Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot. Në San Leo, bash javën që shkoi, ndërsa po shpallej një nismë shumë e bukur e komunës për rivlerësimin e peizazheve të vendit në pikturat e Piero della Franceskës, tre vetje po më verbonin me flash-et e tyre, ndaj m’u desh t’u kujtoja rregullat e edukatës së mirë. Dukej se në të dyja rastet verbuesit nuk ishin tipa nga ata që futen në Big Brother por, me gjasë, njerëz të mësuar dhe që vijnë me dëshirë në veprimtari të tilla për të ndjekur diskutime në një fushë të dijes. Gjithsesi, është e qartë se sindroma e syrit elektronik i uli ata nën nivelin që mbase aspironin ngaqë, praktikisht të çinteresuar për çka po thuhej, donin vetëm ta regjistronin ngjarjen, qoftë edhe për ta vënë pastaj në YouTube. Nuk donin të kuptonin për çfarë po flitej, ngase atë që mund ta kishin rrokur përmes shqisave, mëtonin vetëm ta ruanin në kujtesën e telefonit celular.

Gjithëprania e syrit mekanik në vend të trurit, më ngjan se ka ndryshuar mendërisht edhe njerëz përndryshe të qytetëruar. Nga veprimtaria ku qëllon të marrin pjesë ata largohen duke marrë me vete ndonjë imazh, por pa kuptuar asgjë se ç’u tha e se ç’u bë (dhe do t’i kisha mirëkuptuar nëse do të isha ndonjë kërcimtar nudist). Sikundër e marr me mend, teksa i bien botës rrotull duke fotografuar çfarë u sheh syri, ata janë të dënuar që të nesërmen ta harrojnë ç’mundën të shohin një ditë më parë. Në disa raste kam rrëfyer se ç’më ndodhi në Francë më 1960-tën, kur pasi fotografova si i marrë një mori katedralesh, hoqa dorë përfundimisht nga bërja e fotografive. Sepse kur u ktheva në shtëpi nuk rikujtoja dot çfarë kisha parë, ndërsa nga udhëtimi më mbetën si kujtim vetëm disa foto pa vlerë. Prandaj e flaka aparatin dhe gjatë udhëtimeve të mëvonshme atë që shihja mundohesha vetëm ta regjistroja në mendje. Si kujtim për më vonë, më shumë për të tjerët se sa për vete, blija kartolina shumë të mira.

Dikur, isha vetëm njëmbëdhjetë vjeç, më tërhoqi vëmëndjen poterja e pazakonshme në unazën e qytetit, ku më pati marrë osh turma e njerëzve. Pashë nga larg sesi kamioni pati përplasur një qerre që e ngiste një fshatar; kishte patur edhe gruan me vete. Gruaja ishte plandosur përtokë me kafkën e çarë dhe dergjej mbi një grumbull gjaku dhe lënde  trunore, ndërsa i shoqi e shtrëngonte në kraharor duke klithur nga dëshpërimi (në kujtimet e mia, ende të llahtarshme, skena më fanepsej si një tortë me pana e luleshtrydhe, e shkelur me këmbë). I terrorizuar nuk u avita më tepër, jo vetëm pse ishte hera e parë (fatmirësisht, edhe e fundit) që shihja tru të shpërndara mbi asfalt, por sepse për herë të parë u gjenda përballë Vdekjes. Dhe përballë Dhimbjes, Dëshpërimit. Çfarë do të kishte ngjarë sikur të kisha pasur një celular me telekamera, sikurse e kanë sot të gjithë fëmijët? Mbase do ta kisha regjistruar skenën për t’u treguar miqve se unë isha aty, e pastaj ndoshta këtë pasuri do ta hidhja në YouTube për të kënaqur ithtarët e tjerë të "schadenfreude", ndryshe, të gazit që ndjen nga gjëma e tjetrit. Pastaj, ku i dihet, duke regjistruar fatkeqësi të tjera, dhimbja e tjetrit s’do më bënte më përshtypje. Përkundrazi, unë ngjarjen e regjistrova në kujtesë dhe ato pamje, edhe tash pas shtatëdhjetë vjetësh, s’më hiqen nga mendja dhe vazhdojnë të më edukojnë: po, ato më bëjnë ta ndjej në shpirt dhimbjen e tjetrit. Nuk e di nëse djelmoshat e sotëm e kanë ende këtë mundësi për t’u ndjerë të rritur. Sot, kjo racë të rriturish ka humbur përgjithmonë, ngaqë fëmijët gjithë ditën e ditës i mbajnë sytë ngulur tek telefonat celularë.

Përktheu Henrik Ligori

12 Komente

My God, nervat si llastik i plasaritur. Pervec sygjerimeve te gruas, porosive te pronarit, amaneteve te trunit; duhet me nigju dhe opinionet e ketij Ekos tani..
Po edhe deti qe eshte det nuk i mban kaq gjera, shumicen i nxjerr si me stil nga njera ane ne tjetren.
Duhet icik pushim. Pu shim.

Ka te drejte. Jo per gje, por kurre nuk arrin te gjesh raportin e drejte midis kundrimit vetjak dhe fotografimit - qe duhet te jete bajagi ne favor te te parit. Sa here e kapim veten rob te kesaj manie. Celulari ishte droga e re e fundit. Duhet me u detoksiku somehow.

E mendokemi njesoj une dhe Umberto.ndoshta kujtimet e pafotografuara mund te vijne me rrezellitese ne kujtese,por fotografimi i sakte i ngjyrave,kontrasteve,vendeve nuk te le t'u veshesh tisin magjik te nostalgjise.
Gjithsesi,them keshtu se pertoj te fotografojsmiley

fars!

Umberto duhet t'i kishte ra shkurt si puna e Bruce-it ketu nga sekondi '15 smiley

Eco njifu me shokun tone Fili.  (Philo Farnsworth, qe shpiku TV, qe ti e njef besoj por sa per muhabet.)

Filoja, ne moshen 14 vjecare kur punonte bahcen me patate, teorizonte ne diell principet themelore te televizorit.  Me bindjen e thelle se televizori do informonte dhe edukonte gjindjen, do bente gjindjen te njihej me sho-shoqin, e per rrjedhoje s'do kishte lufte se gjindja do ulej ne nje tryeze, ne nje konference e s'do kishte nevoje per fushe beteje ... kjo gjithmone live, duke i pare dhe duartrokitur gjindja e edukuar tashme nga tv-ja.  Se si u bitis puna e tv-s ...

Mund te evokojme dhe shpikes te tjere dhe aspiratat e tyre ne diell, edhe nje cik gershetim ala Marcuse - alienet dhe teknologjia (technological alienation) por pak si vone. 

@ emo

 Celulari ishte droga e re e fundit. Duhet me u detoksiku somehow.

Ka dale nje koktej i fundit, Instagram.  Nuk e di ne e ke provuar, une e ktheva smiley.  Na beni me dije kur do hapet CA i celit. Nderkohe group hugs.   

Origjinali e ka "shoku yne Tili"! smiley C'beri nje "Ph" ne vend te "T"-se... Si u bitis puna e TV-se? Is the verdict out on that? Just curious. smiley

Te kishe shkruar vetem Philo, s'te duhej as "shoku" e jo me "Tili" po thoje ti? smiley.

Puna e TV?  Sa i perket endrres se Philos, paqe me konferenca live ... pame live bombardimet e Bagdatit psh.  

Mgjth, with a grain of salt, shohim edhe kampionate, edhe lojra olimpike smiley.  

Without a grain of salt?  Ku ta kapesh?

Oh, mire, por mos harro "kripen" e "zapping". Apo si i thote Ariani: "mua me pelqen shume xapin'". C'eshte "zapping", mund te pyes dikush ketej? Ja si e shpjegon Wikipedia:

"Channel surfing (also known as channel hopping or zapping) is the practice of quickly scanning through different television channels or radio frequencies in order to find something interesting to watch or listen to. Modern viewers, who may have cable or satellite services beaming down dozens if not hundreds or thousands of channels, are frequently channel surfing. It is common for people to scan channels when commercial broadcasters switch from a show over to running advertisements."

C'do ishte njeriu pa njecik budallallepsje a la zapping? smiley

smiley

ADHD! - do thoshte psikoterapisti lagjes.  

me dvr or on demand, me neither patience, nor time.

smiley.

*All of the above with a grain of salt. 

Eh, e kane thene dajer strejtsat, duhet me i heq qafe keto color TVs:

We gotta install microwave ovens
Custom kitchen deliveries
We gotta move these refrigerators
We gotta move these color TV's

 

 

Bukur, kthjellet, me domethenie,  shkrimet e Umbertos me kane pelqyer gjithmon, dhe kane nje mesazh te qarte per kohen qe po kalojme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).