Për vite me radhë, shkencëtarët e klimës kanë paralajmëruar se përdorimi i tepruar i lëndëve djegëse me bazë fosile (qymyrit, naftës dhe gazit natyror) është duke e vënë në rrezik botën nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga vetë njeriu.

Rritja e përqendrimit në atmosferë të dioksidit të karbonit, efekt ky anësor i lëndëve djegëse fosilore, mund ta ngrohë planetin, të rrisë nivelin e shirave e me të edhe nivelin e deteve. Tani, këto ndryshime po ndodhin ngado të kthesh kokën edhe pse korporatat e fuqishme dhe propagandistët mediatikë, si Rupert Murdoch, po mundohen ta mohojnë të vërtetën. Gjatë javëve të kaluara, SHBA-ja ka hyrë në periudhën më të rëndë të thatësisë ndonjëherë. Shtetet në Midwest, ku prodhohet shumica e drithërave, i janë nënshtruar të nxehtit të madh, dhe gjysma e vendit është përfshirë nga thatësia dhe nuk pritet ulje e temperaturave.

Në anën tjetër të botës, Pekini është prekur nga shirat më të rrëmbyeshëm ndonjëherë, me vërshime që kanë shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve. Edhe Japonia po përballet me shira të rrëmbyeshëm. Dy prej rajoneve më të thata të Afrikës – Briri i Afrikës në Lindje dhe Saheli në Perëndim – kanë përjetuar thatësi shkatërrimtare dhe periudha të rënda urie gjatë dy viteve të kaluara: shiu nuk ra kurrë, duke bërë që miliona njerëz të vuajnë nga uria.

Shkencëtarët i kanë vënë një emër kohës sonë, “Antropoceni”, term me rrënjë greke që nënkupton “epokën e dominuar prej njerëzve” – një periudhë në historinë e tokës, në të cilën njerëzimi është bërë shkak i ndryshimeve klimatike të përmasave globale. Njerëzimi ka ndikuar jo vetëm në klimën e tokës, por edhe në përbërjen e oqeaneve, habitateve tokësore dhe detare të miliona specieve, cilësinë e ajrit dhe ujit, ashtu si edhe në ciklet e ujit, nitrogjenit, fosforit dhe komponentëve të tjerë të rëndësishëm që e mbajnë jetën në planet.

Për shumë vjet, rreziku i ndryshimeve klimatike është parë si diçka që pritet të ndodhë në të ardhmen e largët, një rrezik me të cilin mbase do të përballen fëmijët tanë, apo edhe fëmijët e tyre.

Natyrisht vetë ai kërcënim ka qenë arsye e mjaftueshme për të vepruar. Megjithatë, tani e kuptojmë më mirë se ndryshimet klimatike kanë të bëjnë me ne, gjeneratën e sotme.

Tashmë kemi hyrë në një periudhë të re dhe të rrezikshme. Po qe se jeni të rinj, ndryshimet klimatike dhe rreziqet e tjera të shkaktuara nga njeriu do të jenë faktorë të rëndësishëm në jetën tuaj.

Shkencëtarët e vënë theksin te dallimi midis klimës dhe motit. Klima është skema e përgjithshme e temperaturave dhe reshjeve në një vend të caktuar. Moti është temperatura dhe reshjet në atë vend, në një kohë të caktuar. Siç thotë një thënie e vjetër: “Klima është ajo që pret; moti është ai që të pret”.

Kur temperaturat janë jashtëzakonisht të larta, apo reshjet janë të shumta apo të pakta, shkencëtarët mundohen të vlerësojnë nëse kushtet e pazakonshme janë rezultat i ndryshimeve afatgjata klimatike, apo thjesht pasqyrojnë një variacion të pritur. Pra, a është vala aktuale e të nxehtit në SHBA (që e ka bërë këtë vit si më të nxehtin ndonjëherë), vërshimet e rënda në Pekin apo thatësia e rëndë në Sahel një periudhë e zakonshme e motit të keq, apo thjesht rezultat i ndryshimeve afatgjata klimatike, të shkaktuara nga njeriu?

Për një kohë të gjatë, shkencëtarët nuk kanë mundur t’i përgjigjen me saktësi një pyetjeje të tillë. Ata nuk ishin të sigurt nëse një fatkeqësi e caktuar meteorologjike mund t’i atribuohej njeriut, në vend të variacioneve natyrore. Ata madje nuk mund të pikasnin nëse një gjendje e caktuar (si shirat e rrëmbyeshëm apo thatësia) ishte aq ekstreme, saqë i tejkalonte përmasat e normales.

Megjithatë, përgjatë viteve të kaluara, një shkencë e re mbi klimën “e zbulimit dhe atribuimit” ka bërë progres të madh, si në aspektin konceptual, ashtu edhe në atë empirik.

Detektimi nënkupton përcaktimin nëse një fenomen ekstrem është pjesë e lëkundjeve të zakonshme të motit, apo simptomë e ndryshimeve më të thella dhe afatgjata. Atribuimi nënkupton aftësinë për të gjetur shkaqet e mundshme, që qëndrojnë tek aktivitetet njerëzore, apo edhe faktorët e tjerë. Shkenca e re është duke i thelluar njohuritë tona – por në të njëjtën kohë po na jep arsye për t’u shqetësuar.

Disa studime të viteve të kaluara kanë treguar se shkencëtarët njëmend mund të detektojnë ndryshimet afatgjata klimatike, si rezultat i shpeshtimit të ngjarjeve ekstreme – si valët e të nxehtit, shirat e rrëmbyeshëm, thatësia e mëdha dhe stuhitë e fuqishme. Duke përdorur modele precize të klimës, shkencëtarët jo vetëm që po detektojnë ndryshimet afatgjata klimatike, por po ashtu janë duke ia atribuuar disa prej tyre shkaqeve njerëzore.

Gjatë viteve të fundit kanë ndodhur një numër tronditës fenomenesh ekstreme në mbarë planetin. Në shumë raste, edhe faktorët natyrorë kanë pasur rol.

Gjatë vitit 2011, për shembull, atmosfera “La Nina” mbizotëroi në Oqeanin Paqësor. Kjo nënkupton se uji shumë i ngrohtë u përqendrua afër Azisë Juglindore, ndërsa uji shumë i ftohtë afër Perusë. Kjo gjendje e përkohshme shkaktoi shumë ndryshime afatshkurtra në reshjet dhe skemat e temperaturave, duke shkaktuar, për shembull, vërshime të rënda në Tajlandë.

Megjithatë, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se disa katastrofa të mëparshme kanë të bëjnë me ndryshimet e shkaktuara nga vetë njeriu. Për shembull, ngrohja e shkaktuar prej njeriut e Oqeanit Indian mbase luajti rol në thatësinë e rëndë më 2011 në Bririn e Afrikës, që nxiti uri, luftëra dhe etje, duke prekur miliona njerëz. Megathatësia aktuale amerikane mbase pasqyron një kombinim shkaqesh, përfshirë La Ninan dhe valën masive të të nxehtit, të intensifikuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara prej njeriut.

Dëshmitë janë solide dhe po shtohen gjithnjë e më shumë. Njerëzimi është duke e vënë veten në rrezik, përmes ndryshimeve klimatike që i ka shkaktuar vetë. Si bashkësi, ne do të duhet që me vendosmëri të kalojmë prej një ekonomie të bazuar në lëndë djegëse mbi bazën e fosileve, tek teknologjitë e reja të pastra.

Qytetarët në mbarë botën janë të gatshëm ta dëgjojnë atë porosi dhe të veprojnë në pajtim me të. Megjithatë, politikanët kudo janë skeptikë, posaçërisht për shkak se kompanitë e naftës dhe të qymyrit janë politikisht të fuqishme. Mirëqenia e njeriut, madje edhe mbijetesa, do të varen nga triumfi i të dhënave shkencore dhe i teknologjisë mbi lakminë shkurtpamëse, pavullnetin politik dhe valën e vazhdueshme propagandistike antishkencore të korporatave.

*Autori është profesor në Columbia University dhe këshilltar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. Shkruar për Project Syndicate. 

29 Komente

S'e dija që peshku bënte propagandë (përveç asaj të politikës shqiptare).

Nejse, ja t'u them një llaf të sigurt: Jo, nuk e ka nxehë njeriu Tokën... se pastaj duhet me shpjegu' se kush i ka nxehë edhe planetet e tjera... po sigurisht, nuk jetojmë në Mars që të na raportohen këto të dhëna delikate...

 

Esh sahati, tiktak, nigjo Fiqon, po i pati pature ardhuare rradha, aha

Kujt, marsit e? Ene aty ka pas Maja?

Artoooooo, hajde shpejt me ndonje kundepergjigje se po e tepron ky admini smiley

Thuhet se para se të bëhej ashtu i ndryshkur e i thatë, Marsi na kish lulëzuar e qytëruar dikur... pastaj iu sulën Tokës... sa ironike që tani mendojnë t'i sulen prapë Marsit...

Harry M.F. Potter!!!

PS: Isha ne Pan. Cit. Beach kur eshte bo ajo fotoja me mjegell. M'kat te 21-te, mjeglla shtru si tapet i kat me poshte.. Te vite ti hipshe ne kurriz. smiley 

a e din qe marsi ka ven vetem per 1 billion, kurse ne kena shku 7 e kacafiu smiley

("total recall" - a bit more than a hot arnold-sharon encounter of the 3rd kind... the truth is out there)

c'presim atehere? nisemi!! smiley 

kom edhe dy vene qe du me i jetu icik, Bame (pervec kti ku jom tani) smiley

qe t'mos ikim me koken mrapa

Njeri dhe me i sigurti fare eshte ne ...POTOM

Vazhdon tjerrja e leshit...

Swedo..jane bere mode keto trikot e leshit smiley

Perpara se te fillojne luften vendet pergatitin propaganden me perpara dhe pastaj kalojne tek "ato" planet luftarake..Propagande frikesuese, shpelarje truri te masave qe tju paraqesin se lufta eshte e paevitueshme.

 

Ky nalmadhnia i Britanise(i cili eshte nje nga mbeshtetesit e flakte te kishes)  u shpreh ne 2008  se kemi vetem 18 muaj te ndalojme shkaterrimin global

‘We have 18 months to stop climate change disaster’, declared green convert Prince Charles on the BBC’s Today programme in May 2008

 

Kisha e Ngrohjes Globale mori nje goditje te rende qe prej zbardhjes se atyre emaileve, dhe ka filluar te humbe ne menyre drastike ndjekesit e saj...Por Propaganda vazhdon si gjithmone..Njerezit kane humbur interesin, kane probleme reeale me se te merren si psh smileyi te mund te paguajne ato kestet,llogarite dhe faturat qe vijne pa pushim poshte deres..

Ne rastin e Selise se Shenjte se Ngrohjes Globale(dhe Missionareve te Ndryshimeve Klimaterike nga njeriu) e cila mbeshtetet ne fakt nga instancat me te larta nderqeveritare ne rang global po ju kerkohet banoreve te planetit te fusin duart me thelle neper xhepa...Per cdo thithje ajri qe konsumoni ne mushkeri - 1dollare..., per cdo po..dhe - 5dollare....Kush nuk paguan taksen do ti qepet goja dhe taposet  nga pas si shishe me vere  smiley Si guxoni ju mor kriminelet e planetit te mos paguani taksat e ndotjes se planetit?...Dhe keto taksa ku vene?..hmmm

lexo me poshte

Ja dhe Profeti i kishes i cili u be miljarder nga shit-blerjet e pordheve..(me fal te drejtave te dioksidit-karbonit) desha te thoja.. Nje gje duhet te kuptoni se ky sistem piramidal global eshte thjesht nje biznes teper is sofistikuar dhe i kamufluar me flamure te gjelber i cili ne fakt po godet vendet ne zhvillim dhe shtresat e varfra ne bote...

PS: Temperatura globale ka qene me  nxehte ne perjudhen e Perandorise Romake...Me sa duket asojkohe njerezit pirdhnin shpesh pa e kuptuar se cdem na shkatuar ne sot!..God damn you Romans!!!

 

Arto, une e kam pare filmin e Al Gores para disa vitesh dhe eshte per tu shqetesuar vertet, jo per bere indiferentin apo ironikun, sic bejne disa raca ne perendim qe as e kane fare ndjenjen e pergjegjesise apo te jeteses ketu ne toke. Nuk i ndigjon statistikat qe thone se nga industrializimi dhe mbipopullimi po prishen ekuilibret e natyres, ujti i embel po paksohet, qeniet e ndryshme po ngordhin, CO2 po shtohet sidomos ne Azi, etj, etj. 

Pjero keshtu eshte kur politika ngaterrohet me shkencen...Kalojme tek fantashkeca.

Filmi i Al-Gore ishte nje tragjikomedi absurde (e cila u rendit ne dokumentaret e fantashkences). Te gjithe shkencetaret,profesoret dhe akademite serioze e distancuan veten nga permbajtja e tragjikomedise Al-Gorjane.

Hajt po zgjedhim te injorojme efektet temperature mbi planet, prap se prap  burimet natyrore jane te kufizuara, dum apo s'dum ne.

Nuk jam kunder ...Burimet natyrore jane te kufizuara...PSH:1 miljarder harxhon te njejtat burime natyroro/energjike sa 100.000 qytetare te thjeshte. Por ne anen tjeter na kerkohet neve te shterngojme me fort rrypin dhe ironikisht jane "ata miljarderet" qe e kerkojne kete..

Ne emer te Kishes se ngrohjes Globale po behet masaker sistematike ne Pyjet e shiut ne Ameriken Jugore(kryesisht Brazil)..per ti mbjelle me soja dhe per te prodhuar biofuel ne emer te shpetimit te ambientit...Ironike he?

Bollox!

what is bollox bro?

KOQE smiley

Para se klima e provokuar nga sjellja njerzore të ketë arritur të rrezikojë seriozisht homosapiens-in, kjo qenje nuk do bëjë më hije mbi planet, sepse do jetë zhdukur (por jo nga klima) nga bomba demografike. Brenda 100 vjetëve të ardhshëm, thonë disa burime studimore serioze.

"Mendojeni tokën si një organizëm gjigand dhe të gjallë që është sulmuar nga miliarda bakterie, numri i të cilave dyfishohet çdo 40 vjet. Ose trupi, ose bakteri vdes, ose të dyja bashkë". (Gore Vidal)

Cilat jane ato burime studimore serioze? Ndonje link?

s-ka lidhje, janë vetëm në formë letre! 

E marr vesh... vetem ne leter ne 2040 mund te behet popullsia e botes 12 miljard. Ne nje leter qe te mos kete mundesi ta shohe kush.

E vetmja mundesi djema, eshte planifikimi familjar, ku te mos lejohen me shume se 2-3 lindje. Gjerat jane te lidhura, nese do shkojme 9 miliard, do kete me shume CO2, me shume prishje te klimes, me pak prodhim bujqesor,  me pak uje, pra uri e etje, acarim, luftera etj. 

Cdokush ka cmimin e vet swed-o...Sidomos ne kohe krize..Mos harro se qeset e denareve zgjdhen nga organizmat qeveritare dhe panelet qeveritare..Jane po ata qe e krijuan dhe  mbrojne fanatikisht Fene e Ngrohjes Globale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).