Jam një harabel i pandreqshëm

që shikoj paturpësinë

e trumcakëve

e për fat të mirë

nuk i tregoj kurrkujt për detaje.

Pastaj, i ruaj të gjitha në një kuti

si çdokush ruan cullufet e prera nga 

kumbarët.

Kur fluturon

të duhet të besosh atë

që i mungon shpirtit

dhe t'ia kthesh zemrës

buzëqeshjen e munguar.

Mund të ndalosh në majën 

e lisit

dhe t'i ndjesh frymarrjen

aq të thatë

të takosh lejlekët

e për dreq

të kesh harruar krahët

e fluturimit.

 

Jam një harabel

që çdo centimetër tokë

e çukis me sqepat e

shqipes

për t'i ruajtur të paprekura

ngastrat e djerra të shpirtit.

 

Ksamil , 8 gusht'

 

2 Komente

simpatike strofa e fundit dhe imazhi i kutise se cullufeve. por mjaft metafora me vijne te pakuptueshme.

E veqante

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).