Edhe para se të fillonte 2012, 100 Vjetori u bë një nga refrenet më të dashura të politikanëve. Njëra palë, ajo në pushtet, rrihte gjoksin e tregonte për bëmat që do bënte, e pala tjetër e qesëndiste.

Pushtetarët frynin tollumbacin e bëmave për 100 vjetor, duke i treguar miletit makete kartoni të stadiumit, parlamentit, monumentit të pavarësisë pa shesh e të shesheve pa monumente. Këta të fundit janë të vetmit e realizuar. Ka një shesh me emrin “Nënë Tereza”, pa Nënë Terezë.  Në se do e kërkoni me kujdes, monumentin e Nënë Terezës mund ta gjeni, por jo në sheshin që mban emrin e saj.

Kishim edhe një shesh me emrin “Skënderbej”, me monumentin e tij. Tani sheshit i ka mbetur vetëm emri. Sheshi vetë nuk është më. Skënderbeun ndërkohë janë kujdesur ta fshehin. Ditën, monumenti është i largët e i pakapshëm nga njerëzit, natën është krejt i padukshëm në këtë 100 vjetor.

Stadiumin e parlamentin e ri i mori lumi, me gjithë disa (kush e di sa) mijra euro. Monumenti i Pavarësisë (pa shesh), u shndërrua në Monument të 100 vjetorit  (pa shesh) duke u zgjedhur midis 3 karikaturave të konkursit të mbajtur (posaçërisht).  Ndërsa në Vlorë, vlonjatët, që nuk mund të duronin shpërfilljen e pushtetarëve, ngritën vetë një bust të Ismail Qemalit, qeveritarët të zënë ngushtë, u kujtuan të shpluhurosin një statujë që rrinte (kush e di pse) prej kaq vitesh në Galeri  e vendosën ta nxjerrin jashtë në një lulishte këtë 100 vjetor.

Kemi edhe një sihariq! Me t’u vendosur se kë nga shtatoret do zgjedhë komisioni i ngritur (posaçërisht), shqiptarët do kenë fatin të kenë në kryeqytet edhe LMT A. Zogu. Problemi që ka mbetur për t’u zgjidhur është ai i paraqitjes së LMT: me frak apo me grand uniformë. Unë vetë, do kisha rekomanduar një LMT me opinga, (që pat premtuar se do i vishte), për ta parë se si do dukej, por ky variant është hedhur poshtë nga komisioni i ngritur (posaçërisht). Nga dy variantet e mbetura, ai me uniformë do ishe qesëndisës për vetë LMT, që pati rast ta vishte për foto cerimoniale, por kur iu desh ta vishte për luftë, e spërkati me trëndelinë dhe e futi në sepet, për ta marrë me vete rrugëve të mërgimit.

Megjithatë, ky vit i 100 vjetorit  pati edhe një projekt, që u kurorëzua me sukses të tillë që zor se do ta kenë projektet e tjera të realizuara ose jo. “Ezel” është ai që ja kaloi edhe Sulejmanit, edhe Gjyrmyshit, edhe Shamikuqes këtë 100 vjetor.

21 Komente

Me Ezel dhe Sulejmanin e Madherishem.500 vjet nuk behen hàsha Ismail Bej.

smiley

te ne mbarset mali dhe pjell vec minj...

tashti shamikuqja me duket se ska maru akoma, kshu qe se dime a ja ka kalu vertete ezeli apo jo smiley

Postimi i artikullit të Zef Zhupës nga PF-ja, mund të jetë në këto ditë krize sjelljesh në PPU, një temë me hapsira komentesh interesante. Cikli i telenovelave turke është prej kohësh atribut i kanalit televiziv qeveritar "Klan". Shumëkush mendon se Këta filma pasurojnë jetën e varfër sociale të shtëpiakve shqiptare, pa parë më thellë, ose, tamam-tamam, pa patur aftësinë për të parë më thellë. Ka një synim sjellja e "Shamikuqes" dhe "Ezelit", që është as më shumë dhe as më pak se kultivimi në atë pjesë të prapambetur të shoqërisë shqiptare, të mënyrës lindore të të menduarit e të vepruarit. Kjo gjë, tashmë duket qartazi në jetën e përditshme bathoriste, ku herë pas here shfaqen prindër, burra e djem që ndëshkojnë në formën lindore të perceptimit, gruan, vajzën, motrën, nënën. me kapjen e vënjen nën pronësi të një pjese të rendësishme të ekonomosë shqiptare, turqit gulistë synojnë të kultivojnë neootomanizmin.

...ndjesë, do vazhoj më pas, se më duhet të shkëputem.

A me duket mua apo shqiperia tashme ka hyre dukshem ne nje tranzicion kulturoro-fetar! 

Edhe keto telenovelat turke me duken sikur jan pjese e reaksionit!

Goxha ngushte midis Radio Vatikanit dhe Ezelit.

Rralle here me bie te degjoj lajme shqip ne televizor. Nje dite qellova ne shtepi, pjese e lajmeve ishte edhe perfundimi i telenoveles Ezel qe kishte bere konkurence lojrave olimpike, futbollit (Euro 2012), etc.

Per kuriozitet do kontrolloj ne ka dal ne shitje noj suvenir kur te vete ne Tirane, siç kishin dale ne shitje suveniret e Zhades ne Dhjetor 2005.

Jane muhabete te tejkaluara keto. Dikur e njejta gje ka qene per telenovelat latino-amerikane. E kam llafin qe edhe atekohe u pushtuan televizionet nga keto telenovela dhe perseri pati edhe debat ne media se pse jepeshin, cfare ju pelqente shqiptareve ne to etj. Tani, si ne gjithe ballkanin (keto telenovela turke i gjen kudo ne ballkan) telenovelat turke i lane prapa telenovelat e tjera dhe perseri ngjallin debat, te kuptueshem nese qendron ne nivel te diskutimit te artit e televizionit.

Kapaku i vihet duke thene qe shqiptaret do shohin ate qe duan dhe nuk i marrin dore llaci faceve te maskuar ne lloj lloj kartoni ideologjik e politik por si thelb kane urrejtjen ndaj shqiptareve, sidomos atyre qe mund te jene edhe ndryshe ne pune besimi a ku di une.

Ngjajme me shume me turqisht se latinot ne shqiptaret, prandaj na pelqejne smiley

Ndonje koment per 95% te shkrimit kishe?

jane cmendur robt vetem ezel jane bere femrat si hajvane trecereku kane rene ne dashuri me kete tipin

Mire te rejat, po plakat? Kam nje plake ketu qe sa here veja tek ajo fillonte Ezeli.

Filloi dhe Ezeli i nenes, thoshte. Tek pjesa e fundit kur piu helmin ajo bertiste, na re mos e pi, mos e pi te them se do helmohesh..smiley

Naten e finales se Zenelit nuk pipetinte miza ne Tirane, rruget e boshatisura, lokalet te mbushura me burra qe ishin ngulitur para Ekraneve, me keq se finalja e europianit. Ajo qe me beri pershtypje ishte se para cdo lokali me ezel qe kaloja shifja ne plan te pare ezelin duke qare para asaj dashnores, skene qe nuk kishte te mbaruar. Te nesermen ne cdo institucion dhe ambjent teme diskutimi ishte po Ezeli. Njerzit ngushellonin njeri tjetrin per mbarimin e kesaj telenovele, qe nuk kane qejf tua quajne telenovele, a thua se emri ka rendesi.

 

E ke zmadhuar pak me duket. Per Sulejmanin edhe qellon diskutojne, por per Ezelin..?.nejse varet nga ambjenti.

ej, seriozisht e ka per skenderbeun ky robi???? a e ka pa keto kohet e fundit, apo llapaqosim ndonje gje, se ata qe nuk kane lene ndonje takim tani vone te skenderbeut nuk kane se si ta dine se si eshte sheshi sot.....apo apo, e ka me te gjata ky shoku, dhe ne te vertete mesazhin e ka per ca komunista qe kane harruar te vdesin dhe kane nostalgji kur sheshi zbukurohej nga diktatori qe ua kishte q.... nenat dhe normal qe do i thonin babe!!!

vaj me det se cfare injorance na rrethon!!!

A na ndihmon dot me ndonje fotografi te sheshit?

Ja një.

Dialog ne nje restorant te gramshit ne kohe te Dulles.

Kamarierjasmileyhok nuk sherbejme me.e kemi mbyllur per sonte.

Jabanxhiu:ne tabele koha e mbylljes eshte 9 ndersa tani eshte vetem 8.

Kamarierja:e kemi mbyllur heret sonte sepse eshte seria finale e "Izaures".

Jabanxhiu: c'me duhet me mua te ngelem pa ngrene per nje skllave braziliane.

Kamarierja:te lutem shume mbaj gojen se ajo eshte nje grua dinjitoze dhe jo skllave.

Ky shesh-livadhi qe perbente nje "modus vivendi" (nje rregullim i perkohshem) ne planet largepamese te Lulit,dini gje ,po punohet qofte dhe ne letra per ta bere "rregullim te perherhem" ? Apo eshte lene  per mandatin e dyte?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).