Debati në parlament

Kryeministri Sali Berisha do të thërrasë shqiptarët të shprehen përmes një referendumi popullor mbi heqjen e imunitetit, pas refuzimit të socialistëve për të votuar sot në seancë plenare në Parlament ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë për këtë projekt ligj.

Pohimi erdhi nga vetë shefi i qeverisë gjatë fjalës së tij pasditen e sotme, në përfundim të së cilës kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, mbylli punimet. “Meqenëse opozita nuk pranon të votojë, zgjidhjen e gjeti Kryeministri”, tha ajo. 

“Ky është fundi i këtij debati - tha Kryeministri gjatë fjalës së tij - që nesër forca jonë do të fillojë procesin duke iu drejtuar socialistëve të thjeshtë, demokratëve të thjeshtë, qytetarëve të thjeshtë: referendum popullor për heqjen e imunitetit”. Kështu, sipas tij, “qytetarët do të dëshmojnë se ata nuk ndajnë moralin e oskurantizmit” dhe do të zgjedhin për të “shembur murin e imunitetit, për hapur dyert e hetimit të ndershëm për të gjithë qytetarët e barabartë”. 

Me vendimin për të mos votuar heqjen e imunitetit, opozita ngriti murin e bllokimit, akuzoi Berisha. Ai përmendi një seri rastesh në të cilat, sipas tij, opozita e majtë ka bllokuar përpjekjet për përparimin e vendit dhe akuzoi kreun e PS, Edi Rama, se i shndërroi deputetët në sazexhi, duke bërë çdo përpjekje për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. 

Berisha nënvizoi se Rama donte të rizgjidhte Topin si president. “A e morët ju presidentin? A e konvertuat ju presidentin? Presidentin që iku, Topin. Topin jua lash ju unë”, tha ai. Berisha e cilësoi si çakall n/kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiun. Duke vazhduar me pyetjet drejtuar socialistëve, tha: “A e nxitët çakallin tjetër të KLD-së? Ju institucionet i keni... mos më bëni të përdor termin e Dritëroit... ju vetëm më rrisni votat mua me veprime si këto”. Shqiptarja.com 

_____

Pjesë nga debati

Sali Berisha: Ju bllokoni për të bllokuar statusin për të tretën herë dhe përcaktoni si kusht atë pushtet që shqiptarët s'ua japin. Përcaktoni si kusht, që ne të pranojmë që ju të bllokoni shtetin ose të kapni krerët e institucioneve kushtetuese.

Çfarë kërkoni ju? Ju kërkoni Kushtetutën e sundimit të pakicës. E keni këtë nga mendësia e etërve tuaj apo e keni këtë nga pesimizmi absolut, pasi jeni në një tunel pa drite dhe fitore nuk shihni, kjo është puna juaj. Per arsye se kryetari juaj ju con nga disfata në disfata, Sali Berisha nuk mund të bëhet lideri juaj. Pra, çdo gjë mund t'i bëj unë atij, por lider nuk mund ta bëj unë atë;

Saimiri Tahiri: Zoti Kryeministër, kudoqofsh që po na dëgjon, po të bëj një pyetje. Thuaj shqiptarëve, kush është Mehmet Shkreli? 

 

Mendojeni ku është katandisur pasuria kombëtare, sa edhe shoferi i Kryeministrit ka galerinë e vet në Bulqizë. Zoti Kryeministër përgjigjiu shqiptarëve çfarë lloj imuniteti ka shoferi yt, përvec të qenit shoferi yt dhe përvec të pasurit imunitetit personal prej teje? Pa u shkulur vetë Kryeministri, nuk shkulet dot as korrupsioni dhe nuk vendoset dot as shteti ligjor. Premtimi ynë për të gjithë ju jashtë sallës së Kuvendit, familjarë, sekserë, drejtorucë partie apo marifetçinj korrupsioni dhe 100-fish për ju këtu brenda deputetë, ministra dhe për vetë Kryeministrin, kusuret me drejtësinë do i lani një më një dhe këtij populli do i paguani cdo qindarkë që i keni marrë padrejtësisht, duke dalë përtej ushtrimit të detyrës, ndaj mos u rehatoni kurrë.

Sali Berisha: Ta dinë këta miqtë e tu përreth që nuk kanë punë me doganat,ai xhandari juaj ai vrapon tek trarët e doganës dhe rrihet me doganierët. Ke punë shumë me doganat dhe me ilaçet ke punë ti, prandaj të duhet imuniteti ty. U duhet imuniteti se ndonjë prej jush përdor pasaportën dhe imunitetin për transporte të dyshimta, transkufitare, prandaj tani që ju ikin 'bamirsat e Topit' ndiheni shumë të kërcënuar. Se 'topin' e zgjidhët mirë ju, e futët në thes, po keni hall për 'bamirsat' e tij

Genc Pollo: Kryetari i PS-së ka arsye objektive, nuk them se është malinj nga natyra, apo dashakeq me popullin e tij, por ka një leverdi thjesht elektorale, çdo opozite në botë i intereson të shkojë drejt zgjedhjeve me një frymë pesimizmi të përhapur. Për arsye natyrale historike Shqipëria ndodhet në 100 vjetorin e pavarësisë së saj dhe ky është një rast të festojmë të gjithë, pavarësisht se për kë votojmë. [...] çdo gjë më shtyn të mendoj se është dëshira e fshehur, por e vërtetë që të refuzohet statusi kandidat për herë të tretë ajo që i bën kolegët e urdhëruar, ndoshta jashtë vullnetit të tyre, që të refuzojnë me argumente qesharake votimin për amendamentet kushtetuese të paraqitura.

Arta Dade: Berisha është fshehur pas imunitetit gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri shkeli 37 herë kushtetutën brenda 7 vitesh. Por Berisha nuk i përmend këto, del ndonjë ditë vere duke notuar, ndonjë ditë dimri në ndonjë faqe mali.

Sali Berisha: Unë nuk jam Besnik Mustafaj, unë jam Sali Berisha dhe të kam respektuar që kur të kam njohur, ti e di këtë

88 Komente

A di gje njeri se kur votohet?

Une jam Sali koburja thuaj mer palaço KM. turpi i kombit! 

sa e urrej fjalen 'turp' athua se aty eshte problemi, fakti qe KM eshte turpi i kombit, athua se e can karin njeri per turpin. Ti dhuaj po e shketerron kombin se per turp, le te dalin tegjith lakuriq vetem te mos abuzojne (sic jan duke bere) me pasurin e popullit.

 

Me vjen ndot pra nga ky njeri i cili eshte strumbullari i shume problemev, dhe pengesa ne e madhe per zhvillimin politik e ekonomik. E di qe fjala turp se ka ate forcen qe perdorej dikur, por per mua vlen akoma. Màrrja e kombit! Quaje si te duash, s'ka rendesi  fjala por ndjesia qe percjell kjo fjale!

Nejse...

Jo normalisht, shumica e komentit tim s'kishte lidhje me ju personalisht. thjeshte mendoj qe "turpi" dhe "gazi i botes" e mban popullin tone teper te frenuar. Pasi kam bindjen qe ne cdo dhoj regjimi, populli mund te kete fuqin per te dale mbi keta tipa maskerej. Por mensoj se ideja e "turit" ose e "botes" ne kontekstin e filmit perrall nga e kaluara, na bem qe ta urrejme kete njeri dhe krimet si pasoj e ti ne heshtje, sepse eshte turp te dalesh ne shesh dhe ta kthesh sistemim prapshte. me mire te heshtesh ose te shkosh ne emigrim (si un dhe ti)

Pak a shume si dhuna ne familje, mamaja e shtepis me problem e ka qe do e degjoj komshia sesa druri qe merr nga i shoqi.

Por normalisht kjo nuk eshte se ka lidhje me juve, mos e merrni si replik, thjeshte ra muhabeti anej nga kina dhe e kapa smiley 

 

etërve tuaj

a mor dinsez! Pthu!

shshshshshsht se po flet Paloka!!!!!

Hahhahahahah........Paloka ...........hahahahahaha

ket punen e "eterit tuaj" ky Berisha se ka fare per kta "t´kuqt" e njizetshesh perballe, por e ka per kta t´vetit qe i ka te tribuna, se per ata t´dhjetshes s´ka ngel noi llaf hic per t´thon. smiley

Ket "eterit tuaj" mo teper e ka per cunin e Tonin Palokes dhe te Cajup Ismajlit sesa per t´birin e Xhelil Gjonit me shoke. smiley

Degjojeni, degjojeni kete paranojak te shemtuar, qe çirret e bertet si  i zene ne lak!Se ne fakt eshte i zene ne  lakun e zullumeve te shumta.Po  flet ky  mashtues per statusin ndersa e ka mendjen per  zenie te  krereve te institucioneve.

Nje pyetje del nga çdo njeri me kater klase shkolle.

     E meritojme STATUSIN si Shtet?

   Nuk e meritojme, per te gjitha ato  arresyet qe shtetin e kemi si  fytyren e shtremberuar  te  ketij mashkulli.Si ahere, na prrallis e nxit ky kryekusar, te kerkojme  nga Evropa, ate qe nuk e meritojme?Nuk  e dime valle si  eshte vete Evropa? Kush nuk e di? Dhe kush i ditka vendimamrresit evropiane  gomere qe dhenkan ate  qe nuk e meriton?

    Ja  pra qe ai edhe  me kete sllogan kerkon te mashtroje....

E  ka te gjithen loje,  qe te vjedhe votat  ne 2013.Ta shtyje duke  vjedhur, gjer  diten qe ti dale shpirti.Fund te keq do te kete ky njeri,  sepse po vjedh gjakun e fukarenjve.....Kete kane treguar te gjitha profecite e kulturave.Mbajeni mend kete!

 

Duhet te na plase edhe ne per STATUSIN aq sa i plas edhe BE-se per ne! Vetem aq GRAVA, jo me shume. Punet tona ti rregullojme qe te rrojme me mire dhe te leme nje vend dhe nje atdhe me te mire per brezat e rinj, dhe jo per te fituar STATUSIN. 

 

Nuk eshte Berisha fajtori. Berisha po rrjedh me ngjarjet shume natyrshem. Nuk eshte Berisha qe i jep legjitimitet kusarise, por sistemi qe kemi dhe qe ne zemer te te cilit eshte PS-ja vete instrumentale, qe i ka dhene legjitimitet diktatorucit dhe pushtetit te tij plehre te mbajtur ne kembe nga plehrat e ketij populli. Keshtu eshte kur braktis kryekauzen - VJEDHJEN E VOTES! C'do gjeje me pas i jep legjitimitet. Nuk ka dyshim qe ose do durosh kete pushtet ose do vish qe do vish tek e fundit. Pyetja eshte perse ti zgjaten vuajtjet shqiptareve?

Tahiri i drejtohet Berishes me stil Berishe, tip "thuaji shqiptarve qe ke qene mjekuar 10 vjet per skizofreni".

Sa shume paskan per te na thene...

...Dhe populli qe te vret "per nder" gajaset... smiley

PO kete fjaline e fundit te Sales a ma shpejgon dot njeri??? Ca lidhje ka Besnik Mustafaj me Arta Daden? E ka pas gjo dashnore? smiley

 

Dangereous liason eeee smiley 

 Tironsi, Jo,  por  Besniku ngordhte per Arten, ndersa  ajo jovetem  e refuzoi publikisht, por  i tha  gjithe urrejtje..."je  nje cope fshatar i pa gdhendur".Kurse ky i pati then  po ne Parlament,  "Ti vleresoj hiret e tua..."

E hodhi shashken: "Do bej referendum popullor per hejen e imunitetit." Po e ben si Hitleri me plebishite!!!

Me fal,por perse nuk votohet nga PS-ja heqja e imunitetit?

Ata jane dakort,por ne shtator?Cjane keto lojra,nese jeni dakort votoni pro dhe hiqeni tani.

Vazhdon ne pafundesi shfaqja banale teatrale me akuza e kunderakuza, romuze e batuta, sharje e kunja.  Parlamenti si ndonje fshat i vogel province rreze malit, ku dalin grate llafazane neper ballkone e dritare per tu kapur me njera tjetren.

Parlamenti si ndonje fshat i vogel province rreze malit, ku dalin grate llafazane neper ballkone e dritare per tu kapur me njera tjetren.

Epo me fshatare* eshte i mbushur, keshtu qe atij fshatit qe permend ti do t'i ngjasoje.

 

 

*fshatare nga mendesia

Sa mire, me referendum dhe te shpejte fare inshallaah, qe ta marri vesh gjithe bota qe referendumi kunder importit te plehrave nuk u vonua per ceshtje procedurash. Tani vete plehrat duan te bejne referendum 

ate mendova dhe une

per kete, referendum qe neser

per referendumin qe kerkon populli, duhen vite

sa vete do te shkonin te votonin per nje referendum qe ka lidhje vetem me politikanet, njej here? 

Do shkojne gjithe ata qe duan te ruajne vendet e punes, te vetat ose te familjareve, dhe dy-tre mije hajvane qe ose mendojne se berisha eshte burre i mire, ose mendojne se vertete pas heqjes se imunitetit pushtetareve do ju dridhen kembet nga frika

Ata tallin vilet me gjithe kombin!!!

Sipas tuiterit, Rama eshte gati per referendum.

 

Ai i mori Bashkine sy me sy, para te gjitha kamerave dhe gjithe ambasadoreve... e ky kujton se mund te kete ndonje shanc minimal te sfidoje Saliun ne referendum? Keta jane delirante mer aman.

Kisha kohe pa e pare Berishen live. Shkonte nga shkonte (rruga kombit, pensionet, rruga elbasanit, rrogat, vizat) te Topi perplasej. Dukej qe eshte ne hall te madh me Bamir Topin.

Mua me la pershtypjen se vuan nga semundje nervore, bente disa levizje te cilat dukeshin qartaz se ishin te pakontrolluara. 

Mire e tha dikushi.Nje estrade brigade arash te  ...Pustecit.Mbledhur grate me llafazane, por te djegura, qe  miletziu,  ti marri per shume...  "erzllesha", nga punet  e moralitetit

Referendum ? Bo...bo...na lane pa pushime me duket,Referendum smiley fiton heqja e Imunitetit 98.7 % .

Dhe perse nuk u votua heqja e imunitetit? Akoma nuk e kam kuptuar?

Dhe sikur te kishte referendum: PS do thoshte qe populli duhet te votoj te mos hiqet imuniteti?

Apo PS kerkon nje referendum ku duhet te vendoset ne rast se duhet te votohet vetem per imunitet, apo dhe per gjera te tjera ne te njejten kohe. Mesa kuptoj une, zyrtarishte pozicioni i PS eshte qe heqja e imunitetit eshte ne rregull, por duhen dhe disa gjera te tjera ne te njejten kohe.

 

per interesat e vendit sikur u tha

eh sotir,,,,,sotir

 

Berisha MASHTROI: Në referendum shkojnë vetëm amendamentet e miratuara me 2/3 e votave
  

Nga Erion Braçe

 

Berisha, një burrë i poshtër, gënjeu sot popullin. Ai ia ka marrë pushtetin popullit për partinë e tij. Ai e ka vjedhur e vrarë popullin që e talli dhe e gënjeu sot.

Ja përse: Sali Berisha u tregua sërish një burrë i poshtër, gënjeshtar i degraduar, por edhe një kamxhik barbar ndj opozitës.

Berisha tha në Kuvend se do të çoj amendamentet për imunitetin në referendum për t’i votuar populli.

I gënjeu një më një shqiptarët.

Sipas Kushtetutës, referendumi qenka i pamundur.

 

Neni 177:

-Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

-Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

-Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

 

Pra, proceduralisht në referendum shkojnë vetëm amendamente të miratuar me 2/3 në Kuvend.

Kjo është fare e qartë dhe kjo e nxjerr Sali Berishën një gënjeshtar të pacipë.

Në Kuvend as që është votuar ndonjë amendament, jo më të ketë marrin kushtin kushtetues prej 2/3 të votave.

Nuk ka gjasë që Sali Berisha të mos e dijë përmbajtjen e Kushtetutës. JO! Sali Berisha po gënjen, po luan bllofin!

Nuk ka gjasë që Sali Berisha të mos e dijë përmbajtjen e Kushtetutës. JO! Sali Berisha po gënjen, luan bllofin.

Siç e kam thënë edhe herë tjetër: Çështja e imunitetit të funksionit të deputetit është çështje e pavarësisë së Kuvendit, institucionit më të lartë të Republikës.

Çdo gjë është bërë më e rëndë kur Sali Berisha i mori popullit pushtetin:

-Pushtetin ekzekutiv, pas një marrëveshje korruptive me partnerin e tij politik veshur në të kuqe.

-Pushteti legjislativ përmes të njëjtës marrëveshje të korruptuar.

-Pushteti gjyqësor përmes zgjedhjes së një presidenti partiak, tërësisht palë me Sali Berishën, por në krye të qeverisë së drejtësisë.

Kur ka ndodhur që pushteti i është marrë popullit dhe ka shkuar tek një parti, Partia Demokratike e sekretarit të parë, Sali Berisha, detyra themelore është kthimi i pushtetit tek populli.

Referendumi është një instrument. Mua më pëlqen që Berisha të përballet me popullit.

Por në kushtet e cituara nga Berisha është i pamundur. Por edhe nëse ndodh, është i pamjaftueshëm për t’i kthyer pushtetin popullit duke ia marrë partisë.

Presidenti të zgjidhet nga populli- të shkojë në referendum;

Sistemi zgjedhor të afrojë popullin zgjedhës me të zgjedhurin prej tyre me votë popullore, jo emërim partie- të shkojë në referendum;

Prokurori të zgjidhet me 3/5 e Kuvendit- të shkoje në referendum;

Gjykatësit e lartë të votohen me 3/5 e Kuvendit- të shkojnë në referendum;

Imuniteti për funksionin e deputetit, gjyqtarit, prokurorit të hiqet për veprime të paligjshme jashtë funksionit e detyrës; funksionari politik, gjyqtari e prokurori nën hetim të pezullohet nga detyra deri në një vendim të gjykatës për çështjen- të shkojë në referendum;

Borxhi publik deri në nivelin 60% të GDP- të shkojë në referendum;

Mbrojtja e atdheut, mjedisit të tij nga importi i plehrave- të shkojë në referendum.

Vendimmarrja e derisotme për këto çështje thelbësore është marrë nga partia e Berishës, JO NGA POPULLI!

Atëherë PO Sali Berisha, t’ia kthejmë pushtetin popullit dhe t’ia heqim partisë tënde të korruptuar!

 

Rama eshte gati per referendum, sipas cicerimave ne tuiter.

Pra Berisha nuk paska genjyer se dhe Bracja paska per te votuar amendamentet sic thote Berisha, kur te doje Berisha, dhe ku te doje... po Berisha.

Lexoje me me vemendje !

Ja grava:

 

-Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

-Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

-Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

Pjesa tjeter eshte interpretim i Braces.

Meqe Berisha dhe Rama jane te gatshem per referendum, atehere a mund te thuhet se kuvendi do te votoje me me shume se 3/5? PS + PD jane ~95/100.

Neni 150:

 

1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka tëdrejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojëPresidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të njërëndësie të veçantë.2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës sëdeputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund tëvendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë tështrohet në referendum.3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhevlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

1/5*140 = 28 deputete.

ore vërtet nesër është referendumi? se e kam në plan për plazh! smiley

aman bre grava, se un kto s'i lexoj, po sho me qejf pikturat smiley  edhe me bie ne sy qe vetem kta te imtit shoh krah sales une. smiley duken mu si miniker*

mbaj mend qe dolli te peshku edhe nje foto e kac islamit krah sales, duke duartrokit, s'di per ca. te ishin unjur hajde c'ka, se hahet, po me kembe, hunde e kacit i vinte sales te kerthiza... po hic tru kta rob, thash me vete, ti bashkoju sales, s'po them, po rri i cik larg dreqin, fut naj balli, a naj genc rul permidis, kshu shkartiset pak muabeti.

*mos me thuaj qe nuk e di si fjale! smiley

Vreni ke çuna! Ene Lenini e bzajti Trockin nkonak te vet aqe nKremlin ene  i tha, vre ke o Trock! Ja nrruge tmare,nrrug trevolucionit, se je tuj shkartis me imperializmin....

Trocki, Trocki - Frides ja kupi bushiqin! smiley

 E keni këtë nga mendësia e etërve tuaj apo e keni këtë nga pesimizmi absolut  smiley

dhe kaposh kokboshi u shtrengu u shtrengu u shtrengu dhe beri dhe beriiiii.... urrra nje gelase...smiley

Z. Brym, ju keni pasur një takim me Enver Hoxhën...

Takimi im me Enver Hoxhën nuk ishte personal. Në vitin 1983 ai priti një delegacion gjerman në të cilin bëja pjesë edhe unë. Ky takim u zhvillua me një interesim të madh nga ana e Hoxhës. Pati dhe një skenë komike gjatë tij. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ishte në atë kohë pak a shumë mjeku fizik i Enver Hoxhës. Unë vura re se si Hoxha e injoronte, ndërsa Berisha “guxonte” ta paralajmëronte për cigaret dhe kafetë e shumta. Berisha, anëtar i nomenklaturës staliniste të asaj kohe, e braktisi dhomën me kokën ulur si një qen i rrahur. Hoxha fliste mirë, por unë vura re se në Shqipëri nuk ka një kombinim të barazisë sociale dhe demokracisë.

te mos kishte qene berisha doktor i Dulles, do kishte rrojt dulla dhe nja njezet vjet. Kshu thoshte fahriu...

smiley

Po nje shkelm b*theve nuk ia kishte fut Enveri Saliut? Shume e paska censuruar kujtesen ky cifuti, burre i mire, qe nuk ngaterrohet.

Ne tregun politik, nga ana e PD u hodh dorashka, sic duken bathet jo vetem nga acarimi i te dy palve por edhe nga besimi i tepruar i dy liderve kundershtar se jane fitues, nderkoh qe te dy palet nuk mbledhin me shume se 50% , 25% plus-minus per pale. Referendumi mund te mirret edhe si patje pulsi. 

Pjero qenke ne Shqiperi! Pres me padurim te lexoj pershtypjet e tua per situaten atje!

Kesaj here bej kujdes nga Sfungjeret Izolues!!!

Ja ta thjeshtesoj sado pak kete situate:

Sali-u (krimineli) dhe opozita kane vendosur te lyejne shtepine (te nderhyjne ne kushtetute per te ndryshuar disa gjera). Te dyja palet jane dakort per kete, por saliu thote qe mbasi te regullojme prizen tek cepi i dritares ta suvatojme e pastaj te lyejme, ndersa opozita thote qe jo vetem prizen tek cepi i dritares ta riparojme, por te hapim kanal edhe per disa priza te tjera, ti suvatojme e pastaj te lyejme shtepine. Sali-u thote jo, regullojme njehere prizen tek cepi i dritares dhe lyejme shtepine, pastaj hapim kanal edhe per disa priza te tjera dhe prape lyejme shtepine. lol, vetem nje malok mund te arrije te mendoje ne nje forme te tille, pasi caku i mendimit keputet pas cdo hallke.

Referendum për imunitetin, vetëm nëse hidhet si paketë me reformen ne drejtesi, ndalimin e importit te plehrave dhe marreveshjes se detit. Ky ka qenë qëndrimi i PS, përcjellur nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj gjatë një deklarate për mediat. Xhafaj deklaroi se PS do të votojë nismën për referendum popullor vetëm nëse votohet drafti katërpikësh, në të kundërt PS nuk do ti japë ok referendumit për teka të Kryeministrit, sic i quajti ai.
 
Top Ch

Nuk i duhet fare miratimi i PS-se per te mbajtur referendum. Mjaft te propozohet nga 28 deputete (1/5) ose nga Keshilli i Ministrave (guess who smiley).

jo jo zoto, vlen nje nen tjeter per rishikimin e kushtetutes. i bi fyllit kot hunderri smiley

PJESA E SHTATËMBËDHJETË
RISHIKIMI I KUSHTETUTËS
Neni 175
1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.
2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.
3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.
5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.
7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.
8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum.

Po te kish 2/3 nuk do ishte e nevojshme per referendum fare.

Projektligj i nje rendesie te vecante - ndoshta suaza e integrimit = arrnimi i kushtetutes.

Sidoqofte... i mban zgjedhjet e fundit? Po te parafundit? po te dytat nga fundi? te tretat??? Po 96? Po 94? po 92?

Vuri mend nga 94 dhe e deshmoi ne 96... referendumi eshte zeri i popullit, dhe kur flet Saliu, populli BEN. Njeri dmth tjetri dhe anasjelltas. smiley

PS: ke te drejte tek pika 4. Thjesht e kam fjalen tjeterkund smiley

se ke keq, ja miraton gjykata kushtetuese dhe rruji trapin masnej smiley

per pak po veja kete poshte komentit tat smiley

masnej thash prit iher ta shof se mos eshte serioze kjo. po vallai, e paska thone xhafa me gojen e vet, une kujtoja se e kishe shpik ti smiley

Po si do te jete pyetja ne referendum?

Jeni apo nuk jeni dakort me heqejen e imunitetit per zyrtaret e larte?

Kush eshte ai idiot qe do te thote Jo nuk jam dakort?

jo jo, pyetja do jete:

A jeni dakord t'ja zhysim Europes ksaj rradh po e hongri?

dhe do kete tre alternativa: Po, Jo, Nuk e ha Europa ate tek

PS. Pika e trete do shtohet pas negociatave qe do beje "faktori nderkombetar" me berishen dhe ristanin

 

“Të shkohet në referendum por të trajtohen me referendum dhe 4 çështje.

  1. Imuniteti,
  2. Reforma në Drejtësi,
  3. cështja e importit të plehrave dhe
  4. ndalimi i marrëveshjes me Greqinë që cenon kufirin shqiptar”,

theksoi Xhafaj. 

1, 2, dhe 3, ende duhen perpiluar sakte.

4. Qershia mbi torte. E sakte, pa lene vend per dyshime.

Te kerkohet medoemos mendimi i popullit per ndryshimin e kufijve te tij. Pse jo, te jete populli qe te vendose nese do te jetoje ne koshin e plehrave te Evropes apo jo. Puna eshte se shume gjera mund t'i lihen ne dore popullit, dhe populli te shprehet qarte, po kush do t'i plotesoje se... kur populli dhe interesat e tij nuk perfaqesohen as ne egzekutiv e as ne legjislativ... e lere me te perfaqesohen ne gjyqesor... smiley

Po Shkelzenit kush ia heq imunitetin?

Hall i madh te kesh Berishen ne krye te kopese ne binom me nje diplomat amerikan i gjenerates te pare te deshtuar siç eshte Arvizu, pa asnje eksperience paraprake ne çeshtjet e Ballkanit. Arvizu ka sherbyer me pare vetem ne vendet aziatike qe perkojne me prejardhjen e tij. C'fatkeqesi per shqiptaret.

Aman per opozite qe kemi. Po ec mo. As edhe nje leshim s'duhet bere. Socialistet kuptojne vetem rrugen e forces dhe cdo leshim do te interpretohej si shenje dobesi. Qe socio-komunisteve nuk i behet vone per vendin, por jane gati ta rrenojne vetem per te marre pushtetin, kjo eshte e qarte me kohe.

Nqs duan referendum, bujrum, mblidhni firmat. Jo po t'ja bashkangjisim referendumit per imunitetin. Ncncnc s'ka. smiley Organizojeni vete. Pse te tjeret do t'ja bejne gjjithmone punen? Dembela smiley

Hunter besoj se ti je mjaft i zgjuar, qe sic nuk iu behet vone socio-komunisteve per vendin, po ashtu nuk ju behet vone demo-komunisteve per vendin.

Eh jo, "ata" jane te keqinj shume. Demo-komunistat jane shakllabane, por socio-komunistat jane te zinj ne palce. Koco Kokedhima sot tendera fiton, nuk ja pret rrugen. Ashtu si shume te tjere xhanem. Anasjelltas, kurre nuk do te kishte ndodhur e njejta gje.

Ah po si i argumenti i "atyre" mbi Berishen si e keqja me e madhe, apo jo?  Nejse, se andej jeton e s'ke si te mos infektohesh, te kesh interesa personale, te hash diku etj.

Per parim, fjalet e medha "e mira e vendit", "e mira e perbashket" me tingellojne te cuditshme, nuk e di kuptimin e sakte. Me pelqen ti thjeshtoj gjerat. Mbi bazen e tyre gjykoj. Pune madhore ja kam lene tjereve.

Si njeri qe je, jeton ne njesi te ndryshme shoqerore duke filluar nga familja e duke shkuar deri tek shtet, e nqftse keto njesi egzistojne athere egzistojne dhe e mira e vendit apo e mira e perbashket.  Pra ti s'ben thjeshtim, por ti ben injorim.

E di se c'do te thote, por s'do te thote shume per mua.

Psh ty nuk te kuptoj ne kete rast. Flet per gjera te larta, te medha, etj. Dhe nuk di ku do te dalesh?

Une kur them socio-komunistat jane gati te rrenojne vendin, e them ne kuptimin praktik, ne kuptimin, qe kane gjithe interesin dhe vullnetin per te bere dem (qofte duke mos votuar president konsensual, qofte me kriza e akte dhune, qofte duke bere bojkot parlamentar etj etj) dhe me pas per te marre "ata" ne dore situaten. Kjo eshte taktike.

 

Je shume gabim hunter.

President konsensual nuk ka patur. - pervec Mojsiut, dhe konsensusi u ofrua nga PS drejt propozimit te PD.

Finalja e aktit te dhunes eshte vrasja. Dihet kush eshte kampjon olimpiko-dragobik i vrasjeve ne ate vend.

Ky parlament nuk duhej te kish egzistuar fare, e jo me bojkot pabojkot...

Sado shterpe dhe e mefshte qe te jete kthyer PS-ja, sado pa program apo haber qe eshte, ajo mbetet parti-cke... Ndersa PD-ja nuk eshte fare parti. Eshte bande antishqiptare plot me rrugace halabake, bythlepires, hajdute, kriminele, mitingashe dhe kamikaze. Theksi tek "banda".

Thote s'thot gje per ty, ajo qe them une eshte fakt i pamohueshem.

Per gjera te medha fola vetem ne postimin e fundit.  Ate qe desha te them ne lidhje me ate qe the ti ne fillim e thashe ne postimine pare.

Ti tani riperserit te njejten gje per soc-komunistat.

Qe socio-komunisteve nuk i behet vone per vendin, por jane gati ta rrenojne vetem per te marre pushtetin, kjo eshte e qarte me kohe.

kete ta ka then gjyshi besoj....ose ta ka thene dikush tjeter qe nuk ka rendesi .. rendesi ka qe ta kane thene.....smiley

krimineli kerkon te perfshije/angazhoje edhe popullin per te miratur krimet e tij. Po jo o felliqesire ti je i dale boje. Ty as qente e rruges nuk te besojne me. Ke disa ushtare/kamikaze me vehte e asgje me shume. Sa me shume plakesh aq me i eger behesh, por dhembet te kane rene e nuk kafshon dot me. Kriminel i lindur qe do te vdesesh kryekriminel.

Cer u bo me imunitet qe nuk bohet pa imunitet?

Shofer tjetri dhe pasunar kromi njekohesisht. Dmth ndonese pronar i kamur ai prap e ndien se duhet te punoje nje pune te dyte. 

Me keta tregues, perparimi dhe ndjenjash te larta pune e detyre, besoj se duhet tja kemi kaluar edhe Gjermanise tashme.

Jepi aty Shqiperia demokratike, 1 grua e vrare + 1 e plagosur gjate nje tentative vjedhjeje, ndersa kishin femijet per dore. 

O Bame o kumunist! 

Pse perhap panik? Gjonat shume mire jan. Gjinja po knaqet ne plazh, turizmi vu, parja vu!!! 

3 here e bllokun statusin kumunistat tashti dune me perhap panik se gjasme ne Shqiperi po bo nomin krimi!

Posht kumunizmi!

Posht kumunizmi!

Lllahtar!

edhe neper bote ndodhin keto gjera. pse merzitesh ti...

prandaj merzitem se dalengadale po behemi edhe ne si bota, po oksidohemi apo okseditalizohemi.

Nje sekonde, masakra ka te beje me vrasjen apo me dhunimin e trupit te te vdekurit?

Gjeja e fundit qe i duhej shqiperise. Leri te gjitha menjane; kostoja politike, perqendrimi i vemendjes te gjerat e paduhura apo vonesa ne integrim, kjo do te ishte shume e kushtueshme per ekonomine shqiptare e cila eshte tashme ne krize. 

Per dite ndegjojme qe digjen pyje pa hesap dhe askush nuk ben asgje per ti shpetuar. Biles edhe vete punonjesit e ndermarjeve te pyjeve jane teresisht te dorezuar a thua se djegja e tyre eshte nje domosdoshmeri. Ndersa pyjet digjen dhe shkrumbohen, kurva e qeverise, krimineli sali na can bythen me brockulla. A u djegsh si pyjet e pafat te Shqiperise. Po ne Zvicer o te qdn keshtu digjen pyjet?  

 

Pasuritë, Rama shton 800 mijë lekë, Ruçi borxh 100 mijë euro Pasuritë, Rama shton 800 mijë lekë, Ruçi borxh 100 mijë euroTIRANE-Deputetët e Partisë Socialiste rezultojnë më të pasur se ministrat. Referuar deklaratës së pasurisë së Sadri Abazit bëhet e ditur se gjatë vitit 2011 ai ka shtuar një pasuri në vlerë monetare prej 174 milionë lekë. Ndërkohë që kolegu tjetër i tij, Fidel Ylli një shumë prej 630 mijë eurosh. Deputeti tjetër i PS-së, Arben Ahmetaj rezulton të ketë hapur dy llogari bankare, në shuma respektivisht 135 mijë dhe 102 mijë euro. Kurse për kolegun e tyre, Tom Doshi, viti 2011 nuk ka qenë aq me fat sa i përket financave, pasi në llogaritë e tij bankare rezulton një pakësim në vlerën 115 milionë lekë. 
Ndryshe nga deputetët e tij, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është më i varfër. Në llogarinë e tij bankare ai ka mundur të shtojë vetëm 800 mijë lekë. Kurse Ledion Ruçi, djali i kreut të grupit parlamentar socialist, rezulton borxhli në shumën prej 100 mijë eurosh. Nga ana tjetër, ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi bëhet e ditur se ka nënshkruar një kontratë porosie për ndërtim banese me dy kate dhe një kat nën tokë me sip.ndërtimi në çdo kat 288 m2 me vlerë 7.2 mln lekë.

Po keshtu Gazeta Shqiptare publikon dhe pasurite e djalit te kryeministrit, kreut te qeverise, dhe disa ministrave nen titujt 'Bien të ardhurat e Shkëlzenit, 
Berisha shton 1 mln lekë cash'
 si dhe 'Ruli 150 mijë euro shtëpi në Farkë, Naço 6.5 mln lekë'. Gjitashtu e perditshmja pershkruan dhe pasurite e kryeprokurores, djemve te disa politikaneve, femijet e ish-presidentit Topi etj. Per me teper lexoni sot Gazeta Shqiptare.

 

Menyra si Berisha e kerkoi referendumin,na la me kuptu, se dhe instuticionin e votes se popullit, e shef si digaster te qeverise. smiley

 

ndersa une them se Berisha, me kete levizje, provoi per te disaten here tashme qe eshte gjithmone nje hap para kundershtareve te tij...

Je ca pedist ti belul,po mesa duket,pedistlliku s'i prishka pune mbretnise.smiley

shhhhtt...Se ju ka premtuar referendum per rikthimin e naltmadhnise,"Ruso-filit"

Ma gjynaf po me duket Rama mua smileysmiley

Ketij i hiken truni kur nuk e merr lopen e vet. Shikoni psikologjine e lugjeve te verdha ju lutem.

me qe ju nuk doni, dhe rregullat qartesisht thone qe jo-ja juaj nuk e lejon Micin ta beje vete kete pune -heqjen e imunitetit, atehere Mici cfare ben?

i thote: une do anashkaloj parlamentin dhe jo-se tuaj i bej nje mut mu ne koke bashke me rregullat. Une do pyes popullin.

tek e fundit a ka demokraci me te paster?

 Rregullat? Ik mer punist sllavo-ortodoks. 

Milioner i qelbur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).