A është 6 gushti një datë provokative? A është një datë e sajuar politikisht? A ka lidhje kjo datë me fitimin e statusit të vendit kandidat? A duhet votuar ne 6 gusht?

Le të supozojmë se si përgjigje të të gjithë këtyre pyetjve pranojmë ato të dhëna nga Rama. Përsëri mbetet e paqartë përse PS refuzon të votojë projektin e mirëkuptuar prej saj? A do ta lejojë Rama në shtator miratimin e projektit Majko-Paloka sikur Berisha të mos pranojë propzimet e PS? Nëse PS voton vetëm projektin mbi imunitetin në shtator a quhet ky arnim i Kushtetutës? Cfarë dallimi do të kishte “arnimi i Kushtetutës” në 6 gusht nga “arnimi i Kushtetutës” në shtator? Skema e Berishës rezulton e thjeshte kurse argumentat e Rames jo bindës për të mos thënë absurdë.

1.             Skema e thjeshtë e Berishës

Berisha ndërtoi një skemë të thjeshtë për kufizimin e imunitetit.  Bëri të vetin projektin e PACA dhe të Euraliusit dhe e futi në programin e punimeve të Kuvendit duke zbatuar saktësisht rregulloren e kuvendit. Tërhoqi në këtë debat opozitën. Opozita u fut jo vetëm në lojën e rendit të ditës por edhe shkoi më tej duke propozuar projektin e saj të cilin Berisha e pranoi si bazë të projektit Majko-Paloka, gjë të cilën Rama nuk e priste.  Duke qënë se cështja e imunitetit lidhet me marrjen e statusit, Berisha në respekt të rregullores së kuvendit caktoi datën 6 gusht për miratimin e amendamendeve kushtetuese. Me këtë skemë të thjeshtë Berisha plotësonte disa synime: i) debati 10 vjecar për imunitetin përmbyllej, ii) plotësohej një pikë tjetër për fitimin e statusit; iii) opozita rezultonte fituese sepse kufizimi i imunitetit bëhej kryesisht sipas propozimeve të saj. Në një vend normal demokratik ky do të ishte një bashkëpunim uin-uin. Kur gjithcka dukej gati e përmbyllur Rama sajoi dy pengesa : i) jo votim në 6 gusht se kjo është data e imponuar nga Berisha dhe ii) duhet të shtohet debati për një paketë tjetër ndryshimesh kushtetuese me argumentin se PS nuk bën arnime të Kushtetutës duke kërkuar që drejtuesit e institucioneve të drejtësisë të emerohen me shumicë të cilësuar.  Kjo bëri që gjithcka lidhur me imunitetin të futej në kuadrin e “luftës së ftohtë” PS-PD dhe debati absurd të kthehej në betejë llogoresh për rrëzimin e murit të imunitetit/korrupsionit.

2.             Monolog

Fillimisht Rama dhe më pas disa deputetë të përzgjedhur prej tij filluan të artikulonin cdo ditë në media arsye të ndryshme përse PS nuk i voton në 6 gusht ndryshimet kushtetuese. Por në realitet pothuajse askush në PS nuk e kupton përse Rama insiston të mos votohet në 6 gusht. Pothuajse askush nuk është në gjëndje të japë përgjigje racionale përse mbahet ky qëndrim. Po ashtu pothuajse askush nuk e di se cfarë alibie do të gjejë Rama për të justifikuar votimin në shtator të njëjtin projekt. Nga ana tjetër, gjithkush nga PS që del në media vetëm përsërit në mënyrë të pakuptimtë dhe me fraza shabllone se PS nuk do të votojë në 6 gusht, se data 6 gusht është datë e imponuar, se nuk mund të bëjmë arnime të Kushtetutës, se data 6 gusht nuk ka lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat, se ctë keqe ka të votojmë në shtator. Gjithcka duket një monolog absurd.

3.             Orkestër e coroditur

Kur i pyet përse nuk do votoni në 6 gusht fillojnë disa arsyetime që as vetë nuk i besojnë dhe vetëm pas dy apo tri pyejeve racionale të vënë në siklet fillojnë të cfajësohen se “në PS asgjë nuk funksionon dhe nuk kemi cti bëjmë atij që nuk e dimë se cfarë bën e me kë konsultohet”. Disa të paktë, nga enturazhi i ngushtë i Ramës, duke insistuar me argumenta irracionalë rezultojnë midis absurdit dhe paranojës. Shumica pohojnë se as në shtator nuk e dimë se cfarë do bëjmë. Ka edhe ndonjë që thotë se në shtator do të ndërhyjnë ndërkombëtarët në favorin tonë. Ka edhe ndonjë tjetër që thotë se Rama kërkon të ruajë faqen meqë ka shkuar larg me kundërshtimin e datës 6 gusht dhe nuk kthehet dot mbrapsh pa fituar dicka nga Berisha. Pra asgje nuk merret vesh dhe të gjithë janë të shqetësuar që PS tani është si një orkestër pa dirigjent që prodhon zhurma të coroditura mediatike.

4.             Kokëfortësi

Dikush me rëndësi në PS më tha se Ramës i shpëtoi me nënsekretarin amerikan të shtetit Filip Gordon se nuk do ta votojë në 6 gusht kufizimin e imunitetit dhe prandaj nuk kthehet dot mbrapsh. I thashë se më duket jo fort racionale dhe efikase që të qëndrosh në politikë me kokëfortësi kur për më tepër që të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe vecanërisht ambasadori amerikan Arvizu apo edhe komisioneri Fyle kanë kërkuar disa herë publikisht që të votohet kufizimi i imunitetit. Për shkak të kokëfortësisë, imazhi i PS në sytë e ndërkombëtarëve është dëmtuar ndjeshëm.  Rama mesa duket e ka të vështirë të kthehet në normalitet; ka qindra mënyra elegante për ta rikuperuar një qëmdrim të gabuar ndërkohë që insistimi për të mos ndryshuar rezulton kokëfortësi dhe me siguri nuk të con drejt suksesit.

5.             Paqartësi

Shumica e njerzve racionalë të paanshëm mendojnë se Berisha përmes një skeme shumë të thjeshtë e ka vënë Ramën me shpatulla pas murit dhe “po tallet” me të. Shumë vetë mendojnë se Rama nuk ka vizion dhe minimalisht nuk ka asnjë skemë për të qasur  këtë cështje. Kjo vjen kryesisht nga paaftësia por edhe izolimi për shkak të largimit të njerzëve me eksperiencë apo të këshilltarëve profesionistë, të cilët Rama realisht nuk i dëgjon.  Berisha prej shumë kohësh e ka tërhequr pas tij Ramën në debatin për imunitetin dhe së fundmi e vuri në pozicionin kundërshtues pasi i pranoi gjithcka Rama kishte propozuar prej dhjetë vjetësh. Kjo e gjitha është thjesht mungesë vizioni, paqartësi, inat provincial, mediokritet e paaftësi gjë që shpjegon përse Rama është thjesht e vetëm në reagim mediatik banal ndaj nismave të Berishës dhe nuk arrin të marrë asnjë nismë politike apo të kryejë veprime opozitare alternative e proaktive.

6.             Panik

Teza e Berishës se Ramën e kanë kapur peng miliarderët e ka vendosur Ramën në panik.  Ajo mund të duket si një tezë demagogjike por ajo është shumë e thjeshtë dhe absorbohet lehtësisht nga votuesit. Sado që përpiqet Rama ta maskojë këtë lloj paniku, reagimet e tij dhe dalja e disa deputëteve me nxitjen e tij tregojnë se sulmi i Berishës e ka dhënë efektin e tij. Aq më tepër që Rama më parë i ka thënë ndërkombëtareve se Berisha nuk do ta heqë imuntetin se ai dhe ministrat e tij kanë frikë nga heqja e imunitetit.  Ky lloj debati ka krijuar perceptimin se Rama nuk është në gjëndje ta luftojë korrupsionin dhe i ka duart e këmbët e lidhura për ta luftuar  atë.  Kjo bëhet edhe më e besueshme nisur nga fakti se cdo deputeti të opozitës maxhoranca mund tja heqë imunitetin “për 5 minuta” edhe sikur këto ndryshime kushtetuese të mos kryhen. Për rrjedhojë  insistimi i Ramës për të mos e votuar kufizimin e imunitetit duket minimalisht absurd dhe maksimalisht muungesë vullneti për të luftuar korrupsionin. Lufta e ashpër e opozitës përmes bërjes publike të shumë rasteve të korrupsionit qeveritar për shkak të qëndrimit absurd për cështjen e imunitetit është ballancuar apo anihiluar nga qëndrimi absurd i opozitës për imunitetin. Kjo lloj ballance ka hedhur në erë të gjithë luftën e opozitës kundër korrupsionit duke  krijuar perceptimin se të gjithë janë njëlloj të korruptuar.

7.             Naivitet

E gjithë taktika e PS minimalisht mund të klasifikohet naive.  Të futesh në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të ligjeve dhe të këshillit të rregullores, të pranosh të futesh në rendin e ditës se saj, të hartosh duke marrë pjesë aktivisht një projekt të mirëkuptuar, ta shesësh projektin e mirëkuptuar si projektin tënd, të votosh në parim e nën për nen, dhe në fund të deklarosh se nuk do të votosh në seancën e 6 gushtit, duke deklaruar se do të vish në shtator për ta votuar pa e ditur se si do sillesh në shtator, kjo është minimalisht sjellje politike naive. Nëse bazuar në një arsyetim të brëndshëm politik ke vendosur se nuk do ta votosh në 6 gusht kufizimin e imunitetit, qoftë edhe duke thënë se kjo datë është e imponuar nga Berisha, ka rrugë e taktika të tjera më inteligjente e më efikase për të arritur këtë qëllim. Është anormale që PS ka rënë në një nivel kaq të ulët intelektual e naiv politik.

8.             Paranojë

Ka disa deklarime dhe arsyetime nga personazhe periferikë (po ti referohesh eksperiencës dhe aftësive) në PS por praktikisht shumë pranë Ramës që tregojnë qartas se në PS ekziston frika apo paranoja për skenare arrestimesh politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Mënyra sesi e artikulojnë këtë tezë duket se ose janë plotësisht të bindur ose se kanë një frikë ekstreme se një skenar i tillë mund të ndodhë me siguri. Kjo i ka dhënë të drejtën Berishës të zhvillojë në mënyrë sistematike e me forcë tezën e “kapjes së PS nga miliarderët” duke lënë të kuptohet (pa e thënë në trajtë eksplicite) se ajo është e kapur nga persona të korruptuar e të inkriminuar që kanë frikë nga heqja e imunitetit.  Unë nuk e besoj se kjo është e vërtete por fatëkeqësisht kjo lloj paranoje del sheshit kur për të kundërshtuar miratimin e kufizimit të imunitetit Rama nxjerr si një nga arseyet  e mosvotimit në 6 gusht zgjedhjen e  Nishanit në postin e Presidentit, duke lënë të kuptohet se Presidenti do të zgjedhë një Prokuror të Berishës, i cili me heqjen e imunitetit do të përgjonte apo kontrollonte dhe deri arrestonte deputetët e opozitës. Kjo lloj paranoje maskohet me tezën e ekzistencës së një force ekstraligjore që të mbron kur je në qeveri dhe të arreston pa asnje arsye kur je në opozitë. Kjo lloj mënyre e të menduarit të opozitës më duket jo vetëm paranojake kur ajo është në opozitë por edhe shumë e rrezikshme nëse një ditë ajo do të merrte pushtetin. Kjo është paranojë sepse racionalisht nëse një skenar i tillë do të ishte në kokën e Berishës ai do të mund të ndodhte, edhe pa ndryshimet kushtetuese për imunitetin.

9.             Demagogji

Shqetësimi për uzurpimin e pushtetit gjyqsor nga pushteti politik normalisht mund dhe duhej shfaqur me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Kjo do të realiste nëse do të kishte ndodhur në atë kohë. Por atëherë Rama mendonte se me fitoren e zgjedhjeve te vitit 2009 do të mund të kontrollonte të gjithë pushtetet, përfshi Presidentin dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, kurse pasi i ka humbur zgjedhjet e vitit 2009 dhe Bashkinë ne 2011, dhe për më tepër mund të rindodhet përseri në opozitë në 2013, është gati e pamundur për të korrigjuar “gabimin” e 2008. Berisha arriti kompromis me Ramën kur të dy ishin në pozita të barabarta përballë humbjes/fitores së 2009 dhe Berisha nuk besoj do ti kthente Ramës atë që ai kërkon tani sepse ndodhet në opozitë po ashtu sic nuk mendoj se Rama do ti kthente Berishës të njëjtën gjë nëse Berisha do të ndodhej në opozitë. Për rrjedhojë nuk duket shumë bindëse që Rama të kërkojë të zgjidhë cështjen e ballancimit të institucioneve të drejtësisë duke e ndërlidhur me cështjen e imunitetit. Aq më shumë insiston PS në këtë tezë aq më shumë krijohet pershtypja tjetër se Rama më shumë përgatitet për të humbur zgjedhjet e 2013 sesa për ti fituar ato. Deklarimi i Ramës se PS kërkon që drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë të zgjidhen me maxhorancë të cilësuar me argumentin se PS është më interesuar për të ndërtuar institucione të besueshme është jo vetëm shumë i dobët e i pabesueshëm por mbi të gjitha tingëllon tejet demagogjik. Kjo sepse Rama nuk ka asnjë përgjigje të besueshme përse nuk i kërkoi këto amendime në 2008 dhe i kërkon tani kur atëherë ishte shumë e qartë që menyra e re e zgjedhjes së Presidentit do të kishte ndikim në zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve kryesore të drejtësisë. Kjo kërkesë e Ramës mund të interpretohet edhe si një tentativë për të bllokuar funksionimin e institucioneve të drejtësisë përmes keqpërdorimit të maxhorancës së cilësuar ose pse jo edhe përpjekje për të kapur ndonjërin prej tyre me teknologjinë e kapjes së kreut të Avokatit të Popullit. Kjo është një taktikë naive lehtësisht e kuptueshme nga kundërshtari prandaj dhe refuzohet intensivisht. Nuk besoj se do të ketë organizëm ndërkombëtar që do ta sugjeronte/mbështeste këtë kërkesë të PS.

10.          Përgjegjësi e rëndë dhe lojë e gabuar me statusin

Të gjithë veprimet e PS pas zgjedhjeve të vitit 2009, sidomos ato të lidhura me marrëdhëniet me Brukselin (liberalizimi i levizjes së lire) apo me Uashingtonin (gjykata administrative, e tjerë) pa folur për rastet ekstreme (rasti “Griselda” me Tanja Fajon) kanë dëmtuar ndjeshëm imazhin e saj euroatllantik e europian. Data 6 gusht 2012 mund të jetë por edhe mund të mos jetë një datë direkt fatale për marrjen e statusit por të shpenzohet kaq shumë energji, të tregohet kaq shumë kokëfortësi dhe të veprohet me kaq intensitet në mënyrë naive e refraktare ndaj deklarimeve të partënerëve ndërkombëtarë minimalisht të con të mendosh se loja e opozitës nuk është inteligjente. Në perceptimin e publikut, si të fitohet këtë vit statusi me kushtëzim si të mos fitohet këtë vit, PS rezulton antistatus. Pa asnjë dyshim PS humbi edhe një shans për të bashkëndarë me qeverinë suksesin për fitimin e statusit.

11.          Në vend të një përfundimi

Loja me datën 6 gusht mbyllet të hënën. Cfarë ndodh nëse nuk votohet në 6 gusht? Natyrisht asgjë e vecantë, ndonëse flitet për negociata të minutës së fundit. Mund të thuhet pa hezim se opozita po konsumon fazën e tretë të bojkotit të maskuar. Të gjithë palët do të përpiqen të fajësojnë reciprokisht njëra tjetrën për dështimin. Militantët e dy palëve do të kënaqen me spjegimet e partive të tyre dhe deklaratat e liderëve përkatës. Vendi përsa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat do të presë provimin e vjeshtës po ashtu sic ka ndodhur vazhdimisht Miratimi i kufizimit të imunitetit, nëse do të ndodhë në shtator, do të jetë një arritje e nevojshme por jo e mjaftueshme për të luftuar seriozisht korrupsionin, e cila po rezulton një sëmundje shumë më komplekse dhe e komplikuar se cmendohet që sofistikohet e cdo ditë po tenton të kthehet në sport masiv kombëtar.  Por kam përshtypjen se në shtator do të rifillojë debati midis forcave politike duke gjetur si preteks defektet që eventualisht do të evidentohen në projektin e mirëkuptuar…mos qoftë ky mirëkuptimi I minutës së fundit…

 

34 Komente

Bukur. Shkurt Edvinit ja kane futur... dy kembet ne nje kepuce. Te vinte gjynah te shikoje Fatmir Xhafa, Pandeli Majko te perpiqeshin te argumentonin, pse nuk do te votonin me 6 gusht heqjen e imunitetit, mgjs eshte fiks varianti i tyre. Perdridheshin e shtremberonin muskujt e fytyres si .....
LOL aleat me te mire se Edi Rama nuk ka per te gjetur ndonjehere PD. Aty ta mbajne sa me gjate piktorin.

Shkurt, Hunter, do te behen dhe miratohen vetem reformat qe do Saliu, kur te doje Saliu. PS nuk ka as bythe e as tru ta pranoje kete. Qe pas zgjedhjeve te fundit parlamentare PS eshte kthyer ne nje parti debilesh, jane bere te gjithe gagace, mezi lidhin dy fjale; neper intervista lene kokrren e namit e behen lolo te cdo gazetari... kane frike t'u pergjigjen pyetjeve se mos "u shpeton ndonje sekret"...

Deri me tani, as edhe nje nisme e tyre, me numer, nuk ka dhene asnje lloj rezultati.

"rilindje kombetare" po bertasin dite per dite... po program? as qe behet fjale! _ ose kane frike te tregojne gje se mos ua kopjon Saliu... Faqja e zeze!

E Vertete. E trishtueshme. Asnje ide, asnje risi, asnje nisem ne fushen e respektimit te te drejtave sociale, civile, gje ne te cilen partite e majta progresiste shquhen si iniciatore.

 

8.             Paranojë

Ka disa deklarime dhe arsyetime nga personazhe periferikë (po ti referohesh eksperiencës dhe aftësive) në PS por praktikisht shumë pranë Ramës që tregojnë qartas se në PS ekziston frika apo paranoja për skenare arrestimesh politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Mënyra sesi e artikulojnë këtë tezë duket se ose janë plotësisht të bindur ose se kanë një frikë ekstreme se një skenar i tillë mund të ndodhë me siguri. Kjo i ka dhënë të drejtën Berishës të zhvillojë në mënyrë sistematike e me forcë tezën e “kapjes së PS nga miliarderët” duke lënë të kuptohet (pa e thënë në trajtë eksplicite) se ajo është e kapur nga persona të korruptuar e të inkriminuar që kanë frikë nga heqja e imunitetit.  Unë nuk e besoj se kjo është e vërtete por fatëkeqësisht kjo lloj paranoje del sheshit kur për të kundërshtuar miratimin e kufizimit të imunitetit Rama nxjerr si një nga arseyet  e mosvotimit në 6 gusht zgjedhjen e  Nishanit në postin e Presidentit, duke lënë të kuptohet se Presidenti do të zgjedhë një Prokuror të Berishës, i cili me heqjen e imunitetit do të përgjonte apo kontrollonte dhe deri arrestonte deputetët e opozitës. Kjo lloj paranoje maskohet me tezën e ekzistencës së një force ekstraligjore që të mbron kur je në qeveri dhe të arreston pa asnje arsye kur je në opozitë. Kjo lloj mënyre e të menduarit të opozitës më duket jo vetëm paranojake kur ajo është në opozitë por edhe shumë e rrezikshme nëse një ditë ajo do të merrte pushtetin. Kjo është paranojë sepse racionalisht nëse një skenar i tillë do të ishte në kokën e Berishës ai do të mund të ndodhte, edhe pa ndryshimet kushtetuese për imunitetin.

smiley

Ambicja është armiku shekullor i drejtësisë, kanë thënë latinët. Kjo tjerrje e gjatë, e ngatërruar e fjalëshumë, janë tipari i gënjeshtrës që ambiciozi e karrieristi Kastriot Islami, sjell në vemëndje të Sali Berishës, me shpresën se ai nesër nuk do harroj t'i hedhë ndonjë kockë për lehjet që ndihmojnë të zonë. Të pështiroset ky njeri, me përuljen prej pedeje, në orvatjet për gjetjen e shtjellimin e argumenteve. Ky njeri, që tradhëtoi partinë e tij sepse humbi privilegjet, që nuk ka e nuk mbron asnjë parim, e di mirë se karriera e tij në PS ka vdekur, ndaj i duhet ta përdori mirë të vetmen pasuri që zotron, shërbesat ndaj pushtetit. Mbase, ata nuk do ta harrojnë.

Sa dëshirë do më jepte një shpjegim prej profesori i Islamit, se si mos heqja e imunitetve i heq kafshatën popullit. Shantazh më të trashë, që u ngjan anekdodave të policve, deri më sot nuk kisha dëgjuar nga PD-ja. Dhe si e thonë, plot seriozitet e budallallëk.

Po qe se PS-ja thyhet dhe voton heqjen e imuniteteve, në rrethanat kur Prokuroria e Përgjithëshme shpejt do shndrrohet armë në duart e Autokratit, mbetet të kuptohet se grupi i deputetve  të saj janë një tufë kërriçësh.

Jo heqje të imuniteteve, pa ndryshuar Kushtetuta për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjthshëm, anëtarve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese me votim të cilësuar!

Ok ja bere CV armikut e tradhetarit, por qe, e para me kete ligj imuniteti te propozuar PS eshte dakort dhe e dyta vendimi i arrestimit te nje deputetit i mbetet parlamentit, si i behet?
P.s. Sa per te saktesuar. Artikulli eshte shume i kthjellet.

O njeri! Pse bën sikur nuk kupton, sado militant të jesh, madje qosh edhe nëpunës rrogtar i Sali Berishës? Janë sot e prej disa kohësh, disa deputetë të PS-së pa imunitet, hequr për hetimet e asaj ditës kur kryetari yt i partisë vrau katër veta. Gjithë grupi i deputeve të PS-së nuk i do imunitetet e nuk ka pse thotë se nuk është dakort. Vula e JO-së së madhe nga eurokratët e BE-së u vu në dokumentin që dorëzohet në tetor, fill pas zgjedhjes jo konsensuale të Presidentit. Ndërkohë që 12 pikat e detyrave përfshijnë pavarsinë e gjykatave të tua të korruptuara deri në palcë, pastrimin e depolitizimin e administratës shtetrore me militantë e vazhdon me gjakmarrjet mesjetare, kthimin e pronave, luftimin e korrupsionit në qeveri (asaj 700-shes të kokë lopës) e deri hetimi i 21 janarit. Saliu i Madh e di që është i ngelur, ndaj i duhet një alibi.

Militant! A jeni në gjendje të thoni se në ç'rast mbajtja e imunitetit i është bërë pengesë hetimit?

 

Je komplet out shoku. Nese te me kualifikosh mua te ben me te mire jeten, bujrum. Bote e lire. smiley Po kjo nuk ndryshon aspak mjerimin e PS te perkufizuar shkelqyeshem nga Kastriot Islami. Mjerim ne te cilin, PS fatkeqesisht kerkon te terheqe me vete gjithe vendin, sipas parimit "aq me keq, aq me mire"

Ja kalofsh mire

o te *sha syte...po ku po e shikon ti qe shqiperia po vete para e PS po e terheq mbrapa?

E di qe e ke mire ti !  Kastrioti, qe i  thone dhe kaç, pi kafen me Berishen... dhe  ben davane e partise  nga iku.I  ka "te shkelqyera perkufizimet"  si  perpjektje per nje cope  vend nga  ato qe fal ai,  notari i madh..Po , se po!

Pse nuk del Rama ne televizor e te tregoje qe dokumenti i mbetjes ne klase eshte firmosur dhe ka mbetur vetem dorezimi ne tetor? Pse vazhdon e merret me perralla me kushtetute, rilindje kombetare e te tjera gropesima mendore? Te dale t'i tregoje popullit qe NUK KA STATUS KANDIDAT SE KEMI MBETUR OLLREDI NE KLASE. Ta votojne heqjen e imunitetit qe te mos kete me municion propaganda e bandes se Berishovicit. E ta kuptoje populli ne tetor, qe si e votuan socialistet, si s'e votuan, Shqiperia statusin nuk e merr.

Kaci te ka edhe ty ne liste. Jeni ne forme kallupi te gjithe. Nuk ndryshoni. Nese grupi i deputeteve te PS nuk i do imunitetet pse nuk i voton? C'lidhje ka imuniteti, qe sipas teje deputetet socialiste nuk e duan me drejtesine? Nese keta kane frike se Berisha do te perdore drejtesine per te arrestuar deputetet miliardere te PS, kete sic e thote edhe Kaci me siper e ben edhe pa keto ndryshime kushtetuese. PS-ja nese e ka me te vertete qe nuk do imunitete, ta votoje heqjen e tij, ndryshe vazhdon te leshoje ca tinguj muzike te cjerre prej nje orkestre te cakorduar dhe qe nuk e beson/degjon njeri.

Presidenti konsensual nuk ka qene asnjehere kusht per statusin. 12 kushtet jane te ditura ka ngelur vetem imuniteti qe edhe Fyle beri thirrje per votimin e amendamenteve kushtetuese. Nese Rama i shtyre nga deputetet miliardere qe duan imunitet dhe me qellimin te bllokoje statusin, nuk voton keto ndryshime damkoset perfundimisht ne syte e shqiptare si pergjegjesi kryesor per mos marrjen e statusit.

Rama e merr persiper kete por eshte vetevrasje
politike dhe sic thote edhe Hunter, Rama eshte fati me i madh i PD-se.

Ja ta thomi un precedentin; topi i leshit Qe ngatarroi e qe skishte zot qe e ftillonte ne rastin e "gjykatave administrative". Absolutisht e njejta situate, e njejta sjellje, dmth prit te njejtin perfundim smiley

C'eshte ky rasti "Griselda" me Tanja Fajonin?

Erjon Veliaj i kishte nisur nje mail ku denonconte, qe mafia e lidhur me pushtetin, ka grabitur dhe hequr femijen nga barku i Griseldes te kryebashkiakut kavajas. Tanja e shkrete e diskutoi e tronditur kete ceshtje ne Europarlament. Nderkohe ceshtja ishte zbardhur. U ngrit nje deputeti i jone e tha qe ishte sajese e Griseldes dhe qe Tanjen e kishin gabuar. smiley Tanja u skuq nga inati. Merre me mend cfare mendon per socialistet ajo smiley

Nuk e kuptoj se si mundet nje Under50, te votoj per nje parti, pjestar i se ciles eshte edhe Erjon Veliaj; aq me teper kur kjo parti o Partia socialiste.

Po, e keqja e ketij  vendi  i  erdhi nga qe  ka nje Erion Velia ..te lig ".Po si more, gjithe mendje jeni dhe ne nuk e paskemi ditur.20 vjet ky  Erioni,  po ne pushtet! Pshi  Zotin, si nuk ju vjen pake rende?

 Duhet brohoritur ? Ja bashkerisht,  ahere

"Rrofte  kryekusari!" Poshte  Erion... femija ! Mendje, jo shaka

PS ka krize identiteti.ne krye kane edvin ramen qe eshte nje oportunist i cili ne fillim te viteve 90 u bente cicin te gjithe atyre gjerave qe elektorati i PS i mbante si te shenjta.

Ja pse ne nuk kemi asnjë ndroje, përkundrazi e ndjejmë për detyrë organike të shpallim publikisht qëllimin për të rishikuar nën dritën e Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik, çdo shitje apo transferim të dyshimtë të pasurisë së publikut në duart e të privilegjuarve të pushtetit të sotëm.

e ore e...ketu te rri ps-ja e Rama...asgje me shume..se per te tjerat nuk i plas as Saliut e as Kaçit!!

Tani Kacit kijani inatin ose jo, po kete artikull e ka super qendisur. Kush ka sy e mendje ta lexoj. Une personalisht nuk e di se me cfare llogjike udhehiqet PS-ja, edhe eshte drafti i vete edhe nuk e meriton. Cudi e madhe me te vertete. Nejse, Sala e luan Edin si pupete. Politikan me te dobet se Rama zor se gjen!

Nuk e meritojme te ndeshkohemi pse kemi lider opozite nje njeri te kapur dhe inatci qe bllokon reformat qe i shkruan vete. Europa ma merr mendja qe ka per te na e dhene statusin sido qe te votoje apo mos votoje Rama. Nuk ka asnje lloj kuptimi qe qytetaret te ndeshkohen per nje person te tille qe as nuk di e as nuk mundet te beje politike.

Rama i ben levizjet e tij ne lidhje me 2017-ten, Kaci diskuton akoma per 2013-ten. Ke mbetur prapa o Kac, nuk te mjafton inteligjenca qe ke per te kuptuar levizjet politike te Rames. Lexo Sokol Ballen, ate bej.

Sa gjate qe i paske rene mor Kac, mjaftonte: Rama e ngreni ngjalen e dyte shume shpejt pa ju tretur e para.

rama ka nevoje per pushime. Duhet te shkoje patjeter ne cap d'agde te 'zhveshe' lakuriq mendjen e semure nga smogu mbytes i tiranes.
Pastaj te ftillohet e te degjoje njerez si Kaçi qe i kane dy pare mend kur prishen me kryetaret.
Sa keq jan katandis ps-istat, tvjen gjynahsmiley

Nje carcaf pa thene nje nga gjerat thelbesore, pse nuk pranin berisha prokuror dhe kryetar te gjykates se larte me 2/3?

Ka dhe me keq. Berisha nuk pranon qe as kryeministri te zgjidhet me 2/3. Do te ishte vertet shume me demokratike te ndodhte keshtu.

Zonjë! Kryeministri  dhe Kryeministria , janë dhe do mbeten post dhe institucion politik. Mjafton 50+1. Ndërsa organet e larta të gjyqësorit, Gjykata e Lartë (neni 143), Gjykata Kushtetuese (neni 130), si dhe Prokuroria e Përgjithëshme e kanë të shkruar në ballë (kupto: Kushtetutë) se duhet të jenë të depolitizuara. Nga këtu rrjedh nevoja që ato të vijnë si ngrehina e individë me konsensus. Nëse nuk e ka patur kushtetuta deri tani kështu, tani është momenti më i përshtatshëm, koha kur po bëhet një ndryshim në Kushtetutë. Hajde t'i bëjmë dy.

As më intereson profesioni juaj, por nga të qenit profanë merrni përsipër, për shkak të fanatizmit politik, të bëni specialistin jurist, gjëja që të vjen ndërmend , kur ju nuk heshtni, është: Nuk ja vlen të hysh në këto komente.

Hem, per tu studiuar rasti perse pjesa derrmuese e soqialisteve e kane te shkruar ne balle naivitetin. Duhet ndonje i pergatitur, me profesionin e duhur. Nje naiv mendon: nese mblidhet bashke Berisha me Ramen do te shpetojme nga politizimi, do zgjidhet teknokrati.(teknokrat si Ermelinda Meksi ne keshillin mbikqyres te BSH, apo si Totozani i AP). Nje naiv nuk e kupton pazarin politik. Nje naiv vetem degjon kryetarin. Ben sikur e degjon dhe ben sikur e kupton.

Ky xhuxhi,asihere s'ka ba prtagonistin tamam,megjithe kapacitetin intelektual.Ka preferu gjithmone me nejt "n'qoshe te mesit",ku prej aty, ka mujt me pas hysen e vet, nga revania e PS.Tash qe po ngelet pa hyse,po ban gjithecka din e gjithcka munet, me i'u hull ni tepsie tjeter.

"je i zgjuar ti Safa.., kerkon te hac me te dy krahet..smiley

.smiley

po po,por ka per te nduk gjuhen..smiley

Kjo bëhet edhe më e besueshme nisur nga fakti se cdo deputeti të opozitës maxhoranca mund tja heqë imunitetin “për 5 minuta” edhe sikur këto ndryshime kushtetuese të mos kryhen. Për rrjedhojë  insistimi i Ramës për të mos e votuar kufizimin e imunitetit duket minimalisht absurd dhe maksimalisht muungesë vullneti për të luftuar korrupsionin.

 

Kaco-pikerisht sepse krimineli sali me poziten shkateruese mund tua heq imunitetin opozites brenda 5 minutave tregon se kjo nuk eshte aresyeja pse opozita insiston ne te sajen. Nga ana tjeter, ti e di se vete Edi nuk ka imunitet dhe as i plas bytha qe te kete. Loja me imunitetin eshte nje nga poshteriste e radhes qe kjo bande kriminelesh kerkon ti imponoje ketij populli. Por ti si qen i braktisur sigurisht qe ke pranuar ti sherbesh te parit qe te ofron kocken e radhes. Kaco- keq me vjen por je pa shtylle kurrizore. Ne fakt nuk ke lindur keshtu, por deformimi yt me siguri qe eshte gjenetik!

Sikur ta shtrydhesh kete qe  ..."ka bere nje material , sa qe e pelqeu vete shoku Enver " .... del se ne kete vend ballafaqohen Dy forca Politike qe dallojne e bashkohen ne nje pike . Dhe me te drejte mund te therrasim Rrofte PK r e Shqiperise ku dallon zgjuarsia e manovrat e Liderit te saj e Berisha per  "t'ja futur kundershtareve " dhe per te dale fitimtare gjithnje si PK e Reformuar smiley

Të gjithë palët do të përpiqen të fajësojnë reciprokisht njëra tjetrën për dështimin....thote artikulli me Brume Shume .Xhibi sikur eshte larguar ca kohe ,duket me Pushime , por derdellitsit e Derstiles i ka lene Cilesore .Dine te zgjedhin kenge per kapule smiley

 

Në perceptimin e publikut,(jo militant) si të fitohet këtë vit statusi me kushtëzim si të mos fitohet këtë vit, PS rezulton antistatus.smiley

 

Arben Malaj, kërkoj që të bëhet çdo përpjekje që të mos humbet statusi i vendit kandidat këtë vjeshtë. Sipas tij, në të kundërt, ai do të shtyhet për disa vite, ndërsa shprehet se kur PS të jetë në pushtet, do të ndeshet me një Berishë bllokues dhe jo konsensual.smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).