Në Shqipëri mbërriti sot me rastin e hapjes se ambasadës së Izraelit në Tiranë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Liberman.

‘Nëse dikush do të më thoshte atëherë kur isha student në Bashkimin Sovjetik, se një ditë do të bëhesha Ministër i Jashtëm i Izraelit dhe do të vija në Shqipëri për të inaguruar hapjen e ambasadës izraelite në Tiranë, nuk do ta besoja kurrë. Ky takim është një provë se si vendet tona kanë ndryshuar gjatë këtyre 20 viteve me një dinamikë dhe sfida të mëdha, si kanë evoluar marrëdhëniet midis dy vendeve, midis dy kombeve dhe miqve. Arsyeja ime e ardhjes në Tiranë, është vetëm kjo, inaugurimi që i bëhet hapjes së ambasadës në Tiranë në mënyrë që këto dy vende të thellojnë bashkëpunimin mes tyre”. Kështu deklaroi sot ne Tirane, Avigdor Lieberman, ministri i Jashtëm i Izraelit në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Edmond Panariti. 

Në fokusin e bashkëpunimit, Liberman kërkoi thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe një shtysë të re për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Izraelit. 

Në konferencën e përbashkët, Lieberman ka vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet shumë të mira mes popujve dhe qeverive përkatëse, duke këmbëngulur se është koha që kompanitë izraelite të shohin vendin tonë si mundësi për investime. 

“Hapja e ambasadës e shoh si shtysë të re për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shtysat nuk duhet të jenë në kuadrin politik, por me hapjen e kësaj ambasade do ketë shtysë të re të marrëdhënieve ekonomike, nuk kam asnjë dyshim se marrëdhëniet ekonomike do të sjellin zhvillim në marrëdhëniet politike. Me krizën botërore është koha e duhur të ftohen kompani izraelite ta shohin Shqipërinë si në bashkëpunim. Shqipëria për mua është më shumë se destinacion strategjik”- tha ai. 

Kosova
Pyetjes se përse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, z Liberman tha se qëndrimi i Izraelit nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por me gjithë rajonin e Ballkanit. 
“Së pari, nga eksperienca jonë si Lindje e Mesme ne shpresojmë se kjo pjesë e botës do t’i zgjidhë problemet e saj në mënyrë paqësore. Shpresoj që të gjeni zgjidhje paqësore qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, ashtu edhe nëpërmjet negocimeve të drejtpërdrejta. Rajoni jonë është pjesa më e komplikuar e botës, ne kemi mjaft situata të kompikuara jo vetëm në rajon, por edhe çështjet brëndshme. Qëndrimi jonë ka të bëjë me gjithë rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe çështja e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë popujt e këtij rajoni t’i zgjidhin problemet e tyre paqësisht”. 

Po për këtë cështje, ministri Panariti theksoi se Izraeli ka njohur pasaportat e Kosovës. 
“Ndaj të njëtin vlerësim si zoti Liberman, për forcimin e dialogut të niveleve të bashkëpunimit rajonal midis Shqipërisë dhe Kosovës, midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe kjo padyshim është rruga më e mirë për integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Europian. Përsa i përket çështjes së Kosovës, padyshim që progres ka ndodhur, pasaportat e Kosovës tashmë njihen nga shteti i Izraelit. Kjo është sinjifikative dhe një tregues shumë i rëndësishëm, një vlerësim shumë objektiv i situatës rajonale”. 

Panariti
"Momente të veçanta historike mes të dy popujve gjejnë sot shprehjen e tyre më kulmore me hapjen e ambasadës së shtetit të Izraelit në Tiranë", u shpreh sot Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Lieberman, pas një takimi të veçantë që patën mes tyre. 
"Marrëdhëniet historike mes dy popujve tanë janë të shtrira në shekuj. Por ne u mbështetëm fuqimisht tek njëi-tjetri sidomos gjatë viteve të errëta, mizore, të terrorit nazist. Zemrat dhe dyert e familjeve shqiptare u hapën për familjet hebreje. U hapën për një popull të martirizuar, por edhe të sprovuar me sakrifica të shumta", tha Panariti. 
Prej këtu, vijoi ministri Panariti, "lulëzon fara e miqësisë, e mirënjohjes, e respektit reciprok midis dy e popujve tanë". 
"Jam krenar që edhe familja ime u përket atyre qindra familjeve shqiptare që hapën zemrën dhe dyert për familjet hebreje. Të dy popujt dolën në dritë fitimtarë nga tuneli i errët i historisë. Dhe sot ne dy përfaqësuesit e këtyre popujve jemi këtu për ta dëshmuar këtë, jemi këtu për të dëshmuar vullnetin e dy qeverive tona për intensifikimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ne të gjitha fushat, veçanërisht në turizëm, bujqësi, teknologji, industri minerare, shfrytëzim pasurish nëntokësore e detare, por edhe bashkëpunim politk dhe atë ndërparlamentar", u shpreh ministri Panariti. 

Ministri Panariti theksoi se në takim u diskutua edhe për çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe qëndrimeve për Lindjen e Mesme. 
"Sot pasdite, me inaugurimin e ambasadës izraelite në Tiranë, ne së bashku vendosëm t’i japim një shtysë të re marrëdhënieve të shkëlqyera midis të dy vendeve tona", tha Panariti. 

Panariti shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë dhe do të jenë një model për t’u ndjekur edhe nga vendet e tjera. 
Ministri Panariti gjithashtu kërkoi forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit në nivel rajonal mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. "Padyshim kjo është rruga më e mirë për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Europian”, u shpreh Panariti. 
Përsa i përket çështjes së Kosovës në raport me shtetin e Izraelit ministri Panariti tha se "padyshim ka ndodhur progres, pasi tashmë pasaportat e Kosovës njihen nga shteti i Izraelit, gjë që është diçka shumë sinjifikative".

Me ardhjen e Ministrit Lieberman në Tiranë po sot në qendër të kryeqytetit shqiptar zbritën 3 ushtarë izraelitë me parashuta nga një helikopter. Mësohet se ushtarët zbritën me parashuta në qendër të Tiranës për sigurinë e ministrit të tyre. 

Shqipëria dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të vecatë mes tyre, të ushqyer vecanërisht pas mbrojtjes së rrallë që shqiptarët i ofruan hebrenjve që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes së nazistëve gjatë luftës së dytë botërore.

65 Komente

Pyetjes se përse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, z Liberman tha se qëndrimi i Izraelit nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por me gjithë rajonin e Ballkanit. 

Së pari, nga eksperienca jonë si Lindje e Mesme ne shpresojmë se kjo pjesë e botës do t’i zgjidhë problemet e saj në mënyrë paqësore. Shpresoj që të gjeni zgjidhje paqësore qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, ashtu edhe nëpërmjet negocimeve të drejtpërdrejta.

.smiley  

z. Liberman ka te drejte!  flet nga eksperienca..smiley

Ironike...Para dy vitesh esh Liberman i quante Shqiperine dhe Bosnjen qendrat e Xhihadit ne nje takim me Gruevksin..(boshnjaket i derguan note proteste ndersa keta tanet thjesht ulen koken si cirake te devotshem qe jane).

PS:Megjithate une hapjen e ambasades e shikoj si nje hap pozitiv.

merrni shembull nga izraeli si ndertohet shteti,merhuma dhe lerini perrallat me integrim kur flet me cifutet.shikoni si i zgjidh izraeli ceshtjet  e interesit kombetar,te ekonomise , dhe te marredhenieve nderkombetare.

imagjino te kishte nje shtet izraelit te rrethuar me izraelite dhe izraeli ti orientonte drejt  integrimit ne ''bashkimin aziatik''

“Së pari, nga eksperienca jonë si Lindje e Mesme ne shpresojmë se kjo pjesë e botës do t’i zgjidhë problemet e saj në mënyrë paqësore. Shpresoj që të gjeni zgjidhje paqësore qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, ashtu edhe nëpërmjet negocimeve të drejtpërdrejta. Rajoni jonë është pjesa më e komplikuar e botës, ne kemi mjaft situata të kompikuara jo vetëm në rajon, por edhe çështjet brëndshme. Qëndrimi jonë ka të bëjë me gjithë rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe çështja e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë popujt e këtij rajoni t’i zgjidhin problemet e tyre paqësisht”. 

Dengla!

Mbas SHBA-se, Serbia eshte furnizuesi numer dy me arme i Izrailit.

Ke te drejte, Serbia eshte e dyta ne bote qe furnizon Israelin me arme dhe gjera te tjera ushtarake, ne vetem fisheke m'duket se u shesim. Serbia ka lidhje me te forta me to, politike me te zgjuar se Shqiperia. Plus qe Kosova shifet si paralele me pjeset Palestinese ne Israel, dhe Golan Heights te Sirise qe i ka nen pushtim Israeli.

Pse nje shtet i zhvilluar si Izraeli, sidomos ne ceshtje ushtarake dhe teknologjike, blen arme nga nje shtet i prapambetur ne c'do gje, pervec se skafeve, si Serbia.

 

Po po i prapambetur.  Leje se s'ja paske idene e industrise se armatimit serb. 

Sqaroma pra, me ndonje link po ke mundesi. Ose me trego nga e ke mesuar.

Kerko per Zastava arms.

Po mos e vazhdo kete ceshtje, se eshte turp ti thuash njeriut qe Izraeli ka Serbin si importuesin e dyte me madhe, jo Zastava te kete ne Serbi, po nje mije Zastava.

Turp eshte kembngulja jote fodulle.

I pakapshem, mos eshte ne kuadrin e humorit kjo,   te ndodhte e kunderta  qe serbia te blinte arme nga izraeli, kjo gje edhe besohet

Jo or jo se nuk eshte humor. Bone nje kerkim ne google dhe e shef qe Serbia eshte e dyta per eksport armesh/armatimesh ne Israel. Ndoshta nuk kane nevoje per Hi-Tech por gjerat manuale u nevojiten nqs jane te standardit.
Edhe Shqiperia ishte e 16ta ne liste si shitese e armatimeve ne Israel - kjo me sa e mbaj mend une, se para nja 6-7 muajsh e kam lexuar te setimes.com

Nuk besoj se serbia eshte furnizuesi me arme  i izraelit  sepse i bie qe serbet te kene nivel teknologjik aq te larte sa te barazohen me shba nga te cilat izraeli merr armatimet me te fundit falas ose pothuaj falas.

Po bone moj nje kerkim ne google, dhe e shef qe serbia eshte e dyta pas SHBA's qe u shet Izraliteve. Edhe ne u shesim bile. Sic thashe me siper - Serbia nuk u shet hi-tech si radar apo avione e rraketa, por gjera te tjera, se ushtria ka shume sene qe nga llogjistika - ku hyne shume gjera, spitale, transporte, armatime te ndryshme lufte dhe mesimore etj
Ta zeme se ne bejme tritol e dinamit, dhe fisheke 7.62mm me lire se serbt dhe amerikanet - atehere te ne do e bleje izraeli. A e kupton tani?

Behet fjale per armte te lehta e municione.  Sigurisht armatimet e renda dhe sofistikuara, mbulohen kryesisht nga SHBA, ose nga industria vendase, ose nga bashkepunimet me SHBA-ne.

Serbia no.2 arms exporter to Israel

SOURCE: BETA

BELGRADE -- Serbia was second only to the U.S. in terms of arms exports to Israel between 2004 and 2007, according to a recent Amnesty International document.

The document, published on the NGO’s website, states that, according to UN figures, immediately behind the U.S.—which supplied Israel with USD 1.3bn worth of arms in that period—came the then State Union of Serbia and Montenegro, which sold Israel arms to the value of USD 8,626,560. In 2005, Serbia alone sold Israel weaponry to the tune of USD 6,331,138.

After Serbia come Poland and Romania, with Bosnia-Hercegovina 13th, with sales worth USD 1,880,499, and Albania in 16th with sales worth USD 1,255,415. 

Serbia also figures in fifth spot on the top ten list of Israel’s ammunition suppliers, with sales worth USD 760,635, while in 2004 alone, the State Union sold ammunition to Israel totaling USD 376,681. 

The AI report also features a table of conventional weapons exporters to Israel between 2004 and 2007, headed by the U.S. (USD 7.8bn), followed by France (EUR 60mn), Romania (EUR 21mn) and the UK (GBP 10.5mn). 

The Antwerp-based NGO states that Serbian and Bosnian companies exported large quantities of ammunition and components for light weaponry, as well as artillery ammunition and mortar components, to Israeli defense contractors. 

Between 2005 and 2006, the Israeli Military Industry (IMI) imported millions of 5.56mm rounds from the Prvi Partizan factory in Serbia, says AI, adding that this ammunition was compatible with weaponry used by the Israeli armed forces. 

AI has allegedly called for an arms embargo on Israel and the Palestinian Authority, as these weapons can be used for war crimes. The organization is also urging the UN Security Council to launch an independent inquiry into war crimes perpetrated during the armed conflict in Gaza in January.

Libermani te cohet nga gjumi njehere...

Mosnjohja e Kosoves eshte gjeja me e turpshme! Te mos njohesh te drejten per liri te nje populli qe ka vuajtur nen thundren serbe te njejten kafsheri qe vuajten cifutet nen nazizem, eshte verberi, hipokrizi, kujtese e shkurter.

Faqja e zeze!

Zoto pse mos te lexosh ate anen tjeter te monedhes?..PSh: Lieberman i paralelizon mardheniet Serbi-Kosove si ato te Izrael-Palestine. Pra per ate kosovaret sjane gje tjeter vecse, muslimane te cilet nuk i meritojne keto te drejta qe permene pak me lart smiley

 

Sepse ai kendveshtrim per mua eshte verberi dhe budallallek (RAKA!), dhe raka mbetet raka pavaresisht se nga cili shtet vjen. Keshtuqe s'ka kendveshtrim tjeter... Nuk ka rendesi nese Dana International eshte cifute apo jo... pederastia ne Torah denohet me vdekje dhe ferr! Pike muhabetit.

Drejtesia eshte hyjnore. Liria eshte hyjnore. Nuk ka burre nene ne kete bote qe t'i shtremberoje dhe te dale pa lagur. Jo me nje kerric gomari si Libermani apo nje shpurre kerricash ne qeverine Netaniahu.

Molla nuk ka per te prodhuar kurre fiq.

Sa here qe vjen puna tek Izraeli, fillojne e shfaqen shkurtpamesit. Nuk e kuptoj sa "qesim" flitet per Izraelin kur dihet se aty kemi nje nyje nga me te "rendesishmet" ne bote.

Por prape, ndihem i qete qe shumekush qe flet ketu ska kurrgje ne dore persa i perket politikes se jashtme te Shqiperise. Dhe aq me mire. Se do na kishit shkaktuar shqetesime qe do te duheshin vite per t'i qetesuar.

Ne politike te jashtme, ka ca pyetje te thjeshta qe te ndihmojne shume :

- Kush jemi ? Pergjigje : Shqiptarë.

- C'interesa kemi ? Pergjigje : shqiptare.

Qe nga ketu, gjerat kthjellohen menjehere : ti do te veprosh ne ate menyre qe rezultati perfundimtar te jete POZITIV per Shqiptaret dhe Shqiperine.

Dhe qe nga ketej, politikat qe do te ndjekesh dalin vete, mjafton te jesh ne dijeni te situatave boterore, te njohesh ca histori dhe te jesh ca kopil. Asgje tjeter : as 13 diploma, dhe as te jesh nipi i Selam Musait apo Mic Sokolit. Thjesht realizem, zgjuarsi, dhe dobiçllek.

A kam me nevoje qe ta zgjas ne kete histori ?

ps : ne nje teme tjeter, njefare Visi me akuzoi (nendheshem) per antisemitizem ngaqe shkrova çifute ne vend te hebre. S'kam tjeter t'i them veç : mos na çaj fort torrovelen.

Cilat nyje me te rendesishme paskemi ne Izrael?

Jo, thashe "kemi" ne kuptimin e nje qytetari te botes, pra fola nga kendveshtrimi i nje njeriu. Eshte fakt se Izraeli permbledh nje nga konfliktet me te veshtire dhe aleancat apo armiqesite duhen zgjedhur me kujdes. Na duket ashtu si pa lidhje, por nje fjale kot me kot ne ambasaden tone ne Norvegji apo Portugali mund te te shkaktoje probleme ne Kosove apo tjeter. Shkurt, per arsye qe i dime tashme, Izraelin ia vlen me mire ta kesh ne krah se kunder. Dhe me parime apo me dredhira, diplomacia shqiptare duhet t'i afroje dhe jo largoje. Ja qe keshtu eshte dhe Shqiptaret s'kane kryqe as pantallona te ndryshojne harten e botes. Mbaro hallin tend dhe shtrembero kapuçin mbi sy, thote nje fjale.

Së pari, nga eksperienca jonë si Lindje e Mesme ne shpresojmë se kjo pjesë e botës do t’i zgjidhë problemet e saj në mënyrë paqësore. Shpresoj që të gjeni zgjidhje paqësore qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, ashtu edhe nëpërmjet negocimeve të drejtpërdrejta. Rajoni jonë është pjesa më e komplikuar e botës, ne kemi mjaft situata të kompikuara jo vetëm në rajon, por edhe çështjet brëndshme. Qëndrimi jonë ka të bëjë me gjithë rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe çështja e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë popujt e këtij rajoni t’i zgjidhin problemet e tyre paqësisht”. 

Po mire ti njihe Kosoven, spo te themi hajde na zgjidh problemet, ato i zgjidhim ne, ti njihe Kosoven sikur te gjitha shtetet e tjera te ballkanit.

Izraeli së shpejti do ta njeh pavarësinë e Kosovës

18:35 / 3.08.2012

 

Qeveria izraelite është duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Danny Ayalon. Ai ka thënë se njohja e shtetit të ri të Kosovës nga ana e Izraelit do të bëhet më së largu vitin tjetër.

I ftuar të marrë pjesë në Gjenevë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Migracionit dhe me rastin e 60-vjetorit të Konventës së UNHCR-së që po zhvillohen në Pallatin e OKB-së, zv.shefi i diplomacisë izraelite Ayalon, zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të mediave botërore.

Pyetjes rreth relacioneve mes Jerusalemit dhe Prishtinës dhe mundësitë për gatishmërinë e qeverisë izraelite të njohë shtetin e Kosovës, Ayalon për agjencinë informative “Presheva Jonë”, është përgjigjur: “Me Kosovën kemi marrëdhënie shumë të mira, kam takuar personalitete dhe delegacione të Qeverisë së Kosovës dhe besoj se së shpejti do të vizitojë Kosovën, për zgjerimin e bashkëpunimit tonë”.

Ndërsa lidhur me njohjen e Kosovës, Ayalon ka thënë se qeveria izraelite do ta merr së shpejti edhe këtë vendim. “Për proceset në Kosovë, si dhe njohjen e saj është mjaft i angazhuar edhe komuniteti ndërkombëtar. Edhe qeveria jonë në këtë drejtim është duke negociuar dhe duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së shtetit të ri të Kosovës, gjë që do ta bëjmë së shpejti, me siguri vitin e ardhshëm. Por me rëndësi është të theksoj se Izraeli mbështet fuqishëm Kosovën dhe popullin shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Ayalon. /Telegrafi/

 

 

 

Ah po qytetari i botes, ehe.  Tres bien Hurbinek.  Problemi eshte se se pari jemi shqiptare, dhe kemi interesa shqiptare sic the me siper dhe Izraeli as do t'ia dije per keto interesa shqiptare dhe ja qe tani per tani e kemi kunder Izraelin, sic edhe e kishim gjate luftes ne Kosove.  Izraeli ende degjon jehonat e birbilosjeve sllave ne vesh per terrorizem islamik te shqiptareve ne trojet shqiptare nden sundim sllav.  Ne mund te bejme sa mundemi per ti afruar, po ca gjera nuk behen me zor.

Po me keqkupton. Nuk fola si "kozmopolit". Ajo "kemi" eshte ne pavetore. Si te thuash : ne planetin Toke "ndihemi" mire. Kush "ndihemi" ? Po ja, une ti ai e te gjithe.

Ky eshte kuptimi i "kemi" qe perdora me lart. Mund te kisha perdorur pavetoren "ka". Psh, ne Izrael ekziston ose ka nje nga nyjet... etj etj.

Por per t'iu rikthyer çeshtjes : mos ngaterroni politiken e dites te Izraelit me politiken natyrale te tij. E para ndryshon, e dyta jo. Ne te paren, nganjehere mund te na lene pas dore, ndersa ne te dyten, ne jemi gjithmone ne krah te tyre. Perse ? Historia, lidhjet, kujtimet. Kjo eshte çeshtja.

Sot ka ca studente te rinj shqiptare neper Europe dhe USA, ne diplomaci, dhe qe e kane ngrene keq helmin antiçifut, aq sa do te na sjellin goxha probleme ne te ardhmen. Ne politike te jashtme, parimet jane ato qe respektohen me pak. Mos u beni si te padale e te panxene. Keshtu ka qene e keshtu do te jete. Rendesi ka qe te dish çfare kerkon, dhe te luftosh per te : me force, me dredhi, me lajka, who cares, ne rrafshin shteteror ska as burreri e as terrci-verrci. Ke interesa dhe kaq. Kur te vije puna qe Shqiptaret te drejtojne fatet e botes, atehere le te behemi burra te paqte e te recitojme Kantin. Njehere per njehere, kemi ca gjera te tjera me te ngutshme. OK. S'kam ç'shtoj me.

Ah po po, politika e dites, politika natyrale jo terrci e jo verrci.  Edhe njehere, Serbia eshte eksportuesi me i madh i armeve ne Izrael mbas SHBA-se.  Izraeli s'e njeh Kosoven si shtet te pavarur.  Do thuash ti, e po jane pragmatiste e shikojne interesat e tyre.  Bukur fort, ashtu duhet te behemi dhe ne, ose sic thua te luftosh per ate qe kerkon me cdo menyre.

Me pak fjale, nuk ka ecje krah per krah nga ana jone me Izraelin, e akoma me keq natyrale.  S'ka dashuri mes popujsh, ka vetem politike dhe politiken e dites s'eshte aspak ne interesin tone ti rrime perkrah Izraelit.

Per te dashur s'na do as Amerika... e prape i rrime ngulur si rriqne ne bythe... dashuri mes popujsh... dashuri kish mes boshnjakeve dhe serbeve se jane i njejti mall, e u bene m...all.

Izraeli eshte i fundit i shqetesimeve tona - ne rast se kemi nga bota e jashtme.

Jane ende 11 vende te Lidhjes Arabe qe s'e kane njohur Kosoven... gjithashtu, 27 vende te O. Islamike. Sikur vetem 11shja e pare ta njihte, Kosova sot do ulej ne OKB.

Eshte ne interesin tone ama, qe Salinjte dhe antishqiptaret e tjere te zhduken njehere e pergjithmone nga ai vend. Te zhduken partickat dhe bandat me ngjyrim demek politik.

Keshtuqe, mos bej si analist kot se vetem urrejtje projekton.

Izraeli eshte nje nga 10 importuesit dhe eksportuesit me te medhenj te armeve.  Sipas institutit te Stokolmit, Serbia eksporton rreth $7 milion ne vit. Pakez e veshtire matematikisht ne rast se je eskportuesi i dyte me i madhe i nje nga 10 importuesve me te medhenj... dhe eksporton vetem 7 milion.

A mund te ma shpjegosh kete paradoks, i pakapshem ?

Ne vitin 1999, diku nga fundi i marsit (fill pas 24 marsit), ne Tel Aviv a Jeruzalem u organizua nje manifestim i madh izraelit ne KRAH TE BOMBARDIMEVE te Natos. Ne tribune, gjeje kush ishte ? Vete BENYAMIN NETANYAHU, kryeminister i sotem dhe... kryeminister i 1999 !

Te vetmit qe ishin kunder, ishte partia e Ariel Sharonit sot ne koma qe prej 6 vjetesh, parti nga e cila ka dale dhe Avigdori (pra e djathta vertet e djathte). Benxhi ishte pro, Barak (Ehud) pra, e te gjithe.

Tani, arsyet duhet t'i ftilloni vete, si e ku e pse.

Ne te njejten kohe, shikoni qendrimet edhe te rruges, edhe te qeverive arabe : Egjipt, Marok, Algjeri, etj etj (me perjashtim te ca qeverive te Gjirit).

Dhe s'po flas ne tym, kam "dokumente" per kete pune.

Mos u hutoni nga nje politike e dites Izrael-Palestine te nxirrni perfundime te gabuara. Mos u merzisni pse ne qeverine e sotme izraeliane ka nje Avigdor te partise se djathte ekstreme. Shikojini gjerat ne teresi.

Dhe e fundit : sido qe te jete puna, Izraelin duhet ta kesh ne krah se kunder. Lidhjet bejini vete : izrael-usa kunder rusi-serbi.

(Armatimet, jane pese me hiç. Sa per dijeni, nganjehere amerikanet furnizojne me arme vete ata te cilet i luftojne. Keto jane pune "kalimtare", s'kane vizion te gjate.)

Dhe ndihmen e pare humanitare per Kosoven e ka sjelle Izraeli.

S'ka asnje paradoks. Shteti Izrailit asokohe me Netanyahun si KM dhe Sharon si MPJ, ishte pro serb qartazi fare, qendrim ky qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

Po jo pra ! po te them se Netanyahu ishte ne tribune ne manifestimin e madh PRO bombardimeve te Natos ne Serbi. Sharon ishte kunder. Kush po çan koken per te ?! Ekstremistet jane gjithmone kunder USA, te majte e te djathte.

Shiko fashistet e Le Penit me komunistet e Robert Hue me 1999 qe ishin te dy dakort : STOP BOMBARDIMEVE. Shiko partite normale, edhe te djathte (RPR - Chirac) edhe te majte (PS - Jospin) qe ishin pro Shqiptareve, madje fuqishem.

Jane te dokumentuara te gjitha. Ate kohe e njoh shume mire, ne mos jashtezakonisht mire, me mire se ndonje kokepatate qe punon sot ne MPJ.

Miresevini. smiley
Ndonje leke, euro, dollari ose dhe monedha juaj kombetare jane te mireseardhur gjithashtu.

Ta zeme se kjo qe thua per Netanyahun eshte e vertete, prap se prap ministri i jashtem i vendit ishte kunder e kjo s'eshte pak.  S'ke si te thuash qe askush s'e can koken per MPJ-se se dukesh qesharak pastaj.  Dhe s'me intereson se ca eshte, ekstremist a joekstremist.

Pastaj ende qendron fakti i armatimeve, dhe i mosnjohjes se pavaresise edhe sot e kesaj dite.  Deri sa keto dy gjera te ndryshojne, athere Izraeli mbetet qartazi proserb.

   Politika e shtetit  tone per  Izraelin eshte e rastit "kercen prifti nga  belaja"...Dmth, te beshe  gjene, qe as e do e as te duhet.Mirepo e kemi pat provuar politiken e "te  dejtes", se diku e patem bere dhe bukur fort,  duke  qene ne  anen e te  drejtes.Por disa gjera i kemi paguar shtrenjte, duke  qene "me te drejten".Sot, vetemen sherbejme pa na sherbyer kush. Te  vetemen gje ne bote, qe ai, ...Lebermani, e di mire.

 Eshte koha e "te paudhesive".

   

smiley

E vure ne thonjeza paudhesine o grava... po Salinjte po e bejne megjithmend, pa thonjeza. Brenda dhe jashte. smiley

Ndoshta ora e vone, ndoshta gjuha, ndoshta ndonje diskutim perpara qe nuk ndoqa, por asgje nuk te mora vesh. Hiç.

E vura, more e vuraaa...!

 Politika e shtetit tone per Izraelin eshte e rastit 

...kjo nuk eshte e vertete sepse miku i mikut tone  eshte miku jone,biles jena pak te vonum e duhet me bo autokritike smiley

Po mire o kaposh, ai miku i mikut tone perse nuk ben ate qe beri miku jone?Keshte qe dhe ndahen ne ca kategori miqte.Ka miq"per fiq" dhe miq per miq.Ehuuu,sa ka zanati more xhan!Bota e sotme,duke qene "e interesave" dhe jo e parimeve, i ben vendet dhe popujt e vegjel,tu duket bota shume shume e madhe,Kur eshte kaqe e vogel....Sa eshte vete e drejta.Nuk duket e shkreta edhe kur e ke mbi koke,nden kepuce te fshihet.
Pse ka me njeri qe nuk e ka pare dhe nuk e shikon ci ben vendit ky kryekusar e batakci?Nuk besoj, por ja qe bejne ca sikur nuk e shikojne.Pse valle?Per interesa.....

Shume mire qe u hap ambasada, po ne kemi pasur ambasade ne Telaviv? Apo kjo eshte reciproke, dmth tani do kemi dhe ne ambasade aty? Pasi e di qe nuk duhej vize per ne Izrael per te hyre si shtetas shqiptar njelloj si Turqia. Flas per kohen nga 1991 e ketej.
nese dikush di me shume mund te na e sqaroje.

Mesa di une, ambasada jone ne Izrael ka egzistuar qe ne 1999 megjithese me nje personel mjaft te kufizuar. Ndersa Izraeli nuk ka patur ambasade ketu tek ne (me siguri per aresye ekonomike). Fakti qe tani e hapi tregon se interesat ekonomike me Shqiperine aktualisht e justifikojne ndermarjen e nje shpenzimi te tille.

Po, Lieberman e shpeh qarte, qe Shqiperia eshte potencial per investitoret izraelit ne fushen e energjise.

Mos harroni qe Izraeli ka qene nje nder shtetet e para qe ka hequr vizat per Shqiperine*

*per afat te shkurter qendrimi sigurisht.

Izraeli eshte nje shtet pushtues e shtypes qe ne raport me Palestinen eshte njesoj si Serbia me Kosoven. Politikanet tane po te kishin bole nuk i vardiseshin Izraelit per njohjen e Kosoves por i kerkon atij te linte te lire Palestinen. Dhe nuk shkonte te votonte kunder Palestines ne OKB nderkohe qe kerkojme njohjen e Kosoves nga gjysma e vendeve arabe dhe islame. 

Armir ti flet dhe nga Amerikasmiley Pervec arsyetimit moral , per te cilin te jap plotesisht te drejte , sa interes ka Shqiperia ti dal kundra Izraelit?

CIli eshte arsyetimi moral aty??? smiley

Padrejtesia Zotosmiley

p.s. I love qe ti ve nja dyqind pikepyetje pas noj fjalie. I bo rrobte me menu " mos Zoto u cudit, e u shashtis aq shume saaaaaasmiley

Ku eshte padrejtesia te ai koment? (???)

O djali,padrejtesia e ceshtjes Izrael-Palestine. Nese Shqiperia do mbante qendrim kundra Izraelit pro Palestines,ka nje arsyetim moral, pasi po behet nje padrejtesi ne ate rajon por nga ana tjeter s'ka asnje interes.You see?smiley

Ku eshte moraliteti aty pra??? Kete po te them! Ku eshte morale te krahasosh shqiptaret me endacaket dhe nomadet arabe?

1. Kur e pushtuan shqiptaret Kosoven? Ne cilen date? Ta jap une daten kur arabet kane pushtuar Izraelin.

2. Shqiptaret jane te "vajtur" ne Kosove, pra, kolone... dyndje popullsish. Nga kane shkuar shqiptaret qe kane populluar Kosoven? - Vendin e origjines. - Se ta them une se nga kane shkuar arabet(origjinen) qe popullojne sot trojet hebreje.

Ky nuk eshte moral. Eshte vetviktimizim nga injoranca totale. Keto qasje ndaj historise, dhe realitetit, nuk shoh se ku mund ta kene origjinen pervec injorances totale, qe ne te gjitha gjasat buron nga erresira islamiko-panarabe.

zotrules, ku mi gjen keto pallavra aman. Keto pohime qe ben ti as ekstremistet me te eger zioniste nuk i bejne. Jetoke ne tjeter univers miku im.

 

pastaj duket niveli yt dhe paragjykimet e tua qe kur ia nis me "endacaket dhe nomadet arabe".

Armir, ne rast se do te me drejtohesh, jepu pergjigje 2 pyetjeve me siper. Kaq e thjeshte eshte. Llafet e shumta pastaj me natyre personale jane tregues fukaralleku mendor.

Po nuk u dhe pergjigje, me qendro sa me larg qe te jete e mundur e mos me fol hic. Ti flet per ca shqiptare qe une nuk i njoh fare, nuk ua njoh fare, po hic ama, as egzistencen.

atyre qe ti shkruan nuk ke c'pergjigje tu japesh se jane idjotesira totale. Sic te thashe, ate lloj pozicioni anti-historik nuk e perqafojne as zionistet si Lieberman.

Per cfare shqiptaresh e ka llafin qe nuk i njeh fare?

Po s'pate pergjigje, me rri sa me larg e mos m'u drejto me. Ose shko ne shkolle e meso historine e popullit tend, se late kokrren e namit internetrave... Kaq per ty.

PS: "e ka llafin"??? ik meso shqip.

Ue per keto pyetje me solle ketusmiley Seriozisht? smiley Po shih si fillim ti mund te thuash levizjet e popullatave arabe drejt zones ku eshte ndertuar shteti i sotem Izraelit. Pasi Izrael(Medinat Yisrael) ka filluar te ekzistoj zyrtarisht pas '48. Keshtu qe arabet s'kane pasur cfare te pushtojne pas ketij viti. 

Tani ky muhabeti kush ka qene i pari ne ato troje ,arabet apo hebrenjte , eshte pak i gjate. Se duhet te llogariten kush ka qene i pare, plus sa vite jane larguar, plus kush ka ndejtur me shume etj etj. Sidoqofte une s'e mohoj te drejten e tyre per shtet, por sigurisht s'mund moralisht te biem dakort , me vrasjet, ndertimet apo zhvendosjet masive te Palestinezve. Te jemi te sinqerte , po flasim per fuqi te pabarabarta. 

Dora,

Shqiperia nuk mund te lejoje te leshoje pe ne doktrinen e vetevendosjes se popujve te vegjel, sic eshte populli shqiptar i Kosoves dhe ai palestinez. Nese ne kaq kollaj mbyllim syte ndaj te drejtave te palestinezeve per vetevendosje dhe njohje nderkombetare, ku e gjejme te drejten ti kerkojme botes te njohe Kosoven?

Kjo me duket mua se hyn tek interesi yne kombetar apo jo?

Sigurisht ashtu do ishte sikur prapavijat e marredhenieve nderkombtare te kishin nje fare morali. Kali i betejes se Kosove ka qene fakti qe eshte rast "sui generis". Pra qe nuk do sherbej si precendent per vende te tjera te cilat kane probleme te ngjashme. Ndaj mbeshtetja e Palestines do e bente pak me te komplikuar ceshtjen.

Nderkohe qe vendet e KI ,ku dhe ne bejme pjese, jane te percare per vete me Palestinen, jo me te perkrahin Kosoven.

S'e besoj se deri me tani ka pasur shtet qe ka nxjerr argumentin e Palestines* per mosnjohjen e Kosoves, sidoqofte e mirekuptoj komentin tend. Natyrisht kjo eshte me e komplikuar se kaq, por tani per tani e shoh qe s'ka ndonje interes Shqiperia ne kete ceshtje.smiley

* e kam fjalen pervec Izraelit.

Izraeli e ka nxjerre Palestinen si pretekst per mosnjohjen e Kosoves, sepse duke njohur Kosoven do dilte ne pah hipokrizia e tyre e thelle ndaj mosnjohjes se Palestines.

rasti i Kosoves vertet eshte rast sui generis, por bazohet ne doktrinen e qarte te vetevendosjes se nje populli, sado i vogel te jete ky. Kjo eshte doktrine e njohur nga OKB-ja si baza e zgjidhjes se problemeve etnike ne bote, por sigurisht qe nuk respektohet nga te medhenjte e te fuqishmit

 zotrules, nuk te beri  pershtypje te thelle, fakti, dmth puna e moralitetit, qe Ministri yne i perjashtem, na ka forcuar miqesine me izrailin qysh kur sapo pati  lindur? Aqe krenar sa u duk ai kur u ngjatjetos me Libermanin, sa mua me berei dy here me shume krenar.Nuk  te habit nuhatja dhipllomatike e ketij goxha zootekniku?.

   Krenare e shkuar krenareve duhet te jemi te gjithe nga ky burre, pasi qe  sa nuk na duhet  as te kemi fisheke per  te derguar izrailit, as Kosoven per te na njohur, te Libermanit.Panariti duhej bere minister vite e vite me perpara...familja  e tij ka majtur, mu brenda ne  shtepi, gjithe ata   ...izraelite

Hajde minister  hajde ! Gjithe mendje  dhipllomacie, laneti. Libermani kishte ardhnur  te mesonte  per te shtepise Panaritit....Me kujtoi vitet e feminise.Kur ndonjeri  thosh... edhe baba im...

 

Grava, ne ate takim me beri pershtypje qendrimi idjot i Libermanit. Qendrimin e qeverise Berisha, AS NUK E MARR MUNDIMIN TA SHOH. Nga bandat antishqiptare qe kane 20 vjet qe po e shkalafisin ate vend dhe e kane zhveshur komplet nga dinjiteti, nuk mund te presesh gje.

Ai po shkon te firmose prape shitjen e sovranitetit kombetar te greku!!! Izraeli eshte i fundit i problemeve apo zgjidhjeve qe mund te na vije ne.

C'merresh me rriqna o grava. A thua se iu doli fundi skandaleve dhe kafsherise ne ate vend!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).