shtrove rrugën, shpove malet,

bashkove Shqipnin e Madhe,

korrupsionin e luftove,

edhe krimet e randa,

t’dekoroi Barak Obama

 

Berluskoni nga Italia,

dhe nga Franca Sarkozia,

deklarojnë të gjithë një fjalë,

Lum Shqipnia që t’ka djalë.

 

***

 

O Shqipri të erdhi dita,

tash sa vite shum ke prit,

me çue n’vend fjalën e t’parve,

për bashkimin e shqiptarve

 

Për bashkimin me Kosovën,

flet Berisha me Rugovën,

Rrug e Arbrit na bashkon,

o jena vllazën për gjithmon

 

Kjo duket q' 'sht' me t' futme! Mbart shum' shum'  ''''''''''' br'nda. 

Me falni por kam ca kohe qe degjoj ne intervista dhe artikuj, se "Shqiperia sot eshte ne diktature".Kete konstatim nuk e kam pare vetem nga te majtet por edhe nga ish protogoniste te Levizjes se Dhjetorit apo te PD-se qe nga Shinasi Rama, Zef Brozi apo zoterinjte e FRD apo AKZ.
Nese kjo eshte e vertete, ju lutem zoterinjve te gjejne nje fjale pershkruese per periudhen 1944-1990.
Jam ne pritje te fjales se re qe ndoshta duhet futur dhe ne fjalorin shqip-shqip.

kot me te pyt, ti ke noi emer per ket te sotmen qe njerzit e qujne diktature?

Jo,une kam per ate te viteve 1945-90 qe quhej diktature.

Tani edhe kjo po quhet diktature.Sikur nuk jane njesoj...

Dmth ske asigjo per te thone??? thnx.

Kur ate qe jashteqit kali e quan bajge, c'e quan ate te elefantit? Mu* jane te dy sistemet,  thjesht njeri vinte me shume ere dhe ishte me i veshtire per t'u pastruar. 

Mut mund te jene te dyja sistemet, po te quash diktature ate qe s'eshte diktature i bie te relativizosh diktaturen e vertete dhe per mua kjo s'mbart vecse qellime te keqija qe zakonisht vine nga justifikuesit e nostalgjiket e regjimit.

Oh e paska thene Hurbineku me lart kete.
 

 

Po të më pyesnit mua, do preferoja një moratorium dyvjeçar, që ndalon funksionimin e partive politike dhe shtetin ta marrin nën kontroll specialistët, njerëz pa inate, që nuk janë karrieristë, nuk merren me trafiqe dhe që nuk kërkojnë të pasurohen. Ata do ta nxjerrin vendin nga situata, sepse ky vend vuan nga politika e keqe. 

           Prof. Dr. Ylli Popa        Ish - kryetar i Akademisë së Shkencave_[.............]

Mire Ylli Popa. Shume lexon ti Ilirjan smiley

Pse te bezdis ty? Ma thuaj se nuk lexoj me! smiley

Keto me duken fjale me vend, me vjen mire qe edhe Ylli Popa vjen tek mendimi im i shprehur para ca vitesh. 

 njerëz pa inate, që nuk janë karrieristë, nuk merren me trafiqe dhe që nuk kërkojnë të pasurohen.

smiley Me thuaj nje "specialist" ne Shqiperi qe i ka cilesite e mesiperme.

qe nga titulli " populli te marr ne dore,,,," i shkreti popull ne dor e ka patur deri nashti vetem ta marri ne,,,,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).