Nuk dinë të bëjnë lobing, pengojnë njëra-tjetrën dhe zihen. Nga këngëtaret tek politikanet, lëvizja feministe duket se e ka humbur kuptimin. Më shumë se bashkëpunim dhe luftë për të vënë drejtësinë në vend, bota femërore ofron rivalitet dhe armiqësi.

Me shumë gjasë edhe në vitin elektoral që troket në Shqipëri pas pak muajsh do të dëgjohet refreni i shumëpërsëritur: Gratë në vendimmarrje. Do të diskutohen ligjet, listat elektorale, zotimet dhe përbetimet mashkullore se në fakt nuk kanë asgjë kundër grave në karrierë dhe sigurisht do të dalin dhe të flasin edhe ato që i kanë hyrë kësaj rruge duke marrë shembuj politikën, artin, kinemanë, teatrin, këngën. Do të thuhet për të disatën herë se praktikisht meshkujt nuk hapin edhe aq kollaj rrugë, por gratë sërish do ta provojnë. Fundja kjo është koha e duhur dhe imazhi i femrave përkrah njëra tjetrës, nga ato që duhen si të ishin motra, është përkufizuar edhe si ndjenja që mund të shpëtojë botën nga përhapja e çmendur e të papunëve dhe sidomos nga apatia politike. Jo shumë javë të shkuara e famshmja “New York Times” e ngriti në qiell “motërzimin” duke e quajtur një tjetër “pranverë arabe”, por e shpirtit kësaj here. Feminilitet. Duartrokitje… Kohë të paqëta moderne pra, me gruan në krye.

Veçse lajmet që vijnë kohë pas kohe transmetojnë një atmosferë aspak rozë në këtë fushë. Gratë, ndoshta po mundohen të bëjnë përpara, por me njëra tjetrën vetëm si motra që nuk janë. Meqë është i freskët, kushdo mund të ketë dëgjuar për rivalitetin e shpallur dhe “gafën e parë franceze”, menjëherë pas betimit të Fransua Holand në krye të Francës. Ish bashkëshortja dhe gruaja me të cilën ndan jetën u sollën si dy fqinje që nuk shihen dot me sy, shumë xheloze, hapur, njëra me tjetrën.

Ndërsa, sa për ta shqiptarizuar, jo më larg se fushata e kaluar elektorale shqiptare, pikërisht kur diskutohej i famshmi 30 përqind-ësh i pjesëmarrjes femërore në vendimmarrje, një mbrëmje grarore në “Opinionin” e Fevziut nuk bëri tjetër veçse vërtetoi atë që dihet: gratë nuk është se janë edhe aq të dashura, si të ishin motra, njëra me tjetrën. Emisioni degjeneroi në një kakofoni zërash grricës aq sa të krijohej bindja se pas siglës mbyllëse, të ftuarat do të ziheshin për flokësh, ndërkohë që, me të drejtë, drejtuesi i tij e tha në fjalën e fundit: imagjinoni sikur 30 për qind e parlamentit do të ishin gra! Dhe nuk merr fund me kaq. Ajo që ndodhi në “Opinion”, diçka rreth tre vjet më parë, nuk ishte vetëm një përballje e ndezur mendimesh pro dhe kundër, televizive. Në të vërtetë, siç ndodh kudo tjetër në botën e zhvilluar, përtej imazhit të butë femëror, veshur me kostume elegante, bizhu të çmuara dhe parfume ndjellës, fshihet mungesa e aftësisë për të punuar në grup, mungesa e stimës për veten – siç thonë disa – dhe morali i lëvizjeve feministe përfundon i shkelur nga takat e larta, të veshura, mbi të gjitha, për të rënë në sy.

Fjala vjen, pavarësisht se nga jashtë gjithçka duket në rregull, brenda politikës tonë vështirë t’i bësh bashkë, si dy shoqe të mira, dy femra që aspirojnë karrierën politike dhe që janë aktualisht në parlament apo karriget e larta të qeverisë.

Me apo pa fakte, të zeza mbi të bardhë, siç ishte rasti i zonjës së parë franceze Valeri Triervailer me ish bashkëshorten e Holand, Segolen Ruajal, këtu tek ne dihet dhe thuhet nën zë, për shembull, që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk e honeps edhe aq ministren e Integrimit, Majlinda Bregu ashtu siç edhe kjo e fundit nuk e ka pritur me fort entuziazëm emërimin e zëvendëses së saj, Grida Duma. Topalli dhe Bregu i kanë inatet e hershme dhe me aq sa komentohet pas çdo shkalle që kanë ngjitur në karrierë, dy gratë i përkasin grupeve të ndryshme brenda PD-së, pra janë të shpallura rivale, sado që në heshtje, dhe si të tilla nuk komunikojnë njëra me tjetrën. Luftojnë për karrierë secila në hesapin e vet dhe nëse u jepet rasti nuk e mendojnë dy herë t’i vënë shkopinj nën rrota njëra-tjetrës. Ndërsa Duma si e re në qeveri u pa si çudi edhe nga vetë eprorja Bregu. Një femër e bukur e katapultuar pa pritur e kujtuar në postet më të larta të ministrisë që punon vetëm për integrimin në BE, mund të ishte pse jo edhe një rrezik i fortë konkurrence, pra nuk u prit me entuziazëm e as me buqeta lulesh, pse shefja e madhe ishte femër si ajo, kur shkeli zyrën ditën e parë. Dy gratë e Ministrisë së Integrimit, ditët e para pas emërimit të Dumës si zv.ministre, e shprehën pa dashje mospëlqimin edhe në shfaqjet e para në publik, në mbledhje rutine pune ku ishte i dukshëm moskomunikimi e mbase edhe një lloj armiqësie e heshtur.

Në kahun e kundërt dihet gjithashtu se Luiza Xhuvani nuk i qas për fare dy koleget e saj në politikë, që gjithashtu vijnë nga bota e artit, Rajmonda Bulku dhe Yllka Mujo. Por inati mes tyre është shumë më i hershëm sesa dita kur pranuan të ngrinin flamurin e forcave respektive politike. Të treja janë munduar t’i prishin punë njëra tjetrës, me aq sa kanë mundur, qysh në kohët e hershme të rinisë, kur ishin yje në ngjitje në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Luiza, bashkëshorte e një regjisori me emër, kishte përballë Rajmondën, e njohur ndërkaq si aktore, femër e bukur dhe e talentuar. Kjo e fundit pa gjithmonë si rivale të përjetshme, përveç Luizës, edhe Yllkën, e cila, me aq sa thonë kolegë të tyre, ka humbur jo pak role prej kësaj konkurence të zhvilluar në heshtje prej vitesh. Pastaj erdhi politika, një arsye më shumë për ta kthyer kokën në anën tjetër nëse gratë ndesheshin në rrugë. Tani debati se cila ishte më e zonja ka marrë një drejtim të ri. Njëra krenohet se i ka hyrë shumë vite më parë politikës se koleget e veta dhe tjetra se përkushtimi, por edhe shanset për të bërë përpara i ka më të mëdha. Kudoqofshin, në skenën e një teatri, sheshxhirimin e një filmi, apo në sallë parlamenti, ato thjeshtë nuk bëhen njëra me tjetrën.

Nëse politika është bërë më “e egër” për faj të burrave dhe iluzioni se gratë mund ta zbusin atë na ka gënjyer një copë herë të mirë, edhe “qeveria hije”, pra Partia Socialiste, nuk është pa shembuj të tillë “mirëkuptimi”. Mbërritja e papritur e Megi Ajtyresës tek forumi rinor i partisë, e po ashtu largimi i heshtur i saj, hyrja anësore e Ajola Xoxës apo më pas trokitja e fortë e Elisa Spiropalit në krye të FRESSH-it, të gjitha këto po lënë shenja në mjedisin femëror socialist. Pa harruar fërkimet e thashethemuara mes Arta Dades e Ermonela Felajt, pra garda e vjetër dhe ajo e re në parti, apo tërheqjen e kohëve të fundit të Olta Xhaçkës… Aleancat dhe armiqësitë mes grave, nuk u lënë asgjë mangët atyre të burrave.

Por, përse gratë atëherë lodhen duke bërë lobing, marrin në patronazh dhe betohen se do të ndihmojnë njëra-tjetrën në betejen për pushtet, përballë meshkujve? Ka teori që thonë se femrat nuk i njohin siç duhet mekanizmat e pushtetit, disa të tjera se gratë janë edukuar prej shekujsh të jenë të ëmbla, të sjellshme dhe në plan të dytë, shumë larg sallave ku merren vendime të mëdha ose bëhen punë të mëdha. Dhe sidomos shpjegohet më atë punën e mungesës së përvojës për të luajtur në skuadër: qysh në vegjëli, ndërsa djemtë luanin futboll, femrat merreshin me kukullat, vetëm.

Hirushja urrehej nga motrat e saj, sepse ishin pothuaj në të njëjtën moshë dhe në ajër vinte aroma martesë. Rezarta Shkurta, pasi u rrah me Rozana Radin, aq sa desh i nxorri syrin, doli e tha se fajin e kishte kjo e fundit: gjithmonë i kishte gjuajtur të fejuarin. Kjo punë doli sheshit pas mosmarrëveshjesh të nisura në një reality show në Kosovë dhe të importuara në Tiranë, në fund të të cilave u poll një përleshje fizike, në të cilën merrte pjesë edhe i fejuari i Rezartës, ai pra që këngëtarja pretendonte se Rozi donte t’ia merrte. Të dyja palët bënë denoncim në polici dhe aktualisht çështja është në gjyq. Ka përfunduar në Gjykatën e Faktit dhe priten zhvillimet në Apel.  Për një mashkull thonë se ka lindur edhe armiqësia e betuar mes Altuna Sejdiut dhe Adelina Tahirit. Shkak që dy këngëtaret nga Maqedonia nuk flasin është aktori Blerim Destani. Ky i fundit, fort i lakmuar nga vajzat e ekranit, u shfaq në një ditëlindje përkrah Tunës. Mediat hamendësuan për lidhje dhe pas kësaj në sulm u hodh Adelina, e cila gjithashtu përflitet për një histori dashurie me Destanin. Një mashkull, me aq sa thonë, është sebepi edhe për një tjetër armiqësie sa i takon këngëtareve: Fjolla Morina dhe Drenusha Latifi.

Dhe meqë në këtë fushë armiqësitë femërore nuk janë aq të kamufluara sa në politikë, mjafton t’ju kujtojmë një sherr, që megjithëse është i hershëm në kohë, përmendet sot e gjithë ditën: ai mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit. Dy vajzat, kur ishin në kulmet e veta, u zunë për flokësh në paskuintat e një skene dhe lajmi mori dhenë. Morën një dozë të mirë publiciteti, ama shoqëria, nëse ka pasur ndonjëherë të tillë mes tyre, mori fund përgjithmonë. Edhe sot, në çdo intervistë secila syresh e përmend përplasjen fizike, sigurisht duke ia hedhur fajin sho-shoqes.

Në vitin 1968 feminizmi e bëri motërzimin slogan, duke teorizuar se individualitete të ndryshëm mund të bashkëjetonin për bukuri nëse bëhej fjalë për një qëllim të përbashkët: ruajtjen e dinjitetit femëror, mbrojtjen e nderit, fitimi i të drejtave të barabarta me meshkujt etj. Lëvizjet merituan duartrokitje me shumicë. Mirëpo këto kohë lëvizja i ka ndryshuar konceptet deri në kufijtë më të paimagjinueshëm, aq sa po jepen shembujt më të këqinj të mundshëm. Thuhet se brenda llojit po konsumohet një luftë e ashpër dhe gratë po bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë: rrëzojnë njëra tjetrën. Këtë sezon televiziv ka shumë mundësi që Albana Osmani të mos marrë asnjë emision, qoftë edhe ndonjë nga ata rinorë, në të cilët prezantohet vetëm muzikë dhe thashetheme për personazhet e njohur.

Ka një rivale të fortë brenda Top Channel: prezantuesen më të mirë të momentit në këtë televizion që rastësisht ka një emër shumë të ngjashëm dhe mbiemër të njëjtë me të, Arbana Osmani. Vajzat nuk është se janë zënë ndonjëherë nga flokët, siç bëjnë këngëtaret, por ama nëpër rrethet e tyre shoqërore nuk ia përtojnë t’i hedhin thumba njëra-tjetrës. Albana është e gjatë, trup modeleje, vishet bukur. Arbana ama është e zonja në prezantim, nuk i rrëshqet kurrë situata nga dora me ndonjë fjalë pa kuptim në shqip dhe mbi të gjitha mban një vend nderi në listën e prezantueseve. E kanë zënë me inat dhe si të tilla nuk humbasin asnjë rast po të jetë fjala për të prishur punë.

Nga ana tjetër edhe Xhemi Shehu nuk është se shkrihet nga kënaqësia kur përballet me Eneda Tarifën në ambjentet e Top Channel dhe jashtë tij. Ajo aty është prezantuese prej vitesh, është vajzë e bukur dhe ka investuar në fushën e prezantimit, por pas ikjes së Amarda Toskës vendin e saj në varietenë “Portokalli” e zuri Eneda. Erdhi nga jashtë, nuk kishte lidhje fare me prezantimin, por funksionoi, nuk bëhet fjalë ta lërë atë spektakël, për momentin të paktën. Pra zuri një vend që e synonte Xhemi, rrjedhimisht është një rivale e saj, me të cilën vështirë të flitet për shoqëri e aq më pak për diçka më tepër siç mund të jetë miqësia.

Pa një arsye që të thuhet me zë të lartë, edhe miqësia e ngushtë dikur, e Jonida Maliqit me stilisten Enada Atnikolla është venitur aq shumë sa dy gratë e njohura për disa kohë as e përshëndesnin njëra-tjetrën. Nëse dikur miqësia e tyre i kapërcente kufijtë personalë, ishte edhe familjare, tani vështirë të rrinë pranë e pranë në të njëjtin ambient. Me kalimin e kohës Jonida dhe Enada janë afruar disi, thonë se të paktën përshëndeten po të gjenden përballë, por për më shumë nuk bëhet fjalë.

Pas vitesh të gjata miqësi edhe shkrimtarja Diana Çuli nuk ka më të njëjtat raporte të afërta me familjen Kadare, sidomos me bashkëshorten e shkrimtarit, Helenën. Ende edhe sot mbahet mend miqësia e para ’90-ës mes tyre, për më tepër që Diana ishte mbesë e Sofokli Lazrit dhe ky i fundit e ka ndihmuar më shumë se një herë familjen Kadare. Por pas ndryshimit të sistemeve me sa duket ka marrë fund edhe ajo shoqëri e ngushtë e hershme dhe kjo u vu re sidomos pas botimit të librit të Helena Kadaresë, në të cilin nuk përmendej në asnjë rrjesht as emri i Sofokliut dhe as lidhjet e tij me ngjarjet e shkuara. E kotë të thuhet se edhe shoqëria me Dianën duket se është fshirë nga kujtesa.

Gjithnjë në kurriz të antipative personale, në pozicione të përhershme luftarake kanë qenë edhe prima balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Enada Hoxha, me balerinën, dikur po e këtij teatri, Anbeta Toromani. Dy vajzat ishin rivale të betuara qysh në bankat e shkollës dhe pas ikjes së Anbetës në Itali u duk sikur luftën e fitoi Enada. Kishte një partner-bashkëshort në krah, gjithashtu balerin i talentuar, u emëruan të dy prima balerinë, i hapën rrugë vetes të merren edhe me koreografi, pra misioni dukej i përfunduar. Por Anbeta nga ana tjetër e ngriti karrierën edhe aty ku shkoi, mori pjesë në spektaklin “Amici” dhe sot gëzon një dozë të mirë publiciteti në Itali. Ka disa telashe personale pas ndarjes nga modeli Oni Pustina, por kjo nuk ka shumë lidhje me profesionin. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se rivalja e saj e dikurshme është pikëlluar kur ka dëgjuar për atë çështjen gjyqësore që Anbeta ka më Onin dhe shumën e parave që balerina pretendon se i ka vjedhur ish i fejuari. Përkundrazi.

Së fundmi po qarkullon edhe lajmi tjetër se dy rivale të reja janë shfaqur në horizont: Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri po hahen kokë më kokë për ekskluzivitet në tregun muzikor dhe sidomos për koncerte, ftesat për të cilët nuk i pranojnë nëse nuk bëhet fjalë për pagesa 2500 euro e lart. Meqë Elvana është shumë e preferuar në Kosovë, Dafina i ka hedhur sytë këtej kufirit, duke e dhënë ekskluzivitetin e klipeve të veta vetëm në Tiranë. Pas prishjes së miqësisë së Dafinës me “Baba Stars”, thuhet se dy vajzat nuk takohen më, sepse edhe sikur të gjenden përballë njëra tjetrës rastësisht rrezikojnë të përfundojnë në sherr. Kjo është pasqyruar edhe tek fansët, të cilët në koncerte të ndryshme në Kosovë apo Shqipëri shfaqen me pankarta apo thirrje fyese kundër kundërshtares së këngëtares së preferuar. Rivaliteti tani është përqendruar tek koncertet meqë secila mundohet të ketë më shumë se kolegia e vet. Duhet thënë edhe se Dafina nuk shquhet për këngëtare që di të ruajë lidhjet apo miqësitë me kolegët e saj. Numërohen shumë syresh me të cilët ka prerë çdo komunikim pas sherresh dhe inatesh të momentit. Veçse duhet shtuar edhe se këto të fundit e kanë ndihmuar më shumë se kënga që të bëhet një personazh i njohur dhe i përfolur kudo.

Ja pra që nuk bëhet fjalë as për lëvizje feministe e as për motërzimin si slogan. Kohët moderne i kanë dhënë përmasa të tjera asaj që nisi në vitin 1968 dhe parashikimi optimist i “New York Times” vështirë të dalë dhe pranvera të shfaqet në horizont.

48 Komente

Super pergjithesim empirik!

Injektim trishtimi me age per bageti. Sapo lexova 4 faqe te plota me thashetheme, gjithe ne emer te feminizmit. Ky i fundit armik kryesor ka debilitetin.

+1.me ke vdek tropsmiley

Maredheniet mes/me meshkujt jane me pak komplekse se ato femerore ne pergjithesi. Kjo sidomos ne shoqeri maskiliste ku femra eshte rritur e kompleksuar, me nje nevoje konstante per te deshmuar aftesite vetjake, pa marre parasysh shume harmonine nder-gjinore.

Ja dhe realiteti kafebllokor i Tiranes...
Si ta kish shkruar parukierja ime e rastesishme(se ajo qe shkoj rregullisht ka me nivel)

me kete ti do te na mbush mendjen ne se meqe shkon tek parukjerja, i bie qe ti nuk ve shami ? smiley

 

Uiii cfare alibietsmiley
Regisor filmash policeske je ti mo?
Dhe pse duhet te kisha shami njehere se na habitesmiley

ahahahaha, nga ky artikull mesojme se Yllka Mujo qeka demakrate, dmth e gjathte ! Apo meqe e bija osht martu me princin  smiley

ah borgjezet e reja tiranàse qe po shkelyhen shalesh (majtas dhe gjathtas pra mo  smiley )

Jo borgjeze,burgjeskasmiley

muhabet grashsmiley

kjo shpjegohet me luften brenda llojit.ashtu sic shqiptaret qe vriten me njeri-tjetrin per mustaqet e sales,ndersa i rrine pronto cdo lloj sekretari te trete te cdo lloj ambasade.

per jozefinen sala eshte si barrozua per salen

Realiteti kafebllokor eshte perfaqesues i nje shtrese shoqerie e cila duam apo s'duam influencon dinamikat shoqerore, ndoshta dhe ato me te mirefshehurat elitare. smiley

Ore, meqe ra fjala ke llafet e grave: si nuk u permend gjekundi Helena me Rajmonden?

Si u thote Latini ketyre Bulkerve , Mujajve ecetera ? Zana mund te na i shpjegoje , por me sa me kujtohet si "pula te vjetra " Do ta kene kaluar me shpejt se ne ata kete fenomen .  Perndryshe pse nuk thone "Kaposh i Vjeter" " smiley . Po Alba jone me numra mbrapa , ku hyn ne kete analize ?

As per Sonilen ( tm Koth smiley nuk lexum gjo ?

Rubrika Thashethemesmiley 

Po pse Yllka paska hyre ne politike?smiley S'e dija.

Tani eshte bere "Cherche le homme"smiley Dmth qe shkaku i sherrit eshte burrismiley

Sa mire qe nje teme kaq te rendesishme e ka kthyer ne nje muhabet thashethemnorsmiley

Levizja feministe deshtoi qe kur filloi ne 1968.Eshte naivitet te mendosh qe levizja e 1968 ishte e pjekur dhe popullore.Po,ishte e pubkikuar por te kesh publicitet nuk do te thote qe je ne rrugen e duhur.

E keqja e levizjes te 1968 nuk ishte se femrat kerkonin te drejta te barabarta me burrat,por se femrat te burreroheshin dhe me kete automatikisht kishin te drejta te barabarta.Kjo ka qene kryekeput gabim dhe kete po e vuajne edhe sot femrat.

Nuk eshte e rastesishme qe ish liderer e 1968 sot jane te gjitha te pamartuara dhe jetojne me mace dhe qen.Burrerizimi i femres nuk eshte zgjidhje,por paraqitja e femres ashtu sic eshte dhe kerkimi i barazise sociale ,ku dhe burrat te marrin pjese ne levizje te tilla.

Idiotesite me kuota,thjesht shprehin hapur qe femrat nuk jane te barabarta dhe e pranojne kete dhe femrat.Pra 30% e parlamentit duhet te jete me femra dmth femra ka 30% ne dore dhe 70% e kane meshkujt,keshtu legjitimizohet dhe pabarazia.

Jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet e zhvilluara ato qe permenden ne artikullin e mesiperm,egzistojne dhe ska qeveri qe ti rregulloje.Te mos kalojme pastaj ne vendet e Lindes se Mesme ku nuk filtet fare per te drejta te barabarta.

Burrerizimi i femres nuk te jep barazi sociale dhe kjo rruge duhet te marre fund,nese femra do sukses dhe respekt nga gjinia tjeter.Ligjet e divorcit qe favorizojne totalisht femrat,nuk jane zgjidhje,pasi ato thjesht i bejne femrat matarialiste dhe objektiva sumi nga gjinia tjeter.

Me ka bere pershtypje nje debat i paradokohshem tek PPU lidhur me abortin.

Kisha menduar qe femrat do te ishin kunder kesaj barbarie dhe meshkujt shqiptare si pa zemer( se ashtu akuzohen nga seksi tjeter) te ishin pro.
Por cfare ndodhi?Pothuajse te gjitha femrat u shprehen pro abortit dhe te gjithe meshkujt kunder.Tani hajde e na mbushni mendjen se levizja e 1968-es ka dhene frute te mira...

Por cfare ndodhi?Pothuajse te gjitha femrat u shporehen pro abortit dhe te gjithe meshkujt kunder.Tani hajde e na mbushni mendjen se levizja e 1968-es ka dhene frute te mira...

Perfytyro vetem nje here sikur te ishe femen dhe bashkeshorti qe te pallon sa here ti ngrefet dhe pa kapote; do te te duhet qe per cdo vit te mbarsesh me barkun deri tek goja e me te gjitha veshtiresite qe te shkakton barra. Kur se ke provuar eshte kollaj te flasesh, Stavro!

Clidhje ka kjo me konceptin e abortit ore?Pastaj ka plot hapje dhe mundesira te tjera per te mos arritur deri tek thika.

Ne nuk po flasim per raste ekstreme por per nje praktike te dhimbshme,qe cuditerisht femrat e PPU-se e perqafuan me zell.

Se dyti nese ben komente te lutem perdor pak edukate dhe mos fol me te tjeret sikur flet nga Olimpi si nuk je Zeusi.

mos!  edhe ktu gra  smiley

ika se do humb pa bo llafe hala smiley

ky eshte nje shkrim racist dhe per aresye etike duhet hequr nga Blogu i PPu-se. 

Kam pershtypjen qe femrat jane solidare me njera tjetren vetem kur duhet te mbrohen nga meshkujt. Kjo ndoshta per shkak te nje aftesie me te madhe empatie qe provojne me shoshoqen.

rivaliteti per te cilin flitet  ne shkrim  i  perket Topallizimit qe lulezon ne shqiperi, ose nje ideologjie te idnividualizmit ekstrem. Nuk besoj se  ceshtja eshte gjinore, thjesht tek ato shprehja eshte me e dukshme, por dhe per faktin qe ne nje shoqeri maskiliste eshte me bezdisese kur shef femra qe ja hypin njera tjetres.

 

Flamuri, në makth nga vlerësimet e Doktorit për gratë

Doktori mbajti një fjalim tronditës para deputetëve për inteligjencën e grave. “I palidhur direkt me këtë mbledhje, por tejet i rëndësishëm dhe jo pa implikacione për të ardhmen tërësore të shoqërisë dhe të politikës, është dhe një lajm, sipas të cilit, në studimet e fundit, në të gjitha testet e inteligjencës, zonjat tejkalojnë zotërinjtë, gratë e vajzat tejkalojnë burrat. Gjëja më e mirë për ne është të themi “No comment”, ta pranojmë, sepse kështu është faktuar. Kjo botë ndryshon dhe ky lajm është dëshmi e një shkalle të re. Kur ta ribëjnë këtë test, pas nja 30 vitesh, ju garantoj se do të ndiheni të trishtuar. Nuk mund t’ua mbaja sekret këtë lajm që ka marrë dhenë. Të them të vërtetën, unë nuk është se nuk kam pasur një përshtypje të tillë.”

Flamuri e lexonte dhe rilexonte lajmin dhe e kapte paniku.

-D.m.th ka me i bë krejt gra tani, tha.

Nuk dinte me kë të qante hallin. Problemin më të madh e ka se pas çdo deklarate të Doktorit, njerëzit pyesin atë si ta kuptojnë dhe ai nuk dinte si tua shpjegonte.

Shkoi për një kafe nga zyra e Jozit për ta testuar. Filloi bisedën larg e larg, por nuk pa asnjë entuziazëm në fjalorin e Jozit. Flamuri guxoi dhe më shumë dhe ia hapi bisedën direkt për fjalën e Doktorit.

-Hajt mar Flamur, muhabete koti janë ato, me shty kohën. Boll na ka sjellë nga këto barkpërjashtat që bajnë sikur knojnë. A do me na sjellë ma a?

-E di, e di, tha Flamuri, por u ka ngrit mendjen shumë femrave se do ta bëjë PD 6 femra, 1 burrë.

-Hajt mar se harron der sa të vijnë zgjedhjet, mos ki gajle, i tha Jozi.

Flamuri doli më i qetë nga Jozi. Mungesa e entuziazmit të saj e çuditi. I zunë sytë diku Genc Rulin.

-Ta pyes një herë këtë, tha, se ky i kupton më mirë këto gjëra.

-Isha pak nga Jozi, tha, ta uroja për atë fjalimin e Doktorit për zgjuarsinë e grave, po nuk mu duk entuziaste.

-Po si të jetë entuziaste mo bir, i tha Ruli. Ajo është në krye të vendit se ka pak femra, se po të kish shumë, ishte tek Instituti i Orizit.

-E di, e di, qeshi Flamuri, pa kuptuar çfarë hynte Instituti i Orizit këtu. Po më thuaj si të duket ideja e Doktorit? Do jetë reformë e thellë, ka për tu përmbysur krejt partia.

-Nuk besoj se do bëhet ndonjë ndryshim i madh, tha Ruli, mua në rregull më duken gjërat.

-Jo po doktori kot nuk e tha që në çdo 7 vetë të zgjuar, 6 janë femra, 1 është mashkull.

-Dakord jam, dhe mua s’më duket se do ketë ndonjë ndryshim, i tha Ruli.

-Si nuk do ketë, i tha Flamuri, pse flet kot Doktori sipas teje?

-Jo, mendoj se Doktori flet plot dhe e ka perceptimin real nga PD-ja. Ndaj them që nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh.

-Po ai e tha qartë që e ardhmja u takon grave, tha Flamuri.

-Shiko, ndoshta e ka pasur për familjen i ngushtë, i tha Ruli. Që kur i la punët në dorë të vajzës dhe gruas, i kanë shkuar shumë mirë. Nuk besoj se e ka më gjerë.

-Jo, jo, e ka më gjerë, i tha Flamuri. Shiko, e njoh mirë atë burrë unë. Ai nuk flet kurrë kot. Ke për të parë ti që ai do ta bëjë raportin burrë grua në PD, 1 me 6.

-Po aq është, i tha Ruli.

-Jo, nuk është aq, tha Flamuri, është e kundërta.

-Flamur bir, i tha Ruli, ti shikon se Doktori i shikon njerëzit nga koqet, por ai i shikon nga koka. Kush i sillet si nuse, e quan grua, kush i sillet si burrë, e quan burrë. Ti e ke parë që ne burrave të PD-së na ka hipur një nur prej nuseje para tij dhe i dukemi gra. Këtyre grave u ka hipur një nur mashkullor dhe i duken burra. Ndaj besoj që është i kënaqur me raportin.

-Ou, tha Flamuri i çuditur, por dhe i kënaqur me zgjidhjen e Rulit. Po unë, unë, si dukem?

-Ne na dukesh si Doktori, i tha Ruli.

(http://www.gazetatema.net/web/2012/07/16/flamuri-ne-makth-nga-vleresimet-e-doktorit-per-grate/)

 

grate qe urrejne grate...
Ne fakt burrat u hapen ne tajare nga dashuria per njeri-tjetrin. Gjithe kjo mesele nuk ka lidhje fare me levizjen feministe (sdq te kritikueshme), por me natyren njerezore qe ne fakt tek grate shfaqet me pak me shume intensitet.

Dum kech

smiley

 

Merre me leng gazetarine thuaj.

paska marre ne goje gjithe grate e bote.nuk i mjaftojne meshkujt. 

Kush tha qe zihen vetem femrat? Plasi tek nahija tjeter smiley

Dikur  dilnin ne duel meshkujt per nje femer.Tani zihen prej flokesh femrat per nje mashkull.Progres smiley

Nga sa na shohin syte, e na degjojne veshet kane filluar dhe burrat te behen si gore e zihen me llafe a thu se jane çafka. Regres smiley

Dikur gjerat i ndante plumbi, tani mjaftojne fjalet.Evolucion smiley

Po më bëheni si Robinson Kruzoja.

Regres apo progres ky? smiley

Kruzo me mire meqe asnjera s'na pelqen smiley

Evolucioni s'e ka detyrimisht te perfshire progresinsmiley

Evolucion është fjalë e përgjithshme thua ti. Po prandaj desha të dija kahun e zhvillimit.  Deri më sot Mëma Natyrë na ka zbuluar dy rrugë Evolucioni: Para dhe Mbrapa (Mbijetesë dhe Zhdukje).

Ne kemi zbuluar rrugën e tretë: Vijmë rrotull. Pozitivja është që kjo tregon që ne kemi shpikur rrotën. Anën negative është e nevojshme ta them?

Progresi can perpara.Mbrapa eshte hoby smiley

Koken ngernshin.

Cilen koke? smiley

smiley

He pra,cilen.

Tmerr artikull.  Lum bota femerore qe te ka. 

Pertej emrave te pervecem qe e bejne edhe me te vlefshem informacionin per kete ceshtje madhore, do te kisha dashur qe autorja t'i ishte futur me me themeli kesaj pune e te na sillte ca statistika te sakta se cili dominon nga keta dy shkaketare kaq te mirepercaktuar tashme te sherrit: pozite  apo dashnor. Pra nese do ishin te mpleksur te dy faktoret, per cilin do te luftonin me heroizem deri ne qimen e fundit te kokes femrat, tufa e grave, a nje percaktor tjeter gjithperfshires?  

"...qysh në vegjëli, ndërsa djemtë luanin futboll, femrat merreshin me kukullat..." smiley

Si ithtar i flaket i "moterzimit", dhe mbeshtetes i paepur i levizjes feministe propozoj qe ne nje te ardhme sa me te afert djemte te luajne me kukulla,gjersa femrat  te merren me futboll.Dhe jo vetem kaq,por gjithashtu jam i mendimit qe sportin e notit te sinkronizuar duhet ta ushtrojne meshkujt,perderisa  "rugby" eshte shume me i  pershtatshem per gjinine me te bukur smiley

Aman,kush eshte kjo gazetare?

Sidoqofte,me pelqeu rima e emrave te perveçem :

Arbana vs Albana

Rezarta vs Rozana

Jonida vs Enada

Elvana vs Dafina

...

Me perkujtojne "lepuroshet" e Hugh Hefnerit emrat e te cilave poashtu rimoheshin(Wendy,Mandy,Candy,...)  smiley

Yeap,sisters are doin' it for themselves.Ndersa une,une mbetem tifoz besnik i Adelines

http://www.youtube.com/watch?v=FiYO0o7NO3Y

 

 

Te kerkosh solidaritet mes femrave vetem per hir te faktit qe jane femra, eshte diskriminues.

Hahaha. Youre on top of your game man smiley

Kjo nuk quhet urrejtje ,por rivalitet.Rivaliteti sjell urrejtje dhe jo vetem te grate.

gabim qe e ke vene pa foton perkatese

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).