T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit!

Që të gjithë t’i vërsulemi kolltukut? Të bëhet çdo njeri që di shkrim e këndim nëpunës? Me pak fjalë, deri kur do të vazhdojmë rrugën që na shpie drejt rrënimit të plotë jetik? Nuk sheh një të ri, një të moçëm, katundar a qytetar, që të mos i jetë ngulur në shpirt e në zemër ideali i kolltukut, dëshira e zjarrtë për nëpunësi! Domethënë vetëm atë shteg shohim për të rrojtur mirë e për të kënaqur të gjitha dëshirat tona.

Këtë e bëjmë se aq na e pret mendja, të tillë lindëm, atë rrugë na treguan edhe gjurmat e rrojtjes në kurrizin e popullit, e po e vazhdojmë si trashëgim.

S’ka prind, s’ka njeri që nuk përpiqet të gjejë ndonjë kolltuk. Kështu rron mirë për vete e kështu do të na ndihmojë edhe neve! S’ka shqiptar që nuk e mendon këtë. Dhe ka të drejtë se, e përsërisim, që vetëm ai shteg ka mbetur i hapët. Shtigjet e tjera, përveç mërgimit, që u mbyll edhe ai, nuk janë hapur fare dhe siç duket kurrë s’kanë për tu hapur, se jemi mësuar të rrojmë si shushunjat në kurrizin e popullit, jemi mësuar ta shkojmë jetën të përulur tek njëri e tek tjetri, të shesim ç’ka kemi e nuk kemi, të bëhemi skllevërit e të fuqishmëve, të bëhemi servila, deri sa të marrim një nëpunësi.

E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi çdo përuljeje e çdo mënxyre, dredhie, në daç spiunazhit, në daç shpifjeve e të tjera poshtërsive, vetëm e vetëm për ta mbajtur atë të shkretë nëpunësi, atë kolltuk të qetë që na verbon e na bën të humbasim çdo ndjenjë e mbi të gjitha të humbasim karakterin tonë. Dhe kështu ne shpëtuam. Ne shpëtuam! Do të rrojmë mirë, do të mundohemi të ngrehim pallate dhe salltanete si patronët tanë e më së fundi do të arrijmë të bëhemi armiqtë e popullit. Se kështu është ...

1936

6 Komente

Ne 1936-en apo dje pasdite eshte shkruar ky? :o

" se jemi mësuar të rrojmë si shushunjat në kurrizin e popullit jemi mësuar ta shkojmë jetën të përulur tek njëri e tek tjetri, të shesim ç’ka kemi e nuk kemi, të bëhemi skllevërit e të fuqishmëve, të bëhemi servila, deri sa të marrim një nëpunësi".

Keto jane virtyte te pashmangshme te shqiptarit. Keto i zbatojme me perpikmeri sidomos servilizmin!

Tegjith, per fatin tone te keq, kemi shetitur boten, na eshte dashur te mesojme dhe te jetojme me kultura te ndryshme. Ne teori, kjo duhej te na jepte me horizont, duhej te na mesonte te shikojme pertej hundes tone, pertej nevojs se soteme qe te planifikojme dhe per te ardhemen.

Per fat te keq nuk duket qe keto probleme (servilizmi etj) do te zhduken. Dhe kjo me trishton dhe me shume. Fakti qe jemi si jemi eshte hahet, por fakti dhe nuk ka shej qe kjo te ndryshoj (edhe per brezin me te ri) edhe nje fatkeqesi e madhe. Pasi edhe per ato qe ne fund i njeshin bythet tek kolltuku, nuk besoj se kan ndo nje jete fenomenale, per sa kohe kur ai kolltuk te ben te humbasesh karashterin dhe veteveten.

Ne momentin qe e lezova "nga t'ja mbajme?", mu duke sikur e kisha pergjigjen ne maje te gjuhes; ne rruge, te dalim ne rruge te te URDHEROJME nje ndryshim rradikal - pasi besoj qe keshtu si jemi, do mbetemi per edhe shume vite.

Por pastaj ne artikull me te drejte thuhet qe NE vetem kerkojme kolltukun. Me vjen keq qe - ne thelb - problemet nuk shqiperi nuk varen vetem tek steti, por edhe populli nuk eshte se me te vertet e kupton se sa nevoj  ka per nje ndryshim rradikal / rrejesore. Per ta shkundur te gjithe sistemin e vlerave qe kemi ndertuar ne keto 20 e ca vite.

WOW, sa shume gabime paskam bere smiley

Greva dhe protesta kjo eshte zgjidhja . Greva sa me shume dhe protesta sa me pak smiley Të shtjellohen keto probleme , tu hyjme me rrënjë , se njerzit e vecanerisht peshqit e peshkat , u shkojne përciptazi .. dhe ja c'na del  ...Ne vende si tek ne qe e vetmja mundesi PUNE eshte karrikja qe te jep Regjimi Shteteror del se ......nuk dimë nga t'ja mbash ... .

 Me pak perpjekje depërtuese në rrafshin tejkqyrës te Thellësisë nga vijnë normat e zakonet shqiptare , përjashtuar ndonjë Nyje që mënjanon Pellazgët , mund të vëmë re  se edhe te jesh dhënder i Jozefpërckës  , Vuvuzel mediatik i PDH-it , Uturak Fevzi i TV për nevoja të Babasqapit , makari edhe rastësisht një fëmijë  i babasqapit , pa le më një sindozot edhe Plepist ...del se vendet e punes fatlume edhe zgjerohen.

Pastaj po te shikosh nje vandak filosofesh te shquar nga te gjitha fushat qe jane te afte te zbulojne se fatkeqesia e papunesise qendron tek Ë -ja , ve re se merr dhe tituj si Akademike .  Gajret shoke , me Protesta dhe Greva Kunder Kanunit ose me zberthime te nyjeve te tij , do te dijme t'ja dalim ! Une këtë e shoh si te ardhme që e shuan këtë Kontradikte artificiale sa qe ka filluar te behet Endëra Reale e Vetme e Mbijetesës në ish Shqipëri dje dhe Lefqeni SOT ! Gajret shokë !

Xha Petrua , pas ketij artikulli shkoi Luftetar Internacional per Përmbysjen e Botes se Vjeter ..dhe na pruri përsëri në një  Bote te Permbysur ...që prej 1936 ......por mendoj me një ndryshim Rrënjësor ...me InteliDjencë tejpamëse , zhbiriluese e xëbërthyese që ...premton jo pak ti gjejë Rrënjët !!!

Shkrimi i Petros, ndomse qenka shkruar me 1936, tingelloka sikur eshte shkruar sot, gje qe tregon se ky sindrom vazhdon akoma tek shqiptari, apo te pakten tek shimica e tyre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).