Ose "Edhe njëherë për ... Jetën II"

Nuk bëhet fjalë thjesht për një përmbledhje të kronikave të zeza në shtyp.  Pas cdo kronike është një jetë e një jetë nuk është një statistikë.  E nëse kihet parasysh etimologjia e fjalës "kronikë" (nga gr. cronos = kohë) krimi e ka nxirë këtë kohë.  Edhe sa të shpeshta duhet të bëhen kronikat që shoqëria shqiptare të këmbëngul në drejtësi e ndëshkueshmëri?  Edhe sa kohë më të errëta duhet të vijnë që jetës t'i rikthehet vlera?

Apo mos ndoshta duhet pyetur me më shumë apati:  Sa e ka cakun e statistikës së krimit shoqëria shqiptare?  Po të Jetës? 

Keto fjali jane shkeputur nga nje shkrim pothuajse nje vit me pare.  Duket se asgje nuk ka ndryshuar, ose me sakte situata ne vend eshte perkeqesuar nese u referohemi kronikave te shtypit.  

Vrasja ne Tirane dje "per nje varese ..." ndodhi ne oren shtate pasdite, ne nje zone te populluar.  Ne ate lagjje banojne te aferm te mi.  Por mund te jene te afermit e kujdo.  

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në parkun tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë ku një grua është vrarë dhe motra e saj ka mbetur e plagosur. Gratë janë sulmuar me thika nga dy adoleshentë, të cilët tentuan t'u grabisnin varëset dhe sendet e tjera personale. Dy kriminelët kanë qenë me një motoçikletë, njëri me skafandër në kokë e tjetri me kapele. Pas sulmit janë larguar nëpër rrugicat e lagjeve duke dalë tek Unaza e Re. Kjo zonë banimi edhe më parë është shqetësuar nga bandat e adoleshentëve që kërcënojnë banorët në orët e vona të natës

Top Channel - postuar nga Liqeni
 

Sipas Top Channel, bandat e adoleshenteve jane shqetesuese per ate zone.  Ne te vertete nuk eshte vetem ajo zone qe kercenohet.  Jo pak kohe me pare, nga ana tjeter e Tiranes, dy-tre adoleshente te armatosur grabiten nje biznes te vogel. Shitesja ua dha menjehere leket qe i ndodheshin ne kase dhe per fat te mire, s'pati konfrontime.  

Grabitjet, vjedhje te kesaj natyre, jo vetem te bizneseve te vogla, por edhe te individeve jane shtuar.  

Do ishte "gjysma e te keqes" neqoftese kronikat do permbanin vetem raste te tilla.  

1 GUSHT -  Dukagjin babai vrau vajzën 16 vjeçe dhe më pas vrau veten. Shkaku sipas policisë ishte se vajza nuk donte të qëndronte në mal për të veruar me bagëtitë por donte të jetonte me nënën e saj në një fshat pranë Shkodrës. 

2 GUSHT - Në Tiranë burri, Arben Koxhaj vrau me thikë gruan, Manjola 30 vjeçe. Sipas policisë viktima kishte qenë në gjëndje të dehur.

2 GUSHT - Vlore, plagosje me arme zjarri e kater personave per konflikt biznesi.

5 GUSHT - Në Rrëshen u vranë vëllezërit Petrit dhe Eduard Noka. Në burg si autor i vrasjes është Agustin Mandreaj

6 GUSHT - Në Poliçan Shpëtim Dervishi roje në kombinatin ushtarak vrau Vladimir Gurin, shefin e Sigurisë dhe më pas vrau veten. Më pas në shenjë hakmarrje, vëllai i Vladimirit, Kristaq Guri i preu kokën me sharrë kufomës. Policia arrestoi autorin një ditë pas krimit. 

7 GUSHT - Më e fundit vrasja për grabitje e ndodhur dje pasdite

Shqiptarja.com

_____

A mund te identifikohet nje emerues i perbashket i kriminalitetit ne rritje?  Apo secili rast duhet gjykuar me vete?

Dhe serish pyetjet e nje viti me pare: Sa e ka cakun e statistikës së krimit shoqëria shqiptare?  Po të Jetës? 

40 Komente

nese krimi i organizuar ka sharm ne syte e publikut, mjafton te kujtojme terheqjen e adoleshenteve por edhe te masave te injoranteve ndaj figurave te medha te kriminalitetit qofte shqiptare dhe te huaja, kriminaliteti i 'vogel' eshte padyshim i urryer ne unanimitet. Kjo shpjegohet me faktin se ky i fundit eshte me i afert me realitetin e perditshem, me i afert me njerezit e thjeshte sesa krimi i organizuar qe ne shumicen e rasteve ngelet vegim i larget dhe ndjelles.
Traumat qe shkakton kriminaliteti i perditshem jane me te veshtira per tu kapercyer sepse jane me te thjeshta, ndaj dhe me barbare. Nje zhvatje zinxhiri nga qafa, nje zhvatje cante nga dora, jane trauma te parikuperueshme per nje te moshuar a personi te dobet.

Kjo tregon degradimin e shoqerise, ku nje pjese te fajit e ka pushteti qendror dhe lokal. 

Ruj koken Pjero sa kohe qe je ne Shqiperi

Fukarai vret fukarane per nje cope buke. Jo per nje cope buke do te thote dikush; nuk eshte bere aq keq. Por, po te kemi parasysh se cdo mesatare ka +/-, eshte bere vertet aq keq. 

Ka situate te renduar. Rruget e qendres jane zaptuar nga barbare qe nuk te lene te parkosh nese nuk iu jep ndonje gje. Po edhe nese i germushesh ndokujt, kur kthehesh e ke te gervishur makinen me ndonje kacavide deri tek llamarina origjinale.

Vjedhje me dhune, hyrje neper apartamente, kurthe per grabitje per individe paqesore, makina te grabitura, rembime cantash e sulme ndaj te moshuarve. Kam nenen e vjeter une e del ndonjehere perjasht per ndonej pazar. Vetem kur e mendoj qe mund te behet pre e ndonje agresori barbar terbohem imagjino se si ndjehesh kur mund te ndodhe vertet.

Minister Rendi nje mjek qe nuk ka punu asnje dite ne jete te vet. Nje debil 24 karat perfaqsues i denje i zones nga vjen. 

Se mentaliteti i drejtuesit nga rendesi shume ne kete punen e sigurise se jetes dhe prones. Dhe ky eshte zgjedh deputet nga zona ku pushtojne nenstacionet elektrike e qe nuk paguajen drita qe prej 20 vjetesh meqe uji i hidrove kalon nga fshati i tyre.

Eshte mbush Tirana me barbareeeeeeeeee !

Kjo qe pershkruan eshte i frikshem! Barbarizmin me duket se e kemi ne gjak, e mesa duket duhet te vloje druni qe njerezit te behen njerez me norma e te kene respekt per jeten e tjetrit!

Vjehrrin tim, 84 vjec e goditen dhe e lane pa ndjeja para dy vjetesh teksa shetiste nga liqeni. I kishin vjedhur kuleten ku kishte nja 4000 leke. E kerkuam gjithe naten dhe nuk e gjetem. Ne mengjes erdhi ne vete dhe kishte shkuar tek nje lokal, ku e kishin pare te veshur mire, i kishin dhene per te nrene dhe i kishin mjekuar koken e care. E solli ne shtepi i zoti i lokalit. Tropojan ky. Me erdhi keq se me kujtoi baben tem, tha. E goditen ca kohe me pare,  para Maternitetit ke Dinamo per ti marre pensionin. Pas dy ditesh vdiq. 

smiley Pse jemi shperfytyruar si njerez, pse????

Per ke e ke fjalen, kur thua pse jemi shperfytyruar si njerez?

A mund te flitet per kriminalitet ne rritje duke u bazuar te disa raste krimesh makabre te mbuluara rendshem nga shtypi? Ku jane statistikat krahasimore?

Jeta s'ka vlere ne ate vend. Vdekja duket si nje fenomen qe atyre s'ju be me pershtypje, i'u eshte bere si kafja e mbasdites smiley

Vjet ka pas 167 vrasje (mbase s'jam 100% i sakte po padiskutim qe rrotull kaq) qe me 2.8 milione banore sipas censusit dmth 5.96 vrasje per 100.000 banore. Me keto shifra rrotullohemi diku te nivelet e vitit 1998, jemi te paret ne Europe dhe ndjeshem larg fqinjve qe mezi shkojne te 1.9 tani, sikur opozita te bente detyren dhe mos te merrte urdhra nga klubi i miliardereve me siguri qe nuk do kishim keto nivele kriminaliteti. Bile edhe temperaturat sot nuk do ishin kaq te larta ne Tirane. Po opozite muti thuj, me mut se qeveria, prandaj jemi ne kete dite

ju lexova (te dyve qe shkruni qe andej).

me beso, eshte sikur nigjo lajm vdekje te afermi. aq me trishton.

keta zgjyrrat qe dalin edhe te peshku (se ne vetem keta shikojme) jane kampione te hatase qe pershkruni.

nuk kom fjale. kush kujton qe "ne" gzohemi se ia kemi hudh bythes se jemi "ketej", gabohet. jemi infektu pa kthim "me andej", dmth dhemb sikur te ra te pragu deres. S'di ca me thon, edhe pse e papritme nuk se eshte.

Qe ta dish Cimo, me kompetencen e dikujt qe puna e perditshme e lidh pazgjidhshmerisht me shtetin, te garantoj qe me keq do behet. Ne kete dite qe po flasim ne zyrat e shtetit ligji vehet ekskluzivisht nga njerez qe jane atje VETEM PER TE VJEDHUR dhe per absolutisht asgje tjeter. Absolutisht kudo, perjashtim jane nje pjese e njerezve qe s'kane as deshire per te vjedhur, por qe jane ne nivele te ulta dhe s'kane asgje ne dore, dhe shkojne ne pune vetem per te marre rrogen se pune gjithsesi s'ju jep njeri ne kuptimin qe pune sot ne shtet quhet vjedhja dhe ate e bejne nje grup i zgjedhur personash ne cdo institucion. Te presesh nga ky shtet permiresim te situates se rendit (ose te cdo gjeje tjeter qe nuk fut leke ne xhepat e hajduteve) eshte si te presesh nga hena ti thote diellit "hapu or shok se i bere ditet, do e ngroh une token qe sot e tutje". Edhe nje gje tjeter eshte e sigurte, kur kjo qeveri te zhduket per shqiptaret pa dallim preferencash politike (por te ndershem) do jete dite me gezuar se 22 marsi i 1991

Me pelqen se qeke tip optimisti.

Sa çuna deputetesh kane kontribuar ne keto statistika?

Po mendoj..çfare do te kishte ndodhur ne ate vend sikur te mos ishte imigracioni?E te mendosh se nje nga efektet e shumta te mira te emigracionit shqiptar ka qene edhe nxjerrja jashte e llumit te shoqerise,llum i cili mbahej nen frena brenda vendit me dore te hekurt nga shteti e shoqeria e qe kur doli nga binaret ne evrope la nam...e kam fjalen per LLum tamam..qe keta moracaket e sotem qe bredhin rrugve duke grabitur pleq e plaka as nuk ju shkon mendja...

Bota shqiptare eshte bote pa hyjni. Dhe ketu e kam fjalen per hyjni jonjerezore, se njerez te hyjnizuar kemi boll, ne kulture dhe ne politike. Eshte nje bote ne te cilen njeriu mendon se mund te behet hyjnia e tjetrit.

Kur nje njeri i merr jeten nje tjetri, ai behet si Zoti per viktimen e tij. Njeriu beson se ka ne dore pushtetin mbi jeten a vdekjen e tjetrit. Ky eshte kulmi i egoizmit. Kjo lloj egoje, e cila merr ne dore te vet vleren e jetes te nje njeriu tjeter, dhe ne gjaknxehtesi e siper vendos ta hedhe poshte ate si te pavlere, pra vendose ta vrase tjetrin, nuk eshte thjesht shtazarake. Kjo lloj egoje qe ‘zhduk’ te tjeret eshte nje ndergjegje qe nuk sheh asgje pertej vetes, ose qe e sheh veten si krejt te vetme ne univers, pa hyjni mbi krye, qe ta kete frike, dhe te mendoje se sic ia merr jeten nje tjetri ashtu edhe ty mund te te merret ajo.

Europa e ka ngritur ne legjislacion laik bindjen me baza fetare se asnje njeri nuk duhet te kete pushtet per t’ia marre jeten nje njeriu tjeter. Ne Europe eshte i ndaluar denimi me vdekje pikerisht prej kesaj bindjeje. Kjo s’do te thote se ne Europen e bashkuar popullata jane ne mase besimtare. Por them se ata kane ndertuar nje koncept per njeriun, nje botekuptim te tere, sipas te cilit asnje njeri nuk eshte ‘Zoti’ mbi jeten e nje tjetri. Jeta ka vlere kur kjo vlere nuk i lihet ne dore nje njeriu ta vendose cmimin. Kur njeriu nuk njeh Zot mbi vete ai e vendos vete cmimin e jetes sipas kapriciove te tij subjektive, apo me keq akoma sipas urrejtjes shtazarake qe mund ta kape. Jeta zhvleresohet kur i lihet ne dore njeriut.

Ja c’thote Zhan Pol Satri: “Deshira me e madhe e nje njeriu eshte deshira per te qene Perendi”. Kete e thote Zhan Poli, i cili ishte filozof ateist. Por konstatimi i tij eshte shume i sakte. Kur nje shqiptar vret, ai sillet si Perendi mbi jeten e nje tjetri. Eshte gjynah i madh, eshte faji me i madh qe dikush mund te beje. Qofte ne terma laike, qofte ne terma fetare.

Jam me ty ne gjithe c'ke shkruar pervec denimit me vdekje. Europa eshte ne kete pike sepse e ka patur ne legjislacionin e saj per shume vjet derisa arriti progresin kulturor dhe ekonomik. Nje vendi si Shqiperia do i hynte ne pune denimi me vdekje derisa njerzit te ndjejne friken per ligjin dhe te maten disa here para se te kryejne veprime monstruoze kundrejt tjetrit.

duhet te vendoset denimi me vdekje.ato perrallat me evrope nuk na hyjne hic ne pune.te te behet per kete ceshje referendum e jo per qyfyret imunitare.  plumb kokes me procedura te pershpejtuara.

Kur populli shko me votu per ata qe ai i konsideron me te miret, vota i vidhet. Hajdutet e votave fillojne e i bejne ndere me ca poste ministrore miqve te vet hajdute dhe keta te fundit i vazhdojne nderet me postet me te ulta. Kjo histori vazhdon deri te polici fundit e deri te pastruset e edukatoret e cerdheve. Kjo histori perseritet cdo kater vjet e askujt si rruhet per merita (sidomos tani ku letrat e masterave jane bo si puna e asaj letres te banjo).

Gjyqtaret deklarojne dhurata nga familja $100 000 asgje sndodh. Ate tjetrin doli qe e akuzun kot per $700 000. Maj mend helmaxhite tufa tufa andej nga spitali 5, kujt i rruhej trapi, shefi modh dhe ai i krimeve ishin ne bordero. Dajti u kap kur Kulici ishte me pushime, ne telefon kishte numrat e shefit te zones. Historira si keto ka pafund. Keshtu qe mos u merzisni nga ca gjona te vogla. Boheni sic e bojne ato ne Shqipni, e mbajne koken lart (se i ka arrit muti te mjekra)

para ca kohesh ketu princ Laurent de Belgique(djali i mbretit) u akuzua per vjedhje fondesh ,400.000 euro,ai doli ne media dhe e pranoi vjedhjen.

ne pune diskutuam,ashper kush eshte kriminel me i keq,nje adoleshent zakonisht me orgjine barbare qe vjedhe me force,apo nje princ femij mbreti qe vjedh me xhentiles

nderkohe ne atdhe kush eshte kriminili me i keq;nje adoleshte-me orgjine barbare- qe vjedh me force apo pushtetaret  e vjedhjeve permbi vjedheje te perditeshme qe vjedhin me xhentiles ,duke shenderruar jeten e te rinjeve(e jo vetem) ne nje gangrene?

Dikush me larte pyeti per statistika.  Per shkrimin (qe i rashe shume shkurt per mungese kohe) shtyse u bene kronikat e diteve te fundit.  Kur te kem kohe do shoh per disa gjera me konkretisht. 

Nderkohe zyrtarisht mbi kriminalitetin nga Ministri i Puneve te Brendshme disa dite me pare: 

“Sapo jam ulur në këtë karrige dhe mund t’iu jap një përgjigje të saktë: Është rritur transparenca e punës së strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Nuk është rritur krimi në rrugë apo pjesë të tjetra. Është statistikë zyrtare që Shqipëria ka kriminalitetin më të ulët se të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Pra ne nuk futemi në vendet me kriminalitet të shtuar, por në një vend të sigurt. Çdo qytetar ndihet i sigurt në çdo cep të territorit ... 

Sot nuk ka zonë apo lagje… asnjë centimetër të territorit të Republikës së Shqipërisë që nuk është i policuar e i sigurt. Në Europë, ka lagje në Bruksel, ka lagje në Paris, në qytete të tjera të vendeve perëndimore, të cilat policia nuk i ka 100 për qind nën kontroll. Në Shqipëri është 100 për qind e territorit nën kontroll”

I pashe ato te UNODC por po kerkoja dicka me te afert.  Se UNODC jane deri te 2010. 

Por edhe te vjetrat nga Eurostat pak a shume tregojne qe per vrasjet per 100,000 persona jemi mbi mesataren e Europes, me ulet se vendet e ish Bashkimit Sovjetik, dhe shume me larte se Europa e Jugut.  Keto statistika jane vetem per vrasjet dhe nuk perfshijne grabitjet e forma te tjera.  Te hartohen keto te fundit duhet te merren parasysh raportimet ne polici.  Qe s'jam e sigurt nese regjistrohen saktesisht ose edhe nese raportohen te gjitha. 

 

Ateher drogen ne Lazarat me siguri do e kene mbjelle policet e zones

paska ik per lesh situata.

Sikur opozita destruktive te kishte pranuar oferten miqesore te kriminelit per heqjen e imuniteteve te deputeteve mesiguri qe situata me krimin do te kishte permiresime te ndjeshme, por Edivinat dhe boset e droges apo miliarderet e PS-se kerkojne destabilitet dhe lumturohen nga lulezimi i krimit. Ata e ushqejne krimin duke financuar hajdutet qe te sulmojne dhe plackisin njerzit ne rruge e pastaj gjerat e vjedhura i ndajne mes tyre duke u pasuruar me shume. Sikur opozita te mos ishte fare ne me siguri nen udheheqjen e kriminelit do te ishim ne EU dhe hajdutet e kriminelet e vegjel do te ishin integruar ne rjetin europian, keshtu qe neve do na takonte nje pjese e vogel e tyre. Por Edvinet nuk terhiqen nga te qenurit ne opozite se vetem keshtu mund te shkaterojne shqiperine dhe te minojne punen e perkushtuar te qeverise me ne krye kriminelin sali.

Nje saktesim ne lidhje me rastin e meposhtem:

1 GUSHT -  Dukagjin babai vrau vajzën 16 vjeçe dhe më pas vrau veten. Shkaku sipas policisë ishte se vajza nuk donte të qëndronte në mal për të veruar me bagëtitë por donte të jetonte me nënën e saj në një fshat pranë Shkodres

E verteta eshte se vajza piksepari nuk ishte 16 por 14 vjece, e dyta arsyeja pse donte te largohej nga i ati ishte sepse ai e kishte dhunuar seksualisht. Flasim per kafsheri flasim per kultivim te krimit ne familje, flasim per NDERIN E TURPSHEM te te jetuarit e per hir te fucking opinion, flasim per AUTORITETIN kafsheror te babait ne familje te MASHKULLIT KAFSHE sic jane ne pergjithesi ne mase te vogel apo me te madhe SHUMICA e BURRAVE te  ketij vendi qe kane autoritet te PAMERITUAR!  Per me shume lexoni kete artikull qe e hasa dje http://www.babel.cospe.org/albania-ancora-un-femminicidio-che-coinvolge-il-centro-donna-di-scutari-la-storia-di-mariana/

Nderkohe ne lidhje me kronikat qe kane te bejne me mikrokriminalitet, ato ekzistojne ne te gjitha metropolet por ketu tek ne jane me te dhunshme sepse  me e dhunshme eshte vete natyra e ketij brezi qe po rritet , sepse nuk ka frike nga autoritetet, sepse  indiferenca eshte rritur ne mase, sepse eshte vrare solidariteti social !!  Sa per min e brendshem le te jete prej ka te doje , mikrokriminaliteti dhe krimet jane ne rritje te vazhdueshme qe prej nje viti (pavaresisht se nuk kam ndonje statistike), kete e nxjerr nga monitorimi i perditshem qe i bej medias thjesht e qarte pasi me prekin ne shpirt qeshtjet sociale.  Fenomeni i linjes se varferise qe eshte rritur ne % kombinuar me faktoret e lartpermendur shto ketu fenomenet 'moderne' droge, alkol, shtet kanibal qe me ka mbjell si kerpurdhat lojerat e fakteqesise .. jane supa me ingredientet e mjaftueshem per te degjuar dhe per skandale te tjera ne kohet qe do pasojne.. Jane efektet eksponenciale te qeverive qe kemi pasur e kemi, efekte indirekte por qe tani po i paguan famillja shqiptare ne menyre te dhushme ! Thenkju verry mac vrases ju sigurisht jeni te pafajshem!

"Jane efektet eksponenciale te qeverive qe kemi pasur e kemi, efekte indirekte "

dikurne nje replik te kam thene qe mund te mos jet  rastesi qe keto qeverrit po e gangrenizojn shoqerin shqiptare deri sa te gjunjzohemi pa kushte,,,

Shqiptaret, karakter gjaknxehte + qindra mijra arme te grabitur nga depot ne '97 + mungese kulture, respektimi ligji, rezultatet jane keto. Vrasje per dy leke, nje fjale goje.

@ Koth,

Shume i zhgenjyer me ty. Nuk e kuptoj fundosjen tende ne radikalizem.

__________

Le te bejme pak aritmetike :

Swedi thote se ka afersisht 6 vrasje per 100 000. Le te hamendesojme qe vrasjet te jene te shperndara njesoj ne tere territorin e Republikes. Le te hamendesojme gjithashtu se te gjitha vrasjet qe ndodhin ne veri, jane per KANUN (ky eshte çengeli yne i pakrahasueshem, varka jone e shpetimit per çdo diskutim, etj). Pra 3 vrasje per 100 000 banore behen per KANUN. OK.

Ngelen 3 vrasje te tjera per jo-Kanun, pra te kryera nga jo-barbare. Swedi shton serish se perqindjet ne zonat perreth jane diku tek 2 vrasje maksimum.

Pra vrasjet per jo-kanun te kryera nga jo-barbare jane perseri me te larta se perqindja e shteteve te tjera te rajonit.

Atehere, le te vijme tek perfundimet :

1. Edhe jo-barbaret tane, kane probleme barbarie krahasuar me fqinjet.

2. Keshtu, per fqinjin tone, edhe jo-barbari yne eshte nje barbar.

3. Jo-barbari yne e pranon se eshte barbar krahasuar me fqinjin, por ai shton menjehere se sidoqofte me perpara duhet te merremi me barbaret sesa me jo-barbaret.

_____

C'burim t'i gjej une krimit te jo-barbarit ? (me barbarin, e lehte puna : tundet menjehere lecka e kuqe e Kanunit, i fusim nje te shfryre te mire : barbar, dhe pastaj e shtyjme kete me nje te cakrruar gotash dhe te qeshurash bubulluese)

E perserisim pyetjen : C'burim t'i gjej une krimit te jo-barbarit ?

Le te hedh disa hipoteza pune :

1. (me e rendesishmja, sipas meje) : Ka nje shfazim te tmerrshem mes asaj çfare jo-barbari mendon se eshte, dhe asaj qe eshte ne te vertete.

2. jo-barbari, ka shume gjasa te jete dhe ai nje barbar, por e maskuar kjo me nje llak bashkekohor modern qe, sidoqofte, nuk sjell ndryshime ne thelb.

3. edhe barbari, edhe jo-barbari, paraqesin te njejtat simptoma dhe, psiqikisht, jane po njelloj te parashikueshem.

_____

Tezen e pare, e shkoqis keshtu :

Jo-barbari mendon se eshte jo-barbar. Ai mendon se eshte me po te njejtat deshira, shpresa dhe mendime si nje njeri normal i botes se qyteteruar, si nje francez, gjerman, anglez, etj. Faktikisht, jo-barbari yne paraqet disa ngjashmeri me keta te fundit : fizikisht, nuk dallojne shume. Nje jete e gjate prej jo-barbari ka bere qe cilesia e lekures te ngjasoje shume, veshja eshte tipike perendimore, dhe TV ka bere qe jo-barbari yne te kete nje njohje te perafert me kolegun e vet perendimor. Atehere, ku eshte "problemi" ?

Ka mundesi qe problemet fillojne te zbuten nese mesohemi me kete ide :

Jo, jo-barbari yne NUK eshte njelloj me perendimorin. Ai duhet t'i heqe iluzionet, duhet ta pranoje se thelle brenda vetes fle nje berthame barbare po aq e zjarrte se ajo e barbarit dora vete. Po te behet kjo, jo-barbari nuk do te vuaje me psiqikisht nga shfazimi "çfare jam / çfare mendoj se jam". Eshte nje traume e vertete psikologjike, mendoj une.

 

te kishe mbaruar gjimnazin, do te te dilte aritmetika qe 3 vrasje per kanun, dhe 3 vrasje per vjedhje, te tera te shkaktuara nga barbaret. Po dhe kjo eshte pak, sepse nuk pakesohet popullata barbare me cikerrima te tilla, prandaj duhen edukuar gjithe barbaret me kanun, qe ato 3 vrasje te shkaktojne nje rritje eskponenciale(kanunore) ne menyre qe te pershpejtohet pakesimi natyral i barbareve.

Nuk e ke kuptuar ate qe shkruaj une ne kete rast.

Ai qe i preu koken atij ne Polican ishte nga Skrapari dhe ishte po aq barbar sa ai mirditori i pabese qe vrau dy vellezer ne Rreshen, po ti duket ke nje problem te madh me veten. Dhe mesa shoh nuk je vetem. Ty te vjen turp se nga je dhe fajin per kete e kerkon tek une.

Barbar eshte ai qe nuk pajtohet me llogjiken e ligjit. Barbar eshte edhe ai qe nuk paguan dritat pavaresisht se mund te jene 500 veta nga Hasi apo nga Lushnja, apo qe i ve zjarrin pyllit.

Ej, nuk me vjen turp mu qe origjinen e kam nga Skrapari se i preu koken ai robi robit apo se Meta u kap me nje video pune paresh.

Por ka nje problem ketu : qe nuk mund te imponohet sjellja e nje barbari per fatet e shumices. Sepse pastaj jemi ketu ku jemi. Ketu kam parasysh te gjithe ata qe justifikuan ate vrasjen per ceshtje nderi para ca kohesh ketu duke e cu topin tek varferia apo etj.

Hurb, nese te pelqen te hash sallo derri te befte mire, por mos na i impono dhe ne te tjereve ta bejme. Ky eshte shembulli me i thjeshte i mundshem.

Tani dy gjera nga nena e Ibraihim Pashait :

01. Merre gruan nga fshati jot.

02. Mos ki turp nga je edhe sikur dendesia e barbareve te jete me e madhe se ne vende te tjera.

Me keto beji llogarite here tjeter.

Tani keshilla nga Koth : nese je ne Kukes, dil e bej nje cike plazh nga liqeni se te ben mire per shendetin. Keshtu kontribuon edhe per tu bere model per te tjeret.

Ja une kam 3 jave qe kete pune bej, sa ne plazh sa ne pishina. Ja erdh koha me ik.

P.S. Se mos je merzit qe thashe qe Ministri i Brendshem eshte idiot?  Idiot eshte dhe kete e them serish. Per fatin tim te keq se pari dhe per te te tjereve eshte barbar qe nuk e njeh ligjin. Mjere ne qe na ka rene ne hise !

Ai qe i preu koken atij ne Polican ishte nga Skrapari dhe ishte po aq barbar sa ai mirditori i pabese qe vrau dy vellezer ne Rreshen.

ti shiko si e nis arsyetimin, skraparlliu i qytetruar, dhe mirditori i pabese(se ca lidhje ka i pabese me nje akt kriminal ma sqaro ti.

si mund te jete i bararte nje akt kriminal i kryer nga nje kriminel (qe sipas medias kishte qene               i denuar me pare per vrasje ne 1998 me 17 vjet, ishte kapur ne 2009 dhe ishte lene i lire nga shteti, se si,se ku,se pse shpresoj qe do te sqarohen,e bashke me te ne burg te kalben edhe ata qe e kane nxjerre nga burgu)

si mund te jete pra i bararte nje akt kriminal i kryer nga nje kriminel, me nje akt makaber i kryer nga nje barbar?

@ Koth,

Mire. Por çeshtjen e ke trajtuar si teper "familjarisht". Dmth, je marre me mua, me personin tim, me kotecin tim e me gjithçka timen. Kjo s'eshte "fair play". Pikerisht per kete them qe jam i zhgenjyer.

Nuk kam aspak ndermend te mbrohem prej "nenkuptimeve" qe i ke lene neper fjale. S'eshte aspak e hijshme, mendoj une.

Ministri i Rendit ka nje emer nje mbiemer. E kam degjuar dhe une nje dite ne radio-makina, m'u duk shume i mplakur, dinosaur, fjalori i perkiste viteve 70-80, ritmi i fjalise ishte alla Rita Marko, shkurt, mendoj se ky minister ishte jo ne vendin e vet.

Por ajo ku une dalloj me ty, eshte se une e pushoj diskutimin ketu, ndersa ti e vazhdon duke kaluar ne radikalizem. Idiotesia e hurbinekut apo e kothit ne vetvete, s'me shqeteson fare. Por idiotesia skraparlliote apo ajo kuksiane, me shqeteson shume per arsyen e thjeshte se ajo s'ekziston. Eshte mire, koth, te dalesh nga ky sistem te menduari sepse vertet qe s'te shpie askund, te pakten jo tek respektimi i vetes.

Per "turpet" e mia, le te jene te miat, por ta dish se nuk jane ato ç'mendon ti.

Nuk na the asgje per çeshtjen e barbarit dhe jo-barbarit, dhe a mendon ti koth se ka nje mosperputhje mes asaj ç'jemi dhe asaj ç'mendojme se jemi. Kjo, them une, eshte me ngacmuese se "komplekset" e mia. 

nuk mjaftojnë kronikat e zeza veç e veç, po vjen dhe kjo postuesja e ti sjell të tëra bashkë, nga frika mos ti ke qenë duke larë lëveret apo duke kruajtur hundët dhe nuk i ke lexuar. 

për dashuronjësit e kronikës së zezë dhe që s'lexojnë yahoo-në, ju njoftoj se një baba francez përplasi dy herë përtokë fëmijën disajavësh dhe e vdiq fill pas zënkës me të jëmën që sapo i kishte kërkuar ta lyente beben me krem dielli. ky, si vegjetalian, purist, anti-kimikatist, që ishte, u nevrikos, ia shkuli fëmijën nga krahu nënës e bam-bam përtoke, dhe u largua në drejtim të paditur.

për ata që kanë ende oreks, të premten që shkoi, një vajzë 5 vjeçare franceze u çua nga duart e nënës së saj po franceze tek një pedofil. ky e dhunoi fëmijën për disa orë rresht, dhe mandej ia ktheu të ëmës. hetimet vazhdojnë.

bon appétit.

 

Sharlatani që e ngriti në detyrë gjyqtarin, sot aktron para kamerave

Inspektori i KLD liroi vrasësin

49-vjeçari Agustin Mandreaj, i cili vrau dy vëllezër në Rrëshen para katër ditësh, ka qënë i dënuar me 24 vjet burg për vrasje, por është liruar nga gjyqtari Arjan Qafa që sot është inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Emërimi i këtij gjyqtari si inspektor në KLD është bërë në kohën kur kryetar i KLD ka qënë Bamir Topi, ndërsa nënkryetar, sharlatani i tij, i cili dje i jepte vetes të drejtën që të bënte moral mbi vendosjen e rendit dhe të drejtësisë. Pra ky sharlatan që kërkon rend dhe qetësi ka emëruar në KLD një gjyqtar që ka liruar nga burgu, vrasësin Agustin Mandreaj të dënuar me 24 vjet, ndërsa pas lirimit nga burgu, ai ka vrarë pak ditë më parë edhe dy vëllezër. Kur, si dhe pse është bërë ngritja në detyrë e këtij gjyqtari nuk do shumë zgjuarsi për t'u kuptuar. Dihet se ish-drejtuesit e KLD e kishin kthyer këtë institucion në një pazar, ku ai që i përgjigjej gjobave të sharlatanëve që e drejtonin KLD-në, bëhej jo vetëm gjyqtar apo prokuror, por edhe inspektor në KLD, si rasti në fjalë. Në bazë të dokumentave gjyqësore, Mandreaj ishte dënuar nga gjykata e Rrethit Mirditë më 24 vjet burg për vrasjen e një personi, por gjyqtari Arjan Qafa pasi rishqyrtoi çështjen e la të lirë atë. Pas lirimit, 49-vjeçari Mandreaj kreu vrasjen e dyfishtë në ditën e dielë më 5 gusht në Rreshen, ku dy viktimat ishin vëllezerit Petrit dhe Eduard Ndoka përkatesisht 30 dhe 33 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur edhe Pjerin Ndreca 24 vjeç. Vrasja u krye nga Agustin Mandreaj të dielën rreth orës 15.00 në dalje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa policia ka mundur të verë në pranga vetëm pas 30 minutash pas ngjarjes autorin e krimit. Buriemt e policisë bënë të ditur se, 49 vjeçari Mandreaj ka patur një konflikt të momentit me dy vëllzërit Ndoka dhe ka reaguar ndaj tyre duke qëlluar me një pistoletë që e mbante pa leje, e për pasoje ka lene te vdekur në vend Petrit Ndoken, ndërsa vëllai i tij kishte marrë plage të rënda, por më pas humbi jetën në spital. Autori i krimit mundi të largohej për momentin, por reagimi i shpejte i policisë ka bërë të mundr arrestimin e 49 vjeçarit Agustin Mandreaj. Ai ka pranuar krimin para forcave të policisë. Ndërkohë, dje Gjykata dha masën e sigurisë burg pa afat për autorin e vrasjes së dy vëllezërve. 49-vjeçari Agustin Mandreaj do të qëndrojë në burg pa afat në pritje të vendimit final që drejtësia do të japë ndaj tij. Duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e 5 gushtit, Agustin Mandreaj ka zgjedhur të flasë përmes avokatit. Në masën e sigurisë, Gjykata la në burg vrasësin e dy vëllezërve në Rrëshen, të cilët u ekzekutuan në fshatin Sheshaj nga i akuzuari.

Artikull ne RD.

nuk mjaftojnë kronikat e zeza veç e veç, po vjen dhe kjo postuesja e ti sjell të tëra bashkë, nga frika mos ti ke qenë duke larë lëveret apo duke kruajtur hundët dhe nuk i ke lexuar.

Erdha une qe e shkruajta, erdhe dhe ti qe i lexove, e keshtu vijne keto pune. Ndonje frike per leveret apo ato te tjerat s'kam une.  Nje cik merak ama kam.  Jo per lexuesin/lexuesen qe mund te mos i kete lexuar lajmet se ishte i/e zene nderkohe.

Sic thashe ne ate lagje ku ndodhi grabitja, kam te afermit e mi.  Po te afermeve te mi iu eshte vjedh njehere kasa e nje biznesi te vogel nga dava adoleshentesh.  Po ashtu njoh njerez qe u kane grabitur te afermit e tyre, fatmiresisht per ta, pa rene viktima, ne krahasim me, fatkeqesisht gruan ne fjale.

Duke pasur edhe nje dyshim, sado te vogel he, qe te afermit a te njohurit e mi mund te jene anomali statistikore, thashe te pyes njehere verdalle cfare behet.  Dhe ja.  Kaq.  Lexuesi/lexuesja qe eshte duke lare leveret apo dhe duke ... cfare ka deshire, eshte i/e lutur te vazhdoje per qejf te vet. 

Sa per France, US, Zvicer a gjetke ... gjetke.  Meqe ra fjala, atje ne Zvicer kur i bie telefonit te policise, te gjegjen ty?  Se sipas banoreve te asaj lagjeje ne Tirane, nuk te gjegjen. 

sikur kane vrare 3 veta ne kamez...besoj per arsye madhore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).