Fatma ka 12 vjet me shami, por nuk është ndjerë kurrë e ngacmuar, përkundrazi ka ndjerë respekt. “Djemtë pyesin, por nuk ngacmojnë, femrat hedhin fjalë si “po pse mi none ke vënë shaminë...”

Fatmën e takojmë në xhami. Ajo është duke dhënë mësim vajzave më të reja, të cilat duan të mësojnë më shumë për fenë islame. Në këtë intervistë për fundjavën e Shekullit Fatma na tregon se duke ecur në rrugët e kryeqytetit ndihet e veçantë dhe e vlerësuar nga meshkujt. Këtë ndjesi thotë se e ka nga mbulesa. Ndryshe nga vendet e tjera në botë në Shqipëri ndodh e kundërta? Femrat myslimane nuk ngacmohen seksualisht nga meshkujt në rrugë, por ato ndihen të vlerësuara prej tyre. Në Komunitetin Mysliman na sigurojnë se nuk ka pasur asnjë rast denoncimi nga femrat myslimane për ngacmime seksuale në rrugë.

Fatma, si ndihesh kur del në rrugë me shami?

Ndihem mirë dhe e veçantë. Për më tepër mendoj se kam një respekt nga të gjithë. E kam vendosur shaminë prej 12 vitesh. Në atë periudhë kohe kishte shumë pak vajza të mbuluara dhe për shkak të kësaj bija në sy. Atëherë tërhiqja vëmendjen e kalimtarëve. Përpara se unë të mbulohesha, nëse shikoja një femër të mbuluar edhe vetë e ktheja kokën. Tani akulli është thyer dhe ka më shumë femra me shami në kokë, nuk është më tabu kjo gjë. Tani ndjej një interes më të pakët kur eci rrugës.

Po thoni se ka ndryshuar mentaliteti?

Po, ka ndryshuar.

Për çfarë ju pyesin zakonisht njerëzit që janë kuriozë?

Po më kanë pyetur se si jetojmë ne, a martohemi ne, a shkojmë ne të argëtohemi, deri ku është caku i argëtimeve tona, a shkojmë ne për shoping etj. Për shembull më kanë thënë: “O goce, a futesh në dyqan?”

Keni pasur ngacmime seksuale nga meshkujt?

Jooo. Në asnjë rast. Nuk them vetëm për tani, kohët e fundit por flas për 12 vite me radhë, që në momentin që unë jam mbuluar. As nga shoqet e mia nuk kam dëgjuar një histori ngacmimi seksual. Femrat e mbuluara në Shqipëri nuk ngacmohen.

Në vende të tjera kemi lexuar që ankohen që shamia nuk i mbron nga ngacmimet seksuale...

Nuk e di. Ngacmimi më i madh që më ka ndodhur mua është ngacmimi nga femrat.

Nga femrat?

Po. Meshkujt janë të shtyrë thjesht nga kureshtja se si jeton një femër e mbuluar, kurse femrat shprehen ndryshe. Kam dëgjuar shprehje të tilla: sa bukur ngjan me shami, po pse mi none ke vënë shaminë dhe ke mbuluar gjithë këtë bukuri...

Po gjatë udhëtimeve me urban, ose kur jeni duke pirë një kafe me shoqet keni ndjerë ndonjë ngacmim?

Jo, nuk më ka ndodhur. Shiko, një femër myslimane ka turp, është e turpshme. Sot është bërë e modës që femrat të mos kenë turp, të sillen lirshëm, të flasin lirshëm sepse kështu janë më “in” dhe më “trendy”. Një thënie në fenë islame thotë që një njeri që nuk turp bën çdo gjë. Turpi për ne është gjysma e besimit.

Dmth asnjë ngacmim nga meshkujt?

E them me sinqeritet, që në momentin që kam vënë shami nga gjinia mashkullore kam pasur shumë më tepër respekt se më parë.

Si e shpjegoni këtë fakt?

Po... Ka aq shumë femra të tjera që janë me minifunde, me dekolte të hapura... saqë nuk lind nevoja të ngacmojnë femra me shami kur kanë femrat të tjera plot që nuk i refuzojnë.

Meshkujt megjithatë e kanë në natyrën e tyre të ngacmojnë femrat...

Dikush mund të të shohë dhe të të ngacmojë vetëm nëse sheh një sinjal apo një shenjë nga ty. Femrat e dinë këtë gjë. Nëse një mashkull të sheh një herë dhe ti nuk i përgjigjesh atëherë ai nuk të sheh më sepse ka femra plot. Ai nuk e humb kohën me një që nuk i përgjigjet. Nëse e shikon edhe ai të shikon... kështu fillon dhe shkojnë më larg gjërat. Kot nuk kanë thënë: “Femra e fut shejtanin në shishe”. Unë mendoj se femra i mendon të gjitha dhe më pas bën sikur është ajo preja.

89 Komente

edhe ça pastaj

Ke gjithe te drejten te mbash shami e çfare te duash..eshte deshira jote,e pranoj e respektoj...e nuk kam aspak problem sinqerisht...problem kam kur i quan e flet per femrat qe veshin minifund e dekolte sikur te ishin putana.

Cili ishte qellimi i intervistes?!

Per gazetaren nuk e di, se pyetjet s'e kane kaluar nivelin e kopshtit, pale te klases se pare.  

Ndersa e intervistuara, shkurt po thote qe femrat shqiptare jane horra, "pa turp", pa din e iman.  

* Se duhet vene edhe "turpi" ne thonjeza, dmth turpi sipas Fatmes se mos ngaterrohemi.

Qeka çik homofobike kjo smiley

Pse s'te pelqeu ty pyetja:

"Po gjatë udhëtimeve me urban, ose kur jeni duke pirë një kafe me shoqet keni ndjerë ndonjë ngacmim?"

Ti thua mos ta shaj anash e anash me "nivelin e kopshtit", duhet me troc? smiley.

Si tha ai? Une s'di gje. Jam ne autobuz. (Jam ne urban smiley ).

Jo horre, por femra qe bejne cdo gje me paramendim dhe pastaj luajne rolin e viktimes. Ljo nuk kaperdihet. Hajt mo, sa te rrojme do mesojme, me thonjza e pa thonjza smiley

qellimi i gazetares sikur ka qene te eksploroje mundesine e qofte nje ngacmimi te vetem ndaj kesaj gruas, a thua se kjo eshte gjeja me me rendesi per lexuesin. Duket sikur ose ka dashur te ushqeje ndonje fantazi te veten qe ka rreth femrave me shami, ose te gjeje ndonje kundershembull qe te hedhe poshte teorine se vajzat me shami nuk i ngacmojne.

gazetari idjote sidoqofte. tamam nivel kopshti

''Ndryshe nga vendet e tjera në botë në Shqipëri ndodh e kundërta? Femrat myslimane nuk ngacmohen seksualisht nga meshkujt në rrugë, por ato ndihen të vlerësuara prej tyre.

 

po kush tha mor vlla qe ne vendet e tjera ne botes femrat myslimane ngacmohen seksualisht, ''nota bene''??    pastaj , per cilat vende te botes e keni fjalen, se po na habisni?!

Ne vende ku ka perqindje te larte myslimane smiley 

Turpi gjysma besimit? E ka keqkuptu turpin kjo me duket mu. Mir t'pakten qe vlereson veten dhe thote qe 'ndihet e veçante'. 

 Unë mendoj se femra i mendon të gjitha dhe më pas bën sikur është ajo preja.

S'di si ta marr kete moj Fatma???

me premisën se jam anti-teist:

pres që këtu, gjysma e komenteve që do të bëhen kundër myslimanëve do të jenë të të krishterëve (minimalisht, do të bëhen nga njerëz aë kanë patur nj influencë të madhe nga "perëndimi" i krishterë, nëmos nga trashëgimia familjare!). 

 

C'fare gazetarie!! Ajo thote meshkujt nuk me ngacmojne, gazetari perseri tek e njejra pik, nuk e le te bjeri.

Dhe c'fare eshte ai idiotlleku mbi meshkujt e kane ne natyre te ngancmojne femrat? Shton dhe megjithate nga mbrapa. Gazetari e shekullit te 18... injorance ne kulm.

po është në natyrën e meshkujve, si nuk është! lexo ndonjë libër zoologjie, të ftillojnë librat tekniko-shkencorë!

Ah moj gazetare

Oh, dhe nje pyetje, pse intervistohet kjo? C'fare eshte kjo?

Se shikoj lart qe njerezit menjehere ndihen te ofenduar mbi thenien qe femrat e tjera shqiptare nuk kane turp. C'fare rendesie ka ne rast se kjo mendon ashtu pasi ky person eshte nje person privat me aq sa di une. Njesoj si NYT, te mirrte nje racist, qe fliste per se si n*****at i kan prishur lagjen.

Ose c'kuptim do kishte te intervistohej nje femer tjeter shqiptate e cila nuk ndihej mire rreth femrave me shami? Live and let live, nje koncept kaq i thjeshte qe ne shqiperi me sa duket nuk do arrihet asnjehere.

Pa apostrof.  Pastaj edhe e diskutojme. 

E ka per :Cfare fare =C'fare smiley

smiley Below the belt.

Ofendimi qendron qe nje femer besimtare sic e konsideron veten Fatma, behet paragjykuese per pjesen qe nuk ka shami, arrin deri ne ate pike sa ajo "assume" qe femra ben vete kur dicka i ndodh asaj. Kjo me duket e papranueshme! 

Fatma mund te jete injorante. Mua me duket si injorante, me keto "une nuk ngancmohem per shkak te shamis." Perseri eshte nje asgje, si racisti ne NY. Nje person privat. Ka dhe shume njerez ne Tirane per shembull qe kane urrejte pathologjike mbi muslimanet. Dhe ata nuk jane shembull i mire per intervista te tilla, sidomos kur jane njerez privat. Do mbushen 200 komente, se Fatma, nje njeri asgje, me IQ poshte 100, foli per ngacmime nga qe u shty nga gazetarja.

Po nqs prekesh ti, apo ke hallin e numrit te komenteve, per aq sa ke ne dore mund ta zvogelosh numrin e komenteve. 

Fatma Naci eshte redaktore.  Po ashtu nuk eshte hera e pare qe jep intervista. 

Nuk preferoj te lind me mjeke meshkuj

Qyqa, kjo qeka feministe e keqe. I wouldn't mind po te ishte femer ajo qe do me bonge çekapin aty nga mesi. Why should I mind? smiley

S'e kisha lexuar kete. S'qenka "turpi" thelbi i besimit dmth. Gjene mire!

Ku eshte redaktore... perseri rol te vogel paska, ne rast se eshte redaktore.

Nuk e lexoj artikullin qe ke lidhur, por nuk e kuptoj pse gjera te tilla behen probleme ne shqiperi. Ajo nuk preferon te lind me mjeke meshkuj... shume mire. Dhe shumica e njerezeve e preferojne gjinekologun femer. Eshte nje ceshtje personale pa rendesi shoqerore. A eshte i mbushur ky arsyetim me llogjik? Nga nje ane jo, se si femer dhe si meshkuj je njesoj i trajnuar, nga ana tjeter mbase, se nje doktor meshkuj mbase nuk e kupton ndonjehere lindjen si nje femer. Ne fund te dites, ajo thote "preferoj."

Nje nga gjerat me te bukura ne qytetet me te zhvilluara te botes, qofte ne NYC apo Beirut, eshte qe i japin shume njerezeve mundesi per te jetuar dhe per tu respektuar nga te gjithe. Ne NYC gjene plot me shami, dhe njerez te tille nuk ndihen detyrimishte te diskriminuar, te pakten relativishite me zona te tjera. Nje nga menyrat se pse ka me pak diskriminim eshte se nuk e cane njeri koken, nuk i bene pershtypje.

E preferon mjekun meshkuj? Puna jote.

E preferon nje shami? Puna jote.

Nuk te pelqejne femrat me mini-fund? Puna jote.

Ka kuptim per NYT te intervistoj secilin nga keta? Pak mendon ti se jane njerezit ne qytete te tilla qe nuk i kane qejf femrat me shami ose femrat me minifund?

Kontrollon dicka publike, si nje dyqan, dhe nuk lejon musliman, femra, apo gay te vine brenda, atehere, dhe vetem atehere, behet puna e te gjitheve.

Ne shqiperi ama behet yellow journalism. Miret asgjeja, Fatma qe ndryshe nga pronari i chick-fill-a ne Amerike, nuk ka asnje fuqi, dhe i jipet mundesia per te ofenduar Monden me komentet mbi turpin dhe minifundin. Nuk bie dakord me komentet e saja, jane skllaveruese ne kulm me shejtane ne shishe, fjale qe as gjyshja ime nuk perdor, por perseri jane fjale pa vlere... jo fjale per te mbushur gazeta.

 

 

PS: mua me shqetesojti me shume gazetari/gazetarja sesa Fatma. Gazetari e ka si te pranuar qe meshkujt do ngacmojne femrat, si dicka normale dhe e pritur.  E ka surpriz kur femrat nuk ngacmohen se meshkujt a kane ne "natyre." Nje subtext i ketij shkrimi eshte qe normalisht femrat shqiptare ngancmohen pasi meshkulli ate pune ka, por ne menyre te habitshme femrat muslimane nuk ngacmohen. Pra, mentaliteti  i gazetarit, eshte qe pak "no" do te thote "yes," duhet shume "no, no no" qe te kete "no" pasi kjo eshte natyra e mashkullit. Fatma mentalitet te afert ka, thoshte "no" po kishte ne mendje "yes" duke futur shejtanin. Te dy mbrapa ne analizen e pare per mendimin tim, por Fatmes i falet me shume se gazetarit, pasi me duket akoma se eshte nje person privat.

o muhametali mos bej sikur nuk gje neper breke.

me minifund veshur jo ne shqiperi po kudo tjeter, ngacmohesh nga meshkujt. eshte natyrale per nje mashkull qe kur shikon femer lakuriq, te filloje dhe ngacmohet. pavaresisht se kete ngacmim ai nuk e shfaq, kryesisht nga ambienti. 

po sikur te vendosnim nje kamere te fshehte, dhe te fusim tani nje femer me minifund, dhe nje me shami te sa me shume meshkuj, femra me minifund do te ngacmohet nga me shume meshkuj se femra me shami. 

kete lloj perfundimi, s'marr vesh pse e quan idiotllik ? 

ajo femer qe lexon artikullin dhe nuk do qe te ngacmohet nga meshkujt, e meson te pakten kaq gje, nje shami ne koke mund ta mbroje. 

tani mua personalisht, do te me pelqenin femrat me shume te visheshin me minifund sesa me shami ne koke. se femrat kur nuk ie lidh me seksin me duken me kot.

Nuk flitej per pelqim... se dhe femra dhe mashkulli e preferojne njeri tjetrin te pamshem, te dobet, pa pucra, dhe gjysem lakuriq.

Flitej per ngacmim, akte apo vemendje te pa-deshiruara. Gjera te tilla nuk jane normale... Ti vete e thua qe "pavaresisht se kete ngancmim ai  nuk e shfaq nga ambienti," pra nuk ngacmon dhe meqenese mendja mbase vete tek seksi.

Gazetari ama e tregon ngacmimin seksual si dicka normale ne rruget e tiranes, si ka mundesi te mos ngacmohesh kur je femer.

Ndonese intervista eshte ne nivel grotesk, mesazhi eshte shume i qarte: nese s'doni te ngacmoheni rruges, vishni perce.

Ncncncsmiley

një kuriozitet: ajo tek fotografia është Fatma e intervistës????

Hepra! Çudi te kete kalu pa u ngacmu ajo. Lol

Ajo duhet ta kete menduar edhe kete:

"Kot nuk kanë thënë: “Femra e fut shejtanin në shishe”. Unë mendoj se femra i mendon të gjitha dhe më pas bën sikur është ajo preja."

UUUu cfare skenari diabolik smiley

Dmth, nqs une te vihem ty, dmth se ti e ke fajin sepse me qellim ke bo prene pasi ke mendu te gjitha? Interesting! smiley

C'hyjme une dhe ti ne kete muhabet? Apo jane "une" dhe "ti" pavetore? Thjesht po thosha qe ajo sillet si Nastradini qe nje here e numeronte veten, nje here s'e numeronte. Ose eshte femer dhe me perkufizim "i mendon te gjitha" dhe "e fut djallin ne shishe", ose s'eshte.

Fin te them te drejten, une nuk kam degjuar ndonjehere nje arsyetim kaq dashakeqes per femren shqiptare.Ashtu sic ka bere Falma gjate gjithe intervistes. I rrofte besimi.

Po s'po i hyj atij muhabeti fare. Kerkova thjesht pak koherence smiley.

O Fin, te ngeli ty, s'ke ç'i bon! smiley

    Pse medoemos duhet te ngacmehen femrat seksualisht rrugeve te Tirones njehere se marr vesht? e mbuluar e pa mbuluar pse duhet te drejtohet dhe sillet biseda vec ne kete pike?! Ah mentaliteti i shqiptareve qe nuk ndryshon, dhe nuk ndryshon. Njerez te trashe. Bota ecen para, keto akoma me pyetje te tipit; a te ngacmojne cunat rruges seksualisht? smileysmiley

është traditë ajo e rrugëve. vlonjatët janë të parët, për atë punë!

pastaj, kohë kize. çfarë do ti, që të venë pas femrës nëpër lokale, dhe të harxhojnë para? le që, "fatmat" nuk venë nëpër lokale (se ka tym cigareje!!)!

 

 

“Femra e fut shejtanin në shishe”, po  thote  Fatma e mire.

Jo moj Fatma.Nuk me duket se eshte ashtu e sotmja.Sot ka ndryshuar shejtani.Eshte ai vete, Shejtani,  qe ka qejf te jete  brenda shisheve te ...grave.Se jane bere me shejtane, .... se  shejtani.Dmth te mençura, me merr  vesh?

qenka bere fatma ,me keq se ato murgeshat katolike qe si ngacmon asnje seksualisht!

 

Per c'motiv vjen Fatma ne peshk?
Per te treguar qe te mbuluarat jane injorante?
Per te treguar qe s'kemi gazetare?
Per t'u ngritur mileti kunder te mbuluarave?
Nuk po i gjej pike lidhjeje ppu me ket lloj muhabeti"po qysh,hiç fare?" "po hiç o hiç po te them!"
ps.lere pastaj ajo pjesa qe U konfirmojne ne komunitet qe grate me shami nuk i ngacmojne hiç,a thua se eshte komisariat policie...sajesa pa fund!

Ty s'te ben pershtypje interiorizimi qe vajza/gruaja i ka bere idese mashkullore qe gruaja eshte fajtorja nese mashkulli joshet? Qe gruaja hedh gurin e fsheh doren? Dhe a mendon se ky interiorizim eshte i mundur si rast i izoluar? 

Pasi lexoj fraza te tipit" mi none pse e mcef gjithe kete bukuri", te thena per veten,Jo.
Pas asaj asgje nuk me ben pershtypjesmiley

Ah domethene ideja eshte te mos ngaterrojme karakteristikat individuale te intervistuese me rrjedhojat e besimit ne fene myslymane ?smiley

Cfarë ka ndonje gje te veçante kjo vajza, perveç shamise ?

Ka ndonje arritje profesionale, sportive, artistike, shkencore, etj ?

Apo thjesht mban shami ne koke dhe merr kurajon te gjykoje ato qe s'mbajne...

Fatma qenka ne krize. Asnje mashkull si ka hedhur syte. Te jesh femer dhe te kalosh pa u vene re nga cikloni syrit mashkullor...

Perkundrazi. Ajo ndjehet e veçantë sepse askush nuk e ngacmon seksualisht. Te jesh femer sipas saj eshte turp sepse "ne" ju bejme "ju" te bini ne mekat. 

Po mir e ka , ju na beni ne qe te bjem ne mekat smiley

Ashtu eshte. Ne doren tone doni te jete/keni gjithcmos smiley

Eshte natyrore gjeja, pjesa* kerkon ti bashkohe te teressmiley

*brinja e Adamit 

smiley

kur e lexova ne fillim qe thosh : ' me ngacmojne femrat ' thashe me vete , bah, qenka ne fatma ke lagja ime. Aty eshte i jevge qe shet kinkalerina me i tezge dhe te thote : sa e mire qeke, t'hongsha ket, t'hongsha ate smiley

Shejtanin ne shishe pra smiley

me gjith rroba ? smiley

mesazhi eshte shum i qarte, nese nuk doni te ngacmoheni  'rrini n'shpi' mundesisht brenda 4 mureve! Pastaj ajo puna e turpit apapapappapaapapap  asaj mos pyt si tia vendosim emrin! Tani esht mire te shohim se sa eshte niveli i keqtrajtimit te grave, i dhunimit te tyre ne vendet ky percja eshte e detyryeshme! 

Sa per gazeten dhe gazetarucen  nje fjale kam : ARTIKULL REGRESIV! Tanime te gjithe meshkujt mund te justifikohen per ofendimet ne rruge, per ngacmimet, e pse jo per perdhunimet dhe vrasjet ndaj femrave!

Mua nuk me duket fare e qart kjo ideja e "rrini n'shpi" nga fjalet e Fatmas. Perkundrazi, ajo thote qe une mund te eci rrugeve dhe ndryshe nga shume femra te tjera, nuk shihem thjesht si nje objekt seksual. Kjo eshte nje arritje per nje vend ne shqiperi ku femrat, ne shume pjese te shoqerise shihen si pastruese shtepije, prone familjeje, dhe objekte seksuale.

Faji i Fatmes, eshte ama qe nuk ja hedhe mashkujve fajin per objektivizimin e femrave, por ja hedhe femrave te tjera. "Ato e kane fajin se vishen si k***a." Fatma vete aq larg sa te thote, ne fakt meshkujt jane ne rregull, shiko sa mirre me trajtojne mua.

Gjera te tilla nuk jane aspak nje dukuri e Fatmes, femrave te mbuluara apo muslimaneve. Gjendet ne shume familje shqiptare te tera besimeve. Sa here kam degjuar njerez ne Greqi te flisnin keq per shkakun se nje vajze ne gjimnaz perdorte make-up. A nuk eshte ajo gje nje lloje Fatma-izmi? Ose dhe ne amerike, kur isha ne universitet, nuk ta merre mendja sa here degjoja femra te shanin femra te tjera per shkakun se visheshin si "sl*ts."

Problemi im personal ama me artikullin eshte se kjo eshte nje asgje, prandaj nuk duhet te mirret per intervista pasi i lejohet te kete opinionet e saja. Kur kjo te kontrolloj dicka dhe te perdori agjendat e saja, atehere duhet ti hedhim nje sy.

 

PS: jo per te mbrojtur opinionin e saj, por turpi per kete eshte nje element i nje njeriu, jo thjesht i femres. Shume tek peshku e kane lexuar se ajo thote qe eshte turp te jesh femer, ajo thote femrat muslimane kane turp, dhe ne Islam eshte mire per nje NJERI (pa gjini ketu) te kete turp. Turpi eshte gjithashtu dhe pjese e kristianizmit. 

Nga ana vestimentare (apo vizuale, te themi), Fatma ne nje fare menyre ben te anasjellten e asaj qe bejne nje pjese e mire e femrave shqiptare persa i perket raportit  jasht/brenda shtepise (peme-viti-riu ne rruge, pastruese ne shtepi).

Ty s'te ben pershtypje interiorizimi qe vajza/gruaja i ka bere idese mashkullore qe gruaja eshte fajtorja nese mashkulli joshet? Qe gruaja hedh gurin e fsheh doren? Dhe a mendon se ky interiorizim eshte i mundur si rast i izoluar? 

 

nuk eshte gruja fajtore, po natyra e saj femerore. si dhe me thene ajo behet fajtore pa dashje.

ça me bo, kur t'i zhvishesh ja ngref meshkujve normale VETVETIU. ata me virilet do te te fusin duret po ta gjeten rastin, ndersa te moderuarit do te te veshtrojne me bisht te syrit, po jo se do te mund te qendrojne indiferente. aq me teper meshkujt mesdhetare qe suksesin e jetes e lidhin kryesisht me gjuetine e femrave.

pra nuk eshte çudi aspak, qe ne vendet e veriut konstatojme dhe qe femrat emancipohen me shume se ne vendet e nxehta te jugut. ngaqe meshkujt po ashtu jane me te ftohte, me indiferente, me punetore.

sa me shume te kete çuna te pa pune, aq me shume do te kete çupa me shami.

I gezon dhe femrat kur zhvishesh, prandaj nuk ka pse shkruan vetem per natyra femerore. Seksi i kenaq te dy.

Ka ndryshim ama midis ngacmimit dhe pelqimit. Ngacmimi eshte problematik jo per shkakun se eshte i lidhur me seksualitetin, por per shkakun se dhunon autonomin personale. Kur "ngacmon" nje femer ne rruge per shembull, eshte njesoj sikur te ecesh ne lagje, dhe nje njeri ndryshe nga ti, qe ngjane dhe si gangster, te thote sa te mire e ka Ipod-in, apo me jepe $100. Te ze frika, dhe ne rast se e di qe pak shance do kete per dicka te keqe te ndodhi. E kutpon qe nuk ka gje personale midis teje dhe ate person, qe ngacmohesh vetem se ke dicka dhe je ndryshe, ne te njejten menyre qe dhe nje femer ngacmohet vetem nga qe eshte femer.  Kjo gje nuk justifikohet me natyre njerezore ose mashkullore.

 

puna eshte se mashkulli gjuan, jo femra. kjo gjithashtu eshte e lidhur me natyren specifike te seciles gjini. gjithashtu s'ma ha mendia se femres i ngrihet kur na sheh ne meshkujve me gjoks jashte, ose me pantallona te shkurtra. 

femrat na zgjedhin nga te tjera kritere. 

 kur na sheh ne meshkujve me gjoks jashte, ose me pantallona te shkurtra.

Vallahi Kurro, kur kam pare kete me poshte, sec me levizi perbrenda:

Une s'e kuptoj, pas gjithe atij insistimi nga ana e gazetares, pasi u mor vesh qe meshkujt ne Tirane nuk e paskan ngacmuar, ne dac ne kafe, ne dac ne urban, pse nuk e pyeti per meshkujt ne Kamze apo Kakruke?

Ose dhe ne amerike, kur isha ne universitet, nuk ta merre mendja sa here degjoja femra te shanin femra te tjera per shkakun se visheshin si "sl*ts."

  po nga policet ke degjuar ti qe;

Toronto Police Const. Michael Sanguinetti advised a group of women at York University in Feb. 2011 to avoid violence by not “dressing like sluts in order not to be victimized.”smiley

  

 

Kaposh, e kam krejt skenen perpara syve. Mikelja qi e fillon muhabetin me "Hey ladies, wassamatta wit you?" dhe e perfundon me "Forget about it!", diku nga mesi degjohen dhe "sluts" dhe "minjote" ( n'dialekt). Lol

nuk e kuptova komplet qellimin e intervistes por me pelqen qe keta femra nuk ngacemohen.

ama, do ishte mire nese Fatma tju kishte dhen meshkujve pak me rrespekt:

Po... Ka aq shumë femra të tjera që janë me minifunde, me dekolte të hapura... saqë nuk lind nevoja të ngacmojnë femra me shami kur kanë femrat të tjera plot që nuk i refuzojnë.

Pasi ndoshta nuk eshte ajo arsyeja. Ndoshta meshkujt nuk bej ngacemime ndaj femrave me shami, pasi e kuptojne qe do ishte gabim??

Kam degjuar qe ka shume familje shqipetare qe i deturojne femijet e ture te futen ne shkolla islame shjeshte per kete fakt, per "diciplinen" qe shamija ju jep. Nese ky eshte e vertet dhe e perhapur atehere kjo eshte nje shej e keqe

Edhe ne Kine pati nje debat para nja dy muajsh per kete veshjen e femrave, se ata te metrose se Shangai ua veshen fajin menyres se si vishen femrat qe jane shtuar ngacmimet seksuale ne metro. Pastaj dolen edhe dy goca qe protestuan ne metro, gje e rralle kjo ketu. Ja dy linke:

http://www.globaltimes.cn/content/717021.shtml

http://www.china.org.cn/learning_english/2012-06/28/content_25754166.htm

Ne fakt edhe une kur jam ne metro s'di nga t'i coj syte, kudo shale te bardha shikon.

 

 

 

kot qahemi nga niveli i intervistes dhe gazetares Albina... ka  dhe me keq... p.sh  ka gazetare qe nuk dine kuptimin e fjales: ''anti-semite''.smiley

 

Ka dashur te thote anti-anti-semit....

Po ti leri keto gabime te sinqerta, po jep llogari ktu ...cfare behet ne Bruksel, se jane ndezur mediat ketej

ca behet ne Bruksel, skam degjuar gje?!

pastaj,  mediat tuaja  me Brukselin merren, apo me lojrat olimpike?

e vura me lart linkun. Abuzim total nje femre ne bruksel....

aaa, ok.   kujtova se kish ndodhur ndonje gje dje a sot heret..  

eshte lajm i vjeter ai noshke...  une e kam pare, te pakten, para nja nje jave ne lajme ketu.  behet fjale per nja  film dokumetare  ''femme de la Rue''  bere nga nje studente....

nuk u diskutua dhe aq shume ketu te them te drejten.. dmth e dhane si lajm ne tv dhe gazeta,  por  nuk  eshte se  u shokuan..    ai pak diskutim  qe u be, ra nen moton:  qytete te medha,  gjera qe ndodhin..  ka ca lagje apo rruge qe jane jasht kontrollit.

 

Edhe atje me moton 'cudia me e madhe 3 dite zgjat'... eshte ndonje lagje specifike ajo ne video?

duket sikur eshte te  ''Bruksel midi'' , apo aty rrotull....   kjo zone,  ne nje rreze shume te gjere eshte e populluar  kryesisht  nga emigrante,  apo ''aloktone''  sic quajne keta.  

bile ka rruge  ku te duket sikur je ne nje vend arab apo Turqi.   flitet  arabisht,  dyqanet jane ne gjuhen e tyre, gjithcka.

OK, flmd - duhet menjanuar dmth smiley

Kot e kane sterholluar kaq gjate per te thene ate qe donin te thonin keto zonjat/zonjushat. Dy fjali edhe i kishin dhene dejtim muhabetit, na i kishin bere te qarta mendimet:

Gazetarja: Mashkulli eshte vellai i qenit.

Fatma: Epo jooo, se po nuk e drodhi bishtin vete femra...

Ja kaq, e s'ishin lodhur me gjithe ato pyetje te bera e te pabera: as ne rruge? As ne urban?! Po ne tren e ke provuar se s'i dihet? Ne mos aty, po nga camet? .... 

as ne rruge? As ne urban?! Po ne tren e ke provuar se s'i dihet? Ne mos aty, po nga camet? ....

Po ne kuzhine, po me ushqime, po mbi piano, po me helmeta, po duke luftuar, etj. etj. smiley

Po me shtruar mo Arif. smiley se po flasin vetem per ngacmim ato...nga ngacmimi ne te bere eshte ne mes nje kulture e tere. smiley

Aaaah, e paskam keqkuptuar (ju kam zili juve qe i keni mesuar permendesh filmat e Kinostudios "Shqiperia e Re" smiley )

Ah ca paske hum mi Fatme!

Po ngacmimi seksual eshte lezet i modh mi none!

E pyet njera shoqe shoqen e saj pasi te dyja kishin vite larg Shqiperise..Cfare te mungon me shume nga Shqiperia? Ajo mes te tjerave tha..Me mungojne edhe ato ngacmimet e djemeve, se c'kishin nje lezet kur kaloje rruges, njeri hidhte tjetri priste, te vinte inat per momentin por kur kaloje pak me tutje te vinte per te qeshur.. smiley

Ketu tha edhe lakuriq te dalesh nuk ti hedh njeri syte..smiley

Nëse një mashkull të sheh një herë dhe ti nuk i përgjigjesh atëherë ai nuk të sheh më sepse ka femra plot.

po mjalte nxore nga goja, o Halit. mjalte.

te krijohet nji pershtypje bolliku. mos u shtyni cuna, se ka per t'gjithe. iku koha tallonit. secili sipas muncive, secilit sipas nevojave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).