Intervista e Montit për Der Spiegel shkaktoi reagime të ashpra në Evropë. Mediat e diskutuan për një kohë të gjatë duke e ironizuar, se keto deklarata dolën nga goja e një teknokrati të pazgjedhur nga populli.

Nese qeverite ne Evrope i marrin vendimet e tyre teresisht ne perputhje me parlamentet e tyre perkatese, pa mbrojtur lirine e tyre per te vepruar atehere do te kemi si rezultat shperberjen e Evropes dhe jo Integrimin e saj.

Ne pak fjale: Nese (Monti, Merkel, Hollande) marrin parasysh dhe të dëgjojne të organet që përfaqësojnë zërin e popullit (parlamentet), atëherë Evropa do të shkaterrohej.

Nga palamentin gjerman pati reagime te ashpra.

Frank Schäffler, deputet i FDP (ne koalicionin e qeverise Merkel) u shpreh se nese do te kishte kolaps te BEse, kjo do te vinte si produkt i mungeses se demokracise dhe sundimit te ligjit dhe jo teprica e demokracise. Kolegu i tij, lideri i grupit Parlamentar te FDP, Rainer Brüderle thote se : Evropa, ne menyre qe te mund te implementoje reformat e duhura, njerezit duhet te sigurohen se ruan legjitimim te majftueshem te democracise.

Ministri i jashtem i Gjermanise,  Guido Westerwelle mori pjese ne Debat duke u shprejur se Evropa ka nevoje per forcimin e demokracise dhe jo dobesimin e saj. Por kritika me e ashper erdhi nga CSU, Partia Bavareze simoter e konservativeve te Merkel. Nje prej liderve te kesaj partie e quajti deklaraten e Montit "si nje sulm flagrant mbi demokracine".."Babezia per parate e taksapaguesve gjermane po lulezon ne menyra jodemokratike me deklaratat e z. Monti ... Zoti Monti duhet te kuptoje qarte se ne gjermanet nuk do te eliminojme demokracine ne menyre qe te financojme borxhet italiane, kjo eshte absurde" u shpreh se fundmi sekretari i pergjithshem CSU, Alexander Dobrindt.

67 Komente

unë e kuptoj shqetësimin e Montit, dhe e mbështes.

nuk mund tu lejohet vendim marrja masave të injorantëve. janë të rrezikshëm, edhe për veten e tyre. 

Babezia per parate e taksapaguesve gjermane po lulezon ne menyra jodemokratike me deklaratat e ....

pergjigje (anti)demokratike per Montin: referendum!smiley

Ne realitet e vetmja gje e cuditshme e ketij lajmi eshte qe ai e ka thene me gojen e tijsmiley

Me falni por me duket se ai ka pak te drejte.Po flas ne parim.

Nese qeverite nuk marrin masa popullore ato i bie qe te bien,por ngadonjehere i bie qe te marresh masa jopopullore qe te dalesh nga nje krize.

Tani nese qeverite do te pyesnin popullin,dihet pergjigja JO,mos i beni reformat.

Pra cdo gje do te ngecej ne vend sic po ngec dhe Kushtettuta e BE-se qe ishte gafa me e madhe ta hidhje ne referendum.

Pasi asnje nga ata qe e votuan nuk e kishin lexuar por thjesht votuan pro ose kunder qeverise se kohes.

per mendimin tim referendumet duhet te kufizohen vetem me bashkime territoresh ap ndarje shtetesh.

Te tjerat populli i thjeshte nuk i merr vesh,keshtu qe nuk duhet pyetur ai por specialistet perkates.

ai ka te drejte qe demokracia nuk sherben per qeverisje, problemi eshte qe rezultati qe shpreson te arrije eshte i pamundur, sepse edhe diktatura nuk jep zhvillim kudo, ne çdo pike te perimetrit, vetem qendra perfiton (si Roma dikur). kush eshte qendra  europes ?

a deshiron te punoje rumuni, qe te fitoje leke qyl francezi ose gjermani apo italiani ?

eshte e pamundur qe demokrativisht te qeverisesh, por gjithashtu eshte e pamundur qe pa perdorur dhune, te mbash nen hije gjithe keta popuj e vende te ndryshme. 

PRA europa e bashkuar eshte e destinuar te deshtoje. 

e gjitha varet nga gjermanet per momentin, diten kur te terhiqen keta prej saj, do te bjere vete dhe europa e bashkuar.

"Der Spiegel": precisazione del Presidente Mario Monti

 

Non ho inteso in alcun modo auspicare una limitazione del controllo parlamentare sui governi che, anzi, penso vada rafforzato tanto sul piano nazionale che su quello europeo. L’autonomia del parlamento nei confronti dell’esecutivo non è affatto in questione, nell’ovvio rispetto, peraltro, di quanto previsto dagli ordinamenti costituzionali di ciascuno Stato europeo.

 

Ho unicamente voluto sottolineare la necessità al fine di compiere passi avanti nell’integrazione europea che si mantenga un costante e sistematico dialogo fra governo e parlamento. Infatti, nel corso dei negoziati tra governi a livello di Unione europea, può rivelarsi necessaria una certa flessibilità per giungere ad un accordo, da esercitarsi sempre nel solco di scelte condivise con il proprio parlamento.

http://www.governo.it/Presidente/Comunicati/dettaglio.asp?d=68954

Kjo eshte thene dhe sterthene shume here. Ne peshk jane sjelle deklarata te tilla edhe me pare. Monti nuk eshte i pari qe e ka thene, dhe sigurisht, nuk eshte i pari qe ka/s'ka te drejte. Gjithsesi, te lihej ne dore te popujve, BE-ja nuk do egzistonte hic.

Këtu flitet a thua se BE-ja është një qëllim më vete dhe "edhe bar do të hamë... pa BE-në nuk e shkelim"... më habisin bashkëkombasit e mi... sinqerisht.

Në djall vaftë BE-ja dhe të gjithë ata që e imagjinuan dhe e ndërtuan se qëllimi i tyre nuk është mirëqenia e popujve po mirëqenia e tyre. Zviceranët e kanë kuptuar pa iu futur fare asaj valleje, psh. Grekët e pësuan në kurriz...vaj medet

+1 Rav.

Keta globalisto-euforistet ne fakt nuk lane helm dhe vrer pa derdhur kundrejt sistemit komunist por kur kjo ju serviret ne paketim te ndryshme, te posacem dhe me fushate reklamuese, e kthejne ne diete ditore.

Kush eshte hapi tjeter?..meqe palamentet dhe deputetet e zgjedhur nga poshte(popujt) nuk i pelqekan Montit?...Persekutimi i fjales se lire?..Edhe kete e kane paketuar se bukuri me etiketen "Ligji kundra piraterise", nje ligj antidemokratik i cili pesoi disfate para pak koheve(nje shprese qe demokracia ende funksjonon). Shpresa eshte se Evropa eshte komplekse dhe e perbere nga shume entitete,kombe,kultura se te ishte per Montin,Barroson,Van Rumpuy,e co sot do Kinen do ta krahasonim si nje vend tolerant

 

 

Cfare pesuan greket ne kurriz? 660 miljard kane greket ne llogari jashte Greqise.

Kjo gje duhej thene para 5 vjetesh, Rav.

Grekeve u pati nje faj te vetem Evropa, pranoi bilancet e fallsifikuara edhe pse e dinte fare mire. E sigurisht, qe nje shtet me prodhimtari sa ajo e Greqise nuk mund te fantazoje te jape rroga pothuajse sa Gjermania - me ate nivel ekonomie.

Pra, greket hengren, pine ... dhe bene qejf sa deshen me "parate" e BE-se. E megjithese paraja nuk egziston deri ne momentin qe dorezohet ne dore "cash", edhe borxhi egziston poaq, dhe me te njejtin detyrim; te dorezohet. U kthye virtualja ne materiale ne Greqi, po u la nam edhe tek kjo; se deri diku coku paskesh qene e pranueshme.

Sikur Greqia te dale nga BE-ja fare (jo thjesht nga Euro), i bie qe te kete jetuar qyl per 30 vjet.

Vetem nga fondi i perbashket per zhvillim i BE-se Greqia rruante minimumi 11 miljard euro ne vit.

Ka 15vjet qe e them kete! Ç'na duhet BE-ja? Ta thote lali jot: Asigjo s'duhet! Dhe futja e Shqiperise ne BE ka per te qene fillimi i nje tragjedie. 

 

Pyes veten: Ta kete kuptu valle Rama ket gje? I don't think so, he's too much of a dickhead to get this stuff right! smiley

evropa do te deshtoje jo aq nga ana ekonomike sesa nga ajo kulturoro-identitare.  vetem ne qofte se anglishtja apo gjermanishtja mbizoterojne  ndaj gjuheve kombetare.perndryshe fati i bs-se ,cekosllovakise apo jugosllavise i pret.

po shqiperia do te vazhdoje te kete ministri integrimi!!?

Gazeta e Berluskonit i hedh benzine zjarrit...Faqja e pare

 

Ky na mori ftyren mo lla. Ne 1965 ka kry shkollen e ka dale ekonomist, ne 1967-68 i bie qe ky ti kishte te pervetesuara shkrimet e Marksit. Tashi mu me vjen inat se si e ka pranu Yale me ide Marksiste mo lla. smiley

Ajo qe me çmend me shume eshte fakti se ky ka bo shkollen e mesme ne nje Kollegje Jezuitesh (Leone XIII ne Milano). Krishti na meson qe ate qe kemi, me e nda me ato qe nuk kane dhe jo ato qe nuk kane me ua marre me force atyre qe kane. Asht prish krejt dynjaja mo lla! Lol

E bone i gjys hapi drejt kamunizmit ne ti? Shyqyr mo. smiley

Jo mo lal. Un nuk jam kundra dhenjes e $1 fukarase qe mundohet me e fitu ne rruge (duke genjy bukur, psh., ka grun e smur dhe ska para dhe o homlles); une jam kundra kur ai fukaraja qe genjen bukur, ngrihet dhe ti merr parate me dhune ty qe i ke. 

Ky o kamunizmi - fukaraja genjeshtar, ngrihet ne kembe dhe u merr parate atyre qe i kane. smiley

Mos u shpernda si kembet e dhise.

Krishti na meson qe te ndajme ate qe kemi me ata qe s'kane.

Kjo po, "na meson"; dmth, ty qe po flet, ne kete rast.

"dhe jo ai qe s'ka me ia marre me dhune..." - ky eshte mesim per ate, tjetrin, dmth.

Pra, i bie qe ti te zbatosh mesimin qe te eshte dhene ty. 

Kur ti te vesh veten ne vendin e tjetrit, dmth t'i japesh atributin e vetes se trete, atehere plotesoje prape "mesimin e Krishtit", qe kur te mos kesh, te mos i marresh me dhune atij qe s'ka... e ndoshta do te ishte poaq e drejte te thonim, qe edhe po te kishe, te mos u merrje me dhune atyre qe s'kane, kane me pak, apo kane me shume se ty.

Welcome to communism. smiley

liberte`, egalite`, fraternite`, 

*po aq

Mos u shpernda si kembet e dhise.

Shprehje interesante. E re eshte? Kisha degjuar "mos u shpernda si vaji ne lakra" dhe "s'jemi te gjithe si kembet e dhise" por kete me siper jo. Nga c'zone vjen?

Nuk marrim me dhune ne. Ne thjesht bejme te mundur vazhdimesine e besueshmerine e dhe ne ligj e ne marrveshje nderpersonale, marrveshje te cilat duhen te respektohen nga te dyja palet dhe jo vetem nga bankat apo institucionet qe te japin ty borxhin. Borxhi duhet pagu, me apo pa interes! Interesi ka qene aty qe para se ti te firmosje, prandaj nqs nuk ishe dakort, nuk duhej te kishishit firmose.

Po tu merreshin vetem atyre qe kane, nuk do ishte e drejte, aq me teper qe nuk do respektoheshin marrveshjet me apo pa ligj. Te gjithe kemi morgixh per te pagu dhe nuk eshte e drejte qe vetem ato kane, te paguajne. 

Edhe diçka. Keto qe thoni ju, ndodhin ngaqe nuk keni dhe jeni shume lazy dhe frikacake per te punu/luftu fort per te pase. Po te kishit, nuk do u binte fare ne mend per socializmin apo makrsin, perveçse kur Obama do tentonte tu merrte parate padrejtesisht siç beren baballaret e tij ideollogjik para tij. Keep on hating, haters! smiley

une e di se eshte Bocconiano ,edhe i ati gjithashtu...e eshte mbajt i majte...mah sot eshte qarte oligark

A mund te flasim pak per konspiraci ketu?..Megjithese ujku eshte perballe dhe nuk ka nevoje ti kerkosh gjurmet ne kete rast

Nga kush kerkohet reduktimi i demokracise?

Mario Monti (Super Mario)

  • Lideri i Nje prej klaneve te fuqishme ne Bilderberg(themeluar nga Rockfelleret). Monti eshte Lideri i Grupit Trilateral Comission
  • Keshilltar Nderkombetar per Goldman Sachs

Jane prralla me mbret ato. Bilderberg nuk ekzisto fare. Jane mbledhe ca shoke me lujte ca golf dhe *i ca £idh ne nje fundjave, dhe te gjithe hidhen perpjete me ide konspirative e gjona prej VQ. 

Po mor po..Perralla me mbret.. Une te jap faqet zyrtare te Bilderberg dhe Trilateral Comission, ti kerkon gjurmet

Nje pyetje te bej une si ka mundesi qe keta shoqnia e golfit paskerka kaq influence te vendose per qeverite e vendeve Ervopjane?..Monti?, Draghi? Papadimas?

E para e punes, Bilderberg nuk ekziston zyrtarisht! Ajo faqe eshte bere nga dikush si puna jote. smiley

Ti s'jetoke ne kete planet ose se paske idene e faqeve zyrtare smiley Kot qe diskutokam me ty ....Shikoje mire faqen

 

e hapa faqen te antaret, u mbush ajri me puro, konjak 200 vjec dhe ere lekure kostum gjahu. hingelline ca kuaj - nga polo. Zoti David, nga antaresia e grupit keshillmor, tu terheq tespijet te bera me fildish dragoi mogol, kokrra e 31-te me kocke kafke te xhinghis khanit. Kishte i dyshim te vogel c'do ngjate pas 50 vjetesh sikur te vente ne jete planin c7-ii, ne vend te B14-es, per te cilin e loboi roncem zoti Ackerman.

Zotin Franko (bernabe) e ze teshtima sa her permenet emri i Montit (gje qe ndodh rralle) - nuk din si ta interpretojn, si alergji e dalme von prej pendeve te ca zogjve guadalupas qe ia sollen ne resortin e guomit, apo si nji isharet qe munohet t'ia japi zotit Mathias, per ndryshim t'perfolur te rendit mediatik qe mbulon problemet me rrenje latine.

Do indulgjohen me Bass Kilian me vere shtepie, prodhohet ne nje vresht sekret ne Australine Juglindore - e mbikqyr shoqnisht Greg Martin. Markus Agius pi me nje gote qe thuhet se eshte graali, por mbase llafe kot jane. fakt esht se nuk esht pa ta pije me tjeter gote.

 

Harrove Cokollatat e erreta me tuffles te bardhe qe vjen nga Alpet e Kilchberg ne Zvicer...E paketuar ne kuti mahogany me dekoracjon flori 24 karatesh smiley

Thone qe David e  ka fiksim...

Yep; dhe qente qe perdoren per te zbuluar ato truffel verojne ne Schloss Finkelheim. Per perkujdesjen faciale te tyre perdoren produkte  te nje degezimi te posacem te Veleda-s, ndersa per mirembajtjen e kanineve perdoret nje paste me origjine bimore me perzjerje lavandre dhe vaji te rralle nga specia Lotus corniculatus, subspeciet e azise se vogel verilindore. Dimerimin e bejne ne ambjentet e Shloss Trautengraut am Grenzenbergen, kombinuar me shetitje ne Kitzbuehel - drekat ne Landhaus Valentinenbrau. Shampoja mbahet sekret, eshte prodhim shume lokal i zoneave Altausee dhe Woerthersee.

truffle bre...shteak w/ shaved truffles & foie gras

kshu han kapitalistat.

smiley  I have a feeling ...Next audit will be about Bilderberg

si tha, would you buy a used car by this comission? smiley
 

Nese do blinte makine do te ishte nje nga keto gjermano-lidoret e famshme smiley

smiley

bobo, i kisha harru. hej, ka pas edhe fiat polak.

Eh Tarabant... smiley Kishte nje te tille tek puna plaku kur vente me sherbime..Ja nxiu jeten atyre mekanikeve derisa e nderruan me nje Varshave dhe rane rehat..Une isha femije por me kujtohet shoferi i ndermarjes (Kicoja) ku punonte plaku kur i binte me grusht ne timon.Po ndizu moj flame!..Po ndizu moj e uruar se na le ketu!..Donte nja 30minuta te ndizej Tarabanti smiley

Ky mund te ishte kryetari ideal i partise time. smiley

Hoppa, cfar kishe me VQ , ai liber vec se te hap syte, jo ti mbyll, lexoje se do perfitosh.

E mira do ishte te vihej nje çike truri ne pune, para se te mbrohej a priori demokracia (e drejta e shumices per te vendosur per te gjithe). Monti eshte Kryeministri i nje Qeverie teknike, gje qe don te thote qe vendi i drejtuar nga Parlamenti - i zgjedhur demokratikisht - nuk e zgjidhte dot politikisht stanjacionin e vet. Ata qe sot ne Itali flasin per "pezullim te demokracise" jane po ata qe deri dje, perkrah Berlusconit, mohuan krizen ekonomike.

Per t'u kthyer tek gjermanet, edhe keta ne menyre demokratike i diskriminuan hebrenjte nja gjysem shekulli me pare. Ka periudha te tera historike dhe vende qe jane qeverisur me parime demokratike, por me perfundime anti-humaniste dhe anti-historike. 

si kurre ndonjehere mua Monti me pelqeu...ora basta ...gjermanet dy here kane kombinuar demokratikisht kaspahane.tashti prap demokratikisht kasaphane jane tu ba...nuk durohen kaq buoj ne ket perfeksioninm etyne (perdemek).

Pa ju dale krah gjermaneve, se une personalisht kam qene nje nga kritiket me te medhenj te Merkel-it..Pra ti je dakord me Montin per c'instalimin e sistemit demokratik Evropjan?...se deri tani ka arritur me sukses ta degradojne

 

Ne 92 mbaj mend nje komshiun tim Mondi qe bertiste

Liri Demokraci

Pordhi plaka ne mulli

Sja vuri veshin njeri athere Mondit duhet ta thoshte Monti qe te behej news!

sja vuri njeri veshin, thua ti Rono..  pa pyet Pjerin njehere....

Belulo, dukesh qe Vizionet i ke lexuar shpejt e shpejt. Sipas Vizioneve, ne 91-92 Pjeri ishte ne kulmin e disidences. Pra ne ato vite Pjeri ka qene duke luftuar per demokraci!!!!

E di qe eshte liber pak i veshtire per tu kuptuar por lexoje me avash Belul se perndryshe do te duhet ta lexosh 2-3 here qe ti kuptosh tezat qe hidhen aty!

Do kohen e vet ajo. Nuk ka rendesi i lexove shpejt dhe dendur, ose ngadale dhe rralle. Do kohen e vet; tre muajt e pare jane vetem te mesuarit me menyren e shprehjes nje here. S'ke ca i ben asaj. Pastaj fillojne avadizet e tjera te zberthimit.

Por hej, te gjithe librat e rende kane shoqerues libra te tjere qe te mesojne se si duhen lexuar ata.

Roni, kulmi i disidences ka qene ne kohen e pare, ate te socializmit, para 1990, se ata qe dolen pas me 91-92 , ishin ata qe rrembyen luget per te perfituar, jo ata qe luftuan.

Por duhet thene qe ajo disidence ishte shume klandestine. ne grupe te vogla me karakter  studimor.

ne s'mundem te benim ndonje gje te madhe.

po fol o Pjero, fol...   duket qarte qe Roni periudhen, shume te rendesishme , te dizidences e ka  lexuar kalimthi....

...ndryshe ska si spjegohet qe nuk ka vene re aksionet e rendesishme  te asaj periudhe. p.sh: hartimi, berja dhe shperndarja e trakteve... apo xhamat e institucioneve e plot aktivitete te tjera  te rrezikshme  qe nese te kapinin mund te haje dhe plumbin!

edhe me thote mua pastaj , gjoja,  se paskam'' lexuar mire'' periudhen e dizidences... kupton ti..

 

''po Kicon, ate qe shpetoi nga pushkatimi, ku e strehuat?..smiley

traktet sikur nuk i ka bere grupi i Pjerit. Ai i trakteve ka punuar vetem. Vec ne qofte ndonje lidhje e fshehte qe nuk eshte bere e njohur.

Te me falni qe nuk i kam lexuar komentet por jam i mendimit qe Monti eshte nje njeri pa integritet.. Cfar dmth teknokrat? A eshte Italia demokraci apo teknokraci? Nje demokrat me integritet moral te larte dhe ideologji demokratike nuk do te pranonte kurre te behej diktator i nje prej demokracive me te medha ne bote. Monti eshte turpi i europes, nuk ka goje te flase. Ne anen tjeter kam respekt per Gjermanine dhe popullin gjerman. Jan ne anen e te drejtes.

O Allemagna mbi 72% te eksporteve i ke ne BE, tani nuk jam me Montin po as me Gjermant,  demokraci qe mungon ne njetrajtshmeri ka BE-ja, sisteme te ndryshme qeverisjeje, parlamentare,, presidenciale apo alla Britanike , kur te vije koha qe te kete parti rrymash te ndryshme ne nivel europian dhe qytetare te ndryshem te mund te votojne edhe per francezin tuj qen ne Itali apo Gjermani mund te flitet per mundesi demokracie, ne nivelin aktual te struktures sui generis BEiste duhen teknokratet por mbi te gjitha te katalizojne struktuara qe do conin ne ate qe permenda me lart. 

He...! Po fillon  te ndihet  pakeze fllad nga  ere  qe nuk  di a do te mund te quhet e re, ne  mejdanin  e mendimit  intelektual  evropian.Kriza duket se po thyen korrnizat e ngurtesuara te burokrateve.Traditat  jane thellesisht antiindividualiste.Eshte shtuar se tepermi frika ndaj spontanitetit ne tere gjeresine e spektirt politik evropian.Ekonomite e tronditura  rende, se fundmi  po lindin nje moment unik, qe siç po del , shume i shkruter, frike, kerkese per liri me te  madhe dhe njekohesisht per vemdimarrje kolektive ne  shperndarje te buxheteve te vendeve si Gjermania, ku jane perqendruar me shume para, te perfituara me se shumti nga kjo krize, kundershtimi, por dhe  perseritjeje.....e diversiteti.

   E  gjitha  kjo ka perballe me nje dukuri teper komplekes te evropianolindoreve.Ketu, e djathta plebejase, tutkune, ne perceptimin e situatave dramatike  te  perendomoreve, larg problematikes qe po sjell  e rendon kriza, po endet  me oreksin e madh.. "per shoshitje, spastrime, hapje te dosjeve te fshehta, denoncime," gjithenje te  pavertetuara, te  shoqeruara keto me mllefe, ndaj ço lloj elite, te vertetuara  katerciperisht, si te korruptuara.

Evropa i ngjan nje kazani me  kapak gjysem  hermetik, mbushur  me leng mishi, qe si  u  ngroh gjate, tani po zien.Gjithe problemi eshte kur do te  shpertheje dhe  ke do perveloje me shume. Une  se paku, nuk  po kendoj gjekundi  ide se si  mundet shmanget rreziku  i  shperthimit.Intelektualet ideologe gjermane, qe po  lexoj, ne sa shprehen, me duket sikur u thone kolegeve te tyre italiane etjreve...

"...U pervelofshi,  INSHA-ALLA!  Larg nga shtepia jone !"

 

Eshtë çmenduri ajo punë: të votojë italiani për të qeverisë francezin....  ku di gjë italiani si e ka hallin francezi dhe çfarë i duhet italianit se a duhet t'a hajë me uthull apo me majonezë sallatën francezi?

Diktatura duhet të na e kishte mësuar këtë deri tani: ku ka përqendrim pushteti, ka absurditet, abuzim dhe vuajtje.

Më falni që po marr prapë shembullin e Zvicrës, por edhe me 7 milionë njerëz e dy pëllëmbë troje për të qeverisur, ata kanë qeverinë federale që merr vendime të përgjithshme dhe sigurisht nuk e bën asnjëherë pa konsultu popullin, por kanë edhe mbi 25 qeveritë lokale që vendosin sipas qefit të vet për shumë çështje: sociale, ekonomike, urbane, etj. Nuk konsiderohen si shtet po si grup shtetesh që jetojnë në harmoni me njëri-tjetrit. Pse kështu? Po sepse ai oraxhiu nga Gjeneva e di që s'ka pse i futë hundët tek punët e bulmetçiut në majë të Apenzelit....

Life is simple, të shohë secili punën e vet! Bashkëpunim, po, bashkrenditje jo.

 

shume mire qe merr zvicren si shembull. ne pikerisht nga vende te vogla dhe te suksesshme duhet te mesojme (tjeter pune se jemi derrase dhe as kopje s'dime me bo); pra nga zvicra, austria, sllovemia, izraeli, danimarka, holanda... nga cdo vend i vogel ka me mesu. si ia ben zvicra me ate lloj terreni, ose austria, si i ben israeli me ate thatesi etj etj. shembujt aty jane mer, por ne ngelem me doren e jevgjve gjithe kohen. me grupet tamil dhe khmer rogue.

smiley Ka 99% më shumë gjasa që të vijë fundi i botës se sa kjo që thu ti...

Po i bi ne qaf kot Khmer Rogue! Ata per me mire u munduan!

te mire, po larg shum, Rono. 5 stops one way the airline me i bo i vizit Polit.

Lereni mor Montin ne pune te vet po shikoni se c'benet ketu!!!

Ue me rob shpije, kan blloku rrugen e kombit...kumunistat!!!

KUKES - I gjithë Kukësi dhe Hasi kanë mbetur pa energji elektrike pasi 500 banorë të Komunës Shtiqën kanë vendosur të zaptojnë nënstacionin elektrik të Rexhepaj duke ndërprerë furnizimin në shenjë proteste pasi CEZ i ka lënë pa drita sepse nuk paguajnë.

Banorët u ankuan se ky vendim i sotëm i CEZ është i qëllimshëm dhe vjen një ditë para festës tradicionale të Gjallicës. 

Për hakmarrje, ata kanë vendosur që të lënë pa drita edhe të gjithë banorët e pafajshëm të Kukësit dhe Hasit duke ulur të gjitha levat e nënstacionit elektrik. 

Sikur të mos mjaftonte lënia e një qarku të tërë në errësirë, banorët e Komunës Shtiqën më pas, rreth orës 21:00, kanë bllokuar edhe Rrugën e Kombit në të dy krahët e lëvizjes. 

ahahaha, ju vjen CEZ-i hakut ktyne. Bravo CEZ. 

....Endrave e sektarjaneve te PPU po ju vjen dita..Ja vija dalengadale po qartesohet..Sot bllokojne rrugen, neser ngrene milicine e tyre lokale

Pa dyshim duhet te kete eksponente lebë ne kete mesele.. smiley

Fakti qe 500 banor te Shtiqnit bejn ligj n vend te ligjit eshte domethenes  smiley well done  shtet.

Fakti qe ka denime kolektive te CEZ-it per te ndeshkuar ata qe nuk paguajne nuk eshte tjeter vecse nje mekanizem diktatorial.

Fakti qe Zoto kujton se me emocionon kjo ngjarje eshte nga distanca jo gjeografike por ajo mindsetjane per te cilen me kujton krahinore. Sinqerisht I do not care 

P.S hera e fundit qe i kam vizitu kushrijt ishte me nje ceremoni qe nuk mund te mungojsha 

 keto deklarata dolën nga goja e një teknokrati të pazgjedhur nga populli

 

smileysmileysmiley

Nga populli !!!  smiley

Nuku e kisha pare kete une !!!

Arto, shife icik kete...

Në listë gjendet edhe ish kryeministri italian Silvio Berluskoni, sepse, propozoi si një zgjidhje përfundimtare të krizës që "BQE të shtypë euro më shumë". 

smileysmileysmiley

smiley E zgjidh Berluska ate pune..I keput nje Bunga Bunga dhe fton gjithe parine e Evropes dhe zbuten gjakrat aty.. Ai komunisti Tsipras nuk ka shpresa..Ne fakt mugon disa emra te rendesishem nga lista si psh Berisha,Nikolic,Yanukovych

Demokraci he zoto? Demokraci Evropjane?...Demokraci my ar@e!

 

i keep telling you... smiley

everyday you hear of some baloney happening in some bonkers country... and that's a constant in these "democracies"... it happens when the demos is oppressed. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).