Sipas Pirro Mishës, ajo që rrezikon nuk është letërsia e lehtë, por botimet serioze, të cilat bartin edhe vlerat kulturore. Në optikën e tij, nëse nuk merren masa ndaj kësaj situate, do të kemi një goditje për vlerat kulturore.

Libri është në krizë. Shitjet në libraritë e kryeqytetit janë në nivele të ulëta. Botuesit po ashtu ankohen për një situatë që vjen gjithnjë duke u përshkallëzuar. Rënia e shitjeve konfirmohet edhe nga një anketë e realizuar nga Instituti i Statistikave për indeksin e shitjeve në tremujorin e parë të këtij viti. Këto janë të dhënat e vetme zyrtare, ndonëse jo të specifikuara për botimin e librit. 

Sipas anketës, indeksi i shitjeve në volum, tregon një rënie të shitjes së librave, gazetave dhe revistave, veçanërisht këto dy vitet e fundit. Nëse bëhet një krahasim i 3-mujorit të parë të vitit 2012 me një vit më parë, kemi një rënie të shitjeve në 10% dhe krahasuar me vitin 2010, rënia shkon deri në 40%. Ky indeks, ndonëse përfshin edhe gazetat e revistat e jo në mënyrë specifike librin, të lë të kuptosh se shitja po shkon drejt një përgjysmimi. Krizën e tregut të botimeve e konfirmojnë edhe botuesit, të cilët janë të prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë e krijuar. Libri është i pari produkt që shqiptarët kanë lënë mënjanë në kushtet e një krize ekonomike, duke menduar më shumë për produktet e mbijetesës.

Një vizitë nëpër libraritë kryesore të kryeqytetit, të bën të kuptosh qartë që në dyert e tyre hyjnë gjithnjë e më pak njerëz. Sezoni veror ka shënuar gjithnjë një kulm të blerjeve, për shkak të librave që pushuesit zgjedhin të marrin në plazh, por edhe për shkak të emigrantëve, nga të cilët pritet të jenë të interesuar për librin shqip. “Ka një rënie në shitjen e librave, por kjo reflektohet më shumë te letërsia për të rriturit. Kemi parë se prindërit nuk kursejnë për të blerë librat për fëmijë”, thekson një nga libraret e një librarie të madhe në Tiranë. Në dy-tre të tjera më të vogla, të vendosur në qendër të kryeqytetit, njerëzit janë veçanërisht të interesuar për bileta lotarie sesa për librat.

E njëjta situatë është edhe në qytete që më përpara kanë përbërë një treg të fuqishëm të librit, siç është Vlora. Ndërkaq, duket se kriza e librit do të prekë edhe panairet. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, konfirmon se panairi i përvitshëm i Tiranës do të organizohet dhe botuesit kanë prenotuar rreth 90% të sipërfaqes, panairet që tradicionalisht janë organizuar në qytetet bregdetare, duket se këtë vit nuk do të realizohen. Mungesa e fondeve, por edhe kërkesa e paktë për libra të rinj, duket se do t’i orientojë botuesit gjithnjë e më shumë drejt asaj letërsie të lehtë, që ka paksa më shumë treg. Botuesit nuk janë optimistë për ndryshimin e situatës, ndërsa kërkojnë që të ndërmerren edhe fushata që do të nxisin leximin te të rinjtë, që do të jenë lexuesit e së nesërmes.

 

 

“Rënie drastike në tregun e Kosovës”

Piro Misha: Po goditet letërsia serioze

Piro Misha e sheh të zymtë situatën e tregut të librit. Si drejtues i botimeve “IDK”, ai thekson se dy-tre vitet e fundit, shitja e librave ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Sipas Mishës, ajo që rrezikon nuk është letërsia e lehtë, por botimet serioze, të cilat bartin edhe vlerat kulturore. Në optikën e tij, nëse nuk merren masa ndaj kësaj situate, do të kemi një goditje për vlerat kulturore.

Zoti Misha, a shihni ju si botues një situatë krize në shitjen e librave? 

Kjo është e dukshme dhe ç’është më e keqja ka ardhur duke u theksuar në mënyrë shumë të ndjeshme. Ndonëse nuk mund të flasim me përqindje, secili botues nga të dhënat e tij shikon se situata është përkeqësuar këto dy-tri vitet e fundit. Më e keqja është se shohim një rënie drastike në tregun e librit në Kosovë. Me një rënie të tillë të shitjeve, shoqëruar edhe me kaosin që ekziston në sistemin e bibliotekave të librit shkollor nga Ministria e Arsimit, po shkojmë drejt një krize që rrezikon së pari tregun e librave seriozë. Librat e lehtë do të botohen gjithnjë sepse do të gjejnë treg shitjeje, ndërkohë që librat që kanë edhe peshën kulturore do të goditen të parët. Në këto kushte, nëse nuk merren masa të shpejta do kemi probleme që do të kenë të bëjnë me kulturën shqiptare. Në mungesë të shitjeve, botuesit do të shkojnë drejt librave të lehtë, që e kanë të siguruar tregun.

A ka kjo situatë lidhje të drejtpërdrejtë me krizën ekonomike? Mendoj se është një situatë më komplekse. Padyshim që kriza ekonomike e godet menjëherë librin, sepse në mentalitetin e shqiptarëve është produkti i parë që lihet mënjanë. Tani për tani kriza ekonomike është faktori kryesor, në të nesërmen, do të jetë edhe rënia e leximit nga të rinjtë. Të rinjtë lexojnë më pak dhe kjo ka të bëjë me mungesën e një edukimi me librin dhe leximin që në bankat e shkollës. Për më tepër, ne kemi mungesë të theksuar të politikave që nxisnin leximin. Në vende si Finlanda e të tjera europiane, shteti ndërmerr çdo vit fushata shumë serioze për promovimin e leximit. Në këtë mënyrë, leximi bëhet interesant, aq më tepër në kohë konkurrence të fortë nga mjetet e tjera të informacionit.

Në këtë pikëpamje, shumë shtëpi botuese do të luftojnë për mbijetesë?  

Ka një deformim të madh në mënyrën se si funksionon veprimtaria botuese. Një sërë shtëpish botuese jetojnë në kurriz të shtetit me librin shkollor dhe kjo është goditje e madhe për të tjerat. E theksoj edhe njëherë se problematike nuk do jetë të botohet letërsi e lehtë, por letërsia klasike botërore dhe letërsia shqipe, e cila do ta pësojë e para dhe rrjedhimisht do ta pësojë edhe kultura e një vendi.

 

 

Prirja

Letërsi rozë në plazh 

Mjafton të shkosh në libraritë kryesore të kryeqytetit për të parë prirjen e lexuesit edhe për këtë verë. Si çdo vit, kërkesat janë për librat rozë, libra që flasin për konspiracione apo edhe libra fiction të ngritur mbi hipoteza apokaliptike të botës. Për librarët kjo është një zgjedhje e natyrshme duke qenë se lexuesit  kërkojnë botime që duan më pak përqendrim. Sigurisht që mes pushuesve gjen edhe nga ata që preferojnë tituj të fortë deri dhe autorë të letërsisë abstrakte.

135 Komente

internet+tv+cmime per qejf te librave+mungese orientimi (nuk di robi i shkrete c'te bleje)+presion roze(robi i shkrete full me halle priret te lexoje gjera te lehta)+injorancen tipar te qyteterimit boteror+injorancen ekstra made in albanania+diten e zene me pune+ etj...
Leximi prej verteti shume shpejt do te behet luks elitar i tipit gjueti me skifter...

Fakti eshte qe shitja e librit ka filluar te bjere qe me lindjen e kinemase dhe sidomos te TV si media konkuruese. Njesoj si ra dhe sasia e seksit ne boten primitive pas zbulimit te pikturimit ne muret e shpellave dhe teatrit me hije gishtash ne mur.

Faktore te tjere me specifike per Shqiperine jane mungesa e nje letersie te vertete kombetare si dhe cilesia shume e dobet e perkthimeve nga bota. Shtoji kesaj edhe lehtesine dhe zellin me te cilet shqiptaret i mesojne gjuhet e huaja dhe heqjen e vizave, e nevoja e perkthimeve bie edhe me shume. Kjo per ato qe lexojne letersine me L te madhe dhe vepra te tjera socio-filo-tekno-etjlogjike. Te tjeret presin sa te behet Harry Poter film.

Po ti shtosh ketyre edhe e-books, lolipopi i vogel i letersise shqipeshkruar na tretet thuajse fare, duke na lene ne dore vetem kallamin.

Smile...tomorrow will be worse, ka thene Uncle Murphy.

Dikur leximi ka qene vertet elitar. Sepse te beje nje liber ishte sikur po beje Davidin. Dhjete libra gjithsej, me harfe floriri dhe qendizma mbi kapake lekure te rende. Libri si mokasine. Ai qe e lexonte e bente me ceremoni. Gjindja nuk e lexonte, por e degjonte librin (edhe e vene ne rresht, jo kshu, au iu). Nje liber, pra, ishte big deal.

Tani libri eshte bere nje rrekje me e lehte se nje shetitje ne central park. Shqipot sot me mire i fusin vete nje liber se sa te lexojne ato qe thote komshiu. Pasi u beme me tre professore emeritus per rrugice, ja arritem te kemi edhe 7 poete per mehalle. Ne te tilla rrethana, edhe ne qofte ndonje emer autokton qe ia vlen, s'ka shanc te degjohet me larg se koteci i trete me gjelin perkates. si puna e tregtise ne demokraci, ku gjithe shqiptaret u bene shitsa. Asnji bleres. smiley

Por thene e gjitha kjo, une s'kam asgje kunder qe leximi cilesor per kultivimin mbi nje baze qe duhet ta kene te gjithe (poshte analfabetizmi), te behet, sic eshte ne te vertete, nje sport elitar. Sepse letersia e mire, duam s'duam, eshte elitare. Ne kete kuptim, letersia e mire eshte e pathyeshme. Ajo nuk ka pse matet me numer shitjesh. Fortesa e saj eshte thjesht fakti qe pak veta mund ta bejne.

Kjo me kujton pak a shume nje shprehje te nje DJ qe tha: Ne vitet 70 kishim dhjete grupe qe shisnin mbi 1 milion disqe, sot kemi nje milion grupe qe shesin dhjete cd.

fiks! eshte haperda shume puna, shtu kallaballiku.

Une jam e mendimit qe leximi as ka qene e as do te jete ndonjehere elitar. Letersia elitare eshte tjeter gje.

Mendja e njeriut, e femijes ne shkolle, eshte ne gjendje te lexoje Eskilin, Danten, Swiftin, Steibeckun, Flaubertin, Kadarene, Nolin. Nevoja per t'i lexuar keta eshte ajo qe ben finte te ndryshme ne cdo epoke, sepse eshte nevoja ajo qe mundeson ngrenien po edhe sofistikon tretjen.

Nisa te shkruaja vecanerisht per te thene se po lexoja per Thimi Mitkon nga Rexhep Qosja. Store. Tipi nje shekull e gjysme me pare shkruante poezi per atdhetaret korcare qe ia kishin lene me testament pasurine ceshtjes se rilindjes, dhe keto i shperndante neper qytet. Mbante korespondence me De Raden, Gustav Meyerin, Bopin. Ishte tregtar me shkolle te mesme, vjershetar i dobet. Shpjegonte fjale te greqishtes me shqipen. Qosja i mire shkruan per te me aq dhimbshuri. Kur te kem mundesi do t'ju sjell ca paragrafe.

Mire. smiley

po te qeras me fjaline me te bukur (elitare) qe sapo e lexova te ajo tema me gra smiley

Rezarta Shkurta, pasi u rrah me Rozana Radin, aq sa desh i nxorri syrin,

he c'do thuash tani smiley

loool.

Do te them qe nxori shkruhet me nje r, njesoj si mori smiley.

Ti nuk e dije por po e meson tani qe Rozana Radi, mbesa e Franceskut, eshte vjershetare, dhe me siguri ka lexuar dicka nga gjithe autoret qe permenda une me siper (perjashto ndoshta Thimi Mitkon).

smiley

qeka me biografi te mire, pse s'thu. francesku ka qene "i yni". Pyt PF-ne po s'besove smiley

 

Shpjegonte fjale te greqishtes me shqipen.

Mos!

Dhe rrezik keto ia dergonte Meyerit per opinion shkencor.

Nuk e di ne e kam treguar ne peshk qe Shpetim Nazarko ngulmonte t'u paraqiste zbulimin e tij ne fushen e fizikes teorike disa profesoreve te Oxfordit (dhe ua paraqiti dhe i la pa goje). Po ky Nazarko (vella) i madh ka pas botuar edhe nje reviste serioze me prirje alfabetizuese qe dallohen tek emri "ABC".

Te keqen xhan, se nga Nazarkua desh kam filluar absinthin. Ai studimi trondites u botua tek "Zeri i Rinise" ku dhe punoja asokohe, dhe u botua vetem nja dy numra me pas nje interviste shume te forte te Kadarese. Na zinin njerezit ne rruge dhe thoshin "More kopila. Qe ai shkrimi i Nazarkos ishte shaka, e morem vesh. Po mos e keni stisur vete edhe ate intervisten e Kadarese ju?"

Ahaha ohoho o c'ma rregullove diten! Pas kesaj une s'kam c'te them vecse te te rekomandoj te provosh nje Sazerac, nje pije e shkelqyer me absinth.

E dija kete store. Me paten thene qe e kishte kapur ne gabim ate tjetrin per Relativitetin smiley. Pastaj me thane edhe qe mundte kompjuterin ne shah. lol

Eh, kishte nje kompjuter te vogel qe e kishte bere vete me kuti te vjetra brisqesh. Ce pyet. Kohe heroike.

pse s'thu ti qe paska qen baba shpirtnor i peshkut ai

edhe ne ketu ate gje po bejme, telef NASA-n, s'po din ka me shku ata smiley

Dino Cicon e pagunte me flori hitleri dhe stalini, por ai s'donte.

Degjova qe NASA u kishte telefonuar mbrapsht. Na duhen njerez te sakrifices per do eksperimente, kishin thene. Ti dukesh se i ploteson konditat. He si thua? Te ta dergojme  kontraposten? Mezi ju presim...etj,etj.

Nazarko Jr. ky mo?

Jo, jo. Senjori keshtu.

fajin e ka Ezeli...

po ne pidh te s'emes te veje se dhe librat qe publikojne vari leshte jane

nuk ja vlen te harxhosh nje dyshke per ta

dmth, edhe te lexuarit ne kafene (4-5 gushtsmiley), spaska ndihmuar hic fare?smiley

epo: "po shtrenjtohet kripa , po shtrenjtohen dhe barnat....." tha.

toka na mban gjalle, Belul...

.smiley

"tarnanate (librat) nuk na duhen..smiley

ore, ne pergjithsi, nuk behet kultura me barkun bosh! ose thene sipas menyres tone: "nuk te rrit buka e misrit, jooo...smiley

po pra, se ti je rrit me bakllava... smiley

loool

"nese nuk merren masa" !!

aah, masat qe duhen marre. Psh?

jo, jo, kjo ka hy ne frazeologji popullore. nuk dmth vertet qe duhet bo gjo me vepra. tjetri ashtu trego qe kupto shqetsimin. eshte nji fare "nc nc nc" si me thon. e kom bo ket zbulim rastsisht kohe ma pare smiley

Mbase por une jam kurioz te di vertet se c'masa i shkojne neper mend zoterise qe te pengoje renien e shitjeve te letersise joroze. smiley

Mrroklle, Pirro bashke me Plasarin e nja dy te tjere jane te vetmit krimba librash puro sangue qe kane mbetur ne Shqiperi. Edhe si perkthyes mbetet padyshim nga me te miret e plejades e vjeter. Nuk di kush e mban mend tregimin "Shiu" te S. Maugham te perkthyer tek vellimi "Tregime te shek XX", qe ate kohe ka thyer shume barriera dhe qe une aoama nuk di si u lejua te botohej. Nejse.

Ajo qe Pirro thote ("masat" dmthsmiley&nbspsmiley eshte qe shteti duhet te sposorizoje edukaten e te lexuarit sic e ben cdo shtet i qyteteruar perendimor me ane te bibliotekave, sponsorizimeve, propagandimeve dhe lehtesimeve. E di p.sh qe deri vone kemi qene nga shume te rrallet shtete ku taksohej libri dhe revistat e huaja qe dilnin ne treg. Taksa kjo e hequr ne Shqiperi qe nga Ali Pasha. Nuk di nese u hoq bashke me Taksen e Leshit. Per kete ai sjell dhe shembullin me pozitiv, ate te vendeve skandinave

 Të rinjtë lexojnë më pak dhe kjo ka të bëjë me mungesën e një edukimi me librin dhe leximin që në bankat e shkollës. Për më tepër, ne kemi mungesë të theksuar të politikave që nxisnin leximin. Në vende si Finlanda e të tjera europiane, shteti ndërmerr çdo vit fushata shumë serioze për promovimin e leximit. Në këtë mënyrë, leximi bëhet interesant, aq më tepër në kohë konkurrence të fortë nga mjetet e tjera të informacionit

Kuptohet, jo se plani dyvjecar do na sjelle begatine, po le te jete sidoqofte ai nje hap perpara ne udhen e gjate drejt fitorjeve te ra!

well, ti shume mire e ke, por edhe besoj qe e kupton se po flet per utopira qe tek ne kundershtojne deri ligjin e pare te njutonit, apo jo? smiley

Dakort xhanem, po megjithese sic thote vete Njutoni tek ligji i tij i katert "Sado ta shkundesh, pika e fundit ne breke do te bjere", njeriu vazhdon ta shkunde ate te shkrete me shpresen se nje dite dicka do ndryshoje.

meqe kemi te bejme me te njejten shkundje, pike, mik dhe breke, sipas ajnshtajnit, njeriu s'bo mire qe pret tjater perfundim ... smiley

 

Teknikisht po. Por Godoja...ah Godoja...

Edhe une me ty jam, ose me sakte aty ne te djathten tende. Racionalisht sot per sot duhet me heq dore nga pritshmerite per shtetin. Duhet me hap shkolla vullnetare nga pionere te arsimit. Dhe librari-biblioteka ku robi qe pret ne radhe t'i lirohet kompjuteri s'di c'te beje dhe shfleton Virginia Woolfin qe gjendet tek rafti 'rekomandime nga punonjesit'. Kaq.

eh, ajo lanete virgjini do i kandiste njerezit qe te flisnin me paragrafe e fjali te sakta e te lemuara deri ne dhembje, sa edhe dhemballet te frruhen nga persosmeria... do dilnin shqiptare pasandaja qe do i mbushnin bisedat gjithe lidhesa logjike e me nje kronologji mendimi brenda frazes qe lere lere... e c'shqiperi do ish ajo. pa pike lezeti.

Vallaj o PF-o une per vete sa libra kam ble ne Shqipni keto vjet , me perjashtime te vogla, i kam gjet subpar! 

Nuk eshte faji i lexuesit, me sakte bleresit...mendoj une. Megjithate, masa le te mirren! Apo merren? 

Bo hesap! smiley

Po ca lesh librash roze.. jo po pink.
Kemi fiksion dhe jo-fiksion.
Tani njerezia kane afeksion me fiksionin. Detsit.

Ja te hedhim nje sy listes se botimeve IDK.

1k lek libri, 30k rroga. 

1000 L/liber mesatarisht, rroga ditore 2000L. C'te hane ato njerez? Pastaj nese sheh cilesine e tregut te librit ne Shqiperi nuk habitem aspak nga renia, biles prisja nje renie me drastike.

Mora nje vellim poezish tek Adrion, ne aeroport Nene Tereza, dhe u zhgenjeva shume nga perzgjedhja e autoreve te etaluar. Vetedija letrare e lexuesit ne Shqiperi eshte e ulet, ndoshta arsimi(sidomos ai i mesem) duhet te punoje me teper ne ate drejtim.

Nuk thote njeri blej nji liber ne dite de smiley

Thua qe nje here ne muaj duhet te shtrengojne rripin e pantallonave? smiley

Pse do lexojme perrallat qe shkruan Pirro Misha apo poetet qe kane ardhe direkt e nga zbori? Pastaj libri nuk eshte televizor qe te jete masiv dhe te "merren masa" qe masat punonjese dhe fshataresia te ngrysen e gdhihen me libra ne dore. Duhet filluar qe nga kritika se ajo i filtron gjerat dhe ju jep nje ide lexuesve por ne skemi as kritike e as gje.

kritika e paanshme per prodhimin vendas nuk ekziston. redaktimi i lendes se shkruar eshte ne nivele skandaloze. keto bejne qe Quality Control i librit te jete inekzistent ne nje shumice derrmuese. Nga rrjedh edhe cilesia perkatese.

por ki parasysh edhe dicka: kritiket duan para (rroge). redaktoret po ashtu. ne nje bote ideale keto para duhet t'i sillte shitja e librave. qe nuk shiten se nuk jane te mire. dhe se nuk jane te mire pasi nuk ka kritike dhe redaktore. qarku i djallit eshte i qarte. pra, edhe nje gje del e qarte fare: qe libri eshte i atille produkt, qe nuk veterregullohet nga ligjet e tregut. se "c'masa duhen marre" pastaj, tjeter histori... por duhet sjelle ajo gjendje ku jo cdo sipermarres te mund te botoje libra (edhe po ti kete parate, apo "t'i lindi ne zemer"), dhe qe botimi i nje libri qe kaloje aprovimin e nje instance te palidhur me botuesin apo shitjen e librit (leke taksash, e di qe bie rende, po ca te besh, kshu jane ca pune). Ne nje bote ideale kjo, pa ne ralitet edhe organi cilesi-kontrollues do korruptohej tek ne, do ishte nje burim me shume per naj "dorovitje" te vogel.

Selanik e tatepjete...

kritika e paanshme per prodhimin vendas nuk ekziston.

 

Pse pra pse, zotin e vet, pse nuk ka kritike?

Dy veta me integritet duhen.

Nji ke Shqipi tjetri ke noi nga gazetat e tjera! 

 

Faji s'eshte aq i Mishes sa i atyre mashave te tjere qe e botojne.

Libri nuk ka me ate frekuentim si me pare .Ne Shoqeri ku koha eshte e "tepert" ka me shume mundesi per meditime e me the te thashe per gra . Ne kete Kohe qe te BLUAN , s'te le as te marresh FRYME nuk ka me Kohe per Librin . Cfare mund te beje Misha per kete ?

Sot mardheniet midis njerezve kane vene ne plan te PARE , qe nga Majat e Elites Shtetrore e Politike  , Interesat ekonomike . Kush te pasurohet me shpejt e me shume . E ne kete kuptim , pasuria shpirterore , vlerat morale ne mardheniet midis njerezve jane tjetersuat e thjeshtuar ne biseden me normale " Ke bo noi lek "  E cfare mund te beje Misha per kete ?

Dhe se fundi jane shtuar shume llapaqenet si qeersa .Biles ketu tek PPU maksimumi i InteliDjences eshte me te sha me liber shtepie .Kjo do te thote se prioritetet seksuale jane Platforma kryesore per Librin sot .Dhe per kete them qe nuk ben dot gje as Xhibi yne i nderuar e jo me Misha .

Gjithsesi te shikosh me sy KRITIK Vajtimtar nje Problem si LIBRI kur GJITHSHKA krijon Raporte te Reja ne Kohe te Reja do te thote te Jesh Vete Problemi . Kjo eshte e pandalshme dhe nuk ka te beje shume me VLERA se sa me nje Orientim se si ti trasmetosh ato Vlera tashme JO nepermjet LIBRIT Klasik . Kete edhe mund ta them por kam frike se e pervetson Huri smiley

Fenomeni mund te zgjidhet duke studiuar NJESHIN e Propogandes SOT ....Copezimin e se Perbashktes .... ku dallohen Militante qe shohin ne vepra drite hije e pershkrime neper Buste nga Krahu tek brryli smiley Dhe ketu shikojme se ka HUMBUR Gjithshka si njesi Matse e raporteve te Individt ndaj LIBRIT .As mos pritni te kthehen me , aq me teper kur sic po marrim vesh po pregatiten per Botim Veprat e Sali babasqap Vucidol Berishes me Liburneshe Jozefperck Topalleshes ne titullin Bombastik " Mundja e nje pale Baballareve per te vleresuar Baba...aret e Kombit ne i QIN Vjetuer te te Pamvarures"

 

 

 Ky eshte procesi i ndryshimit  nga Albania ne Albanistan.

Ne nje vend ku "shkelqejne" shkrimtare tip Fahro Ballina c'nuk pret.. ne shkolle te mesme fahro dhe shoket e tije te plasin turinjever libra te tipit : merimanga e zeze, mushkonje e zeze, kali i kuq qe eshte i zi. 

Dhe si perfundim shihni kush po ben karriere ne shqiperi, kush gjen pune . kush respektohet. Halabaket, e kane marre ne dore Halabaket. Kur nje shoqeri nuk ka system vlerash  kjo do te ndodhe si ne c'do aspekt tjeter te jetes shoqerore....

ne te gjithe boten lexohet me pak, jo vetem ne shqiperi. s'po lexojne me gazetat njerezit e jo te tjera gjera. 

Dakort, por une per libra flas edhe per ata qe jane pjese e  mesimit. edhe ato nuk lexohen me. Sepse mund te behesh jurist pa lexuar. ose ose  edhe pa vajtur ne shkolle. si mendon ti mund  te jap nje vendim te drejte ky person kur te behet gjyqtar? mund te behesh edhe drejtor dhe te drejtosh nje kompani shteterore , he si thua ti punohet per te tille njerez?

ta kisha llafin tek cilesimi albanistan qe i ben shqiperise kur ky fenomen eshte BOTEROR. duhet qujt pra BOTERORISTAN per te qene te drejte. ndryshe ben prapagande per qellime te tuat.

Cilat qellime.... Nuk ke sy te shikosh se c'po behet ne ate vend? Si thua ti gjerat po ecim me mire apo me keq...Borxhi i jashtem e ka arrtiur 70% te pbb sipas qeverise ,dhe per nje vend me nje system fiskal si shqiperia kjo eshte disaster. Njerez me master, dhe doktorata qe punojne si kamarier? dhe sa gjejne mikun behen edhe presidente Pse? ...... Kriminaliteti po ben kerdine . te vijne dhe te rrembejne canten dhe jeten ne mes te dites ne kryeqytet. E ke pyetur veten : Si ka mundesi qe vetem ministrat dhe familjet e tyre u rritet pasuria 100 fish pasi vijne ne pushtet? si mendon ti ata jane me te zotet? edhe per biznes edhe per politik? Si ka mundesi qe sektori i naftes qe punesonte 10tra mijra njerez tani eshte shkateruar ne ate faze sa ne fier,patos, ballsh,kucove, njerzit nuk kane ku te punojne ... etj. etj. 

se nuk lexojne njerzit gazeten "55" te Fahri gomarit, nuk mund ta pergjithesosh. Une psh lexoj cdo dite gazeten "shqip". Keshtu si une jane edhe shume te tjere.

Cudi se une kete vit kam lexuar te pakten nja 5 libra si "Kurbani" te Rama-s, "Voskopoja" te Xhufi-t, "Arti i Kuzhines" i Harizi-t etj. 

Jam bo edhe anetar tek "fucbook". Aty kalohet koha me mire.

"Rama-s", "Xhufi-t", "Harizi-t"

2 goditje ne shenje kjo teme. E ke bere edhe ti si "Zeri i Rinise" i PF-se, nuk merret vesh ne eshte humor me qellim apo humor me qellim.

lol, jo, jo, eshte humor me qellim, por me qellim te mire. 

Nuk e di kete "zani i rinise" te shokut PF!!

ke thene te njejten gje 2here gruje. 

duhej "qellim me humor" 

He pra he, s'po e doja qe s'po e doja dot si duhej.

je duke postu tani tre here TE njejten gje, gruje

Kete efekt ke ti tek une, me ben te vij tre here.

Trop. Po na merrni ne qafe kalamanjte...

smiley

Ika se u mblodh Gordon Bluja.

Lexoni ose ndiqni shembullin tim. smiley

IDE NR° 1

Emision letrar 2005 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Emision letrar 2006 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Emision letrar 2007 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Emision letrar 2008 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Emision letrar 2009 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Emision letrar 2010 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Emision letrar 2011 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Emision letrar 2012 (opinion). Te ftuar : Piro Misha, Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Bardhyl Londo.

Dhe ju doni pastaj qe te lexohen libra ?! Mire.

_____________

IDE NR° 2

Klubi i librit ppu : flet berberi, shoku Kopi, shoqja Laje, Lezja dhe Zylua. Gjithsej 237 postime.

Dhe ju doni pastaj qe te lexohen libra ?! Mire, shume mire. 

 

z. Hurbinek, ja të ta kujtoj unë një arsye të krizës së librit në Shqipëri.

Sikurse e di ti më mirë se unë, ligji i së drejtës së autorit u kërkon shtëpive botuese që të marrin të drejtat e autorit për përkthimet që bëjnë.

Megjithatë, ka në Shqipëri shtëpi botuese të cilat botojnë përkthime pa i marrë gjëkundi këto të drejta.

Edhe ti vetë ke përkthyer libra, për të cilat shtëpitë botuese që i kanë botuar nuk i kanë marrë këto të drejta autori.

Një pjesë të madhe të këtyre librave ti i ke përkthyer jo nga origjinali, por nga frëngjishtja: p.sh. vepra të Kafkës ose të Borgesit.

Librat e përkthyer prej teje shiten relativisht më lirë se librat e përkthyer nga origjinali dhe të botuar nga shtëpi botuese serioze, të cilat paguajnë për të drejtat e autorit dhe preferojnë që këta autorë t’i botojnë të përkthyer nga origjinali.

Prandaj këto të fundit nuk konkurrojnë dot, në treg, me shtëpitë botuese pirate, të cilat ti i furnizon me përkthime të kategorisë së tretë.

Faji yt është që përkthen autorë të përkthyer në frëngjishte – të cilët duhen përkthyer nga origjinali. Gabimi yt, të cilin nuk kam fakte ta quaj faj, është se përkthen vepra për të cilat nuk është marrë e drejta e autorit (nuk e quaj faj sepse ndoshta ti nuk ke mundësi ta verifikosh këtë).

E keqja e madhe me ty, po për këtë ti nuk ke as gabim as faj (se fajin e ka Rusoi, siç thoshte Gavroshi), është se ke mangësi të mëdha në edukimin si me shqipen standard, ashtu edhe në kulturë të përgjithshme, mangësi të cilat nuk mund t’i riparosh më.

E shkruan shqipen keq dhe nuk i kupton nëntekstet e gjërave që përkthen.

Punë si ato të tuat kanë meritën e veçantë që të kontribuojnë drejtpërdrejt për shkatërrimin e kulturës dhe të traditës sëpërkthimit dhe të leximit në Shqipëri.

Kjo është e vetmja arsye që të drejtohem kështu publikisht.

Përndryshe, i bëfsh paratë e përkthimit prostituta, tha.

2nd that!

ato shtepite serioze, le ti hedhin ne gjyq ato shtepite pirate dhe zgjidhet problemi.

ndersa sa per shqipen, hurbineku i ka komentet e tij me te BUKURA se ky tendi. ndryshe ti nuk do te lodheshe me kete shkrim, per t'ja nxirre, apo jo ?

Po i thua qe eshte ziliqar per Hurbinekun?

me keq se kaq, se nga shqipja e komentit te tij  duket tip pa pretendim.

Kur te mesosh shqip, me bej ze se vij me vrap.

ndersa ti kur te mesosh te perkthesh ato revistat shkencore, na lajmero.

 

Cer flet mer daje...

Po ti pse bo pytje kaq të vështira? Nise me pytje t'lehta: A t'ka mbajt shëndetja? Ti direkt tek pytja e rondë.

Na i shuan komentet dhe nuk mund ta vazhdoj me, sepse duhen te drejta njesoj nga dy palet. Pa kisha edhe dy llafe per t'i thene.

Fjala ishte thjesht te nje reagimi im mbi perkthimin e nje artikulli qe ishte shkence popullore qe erdhi ne PPU pak me pare.

Pavaresisht nga ndonje cic mic (galaksi apo galaktike, per shembull), ai ishte nje perkthim model, ku shume nga shakllabanet perkthyes ne Shqiperi duhet te shohin e te marrin shembull. Ja per kaq te merr erzin tjetri, e per me keq, ne privat.

Jeta nuk është e drejtë apo jo, unë kurrë nuk do të jem mbret. Por edhe ti nuk do ta shohësh më dritën e diellit...

Unë them që fajin e ka Finis. Tema në fjalë nxjerr në pah që vëmendja e publikut nga Libri është kthyer tek Revista (e di përshembull që në treg ka kohë që ka dalë Revista Xhanan, sipas titullit të telenovelës turke?, ja e mësove). Bëni more njerëz seleksionime se kujt i drejtoheni. 

E kam hedhur si ide që secili në korsi të vet, por meqë dikush provokon dhe një tjetër nuk i reziston provokimit duhet bërë siç e zgjdhi bashkia problemin e futjes kundravajtje në Unazën e Tiranës....i ndau me beton. Duhen bërë dy PPU paralel them unë. 

Përshembull, në Tiranë kur shkon në pishina të pyt ai robi "Ku e do, tek e zakonshmja apo tek VIP-at?". Edhe PPU duhet bërë Akuariumi i VIP-ave dhe Akuariumi i Zakonshëm.

smiley Kurro, je qe je, meso edhe te debatosh. Une s'i kontestova kujt gjuhen shkencore. Je ti qe i kontestove Asterionit shqipen: i the qe s'di shqip, ose qe gjuha e Hurbinekut ishte "me e bukur" se e tija. Dhe e bere kete me te pakten tre gabime ne dhjete fjale. E di edhe une qe kepucari mban kepuce te shqyera, ai qe riparon çati fle ne nje shtepi se ciles i pikon çatia..., por - si te te them - ti s'me dukesh nga soji i tyre.

ti duhet te mesosh te debatosh. e para lere tjetrin te pergjigjet vete mos luj avokatin.

e dyta, vete me pyete, respekto pra pergjigjen time.

e treta, lexo keshillen e tij ne fund te komentit. nje njeri me ambicje nuk bie kaq poshte. 

e katerta, shqipja ime me mjafton per aq sa shkruaj tek ky blog. juve qe u rren mendja per autore, them se ju duhet me kujdes ose ndryshe mos t'u vije keq nga komentet negative te te tjereve. 

E para, kur ben i pari avokatin e tjetrit (ti po beje avokatin e Hurbinekut, apo jo?), s'me duket e hijshme t'i akuzosh te tjeret per te njejten gje.

E dyta, po te respektoj sepse po te pegjigjem.

Dhe, e treta, sharjet dhe kercenimet ne privat nuk jane te keshillueshme.

Kurreshtari e njeh shqipen: kurrë më, krrokati korrbi.

Asterion, faji i vetem i ketij zoterise eshte mistreclleku sporadik i cili shkakton nje kope kritikash qe kalojne ne ane personale e profesionale, pa asnje limit - arma e anonimitetit eshte e lakmueshme per nje kategori te caktuar.

Me tutje, si zoteruese e frengjishtes dhe njohese e literatures franceze, mund te pohoj pa asnje dyshim qe kualiteti i perkthimeve te zoterise ne fjale qendron me lart se 90% e veprave te hedhura ne tregun shqiptar. Une, te isha ne vendin tuaj, do e falenderoja per mundimet qe ben, brenda mundesive vetjake natyrisht.

une nuk jam anonim. dhe nuk ia kam kursyer rruspen. sepse "zoteria" nuk di shqip!

tani pyetje per ty: sa shqip di ti qe i flet nje anonimi (pra me mundesine qe shqipen ta dije profesionalisht) me kete lloj kompetence?

Pyetja ishte retorike. Une e di qe ti nuk di mire shqip!

Shqipja ime mjafton per te kuptuar kontekstet e perkthimeve, siç e kam pohuar disa here. smiley Une zysh e gjuhes shqipe nuk jam. Mirepo, meqe zoteria anonim dhe ju vete keni aq dituri te thella albanologjike ndoshta do keshilloja qe te linit mllefet menjane dhe te punonit ne nje drejtim (bashke)me Hurbinekun. Perhere per te miren e kombit, hé! Pastaj qe keto kakarisjet testosteronale kane si baze nje çeshtje hegjemonie te kotecit une nuk e ve ne dyshim. Diku thelle ndani respekt per njeri-tjetrin. smiley

well, ate po e bejme me c'kemi ne dore dhe sa kohe na mbetet nga "ylefeja" <-- jo shqip kjo, mos e perdor smiley

Ama jo krah urbinekut. se robi nuk eshte vetem perkthyes i keq i letersise artistike (me c'i kam lexuar ketu) - robi ne fjale perben prototipin me te zi ne pikepamje te ideve qe percon, ide qe e kan bllokuar aktualisht vendim tim dhe tendin per te bere perpara.

 

Po leri ç'thote ai per t'ju llustruar nervat, o burri dheut. smiley Tani ti, bashke me deshiren e mire qe ke, do ia zdrukthoje kendet e vrazhda Hurbinekut per mrekulli. smiley

jo, jo. e mendoj fiks sic e ka thene Asterioni ate pune. Dhe besoj jo vetem une.

une nuk e kam problem t'i jap hakun tjetrit. do per urbinekun ti cfare ka bere mire ne syte e mi? i ka aq pak sa ia mbaj mend: dy perkthimet e fundit (pa komentet idiote nga vetja) i ka te mira. nje pershkrim letrar te vetin per dy yje qe ndjekin shoshoqin - e ka shume te mire. Ja kaq. Perpos ketyre, perkthimet letrare qe i kam lexuar, jane shume te ndryshkura me nje shije guglli acik. Ne perkthimet e filozofise ka percartje sa te duket sikur po flet Joyce tek finnegan's wake.  rezervoj te drejten te jem gabim ne gjerat qe nuk i kam lexuar.

Tani ti shiko shqeteimin qe ngre Asterioni atje, se nuk eshte puna tek nje njeri, pash Zotin. Une s'merrem me perkthime te kem ndonje inat a ku di une. Mendoje sikur je perkthyese e gjermanishtes a e anglishtes, dhe te vije bumkbashiri e te beje "toke e xanun" lloj lloj autoresh qe i perkthen nga gjuhe e dyte!!! le te thone sa te duan qe s'ka te beje, secili te perktheje cfare i ze krahu, pavaresisht nese eshte perkthyer "taze" ( <-- mos e perdor)  apo jo. Keto nuk i ha njeri. Aq ka te beje, dhe aq stepet robi, sa s'ka ku te veje me.

ky eshte mendimi im, pa asnje doreze.

Cilesine e perkthimeve e filtron automatikisht tregu, mirepo qe te filtroje tregu shqiptar ka nevoje per sensibilizim letrar, sensibilizim i cili arrihet kryesisht ne institucionet arsimore. Faji s'eshte i nje perkthyesi cilesor ose jo por eshte i gjitha strukturave arsimore.

(---> me dergo faturen ne shtepi mbas ketij seksioni gjuhesor virtual, te jam mirenjohese vallaj! smiley )

smiley

e bej per kulturen kombetare.

Thx for the talk! smiley

smiley

Ca karagjozlleku.  Hurbineku percoka ide qe e kane bllokuar Shqiperine te beje perpara, kurse emigranti mbeshtetesi par ekselence i dikatures moniste percon ide perparimtare.

Po dhe kush nuk boton libra ama, Hurbo... Natyrisht qe tregu i plehrave do shenoje xhiro shume minimale ne shitjen e mishit, psh.

E keqja me e madhe nuk eshte se thirren te njejtet persona, por thirren disa njerez qe vetem kritike nuk jane dhe kane konflikt interesi. Keta perfaqesojne ose kane shtepi botuese dhe kur flasin sigurisht qe do lavderojne librat qe botojne vete pavaresisht nese kane vlera apo jo. Arlinda Dudaj ishte ne ekstaze sa here qe fliste per librin e Edi Rames. Po ta degjonte dikush qe nuk njeh as Dudajn dhe As Ramen, do mendonte se Shekspiri dhe Cehovi kane ardhur ne ete jete te inkarnuar tek Edi Rama.

Po sikur botuesit ti hidhnin nje dy kritik vetes, ne vend qe te ankohen?

Mua më pëlqen ky lajm: tregon se po arrihet një pikë zero, i ftohti maksimal. Më kujton kohën e kioskave e botimet kanë vërtet shumë paralele me ndërtimet pa leje. Që shumë botues do të falimentojnë e që do të ketë më pak botime, kjo është veç për t'u përshëndetur. Fundja për këtë shumë botues e kanë fajin vetë. Nëse e mbush tregun me plehra nuk është çudi të të largohet lexuesi. 

Nga përvoja personale: kur qeshë herën e fundit në Mëmëdhe isha vërtet i prirur të blija një barrë me libra. Vetëm se askush nuk të thotë dot se çfarë ia vlen. Duke qenë se librat e huaj i gjej edhe këtej bëhej fjalë vetëm për autorë shqiptarë. Po të heqim Kadarenë, mund të na thotë dikush se për çfarë ia vlen të harxhosh paratë dhe këmbët? Kritika është joekzistente, ministria e kulturës nuk funksionon, përzgjedhja nuk ndodh, atëherë çfarë?

Nëse jashtë shitjet kanë rënë, kjo ka arsye të tjera nga ato shqiptare. Në gazetat shqip nuk gjen një fjali për të qenë, për redaktim, korrektim etj. nuk bëhet fjalë, aq më pak për pozicione morale.

Ndoshta një djegie librash të çartësuar nuk do t'ish keq. Tek sheshi, tek sheshi...

Duke qenë se librat e huaj i gjej edhe këtej bëhej fjalë vetëm për autorë shqiptarë. Po të heqim Kadarenë, mund të na thotë dikush se për çfarë ia vlen të harxhosh paratë dhe këmbët?

Po sikur kemi thene ketu qe, per shembull,  ky ja vlen shume (une ende nuk kam filluar te lexoj ndonje pune te tij, por besoj se shpejti)

Problemi, i dashur, është se nuk është se unë nuk kam çfarë lexoj. Jo, në Ipad presin radhën nja 50 klasikë, nga ata që duhen lexuar. Plus filmat që duhen parë, muzikrat që duhen dëgjuar e kafenetë etj. etj. Besoj se më kupton po të të them se, që unë të ulem e të lexoj një libër, duhet të ma kenë rekomanduar të paktën dy të njohur të besuar, të cilëve ua çmoj shijen. Me një fjalë, çështja shtrohet: jo çfarë të lexojmë, por çfarë duhet lexuar.

Ndoshta ky djali shkruan vërtet shumë mirë, por se u tha këtu, kjo nuk është se më bind, pasi këtu thuhet shumë. Mjafton të lexosh vazhdimin e diskutimit për këtë.

kalofsh sa më mirë e të fala

Zotrrulco. E kam vertet tani. Kam nje problem gjigantissimo me ata qe shkojne me kollare ne studio, mbeshteten ne shpinen e divanit te Fevziut dhe nxjerrin dy fjale/min, te ndare me nje ëëëëë te ngjirur gushe (ngaqe mbeshtetja pas, siç tha hoppa tek ajo "malcurja", ta nxjerr gushen katerfish).

Perndryshe, ja te shpreh nje mendim heretik (te me faleç qe do jete perkunder vizionit tend) : sasine e llahtarshme te botimeve, une s'e shoh fare si problematike. Eshte shume e gjate ta komentoj dhe vertetoj.

_____

Asterioni me eshte drejtuar publikisht. Me ka rrahur zemra si asnjehere me pare, ne pergjithesi shkoj e vij pa rene ne sy. Do Zoti ka ndonje shok ne nje gazete dhe me shkruan ne nje lloj "Letre te hapur".

Le qe me beri nder se me kujtoi Kafken. I vetmi qe me ka shpetuar pa e perkthyer, u pa puna, qe nga neser.

Ajo qe u ben pershtypje fshatareve si une eshte se shkrimtaret kane blere 10-40 % me pak veze se ne dy vitet e fundit

Fiqo, te me faleç pak po do frymezohem ca nga Agushi :

"Ti Fiqo burra madh. Ti Fiqo intelixhente molto grande"

Tani, çike me shkoqur : them se ketu ke thene diçka kapitale, me siguri qe e ke thene me mend :

Sa kohe qe Pirua shet libra NJELLOJ si im unxh shet kumpirat e shishtavecit ne baraken e vet, jo Oliverta, po edhe Asterioni me Finisterren te na qendisnje nje fleterrufecke te tipit "deri kur keshtu ?", s'benet gje.

 

Hurbo, kollaret ne studio jane te pranishme per cdo teme, jo thjesht per librin. A mund ta shpjegoje njeri se si ka mundesi qe nje felliqesire dhe nje idjot i kalibrit te Lubonjes eshte i pranishem ne cdo studio, sa here qe do flitet per ceshtje me rendesi kombetare, apo qofte edhe thjesht ato me karakter politik?

Te njejtat kollare jane te pranishme edhe ne skenen politike - ndryshe s'ka kuptim qe nje pleh te vazhdoje te rrije kryeminister pas nje katastrofe 20 vjecare qe mban ekskluzivisht firmen e tij.

*              *              *

Sasia e llahtarshme e botimeve duhet te jete problematike. Ti do te flasesh si autor, si lexues, si i listes se honorareve, kontribuent apo cfare??? Apo po flet si ekonomist, pionier i ekonomise se tregut?

Une thjesht doja te nxirrja nje mendim timin pse mund te kete probleme "liber-ria".

Autoret jane bere te shumte, shume te shumte, e kjo kategorikisht nenkupton edhe renie te cilesise, ose me sakte, shton veshtiresine e filtrimit te materialit cilesor mes nje katrahure materialesh.

Mjaft t'i teket dikujt qe ka talent, dhe vurr! Boton te parin, te dytin, e me rradhe.

Kjo eshte shume me komplekse sesa ta thjeshtosh keshtu... mjaft t'i teket "Londos" qe filani ka talent, dhe vurr... fillon te mbahet isoja nga nje klase e tere lunatikesh, qe ne ate lloj mjedisi, jane te shumte, shume, shume te shumte.

sa me shume autore aq me mire eshte ne fakt. eshte e kunderta e asaj qe thua ti. 

se vete autoret e njohin me te mirin, midis tyre, me mire se sa lexuesit, qe me te shumtet merren me lexim sa per te kaluar kohen. 

si eshte me mire per medalje, meqe kemi olimpiden ne kete moment, te kete shume altete apo sportiste nje vend, apo pak ? njesoj eshte dhe per letersine. 

filtrimi duhet te behet, jo nga autoret, po nga shtepite botuese.

Per ty Shqiperia do te ishte parajse letrare sikur te 4 miljon banoret e saj te botonin nga nje ose me shume libra. Nuk thashe gjekundi qe filtrimi duhet te behet nga autoret, e gjithsesi, le ta beje kush te doje.

Renia e shitjes se librave NUK ESHTE FARE PROBLEM. Eshte problem vetem per ata qe duan te korrin perfitimet; shtepite botuese dhe autoret. Pra, HIC PROBLEM.

Per ty Shqiperia do te ishte parajse letrare sikur te 4 miljon banoret e saj te botonin nga nje ose me shume libra

patjeter qe  PO ! 

dhe jo vetem per librin kjo po per çfaredo tjeter mjeshteri.

bile gjeja qe duhet te gjejme ne shqiptaret eshte PROFILIZIMI yne. dmth te zbulojme se per çfare jemi me te mire, çfare i korrespondon me mire tipareve tona, helbete, si popull i vogel qe jemi e si te tille eshte e pamundur t'i bejme te gjitha. 

zvicra psh kete gje e ka bere me kohe. 

kete vit une kam blere me shume libra se vitin e kaluar, kuptohet per dhurata, se vete nje pjese i vjedh nga interneti per t'i lexuar nga origjinali.. nuk e kam care koken per perkthimin, por persa i perket rolit te ministrise se arsimit, permendur shkarazi nga Misha: ka nje liste te pervitshme te librave per leximin jashteklase, dhe ka te drejte, ne kete liste ka edhe budalleqe me oke: ndonje liber me aforizma, ndonje shkrimtar shqiptar i panjohur me veper mediokre, ose me e shpifura, disa pershtatje librash klasike per femije. 

Do t'i dhurosh nje femije nje liber, nga ata te trashet qe lexoheshin barkazi, me kembe perpjete, poshte, larte, shtrire, ne krevat, dritare, banje, korridor apo tarace, ne tavoline duke mbllacitur buken me djathe, duke pare film, etj. ... nuk gjen... kerkova nje dite te tere ne gjithe Vloren "Aventurat e Tom Sojerit" e nuk e gjeta... vetem disa pershtatje te ndyra me figurina (edhe fantazine po jua heqin femijeve, me ca piktura surrogato - ne kohen time une e fantazoja Tomin si rrugacin apo jevgun e lagjes).. nuk behet fjale te gjesh klasiket si Dickens, Balzak etj... jane te gjitha dyqanet mbushur me pershtatje dy-fletushke nga ca ndyresira autore shqiptare, ose te perkthyer.

Zoto, se jam çike me ngut, kam nje mbledhje te rendesishme per 5 minuta :

Arsyeja perse sasia e llahtarshme s'eshte problem, eshte shume e thjeshte : ASKUSH S'E MERR VESH, AS KUR DEL PERLA E AS KUR DEL PLEHU. Pra, ketu mund te dalin me miliona libra ne muaj, dhe perseri s'e merr vesh kush, dhe s'eshte aspak fajtor per mos-shitjen.

Ka te tjere faktore, kam frike se ky debat eshte tashme mjaft i infektuar dhe s'dua t'ia fus zjarrin plotesisht. Por po them kaq : botuesit (shumica) nuk e kane as idene e librit, as idene e idese.

Shto ketu policine gjuhesore, te perfaqesuar nga ish-punonjesit e 8 nentorit dhe naim frasherit, shto gjithashtu infektimin e tmerrshem bolsheviko-komunist te ngritjes se Fakultetit te Letersise ne tempull dhe akropol te ajkes se letersise (qe mund ta shprehim me formulen : ke mbaruar per letersi ? 95% je shkrimtar dhe madje prodhues shkrimtaresh)

E plot e plot, se me filloi mbledhja. Po shkrova prape, ta dish se me duar ne shale do te shkruaj, e ke parasysh, permendsh : syte tek shefja, duart poshte.  

 

Djema, te vetmit qe lexojne ne Shqiperi e bote, jane brezi i mesem dhe i vjeter, pra mosha 40-50-60-70 vjec, mosha 30 e poshte une do ta quaja mosha qe fluturon me pras ne b.... nje moshe tralala qe nuk ulet kurre per te lexuar, vec per qejf e disko. moshe karagjozesh.

Kurreshtari, avokat i Hurbinekut ?!

Finisterre, keto jane vertet gjera qe mund t'i anashkalosh. Me pak perpjekje, mundesh.

Kurreshtari s'eshte avokat i askujt, perveç i ideve te veta. Dhe eshte nga te paktat mendje te pavarura, ka gjithmone mendimin e vet, te shumten e kohes perkunder nje grupi te madh (mua perfshire), por qe e shpreh dhe e mbron mendimin e vet deri ne fund. Nese rastesisht, mendimi i Kurreshtarit gjen nje piketakimi me mendimin tend apo timin, kjo s'eshte arsye per te vene bishta si "avokat" apo tjeter.

Ndersa per ca te tjere, habitem qe s'kane kuptuar se modeli i "fleterrufese" eshte i sterkaluar dhe t'i sjell zorret perpjete. Keto interpelancat nga vendi, me bejne per te qeshur. Disa me marrin vertet shume seriozisht. Qetesohuni piplla, e kam thene diku tjeter, "je n'en ai rien à cirer".

 

shihni  http://www.youtube.com/watch?v=0YOh-rpvjYg  episod te family gay dhe zevendesoni 9-11 ne rastin e albanistanit me "komunizem"

Q- Pse lexohen kaq pak libra ne shqiperi??

A-(Huri)-  Komu-nizmi

  finestre,zana,alba me numra , dhe kureshtari.. --hurraeysmiley

 

Q-Pse u prene pemet tek rruga e elbasanit.

A-(Huri)----kooooomuuuniiiizmiii

  finestre,zana,alba me numra , dhe kureshtari.. --hurraeysmiley

 

Q-Pse eshte rritur kriminaliteti ne shqiperi

A-(Huri)----ko---(prit pak....edhe pak)----munizimi.

finestre,zana,alba me numra , dhe kureshtari.. --hurraeysmileysmileysmiley

 Q-Pse ka kaq shume te papune ne shqiperi

A-(Huri) komunizmi or tie

finestre,zana,alba me numra , dhe kureshtari.. --hurraeysmiley

 

Q-Pse Cili i ka boothet e medhaja

A-(Huri) -komu-ni -zmi

finestre,zana,alba me numra , dhe kureshtari.. --hurraeysmileysmileysmiley

 

 e shifini snobin e ka  pergjigjen per te gjitha pyetjet....smiley

 

 

Is that a B+ or a C?

Vargas Losa te " Vajza e prape" ka  nje personazh grotesk, nje botues, i cili i kishte vene per qellim vetes te botonte vetem kryeveprat boterore dhe mendjet e medha te njerezimit. Kishte falimentuar tre shtepi botuese dhe po rrekej te gjente investuesin per te hapur te katerten. 

Normal qe do te kete krize dhe Libri,u bene te gjithe Shkrimtare,sngeli njeri pa shkruar Libra.

Lum une q'jam ne moshen e tralalase.

Kur fillon dhe kur mbaron mosha e tralalalalase?

 

Pjer Thomas - 8 Gusht 2012 - 18:00 

Djema, te vetmit qe lexojne ne Shqiperi e bote, jane brezi i mesem dhe i vjeter, pra mosha 40-50-60-70 vjec, mosha 30 e poshte une do ta quaja mosha qe fluturon me pras ne b.... nje moshe tralala qe nuk ulet kurre per te lexuar, vec per qejf e disko. moshe karagjozesh.

 

mosha 30 e poshte une do ta quaja mosha qe fluturon me pras ne b.... 

smiley

Pjeri!, paska "humor"!

Uaaa, nje 10 vjecar boshllek aty. Brez i humbur. S'na ve ne refene as Pjeri. smiley

Në Itali çdo vit 16 milion libra te botuar rikthehen në letër; 50% e librave të botuar shet mesatarisht vetëm NJE kopje; vetëm 5-6% e librave ka shitje të vërtetë.<?xml:namespace prefix = o />>>

Pra treguesi më banal që LIBRI CELULOZE ka mërdhif është pikëpamja finaciare (pa u fut në pikpamjen ekologjike, trasformimin e xhunglave në biblioteka).>>

Më vjen keq për dashnorët nostalgjikë të librit kartë, që i jipte shqisës së prekjes dhe nuhatjes një ndjenjë erotike, por i njëjti short i takoi tullave, pllakave argjili, papirëve, pergameneve. Nëse më parë një biblotekë private mesatare arrinte në 1000 libra, tani një file mund të na përmbytë me libra, e s’ka më alibira që nuk lexohet se nuk e kam filan libër, ose e ka ndaluar qeveria si dikur. Dashnia e fundit me librit ka qenë kohë e librit të ndaluar (“libri verdhë”), e pra tani nuk ka arsye që libri kartë duhet të vazhdojë të ekzistojë përveç nostalgjisë që nuk duam të shohim të vdesë diçka me të cilën jemi dashuruar për vdekje.>>

Libri mitik, libri i shenjtë i lexuar nga humanisti në qetësinë e biblotekës, me ndërprerje mendimtare, duke kruar mjekrën me sytë posht ose kokën lart në tavan për të shijuar vizione të pakapëshme ka marrë fund bashkë me umanistin, tani është koha e homo faber që përdor librin pragmatikisht librin, si instrument pune. Jo si të lëvdohet me psherëtima hëna, por si të shkohet konkretisht në hënë.>>

Problemi më i rëndë është se zakonisht mendohet që ndryshon vetëm teknologjia, pa u prekur thelbi i shkrimit të librit, statusi i autorit, statusi i lexuesit. Një lesh! Lloji i mediumit ka rëndësi po aq sa frymzimi, të gjithë shkrimtarët që kanë hapur blog kanë ndryshuar stil dhe mënyrë kompozimi. Romani nuk do të mund të lindëte kurrë pa shpikjen e Gutembergut. Fenomeni bloger akoma nuk është kapur me të gjitha efektet e tij. Tani nuk ka më as lexues elitarë, e as autorë elitarë. Ka vetëm dinozaurë elitarè që nuk e kanë kuptuar, e nuk duan të kuptojnë, që koha e tyre ka shkuar. Ndërsa Piro Misha & com. janë akoma duke realizuar ëndërrat, e pa ëndërruara prej frikës së policisë, të kohës së shtëpisë botuese Naim Frashëri. Lum ata që investojnë energji në blogsferë, e cila në shqip pothuajse nuk ekziston fare. Përderisa asnjë person i njohur zyrtarisht i kulturës tonë nuk ka hapur blog personal, virtualisht ndodhemi para vitit 1989. Rroftë Peshku Pa Ujë, kuptohet pa gëlboqe militante. >>

ajo qe thua ti do te ndodhe sikur leximi dhe blerja i librit numerik te jete me i kendshem (me i lehte, me praktik, me i shpejte) se ai i librit klasik. 

sepse po keshtu flisnin dhe ne epoken kur doli televizioni, qe do te sillte pashmengeshmerisht mbylljen e kinemave. jo vetem qe nuk e solli por e shtoi frekuentimin e kinemave (dmth te filmit), sepse i ktheu njerezit ne cinefile (amatore te filmit).   

po keshtu them se do te beje dhe numerizmi. ai do te ndaje thjesht shapin nga sheqeri. shkrimtaret e dobet, ose amatore, do te kthehen ne blogiste. ndersa te miret do te vazhdojne te botohen ne leter si gjithmone. 

pastaj libri kthehet ne objekt zbukurimi (ne biblioteke), pas leximit. 

 

Kinemaja qe te mbijetoje i duhet te shpike teknologji me te perparuara ndaj televizionit. Pastaj kinemaja do te jete diçka me teper se televisioni perderisa individualja ose vetmia do te fitoje totalisht mbi te qenurit bashke ne nje salle. Ka ndryshim te madh te hash buke i vetem, dhe te ndash buken me Tjetrin.

Per çeshtjen e autorit elitar dhe amator, asgjesimi i elites ka arsye te tjera me te forta qe nuk i prek ketu, por si gjithmone arsyet rendin bashke. Prandaj dhe shpikjet teknologjike qe deligjitimojne artin elitar qe nga kohe e Gutembergut.     

 

"Në Itali çdo vit 16 milion libra te botuar rikthehen në letër; 50% e librave të botuar shet mesatarisht vetëm NJE kopje; vetëm 5-6% e librave ka shitje të vërtetë."

Jane dy raste te ndryshme. Ne Itali problemi eshte magazinimi (vertet i kushtueshem) dhe fakti qe neper librari nje liber e ka jeten shume te shkurter si risi. Dmth i jepen pak shanse: vetem pak dite ne vitrine, ose ne banketet afer deres. Nese funksionon, mire!, nese jo, marsh! kthehet nga erdhi. Shkaku eshte numri ne rritje i titujve qe dalin gjate nje viti. Shpesh ka ndodhur qe libra, te cilet tregu i kishte denuar brenda dy javeve me riciklim, papritur jane bere te njohur fale ndonje shkrimi te mire ne gazete, ose fale "telefonit te prishur". 

Nese kerkon shenja qameti si me thene, ato mund t'i gjesh tek fakti qe lexuesi shkon ne librari te kerkoje "Qytetet e padukshme" te Calvinos (nje klasik i letersise italiane ky), vetem sepse e ka lexuar te cituar ne nje nga librat e Fabio Volos. Eshte njesoj sikur ndonje lexues shqiptar te shkonte ne librari e te kerkonte Kutelin ngaqe e ka lexuar tek libri i Ben Blushit. Perndryshe, gjer kur Adelphi t'i shese librat e veta me nga 18-25 euro kokrra, dhe njerezit te vazhdojne t'i blejne, une per vete s'do te mund te flisja per krize te leximit ne Itali.

Sa per legjitimimin e informacionit ne internet, profesori vazhdon ta kontrolloje bibliografine. Aty, bie llafi, s'mund te citosh dot si burim te sigurt informacioni per fiziken berthamore "Peshkun pa uje".

Flas per situatën librin në përgjithsi, duke sjell shëmbullin e Italise në veçanti. Pak a shumë është e njëjta gjë në të gjithë Evropën. Ti e shpjegon si problem teknik magazinimi dhe informacioni nëpërmjet të dytësh ose të tretësh. Qoftë edhe kështu si thu ti, por shifra skandaloze e haxhimeve te kota mbetet në tavolinë, dhe është kjo një arsye e fortë (ekonomike) që do t’ia hajë arrat librit kartë. Nuk e marr vesh si e ke hallin, apo të duket tepër marksist argumentimi im i zhvillimit të mediumit libër gur-tullë-tjegull-pergamenë-papir-letër-ekran?

Pastaj ku sheh ti që kam legjitimuar Peshkun Pa Ujë si referim akademik per fiziken? Më duket se po i mohon vlerat vetes tënde, më trego të lutem një botim çfardo në shqip ku të jetë diskutuar publikisht, qoftë edhe në mënyrë karagjoze, teoria e multiversit. Sa komentatorë peshkistë dhe sa lexues dëgjuan për herë të parë nga përkthimi yt për këtë teori? Akademi apo Hosten, nuk ka bejleg tjetër përveç Peshkut.

Jo, s'me duket shume marksist argumentimi yt. Thjesht po thosha qe behet fjale per kriza ne dy nivele te ndryshme diskursi. Po mbeshtes idene qe kjo shqiptarja eshte krize leximi (lexohet vs s'lexohet), e jo krize suporti shkrimi sic ne rastin e Italise (letra vs suporti elektronik). Ka patjeter nje territor ku mbivendosen keto dy kriza, por mua ne kete rast s'me rendon ajo gje.

Peshkun ta solla si shembull te asaj qe jo cdo info qe vjen nga interneti eshte e legjitimuar si Dije. Pa ty te faleminderit qe e ke lexuar perkthimin tim per Multiversin.

Kriza e librit ne Shqiperi do vazhdoje derisa sistemi te perfshije nje nderthurje ...shtepi botuese & bibloteke publike & universitete e shkolla te mesme ....

He mo, e zgjudhet çashtjen apo hiç ? Ia gjetet nga se vuan Pirua ?

OK, ja t'ju jap nje ide une.

Isha sonte ne nje mbremje çike mondane, me te rinj e te reja, edhe po pinim ca pije te vjetra. Ne pije e siper, i pies :

Ore, po libri, ç'mendim keni ?

E para u hodh Miodaklea, nje goce e bukur, mbesa e Llambi Gugpriftit : shiko hurbineko, ti mbase tallesh por kjo pietje ska pergjigje. Ou, ia bera une si i habitur, pse keshtu Klea ?

Po ja, tha Klea, une s'blej libra sepse s'lexoj fare.

Ketu e mori fjalen Semirjani, nje çun, nipi i Shaban Mumjes :

Degjo Klea, e ke shume gabim, sepse po te lexosh libra, ti do te lexosh pastaj.

Ketu nderhyri Nexhmija, nje kusherire e imja nga Dibra, me emrin te ngjitur per nder te vejushes se shokut Enver :

Une per vete, s'lexoj fare sepse s'i kuptoj librat, dhe sepse libra s'kane lidhje fare me jeten e vertete.

Ketu u afrua Xhensila, mbesa e Miti Mutos, ish-sekretar i pare i partise ne Puke :

Une s'lexoj fare se kam marre vesh se librat jane pertoke. Ben ta blesh nje, por jane aq poshte sa te dhemb shpina t'i kapesh aty mbi dysheme...

Ketu, shkruesit te ketyre rreshtave, dmth kusheririt te........................ iu mbyllen syte, dhe vendo.................... ta vazhd............. hist............ nes.........

E mer Hu sikur te pelqyen edhe krahasimet me fshatare dhe na prure dhe shembullin e Kuksit . ja dhe une nje me fshatar smiley

Nje fshatar me Gomar , ngarkonte dru ne Pyll dhe i shiste .Bente   vend edhe per vete hop mbi drute dhe tutje . Nje dite i pret rrugen nje Burre qe dukej i Kenduar me libra ne duar por pak sa i shqetesuar . I beri shenje te ndaloje dhe Ju Lut ta digjonte ti jepte nje Keshille . Fshatari patjeter ndaloi , se nga nje NJERI qe Lexon Libra nuk mund te presesh HULLEQE .

- Po ja mor fshatar i mire . Keto drute vuri nga te dy anet .Ti vije barra Gomarit njesoj .Keshtu thote Literatura dhe une qe te flas e kam studiuar mire kete problem . Prandaj po shkoj dhe Fshatrave ti keshilloj sipas Librave . Ja nje Liber Falas per ty nga perkthimet e mia qe shpjegon "Si te ngarkojme Gomaret me DRU "

E digjoi Fshatari me respekt . Mori Librin dhe ...te nesermen ashtu beri sic i tha ai Huri ..Helbete nje i Kenduar doemos qe nuk eshte HU !Iku burri kenduar i bindur qe Libri do zinte  zene vend edhe tek pshatari .U takuan pas ca diteve dhe burri i kenduar vuri re se ishte e njeta skene .Drute ngarkuar dhe Fshatari siper .E ndaloi !!!!!... patjeter e ndaloi . I Kishte dhene Liber Falas nga te perkthyerat e tij .

Po pse more fshatar i mire nuk lexon Libra .Perse u ktheve tek e para ? Cili eshte problemi , me Shtepite Botuese apo me mentalitetin e infektuar sllavo -komunist te trasheguar .....

Or Lum zotnia .. e nderpreu fshatari .... Bera sic me the ti nja dy dite . As du nyk ngarkoja me shume as para fitoja me shume  .Per ne teper une ecja ne kembe dhe Gomari ecte rehat ...Isha me mire pa librat qe me dhe ti . Ush he dreq !

Iku fshatari po na la burrin e kenduar qe mermeriste me vete ..Ja dhe nje fshatar i pakenduar di me shume se une qe perkthej Goxha Filosofe dhe kam perkrahje nga shume Kureshtare Librash ....njoh sllavo -komunizmin dhe trushpelarjen ...

Keshtu Huri qe mbante nje vandak me Libra ne kurriz u shtri ne nje Hije peme per te medituar THELLE per kete dhe filloi te Gogesinte dhe ngadale ngadale te leshonte dhe ndonje Pordhe bashke me Gerhimat .

ps..cdo perkim emrtimi eshte i rastesishem. Jeni te Lutur ..Askush te mos ta krahasoje me veten sidomos zoti Huribinek meqe  shkurtimi  HU qe perdor une , eshte i ngjashem me zotin HU ne perrallen e vertet !

Ende ne Shqiperi botohen libra (perkthime), per te cilat shtepite botuese nuk i kane marre te drejtat e autorit ??? Kam menduar se kjo gje eshte mbyllur ne te njejten kohe (fillimi i viteve 2000 ne mos gabohem) me ate te mos-transmetimit te filmave piratë !

Jam pa fjale smiley

Tokezohu Stalker, tokezohu. Te hysh ne bodrumet e biznesit te botimeve ne Shqiperi, te ngrihen leshte perpjete. Jo se bizneset e tjera jane me mire, po se tek libri te pakten njeriu pret pak me shume kulture. Po fatkeqesisht ato qe Asterioni thote per dike qe ne ketu e njohim, qendrojne per 90% te atyre qe merren me kete pune, pavaresisht se kur iu drejtohesh drejtperdrejt me pyetje bejne sikur kane nderruar adrese. Loja eshte bere shume me e shemtuar me preferencat per shtypjen e librit shkollor dhe te atij jashteshkolllor, por qe eshte i detyruar te blihet nga nxenesit dhe studentet. Kam takuar rastesish nja dy nga keto te takemit te fundit une, qe pas pese minutash muhabet te vinte ti thoje "Njesho, na celesat e makines sime dhe futi nje te nderruar vajit te besh ndonje lek te merituar, se nuk je ti per kete pune". Po del pastaj qe tjetri eshte sponsorizues i fuqishem i aktiviteteve artistike te partise se ardhur ne pushtet me voten e lire te popullit dhe ta mbyll gojen.

ti si lexues çfare te keqe ke qe nuk paguhet e drejta autorit ? 

Good point. Une duke qene lexues dhe duke dashur qe te mbetem i tille, kam nevoje te lexoj. Qe une te lexoj, duhet qe dikush me prirje letrare te shkruaje. Qe ky dikushi te shkruaje, duhet te ekzistoje. Qe dikush te mund ta zgjase ekzistencen e tij ne kete toke i duhet te ushqehet, vishet, strehohet etj. Pervec rastit kur ky njeri eshte indigjen ne pyjet e Amazones, ketij njeriu i duhen para qe te plotesoje kerkesat baze te ekzistences se tij. Ne te kundert vdes. Po vdiq ky, une s'kam me se c'lexoj. Duke mos pasur me c'te lexoj, une s'jam me lexues. (C.D.V.)

Me shkurt se kaq, as vete Marksi ne kohen e lire nuk do ishte shprehur.

fjala (dmth e drejta e autorit) eshte per letersi te huaj, te perkthyer. 

se per shkrimtaret ose çdo lloj tjeter krijuesi, dihet qe duhen pare, bile me shume se kaq, duhen kushte speciale jetese. psh nje piktor e ka te pamundur te behet dikush (ne nivel boteror) ne shqiperi edhe sikur t'i kete kushtet e jeteses maksimale.  

PF, eshte treguesi nr. 1 i mungeses se seriozitetit ne ate biznes, qe reflekton edhe mungesat e seriozitetit ne cdo gje tjeter. ne redaktim, editim, shperndarje, promovim, cdo gje!

kjo e con veprimtarine ne nivelin e shitesve aziatike te dvd-ve pirate neper metro... uan dala, uan dala (one dollar)...

Jam krejtesisht dakort !

Jam kthyer 3 vite me pare ne qytetin tim te lindjes me qellim qe te takoja personat e duhur per te botuar 2 librat e mi ,per te cilet kisha punuar me vite te tere .

 Nuk kam per te harruar momentin kur me thane qe libri im nese botohej do te riperpunohej nga ish nje ish-shoqe gjimnazi qe mezi kaloi klasen ne ato vite .

U ktheva nga kisha ardhur pa marre me vehte as dhe punen e bere .I mbylla te gjtha dokumentat ne nje sirtar ,ne nje shtepi qe vizitohet nje here ne 2 vjet .

 

Nuk kane faj njerezit,se librat jane shume shtrenjte.Ohu ,tjeter muhabet ai se kush deshiron e gjen mundesine dhe kush nuk do justfikimin...realisht tregu i librave eshte i shtrenjte per shumicen e xhepave te shqiptareve.Librat e mire kushtojne.

Ulini çmimet ,ulini!

 

S'kisha pare ndonjehere nje perqindje kaq te luhateshme si 10-40%smiley smund te thoshte direkt 40% ? Sidoqofte tendenca ne renie e shitjes se librave eshte nje fenomen global , duke pasur parasysh ndikimin e internetit.

.....ndikimin e internetit dhe renien e Dollarit.

Kam nje pershtypje se edhe sikur mos te kishte kap kriza, renia e leximit te librit te printuar do jete e paevitueshem. 

  E pa mundur te mendosh qe gjithcka te shkoje me se miri me botimet e librave shqip .Sikur ti hedhim shtepive botuese nje veshtrim do te kuptojme se jane thjesht biznes ,pa lene menjane autoret .Haha tashme shkrimtar mund te jete kushdo ,mjafton nje fraze ketu e nje shprehje e bukur ne nje paragraf tjeter dhe aq eshte puna .

   Une jam larguar nga Shqiperia ne vitin 2000 por gjithmone nga Shqiperia me vijne dhurata vetem libra . Per mua jane te cmuar ,por ne pergjithesi lene te deshirosh edhe perkthimet .

 Faleminderit Peshku pa Uje qe me jep mundesin te marr pjese ne faqen tuaj .Pas kaq vitesh po shkruaj kaq gjate shqip .

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).