Shqiptarja e parë që pozoi nudo

 

Malësorja e paemër, gruaja e parë shqiptare që guxoi të zhvishet para aparatit të Pjetër Marubit.

Fotografia topless e kësaj femre malësore, me tipare të egra, e veshur me kostum popullor, e paemër, dëshmi e gjallë e një të vërtete që daton në vitin 1878, u zbulua shumë vite më pas, afro 126 më pas, në skutat e errëta të fonotekës “Marubi”.

Quhet thjesht “Portret gruaje”. Kurioziteti që ngjalli kjo fotografi, nxiti kërkimin për të tjera femra në fonotekën “Marubi”. E u zbulua se ekzistonin dhe disa femra të tjera të fotografuara jo vetëm nga Pjetër Marubi, por edhe nga Kel e Gegë Marubi.

Gjetja e këtyre fotove, duke menduar kohën kur janë realizuar, kur sigurisht ishte shumë e vështirë të bindje një femër të pozonte para aparatit fotografik me kostumin popullor të krahinës (aq më pak të zhvishej), pasi zbriste për në Pazarin e madh të Shkodrës, është konsideruar zbulim i madh.

55 Komente

s`e dija kete foto flm per sjelljen village bey

Me behet qejfi qe po ringjallen pak nga pak thesaret e Marubit.

 S'ka asgje femerore kjo foto. Po te mbulohet pjesa e gjoksit te kesaj malsorje nuk veren tipare te ngrohta te femres. Po sikur te jete montazh? Trupi t'i perkasi nje femre, dhe koka te jete e nje mashkulli? 

E ke mire, puntore.Bilez po ti  vesh dhe nje pende e nje "rrip" rreth  ballit, mbetet vetem nje ..huj-huj...

Ku kemi malsore  te tilla na. Ato jane ..zana, qe te keputin

milingona, mua me duket se ka feminitetin e kohes kjo foto, dhe sikur te ishte montazh pjesa e gjoksit, shikimi eshte i pajete, pozimi eshte krejtesisht statik si ne figure dhe ne fizionomine jo ekspresive .. Nese vertet eshte e para shqiptare qe pozoi pjeserisht nudo .. duhet duartrokitur dhe njehere Marubi 

S'e di. Po vereja ca detaje qe mua me duket sikur nuk korrespondojne edhe aq mire me imazhin ne fjale, floket, lekura e fytyres nuk perputhet me pjesen e qafes, dhe shikimi i saj me shume ngjason me te nje burri.

Sdq, eshte per tu pergezuar fakti qe Marubi ka lene nje pasuri artistike nga pas qe pak nga pak po del ne drite.

milingona, ke degju ndonjehere te flitet per nje gje te quajtur Diell?

Hoppa, e kam menduar dhe punen e diellit, te punumit ne arë ku dielli te pervelon surratin. Ca te baj une qe kjo s'me duket si grua, flas per pjesen e kokes. Pastaj, po floket e preme si burre? Athere floku ishte bukuria e femres, ketu as qe bahet llaf qe kjo te kete floke te gjate sipas kohes e tradites.

Nuk po e shaj foton dhe as Marubin se me duket sikur s'po me kuptoni, thjesht pse une mendoj qe subjekti nuk me ngjason me nje grua malsore. Kjo nuk ja ul meritat fotografit dhe as kesaj qe ka pozuar me cicmicet perjashta smiley

nuk e ka fajin dielli po TEKNIKA e fotografimit. nuk perdorej film ne kohen e marubit, po pllaka XHAMI per fotografim.

keto bejne qe fytyrat e personave (sidomos ata me fytyre te skuqur) dilnin si ne plazh. 

foto e vitit 1878 thote..  po me vjen cudi,   te veshja e saj  nuk dallohet asnje motiv   nga veshja e malesoreve te asaj  periudhe.

pallto apo veladoni  i saj me ''llush/gezof''  te jaka,  duket sikur  ''ka ardhur enkas nga Parisi...smiley

pallto apo veladoni  i saj me ''llush/gezof''  te jaka,  duket sikur  ''ka ardhur enkas nga Parisi.

Edhe une qe kujtova se jane floket e saj qe i derdhen rreth gjoksit. smiley

 

Meqe thoshte edhe gazeta "fotografia topless" smiley , Mies van der Rohe nuk e kishte edhe aq keq kur thoshte "Less is more"*

 

* less - ne asnje menyre te mos lexohet "Lesh" smiley

 

jo po e kishte gjoksin me lesh..smiley

...ke mo ke?

Eshte portreti i njanes nga ATO smiley

Kjo foto nuk eshte montazh.

Kete e ka bere vertet Marubi dhe e kam pare ne disa gazeta dhe revista serioze.

@Belul,

Nuk eshte e thene qe te jete veshur me rroba popullore qe te quhet malesore.Ndoshta eshte nga rrethonat e Shkodres,ndoshta ka zbritur ne Shkoder disa dite me pare tek te afermit dhe me pas ka bere foton.

Ndersa une mendoj qe ate pallton ndoshta ja ka dhene vete Marubi,kur e ka merre ne foto,pasi ndoshta pa ate pallto fotoja mund te ishte me e shemtuar.

@milingona,

jam i sigurte qe do te flisje ndryshe, po te ish foto me ngjyra dhe malesorja te kish vene krem ne fytyre dhe te kish bere floket me moden e fundit.

Shikoje cdo gje ne funksion te kohes dhe nese e imagjinon me ngjyra do te dale dicka me afer realitetit.

Shqiptar, nuk pres femer moderne, as te lyer e as te ngjyer, as te retouchar me photoshop. Thjesht me beri pershtypje ashpersia e kesaj femre. Nuk ve ne dyshim talentin dhe punen e Marubit. Ndoshta, keto gjera me "vrasin syte" vetem mua. 

Hajde grua hajdeeeee..smiley

Besoj se fotoja nuk ka ndonjë "trukim". Pellushi tregon që ajo është prostitutë, kurse fytyra e vrazhdë, epo ishte prostitutë në Shqipëri. Në Shqipëri e duan prostitucionin, por nuk i duan prostitutat. Po të kishte qenë në Francë psh do i rrezatonte fytyra.

dhe une keshtu mendoj : prostitute, por krenare smiley kontrasti mes gjoksit europian dhe fytyres se vrazhdet ballkanike tregon se ne thelb ne jemi europiane smiley

Nqs Marubi nuk i eshte referuar si "topless" nuk ka pse ta qiuajme ne ashtu, aq me pak ne kete vit 100vjetpavarsist. Pse jo thjesht cicejashte apo dicka te tille?

po pusin ku e ka dranja?

te kete pire uje aty marubismileyvalle!

 

 

shqipe,   kjo malesorja qe e varfer, thone...   skishte para per ta paguar Marubin pas fotoshoot-it...  keshtuqe e pagoi ne.... natyra.smiley   dmth, 10 kokra veze, nja 2 litra qumesht e ca djath te bute.smiley

Belul, ne kete rast thuhet : thesin aga ! smiley

Tani e bejne per te ngrene buke ne mes te Tiranes.

ore belul ,po i paska vajtur si frengut pulasmiley.

po nje cik uje te burimi mjafton,,sa per te lagur buzet

 

 

Me duket si fotografi e shemtuar. Fytyra nuk ndihet rehat, trupi nuk ndihet rehat.

Artikulli thote qe qe shume e veshtire te bindje femrat te pozonin ne ate kohe... por kjo fotografia nuk eshte se tregon ndonje me shume kurajo apo besim tek vetja. Fytyra duket me shume e trembur sesa vetebesuese.

PS: sa "mbrapa" jemi ne krahasim me greket. Ne rast se tek ky artikulli thuhej qe ne Shkoder nuk gjendeshin femra qe do pozonin per aparatin fotografik, atehere imagjino vendet e tjera te shqiperise te cilat ishin shume here me pak te urbanizuara se shkodra. Krahasohe kete me Greket ne Turqi, e perpara 100 vjeteve, ku kishte kenge nga femra qe flisnin mbi drogen, prostitucion e probleme qe akoma na duken skandale.

jam dakord. fotoja mund te kete vleren e "cicave te para ever", por si foto eshte shume e shemtuar. ka dicka prej fotoje krimineli ose robi te aushvicit. kjo per hir te se vertetes. se madheshtia e Marubve nuk ka ngel me u diskutu te Peshku.

Fytyra s'ka si te shpreh vetbesim, pasi duket qartazi eshte ndrotje e perziere me habi dhe mosdije. Frika nga ajo qe s'di eshte me e madhe se guximi.Sidoqofte nepermjet syve te kesaj femre transmetohet vuajtja.Te jep pershtypjen e nje njeriu shume puntor( cfare do pune te kete qene ajosmiley ) Fotografia duhet te shihet me e zmadhuar por nese floket i ka te shkurter, kjo eshte nje shenje e statusit te saj social.Floket kane shenjterine e moralit tek shqiptaret.

Nderkohe te jesh i bindur qe tek trashegimia gojore jona ka plot kenge e poezi, per prostituta, per organe gjenitale , per pije alkolike , per dashurira homoseksule  etj etj. Keshtu qe s'jemi mbrapa ne ate sens.

Greqia dhe Turqia kane qene perkatesisht Perandori ne vakte te ndryshme.Ndaj krahasimi me ta, s'eshte shume i goditursmiley Ndonese une s'besoj se kemi qene aq "mbrapa", thjeshte kemi pasur thyerje te cuditshme qe na kane fashitur shpejt memorien historike te popullit.

@Emo, s'jam shume dakort kesaj rradhe me ty. Fotografia eshte me te vertete e shijshme, por do kohen e saj per tu bluarsmiley

marubi vete e quan "portret gruaje", ndersa beu i fshatit e quan "Malesorja" (per me teper me tipare TE EGRA).

kush e gjen, per mire apo per keq ? ja deformon ky trimi titullin vepres se marubit ?

Kete komentoni ju, jo copeza te prera sipas deshires. Autori ka vendosur ta kompozoje e ta mbushi keshtu kuadratin, dhe jo ashtu siç e paraqet postuesi. Dhe me besoni, ne ate kohe fokusimi eshte bere me ane te ground glass, dhe eshte dashur ca kohe per te fokusu + lupe per te pare detaje nga imazhi ne menyre qe fokusimi te jete sa me i mprehte + nje rrobe te zeze qe erresonte çdo gje per te ndihmu ne venien ne fokus dhe kompozim. Pra fotografi ka pase kohe te mjaftueshme per te vendosur apo per te nderruar mendje. Nuk eshte bere me me nje veprim prej nje fotografi "point and shoot". 

 

Persa i perket shkrepjes. Kjo eshte nje imazh teper cilesor dhe i arrire. Shikoni se si pushojne duart lirshem mbi preher, vini re dhe menyren se si eshte mbeshtetur pas modelja. Zakonisht, ne portrete te tilla, shpatullat sebashku me qafen dhe me koken pozicionohen perpara (drejt objektivit) ne menyre qe gusha mos te varet e te vihet ne dukje, por qe mjekra te jete me e dukshme (drita thekson vijen e mjekres). Ne imazhin e meposhtem, dallohet lehtesisht ajo po them. Shikoni shpatullat sesi jane derdhur perpara, dhe qafa qe duket sikur eshte duke dergu koken me gjithe forcen drejt objektivit. (keto jane bazat e nje portreti te mire e te arrire nga ana teknike.) 

Marubbet, si mjeshtra qe ishin, i kane dite shume mire te gjitha keto, por kane zgjedhur qe kjo shkrepje te jete ndryshe nga portretet e tjera te femrave, aq me teper te atyre topless. Pse valle? -- Kjo eshte pyetja.

Marubbet, si mjeshtra qe ishin, i kane dite shume mire te gjitha keto, por kane zgjedhur qe kjo shkrepje te jete ndryshe nga portretet e tjera te femrave, aq me teper te atyre topless. Pse valle? -- Kjo eshte pyetja.

Ndoshta sepse ne 1878, vec 50 pasi u shpik fotografia, nuk ishin ende ato rregullat? Po hamendesoj, edhe per arsyen qe s'i di rregullat e ketij profesioni.

Megjithate, duhet te te falenderoj qe solle foton e plote sepse "flet" tamam sic duhet, nuk e di pse beu i fshatit solli te prere.

Ajo rregull ka qene disi standart edhe ne pikture, qe kur piktoret ndaluan se paraqituri/pikturuari njerezit ne profil. Dhe profilet dolen jashte mode long time ago, para Da Vincit. smiley

Ah. Po ti keke artist mar smiley

Halli modh, na ka bo! smiley

Hoppa, flm per shpjegimin dhe ne veçanti per foton e plote e cila eshte ne permasa me te medha, dhe detajet ketu shihen me mire. 

Fotoja e gruas se dyte ciles date i perket? Me terheq me shume si portret ne krahasim me foton te cilen perseri insistoj qe duket si burre lol, edhe pse nga qendrimi i duarve kuptohet me shume. Faleminderit edhe nje here. Ndoshta duhet te hapesh nje teme me foto artistike te fonotekes se Marubit apo dhe fotografeve te tjere te cilet kane lene pasuri per ne. Thjesht nje ide smiley

 

Albanian woman, Ellis Island, 1905. Lewis Hine. National Media Museum Collection. 

Persa i perket temave me foto (art) apo kulture ne pergjithesi, nuk kam vakt. Duhet kohe - shume me teper se kjo qe shpenzoj tani ne PPU - te cilen s'e kam. Poashtu, duhen nerva - shume nerva - te cilat s'i kam.

 

 

Thenks smiley

Ajo e dyta me duket se eshte e njejte me ate te vendosur ne sallen e ishullit Elis ......ose karantines se Emigranteve qe zbarkonin ne Amerike aso KOHE !!!!!!!!

Qyqja, tema paska marre nje kthese te papritur serioze pas analizes DoraSocPsikanalitike dhe asaj HoppaFotoKontekstike. smiley

Xhibo, me te thene te drejten u merzita me tentativat per berjen e biografise se kesaj femres nga grupi HedhGurin&FshehDoren, prandaj mendova te them diçka dhe une. smiley

e çmitizun dhe fotomodelen e Marubit peshkataret e shekullit te ri

o njishooooo o gazetar nuk i thone fonoteke po i thone fototeke.

fonoteke smileysmiley

nga fotografia e plote duket si gabele (veshja) dhe jo si malesore. ndersa portreti i dyte eshte i nje vendalije.

Ndjehet nje ngarkese e madhe erotizmi. Ato gjokset e vogla e te epshme shndrrisin ne mes te nje kornize pellushi e reckash censure te dhunuar tashme.

Pse ni malsure?

shume malsure!

 

Sa i paska dale macoku zi!!!

Keto jane foto serbesh te dokumentarit "Balkan Erotic Epic" te Marina Abramovic. 

Pse me jep pershtypjen se eshte akrilik, edhe pse ne disa momente me duket sikur korniza eshte me e vjeter sesa piktura?

Kush e ka punu kete?

Sa femen e bukur, jo si ai burri me lart qe na kishte ngref gjoksin per tu duk si femen e dalldisun. Apo jo moderatoro? Plas nga marrazi po deshe, por ajo eshte ai, burre safi me koqe.

Po ti pse kembengul kaq shume qe te na besh te gjitheve me dije qe ajo gruaja aty siper s'te pelqen, s'te duket grua, a ku di une. Nuk ekzistojne dot ne faqe te dheut gra qe s'hyjne ne pelqesat e tua? Apo ato qe s'te pelqejne ty s'duhet te ekzistojne si gra? Cfare problemi ke, me nje fjale?

eshte burre, rreng i Marubeve per te shumtit qe i gezohen nje pale cicave te dala ne diell. Mesa duket ka qene edhe ftohte se i jane ngrehur thithkat, por ne fytyren e tij nuk dallon asgje, pervec se nje krekosje burri dhe e shqisave te tij, sikur dylberet qe fotografonte Marubi. Askush nuk mund  te thote mesiguri, pervec atyre qe i kane para te gjitha fotot e burrave te fotografuar nga Marubi, mesiguri e kane ne ndonje foto tjeter kete tipin. Pastaj foto te namuzqareve shqiptar gollomesh kemi pare, sec jane dy tipa prane lumit, njeri me nje lekure dashi te fryre (komerdare).

Per te evituar komentet  gerrnjare "jo eshte burre, jo burrneshe, jo po njera nga Ato", Marubi e ka vene shume qarte ne pah detajin e unazes. gruaja eshte e martuar. Ajo di ta pozoje doren dhe e mban me dinjitet unazen; gjithashtu di te ekspozoje edhe gjoksin (trupi drejt - s'eshte hera e pare qe zhvishet). Ne fytyren e saj nuk ka as turp, as burreri, por parehati, mosbesim ndaj aparatit fotografik, gje e panjohur per te. Me siguri kjo eshte hera e pare ose e dyte qe pozon, qe sheh aparat dhe kjo shprehi vihet re te gjithe studimet qe i jane bere fotografive te para te njerezve (qe zakonisht kane qene foto identiteti). Nqs do duam te mbi-interpretojme apo te shtojme pyetje, mund te interesohemi nqs ka edhe foto te tjera te gruas me ndonje femije, nqs lloji i veshjes qe e ben te lehte zhveshjen e gjoksit lidhet me te berit nene ...apo Marubi interesohej per bukurine e natyrshme te malesores se thjeshte, as te prekur nga zbukurimet orientale a oksidentale, as shume te bukur nga natyra. Po per kete duhet studiuar tamam fototeka Marubi, nqs keto kane qene tema qe i kane interesuar apo jo fotografit, sa mundesi ka patur per t'i trajtuar etj etj.

Unaza e marteses mbahet dhe eshte mbajtur perhere ne doren e majte, ndersa modelja e Marubit e mban ne te djathten. Pjesa tjeter e komentit! Sikurse dhe fillimi, eshte blla, blla, blla. smiley

 

Nuse nga Shkodra me kostum katolik 1885

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).