Doktorë, mure dhe dele. Një vështrim ndryshe nëpërmjet disa këngëve të suksesshme të grupit të njohur britanik. Fenomene shqiptare të shpjeguara me tingujt e Pink Floyd

1. Alan's Psychedelic Breakfast

Është e pashmangshme të zgjohesh në mëngjes e të mos e kuptosh se marrim frymë në kaos. Fillimisht nuk hamë mëngjes sepse e quajmë humbje kohe kur nisemi në punë, por ia mbajmë vrik e në kafe. Këtu bëhemi pjesë aktive e një gjendjeje të qëndrueshme rrëmuje e cila nis me mungesën e ujit dhe dritave, bllokimin e rrugës pa lajmërim sepse dikush po kryen punime, trafik që në dhjetë metrat e parë, semaforë të prishur, policë të hallakatur, njerëz të çoroditur, burra që flasin me vete, gra të ngarkuara dëng me çanta, e gjithfarësoj sjelljesh instiktive, të cilat ngjasojnë me haluçinacione të provokuara befas. Por, e vërteta është se ne shqiptarët nuk zgjohemi kurrë nga gjumi. Jemi në gjumë edhe kur dhjesim në mëngjes, kur hipim në ashensor a zbresim shkallët, kur përshëndesim dikë, kur kalojmë rrugën, ku lexojmë tmerre në gazeta e s’na bëjnë përshtypje, kur bëjmë pazar, hipim a zbresim nga autobusi, kur ulemi për të punuar në zyrë apo shohim televizor. Na pëlqen të flejmë dhe pikë!

2. Take Up Thy Stethescope And Walk

“Doktor, doktor, jam në shtrat, më dhemb koka”, këndojnë Pink Floyd, ndërsa unë dua të pyes: A jemi ne një shoqëri e sëmurë? Mendoj se jemi fare të kalbur ose po kalbemi me shpejtësinë e dritës. Kemi sistemin shëndetësor më idiot e të varfër në rajon: shkojmë të vizitohemi për grip dhe na kurojnë për tjetër gjë, madje na detyrojnë t’i blejmë ilaçet tek farmacia “te cepi” apo në filan rrugë, sepse ashtu është një muhabet. Spitalet janë në gjendje të mjerueshme aq sa edhe mbulesat duhet t’i sjellësh nga shtëpia, për të mos folur për dhomat gjithë lagështirë dhe urgjencat kaotike, sa s’di kujt t’i futësh dhjetëmijëshen në xhep të të vizitojnë të parin. Kemi kryeqytetin më të ndotur në Europë dhe për çudi i tillë ka mbetur edhe pse e ndryshuam kryetarin e Bashkisë. Jemi vendi që po vdesim nga sëmundjet e zemrës përditë, të rinj e të moshuar, pa përjashtim. E nga e gjithë kjo situatë ka nga ata që përfitojnë: Spitalet private. Aty hyn e del si rruar qethur!

3. Money & Get Your Filthy Hands Off My Desert

Ah, paratë, gjithçka vallëzon rreth tyre. Ajo rreh ujin në hava, e bën natën ditë dhe ditën natë. Kush ka para sot, ia ka hedhur bythës. Apo kështu ka qenë gjithmonë? S’jam edhe aq i sigurtë! Të sigurta janë vetem faktet dhe fakt është se në Shqipëri ka ose shumë të varfër ose shumë të pasur. Në kategorinë e të varfërve fus ata që mezi e shtyjnë muajin, duke llogaritur çdo qindëshe. Tek të pasurit, epo janë ata që në këto ditë të nxehta të verës nuk dinë të zgjedhin mes Karaibeve apo Ishujve Fixhi. Paratë janë gjithçka për disa njerëz dhe asgjë për ca të tjerë. Mjafton të mos i fusësh duart tek shuku im. Paratë janë një makinë e bukur, një shtëpi në bregdet, mjet për të joshur vajza të reja, havjar, sushi, një mënyrë për të bërë më shumë para, apo sakrificë për të blerë një copë bukë, letra për të paguar dritat dhe ujin, krim a rrënja e së keqes. Varet si e sheh! Për ty, ç’janë?

4. Time

Ne shqiptarët jemi mjeshtër të harxhimit të kohës kot. Ne ecim në vend që të vrapojmë. Madje, edhe kur duhet të ecim, ecim më ngadalë se ç’duhet. Më duket se është çështje mentaliteti. Në komunizëm nuk na është dashur kurrë të vrapojmë sepse nuk e dinim ç’ndodhte rreth nesh, për të parë se kush vraponte më shpejt. Në demokraci na thanë të ecim me justifikimin se nuk do ta arrijmë kurrë botën perëndimore pavarësisht sa mund të përpiqemi. Tani e shtyjmë kohën kafeneve. Pijmë nga katër-pesë në ditë e llomotisim të njëjtat gjëra nga mëngjesi në darkë. Pra, jemi si ato konet e kënaqura që nginjen me budallallëqe, prodhojmë budallallëqe dhe po këto budallallëqe i quajmë suksese, në art, politikë, ekonomi, shoqëri, në familje a në punë.

5. The Scarecrow

Ç’të mbjellësh do të korrësh! Ne as mbjellim dhe as korrim. Jemi dordolecë të rreckosur që ruajmë një tokë djerrë, të cilën e katandisëm kështu me duart tona. Rrimë në mes të kësaj fushe të thatë e s’mendojmë për asgjë, ndërsa minjtë lodrojnë nën këmbët tona dhe sorrat festojnë duke çukitur kashtën prej trupit. Ç’na ka mbetur? Shumë shpejt asgjë. Sorrat do të na përlajnë edhe ne, përpara se të përleshen pashmangshmërisht me njëra-tjetrën. Shpëtimi është të mbjellim. Por, çfarë?

6. Have A Cigar

Meqë erdhët deri këtu, mund ta ndizni një cigare e të vazhdoni leximin më tutje.

7. Dogs & Sheep

Gjithmonë më bën përshtypje se ç’dreq shoqërie jemi që lehim dhe blegërojmë vetëm kur na thonë ta bëjmë këtë. Nuk mbaj mend të jemi ngritur ndonjëherë vetë në këmbë, pa na thënë kush, përveçse në vitin 1990 dhe 1997. Edhe në ’90-ën nuk jam i bindur nëse u ngritëm vetë apo na shtynë rrethanat, prandaj “heroizmat” e studentëve dhjetoristë më tingëllojnë si mite. Në ’97-ën na shkoi thika deri në palcë dhe e treguam se e kishim një lloj palce. Prandaj, krahasimi me qentë dhe delet na përshtatet fare mirë. E kam fjalën për ata qenër që kënaqen me një copë kockë që ua hedh i zoti dhe nuk bëjnë zë deri të nesërmen, e madje janë të kënaqur me kaq. Sa për delet, oh besoj se këtë e kuptoni vetë. Kompleksin e deleve e kemi në gen.

8. Another Brick In The Wall

Në konceptin e kësaj kënge qëndron fakti se njerëzit në fakt, nuk janë asgjë tjetër veçse një copë tullë në një mur të lartë, i cili na privon lirinë. Muri përfaqëson një pengesë që duhet rrëzuar, për të kaluar në një nivel tjetër, më të mirë a më të keq, kjo nuk është e qartë. Në Shqipërinë tonë ka shumë mure që duhen rrëzuar e shkatërruar. Ne jemi një shoqëri, të cilës i pëlqen të shkatërrojë më shumë se sa të ndërtojë. Por, për çudi ne nuk rrëzojmë muret që na pengojnë të jemi të lirë, përkundrazi i ruajmë me fanatizëm. Që një mur të bjerë duhet si fillim që njëri prej nesh, si tullë e atij muri, ta shkëpusë veten prej tij, e ashtu të tërheqë një tjetër, e pastaj një tjetër, e kështu me rradhë, derisa murit t’i prishet ekuilibri. Problemi është se ne na pëlqen të jemi tullat.

9. Hey You

Nëse do të isha pjesë e opozitës, e cilësdo opozitë, e majtë a e djathtë, këtë këngë do ta shndërroja në lejtmotivin e të drejtuarit ndaj njerëzve. Ajo thërret për shpresë, për një ditë më të mirë, për të mos u dorëzuar kurrë pa u ndeshur në fillim. I drejtohet të vetmuarve, atyre që s’bëjnë kurrë asgjë në jetën e tyre, që plaken pa pasur se me çfarë të krenohen, atyre që po u venitet buzëqeshja, që mbajnë vesh që dikush t’i thërresë nga përtej murit. Thirrja klith për pak ndihmë, e i ngjan asaj të Sizifit që përpiqet pa sukses të ngjisë gurin në majën e malit; kërkon ndihmën e dikujt në rrugë, të cilin e kanë mësuar të bëjë atë që i thonë, e asgjë nga mendja e vet; thërret dikë që është nga ana tjetër e murit, t’i lërë kënaqësitë e tij dhe të mos thotë se shpresa ka marrë fund. Të gjitha këto klithma më ngjajnë kaq reale në Shqipërinë e sotme.

10. Shine On You Crazy Diamond

Ndërsa shihja i ngazëllyer ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, qelizat e trurit më cysnin t’i bëja një pyetje vetes: Për çfarë të jem krenar në Shqipërinë time? Një miku im më thosh: “Për çfarë të krenohemi ne shqiptarët? Për infrastukturën? Për shëndetësinë? Për pronën private? Transportin? Për mjedisin? Për administratën publike? Për drejtësinë? Për padrejtësitë? Për arsimin? Për politikën? Apo për faktin se jemi i vetmi shtet në Europë ku asgjë nuk ekziston në tërësinë e vet!?”. E pra, për çfarë? Doja t’i flisja për Pellazgët, Ilirët, Skënderbeun, Rilindasit, Ismailin, por më mbuloi heshtja!

11. The Trial

Unë nuk besoj në Ditën e Gjykimit. Aq më pak në drejtësinë e këtushme, njerëzore. Në të vërtetë, nuk ka asnjë gjykim! Ai nuk ndodh asnjëherë për njerëzit e fuqishëm. Ata janë të gjithëpushtetshëm, e si të tillë janë të paprekshëm. Drejtësia është një koncept i vagullt. Të fajshëm që gjykohen si të pafajshëm, dhe anasjelltas. Për mua ekziston veç pushteti. Ai është real, i prekshëm, i egër, mizor, i mëshirshëm, i butë, i fortë, shurdh e llafazan. Pushteti është para dhe paraja është pushtet. Të dyja blejnë drejtësinë. Nëse s’ke as njërën dhe as tjetrën, atëherë ke marrë fund.

 

11 Komente

smiley

ps. shqiperia... do te behet.

pps: o toso, te bobina qe t'dhash, ka mesi, te "Us and them" kije i cik kujdes po deshe, se shiriti osht i njit me lekuplast ne nja tre vene...

thjesht me te miret.

The wall me kujton korridoret e gjata te arsimit tim te lyer me boje vaji deri ne 110cm qe ne fund kane halete e papastruara qe ne kohen e shkolles se pare shqipe, me nje ere me te forte se era e pordhes qe vijne mesueset por jo aq te forte sa era e kermes qe vinin tekstet.

Shine on you crazy diamond. Nje kenge eduaktive. Te edukon imagjinaten, vetmine dhe te marrit me veten

Hey you. E degjoj rralle se me duket sikur e ka me mua

Time. Biografia e kujtdo

 

Ej msus, na le rrehat ne kalamajte...dhe opoziten.

The point???

Ja t'i shtohej edhe nje artikull kaosit.

Mendoj se jemi fare të kalbur ose po kalbemi me shpejtësinë e dritës.

Justifikohet. Nje artikull spontan, pa qellim... Cdo gje justifikohet.

My favorite: Comfortably numb...  Nje popull i humbur dhe pa busull ,i mesuar me dhembje  tani ecen si somnabul ... simply : comfortably numb-albania

Memedheu yne eshte dicka midis klithmes tek " The great gig in the sky", ironise tek "Money", dhe perversitetit tek "Arnold Layne".
Kjo ben, vec te tjerash qe te mos shuhet kurre ajo fare qe degjon "Wish you were here", duke imagjinuar komandantin.

hear hear...

Ideja eshte e mire, por jo e re - te pakten ne gazetat shqiptare e ka pas bere Cukali. Ekzekutimi eshte tipik (ose Get your Pretty Hands off My Pink Floyd). Sigurisht falenderime autorit dhe botuesve qe na sollen sot grupin ne pjate.

Alan's Psychaedelic Breakfast
http://www.youtube.com/watch?v=YF1K1rQ8QNA

Take up Thy Stethoscope and Walk
http://www.youtube.com/watch?v=eqbzzCBqzjA

Doctor doctor
I'm in bed.
Doctor doctor
Achin' head.
(Doctor doctor!) Gold is lead.
(Doctor doctor!) Choke on bread.
(Doctor doctor!) Underfed.
(Doctor doctor!) Gold is lead.
(Doctor doctor!) Jesus bled.
(Doctor doctor!) Pain is red.
(Doctor doctor!) Dark doom.
Gruel ghoul, greasy spoon.
Used spoon, dark doom.

Music seems to help the pain,
seems to motivate the brain.
Doctor, kindly tell your wife
that I'm alive,
flowers thrive,
Realise,
Realise,
Realise......

Money
http://www.youtube.com/watch?v=i-j3xITvYQY

Money, get away
Get a good job with more pay and your O.K.
Money it's a gas
Grab that cash with both hands and make a stash
New car, caviar, four star daydream,
Think I'll buy me a football team
Money get back
I'm all right Jack keep your hands off my stack.
Money it's a hit
Don't give me that do goody good bullshit
I'm in the hi-fidelity first class traveling set
And I think I need a Lear jet
Money it's a crime
Share it fairly but don't take a slice of my pie
Money so they say
Is the root of all evil today
But if you ask for a rise it's no surprise that they're
giving none away

"HuHuh! I was in the right!"
"Yes, absolutely in the right!"
"I certainly was in the right!"
"You was definitely in the right. That geezer was cruising for a bruising!"
"Yeah!"
"Why does anyone do anything?"
"I don't know, I was really drunk at the time!"
"I was just telling him, he couldn't get into number 2. He was asking
why he wasn't coming up on freely, after I was yelling and
screaming and telling him why he wasn't coming up on freely.
It came as a heavy blow, but we sorted the matter out"

Get your Filthy Hands off My Desert
http://www.youtube.com/watch?v=VKqCknCOllg

"Oi...Get your filthy hands off my desert!"
"What 'e say?"

Brezhnev took Afghanistan.
Begin took Beirut.
Galtieri took the Union Jack.
And Maggie, over lunch one day,
Took a cruiser with all hands.
Apparently, to make him give it back

Time
http://www.youtube.com/watch?v=SBvvHwSebe4

Ticking away the moments that make up a dull day
You fritter and waste the hours in an off-hand way
Kicking around on a piece of ground in your home town
Waiting for someone or something to show you the way
Tired of lying in the sunshine staying home to watch the rain
You are young and life is long and there is time to kill today
And then the one day you find ten years have got behind you
No one told you when to run, you missed the starting gun
And you run and you run to catch up with the sun, but it's sinking
And racing around to come up behind you again
The sun is the same in the relative way, but you're older
And shorter of breath and one day closer to death
Every year is getting shorter, never seem to find the time
Plans that either come to naught or half a page of scribbled lines
Hanging on in quiet desparation is the English way
The time is gone the song is over, thought I'd something more to say

Home, home again
I like to be here when I can
When I come home cold and tired
It's good to warm my bones beside the fire
Far away, across the field, tolling on the iron bell
Calls the faithful to their knees
And hear the softly spoken magic spell

The Scarecrow
http://www.youtube.com/watch?v=MUGmEt8k_ls

The black and green scarecrow as everyone knows
Stood with a bird on his hat and straw everywhere.
He didn't care.
He stood in a field where barley grows.
His head did no thinking
His arms didn't move except then the wind cut up
Rough and mice ran around on the ground
He stood in a field where barley grows.
The black and green scarecrow is sadder than me
But now he's resigned to his fate
'Cause life's not unkind - he doesn't mind.
He stood in a field where barley grows.

Have a Cigar (teatral varianti Kalemi, por si mundet ta humbe rastin me te mire per te folur per gjendjen e muzikes shqiptare?)
http://www.youtube.com/watch?v=4sVShT6nVTA

Come in here, dear boy, have a cigar.
You're gonna go far, you're gonna fly high,
You're never gonna die, you're gonna make it if you try;they're gonna love you.
Well I've always had a deep respect, and I mean that most sincerely.
The band is just fantastic, that is really what I think.
Oh by the way, which one's Pink?
And did we tell you the name of the game, boy
we call it Riding the Gravy Train.
We're just knocked out.
We heard about the sell out.
You gotta get an album out,
You owe it to the people. We're so happy we can hardly count.
Everybody else is just green, have you seen the chart?
It's a helluva start, it could be made into a monster
if we all pull together as a team.
And did we tell you the name of the game, boy
we call it Riding the Gravy Trail.

Dogs
http://www.youtube.com/watch?v=0bqZFp7dWbg

You gotta be crazy, you gotta have a real need
You gotta sleep on your toes, and when you're on the street
You gotta be able to pick out the easy meat with your eyes closed
And then moving in silently, down wind and out of sight
You gotta strike when the moment is right without thinking.
And after a while, you can work on points for style
Like the club tie, and the firm handshake
A certain look in the eye, and an easy smile
You have to be trusted by the people that you lie to
So that when they turn their backs on you
You'll get the chance to put the knife in.
You gotta keep one eye looking over your shoulder
You know it's going to get harder, and harder, and harder as you get older
And in the end you'll pack up, fly down south
Hide your head in the sand
Just another sad old man
All alone and dying of cancer.
And when you loose control, you'll reap the harvest you have sown
And as the fear grows, the bad blood slows and turns to stone
And it's too late to loose the weight you used to need to throw around
So have a good drown, as you go down, all alone
Dragged down by the stone.
I gotta admit that I'm a little bit confused
Sometimes it seems to me as if I'm just being used
Gotta stay awake, gotta try and shake off this creeping malaise
If I don't stand my own ground, how can I find my way out of this maze?
Deaf, dumb, and blind, you just keep on pretending
That everyone's expendable and no-one has a real friend
And it seems to you the thing to do would be to isolate the winner
And everythings done under the sun
And you believe at heart, everyone's a killer.
Who was born in a house full of pain
Who was trained not to spit in the fan
Who was told what to do by the man
Who was broken by trained personnel
Who was fitted with collar and chain
Who was given a pat on the back
Who was breaking away from the pack
Who was only a stranger at home
Who was ground down in the end
Who was found dead on the phone
Who was dragged down by the stone.

Sheep
http://www.youtube.com/watch?v=tcRYdVlGXNQ

Harmlessly passing your time in the grassland away
Only dimly aware of a certain unease in the air
You better watch out
There may be dogs about
I've looked over Jordan and I have seen
Things are not what they seem.

What do you get for pretending the danger's not real
Meek and obedient you follow the leader
Down well trodden corridors into the valley of steel
What a surprise!
A look of terminal shock in your eyes
Now things are really what they seem
No, this is no bad dream.

The Lord is my shepherd, I shall not want
He makes me down to lie
Through pastures green he leadeth me the silent waters by
With bright knives he releaseth my soul
He maketh me to hang on hooks in high places
He converteth me to lamb cutlets
For lo,m he hath great power and great hunger
When cometh the day we lowly ones
Through quiet reflection and great dedication
Master the art of karate
Lo, we shall rise up
And then we'll make the bugger's eyes water.

Bleating and babbling we fell on his neck with a scream
Wave upon wave of demented avengers
March cheerfully out of obscurity into the dream.

Have you heard the news?
The dogs are dead!
You better stay home
And do as you're told
Get out of the road if you want to grow old.

Another Brick in the Wall
http://www.youtube.com/watch?v=dabH45Af2bo (me nje pjese kontrabande)

Daddy's flown across the ocean
Leaving just a memory
A snap shot in the family album
Daddy what else did you leave for me?
Daddy what d'ya leave behind for me?
All in all it was just a brick in the wall
All in all it was all just bricks in the wall

+

We don't need no education
We don't need no thought control
No dark sarcasm in the classroom
Teachers leave them kids alone
Hey teacher leave them kids alone
All in all it's just another brick in the wall
All in all you're just another brick in the wall

+

I don't need no arms around me
I don't need no drugs to calm me
I have seen the writing on the wall
Don't think I need anything at all
No don't think I'll need anything at all
All in all it was all just bricks in the wall
All in all you were just bricks in the wall

Hey You
http://www.youtube.com/watch?v=dS6aoz0xiBg

Hey you ! out there in the cold
Getting lonely, getting old, can you feel me
Hey you ! Standing in the aisles
With itchy feet and fading smiles, can you feel me
Hey you ! don't help them to bury the light
Don't give in without a fight.
Hey you ! out there on your own
sitting naked by the phone would you touch me
Hey you ! with your ear against the wall
Waiting for someone to call out would you touch me
Hey you ! would you help me to carry the stone
Open your heart, I'm coming home
But it was only a fantasy
The wall was too high as you can see
No matter how he tried he could not break free
And the worms ate into his brain.
Hey you ! out there on the road
Always doing what you're told, can you help me
Hey you ! out there beyond the wall
Breaking bottles in the hall, can you help me
Hey you ! don't tell me there's no hope at all
Together we stand, divided we fall.

Shine on You Crazy Diamond
http://www.youtube.com/watch?v=V1i-RKqOFxQ

Remember when you were young, you shone like the sun.
Shine on you crazy diamond.
Now there's a look in your eyes, like black holes in the sky.
Shine on you crazy diamond.
You were caught on the crossfire of childhood and stardom,
blown on the steel breeze.
Come on you target for faraway laughter,
come on you stranger, you legend, you martyr, and shine!
You reached for the secret too soon, you cried for the moon.
Shine on you crazy diamond.
Threatened by shadows at night, and exposed in the light.
Shine on you crazy diamond.
Well you wore out your welcome with random precision,
rode on the steel breeze.
Come on you raver, you seer of visions,
come on you painter, you piper, you prisoner, and shine!

+

Nobody knows where you are, how near or how far.
Shine on you crazy diamond.
Pile on many more layers and I'll be joining you there.
Shine on you crazy diamond.
And we'll bask in the shadow of yesterday's triumph,
sail on the steel breeze.
Come on you boy child, you winner and loser,
come on you miner for truth and delusion, and shine

The Trial
http://www.youtube.com/watch?v=4fa7AtI1msk

Good morning Worm your honour
The crown will plainly show
The prisoner who now stands before you
Was caught red handed showing feelings
Showing feelings of an almost human nature
This will not do

CALL THE SCHOOLMASTER

I always said he'd come to no good
In the end your honour
If they'd let me have my way I could
Have flayed him into shape
But my hands were tied
The bleeding hearts and artists
Let him get away with murder
Let me hammer him today

Crazy toys in the attic I am crazy
Truly gone fishing
They must have taken my marbles away
Crazy toys in the attic he is crazy

You little shit, you're in it now
I hope they throw away the key
You should talked to me more often
Than you did, but no you had to
Go your own way. Have you broken any homes up lately?

"Just five minutes Worm your honour him and me alone"

Baaaaaabe
Come to mother baby let me hold you in my arms
M'Lord I never wanted him to get in any trouble
Why'd he ever have to leave me
Worm your honour let me take him home

Crazy over the rainbow I am crazy
Bars in the window
There must have been a door there in the wall
When I came in
Crazy over the rainbow he is crazy

The evidence before the court is
Incontrovertible, there's no need for
The jury to retire
In all my years of judging
I have never heard before of
Some one more deserving
The full penalty of law
The way you made them suffer
Your exquisite wife and mother
Fills me with an urge to defecate
Since my friend you have revealed your deepest fear
I sentence you to be exposed before your peers

Tear down the wall

Pikerisht, pikerisht. Ne te pakten tre konferenca te ndryshme per shtyp Roxher Ujitesi ka nenvizuar faktin qe dy te tretat e kengeve te PinkFllojdve i dedikohen pikerisht sistemit shendetsuar ne Shqiperi.
Ceshtjen e arsimit shqiptar, ka thene se do ta trajtoje eskluzivisht ne nje album te ri te vetin personal.

te lumte kalemi!

Gje mjaft e kendeshme dhe interesante .Paske KALEM ! Urime ......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).