Të flasësh për heqjen e imunitetit sot në Shqipëri, si mjet drejt luftës ndaj korrupsionit, është sikur ta shesësh një operacion apendiciti si shpëtimtar për një tumor të shpërhapur me metastazat e tij në tërë trupin e një të sëmuri. Në fakt, që tërë kjo fushatë nuk ka të bëjë aspak me atë që do të duhej të ishte thelbi i arsyes pse duhet të hiqet imuniteti: për t’i bërë të barabartë përpara ligjit pushtetarët në emër të luftës kundër korrupsionit, kjo duket sheshit. Sepse po të kishte dashur të luftonte korrupsionin, Sali Berisha ka pasur tetë vjet për ta bërë këtë në radhë të parë duke mos bërë me të tijtë korrupsion. Ndërkohë, mjaft të kesh parasysh vilat që kanë mbjellë paturpësisht pushtetarët tanë nëpër çdo vend të lakmuar të Shqipërisë e që s’justifikohen dot kurrsesi me të ardhurat apo me taksat që kanë paguar, apo privatizimet që nuk sigurojnë dot as kompensimin brenda ligjit të aprovuar nga vetë maxhoranca të shtresës më të vuajtur të këtij vendi, ish-të persekutuarve, për ta kuptuar se sa thellë dhe sa gjerë vazhdojnë të shtrihen metastazat e korrupsionit.

Gjithë në këtë kontekst metastazash, sipas meje, nuk qëndron as akuza se opozita është peng e deputetëve miliarderë: se këta do të ndjehen të shantazhuar për shkak të problemeve që mund t’u nxjerrë maxhoranca lidhur me bizneset e tyre.

Sipas meje, pandëshkueshmëria për klasën tonë politike do të mbetej në fuqi edhe me heqjen e imunitetit, madje edhe me vendosjen e një berishisti prokuror, sepse shumica e politikanëve apo gjyqtarëve e kanë bërë korrupsionin me biznesmenë, oligarkë, trafikantë që kanë lidhje me të dy krahët e politikës, që kanë sponsorizuar të dyja partitë dhe hetimi dhe gjyqi i korrupsionit të tyre do t’i dëmtonte të gjithë si kastë. Po atëherë pse gjithë kjo zhurmë? Sipas mendimit tim, Berisha e do kaq shumë heqjen e imunitetit, thjesht për të siguruar fitimin e statusit të vendit kandidat, që pastaj t’ua shesë shqiptarëve si një sukses të vetin elektoral. Ai mendon ose beson se togfjalëshi “realizimi i ëndrrës europiane” ka ende fuqi magjike në veshët e shqiptarëve. Po opozita përse të mos e aprovojë në këto kushte, për të evituar edhe akuzën si antieuropiane? Sipas meje – pa përjashtuar faktin se ajo mund të ketë frikë disi përdorimin selektiv të heqjes së imunitetit – shkaku kryesor është se asaj nuk i intereson krijimi i një situate që e parqet gjendjen në vend sikur kjo po shkon drejt përparimit në një kohë kur e sheh veten gjithnjë e më të privuar nga mjetet institucionale për ta bërë opozitë.

Dyshoj shumë se opozita, edhe sikur t’i aprovoheshin të gjitha kërkesat për ndryshime kushtetuese, nuk do ta votonte më 6 gusht heqjen e imunitetit, pasi mbi të gjitha, asaj i intereson që shkrimi i raportit për Shqipërinë e Berishës të jetë sa më zi, në një kohë kur ndërkombëtarët po mbeten shpresa e fundit për shpëtim pasi asaj i mungon një program bindës dhe inspirues për të ndryshuar drejtimin e rrugës që kemi marrë. E bukura është se e gjithë kjo lojë nuk synon më së pari publikun shqiptar, por atë të huaj, kryesisht një grusht politikanësh evropianë, që puna i lidh me Shqipërinë apo të cilëve u tërhiqet me grep ndonjë prononcim. E provojnë këtë edhe kryetitujt e gazetave që u japin hapësira të pamata deklarimeve të tyre. Sigurisht, verdikti që do të japin të huajt do t’i rikthehet pastaj i instrumentalizuar publikut shqiptar për t’u përdorur ndaj kundërshtarit. (Kush do ta shkruajë nesër historinë e Shqipërisë së kësaj periudhe, do t’i duhet t’i kushtojë kapituj të rëndësishëm rolit të ndërkombëtarëve, ku nuk duhet të neglizhohet edhe një aspekt: përpjekjet minimale të tyre për të rritur si faktor vendimtar vendimmarrës shoqërinë civile shqiptare për shkak të prirjes për të ruajtur pushtetin dhe interesat e tyre mbi politikën shqiptare).

Sa për shqiptarët, ata e dinë mirë se kjo lojë nuk ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit të deputetëve dhe gjyqtarëve. Sikurse e vërente edhe Artur Zheji në një nga editorialet e tij në “Mapo”, tirazhi i gazetave është i ulët kur në to shkruhet për heqjen e imunitetit. Imagjinoni se çfarë bumi do të njihte shitja e gazetave sikur vërtet të ndodhte në vend ndonjë gjë që do të ngjallte shpresa të ndëshkueshmërisë së të korruptuarve. E provoi edhe fakti se salla e Parlamentit më 6 gusht ishte thuajse bosh; shihje aty vetëm deputetët që prisnin radhën për të hipur në foltore, që, kur nuk flisnin, luanin me celularë nëpër duar. E pra, shqiptarët e dinë mirë se ëndrra e tyre europiane nuk është varja në gjoksin e Berishës apo të Ramës e medaljes së statusit, por dalja e vendit nga një gjendje ku sundon korrupsioni e kriminaliteti, konfliktualiteti politik, mjerimi ekonomik, shkatërrimi i territorit, padrejtësia sociale, humbja e shpresës për të ardhmen dhe, mbi të gjitha, mungesa e sundimit të ligjit/së drejtës, e se politikanët tanë nuk punojnë për luftën ndaj këtyre të këqijave, por janë gjeneruesit e parë të kësaj gjendjeje, duke e bërë Shqipërinë gjithnjë e më të ngjashme me ato vende që korrupsioni i klasave politike i ka çuar në kaos e luftëra civile.

Në këtë kuptim, po t’i pyesësh shqiptarët për dobinë e heqjes së imunitetit, do të të përgjigjeshin se dobia më e madhe do të ishte heqja e kësaj klase politike nga skena publike. Megjithatë, përtej kësaj të vërtete, si do ta gjykojmë refuzimin e imunitetit nga opozita? Kush ka të drejtë e kush gabon? E kujt mbetet përgjegjësia? Mendoj se më së pari duhet thënë se mosvotimi i heqjes së imunitetit, përtej asaj se kush e ka përgjegjësinë, është një nga treguesit më të mirë se në kushtet ku jemi nuk e meritojmë statusin dhe jemi të gjithë humbës, pasi të ruash imunitetin në kohën kur jetojmë është njëherësh e turpshme dhe tregues i një vendi jodemokratik. Së dyti, përsa i përket përgjegjësisë, mendoj se kjo bie mbi të gjithë klasën politike që ka qeverisur këta njëzet vjet, por bie para së gjithash mbi maxhorancën, pasi është ajo që ka tetë vjet që ka në dorë timonin e shtetit dhe rruga ku na ka futur është shumë larg së qeni rruga e mbarë. Kur flas për rrugë të shtrembër, kam parasysh shumë nga të këqijat që përmenda më sipër, por do të ritheksoja atë më kryesoren: mungesën e përparimin në vendosjen e sundimit të ligjit/së drejtës në Shqipëri.

Sikurse e kam theksuar edhe në shkrimin e para disa ditëve “Sundimi i ligjit dhe sundimi nëpërmjet ligjit”, pa vendosjen e sundimit të ligjit/së drejtës, heqja e imunitetit ose nuk do të jetë efikase, ose mund të kthehet në bumerang për demokracinë, duke e rritur edhe më korrupsionin. Sipas meje, maxhoranca në pushtet ka bërë dhe synon të bëjë hapa prapa në drejtim të vendosjes së sundimit të ligjit/së drejtës në Shqipëri, që më konkretisht nënkupton pavarësimin gjithnjë e më shumë të Drejtësisë nga pushtetet e tjera, veçanërisht nga pushteti i saj. E ka provuar rëndshëm këtë me qëndrimet e saj kundër Presidentit dhe kryeprokurores, apo me presionin politik që ka bërë për dështimin e hetimeve të ngjarjeve kyçe për Drejtësisë në Shqipëri, siç është Gërdeci apo 21 janari. Ta sugjeronin këtë edhe ndërhyrjet e Kryeministrit dje në Parlament, ku dukej se ai kishte harruar krejt përdorimin e përemrit “ne” në favor të përemrit “unë”. Në këtë kontekst, mendoj se pretendimi i opozitës për shoqërimin e heqjes së imunitetit me ndryshime kushtetuese, që do të garantonin një Drejtësi më të pavarur, është më se i përligjur. Sikurse e thashë edhe më lart, mjaft sjellje të saj na japin të drejtë të dyshojmë nëse qëllimi i saj është Drejtësia e pavarur, apo vonimi i statusit në emër të delegjitimimit të mëtejshëm të institucioneve të maxhorancës. Por, duke e ndarë argumentin nga qëllimi, mendoj se ai si argument qëndron dhe maxhoranca është e shtrënguar ta respektojë. Reflektimi më thellë i këtij rasti të çon në idenë se ne ndodhemi përsëri në një nga situatat e radhës që provojnë se nuk mund të ketë demokraci pa sundim të ligjit/së drejtës, pasi demokraci do të thotë ekzistencë e disa palëve dhe kjo ekzistencë kërkon arbitrin e paanshëm që duhet të zgjidhë konfliktet midis palëve. Reformat kushtetuese që kërkon sot opozita si shoqëruese të ligjit mbi heqjen e imunitetit duhet të jenë në drejtimin e vendosjes së sundimit të ligjit/së drejtës – çka do të thotë se ato nuk duhet të jenë thjesht e vetëm të tilla që të fuqizojnë apo mbrojnë deputetët e opozitës, por që të garantojnë një drejtësi ndaj së cilës të ndihet i barabartë përpara ligjit dhe respektues i tij, si çdo qytetar i këtij vendi, edhe deputeti i maxhorancës, edhe ai i opozitës, edhe çdo deputet i ndonjë pale tjetër që mund të dalë në skenë.

Prandaj, në vend se të bërtasim kaq shumë për imunitetin si mohues të statusit, që realisht nuk e meritojmë mu për shkak të mungesës së sundimit të ligjit/së drejtës, që nuk na garanton barazinë përpara ligjit, do të ishte mirë që t’ia fillonim me këto reforma që na i dikton edhe ky konflikt i radhës. Përndryshe s’do të bëjmë tjetër veçse do të vonohemi edhe më shumë, dhe kam frikë se qëllimi i vërtetë i klasës sonë politike në thelb është pikërisht kjo vonesë, pasi armiku më i madh i saj është instalimi i sundimit të ligjit/së drejtës në Shqipëri.

16 Komente

lubonja ,ky komunist internacionalist liberal nuk shkeputet dot nga berisha-komunist internacionalist stalinist.

Lexoje njehere artikullin para se t'ia mbytesh me etiketa.

mire e ka shkrujt lubonja, po puna eshte qe s'e pjerdh njeri as lubonjen e askend tjeter nga keta analizistat tane.  

imuniteti ne kete vend ta jep politika, pjesa tjeter eshte pordhe me rigon 

e lexova dhe ata 2 rreshtat ishin permbledhja per mos tu zgjatur. tani po e kupton lubonja se berisha eshte thjesht nje hajdut ordiner pa asnje mbeshtje ideologjike?   mungesa e idealit kombetar tek te dy e ben lubonjen qe te ndihet solidar me berishen. ndaj edhe gjuajtjet me pambuk.ky pret drejtesi dhe shtet funksional nga nje njeri me paaftesi te dukshme shtetformuese.berisha funksionon me parimet e bandave. ne nje shtet ku edhe rojet e spitaleve jane te ''partise'' eshte utopi te presesh per drejtesi te pavarur.n.q.s berisha eshte per heqjen i imunitetit le ta ktheje mediun per gjykim ,meqe shpetoi nga imuniteti

Solidar me Berishen? Gjuajtje me pambuk?  Varja, se ke filluar edhe ti t'ia mbysesh si PS-istat.

Heqja (kufizimi) i imunitetit nuk eshte shkopi magjik qe mposht korrupsionin. Eshte nje menyre per ta bere me te lehte luften, me shpresen qe ndonje prokuror inatci, xheloz, karrierist, apo i ndershem t'ja vej syrin ndonje "peco groso" (politikan, gjykates apo ndonje kolegu) e te hap nje ceshtje penale. Vajten inspektim min. drejtesise ne Korce. Pas kontrollit propozuan masa per 12 prokurore. Rregullisht kishin kerkuar denime minimale. Sa eshte tarifa per nje vit burg me pak?

Shpresa e nderkombetareve eshte pikerisht kjo qe thote hunter. Qe nje dite, pa pasur nevoje te kete prozhektoret mbi koke e te kerkoje heqjen e imunitetit ne parlament, nje prokuror do hapi ceshtje penale ndaj nje ministri apo deputeti. Po kjo nuk ka per te funksionuar kurre ne Shqiperi.

Per mendimin tim, heqja e imunitetit ne Shqiperi eshte e parakohshme. Shume e parakohshme. Pas heqejes se imunitetit, procedimi penal do perdoret si mjet presioni nga Berisha, sapo te vendoset kryeprokurori i ri. Kush eshte ai prokuror qe do kete bythe te hetoje nje minister, deputet apo edhe drejtor drejtorie, pa marre me pare miratimin e Berishes?

Imunitetin e kane hequr vende me drejtesi te konsoliduar, qe ka dhene prova se eshte e paanshme dhe efikase, por nuk ka dhene dot 100% sepse e ka penguar imuniteti. Nderkohe, ne kemi nje drejtesi te ngordhur, qe as nuk shtiret te beje sikur perpiqet te vere drejtesi. Kur ka dhene ndonjehre drejtesi sistemi jone, edhe kur nuk kane qene te perfshire njerez me imunitet?

....E pra, shqiptarët e dinë mirë se ëndrra e tyre europiane nuk është varja në gjoksin e Berishës apo të Ramës e medaljes së statusit, por dalja e vendit nga një gjendje ku sundon korrupsioni e kriminaliteti, konfliktualiteti politik, mjerimi ekonomik, shkatërrimi i territorit, padrejtësia sociale, humbja e shpresës për të ardhmen dhe, mbi të gjitha, mungesa e sundimit të ligjit/së drejtës,(ne vijim,  te tjerat fjale,  jane sikurse tha dikush, me larte...me rigon persiper) e se politikanët tanë nuk punojnë për luftën ndaj këtyre të këqijave, por janë gjeneruesit e parë të kësaj gjendjeje, duke e bërë Shqipërinë gjithnjë e më të ngjashme me ato vende që korrupsioni i klasave politike i ka çuar në kaos e luftëra civile

    Kjo eshte pasoja e qeverrisjes se nje kryekusari dhe ketu e pikereisht ketu nuk don ta ndajwe shapin firauni.Derr verr  me llafe kur esenca eshte vetem ky postulat.Dy llafe ndajne kelane.E meriton statusin Shqiperia e qeverrisur prej ketij dallkauku e krimineli ? Jooo! Nuk e meritojma! Pse kerkon te na mashtroje? Qe te vjedhe votat ne qershorin qe vjen, se medemek e voton populli.Dhe per kete,  fajtori i  vetem eshte  kopuku, qe u jargavit, i çirr , u ngjirr, qe  te merrte voten e opozites, ne  6 gushtin... allafranga. 

Edhe me kete shkrim,  po sherbetor i ketij kopuku eshte  Lubonja.Tentativa e tij per te vene shenjen e barazimit, eshte e dukshme.A po thua se kemi te bejme per tere keto te keqia qe i rendit se ska se si ndryshe, kemi te bejme me nje ..bashkeqeverrisje, prej duetit Berisha -Rama.Na e tregon keshtu gjendjen, neve qe jetojme ne  ..zanzibar

Fatos o kuksian 24 karat !

Urno te te jap nje teme per honorarin e javes qe vjen se mos thuash qe nuk e dije. Se ca raste qellon ne Itali dhe nuk i merr vesh.

Komiteti aprovoi gjithashtu, tё mbёshtetet rikonceptimi i sheshit tё Vlorёs. Kryeministri Berisha kёrkoi qё sheshi i Flamurit tё shpallet monument kulture.

Pra, Sheshi i Flamurit do rikonceptohet dhe sot eshte data 8 Gusht. Keto rikonceptimet duan ndonje cike kohe apo heqim Ismail beun e veme gjyshin e Jozefinit prej Shkodre?

Fatos do vene dore dhe ne Sheshin e FLamurit, natyrisht mbeshtetje , dmth rikonceptim, jo hedhje me tritol si e kane zakonin, Fatoooos !

Kuksian? Ku ma gjen! Por eshte "katheaftu grek".

Po more, po!Do ta rikonceptoje sipas stilit "viçidolas".Po kush e qas e ta p...ne Vlore kryehajdutin...

Mbeti Vlora, ta rikonceptoje "arkitekti  i  semure mendor ".

Per ata me probleme shikimi:

Së dyti, përsa i përket përgjegjësisë, mendoj se kjo bie mbi të gjithë klasën politike që ka qeverisur këta njëzet vjet, por bie para së gjithash mbi maxhorancën, pasi është ajo që ka tetë vjet që ka në dorë timonin e shtetit dhe rruga ku na ka futur është shumë larg së qeni rruga e mbarë.

Po more po ! Shikimi jo po verc!"..Eshte nje rruge me  ca te  meta  domthene..." eshte shume larg se qeni rruga e mbare..."

Shqiperia ne buze humnere, me kete te marre ne krye,  e ky dengelist,  na thote ca larg se qeni rruge e mbare....

 

Histeria militante s'i le njerzit te lexojne e te kuptojne shqip.

E more e ashtu  posi, na myti militantizmi...

Dyshoj shumë se opozita, edhe sikur t’i aprovoheshin të gjitha kërkesat për ndryshime kushtetuese, nuk do ta votonte më 6 gusht heqjen e imunitetit, pasi mbi të gjitha, asaj i intereson që shkrimi i raportit për Shqipërinë e Berishës të jetë sa më zi..

...ti bon mire qe i thu keto ligesi  te palloshit, se opinioni i jashtemsmiley nuk e din mire thellesine e gropes se hales tij  dhe se cfare qenefeje ka akoma  mrena. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).