Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit (Durrës International Film Summerfest) është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri dhe Ballkan.

Në këtë edicion të V-të vihet re se përsëri festivali zhvillohet në mjediset e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu", një ambient tejet i papërshtatshëm për shfaqjen e filmave, pasi mungojnë kushtet akustike dhe të vizibilitetit që i ka çdo kinema normale. Këtë gjë e kanë theksuar edhe regjisorë të huaj, si Marco Bellocchio. Në edicionin e I-rë, një regjisor çek tha me ironi se qenkësh vërtet interesante të shohësh filmin tënd në një vend kaq të gjelbëruar (amfiteatri i Durrësit) dhe të mos e dëgjosh atë. Ku qëndron problemi i shfaqjes së një filmi në një teatër? Akustika, vizibiliteti dhe kontrasti i filmit zhbëhen kur ai shfaqet në sallën e një teatri ku nuk ka kushte në këto drejtime, kanë theksuar regjisorët e ardhur në Durrës.

Kthehemi pas në kohë: fushata elektorale e zgjedhjeve lokale të majit 2011. Dy kandidatët për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako dhe Ferndinad Xhaferaj, e vendosnin si primare ndërtimin e një kinemaje në qytetin e dytë për nga madhësia në vend. Ka kaluar një vit e tre muaj qyshkur Dako premtonte se brenda vitit të parë të mandatit të tij të dytë do të ndërtonte kinemanë kaq shumë të pritur nga qytetarët durrsakë. Madje premtimet shkonin deri aty sa në suazën e kulturës e turizmit do të ndërtohej edhe biblioteka e re përballë Muzeumit të dëshmorëve (për shkak të amortizimit biblioteka aktuale përbën rrezik për jetën e lexuesve), kompleksi i pishinave, si edhe do të bëhej mbushja me rërë si në Dubai e plazhit tashmë të shkatërruar të Currilave me anë të projektit "Vija e Kaltër" (?!). Të gjitha këto premtuar publikisht edhe në emisionin Top Story të prillit 2011.

Çfarë ka ndodhuar qysh nga ajo kohë? Asgjë! As bashkia, as MRTKRS nuk kanë lëvizur asgjë. Po njësoj edhe ky vit e gjeti qytetin e Durrësit pa kinema në një eveniment kinematografik ndërkombëtar, për të mos folur për projektet e tjera të sipërpërmendura. Është sikur të thuash që në Venecia, Kanë, Berlin, organizohen festivale ndërkombëtare filmash, por në to nuk ka kinema.
 
 
Déjà vu-të e absurdit
 
1. Afishja për veprimtarinë në pallatin "Aleksandër Moisiu" është e vitit të kaluar. Eshtë prerë vetëm pjesa e datës. Këtë e vërteton qepja përreth datës dhe informacioni se ky eveniment zhvillohet edhe tek amfitetari, mjedis i cili u shfrytëzua vitin e kaluar, por jo këtë vit. Nuk dihet nëse paratë për afishen e re të edicionit të V-të kanë përfunduar në xhepat e administruesve të evenimentit, apo thjesht nuk ka patur fonde për të.

2. Regjisori i filmit "Scialla!", Francesco Bruni, kandidat i mundshëm për të fituar çmimin "Gladiatori i Artë", nuk denjoi të vinte në paraqitjen e pelikulës së vet. Siç duket u tremb nga përvoja e paraardhësve të tij, të cilët i paraqitën filmat e tyre në teatër ose në amfiteatrin me bar, nën shoqërinë edhe të ndonjë deleje a shpeze.

 

20 Komente

Irvi, me vjen shume mire qe vazhdon dhe e ndjek kete problem, mendoj se "rezistenca" shqiptare vuan shume nga mungesa e vazhdimesise.

Uroj qe megjithe problemet sa me shume njerez ta ndjekin festivalin e filmit ne Durres, por edhe ate qe do te zhvillohet ne Tirane. Kam kujtime te mira nga keto te dyja, madje nje film qe pashe ne teatrin "A. Moisiu" duhet te me kete terhequr aq shume sa nuk kam vene re asnje problem me shfaqjen e filmit ne nje salle te tille "te papershtatshme" sipas artikullit. Si edhe me vjen mire qe nuk po shfaqin me filma tek amfiteatri, ku me shume dukej sikur po varrosej se sa po shfaqej nje film.

Dhe nje gje te vockel: te lutem, mos "pelikula".

komentuesi me siper uron qe njerezit ta ndjekin. Un them perse njerezit nuk e bejne pak sa problem kete fenomen. 

Per deri sa edhe nje festival nderkombetar, dhe ne shquhemi per mendje madhesi, perse nuk kerkohet nga publiku nje ambjent me i mire? Jo per vete, atehere sa per te sepektuar te huajt.

Pikerisht keto jan problemet qe mund te rregudhohen nga komuniteti (ne mas). nuk mjafton te raportosh (se kam me juve Irvi) qe ka problem, por te kerkosh, me aq pak kapacitet qe ka cdo indivit nje abjemt te me pershtatshem. 

Pas disa muajve, nese pyet organizatoret ose dhe vete spektatoret per kete event, do flitet me superlative dhe fakti (nga ca lexova) qe nuk degjohet zeri, nuk futeti ne listen e prioriteteve. Dhe thjeshte mbetemi tek nje genjeshter "nuk kemi mundesi"

Go Durresi, go! (Hallall perpjekjet per festival filmi, me nje fjale).

Kjo puna e mungeses se kinemase eshte komplet e pafalshme. Tani do behem edhe une si bicim majtisti dhe do them se veprimtaria e kinemave ne Durres (ose edhe me gjere ne Shqiperi) duhet te shtetezohet. Pra, le ta investoje bashkia, sikurse Dako ka premtuar, dhe ta administroje po Bashkia. Jo per gje, por u hap nje kinema private tip "Millenium" para ca vitesh ne Durres dhe falimentoi pasi nuk kishte frekuentim (mund te kete qene edhe faji i perzgjedhjes se filmave qe silleshin aty xhanem; por indiferenca durrsake po ashtu ka fame nderkombetare!). Mesa mbaj mend nga hera e fundit qe me ka rene rruga per Durres, para ca vitesh, vendin e kinemase moderne qe u mbyll e zuri nje bingo. Nese bingoja eshte akoma aty do te thote qe ca lloj biznesesh private lulezojne e ca te tjera jo. Ne kopshtin shkembor buze Adriatikut...

O merluco skane nevoje kinemate te shtetzohen. Ato falimentojne ngaqe para se filmi te dale ne kinema mund ta maresh me qera ne te gjitha videotekat per $1. Shteti po t'boje vetem punen e vet, mjafto dhe tepro.

Ky kryetari i Bashkise se Durrsit, i ka ule pike PS , ngaqe te gjithe e shajne ketu ne Durres. E quajne , hajdut, legen. Une nuk e njoh, po e shoh qe Durrsi ka mangesi te ndryshme, dhe ky derbeder nuk ben nje fare anketimi tek qytetaret per te mesuar se cfar i mungon qytetit te tyre, cfar duhet ndryshuar, etj. Te pyesesh qytetaret, te bashk-bisedosh me ta, do te thote te mesosh gratis, e te permisosh disa gjera qe nuk kerkojne kosto te madhe.

i ka ule pike PS

smiley

Pse habitesh mo? Kot jemi na keteja?

mos vdeksh pa e pi nje kafe me ate burre.1.40m i gjate .inxhinier i shkelqier .aq shume e donte shkollen sa kursin 5 vjecar te inxhinierise se ndertimit e beri per 8 vjet.

pordha ne maje, morri ne kurris-thote il popolo shqiptarezo.

ka pas ca filma shqiptare me perkthim anglisht nga poshte.  nuk e di ne vazhdon me ky lloj argetimi

Ta mbajne me shendet ata qe votuan Vangjush Dakon ne Durres nje vit me pare. E ka premtuar shprehimisht kinemane dhe nuk e ka bere! S'e kuptoj pse nuk fusin privatin ne loje! Durresi eshte qytet i madh, plus qe gjate veres ka edhe qindra-mijera turiste dhe kinemja do te ishte nje sipermarrje me leverdi (nese do te kishte filma ashtu si ne gjithe boten, te sapo dale dhe jo kur bota i heq nga kinemaja ne i japim).

Ata qe ishin perpara Vangjush Dakos nuk kane ndonje pergjegjesi? Apo brenda vitit duhej Dako te ndertonte te gjitha?

Ne kete edicion te V- te. smiley

 

sa mire behen petullat me uje.dhe durresi ka uje sa te haje dreqi.te kripur madje.

Nuk e kuptoj se pse duhet kinemaja për festival veror, kur kjo zgjidhet me open air si ky ose si ky etj etj . Dakord që duhet kinemaja në përgjithësi, por ama kur ky shoku Dëfrim tek ky artikull e vë mungesën e saj përballë ekzistencës së festivalit, e nxjerr këtë të fundit si një absurd, duke i kërryer kështu suksesshëm edhe syrin e vetëm Polifemit tonë të përbashkët kulturëro-shqipëtor. Durali nuk e bën cilësinë e të shkolluarit, ashtu si xhajsi nuku shërbimin shëndetësore, as fustani merilinin.

Mendoj se çështja duhej shtruar ndryshe, pa e bërë festivalin vetë fajtor për ekzistencën e tij.

 

 

 

Sakte. Nuk eshte puna te festivali se filmat ne vere shikohen edhe jashte, une vete kam frekuentuar disa kinema verore por tek mungesa e nje kinemaje ne Durres, qyteti i dyte ne Shqiperi per nga madhesia dhe prites i turizmit masiv.

Duhet nje partneritet publik/bashkia me privatin. Ti jape pa qera nje godine, te marre persiper promocionin e kinemase bashkia etj.

salla e teatrit qenka mbushur gjysemplot me gra e femije..smiley

bashkia durrsit ta beje festival virtual...

dmth, ti lej p0rdhet e medha dhe gladiatorin e arte LOL

le te veje ca ekrane neper parqet e qytetit dhe te shfaqe filma falas gjate veres....

dhe nje jave mund te fokusohet ne nje format 'festivali'

aq...leji p0rdhet e mbedhaja te provinces se provinces 

 

seriozisht..c'do beje robi i huaj per nje jave ne Durres? faaak, 'ammazzare il tempo' thot gugli

Pse duhet ti mbaje premtimet Dako?! Perderisa budallenjte do e votojne prap pas 3 vitesh, sido qe tjete puna, perse duhet te lodhet?!

Fakti qe qeverite (qendrore + lokale) nuk punojne fare, nuk e kan fajin ato, e kemi vet. Ne i vendosem dhe vazhdojme ti mbajme aty, nuk na rane nga qielli.

Si popull i meritojme qe te gjitha "padrejtsite" qe na kan ndodh kto 21 vjet tranzicion.

Ai busti alla Oscar me shkaterroi fare...Diletantizmi provincjal ne kulmin e vet!!.. smiley

Nxirrjani atë "kontratën me qytetarin" Dakos në çdo shtyllë  se i kanë zënë syt e veshët lesh. Kështu ndodh kur nuk qarkullon kta politikanët  sikur s'kishte tjetër PS e PD në  Durrës .

sa për kto pordhët "festivale ndërkombëtare" në çdo qytet të Shqipërisë më ngjajnë me shtrirjen e Universiteteve në çdo qoshe a kryqzim rrugësh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).