Një lajm i gëzueshëm që na bën krenar, vjen pikërisht nga Londra. Nuk është fjala për Lojërat Olimpike, pasi atletët tanë nuk fituan ndonjë medalje të artë. Ndaj këtë herë nuk do të flasim për sportin, por për artin dhe konkretisht për fushën e pikturës.

Atë që nuk e arritën sportistët shqiptarë në Londër në Olimpiadë e arriti një artist shqiptar me banim në Itali.

Alfred Mirashi, me banim në Firence, jo vetëm ka marrë pjesë në një ekspozitë të artit të zhvilluar në Londër me rastin e Olimpiadës, por ka fituar Cmimin e Artë për pikturën e tij.

Në ekspozitën e hapur në qëndrën Barbican të Londrës e financuar nga qeveria britanike dhe ajo kineze, morën pjesë më shumë se 80 vende, ku piktori me banim në Itali Alfred Mirashi përfaqësoi Shqiperinë.

Piktura që i dha këtë çmim, quhet “Kënd mesdhetar”.  Piktori me banim në Firence ishte ndër dhjetë aristët dhe kritikët në 80 gjithësej në ekspozitën e Londrës që morën cmime. 

Alfred Mirashi, ose Milot siç njihet në mjediset e artit, për shkak se është me origjinë nga Miloti, është një prej mijëra shqiptarëve të ikur në Itali me eksodin.

I diplomuar në Milano dhe më pas në Angli, Alfred Mirashi ka pasur një karrierë të suksesshme në shumë ekspozita në Itali dhe tashmë në Londër për të përfunduar së shpejti në Pekin. 

(LajmeShqip.com)

 

30 Komente

'rrëmben' smiley Jo Po grabit!

 

Nuk ka faj autori-ja, Kjo ka te beje se tepermi me mitezimin e te keqes qe ekemi te rrenjosur ne ADN...Si eshte ajo shprehja qe perdoret shpesh?.."Ja futi sa krahu ai, shume djale i zgjuar" smiley

Nga titulli thashe mos qenka ndonje kriminel ose ndonje skizofrenic qe ja ka marre kete titullin nga duart ndonjerit.
Po si gjithmone, cope-cope i kemi gazetaret.

I lumte ketij piktorit, dhe mu boka qejfi qe paska perfaqesuar Shqiperine dhe jo italine.

Urlando, ti e di, ka perdorur formen kur psh, ti shkon ne nje "shoarma" aty ne Zvicer e ai marokeni a turku te pyet : "c'est sur place ou à emporter, mademoiselle ?" E ti i thua, ngaqe je me ngut : "à emporter, s'il vous plaît". 

Tani, qe ketu, miku a mikesha jone e shqiplajmeve, i fut nje qark te shkurter, duke e kthyer nga "e marr me vete ate shoarmen" ne "rremben" dhe ia mbath me vrap, duke e lene marokenin pa paguar, e ai duke te te ndjekur nga pas : "ispici di kunasë, rramenë mon arrzhon"

 

ispici di kunasë, rramenë mon arrzhon"

hahahaaaa

hurbo

tu peux pa me dire ke tu ne regerdes pas #les guignoles# 

Noi foto te punes/ve fituese?

urime!

bravo

i lumte.....djale i zoti...

djale i zoti per çmime. 

se punimet i paska, mesa shihet, si gjithe te tjeret e tij kontemporane. 

Po shume mire. Urime djalit dhe sakrificave te tij per te bere dicka me vlere ne jete.

vetem vlere nuk ka ajo qe ben ai. 

kurro

a sme thua s.t.p pse nuk ka vlere? serieusemet la reponse

ngaqe nuk kushton shtrenjt. 

ti psh po te kishe leke dhe te ishe i interesuar per objekte arti, cilen do bleje, çelesin e ketij (tek foto) apo Davidin e mikelanxhelos ? (po e marrim sikur te dyja te shiteshin dhe ti e ke buxhetin e duhur) 

urime,artistit

goxha sakrifice ,edhe rezultati i kenaqeshem

Te vjen cudi , por kush nuk beson le te shkoje tek 34 st . Pergjate  saj do te ndeshe nje "Çelës Bërës " qe mba muzike Shqiptare dhe eshte Shqiptar .Po i fole shqip te pershtat çelsin pa Pagese !!! Ne nje kënd të brendshëm të dhomes se punes , pas banakut  , Ka nje Pllakat qind per qind te ngjashem me kete te Piktures , ku është dhe një çelës i ARTË dhe në një qoshe harta eETNIKEv e Shqipëtarëve !!!!!! .Ndryshojne varietetet  e Çelsave dhe ne Qender ka Pamje nga Adresa e Tij .

Them se djalit i duhet uruar sukses ne kete Punim !

po ti thuaji 'hapu sezam'....c'e do celsin

Urime djalit.. smiley

Si nuk lexuam dot nje here nje artikull te vetem pa gabime trashanike mor zot. 

1oora, ky çuni o verior dhe duhet te pershtatet artikulli. Po qe se o pa gabime, editori e merr dhe e bo me gabime. smiley

Ca dmth verior a mund te ma shpjegosh pak?  Hiqni dore nga keto se ngelet ter jeten me komplekse... Vetem nje pjese e kompleksuar, me idiotja, me injorantja faktisht e gjith kombit shqiptar merret me kete punen veri-jug, dhe jan eskluzivisht verior. Hiqni dore se na vjen turp po fusni krimb te keq ne mes shqiptareve, kemi miq e familjare nga cdo rreth i Shqiperise dhe na vjen ndot nga te tilla muhabete. Te bej lutje hiq dore.... ose mos mu drejto me te pakten per te tilla gjera.

Sa per artikullin nuk ka asnje lidhje me asgje tjeter pervec faktit qe gazetaret jan injorante deri ne faking KULM!

Po te te kishte shkuar mendja me pare rreth kesaj qe shkruajte ne paragrafin-fjali e fundit, mbase nuk do kishe komentu fare qe ne fillim; gjynah, u deshen 200 e ca fjale ne 4komente per te kuptu se si o puna. Gzuar!

Ti e paske shkruar kete artikull? E rendesishme eshte qe eshte moderuar tani dhe rregulluar keshtu qe gezuar smiley Nuk kam ndonje inat me ty thjesht jan ca tema qe jan bere bloze ma.

No, nuk shkruj artikuj une. Dmth, une mund te shkruj vetem per ato gjona per te cilat kam shkru m'shkolle, por qe per momentin ua kom lon radhen Shkrel dhe Lame Tani-t. smiley

Harrova me u spjegu se çdesha me thone me ate punen e editorit.

Zakonisht na vendosin nenat nga 2-3kokrra krype apo ndonje hajmali ke kanotjerja; por kur fito medalje te arte olimpike per kulture, hajmalite nuk mjaftojne per te te mbrojte nga syri keq. Ktu futen ne veprime ndihmese editoret/artikull-shkruesit, fashion advicers, hair stylistat, etj. I gjithe sekreti qendron tek mos-krijimi i kushteve qe lakmitaret sy-bardhe te te ndalin turrin duke te marre msysh. Syni keq t'kput n'ven mer jahu! smiley

Psh.: ne Suedi, nuset ne diten e dasmes mbakan lule me aroma jo dhe aq te pelqyeshme, gjoja per te largu keto lakmitaret qe te mos i marrin msysh. (kte ma lexoj gruja nga huff posti, se vetem ate lexon ajo.) 

Amerikanet botojne kodra mbas bregut..As qe e kane idene me te vogel te Evropes...Besoj se edhe vete autori i shkrimit dhe redaktori i Huffington beson se Suedia kufizohet me kufi tokesor me Brianine apo Islanden smiley

me ben pershtypje gjithnje fakti se ktu ne peshk njerezit kapen me shume me gabimet gramatikore dhe talljen  e personazheve ne tekst/foto sesa te diskutojne apo gezohen per nje fakt te  tille.

si si gzun njehere shqipot per shoshoqin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).