Ka "gdhendur" emrin e tij me majën e një çelësi mbi trupin e luanit në portën e lashtë të Butrintit

Ndoshta TIKO-ja e ka gdhendur me thonj emrin e tij të përjetshëm në Portën e Luanit, sepse në imagjinatën time, Tiko i ka thonjtë të paprerë. Në foto mund të jetë thuajse i padallueshëm (duhet të kisha bërë një macro) por emri i këtij kaqoli ndodhet atje, i gërryer mizorisht mbi trupin e luanit legjendar që po mbyt demin në obeliskun që zbukuron këtë hyrje në Butrint. Gërmat janë të mëdha sa pëllëmba e një burri. Sa mirë që ishin vetëm katër. Meqë Butrinti ka më shumë vizitorë të huaj se shqiptarë gjasat do donin të ishte zhgarravitur ndonjë MATEO apo JAMES... por jo, kaqoli duhet të ishte shqiptar. Dhe të vjen plasja! 

62 Komente

luani mua me ngjet me nje derr dhe do doja te ish i tille,se i pershtatet me shume emri Tiko.smiley

 

e pra, dhe une ate po mendoja, pse me duket se po shoh koken e çufos aty?

Nga turinjte dhe veshet  duket si derr.smiley

Kam pershtypjen se koka e luanit nuk duket pasi i ka dhembet ne qafen e demit, dhe parakrahu i djathte i mbulon nofullen. Artisti ka qene shume realist. Pak a shume si kjo skena ketu:

Sikur t'a kishte gdhendur një paramesjetar, nuk do i përçmonim kaq shumë ato katër grafema, apo jo? Unë them se pas 2000 vjetësh, TIKO-ja do jetë me vlera dhe do printohet në librat e historisë së artit (të marsianëve që do kenë rikolonizuar Tokën pas ikjes së toksorëve në Mars...)

po,po,Tiko Kaqol I smiley

double standard!

E para luani ka kapur per fyti nje dem, prandaj duket sikur eshte koke demi (dhe jo koke derri). 

E dyta gervishtja duhet te jete bere keto javet e fundit sepse vetem perpara disa javesh isha ne Butrint dhe aty tek luani nuk kishte gervishtje.

Ajo ne fakt duket si perzierje derri - nocka duket fare qarte, demi - briret duket qarte, dhe felini nga kembet e prapme. S'kam qene ndonjehere vete aty, keshtuqe s'e kam pare nga afer... por nga fotoja keshtu duket (mua).

Kur e pash per here te pare mua mu duk si derr i eger, biles bera edhe budallekun duke i thene nja dy te huajve qe kisha me vete  qe duhet te jete derr i eger duke patur parasysh qe zonat e bregut kan pas plot derra te eger historikisht. Ishte vetem kur lexuam mbishkrimet qe mesuam se behej fjale per luan. Por qe eshte luan nuk diskutohet sepse aty eshte edhe porta e luanit tamam si portretizohet ne filmat me gladiator.

mire qe paska shkruar vetem Tiko..  se po te donte , mund shkruante  emrin e plote: ADRIATIK.smiley 

"kush do ta ndalonte" - kishte per te thene Bradi. smiley

Tiko was here.

P.S. Kush do na jape nje perkufizim te fjales "kaqol" te shoqeruar me pak garniture etimologjike?

Vjen nga fjala kaqke-levozhge bosh arre, kokebosh, budall, koqe

Kaqol-i ka qene quajtur nje gure i rrumbullaket (ose zar) qe leshohej mbi nje tufe arrash, kryesisht fycka=bosh nga brenda. Duke qene se godiste mbi arra qe ne fakt duhej te ishin plot, por lojtaret vendosnin ato bosh, ai merrte kuptimin e nje goditesi qe leshohej kuturu, "kot se koti" por edhe "plot se ploti".

Etimologjia duhet ti vije prej ka-qelluar dmth.ka-qolluar qe con drejt ka-qol.

Ja pse nuk bej pushime ne Shqiperi. Sepse shkon per te pushuar, ndersa nuk mund te qetesohesh. Pse kjo keshtu, pse plehra, pse i drejtojne automjetet keshtu, pse zhurma, ndertimet, rruget, pse kjo e pse ajo. Tere diten mund te vazhdosh keshtu dhe ngaqe te dhimbset te ben edhe nerzvoz. 

Pakez pa lidhje me temen.

Bokser: nese te njejten gje e shikoj bje fjala ne Kroaci, nuk do te kish asnje domethenie per mua. Thjeshte pas 5 minutave do ta harroja. Ndersa ne Shqiperi me dhimbset kur shikoj dicka shtazarake. Nuk jam i qete ne nje kohe qe do te doja te isha i qete.

Shqiperia është e mbushur plot me "TIKO". Nga superstruktura e qeverisë e deri tek polici e roja më i fundit. Këtë TIKO-n kam patur rast ta njoh para 25 vjetësh, kur në Galerinë e Arteve çau me thikë portretin "Plaku Shetitës" që thuhet se është i Rembrandit. TIKO ka pjellë e vazhdon të pjellë trashëgimtarë të denjë. Një prej tyre sot në ora 13, u hodh nga ballkoni i katit 4-të. Tiku i Bledit e paska lënë të gdhendur emrin e tij në histori me thonj ose çelsa; kryeministri, po me thonj e lë emrin e tij në historinë sportive si kampion noti, por dhe në historinë historike, me bëmat e njeriut që do i japin nofkën Saliu i Madh ose Saliu i Madhërishëm. Dje që kaloja për në Kepin e Rodosit, pashë se në Gjirin e Lalzit anëtarët e tij të qeverisë i kanë gdhendur emrat e tyre në vilat ngjitur, tek blloku më i ri i udhëheqjes. Duhet të jesh kaqol si TIKU që zgjedh të jesh doemos pranë e pranë me "elitën". Mbrrita në kishën e Shna Ndout dhe kështjellën e Skënderbeut në Kepin e Rodosit dhe pashë me dhjetra TIKO që kishin lënë emrat e tyre në strukturat murale, sidomos të kështjellëzës së Skënderbeut. Vjet pashë Voskopojën, ku TIKU kish gdhendur me gozhë në mes të pikturës murale të kishës, një zemër të përshkuar tej përtej nga një shigjetë erosi, të shoqëruar me shënimin "të dua Mimoza". Këtij vendi asnjëherë nuk do i mungojnë TIKO-t. Faleminderit Zot, që duke qenë mes TIKO-ve, na ke lënë gjallë.

E megjithatë, Shqipëria ngelet e bukur, tërheqëse dhe shumë interesante për t'u vizituar. E tillë ishte dita ime dje në gjuhzën e Rodosit.

Une mendoj se ai Tikoja do jete emigrant i ardhur per pushime .

Meqe dhe 1oora e konfirmon qe nuk ka qene me pare.smiley

ah si nuk më vajti në mendje të shkruaja një mesazh (dedikim) dashurie, për atë!! ah, thuaj!! smiley 

pa lidhje! por meqë e ka mbjellë i madhërishmi!!

Senza nome

pyes veten, ishte akoma kjo tabela?? smiley

Imagjino sa eshte lodhur z. Berisha duke mbjelle gjithe kete bar smiley

jo mi ti, Sali Berisha ka mbjellur ne fakt ate tabelen. smiley

smiley  Ngaqe s'ja them shume nga pemetaria, arror eshte?

jo mi jo, atje afër tabelës, nën tabelë, mbaj mend se kishte një fidan, ulliri më duket.. po nuk më kujtohet ça ishte!

sa për barin, lëre se duhet ai bari duhet! smiley

Kjo duket me teper si ato shenjat e varreve qe ju viheshin ushtareve te vietnamit

kjo fraza e fundit "K.Ministri", pastaj mbetet per tu diskutuar

Ore, mua ajo kafsha ne fotografi me ngjan me shume me derr veshderr dhe me fecke se me luan. Apo this is not how it looks?

Mua me duket si luan uji, por duhet pyetur xhibi se ai merr vesh nga te gjitha.

E bravo Tiko!

Me nje celes kopil hapi deren e historise dhe tani do njihet nga te gjithe si Tikua i luanit...

luani eshte duke kafshuar nje buall (te shtrire mbi dhe) pra. eshte dhene nga blendi ilustrimi me realitetin. 

nga korrozioni atmosferik bazoreliefi ka humbur shume detaje.

sidoqofte skulptura nuk ka vlera artistike. prandaj dhe tjetri e ka zhgarravitur persiper. 

kur po flisnim nje here mbi arkitekturen, me thot njoni : neqoftese do te njohesh a eshte e arrire apo jo, nje veper e tille, shif në e shurrojne qente (ose njerezit) persiper. 

sipas tij vlera e diçkaje perçohet edhe tek qente (jo me te njerzit), dhe keta shkojne shurrojne gjetke. 

smiley aha!

Gjib, do te doja te ta kaloja nje here Rorschach-un smiley

Si thua?

my, e vura edhe unë re atë, po nuk kisha kohë mbrëmë! s-ka "faj" xhibi, mendoj! smiley

Tani keta nga Butrinti, nga e dinin ekzistencen e luaneve ne ate kohe? Apo qe luani vret dema. Luanet qene me te perhapur se sonte, por ishin aq te perhapur sa te ekzistonin ne Evrope?

butrinti hyn tek civilizimi GREK (apollonia dhe butrinti jane koloni greke). vet civilizimi grek vjen nga EGJYPTI (ose mesopotania) ku njiheshin luanet prej kohesh. sfinksi, simbol i vjeter, eshte gjysem luan, gjysem njeri, psh. 

Nuk kan qene koloni greke, dhe nuk hyne tek civilizimi grek por tek ai helen. Luanet kan qene te njohur dhe jan perdorur ne antikitet per ndeshje me gladiatoret dhe denime me shqyerje. 

grek = helen eshte si ajo shqiptar = albanez dmth e njejta gje. greket e quajne veten e tyre akoma helene dhe shtetin Hellas (hellade)  

gjithashtu gradiatoret e romes jane shume me te mbrapem sesa qyteti i Butrintit (epoka e bronzit ky dmth 1800 vjet para eres sone).

shapin nga sheqeri e zgjidh vetem DATA, e bazoreliefit ose atij gurit te gdhendur. neqoftese eshte me i vjeter se anfiteatrot romake, nuk eshte i njejti luan pra. neqoftese eshte po aq i vjeter sa Sfinksi egjyptian, mund te vije prej andej, neqoftese eshte me i vjeter mund te mos jete fare luan po derr i eger, dhe ne veçse interpretojme. 

Nuk eshte e njejta gje, megjithate nuk jemi ne oren e historise ketu, nuk ka perse te me vij mua inat qe ti insiston te dalesh injorant, jepi vlla, ke ndone budallek tjeter?

Porta quhet "porta e luanit", dhe ne butrintin qe mbaj mend une, ka qene nje nder pjeset e ruajtura me mire.

Ciceroni permendte shume edhe portat Skee, me te njejtin emer sic i lexon per Trojen. Pastaj tregoi edhe vendin ku kishte vene kemben Enea para se te vazhdonte per ne Romen-to-be. Si dhe nderthurjet e tre llojeve te mureve, greke me guret dorik, romake me tulla te vogla dhe ajo qe e quante ilir, e cila ishte nje fragment shume i vogel dhe ne dukje me i varfer, cka te linte te ftohte para ketyre dy te tjereve, atij grekut sidomos.

Tani qe vjen tiku edhe grric luanin shkon dore per dore me ngrenien e atij ishullit ne ksamil. pra me nje cike perqendrim do ishte habi nqse tiku nuk do na bente me dije mbi ekzistencen e tij ne kete bote, krahas Eneas.

Keni të drejtë emigrant! Nuk është fajtor TIKO, nëse ne nuk jemi të vemëndshëm kur herë pas here ai na njofton për praninë e tij. Në rastin që sjell Bledi, ai njofton me gërvishtjen, por në plot raste të tjera na ka dalë borxh duke na vënë në dieni. Sa për shembull, po sjell atë betonimin e para disa muajve të murit të lashtësisë në Durrës.

Ju s'po kuptoni, ajo s'ka asnje fare vlere artistike (lexo me siper), thjesht tani tregon kush e vrau luanin. Ose Tiko eshte reincarnation i skulptorit antik dhe erdhi te vere firmen qe e kishte harruar.

mund te jete grek ai tiko apo dikush tjeter, ku e di ti (ose ju) qe eshte shqiptar njehere ? 

si dhe per mu fajin e ka turizmi masiv. çojme neper cite te tilla njerez qe vete, me inisiative te tyre, nuk do te ishin kurre te interesuar te venin. bile nje nga arsyet qe jane akoma gjalle skulptura te tilla eshte pikerisht ky fakt, njerzve u kane interesuar pak ose aspak. 

ndryshe do t'i kishin shkeputur dhe vendosur neper shtepiat e tyre me kohe per te zbukuruar ambientet. (siç vjedhin sot hekurin qe gjendet gjithandej per ta shitur)

dhe kur thash qe nuk ka vlere, e thashe nga pikepamja artistike (si ornament i thjeshte muri gjejme shume me te bukur gjetke), jo ajo monumentale ose historike apo tjeter lloj vlere.  

Ja nje fotografi qe kam bere une vetem disa jave me pare. Ndjese per rezolucionin e dobet po ashtu qe nje pune, duhej kopsitur njecik fotografia smiley

 

 

Duket qarte porta e luanit. Nuk pretendoj te duket nga kaq larg zhgarravina e atij idiotit por nuk besoj te kete qene aty ne kohen kur isha une, do ta kisha vene re patjeter sepse harxhuam goxha kohe duke e soditur pikerisht sepse nuk i jepnim dot dum cfar qe.. derisa e lexuam.

Me kamerat e NASAs (ne curiosity) i ke bere keto foto mo? smiley

Jo kameran e kam te mire (me duket se smarr vesh, por e kam blere nja 200 paund para nja 3 vjetesh e mire duhet te jete smiley) por kjo eshte 1/5 e fotos e shkeputur sepse eshte njeri aty ne te djathte qe i duket vetem njecik dora qe s'ka qejf te duket ne foto, e ka bezdi smiley

Gdhendesi mund te kete pagezuar luanin me emrin Tiko, ose mund te kene qene 4 kaqole (shqiptare ose jo) qe kane lene kujtim inicialet e emrave, nga nje per shoq , s'i dihet.

nja ca kaqola(ë) të tjerë! smiley

këtu është mozaiku, i mbuluar me zhavorr dhe rërë për ta mbrojtur nga kaqola(ë)t!

Senza nome

tiku i thone luanit ne babrru

smiley

sa madheshtor tingellon smiley

Nuk eshte nei problem i madh se riparohet, por thjesht tregon sa kafshe jemi.

Them qe Tiku ta kapet, e ne trupin e tij te gdhendet fjala Butrinti me nje thike te nxehte, e t'i hidhet vaj te te prerat, ne menyre qe te mbetet si emer perjete ne trupin e tij. 

kafsheri e tipit shqiptar, kafsheri qe tregon mungese identiteti !!!

e pashe dhe une po pse vetem ate pe ti.....po haleja publike te porta dalese e pjeses me te mevonshme te butrintit,apo kaktuset ta masakruar me shenja dashurickash apo cte te them me pare per pastertine e vendit...me mire mos flasim per kete teme,se behen me keq gjerat

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).