Prej Kangëve e Jetës së Korbit

 

Në rendin e superlativave për të zezën, krahasimi në shqip me korbin asht jo vetëm ma i lerti por njikohësisht edhe ai ma i ngarkuemi poetikish. Kur duem të nxjerrim në pah sa i errët asht në të vërtetë gjasendi, me shumë thjeshti themi; ‘i zi si korbi’. E pra, shoqënimi i ngjyrës absolute me shpendin shenjëzi asht nji ndjesi gati istinktive, (e kjo jo vec në kulturën tonë popullore). Mbi  këte vetëdije të njesueme Ted Hughes ndërton botën e tij sa të ngjeshun aq dhe të përhapun,  sa tragjike aq edhe komike.

Qasja e poetit nuk asht ai rrëfim i pritun e i kuptueshem qi zen fill kah simbolika e shtjellet matej deri në zbërthimin e tejdukshëm. Filli e endja këtij vëllimi poetik sillen brenda caqeve të nji bote të përveçme e të pashoqe, brenda mitologjisë e shtegtimit tek fuqitë e dështimet e pameritueshme të kësaj shpeze.

Kandvështrimi i lavruem i poetit asht njimend i mbrujtun me përdorim gjuhe të përsosun, apo sic thekson  A. Alvares,  ‘me  vizione poetike qi i përshtaten si masëmiri realitetit shkatërrues qi jetojmë na sot’.

Megjitate Ted Hughes asht dhe ma tepër. Për mue ai çalltis drejt  magjikes, drejt shendrrimit antromorfitik. Me nji prekje mjeshtri, ai mundet me ngjeshë mbi vete pendët e korbit, me kundrue prej syve të tij të errët e me mendue me trutë e papërfillshëm të këtij përbindëshi. 

 

Nji e pesta e vëllimit Korbi, ruhet kronologjia e origjinalit.

Përkthimi, parathania , e ilustrimi  v-b

Vijon  

 

Dy Gojdhana

I

E zez çka zen syni

E zez çka këthellë gjuha  

E zez ish zemra

E zez mëlçia, të zez mushkintë

T’ paafta me u ngi me dritën

I zi gjaku në skutën e vet t’ kumbushme

T’zez  blandzat e farkueme n’ furrnaltë

T’ zez dhe muskujt

Përpjekë samund me dalë n’ dritë

T’ zez nervat, t’ zez trutë

Me vegimet e tij n’ vorr kondisë 

I zi dhe shpriti, ai belbëzim vigan

I britmës qi, sado mahitë, 

s’mundi me shqiptue dot diellin e vet.

 

II

 

T’ zez kryet e rime të vidrës ngrehun.

I zi asht guri qi tretet n’ shkumë.

I zi asht thamthi n’ pellg t’gjakut.

 

I zi asht troll-ruzullimi, dy gisht nen te,

Nji voe e territ

Ku dielli e hana ndërrojnë motet

Me klloçitë nji korb, nji ylber t’zi

I përkulë n’ shprazti

      mbi shprazti

        Por n’flutrim

 

Prejardhja

N’fillim qe Britma

Kush krijoi Gjakun

Kush krijoi Synin

Kush krijoi Tutën

Kush krijoi Krahin

Kush krijoi Ashtin

Kush krijoi Granitin

Kush krijoi Vjollcën

Kush krijoi Kitaren

Kush krijoi Djersën

Kush krijoi Adamin

Kush krijoi Marien

Kush krijoi Zotin

Kush krijoi Hiçin

Kush krijoi Kurrën

Kurrën e Kurrës s’ Kurrës

 

Kush krijoi Korbin

 

Britmue për Gjak

Për Kryma Thërrmija

Për çkamos

 Brylat shpuluem tue dridhun n’ bugatjen e çerdhes

 

Hetim i Portë-mitrës

Kush i ka këto kambë t’thata si krraba?  Mortja

Kush e ka këte fytyrë t’ ashpër e t’ rreshkun? Mortja

Kush i ka këto mushkëni qi ende frymarrin? Mortja 

Kush i ka këte petk muskujsh t’ nevojshëm? Mortja

Kush i ka këto blandza qi s’përmendë dot goja? Mortja

Kush i ka këto tru t’dyshimtë? Mortja 

Tanë këte gjak t’ përlymë? Mortja 

Këto sy qi sa mezi shohin? Mortja

Këte gjuhë t’idhët e t’nemun? Mortja

Këte syhapje t’rastishshme? Mortja

 

T’  dhantume,  t’ zgrepun, a n’ peng te gjyqit

Majtun?                                                                                                       

Majtun

 

Kush zotnon gjithë rrokullinëm t’ rime e t’gurtë e? Mortja

Kush zotnon krejt hapsinën? Mortja

 

Kush ash ma i fortë se shpresa? Mortja

Kush asht ma i fortë se vullneti? Mortja

Ma i fortë se dashtënia? Mortja

Ma i fortë se jeta? Mortja

 

Po kush asht ma i fortë se Mortja?

                     Un, pa fjalë.

Çapon, Korbi.

 

Nji Vrasje

Fshikullue me kambë çalë

Shtie kryesh me saçma trush

Shtie qorr me sy

Nallmue n’ vend me brinjt e tij

Mbytë 

Kah rryli i fytit   

Pa i dalë grahma e fundit 

Rrëxue shakull me levë prej vetë zemnës

 

Këqyri  jetën qi e shporitë përtej, nji andërr vetëtimë

Mejsa n’ gjak të vet u mbytë saora

 

Prej peshës së’ blanzatvet përfund u terhekë

 

Nxjerri nji britmë kah avisi i shpirtit, ish rranja e tij

 tue u shqe

Prej shtratit t’atomit

Gojës-shqyem i shpëton nji kujë qi preu n’te

 si prej s’ largu

 

Dhe u plasë në bërdhok t’ trollit

 

Atëbotë ai mundi me ndie nji za t’largët e t’ mekët  - ‘Asht djalë!’

 

Dhe gjithçka u kthe n’ terr

 

Korbi dhe Nana

Kur Korbi qau veshi i nanës

U shkrumbue në zhar. 

 

Kur ai qeshi ajo qau 

Gjak gjoksi, shuplakat vetullat të gjitha kulluen gjak.

 

Ai u përpoq me hedhë nji hap, nji tjetër, e nji ma shumë -

Çdonji prej tyne i la n’ fytyrë t’ saj nji vragë t’gjithhershme.

 

Kur ai shpërtheu n’ zemrim

Ajo u tërhekë për pas  me nji plagë t’ mnershme e nji rankim t’ kobshëm.

 

Kur ai u ndalë ajo u mbyllë n’te si kapak libri

N’ fijen e shenjës iu desh me vijue ma tej.

 

Ai hypi në makine, rreth zverkut t’ saj

u pështjell nji kavo tërhekse, ai hopi  jashtë.

 

Ia behu n’avion por trupi i saj ish peng përsëshuli -

Pat nji kapërthim t’madh, flutunimi u ndal.

 

Ai kërceu n’ nji raketë

Trajektorja  zhbiroi tejpërtej zemrën e saj po ai s’lëvizi

 

E ish mirë n’raketë, anise s’ mundi me keqyrë shumë

Por prej dritores nji sy Krijimit i huedhi

 

Pa yj me milliona milje larg

E këqyri avenirin e rruzullimit

 

Qi çelej e çelej

E nuk luejti e fjeti e masëfundi

 

Përplasë n’ hanë u zgjue, e dul jashtë rrëshqanë   

 

Nen vithet e së amës.

 

Porta

Jashtë nen diell qendron nji kurm.

Rritet prej trrollit t’ fortë.

 

Asht pjesë e ledhit të troll-rruzullimit.

Bimë toke - si puna e gjenitaleve

E kërthiza t’ pafleta

Gjallmojnë ndër plasarijet e tij.

Ashtu dhe disa prej krijesave të tjera t’ tokës - si goja.

Te gjithat e kan rranjët në tokë, o s’paku ushqehen me dhe, toksor.

Qi  ledhin e trashë.

 

Veçse në at’ ledh asht nji portë –

Nji kofëz e zezë:

Bebja e synit.

 

Prej asaj porte erdh Korbi.

Flutrue prej dielli në diell, ai gjet kët strehë.

 

Nji Lojë Fëminore

Kurmat e burrit e grues u gjend t’ pashpirtë,

Si peshq gojëhapun, me këqyrjen e shastisë, t’topitun

Në kopsht të Edenit.

Zoti bluejti me mend.

 

Problemi ishte aq i rândë sa e përgjumi.

 

E korbi u qesh.

Ai sqepoi Krymin, djalin e vetëm t’ Zotit,

N’ dy gjysma përdredhëse.

 

Shtini brenda burrit gjysmën e bishtit

Me pjesën e plagume t’ vierun jashtë.

Shtini gjysmën e kreut brenda grues me kryet në fillim

E krymi hini ma thellë e ma nalt

Përsa n’mes syve t’ grues këqyri

E thirri gjysmën e bishtit me iu bashkëngjitë shpejt e ma shpejt

Se Oh, kishte kaq shumë dhimtë.

 

Burri u përmend tuj u rrokapjekë përmes bari.

Gruaja u permendë tuj e pa at t’ avitun.

Asnji s’ po mirrte vesh se ç’ kish ndodhun.

 

Zoti vazhdoi tue fjetë.

 

Korbi vazhdoi zgërdhitun.  

 

Mësimi i Parë i Korbit

Zoti u përpjekë me i mesue korbit me folë.

‘Dashni,’ tha Zoti. ‘Thuej Dashni.’

Korbi u shushatë e nji peshkaqen i bardhë ra fill e n’ det

E shkoi tue u vërtitë teposhtë thellsinë e vet tue matë.

‘Jo, jo’, tha Zoti. ‘ Thuej Dashni. Provoje tash. DASHNI.’

Korbi u shushatë e nji mizë blu, nji cece, e nji mishkojë

U avitën e largunë si shigjeta

Kuvlive t’ tyne t’epshit

Për të fundit herë tha Zoti, tash, DASHNI.

Korbi u përdredh, hapi sytë, e vuelli e

Kryet e vetëm e t’patrup  të robit

Mugulluen në tokë me ca sy rrotullues

Tue dërdëllisë kundërshti -

E para se Zoti mund ta ndalte korbi vuelli përsëri

E vulva e femnes qafën e robit qarkoi e

e shtrëngoi

Të dy u përleshën jasht në lendinë 

Zoti u përpjekë me i nda, troi, vajtoi -

 

Korbi fluturoi tej pendueshëm.

 

Korbi Zbret

Korbi këqyri grigje bjeshke tue u avullue

në nadje

E pa detin

Kërbisht-zi, e me gjith tokën n’ spërderdhjen e tij 

Ai pa yje qi n’ terr larg tymuen, kërpurdha

të pyllit kurrgja, sporet e tyne tue mjegullue, virusi i

Zotit.

E ai fërgëlloi me mnerrën e krijimit.

Në shajnin e mnerës

Shqoi kët shkarpë, pa-shollë, e qullë prej shiut,

Qi prehesh n’ nji kënetë

E ish ky kosh plehnash me fund t’ kalbun prej ndryshkut

Nji kand lojnash për erën, n’ nji shkretetinë pellgjesh

Ish nji zhgun n’ nji raft të ërret, në nji odë

T’ heshtë, n’ nji shtëpi të heshtë 

Ish kjo fytyrë tue pi duhan midis muzgut të dritores e gacave të zjarrmit

Ngat fytyrës, kjo dorë, e pajete

Ngat dorës nji kupë.

Korbi rrahi qepallat, ai rrahi qepallat, kurrgja nuk hupi

Ai kundroi provat

Kurrgja s’ i shpëtonte atij. (asgja s’ mund t’i shpëtonte.)

 Ai Çast

Kur frymënxjerrja e grykës t’ revoles me avull t’ kaltërt agzotit

u përcoll

Sikur prej  taketukes përcillet cigarja

 

Dhe e vetmja fytyrë n’ kët botë

U gjet e thyme

N’ mes duarsh të shplodhme që janë tepër vonë

E pemët u mëshelën përgjithnji

E shtigjet u mëshelën përgjithnji

 

E kur trupi u prujt  n’ zhurnajën

E botës s’ braktisun

N’ mes shërbimesh t’ braktisuna 

E iu shpulit pafundisë t' kahershme 

 

At’her Korbit ju desh me nis me rrëmy për diçka me hangër  

 

Korbi Ndien Trokitjen e Fatit në Derë

Korbi këqyri botën, me male kulmue.

Këqyri paradisin, tue xixëllue pada

Përtej çdo kufini.

Këqyri nen kambë t’ tij nji përrue t’ vogël

Qi çucuritë si nji motor ndihmës

Mbërthye tek ky mekanizëm i paendun.

 

Ai përfytyroi të tanë inxhinjerinë

E montimit, riparimit e mirëmbajtjes -

Dhe u ndie i pashpresë.

 

Grabuji fije bari e

Tue pritë për udhëzimet para i këqyri.

Studioi nji gur prej prronit.

Gjet nji urith t’ cofun dhe kadalë e capërloi

E pastaj thelat këqyri, i pashpresë.

Eci e eci

E  la t’ shëndritmet hapsina të tejdukshme

Ti fryjnë n’ vesh t’ tij si për tym.

 

E profecia në te si nji kërveshje kumboi,

UN DO TA MAS TË TANËN E DO TA ZOTNOJ TË TANËN

E KËTHELLË NË TE DO T’ GJINDEM

SIKURSE BRENDA TË QESHMES TIME

E PËRJASHT S’ DO TA KËQYRI MES MURESH

TË KARANTINËS SË FTOHTË TË SYNIT TIM

PREJ NJI QELIE TË RROPOSUN TË TERRIT TË NEMUN -

 

Kjo profeci ish n’ te, si nji sustë celiku

Kadalë tue ia shkymun fibrat jetësore.

 

Korbi Tiranosorus

Krijimi dredhi zanat -

Ish nji kortezh

Zije e vajtimi

Korbi veshtoi e këqyri përqark i tutun

 

Trupi i dejkës flutroi vetëtimthi

Zemra tue i rrah

me insekte

E angshtimin e tyne, përtypun të tanë ia kishte

 

Kurmi i micës u përndrydh

E  gulgoi

Nji tunel

prej ka mësynin beteja për-vdekje, brengë mbi brengë

 

E qeni qe nji strajcë filtri mufatun

Prej tanë vdekjesh qi rrufitë për mish e eshtna kishte.

Ma tej s’mundej me tretë mbetjet e tyne piskamë.

E vigma e tij e patrajë qe danga e tanë atyne britmash.

 

Edhe robi qe nji therrtore

Shëtitse

I ’t’dlirteve -    

Truni i tij ofshamën e tyne ne hi shkrumboi.

 

Korbi mendoi ‘ Deh

Deh Mos duhet Gobsinë

time me ndalë e me u mundue të kthehem në dritë?’

Por syni i zuni nji larbë, e kryet e tij çark-ngrefun,

Shpuen

E ai ndiu

Dhe veshtoi

Vajtimin

 

Larba larba  Ai shpoi  ai shpoi

Vajtim

Vajtim

I përvajshëm ai eci e shpoi

Kështu errdh rrumbullaksia e

                                           Synit

                                              Shurdhimi

                                                     i veshit

 

Tregimi i Betejës prej Korbit

Na ish kjo betejë e përfrigshme.

Oshtima qe aq e madhe sa

Asht caku i mundshëm qi mund buçasë oshtima.

Kish vigma aq të nalta dënesa aq të thella

Sa mund nji vesh me durue.

Shumë daulle veshi u çanë e disa ledhe u

Rrëxune me i shpëtue rrapllimës.

Gjithcka u mundue samund

N’ shporitje t’ këtij shurdhimi

Sikunder n’mes nji gollë t’errët ku shkon nji rreke e vrullshme.

 

Gëzhojat, si merret me mend, po kërcisnin,

Gishtat, prej ngazllimi e urdhnesash

nuk po ndalnin punën.

Sytë e veskët ishin plot vrasatim.

Plumbat Sipas ligjesh Universale

ndjekën shtigjet e tyne

Përmes plisash, gurësh, e lëkure,

Përmes blanzash, libra xhepi, trush, flokësh, dhamësh

.

E gojë thirrën  ‘Nanë’

Teoremat ndanë mëdysh burra,

Prej leqesh të vrikshme Kalkulusi,

Sy të trandë prej nmere këqyrën gjakun

Qi derdhej n’ shpraztinë mes yjesh

si prej nji ulluku.

Fytyra u plasën në qerpic

Si me dhantue maska përgjasimi

Mësuene masëfundi se edhe n’ faqe t’ diellit

Nuk mund te nxanin ma shumë, a për ma tepër.

Realiteti  po u jepte dha nji mësim të vetin

Lamshin e tij prej  fizike e librash t’ shenjt

Ktu për shembull, tru nëper duer,

Dhe atje, kambë majë peme,

S’kish shpëtim vecse n’vdekje.

Megjithatë erdh përqark–tejkaloi

Shumë lutje, shumë orë t’ sprovueme,

Shumë kurma n’ pikun e tyne,

Gjersa u sos armatimi

Dhe e tanë cfilitja vend zuni

E çka kish mbetë kqyri përreth për çka kish mbetë.

 

M’ at’here çdokush vajtoi,

O u ulë, shumë i këputun me vajtue,

O u shtri, shumë i lëndue me vajtue.

E kur tymi u kthjellë e vërteta dol sheshit

Kjo gja kish ndodhë shumë herë ma parë

E kish me ndodhë prap shumë here edhe ma tej

E kish ndodhë me shumë lehtësi

Eshtnat qenë poashtu si qepër e kërcella

Gjaku ish poashtu si ujë

Britmat qenë poashtu si heshti

Kërveshjet ma të frikshme si gjurmë n’ baltë

e me i shtie dikujt përmes parzmës

Ish poashtu si me ndezë nji shkrepse

Poashtu si me me shtie n’ xhep nji top t’ bilardos

Poashtu si me grisë nji fature pagese

E me hedhë gjithë botën n’ erë

Ish poashtu aq e lehtë sa me mëshelë nji derë

Poashtu si me lëshu nji karrige

Kur mbërthye prej  zemërimit

Poashtu veten n’ erë me hedhë

Çka ndodhi poashtu shumë lehtë

Ish poashtu si kurrgja

Kësi ata qi gjallë mbetën ngujuenë

E toka e qielli ngujoji

Gjithçka mbi shpinë morr fajsinë 

Asnji gjethe s’u dridh, askujt buza s’ i qeshi.

8 Komente

Punë e mirë, por një gjë nuk kuptoj: pse në gegnisht, se më ngjan se vetë gegë nuk je. 

 

Pronoia

O VB. Ke ndonje variant me standartin qe ta lexojme edhe ne. Seriozisht dhe shume dashamiresisht e kam. Gegnisht s'kam lexu dot as Komedine Hyjnore. smiley

Ja ku e 1 ne anglisht pikerisht per fuqine e fjaleve.

Bleje Korbin se do shkrihesh gazit. 

Sa per gegnishtten: est, asht, eshte, osht are all the same to me.

 

The battle of Osfrontalis

 

Words came with Life Insurance policies –

Crow feigned dead

Words came wit words to conscript him –

Crow feigned mad.

Words came with blank cheques-

He drew Minnie Mice on them.

Words came with Aladdin’s lamp –

He sold it and bought a pie.

Words came with likeness of vaginas in a row –

He called in his friends.

Words came in the likeness of wreathed vagina pouring

 out Handel –

He gave it to the museum.

Words came with barrels of wine –

He let them go sour and pickled his onions .

 

Crow whistled.

 

Words attached him with glottal bomb –

He wasn’t listening.

Words surrounded and over-ran him with light

  aspirates –

he was dozing.

Words infiltrated guerrilla labials –

Crow clapped his beak, scratched it.

Words swamped him with consonantal masses –

 

Words retreated, suddenly afraid

Into the scull of a dead jester

Taking the whole world with them –

But the world did not notice.

 

And the crow yawned – long ago

He had picked that skull empty.

 

Po me ben kurioz. Do ta gjej,

Ti e ke perkthyer VB? Respekt, je punetor. Nje pjese lexova (kusurin here tjeter), mgjs disa fjale nuk kuptova, te admiroj per punen e vullnetin. smiley

Ku je Fred Dryer ku je, respekt edhe per ty se je si rob Zoti.

TË KARANTINËS SË FTOHTË TË SYNIT TIM

ça të thuash më?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).