Bashkim Gazidede nuk jeton më. Por hija e tij e frikës është ende mes njerëzve dhe tashmë, me rikthimin e njerëzve të besuar të tij në krye të shërbimit, ajo frikë rikthehet, jo më si kujtim, por si një realitet.

Në vitin 1995, ndërsa isha në vitet e para të punës si reporter tek “Gazeta Shqiptare”, zhvillova një takim në kafenenë e ish-Hotel Dajtit me disa sindikalistë, të cilët po përgatiteshin të shpallnin një grevë. Në mbrëmje, më thërret kryeredaktori dhe më tregon fije për pe të gjithë itinerarin e ditës sime të punës. Në sa kafene isha ulur, asokohe gazetarët nuk shkelnin në asnjë lloj zyre, përveç atyre që punonin në fletushkat e kontrolluara nga SHIK-u, dhe të gjitha lajmet prodhoheshin nëpër kafene dhe skutave të tjera. Më tregon me kë isha takuar, e madje në ç’pozicion të tavolinës isha ulur. Dikush apo disa, më kishin ndjekur gjatë gjithë ditës sime të punës, nga ora 9.00 deri në orët 17.00 kur unë u ktheva nga terreni për të shkuar në redaksi. Kryeredaktorin e kishin thirrur në një zyrë, që ishte maskuar diku si zyrë shërbimesh tek Hotel Rogneri dhe i kishin kërkuar “me mirësjellje” që arrtikulli im për grevën të mos publikohej. Në fakt artikulli u publikua, por shumë i shkurtër dhe jo në vend të dukshëm.

Ishin kohë të rrezikshme dhe të frikshme ato…!

Këta ishin njerëzit e SHIK-ut. Ata ndiqnin këmba-këmbës gazetarë, sindikalistë, rivalë, kundërshtarë politikë, biznesmenë….pra, çdo gjë që mund t’i bëhej pengesë apo i duhej Sali Berishës. Struktura shtetërore që merrej me sigurinë kombëtare ishte shndërruar në një polici private me shef komisariati Bashkim Gazideden, njeri i bindur në mënyrë fondamentaliste ndaj Berishës. Shumë shpejt Gazidede e shndërroi SHIK-un në një emër drithërues. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Një Sigurim Shteti edhe më të frikshëm nga ç’kishte qenë ai i komunizmit. Survejime amatoreske, duke ndjekur njerëz nga pas si hije, lista njerëzish “me ne “ dhe “kundër nesh”, telefonta për çdo artikull që shkruhej dhe që nuk ishte në të mirë të pushtetit, gazetarë mercenarë që rekurohesin për një garsoniere për të spiunuar, provokuar, shpifur dhe sulmuar njeri-tjetërin…!

Në vitin 1996, ndrësa me kolegun Alfred Peza po ecnim në rrugicat e ngushta të Parkut Rinia të mbushur me kioska, për të dalë në Sheshin Skëndërbej ku do të mbulonim një protestë të paralajmëruar të opozitës, u sulmuam nga dy civilë trupmëdhenj dhe vetëm ndërhyrja e një nëpunësi të qeverisë, që na njihte, ndëryshoi rrjedhën e jetës tonë.

Çdo strukturë shteti ka peshën e vet në piramidën shtetërore dhe nga pesha vjen edhe autoriteti dhe “frika” që ajo përcjell tek shoqëria. Por SHIK-u nën drejtimin e Bashkim Gazidedes mund të ketë pasur për analogë vetëm ‘Gestapon’ naziste dhe Sigurimin e Shtetit komunist. Nëse gjatë një proteste do të thonin se erdhi policia, pakkush do të kthente kokën, por nëse dikush do të thoshte, “erdhi SHIK-u”, atëherë të tërë do të trazoheshin.

Në vitin 1997, kur Gazidede ishte arratisur bashkë me shpurën e tij dhe shërbimin sekret e mori në dorë një tjetër pedagog i Shkencave të Natyrës, Fatos Klosi, hyra për herë të parë në ndërtesën e SHIK-ut, për të intervistuar Zotin Klosi. Ishte tërësisht e zbrazur. Oborri bosh, i mbushur me letra që i shpërndante era, nja dy-tre makina (ishin ca Volksëagen ngjyrë jeshile që bridhnin pa targa por që ne i njihmin, pasi qëndronin me shërbim 24 orë para redaksive të gazetave jo-qeveritare), korridore të shkreta, disa zyra të hapura e disa jo, por këmbë njeriu brenda. Nisur nga emri që kishte pasur, të krijohej ndjesia e një kampi përqëndrimi nga i cili sapo ishin larguar nazistët. Këtë ndjesi përjetova kur u futa brenda. Kisha frikë, mendoja se dikush ishte duke më ndjekur nga pas, ngrija sytë mbi çati pasi kisha një ndjesi sikur në taracë kishte snajpera. Mos mendoni se isha paranojak. Jo jo, këtë ndjesi do të provonte çdo njeri jo pjesë e qeverisë, e aq më shumë një gazetar të cilit i ishte dashur të zbriste në mesnatë nga apartamenti përmes tubit të rrjedhjes së ujërave, kur njerëz misteriozë i binin derës me shkelma. Fatos Klosi kishte vendosur mbi tavolinë një mori fotosh që tregonin njerëz të SHIK-ut, të veshur civilë, të cilët ishin në vijën e parë të forcave që shpërndanin demonstruesit e opozitës. Një djali i ri, me flokë kaçurrella të gjata si bubuzhel, kishte në dorë një hu nga 2 metra të gjatë me të cilin kishte goditur tre vetë njëherësh. Të tjerë që po tërhiqnin zvarrë dikë nëpër trotuar. SHIK-u kishte dokumentuar aksionet e veta për të fotografuar ata që merrnin pjesë në demonstrata, pasi kjo, me llogjikën e asaj kohe, ishte e paligjshme. Kam parë edhe qeli të përgjakura këtu – vazhdonte të tregonte Klosi, i cili ndërtoi një strukturë shtetërore nga e para.

Ndërsa kujtoj frikën tonë nga SHIK-u, kujtoj një nga viktimat më absurde të asaj kohe, një djalë nga Mirdita, Bardhok Lala, i cili shumicës së lajmeve që shkruante në një gazetë ku punonte, u referohej “sipas burimeve që nuk duan të identifikohen”, burime të cilat as vetë Bardhoku i shkretë nuk i dinte në shumicën e rasteve, pasi ishin thashetheme kafeneshë. Pikërisht për të treguar këto burime, Bardhoku u rrëmbye dhe u gjend disa ditë më pas i hedhur në një kanal, i menduar si i pajetë. Një miku i tij e fshehu në një banesë në periferi ku e mjekoi dhe unë me kolegët e mi e vizitova atë. Ishte masakruar kafshërisht. Nuk di se çfarë shtazësh mund të kenë qenë. Tortura të para vetëm në filma ku ndonjë terroristi islamik i kërkohet të tregojë se ku është fshehur bomba atomike që do të shpërthejë e do të vrasë miliona njerëz. Ndërsa Bardhoku ishte masakruar për të treguar se kush ia jepte informacionet që dilnin në një gazetë që kishte gjithësej 500 blerës. Bardhok Lala i shpëtoi vdekjes, por nuk u bë më njeri normal, pasi ndaj tij ishin bërë të gjitha ato që u bënë hebrenjve ata që përfunduan në Nuremberg.

Për t’i vënë vulën, në vitin 1997, SHIK-un e shndërruan në strukturë ushtarake dhe e hodhën në luftë kundër popullit për të prodhuar një nga pjesët më të zeza të historisë së Shqipërisë.

Ajo që bëri Fatos Klosi ishte zhdukja e frikës së njerëzve nga SHIK-u. Zhdukja e frikës nga një institucion shtëteror të cilin Gazidede e mbushi me soj-soj kriminelësh e injorantësh që nxirrnin dokumentin e agjentit sekret në autobus për të mos paguar biletën e urbanit.

Pikërisht për këto dhe shumë më tepër se kaq, Fatos Klosi tha se zëvendësimi i Bahri Shaqirit me një nga njerëzit më të besuar të Bashkim Gazidedes, do të sjellë gjëra të frikshme në këtë vend. Pikërisht për këto dhe shumë më tepër se kaq, unë kam sërish frikë nga SHIK-u (SHISH-i). Pikërisht për këto dhe për më tepër që jemi para zgjedhjeve, ne duhet të trembemi se SHISH mund të bëhet sërish SHIK. Ndaj dhe për këtë ne duhe ta ngrejmë zërin të gjithë, edhe ata që e kanë përjetuar e vuajtur atë kohë, edhe ata që e kanë harruar, edhe ata që nuk e kanë jetuar por kanë dëgjuar e lexuar.

Bashkim Gazidede nuk jeton më. Por hija e tij e frikës është ende mes njerëzve dhe tashmë, me rikthimin e njerëzve të besuar të tij në krye të shërbimit, ajo frikë rikthehet, jo më si kujtim, por si një realitet.

Unë kam sërish frikë tashmë…!

83 Komente

Mentor, mire ben qe i nxjerr keto kujtime, por sidoqofte akoma nuk e kuptoj se pse habitesh. Ne Shqiperi ka akoma njerez qe ankohen lart e poshte se Shqiperia nuk perparon ngaqe nuk eshte bere nje gjyq i vertete kunder komunizmit, nderkohe qe harrohet qe ate qe eshte sot ne pushtet u desh nje kryengritje popullore qe shkoi thuajse ne kufijte e nje lufte civile me 3000 te vrare qe ta hiqnin nga pushteti. Ky njeri vazhdon akoma te jete KRYEMINISTER dhe askush nuk i beri ndonjehere ndonje gjyq. Perkundrazi ia dhane edhe njehere pushtetin. Mos valle dyshonte ndokush se Berisha do shnderrohej nga djall ne engjell po ta fuste edhe njehere ne dore pushtetin? A kishte dyshim ndokush se pendet e korbit sa vine e nxihen e jo zbardhen?

Nga ana tjeter, ai qe denonte koleget e vet gazetare me vdekje ne fletushken e Ylli Rakipit, Mero Bazja domethene, sot eshte pellumbi syshkruar qe mbron te drejtat e shtypit, gjenerali dhembethyer greko-komunist Imami sot eshte gjeneralisem i mbrojtjes! Neritani, Ruli e sa e sa te tjere qe dikur jane rrahur e peshtyre prej Berishes e trimave te tij sot jane futur ne Klubin e Vicitolit se e shohin qe nuk ka menyre tjeter per te bere ndonje lek; gruaja e Azam Hajdarit eshte gjykatese po nuk ia mban ti gjykoje ato qe i vrane burrin e pastaj i erdhen edhe per vaki ne shtepi etj...etj.

Me nje llaf o Mentor, atje nuk eshte qelbur peshku vetem nga koka, por edhe nga bishti, brinja e majte, melcia dhe gishti i dyte dhe i trete i dores. E vetmja gje qe mi mbushi syte me lot ishte kujtimi i Bardhokut te shkrete. Thuajse e kisha harruar. Po besoj se nuk e ke harruar edhe ti Aliun, gazetarine e GSH qe e vrane ne dhomen e hotelit, gazetaret e KJ te perdhunuara ne Vlore, gazetaren e BBC qe e rrahen vendce para parlamentit ne sy te kamerave te gjithe botes nje dite para se Saliu te rizgjidhej President, studiot e djegura te KJ e plot te tjera. Se duhet pune, qe te arrish te cilesohesh si nje nga dhjete armiqte me te medhenj te shtypit sic u shpall Berisha ne 1997. 

Nejse, shnet e bythe te forta uronte Tor Pustina kur dilnim per pune ne 97.  Ta uroje edhe ty e kolegeve te tu nga zemra. Ditet me te mira, pasketaj vijne.

S.I.

Drurin që hëngri Tor Pustina, në mars të '97-ës, në Qafën e Koshovicës, nuk e përmend. Tori e ka të vetmen medalje atë. Pas dopios së parë, rrëfimtari Tor na tregon: ja këtu më godinën, unë i thashë kështu, ata ma futën kështu, Beneti ja mbathi me vrap, unë qëndrova heroikisht, etj, etj.

Dergoni 10 vlonjate nga ata te 97 ne Tirane dhe iken frika.. smiley

Po sikur i niset me 21 Janar por paska qene rruge e gjate deri ne Tirane. smiley

Shkrimi me kujton Pandi Raidhin dhe Dardanelet.

Situata nuk ka aspak ngjashmeri se pari nga pikpamja institucionale.

Sa kohe qe opozita i dha konsensus per ndryshime elektorale partise ne pushtet, pra asaj partie qe SHIK-u i Gazidedes e vrau, e preu, i vodhi votat etj etj, atehere meraku eshte ose fallco ose opozita eshte bashkefajtore.

Deklaratat jane per konsum te brendshem.

Majlinda Bregu tha sot qe Fatos Klosi eshte shkarkuar nga Majko per kontrabande armesh dhe se sherbimi i Gazidedes e ndiqte per sherbim ne favor te te huajve.

Pra, more Kikikiu, beteja zbriti ne te tjera nivele dhe mua me kujton ne kete rast deklarimet e Elez Biberajt me 1991 tek VOA per Gramoz Pashkon, kur ky si zv.kryeminister i Qeverise se Stabilitetit nuk ishte dakort me vendimin politik se asaj kohe te Berishes per te dale nga qeveria.

E ka bere plere VOA ne ate kohe Pashkon duke fillu qe nga baba e me rradhe. Ishte pikerisht ajo kohe kur u vu standart denigrimi familjar kur dilje jashte vathes ose ishe ze "i pashtruar." Se si rrodhen ngjarjet mbase nuk te kujtohen se pale ku ke qene ne ato kohe, por mesoje qe SHIK nuk ka asnje interes te pergjoje me synime apo per qellime politike.

Do me thuash per votat, se ate merak ka dhe Klosi?

Atehere je tuktun fare, po fare fare. Votat e 8 Majit i pa live nje milet i tere se ku ishin dhe se kush i fitoi mandatet. Sic pa dhe 21 Janarin live dhe me nje gazetar qe desh iku per lesh e qe tanime ka status per mbrojtje politike ne Bruksel.

Perfundimisht je shume, po shume i dobet.

C koment pffffffff qenka normale qe shefi shish te shkarkohet ne mes te gushtit a thua se nuk priste puna deri ne shtator, e kush vjen ndonje fytyre e re ?? jo surprize nje drejtor i vjeter i kohes se gazidedes njeriut qe askush s mund ta mohoje qe e ktheu shik ne nje qender maskarenjsh e vrasesish ( remzi hoxha , etj ). Rakipi, Klosi e Shaqiri e kthyen kete ne nje institucion te denje ku nuk kuptohej se kush ishte kreu, ku nuk masakroheshin njerez , ku nuk perniqeshin... shiko sa demokrate kane qene te kercenuar nga shish i ketyre te treve ?? asnje vertete asnje. por kjo nuk i intereson berishes se koken e shaqirit e kerkoi qe sa erdhi ne pushtet dhe vazhdoi ta kerkonte deri kur e qurrepsen amerikanet...Ndaj edhe vete ambasada e tha qarte se ishte e habitur me arsyet dhe momentin e zevendesismit , cfare pret ti te thote tjeter me hapur se kaq ??

tani e ka rradhen Ina Rama dhe jemi ne rregull me sistemin e drejtesise ne kete vend. Eshte ai sistemi qe do nxjerre te pafajshem gardistet e 21 janarit, qe mbyll gjyqin e remzi hoxhes, gerdecit, ilir metes, durres kukes etj etj etj

ndaj mjaft bere komente kaq cinike dhe jashte realitetit te njeshteti qe po shnderrohet ne bande.

Nqs jeni pro interesave te popullit dhe kombit (ketu perfshihet dhe qeverija jone demokratike dhe liridashese), nuk keni pse te keni frike nga SHISH. Perkundrazi, duhet te keni besim sepse ne do ju mbrojme. Ju dum fort! Gzuuuar! smiley

Nje dicka ka ketu qe asnje nuk e ka kapur ne gjithe shtypin shqiptar.Si mund te emerohet ne nje post kaq te rendesishem(ne teori) per sigurine kombetare nje njeri i cili ka kaluar 12 vjet jashte shtetit.Ne shba nese nuk te verifikojne dot te kaluaren nuk te japin security clearance edhe per pune ne kompani te cilat punojne per departamentin e mbrojtjes e jo me per pozita te tilla delikate.nga ana tjeter shiku vret miza keshtu qe edhe po te jete largqofte agjent  i ndonje vendi te huaj nuk prish ndonje pune.

Ehuuu aty eshte kryeministri vete poliagjent, kryetari i bashkise ka qene rrefugjat ne hollande ku ka fituar edhe letrat bashke ne gruan qe i eshte bere hollandeze, kryetari i PS-s rrefugjat ne France e kshu me rradhe, qe te gjith nga i pari tek i fundit kan marre para nga te huajt, problem i madh se u be dhe nje tjeter. Aty eshte kap gjith drejtuesit e shtetit dhe gjith deputetet e parlamentit marrzalllahhh se gjen 1 te mos jete i perlyer me pare te huaj.

Alba, shefi aktual i Intelligjences nuk eshte shkeputur per asnje moment nga veprimtaria. Me kalimin e kohes do behen te ditura dhe trajnimet qe ka bere ne France, Kanada, dhe ShBA per llogari te shtetit shiptar. Kur je nje here brenda, nuk del mo jashte. 

nga ana tjeter shiku vret miza keshtu qe edhe po te jete largqofte agjent  i ndonje vendi te huaj nuk prish ndonje pune.

ShIK-u ne kohen e ASHIKUT ka vrare njerez. U deshen ca vite dhe spastrime qe te arrihej qellimi qe ShIK-u te vriste vetem miza. Por sic duket prioriteti i gjuetise ka ndryshuar ne planet e ASHIKUT.

Ti psh nuk e di, sepse ne 2005 ben vaki nuk ke qene ne Tirane, por nje jave mbas zgjedhjeve te 2005, eshte pare ne Tirane pas shume vitesh "zhdukjeje" Sali Lusha. Mepas u ringjallen "kufomat" e humbura te 1997, nga "gjenerali" Agim Shehu tek "killeri" Sefgjini e deri tek ky Visho sefundi.

Kjo mesiper ishte per ata qe do na mbushnin mendjen, se Berisha i 2005 nuk ishte gjalle ne bote si Berisha i ´92-´97.

E pata fjalen per mbledhjen e informatave .buxheti i shikut eshte disa milione $ ne vit aq sa shba apo rusia harxhojne vetem ne nje informant.Pera i perket sali lushes e co faji ishte i fatos nanos qe i mbushi breket dhe ia mbathi ne maqedoni nga frika e nje grushti banditesh.Ai bithepambuku tjeter qe e mban veten per koke te madhe pandeli majko beri kompromis me ta ne vend qe ti plaste ne hapsane.mbi te  gjitha populli  shqiptar qe ve me doren e tij fatet e vendit ne dore te banditeve.

Duhet te kuptoni nje gje. Sherbimet Inteligjente qe kane te bejne ne menyre te drejteperdrejte me sigurine kombetare, te te gjitha shteteve dhe kombeve, kane per detyre mbrojtjen e interesave dhe sigurine kombetare.

Kush i percakton interesat dhe standartet mbi te cilat behet vleresimi e percaktimi i atyre faktoreve/individeve qe cenojne sigurine kombetare? Kuptohet qe strukturat shteterore te caktuara e ngarkuara me detyra per te bere diçka te tille do vendosin. Nuk ka ndodhe ndonjehere qe sherbimet intelligjente te kene vepru kunder qeverive dhe pushteteve! I vetmi qe me vje ndermend eshte Bill Colby, i cili filloj te nxjerri ca sekrete(kryesisht mbi vrasjet) qe benin pjese ne ato veprime dhe operacine qe ruheshin ne dosjet qe CIA i quante Family Jewels per te cilat nuk nund te fliste askush. Si perfundim, as ai nuk tregoi ndojne gje te madhe, sepse kane qene veprime te veshura me justifikimet e kohes te bazuara mbi interresat kombetare te viteve te caktuara, sado te pakuptimta te duken tashi ato interesa. 

Prandaj, shkrime te tilla, jane krejtesisht politike, mbase te financuara nga grupet qe grumbullojme intellin dhe materialin ne emer dhe per perdorim nga partia socialiste apo grupine te tjera te jashtme.

kandidatet per poste te larta kalohen neper filtrin e FBI perpara se te konsiderohen.nje i njohur qe punoi per IBM ne seksionin e kontratave te departamentit te mbrojtjes me tregoi se kur i kontrolluan te kaluaren vajten pyeten deri shoket e fillores apo atje ku kishte mbaruar filloren.Nese do te donte te rifillonte pune atje nuk mund ta bente se kishte jetuar disa vjet ne shqiperi dhe askush nuk mund ta verifikonte se cfare kishte bere ne ato vite.

Ta them me sigurine me te madhe qe aj i njohuri yt, ka pase background te dyshimte perhere (qe kur ka fillu per here te pare pune aty), e mbasi ka punu ne nje post delikat per nje kohe te caktuar eshte zhdukur e tashi thote se ka jetu ne shqiperi. E di ti se sa e veshtire eshte per nje operativ qe te paiset me nje vula hyrse/dalese ne pasaporte, e ti bohet nje shenim elektronik ne sistem sikur ka kalu doganen? Keto jane gjona elementare.

Nuk po them se ai i njohuri operon ne kushte te caktuara per grupe te caktuara, por kjo s'do te thote se nuk e ka bere app vazhdon ta beje nje gje te tille. 

Sot, çdo professionist qe punon ne kompani apo korporata e qe eshte ne kontakt me informacione delikate apo me vlere, eshte potencialisht i rekrutueshem. Ka grupime e ogranizata qe ofrojne gjera per te cilat edhe nenpunesi apo CEO me i devotshem do mendohej mire perpara se te thoshte Jo. Fundja te gjithe jetojme duke shitur informacionin e dijen e akumuluar gjate etapave te ndryshme te jeteve tona, kjo puna e spiunazhit nuk ndyshon aspak nga puna e ekonomistit apo avokatit apo mjekut - as nga ana etike.

ai i njohuri ishte punonjes i zakonshem i IBM.e solla si shembull se per pnera te tilla delikate behet nje kontroll i imet e i verifkueshem i se kaluares.

Pikërisht për këto dhe shumë më tepër se kaq, Fatos Klosi tha se zëvendësimi i Bahri Shaqirit me një nga njerëzit më të besuar të Bashkim Gazidedes, do të sjellë gjëra të frikshme në këtë vend.

E drejtë legjitime e Kryeministrit për të pasur një njeri të pranueshëm për të në krye të SHISH, por moment i papërshtatshëm për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm, Bahri Shaqirit nga drejtimi i këtij institucioni.

 Ky ka qenë komenti i bërë nga ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi,ne nje interviste per RTV ORANEWS.

 

 

 

Jane llafe per te shtyre ditet e nxehta te veres se nuk kane asnje te vertete brenda. SHIK qe drejtohej nga Gazidede mund te kete pasur ndonje ekses dhe problem - te kuptueshem duke ditur kohen e shkurter qe ishim ndare nga praktikat e Sigurimit dhe diktatures - por ne pergjithesi mbetet nje institucion qe i rrinte mbi koke sigurise kombetare. Propaganda baltosese kunder SHIK eshte bere nga Sigurimi dhe opozita e asaj kohe per te hedhur balte me qellim acarimin e situates sic u pa qe u permbyll me rebelimin e 97.

SHIK-u ka qene i frikshem ne kohen e Fatos Klosit, kur pergjonte telefonin qe perdorte Sali Berisha ne zyre, lideri i opozites se asaj kohe (imagjinoni, skandal!!!). Nxiste me agjentet e vet vrasjen e deputeteve te opozites sic ishte rasti i Azem Hajdarit, ishte i perfshire ne kontrabande armesh, vrasje te figurave drejtuese ushtarake te Kosoves si Ahmet Krasniqi etj. etj. etj..

Sot Shqiperia eshte vend anetar i Natos, edhe vete kultura demokratike dhe ndergjegjesimi per te drejtat e qytetareve eshte rritur ndjeshem ne shoqeri. Institucionet po ju adoptohen praktikave e burokracive te vendeve te BE keshtu qe s'ka asnje lloj mundesie per abuzim, te pakten jo pa marre ndeshkimin nga publiku dhe ligji.

SHISH, sipas kushtetutes eshte nen varesi te kryeministrit, me nje fjale pjese e ekzekutivit. Edhe vete famekeqi Fatos Klosi shprehej qe kryeministri ka te drejte te zgjedhe ne krye te SHISH ate qe do. Kryeministri ka marre voten e zgjedhesve per te qeverisur vendin, ka krejt legjitimitetin per tu marre me punet e shtetit shqiptar, keshtu qe SHISH eshte normale qe te kete ne krye ate qe kryeminstri e gjykon si perzgjedhjen me te mire e te arsyeshme.

Opozita dhe bishtat e saj nuk shqetesohen per kete se e dine shume mire kushtetuten dhe ndryshimet qe bene, por jane te trembur e tmerruar bile se deri tani kane pasur nje person te PS ne krye te SHISH, ndersa tani s'e kane me. Berisha e mbajti njeriun e PS 7 vite ne krye te SHISH, a do ta mbante Rama nje person te emeruar nga Berisha per 7 vite. Pergjigjia eshte jo se ne e njohim Ramen por shyqyr qe nuk ka pushtet se afermi. Per kete sherbejne edhe frika qe njerezit si Kikia i fusin opozites.

Bravo, ua ke mbyllur gojen opozitarve! smiley

Gjithmone ne sherbim te popullit... smiley

I ke pa ndonjehere ca ju kane bere SHIK-asit e asaj kohe protestuesve ne 96-97? Kryetari i opozites se asaj kohe ishte ne biruc, ndersa ti pa asnje baze thua se qenka turp i madh se Berishes i pergjohej telefoni? E kujt, Berishes qe ne periudhen pas 97 nuk ishte as pika e rrezikut per qeverite socialiste, perkundrazi ishte asseti me i madh i tyre. 

E ke shume gabim. Ai qe me rroben e oficerit te policise ushtroi dhune mbi protestuesit ne 96 eshte deputeti i PS Paulin Sterkaj. Ky njeri ordiner qe si dashuri te madhe ka hurin e litarin eshte kandiduar nga kryetari jot (Nano, vazhdon fuqishem edhe me Ramen) ne zgjedhje dhe eshte bere deputet i PS dhe asnje nuk e kundershtoi kur ky kishte rrahuar po ata njerez qe do ta votonin per deputet.

Shik i Gazidedes une e thashe me siper se ka pasur probleme, por kurre ato qe thashethemonte Sigurimi dhe opozita e asaj kohe. Shik ne ate kohe, megjithese pa pervoje demokratike ne konkluzion perfundimtar mund te thuhet qe kujdesej per sigurine kombetare ne baze te ligjeve demokratike, ne nje sistem pluralist.

Shiku qe ndertoi PS, ishte ne fakt nxjerrje nga varri e Sigurimit te Shtetit. Pergjime, persekutime, vrasje te opozites, kontrabande, perdorim ne luften e brendshme te PS etj. Kur ja bente te gjitha keto opozites politike merre me mend cfare mund te ju bente qytetareve te thjeshte.

Larot e SHIK ne ate kohe ne qytetet e Shqiperise njiheshin me gisht. Ishin llumi i llumit te llumit, qen bij qensh. Laro qe gjith diten i binin njerzve ne qafe, kapnin femra me dhune dhe rrinin me makina shkollave, deri edhe ne 8 vjecare... vrisnin njerez dhe perseri dilnin serbes ne mes te qytetit vetem dhe vetem se ishin larot e SHIK-ut. Ja kjo eshte e verteta e atij SHIK ne Shqiperine e asaj kohe. Ta pret mendja qe do i vinte ne maj te hundes njerezve nje dite. Por ti nqs mbeshtet ate felliqesi e batak ku kishte rene ai institucion ne ate kohe e ben sepse te tille felliqsi e jashteshqitje e ke shpirtin. 

E para une nuk kam kryetar, ndryshe nga ty, po ti je ende i ri ne kete forum.

Sterkaj nuk ka qene nje i vetem or mik, se nuk e rref nje popull te tere nje njeri. E mbi te gjitha, ai Sterkaj nuk dilte si i forte vete te rrifte protestues e deputet. Dikush ja jepte pushtetin ta bente, apo jo?

SHIK-u i asaj kohe u tregua me gisht nga raportet nderkombetare si pjesmarres ne vjedhjen me dhune te zgjedhjeve te 96 (Ku PD fitoi mbi 80%!!!!), rrifte protestues ne kohe kur opozita as lejohej te protestonte, nxiti nje lufte civile ne vend, e ti thua qe vepronte ne baze te ligjeve demokratike?!!!

Ec or daj se ti qenke i semure, tipa si ty duhet me i injoru sic injorohen shume militante te tjere ne kete forum.

por ne pergjithesi mbetet nje institucion qe i rrinte mbi koke sigurise kombetare.

Te njejtat fjale, pa ndryshim presje, shkruajne edhe disa syresh ketu per "punen" e Sigurimit te Shtetit te para 1991-shit.

Sa rende eshte ky nqs i beson keto qe shkruan.

ky komunisti, sec me evokoje ata/ato nxenesit qe i mesonin mesimet permendesh dhe kur mesuesja i nderpriste e humnin fillin teresisht. E cuditeshme qe tipa te tille akoma ekzistojne. Kjo tregon sesa mbrapa jemi.  

shikoji pikat/"argumentat" me radhe, te marra kallup nga deklarata e ministres me fytyre violine.sa te klonuar jan o zot.

duan buke evlati ne shtepi, jetooo... pa mire e ke ti  smiley   po te thote ato qe mendon ai, c'to t'u japinj pasandaja, komentet e penarit smileysmiley

 

Majko e ka pezullu vertet Klosin, por hasi ne kundershtine e Mejdanit. Arsyeja ka qene minimale: vinin disa placka nga US per UCK nepermejt Rinasit.

Vellai i Majkos ishte kontrollor ne Rinas dhe u be skandal puna e ketyre armeve ( arme precizioni ). SHIK duket nderhyri qe kjo pune te kalonte sa me thjeshte sepse duket ishin ne dijeni ( qe mos them kishin hapur kete shteg se po fillonte lufta matane ). Duket vellait te Majkos i kishte ngel hatri shume e ky lloshi e pezulloi.  smiley Pastaj gjerat ndryshuan. Ngjarja u be publike dhe ne media, por nje zot e di pse sot Kryeministria e permendi kete rast. Shume te papergjegjshem. Nuk e kam fjalen per Majlinden se ajo cope mishi eshte, por sot doli si zedheense e kryeministrise.

Kur Nano kerkoi ta arrestonte Klosin, sikur te kishte gjetur nje gjysem prove per te do ta kishte kalb, por Nano ishte aq i pergjegjshem qe te mos futej ne zonat e nxehta te sherbimit per ti bere ato publike.

Fakti qe e thote keta te djathtet e veriut, lidhen me faktin e thjeshte qe jane te pabese dhe te nxjerrin ne priten e hasmit per nje shinik me miser. Dhe nuk e kam fjalen vetem per cer tha sot ajo debilja. 

A po i hetonte gruan e re Nanos Klosi me qellimin per ta perdorur per shantazh per te rizgjedhur Meidanin, per te mos shkarkuar Klosin etj.? Shiku i Klosit ka qene kufoma e Sigurimit qe ishte ngritur nga varri.

Tani ti ben lidhje pa pike kuptimi. Mejdani ishte i djegur prej skemes se Dushkut, pra prej Rezolutes qe nuk do njihnin president te zgjedhur  nga votat e PS-se e aleateve te saj , megjithese se i kishin numrat.

Nuk je i sakte ne ate qe thuan. Ngataron revanshin me emerimin apo zgjedhjen e presidentit. Mbizoteronte formula per zgjidhje politike dhe jo intrigat, pra keto mund te kene qene  dhe rezultuan minore.

Kuptimi eshte qe Klosi ate sherbim e ka shfrytezuar deri ne perversitet per qellimet e tij dhe te rrethit te tij. Klosi po bente te veten deri ne fund, pastaj se si dilte puna kjo mbetej te shihej por ishte po ky Klos qe e shantazhoi me dosje nje kandidat ne ate kohe dhe ai iku ashtu sic erdhi.

Pastaj nuk e di ne e kape pabesine e ketij te majtit nga jugu qe i hyri po nje te majti nga jugu deri ne krevat.

Po edhe me ty 1 pergjigje ne vit po e bekam. Shihemi vitin tjeter me kismet. smiley

dhe antikomunist edhe jenicer i kryekomunistit !

cudira shqiptaresmiley

Vetem ne shqiperi ndegjon "burra" qe thone une kam frike!

Rono, t'lutem shume! Ky burri i frikesuar o i opozites, mos na ngaterro pune tashi. smiley

Hapu o dere burgut e nxirre Myrteza Çaushin!!!!!!!

Ja, doli. Vrau ca vete. Ato ca vete do shpallen martire te demokracise. Ca te tjere do masakrohen gjoja duke zbatu kanunin e Lekes dhe Berishes. Do fshihen nga faqja e dheut, nuk do ju dihen varret! 

Pastaj Zani o old school, s'di me perdor as twitter e as majkrosoft uord e jo mo te fshije videot nga serverat; nuk o i perdorshem, prandaj ka ngel brenda ai. smiley

A thua do filloj prap te praktikohet testi i "gjashtes"?

Jam shume dakord me ty Roni. E lexova kete shkrim ne gazete para ca ditesh dhe mbyllja "frikacake" mu duk deshperuese. Kjo fryme frike qe percillet kaq krenarisht ne media eshte per te vene duart ne koke. Apo per te zene koqet me dore, nese kane... Duket se kemi hyre ne nje periudhe kohe kur duhet me e mbyll cdo koment me fjaline, "UNE NUK KAM FRIKE." 

Ehe..

Sec me solli ca vegime ky shkrim.Sa here qe vinte Berisha per te bere mitingje ne qytetin tone,nga ca makina (jo vendase) zbrisnin ca civile te panjohur ,te cilet drejtoheshin me nxitim drejt vendit te mitingut.Une e kisha afer sheshin dhe i vija re gjera te tilla dhe mendoja se ishin militante te PD qe vinin nga qytetet e tjera per te mbeshtetur liderin e tyre sic ndodh rendom .Tani qe mendohem ,menyra sesi zbrisnin ,shperndaheshin,perziheshin me banoret e tjere ..........boh! 

Qe ka punonjes civile te shtetit  qe monitorojne mitingjet,protestat ..kjo besoj ndodh ne cdo vend,por sec ka nje fryme  komuniste ne menyren sesi veprohet ne Shqiperi.

Motra ,kur vajti ne Amerike ,ne fillimet e saj ,gjithmone me thoshte se ndihej si e vezhguar se bashku me burrin.Megjithate ,edhe sikur te jet e vertet ,kjo ne Amerike nuk behet per qellime politike ,por te sigurimit te jetes se shtetasve te tjere.Kurse ketu cdo gje ka lidhje vetem me politiken ,vetem me ate parti qe eshte ne pushtet. Eshte skandaloze qe dhe ne 20 vite demokraci te ndjesh ne kurriz peshen frikes se partise-shtet.

Megjithate,megjithate.sic thoshte dhe nje shkrim me pare ,diktaturat ekzistojne se kane popullin qe i mbeshtet dhe kjo po ndosh dhe ne vendin tone.Shkurt muhabeti ,ne jemi mesuar me diktature dhe s'jetojme dot ndryshe.

Mos u tremb o Kikia se ska ngel njeri qe te trembet,ka ik ajo kohe kur qeverija e kapte leprin me qerre,tani lepri hyp vete ne qerren e qeverise,gjashte deputete do hyjne se sben ne burg ,dy nga tanet ( pd) dhe kater nga tanet ( ps) jane te piketum.

Uuupsss harrove Brad, ata dy qe jan piketuar tek PD-ja si per koincidence nuk jane me aty, tek PD-ja mnjf. Vetem kater nga PS-ja? Te ter mo ti fusni brenda.  Seriozisht tani, PS-ja i ka nja kater qe i meritojne hekurat, po s'e besoj te jet aq trim Brisha te merret me ata, ohuu i njeh mire.

- po ti c'ke, pse trembesh, ti s'je kale

- ehu, sa ta marrin vesh ata qe une s'jam kale, vane hallatet e mia...

kshu thoshte teodor laco para se te behej antikomunist i kullum. po kete e ka te forte. kshu dhe kjo pune e frikes. Rono, mu me duket se ai qe thote "kom frike" nuk ka dhe aq shume frike. Me shume frike ka ai qe kno "partizani luft po shkonte" neper nate.

SHIK qe drejtohej nga Gazidede mund te kete pasur ndonje ekses dhe problem - te kuptueshem duke ditur kohen e shkurter qe ishim ndare nga praktikat e Sigurimit dhe diktatures - por ne pergjithesi mbetet nje institucion qe i rrinte mbi koke sigurise kombetare

Nuk di nese ke degjuar qe ky Gazi i Deges sic e quanim me perkedheli ishte dhe intelektual perparimtar mysliman qe u dha plot pasaporta miqve te tij revolucionare arabe. Mbas 97 u mblodhen ne Shqiperi gjithe zbulimet e huaja dhe kap terrorist dhe ekstrado, kap e vrit, kap e var ne mes te Kajros. Pa tu nxeh Berisha qe e kuptoi qe keto gjera ishin bere pa dijenine e tij dhe nje ta nxjerre Shqiperine nga Konferenca islamike per veshi...çëfësht! E tu forcua prap pastaj Siguria kombetare!Gur u be!

Tani sala eshte i plotfuqishem, cdo gje e ka ne doren e tij, duke filluar nga bashkia e tiranes , presidenti, KLD, SHISH, SHIU, Shtabin e Pergjithshem, Parlamentin , KQZ etj me rradhe. 

e vetmja eshte prokurorja Ina Rama ( cuditerisht ) edhe ajo ka per ta lene postin per pune muajsh.

Tani si ju duket Saliu ju, a nuk eshte Sulltan? 

keshtu qe ne kete moment me vjen ti fus nje te shame me liber shpie atij gjese se gjate edushkes qe ja dha me doren e tij, te gjitha institucionet salise , me ndryshimet kushtetuese qe beri

...me vjen ti fus nje te shame me liber shpie...

E ka pak, po rreziku nuk eshte se do ishte me i paket nese emri i Kryeministrit do ishte ndryshe.

Erion Velia dini gje cer mendimi ka per situaten se ai eshte dhe si tip mobilizuesi i masave opozitare per se gjeri dhe per se gjati.

ACT Now* ka thene Arvizuzuja, ambasadori qe preu pemen para galerise se do bente 4 Korrikun.

Situata perkthehet pak a shume  : dy duar, per nje koke.

P.S. Dini gje nga eshte ky Shikmeni?

* Mbas pushimeve 

Gjyna per popullin e thjesht se eshte Saliu. "Divine justice" per ate te gjatin e PS, me IQ diku te 80, dhe shoket e tij, se te tera keto levizje te Saliut jane brenda ligjeve, fal 2008s.

Rama eshte si Chamberlain! 

Berishes i duhet vene perballe nje Churchill!

Ai i erdhi hakut Malokut te Austrise. Po te ish per Chamberlain, Spice Girls sot do quheshin Gewurz Madchen!

Qe Rama eshte politikan, kjo eshte nje cudi.

Qe Rama eshte i pari i socialisteve pastaj, kjo eshte nje gje qe edhe per shqiperine behet bizarre.

E pane si dicka ndryshe, dicka qe rrezatonte sukses. Mos harrojm qe ne Tirane pati sukses. 

Nga njera ane ska dhe faj i zi Rame. Berisha nuk eshte njeri normal. Plus dhe ata qe i vene prapa Berishes, e kane si Talebanet kuranin!

Mbase nje "visual aid" do ti qartesonte pak idete se kush eshte nga krahu tjeter.

per palen tjeter une nuk harxhoj me germa, o burr.

Eshte "lufte" per civilizim.

Por, tani qe na duhet nje Churchill. Na del nje Kiki qe thot une kam frike!

Shqiperia duhet te ket qene dhe vazhdon te  jete plot me Kikia per deri sa katunari Burgajetit te behet mbret, kopili i Gjirokastres te behet fanar ndricues i socializmit, dhe maloku i Vicidolit te behet nje kombinim i te dyve plus Poseidon qe rri 3 ore ne det dhe kuvendon me sirenat e detit Jon. 

Ata jane pasqyrimi yne, ron. Ashtu si cmimi I nje malli nuk percaktohet ne fakt nga kerkesa dhe oferta, edhe kapot tane nuk u bene te tille nga terheqja e litarit (tug of war) ne na eshte dash nje kohe shoqerisht e domosdoshme m I prodhu. smiley per me shume mund tpysim spiritusin.

Koha shoqerisht e nevojshme me i prodhu mo(n)strat tona eshte vendosur:45 vjet.Ky eshte rendimenti yne kulturor i vendosur ne nje shoqeri te mbyllur.Keshtu qe i bie edhe 25 vjet ta kemi ne kurris sepse koha e perdorimit s'mund te jete kurre me e vogel se koha e shoqerisht e nevojshme e prodhimit .  Por nga mallrat qe shkembehen ne tregun e politikes, ky ka marre vleren e ekuivalentit universal te -floririt (O sali, o flori).Nuk tha kot Enveri:jeni ju pra jemi ne.

 

Spiritus,

Mos te harrojm se kushtet e shoqerise ne fillimin e 45cit te pare ishin thelbesisht te ndryshme nga ato te 45cit te dyte! Megjithate mendoj se celsi per te kuptuar zhvillimet ne 45cin e dyte mbetet Mrika! 

Ne 45cin e pare Mrika na u kthye agronome. Por ku eshte Mrika sot ne 45cin e dyte? Pa ju pergjigjur kesaj pyetje eshte e kote te diskutohet per trajektore zhvillimi.

spiritus, flitet per kete Mrike

 

Po shikoja nje emision tek ABC per nje ngjarje te lezecme ne Kelmend. Zgjidhej vajza me e bukur e krahines. Shife se ishte e lezecme. Njeres te dlire me duken.

Por eshte ende larg shume mundesia qe perparimi te ndryshoje nxitimin nese nuk mbarojne investimet ne infrastrukture, arsim, kulture etj. Kete izolim te ketyre zonave dine ta shfrytezojne fare mire te pabeset e Tiranes.

Dhe luajne me ndjenjat e tyre dhe i ndersejne ndaj te tjereve, "grekeve" qe po u rrezikojne vatanin. Ca persona nuk jane rastesisht ne vendet me hyqymet.

Keta jane llum !

Mos harro dicka Roni, Sala nuk po thyen ndonje regullore. Dhe nga 2020 nuk do jete e sigurte ne rast se do shpetojme nga vendimet ne 2008.

Ati vendi shpetimi mund ti vij vetem nga dikush qe ka ngrene buke dhe ka pire uje ne "land of the free and home of the brave"!

 

 

e paske gati emrin ...Hidhe ......

Erion Veliaj! smiley

Nuk e ke seriozisht Rompno. Nuk ka mundesi qe ta kesh seriozisht!!!

Nuk me duket si djale i zgjuar shume, dhe kur kujtoj dhe shkollen ku ka vajtur, dhe mungesen e ndonje suksesi jashte shqiperise.... i do not know.

ohhh sikur ma nditte zemra....smiley

Kujtoj vetem nje DETAJ pas marrjes se Pushtetit nga Barbaret e Saliut ne 92. Ne institucionin qe quhej Drejtoria e TIRANE ,ku besoj u nderruan edhe pllakat e dyshemeve , pas gati nje viti dolen FRINGOT e Babasqapit te Gaziut.

Tepke ne te veshur me kostume , xhupa dhe mbi te gjitha ate ecjen dhe shikimin Superior, motamo si me pare! Fodull dhe Imponues aqsa Kercenues e Popullore!

Perse ?

Nuk ka te beje as me 45 as 2045 .Eshte nje Institucion me te vertete i Frikshem .Perbehet nga Qen qe mesohen e perdoren si te hane  te Zotin!Eshte i VETMI Institucion i Ligjeruar ne cdo SHTET te BOTES qe ka ne dore Informacionin per te dhena Personale te cdo fushe e te cdo karakteri. Pastaj se si Klasifikohen eshte tjeter gje ne se lidhen me nje veper te Caktuar. Njerzit kane nje Frike te Argumentuar prej Manipulimeve te TYRE .

Per Rastin Konkret Kikija me duket se e ka lene te paplote shpjegimin e FRIKES .Ai lidhet me nje PRAKTIKE Kriminale te Gazidedes se Mbeshtetur nga Berisha .Manipulimin e Fakteve dhe perhapjen e Dizinformacioneve .

Shpjegimi i Frikes se pranueshme te KIKISE ,  nepermjet Krimit qe u NXIT Politikisht ne ate Kohe 96-97 ,si vazhdimesi e mentalitetit te komisioneve te Varrim -Zhvarrimeve , nuk kishte te Bente me Shik-un. Berisha organizoi BANDA te Hapura per Rrahje e Lincim ne cdo ambient ku flitej kunder tij por edhe si terror psikologjik etj . Ai arriti Kulmin me sulmin ne Spital Ushtarak dhe Sulmin ne Cerrik me keto BANDA ! Dhe kete ai e ben ne cdo KOHE , pa pritur Shikera , ashtu sic beri me Banden e Banditert e Komisionit Parlamentar per te Hetuar 21 Janarit me ne krye Jozefpercken duke krijuar te njejtat situata te tipike te Shteteve Paralel nga KIMINELEVE me Pushtet ! 

Rikthimii nje INDIVIDI si kryemanipulator me 'Sulm Grek " e "Sulm i CIA"ne 97 , ne krye te ketij Institucioni , eshte me te vertete nje Ogur i ZI. Per tu kuptuar veprimtaria e tij shikoni se si do Paraqiten shume Opinione ne Publik. Dhe qe te jeni me te Qarte se cfare do ndodhe ( nepermjet krahasimeve ) lexoni nje nga Muuuuuuuuuallitesit kryesore te Berishes me nik KOMUNISTI ose kriptokomunist alias "antikomunisti "!

Ok, artikulli eshte nje klithme e deshperuar,..e pashprese...Shqiperia ne fakt ne kete kohe kerkon nje fije shprese, jo quravitje apo cicerimat online te shkruara nga kolltuket komforte nen avujt e cappuccino-s. Duhet nje Opozite e mirefillte

Sa per korin e eunukeve(Kandaharasve blu) ketu ne PPU thjesh me ndjellin neveri si gjithmone...Si gjithmone te zellshem dhe specjaliste ne parfumosjen e mu..it..Disa vene dhe me larg dhe rrembejne luget dhe ngjyejne turinjte...Sipas jush "LIDERI" duhet te kete te drejte mbi gjykatat,sherbimet informative,Prokurorine,etj.....Ah tourme mjeranesh..o turme mjeranesh!...E quajtet bishe te kuqe kete?..He?

Nderkohe qe gomarit blu po i beni gojore nga tre here ne dite

te zellshem dhe specjaliste ne parfumosjen e mu..it

Sa sakte e ke pershkru, o burre i dheut.

Parfumosja shoqerohet edhe me spray te tipit "je nostalgjik", "je enverist", "monist" etj etj, E kush e thote, pa mire, keta qe jane monizmi dhe lufta e klasave ne bythe!

Eh o emo, keta i perngjajne atyre kasetave magnetofonike qe incizoheshin nga 10-here derisa ju vallezonin tingujt dhe mblidhin shirit..Por kur na pyesnin thoshim "Eshte origjinale" smiley ...I kepusnim dhe nje sticker aty shpejt e shpejt .."Kenge te zgjedhura"

Ah again...Merr kalemin dhe mblidh shiritin, keshtu vajti kjo pune

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f1/Tdkc60cassette.jpg/250px-Tdkc60cassette.jpg

stickeri doli vone smiley

ankerplast bab, ankerplast, i cili natyrisht mbulonte kengen me te preferume, se aty u rraskapiste "bobina" smiley

maj men tregonte Bert Subashi, shoku im po me i madh se une, qe me ka fut ne qejf stonsat m'at fillim, ishin kthy nga nji outing ne Dajt kta, i them ho me, si kalut? Me tha, lene se kishin nji magnetofon me nji kong te stonsave, edhe e bona "grope" te ajo konga. Kupton, dmth ata butonat bckw, play... bckw, play...bckw, play... loool

Aty e kisha fjalen dhe une ato shiritat ngjites A/B qe i kishte kaseta ne ambalazh(spo ja gjeja dot emrin ne shqip) smiley ..(Kishte dhe me germa, numra dhe shirita)

Me kujtohet incizova nje koncert te Madones(ne Itali) nga RAI1 rreth 90-91, por e incizova live nga televizori..Ne pjeset me te bukura te kengeve degjohesh e kollura e thate e babait dhe zhurma e pjatave,kusive qe lante mamaja ne aneks....Mos me paragjyko por e kam luajtur ne mbremje vallezimi ne shkolle ate kasete..Origjinale vella, origjinale.. smiley

Paske qene i privilegjuar ti, me magnetofon ne '90-en smiley

Ke degjuar ata magnetofonet sherebele?(shumica shiteshin ne ngjyre te bardhe)....Zakonisht bliheshin ne dyqanet e dollarit asojkohe rreth 35.000leke te vjetra. Plaku e bleu pas 90-s. Akoma punon sot smiley

Po kam degjuar (ka patur edhe gri) dhe e di qe bliheshin tek dyqanet me valute - pra duhet te kishe valute te huaj. 35 mije leke s'ishin pak ne ato vite smiley

Ne e morem tek 25.000leke(te vjetra). E kishte blere nje shok i plakut asojkohe(me origjine greke)..Iku nje vizite ne Greqi te takonte te afermit dhe u kthye me magnetofon te ri prej andej(kishte nja 3-4 muaj qe e kishte blere sherebelin keshtu skishte c'ti bente dy) dhe keshtu e bleu plaku. E bukura ishte se magnetofoni i blere ne Greqi u prish pas pak vitesh kurse Sherebeli ende punon smiley

Bliheshin ne valute(keshtu i thoshin)..Nuk ishin valute me te vertet, zakonisht ishin tip bonosh te cilat shkruheshin ne valute qe i nxirrte shteti yne zakonisht per turistet dhe kishin vlere te ulet.

Ps: Nuk e di(mbase je ca e vogel) nese ke degjuar per llotarite qe beheshin asojkohe neper ndermarje(keshtu mblidheshin leket per te blere ndonje "placke"). Babai asoj kohe e kishte rrogen tek 8500-9000lekesh te vjetra si inxhinjer.

Nuk ke faj ti qe ankohesh. 35 000 familje te tjera i bojshin ne 6 muj!

!

 

 

 

 

Artikullin e lexova nga gazetat, eee te thuash te drejten, problemi mund te jete shqetesues per politiken, per demokracine, por jo dhe aq shqetesues per masen e gjere te popullit ku problemi kryesor eshte sigurimi i bukes se perditeshme. Ketu ka plas nje varferi e madhe, gjendja paraqitet me keq se viti i kaluar, ka nje renie ne cdo gje. Masat e qeverise per te zhdukur varferine, si duket kane deshtuar. 

Nis pastrimi i dosjeve në SHISH për lidhjet e Berishës me serbët, trafikun e armëve dhe pastrimin e parave

 

Arsyeja kryesore se pse Berisha luftoi 7 vjet me amerikanët, apo me dy presidentët tanë dhe opozitën, për të kapur Shërbimin Informativ Shtetëror, nuk është vetëm përdorimi i këtij shërbimi si kamxhik politik, për të përndjekur, përgjuar dhe trembur opozitën. Makthi kryeministrit është informacioni që mbledh dhe përcjell ky institucion për veprimtarinë korruptive të qeverisë. Berisha ka qenë i shqetësuar, pasi për shtatë vite me radhë ka qenë i survejuar nga SHISH.

Ndaj detyra e parë që Berisha i ka ngarkuar Visho Likës është verifikimi dhe pastrimi i dosjeve të qeverisë, të krijuara nga administrata e fshehtë e Bahri Shaqirit prej shtatë vitesh. Shërbimi Informativ Shtetëror është kapur në befasi nga Berisha, në një kohë kur po mblidhte informacion për disa afera tronditëse të qeverisë. Në funksion të sigurisë kombëtare, Shërbimi Informativ Shtetëror mësohet se po hetonte prej kohësh lidhjet e familjes kryeministrore me bizneset dhe sekserët serbë, të cilët prej 7 vitesh kanë kapur ekonominë shqiptare. Kompanitë dhe sekserët serbë dominojnë sektorët kyç, duke filluar që nga ndërtimi i akseve kombëtare, tregun e energjisë, portet, shkëmbimet tregtare, naftën, importin e plehrave etj. Po ashtu, mësohet se Shërbimin Informativ Shtetëror po hetonte një tjetër skandal qeveritar, që ka të bëjë me trafikun e armëve drejt vendeve të Lindjes, nëpërmjet trafikantëve serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Po në funksion të sigurisë kombëtare, SHISH po grumbullonte informacion për largimin jashtë Shqipërisë të parave të korrupsionit nga ministrat dhe kryeministri. Prej disa muajsh, nga Shqipëria po largohen shuma të mëdha parash korrupsioni me “Çarter” dhe avionë. Po ashtu, nën survejimin e Shërbimin Informativ Shtetëror ishin edhe disa biznese të dyshimta të njerëzve të qeverisë dhe vetë familjes kryeministrore. Siç dihet, Shërbimi Informativ Shtetëror është një nga burimet bazë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i takon informimit për veprimtarinë e errët të qeverisë, kryeministrit Berisha dhe mafies që e rrethon. Ndaj dhe puna e parë e Vishos është informimi i kryeministrit se çfarë informacioni ka mbledhur Shaqiri për veprimtarinë e familjes kryeministrore dhe ministrave. Natyrisht, faza e dytë ka të bëjë me shkatërrimin e dosjeve kundër qeverisë. Ndërsa faza tjetër ka të bëjë me spastrimin e punonjësve të SHISH, të konsideruar si kundërshtarë të pushtetit. Spastrimet në SHISH janë paralajmëruar prej kohësh nga ambasada amerikane, ku Berisha synonte të zëvendësonte profesionistët me militantë të PD. 
Fatos Klosi
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, pohoi se arsyeja kryesore e kapjes së SHISH nga Berisha, është kontrolli i informacioneve që ky institucion mbledh dhe përcjell tek shërbimet e tjera. Klosi ka deklaruar se shkarkimi i Bahri Shaqirit erdhi pikërisht në kohën kur punonjësit e SHISH ishin me pushime. “Në funksion të sigurisë kombëtare, Shërbimi Informativ Shtetëror mbledh informacione, që mund të bien ndesh me interesat e qeverisë, ose që nxjerr zbuluar anëtarë të qeverisë. Kjo është një sëmundje e hershme e Kryeministrave të këtij vendi, ata kanë frikë nga Shërbimi, sidomos nga marrëdhëniet e tij me partnerët e huaj. Mua më duket që kjo ngutje që është bërë tani, në këtë periudhë vere, kur nëpunësit e lartë edhe në vendet e tjera janë me pushime, ka lidhje tamam me këtë, që t’i kapë papritur ata dhe që ata të mos ndërhyjnë dot më”, theksoi Klosi. Ai ka pohuar se kryeministri ka dashur ta heqë z. Shaqiri që kur erdhi në vitin 2005. “U mundua shumë herë dhe të bën përshtypje jo pse e hoqi, por të bën përshtypje që sapo u caktua presidenti i ri, ndoshta ishte nga detyrat e para që kishte marrë përsipër, unë jam i sigurt që marrëveshja për t’u bërë president ka pasur brenda edhe heqjen e drejtorit të Shërbimit Informativ, dhe presidenti para ca ditësh na bëri deklaratën që është kompetencë e kryeministrit, që ishte e gabuar, ai u ngut për të thënë që unë do ta heq drejtorin e Shërbimit dhe sot më në fund e hoqi”, theksoi Klosi.

Tahiri: Kur Berisha dhe Ndrea Prendi vrasin, bandat bëjnë kërdinë

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Saimir Tahiri, theksoi se kur kryeministri dhe Komandanti i Gardës vrasin, kriminelët dhe bandat bëjnë terror me armë ndaj qytetarëve pa u hyrë gjemb në këmbë. “Kur i pari i qeverisë vret qytetarët e vet, siç ndodhi në 21 janar, e kurrkush nuk mban përgjegjësi pas hekurave të burgut, kriminelët dhe bandat bëjnë terror me armë ndaj qytetarëve pa u hyrë gjemb në këmbë. Kur pazaret e pista i bën vetë i pari i qeverisë, pazaret e më të vegjëlve as llogariten. Ndaj pa u shkulur Sali Berisha, nuk mund të rikthehet drejtësia në vend. Nuk mund të garantohen institucionet e pavarura, Prokurori, Gjykata, Shërbimi Informativ Shtetëror në radhë të parë, nuk mund të ndëshkohen ata që fshihen pas imunitetit, e po kështu, edhe grabitësit, hajdutët, kriminelët dhe bandat që po bëjnë kërdinë dita ditës”, theksoi Tahiri. Ai deklaroi se pa u shkulur Sali Berisha dhe qeveria e tij, nuk mund të rikthehet qetësia dhe garancia për jetën e qytetarëve, sepse i pari që e kërcënon, është vetë Sali Berisha. “Ne do i rikthejmë qytetarëve sigurinë, qetësinë dhe garancinë për jetën e për pronën, duke rikthyer më së pari pavarësinë e institucioneve kushtetuese për ti rikthyer dinjitetin shtetit shqiptar, institucioneve dhe vetë qytetarëve. Ne do garantojmë jetën, pronën dhe dinjitetin e çdo qytetari, siç do vëmë para hekurave të ligjit, cilindo bandit a kriminel, hajdut a grabitës, qoftë ky edhe nga këta pushtetarët e sotëm”, pohoi Tahiri. Ai tha se qytetarët grabiten në mes të ditës, ndërkohë që Sali Berisha dërdëllit për imunitetin. “Vriten në rrugë, në shtëpi, në plazh, në qytet e fshat, ditën e natën, ndërkohë që Sali Berisha grabit institucionet e pavarura, siç bëri më së fundi me KLD dhe SHISH me ndihmën e President Bujarit. Rrugët lahen me gjak nga aksidentet skandaloze ku humbin jetën fëmijë, të rritur e të moshuar, ndërkohë që Sali Berisha mban rekorde noti. Kush do garantojë rendin dhe sigurinë kur Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më institucion i pavarur sepse u grabit nga Sali Berisha dhe iu rikthye një militanti qorr që për eksperiencë pune ka kohën e SHIK-ut të Gazidedes dhe marrëdhëniet me jashtë në PD”, pohoi Tahiri.

Ministrat largojnë paratë me avion

Në fund të mandatit të dytë qeverisës, familja kryeministrore dhe ministrat e kabinetit, transportojnë çdo javë me avion larg Shqipërisë paratë e korrupsionit. Paratë e pista janë fituar nëpërmjet aferave të ndryshme, duke filluar që nga shitja e pronave publike, shitja e hidrocentraleve, dhënia e tenderëve, shitja e puseve të naftës, nga minierat si dhe nga pazare të tjera. E vetëdijshme për veprimin e drejtësisë pas dorëzimit të pushtetit, mafia në qeveria, po transporton paratë e pista në banka jashtë Shqipërisë. Partë futen në banka të ndryshme ose fshihen tek miqtë.

Lidhjet e Berishës me qarqet serbe

Lidhjet e Berishës me qarqet serbe janë të hershme dhe të ndërlikuara. Ato startojnë që në vitet e fundit të regjimit komunist, ku UDB jugosllave e kishte rekrutuar Berishën si spiun. Natyrisht, këto lidhje Berisha i përdori për të ardhur në krye të PD si dhe për të marrë më tej pushtetin. Ndaj dhe jo rastësisht Berisha theu embargon, duke furnizuar makinerinë e luftës së Millosheviçit me naftë dhe armë. Më tej, në vitet 2008-2010, mediat e huaja zbardhën lidhjet e kryeministrit me trafikantin e armëve Slopodan Tesiç. Aktualisht, njeriu që mban gjallë lidhjet klienteliste të Berishës me kompanitë serbe, është sekseri i njohur ndërkombëtarisht, Damir Fazlliç. Adriatik Doçi

Shkrim teper i dobet, dhe qe duhet tua fyeje intelligjencen - po qe se e keni nje te tille.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).