Supertabelë prestigjoze...

Sign with bullet holes on Albania & Macedonia border. Copyright David Whitley.

The border between Macedonia and Albania lies on the western bank of the gorgeous Lake Ohrid. Albania provides a wonderful welcome with this natty blue sign. Ignore the bullet holes, hey? (NB The Albanian name for Albania is Shqiperia – one to store up as pub quiz knowledge)

71 Komente

C'te keqe ka kjo tabele?!

Mua me duket tabele llamarine!

Llamarine eshte padyshim. Nuk e sheh si e ka cpuar plumbi i kallashit?

E shoh por ajo qe nuk kuptoj eshte se c'ka ketu per t'u shqetesuar?

Apo mos ndoshta kjo tabele na paraqet me nje fytyre ndryshe nga ajo qe kemi ne realitet!

E shoh por ajo qe nuk kuptoj eshte se c'ka ketu per t'u shqetesuar?

Asigjo. Mund te ishte edhe me keq, do kishte thone njoni. Kush do na pengonte?

Ajo qe me mbush me optimizem eshte fakti se nuk shoh asnje fare hipokrizie ne kete tabele.Paska akoma njerez te ndergjegjshem ne strukturat e ketij shteti reklamash fantastike...!

Shqiponja eshte plagosur ne zemer!

Mos e bej kaq tragjike ketlina..nuk eshte tamam tamam ne zemer..mbase i ka prekur pak mushkrine por te jesh e bindur se eshte jashte rrezikut per jeten...

shqiponja jonë ka dy zemra, ta dish! smiley

1 per vete e 1 per femra? smiley

mbase!, por me siguri të lidhura fiziologjikisht me njëra-tjetrën!

Sado qe ti do doje qe shqiponja ta kesh zemren nga ana e djathte, ajo e ka nga e majta! smiley 

Eshte shqiponje demokrate jo socialiste.. shife edhe ngjyren e fushes smiley

Mos do te thuash qe kane dashur te vrasin shqiponjen demokrate dhe te vene ne vend te saj shqiponjen komuniste?smiley

kjo nuk dihet, mbetet ende mister. përderisa nuk dimë akoma nëse ka apo jo sistem referimi. nga plumbat duket se "të dyja palët" kanë qëlluar. ka prej andej-këndej dhe prej këndej-andej... mister i madh është!

smiley

Larg qofte, se mire e kane shqiptaret ate qe e kane tani, u ka ardhur ne fole, si veza ne b... shqiptareve. smiley

...... SHQIPERISE.    eshte tabele zyrtare, perse nuk i vendosin pikat ë-së?!   ose fundja 2 plumba?

sepse e me kacurrela eshte planifiku per tu ' .

Belul, pikërisht kjo mund të na ndihmojë në zbardhjen e këtij akti vandal, terrorist... 

pra mund të jetë se ky akt nuk i ishte drejtuar Shqiponjës tonë, por Ë-së pa pika sipër! mbase... ja drita po duket!

Ate do jene perpjekur te bejne...dhe nisur nga kjo, shiko sa me nishanllinj jane djemte tane, i jane afrur me shume e-se. Shulet kane gjuajtur me shume per laraska.. smiley

Epo ishin gjuhetare, jo gjuetare. U falet, mjafton qellimi

Si e vini në dyshim nishanin e djemve tanë? Ata janë çuna NATO-je. Futja në këtë organizëm ushtarak ka rritur edhe cilesinë e nishanit. Dëshmi është edhe kjo tabelë me qitje preçize, tek e me breshëri. Kësaj kohe i përket. Urime djema!

Maloqke, "super" vjen pas "tabele" smiley

a)Miresevini smiley

b)Mire se vini

C)Mirese vini

Ne ka ndonje problem gjuhesor qe me ben pershtypje me shume  eshte pikerisht menyra se si shkruhet kjo pershendetje.Kulmi eshte kur ,nese do besh nje xhiro neper shkolla te ndryshme ditet e para te fillimi te vitit te ri akademik ,jo vetem neper Shqiperi ,por dhe brenda nje qyteti,shkolla te ndryshme e shkruajne ne menyra te ndryshme.Nuk e kuptoj ,se qe ka te pakten nga 2-3 mesues gjuhe neper shkolla ,kjo eshte e sigurte,po nje shkrim standart te saj a ka ?

Nuk e kane shkruar sakte kete tabelen* po thua?

* e Peshkut smiley

Une dua te di te sakten.

Une e di "Miresevini" ,e kam gabim?

Po, shkruhet ndaras. smiley Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë 1984, f. 721

Shkruhet "Miresevini "Fjalor i shqipes 2006,f .633smiley

smiley Ke te drejte ti atehere, por kjo te ben te kuptosh pse shkruhet ndryshe diku e ndryshe diku tjeter. 

Me fal qe pyes, por i ciles Shtepi botuese eshte fjalori yt? Jo per te patur te drejte, por jam kureshtare.

Nuk e kuptoj shtepine botuese (nuk shkruan) ,por shkruan  keshtu:

CIP katalogimi ne botim BK Tirane

Fjalor i gjuhes shqipe/Jani Thomai,Miço Samara,pavli Haxhillazi etj(jane dhe ca emra te tjere)

Akademia e shkencave ,2006

Akademia e Shkencave e Shqiperise.

Inst,i Gjuhesise e Letersise 

etj

 

Hemmm. Dmth Akademia e Shkencave qenkesh botuesi. Problemi im eshte si me poshte.

Pas Kongresit te Drejtshkrimit, Akademia e Shkencave hartoi nje seri fjaloresh, te cilet kishin per qellim te mbeshtesnin njeri-tjetrin. Si te te them? Nese nje fjale shkruhej ne nje menyre dhe jo ne nje tjeter, jepeshin arsyet pse behej kjo. Ne Drejtshkrimin e gjuhes shqipe, Tirane 1973, fq. 132, arsyeja pse shkruhet ndarazi, ose ndaras, "Mire se vjen" eshte kjo: 

B. Shkruhen ndaras:

(...) f) lokucionet pasthirrmore qe shprehin pershendetje, urime, falenderime, ngushellime etj., pjeset perberese te te cilave e ruajne pavaresine e tyre gramatikore:

Mbeçi me shendet! Mire ardhshi!, Mire ju gjetshim!, Mire se erdhe! Mire se ju gjeta!, Mire se erdhet!, Mire se vjen! Mire se na vjen!, Mire se vini!, Mire se te vini!, Puna mbare! Pune te mbare!, Udha mbare!, Udhe te mbare!, Mbare paste!, Nga mot gezuar!, E paçim me jete!, Per shume vjet!, Per shume vjet gezuar! Qofshi shendoshe!, Me shendet!, Shendet paç!, Shendet paçi!, Shendet paçin! etj;

Ju faleminderit!, Te faleminderit! etj.;

Kryet shendoshe!, Qofshi vete!, Te rrosh vete!

Vete shendoshe! etj

Po keshtu shkruhen edhe: Si urdheron!, Si urdheroni!

 

Do te doja te dija nese Akademia e ka ndryshuar gjithe paradigmen e drejtshkrimit te ketyre lokucioneve, apo vetem te "Mire se vjen!"? Dhe pse? A ka ndonje arsye? A ka ndonje botim tjeter shoqerues, pervec Fjalorit 2006, ku te shkruhen pse-te e ndryshimeve?

Me fal Venus, s'e kam absolutisht me ty dhe po e zgjas, natyrisht sepse jam kokeforte, por edhe sepse me kane mesuar te pyes gjithnje "pse?". Te falenderoj shume per sinjalizimin. Sinqerisht!

Po hyj kot ne kete mes, po mbase ndihmon njecike kjo:

Cilët janë “gurët” që i po i hidhen shqipes standarde për ta bërë të çalojë? Dhe kush po ia hedh këta gurë? Ai që, sipas prof. J. Thomait, e ka quajtur Këshillin “ilegal”, të “fshehtë”, të “paaftë” dhe që “ia mohon të drejtën këtij Këshilli Ndërakademik e me përbërje kombëtare të diskutojë e të bëjë propozime për ndryshime në drejtshkrim, kur vetë boton fjalor drejtshkrimor me ndryshime të tilla pa ua ndier nevojën diskutimeve në ndonjë forum shkencor dhe çorienton kështu shkollën e gjithë ata që përdorin (e duhet të vijojnë të përdorin) rregullat e drejtshkrimit në fuqi që nga Kongresi i Drejtshkrimit” apo Këshilli Ndërakademik?

Ky fjalor, botimin e të cilit prof. J. Thomai u mundua ta pengonte kur ishte duke u faqosur, dhe tani po përpiqet ta dënojë me anë gjykatash, nuk është një plagjiaturë, sikundër po mundohen ta paraqesë ai dhe ndonjë tjetër, po një vepër e punuar ex-novo, tek e cila dy autorët kanë arritur jo duke u nisur nga hiçi

Nuk është e vërtetë as ajo që thotë prof. J. Thomai se fjalori ynë drejtshkrimor “çorienton kështu shkollën e gjithë ata që e përdorin”, pasi në të është paraqitur norma ekzistuese drejtshkrimore dhe morfologjike e shqipes standarde

Per me shume ndiq kete. (qe mund te hape admini teme me vehte po te doje)

Ky Jani eshte i njejti Jan qe ka vajtur i ka blere fjalorin Venuska jone.

Ore ,po ky Jani im,s'ishte i vetem ne ate botim,por kishte dhe nje shpure te tere nga mbarapa(7 veta):

J.Thomi,M.Samara,P.Haxhillazi,H.Shehu,Th.Feka,V.Memisha,A.Goga.

Ja nje arsye pse bien shitjet e librave ne Shqiperi.Ke te besosh se thote te verteten ?

 

Po mire tani, si mendon ti, perplasje mes se vertetes dhe se rremes eshte? Hap fjalorin e drejtshkrimit te 1976, dhe merr fund ai muhabet. Kongresi atehere nuk u be fshehurazi, e nuk mori pjese cdo lloj lamashi...  qysh u ndryshoka drejtshkrimi i gjuhes se nje kombi te tere dhe nuk e merr vesh njeri se kush e vendosi, kur e vendosi, ku e qysh e vendosi??? Dhe kush eshte ai idjot qe do t'i imponoje tjetrit (kombit) nje zgjedhje te ketille njehere? E kush vendosi qe paska nevoje per nje ndryshim te ketille njehere..

Nga ta di une per perditesimet e ndryshimet qe behen ne nje fushe te caktuar ,nese nuk na njoftojne.Kur une marr nje botim te 2006,gjithmone mendoj se botimi i fundit eshte me aktual..

U desh ky debat ketu,qe une te kuptoja qe akademiket bekan ndryshime shkencore sipas deshires.Nga ta dija une kete?

Do ta marresh vesh, se vetem nje enderr ka nje Kolec dhe ca topalle te tjere te kombit katalik, e del e ben namin neper televizione e gazeta, a thua se ky po shmang Armageddonin... E jo me te behet nje kongres i vertete per ndryshimin e disa fjaleve dhe rregullave te gjuhes standarte... se po e shnderruan fshehurazi apo me bekime salinjsh, nuk i p...yet kush.

Rrofsh zoto!

Ja nje tjeter e dhene qe ......

Gramatika e gjuhes shqipe ( per te gjithe) Bahri Beci,shtepie botuese EDFA

Mire se vjen 

120 .Pasthirrma.f162

Si vajti ky muhabet?!smiley

Mund te pyesja nje te njohur te kesaj fushe ,por per momentin nuk kontaktoj dot me te ,se nuk ia kam numrin.

Venus, gjuha eshte edhe shkence, e jo thjesht autoritet mbi nje konvencion. Qe don te thote qe Fjalori i 2006-s mund te vendose qe ai lokucioni nuk shkruhet ndarazi, por duhet, ose ta shpalle ate si nje perjashtim (dhe ne kete rast, diku, ne nje fjalor tjeter, duhet te na shpjegoje psene), ose te ndryshoje gjithe morine e shembujve qe solla une me siper.

Shume e qarte.smiley Drejt ,kisha pyetur me pare ,por s'kisha marre pergjigje.

Te faleminderit! E kam vertet! Une e konsideroj nyje te rendesishme identitare gjuhen time dhe cfare me the me tronditi.

ouff sa inat smiley  smiley 

Do shkruhet Mire se nuk erdhe  "Fjalori i Shqipes, 2013. f.666

hahhahahahhhahaha

Do te ishte mire qe tabelat e kohes se socializmit, te zevendesoheshin me tabela te shkruara ne dy gjuhet kryesore, anglisht dhe frengjisht. 

Po ne Kinezce?

Jetono me gjith respektin per kete qe postove si me krahason nje prezantim kaq krahinor e lokal me nje nderkufitar...

smiley  Nuk e krahasoj.Pa dyshim ai plumbi qe ka gjetur shqiponjen ne gjoks ka nje simbolike makabre edhe ne rast se nuk eshte i qellimshem,por thjesht rezultat i rakise se kumbulles.

Sidoqofte eshte turp i botes qe dikush te shohe kete tabele si gjeja e pare qe sheh kur hyn ne Shqiperi.Duket e parendesishme,por nuk eshte fare keshtu.

E lidh me pranine e armeve.Ne Krete ku nuk ka shtepi qe te mos kete arme,ne shumicen e rasteve pa leje kjo eshte njelloj mode.Jane te rralla tabelat qe nuk jane te shpuara nga plumbat.

 

Kjo eshte foto e disa viteve me pare, tani s'eshte me. Foto shume e vjeter do me thene.

Llamarinat po nuk i shpove nuk marrin ajer dhe kalben shpejt.

smiley

Po mire tani, si mendon ti, perplasje mes se vertetes dhe se rremes eshte? Hap fjalorin e drejtshkrimit te 1976, dhe merr fund ai muhabet.

fjala e rregullt eshte MIRËSEVINI fjalori i Akademise se Shkencave te Shqiperise 2006.

dhe llogjiken sikur vetem te perdornim fjala mire formon plot te tjera te natyres :

mireberes, mirebesim, mirekuptim, miredita, miresevjen, etj, etj. 

e o e.

eh sa e rend eshte sindroma e inferiorit

po kaloni  o peshqe ne gjith francen e jugut tabelat jan ber shoshe nga plumbat,nuk po flas per italin greqin e spanjen he

hajde nashti na thuani ndonje gje te hajrit

ps mberm isha tek kalaja e lekuresit ne sarande,cfar ambjence ; kenge valle aheng non stop shqipot  ne restorantin darka shkonte 300 euro tavolina te kapardisur te gjithe  rroba chic,me makina lluksoze, vallai ne belgjik nuk ka keshtu garante per kete

 

Altin edhe une u kenaqa tek kalaja e Lekursit. Si i behet muhabeti per ate muhabetin qe thame, organizohet gje nga fundi vjeshtes?

me kenqsi 1ora,po organizohemi rendeshme do shkoj deri ne kosove per gjueti...

llafosemi me von

Ja ku eshte orkestra e kalase, normalisht aty eshte plot me njerez qe vallzojne, por eshte fundi i mbremjes kur kam shkrepur kete foto.

Njeri prej restoranteve tek kalaja, ka nja dy a tre...

 

Na edhe nje nga brenda kalase...

300 euro tavolina?!smiley

Nga 10 veta ishit ne tavoline, a si?

venusi

Ne ishim kater veta dhe paguam me pak se 60 mij ne mos gabohem s'e mbaj mend mire.

60 mije,prishen,por 300 euro !

300 euro nje darke? Vetem te jesh milioner ,te hash nje darke te tille.Nejse ,dhe une ,s'jam vete dhe kujtoj se s'jane as te tjeret.smiley

 

Te jesh milioner apo llups? smiley Nje pjate bente rreth 8 mij lek atje. (me e shtrenjta me duket bente tek 14 mij leke). Birrat nga 2 mij lek ishin keshtu qe... sa do hash , sa do pish.

kur thuhet 300 euro tavolina,presupozohet qe eshte shtrenjt ,jo qe ti ulesh me kompani ,apo jo?smiley

S'paska qene dhe aq shtrenjte atehere ,sa per te harxhuar "300 euro" .

2000 leke birra eshte normale ,nese do pranojme nje darke "elitare"

Une ne lokale me muzike tallava kam qelluar dhe ishte sukoja 1000 leke.smiley

Mundet edhe te gabohem, e mbaj mend qe ishte vendi me i shtrenjte qe kam darkuar ne Shqiperi. Ne morem sejcili nga nja pjate te shoqeruara me patate, salce kosi, sallatra dhe perime zgare. Pime edhe njaca birra, nja dy tre shishe uje dhe nga nje kafe. Mundet edhe te kete qene me shume dhe nuk e mbaj mend mire une. C'do gje ishte bukur, por muzika ishte me te vertete shume e larte, edhe per ne qe jemi te rinj, jo me per mosha te thyera qe duan te ulen edhe te bejne nje dore muhabet. Afer kishim nje tavoline me turiste (franceze me duket?) nja dhjete pleq qe erdhen gjith entuziazem, po ju pelqente shume fillimisht, por mbasi mbaruan darken te gjith ishin te merzitur nga muzika e larte, ishte jo vetem e pamundur te bisedoje, por edhe teper e bezdishme.

Lere ,mo ma kujto! Kjo ndosh ne te gjitha lokalet e plazhit.E bukura ishte ,se ne fillim na dukej shume e larte muzika,pastaj na dukej sikur ulej.smiley

Vertet nuk arrij ta kuptoj pse aq lart.... Nuk eshte nevoja.

Ceshtje konkurrence,besoj.Nuk kam qene ndonjehere aty,por ne lokalet ku kam qene une ,ngaqe kane qene shume afere me njeri-tjetrin ,mundoheshin te "mbysnin " muziken e njeri-tjetrit ,si shenje konkurrence .Te kujtoj mileti ,se coc po ndodh aty.Jemi popull poteredashessmiley

Po cfar konkurence, njerezit te ikin nga ajo lloj zhurme nuk te vijne...smiley

Ben me shtrenjte reklama ne televizion sesa fatura e dritave per te mbajtur altoparlantet me ze cmendurisht dhe zhurmesisht te larte.

tani si mendon ti, nje klub/restorant ne Golem qe i degjohet "muzika" nga Kavaja ne Durres, a nuk therret kliente? Po si i thone, klientet "kenaqen" (se s'jane futur me zor) - rrethinat zgerlaqen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).